Tema e ditës

Diskutime mbi temat më të veçanta të ditës
Pershkruani Shqiperine me nje fjale! e kuqe!
Shqiperia si gjithe europa! Shqiperia si gjithe europa,keto ishin fjalet e asaj turmes prej mijera vetash dhe deshira e miliona shqiptareve qe nuk ishin atje te gjithe si nje trup,sic thoshte edhe xhaxhi,bertisnin me fuqine me te madhe per ndryshimin dhe deshiren per ta lene komunizmin mbrapa dhe atdheu te behej si gjithe europa.Sot rrethe 17 vite me vone mendoni se jemi bere si gjithe europa nese jo cfare mendoni qe duhet qe ajo kerkesa qe dikur e kishin shqiptaret ne vitet 90 po vazhdojne ta kene edhe femijet e tyre. Cfare i mungon shqiperise dhe kush e pengon endrren e cdo shqiptari per integrim?(e vura europa dhe jo evropa sepse kjo ishte fjala e turmes)
Sa haptazi thoni qe jeni shqiptare? Aresyeja pse po e hap kete teme eshte sepse kam nje shokun tim qe nuk thote per qamet qe eshte shqiptar. Une jetoj ne amerike, dhe sa here qe shkojme diku, do te thote qe eshte grek, edhe nganjehere italian po kurre shqiptar. A ju vjen turp te pranoni qe jeni shqiptare?
Korcaaaaaaaa! TE GJITHE KORCAREVE NE GJITH BOTENNNNNNNNN wassupppppppppppppp! ku jeni the gjith korcaret ne gjith boten i want 2 say 2 u ne vecanti te gjithve nga "RAQI QIRINXHI "DHE MATURES 2002
Kultura e imazhit dhe mungesa e kulturës e shtunë, shkurt 28, 2009 Kultura e imazhit dhe mungesa e kulturës Para disa ditësh lexova një shkrim të Artan Fugës me titull “Po vijnë ata… analfabetët”. Nëse do ta sintetizoja me dy fjalë shkrimin në thelbin e tij qëndronte ideja se “konfliktet” apo “marrëdhëniet e tendosura” midis “brezave” apo edhe “grupeve socioprofesionale” që vërejmë në shoqërinë tonë nuk do të mund t’i shpjegonim nëse nuk do të merrnim parasysh faktin se ata përdorin gjuhë të ndryshme komunikimi ku brezi më i vjetër, i formuar nëpërmjet librit, përdor më shumë gjuhën tekstore kurse ky i riu është form uar kryesisht me mediat televizive dhe përdor, si mjet komunikimi, më shumë gjuhën e imazhit apo fjalën e dëgjuar. Pra, argumenton Fuga, nëse më të vjetërve u duken më të rinjtë “analfabetë” ky është një keqkuptim apo më mirë të themi moskuptim i brezit të ri, i cili ka një tjetër mjet komunikimi: alfabetin e imazhit, prandaj, përsa i përket fjalës së shkruar, ai mund të quhet edhe analfabet, por “në kuptimin e mirë të fjalës”. Në shkrim del qartë apologjia e televizoneve tona, e kulturës që ata përçojnë dhe thirrja ndaj “tradicionalistëve” për të parë më shumë veten sesa të rinjtë kur i kritikojnë këta. Me fjalë të tjera, nëse dikujt, ku fus edhe veten, i duket banal dhe vulgar emisioni “Zonë e Lirë” e Arjan Çanit apo “Portokalli”, që akademiku i vlerëson si të “një niveli të lartë cilësor që nuk e gjen në hapësirën ballkanike” – duhet të shohë veten se mos ka mbetur analfabet në kuptimin e njohjes së alfabetit të imazhit, se mos zhytja e kokës nëpër shkronja e ka bërë të mos zhvillojë ndjeshmërinë ndaj muzikës së fjalës së dëgjuar dhe gjestit. Jam thelbësisht në kundërshtim me këto ide të Fugës, madje, po e them që në fillim, e shoh këtë shkrim si shenjë dorëzimi të mëtejshëm të inteligjencës shqiptare ndaj një sistemi të bazuar mbi kulturën e manipulimit të publikut që vetëm në dukje ka ndryshuar, por në thelb është vazhdim i sistemit të vjetër. Së pari, jam kundër idesë se ka një konflikt brezash në Shqipëri. Makar të kishte një të tillë. Me këtë nuk dua të mohoj kategorikisht ekzistencën e njerëzve apo edhe të grupeve të idividëve që janë të pakënaqur nga arsimimi i të rinjve apo që emisione të tilla si “Zonë e Lirë” apo “Portokalli” i gjykojnë si imitime banale të emisioneve banale perëndimore, por më rezulton se numri i tyre vjen duke u pakësuar dhe fakti se edhe një akademik është dorëzuar përpara banaliteteve televizive tregon se nuk bëhet fjalë për konflikt. Po ashtu kam dyshim nëse ai që e quajtëm brezi më i vjetër është vërtet kaq i lidhur me tekstin e shkruar apo me librin, përkundrazi edhe atë e shoh në varësi totale ndaj televizionit. Por edhe nëse ka ende ndopak rezistencë ndaj banalitetit, çka e shoh në grahmat e fundit (kur kam parasysh se si ky brez të rriturish ka lejuar gjendjen e mjeruar që mbretëron në shkollat tona publike dhe private, madje e shfrytëzon atë për interesa private) kurrsesi nuk mendoj se kjo vjen për shkak të alfabeteve të ndryshme të njërit dhe tjetrit brez. Shoqëria shqiptare nuk vuan nga ky lloj konflikti të cilit nuk ia paska gjetur dot emrin dhe shkaqet dhe që po ia shpjegoka Fuga me teoritë moderne të konfliktit të alfabeteve duke iu referuar përvojave perëndimore. Shoqëria shqiptare, sipas gjykimit tim, vuan thjesht nga mungesa e kulturës, për rrjedhojë jo nga ndeshja e dy kulturave, por nga mosndeshja, moskonflikti kulturor, pikërisht sepse nuk mund të ketë konflikt midis gjërash që nuk ekzistojnë apo që nuk ndryshojnë në thelb. Sepse edhe kur lexon libra duhet të kesh kulturë që të dish të dallosh një libër të mirë nga një libër i keq. Edhe kur dëgjon muzikë duhet të kesh kulturë që të dallosh muzikën e mirë nga ajo e keqja edhe kur sheh filma duhet të kesh kulturë që të dallosh një film të mirë nga një i keq, edhe kur sheh pikturë duhet të kesh kulturë që të dallosh një pikturë të bukur nga një e shëmtuar. E njëjta gjë vlen edhe për të dalluar një emision të mirë apo të keq televiziv ku në një farë kuptimi, ashtu sikurse edhe tek filmi, përzihen shpesh të gjitha gjuhët. Pra, sipas meje, ne nuk vuajmë nga mosnjohja e diferencave dhe e specificitetit midis gjuhëve/alfabeteve të ndryshme, por nga njohja shumë e keqe për të mos thënën nga mosnjohja e këtyre gjuhëve të cilat nuk përjashtojnë njëra tjetrën, por janë komplementare në kulturën e njeriut. Kur them “mungesa e kulturës” kam parasysh mbi të gjitha kuptimin që i jep kulturës Montenji në esenë e tij të famshme “Më mirë për një kokë të ndërtuar mirë sesa të mbushur mirë”. Thelbi i saj është se njeriu i kulturuar (dhe, për rrjedhojë, një shoqëri e kulturuar) është si bleta e cila arrin që, pasi mbledh nektarin lule më lule (me çka nënkuptohet mësimi i teorive e filozofive të ndryshme), arrin të krijojë mjaltin që është produkti i vet. Problemi ynë është se pikërisht për shak të mungesës së kokave të ndërtuar mirë (ku hyn edhe ndërtimi etik) ne shpesh prodhojmë një produkt emri i të cilit fillon me “m”, por që ka një shije dhe erë tjetër fare nga ajo e mjaltit. Borgesi në “Bocet autobiografie” ka një pasazh ku tregon se si, kur ishte fëmijë, në mësimin e gjuhës e letërsisë argjentinase e mësonin të shkruante hartime të tipit “Aquellos que llucharon por una patria libre, indipendente, gloriosa…” (Ata që luftuan për një atdhe të lirë, të pavarur, të lavdishëm). “Më vonë – shkruan ai – më thanë se të shkruash në këtë mënyrë ishte gjë pa kuptim dhe se duhet të filloja të mendoja me kokën time.” Problemi i shoqërisë shqiptare është se askush nuk merakoset t’u mësojë të rinjve se si të reshtin së shkruari apo llomotituri gjëra pa kuptim të mësuara përmendësh dhe të fillojnë të mendojnë me kokën e tyre, të krijojnë personalitetin e tyre. Ky është edhe problemi më i madh i të rinjve sot, që, sipas meje, është i trashëguar nga më të vjetrit. Dhe, në këtë kontekst, unë nuk gjej ndonjë konflikt brezash, përkundrazi në thelb gjej një vazhdimësi kulturore pikërisht sepse brezi i vjetër nuk ka ditur t’i transmetojë brezit të ri kulturën e të menduarit me kokën e vet, që të krijojë bindjet e veta dhe të jetë i gatshëm të luftojë për to e të sakrifikojë, por i ka transmetuar kulturën e vet të manipulimit dhe të shtirjes. Kjo pasi edhe ai brez nuk e ka pasur kulturën e kokës së ndërtuar mirë, por, në rastin më të mirë, atë të kokës së mbushur mirë që e përdorte për të manipuluar publikun në emër të diçkaje që nuk e besonte as vetë. Duke iu referuar fushës që sjell në dukje akademiku Fuga, atë të televizoneve, një provë e kësaj kulture të imtimit e shtirjes dhe jo të krijimit janë edhe emisionet tona të shumta televizive që janë kopje e atyre surrogate perëndimore dhe që, në më të shpeshtën e herës, nuk i shërbejnë të vërtetës, por manipulimit të saj në emër të pushteti të parasë apo të politikës që i sponsorizon ato. * * * Shembulli i një kulture ku njohja e një apo disa teorive nuk përdoret për të interpretuar më mirë një realitet, por për të tjera qëllime është, sipas meje, edhe ky shkrim i Fugës. Apologjia që i bën akademiku Fuga direkt dhe indirekt televizioneve shqiptare le shumë për të dyshuar nëse këtu kemi të bëjmë me një mendim të tijin të vërtetë apo kemi të bëjmë me kulturën e manipulim të publikut në emër interesash që s’kanë të bëjnë me të vërtetën dhe as me kulturën. E them këtë pasi, duke patur parasysh kontekstin shqiptar, nga akademiku mund të pritej një kritikë e televizioneve tona pikërisht për faktin se janë thjesht imitues surrogat të emisioneve surrogate perëndimore dhe jo një glorifikim i tyre. Nga akademiku mund të pritej të bënte thirrje për alfabetizimin e të rinjve pasi jemi një shoqëri ku të rinjtë kanë reshtur së lexuari dhe jo një keqpërdorim i teorive të komunikimit për të justifikuar të rinjtë që nuk lexojnë më libra. Edhe përsa i përket alfabetit të imazhit mund të pritej një thirrje për ta zotëruar atë sa më mirë, për të nxitur, psh., televizionet shqiptare të fillojnë të japin klasikët e kinematografisë dhe jo një vetëkënaqësi e vetëmburrje me emisione që na bëjnë gjithë ditës qesharakë. Mirëpo akademiku ngulmon të na bindë edhe teorikisht. Duke keqpërdorur deri Umberto Econ ai ngulmon ta zhvleftësojë tekstin e shkruar përpara imazhit duke e paraqitur atë si diçka të tejkaluar. Duke cituar Econ ai shkruan se çdo tekst është një keqkuptim midis atij që e shkruan dhe atij që e lexon, se s’mund të kërkojmë besnikëri ndaj tekstit kur ai vetëm mund të lexohet subjektivisht… dhe më poshtë vijon: “Zakonisht ai që e shkruan fjalën vendoset edhe në një pozicion mbizotërues, sundues ndaj atij që e lexon atë, i cili vetëm lexon dhe nuk ka se ku e gjen autorin për t’a diskutuar me të tekstin e shkruar, për t’a plotësuar, kritikuar, korrigjuar, madje përshtatur.” Përballë kësaj gjendjeje (autoritare) ai vendos televizionet që, sipas tij, mundësokan dialogun dhe arrin në përfundimin se: ”Leximtarët e kanë më lehtë të jetojnë sipas një qytetërimi vertikal, autoritar, hierarkik. Kurse analfabetët modernë njohin si rregull një organizim dialogues, demokratik, liberal, horizontal.” Në vazhdën e këtyre ideve akademiku thotë se ndërsa radioja prodhoi regjimet totalitare televizonet prodhuan demokracinë. Sipas gjykimit tim kemi të bëjmë me një shembull dramatik sesi në emër të dijes, të emrave të njohur dhe të copëzave të teorive të qëmtuara aty këtu nuk zbulohet një e vërtetë që jetojmë, por manipulohet një publik injorant. Sepse, psh., Eco, në ”Mbi interpretimin e tekstit” vërtet flet për subjektivizmin e leximit, por përcakton qartë edhe kriteret kur një interpretim i tekstit është i drejtë dhe kur ai është i gabuar. Po ashtu, akademiku “harron” se Eco, të cilin e përmend dy herë, është një ndër kritikuesit më të ashpër të kulturës së “gërvisht dhe fitosë” të televizoneve të Berluskonit që imitojnë këta tanët dhe një ndër intelektualët që më rrallë se kushdo shfaqet në televizon, por vetëm shkruan. Të thuash se leximtarët janë më të prirur për t’iu nështruar diktaturave kurse televizionarët janë më demokratë më duket vëret një punë e paparë e denjë për “Zonën e Lirë” të Çanit. A e di akademiku se diktatori më i tmerrshëm i shekullit XX, Hitleri, ka shkruar vetëm një libër “Mein Kampf” (madje edhe ai i diktuar) dhe atje thotë se po e shkruan meqë ishte në burg, por se nuk ka besim tek fjala e shkruar, por tek fjala e folur sepse vetëm ajo, sipas tij, godet si çekan në zemrat e njerëze. Madje ideja e tij ka qenë se niveli i fjalimit duhet ulur sa më shumë në mënyrë që të prekë sa më shumë njerëz - çka nuk mund të mos të të kujtojë audiencat e mëdha të emisoneve që glorifikon akademiku në shkrimin e tij. Po ashtu, t’ia atribuosh lindjen e diktaturave radios dhe atë të demokracive televizonit më duket një aventurë intelektuale e paparë, por që, fetkeqësisht, mund të zerë vend shumë mirë në mendje që nuk inkurajohen më të marrin mundimin të lexojnë libra mbi historitë e diktaturave madje as të shikojnë filma e dokumentarë seriozë për to, por që kërkojnë rehatinë e thjeshtëzimit dhe dëfrimit të dembelit në emisionet banale televizive. Që televizionet janë një mjet i jashtëzakonshëm kumunikimi kjo dihet tashmë dhe nuk mund të mohoen disa aspekte pozitive të gjuhës së imazhit që i përmend edhe Fuga në shkrimin e tij. Por dihet gjithashtu se pikërish fuqia e tyre ka bërë që mbi ta të verë dorë edhe shumëçka që, me një fjalë të vetme, mund të quhet “e keqja”. E keqja e pushtetit, e keqja e parasë, e keqja e manipulimit, e keqja e gënjeshtrës, e keqja e konsumizmit. Dhe, nëse ka ndonjë kontekst ku kjo e keqe shfaqet në mënyrën më dramatike ky është realiteti ynë dhe i televizioneve tona që akademiku i mburr kaq shumë. Është i njohur filmi "Network" i Sidney Lumet i viteve 70 ku flitet për tjetërsimin e kësaj shpikjeje të madhe. Personazhi kryesor i filmit, një showman i cili ka pasur një rënie të audiencës, e rifiton këtë kur, në një gjendje depresioni, fillon t’u thotë telespektatorëve të vërtetën. Ja ç'thotë ai për televizionin në një nga fjalët e tij të bërë tashmë klasike: "Televizioni nuk është e vërteta! Televizioni është një park i mallkuar argëtimi, televizioni është një cirk, një karneval, një trupë shtitëse akrobatësh, rapsodësh, balerinësh, këngëtarësh, fenomenesh panairi, zbutësish luanësh, lojtarësh futbolli! Zanati ynë i vetëm është të vrasim mërzinë. Prandaj, nëse doni të vërtetën, shkoni tek Zoti. Shkoni tek profeti juaj, shkoni brenda vetes suaj, miq, sepse ai është i vetmi vend ku do të mund të gjeni të vërtetën e vërtetë! Nga ne nuk do të mund ta merrni kurrë të vërtetën. Do t'ju themi gjithshka që doni të dëgjoni, duke ju gënjyer pa turp […] Ne tregëtojmë iluzione: asgjë nga tërë këto nuk është e vërtetë. Por ju, të gjithë, rrini ulur atje ditë për ditë, natë për natë, të çdo moshe qofshi, të çdo race apo feje. Ju nuk njihni tjetër veç nesh. Ja tashmë keni filluar t'u besoni iluzioneve që fabrikojmë ne këtu. Keni filluar të besoni se tv është realiteti kurse jetët tuaja janë ireale. Ju bëni gjithshka që ju thotë televizioni: visheni si në tv, hani si në tv, i ngrini lart fëmijët si në tv, deri edhe mendoni si në tv. Kjo është marrrëzi masive. Jeni të gjithë të çmendur. Pash zotin zgjohuni, jeni ju realiteti kurse ne iluzionet. Prandaj mbyllini televizoret tuaj, mbyllini tani, menjëherë, mbyllini dhe lërini të mbyllur…" Televizioni i kthyer në instrument i konsumizmit, sipas tij, ka bërë që vendi i tij (SHBA) të mos jetë më një komb i përbërë nga individë të pavariur, por një vend i përbërë nga dyqind e ca milionë qënie të tranzistorizuara, deodorizuara, të zbardhura më shumë se e bardha, të gjithë të parfumizuar: krejtësisht të panevojshëm si qënie njerëzore sepse janë të zëvendësueshëm si pjesë këmbimi makinash. Por, zoti Beale e pëson. Pronarit të ri, që ka blerë rrjetin televiziv ku bën pjesë ai, nuk i pëlqejnë denoncimet e tij. E detyron të flasë ndryshe, të gënjejë në emër të interesave të kompanisë së tij. Popullariteti i tij bije kur fillon e flet ndryshe, por pronari është i kënaqur që ai të vazhdojë të predikojë ashtu si do ai edhe pse me humbje. Derisa producentët vendosin ta heqin qafe duke përdorur deri edhe vrasjen e tij për të bërë spektakël. E vrasin gjatë transmetimit. Kujtoj se filmi është bërë në një kohë kur tv nuk ishte uzurpuar ende nga “reality show” që përbën një pikë kulminante të sëmundjes së tjetërsimin të televizioneve. E përsëris, ky shkrim nuk synon të mohojë rolin pozitiv të televizionit qoftë për kulturën qoftë për komunikimin qoftë edhe për demokracinë. Ai nuk synon as të verë në dukje të gjitha kufizmiet e tjetërsimet e tij për të cilat ka literaturë plot, që fillon qysh me rolin e tij negativ tek fëmijët. Shkrimi synon të verë në dukje, në kundërshtim me çka thotë Fuga, se një shoqëri si kjo e jona, pikërisht pse nuk ka qenë e edukuar si duhet me gjuhën e shkruar nuk ka mjetet e duhura për t’i rezistuar problemeve të mëdha që sjell gjuha e imazhit në aspektin e vet negativ çka është pjesë e një drame më të përgjithshme: asaj të një shoqërie të papërgatitur për sistemin kapitalist, si kjo e jona, që i ka marrë, për rrjedhojë, këtij të fundit aspektet më negative. Dhe, sigurisht të verë në dukje se, kur edhe pjesa më e ndritur e shoqërisë, që duhet t’u rezistojë aspekteve negative të kulturës së imazhit, duke prodhuar një kulturë tjetër, i nënshtrohet asaj, atëhere kjo shoqëri mund të thuhet se ka prekur fundin e vet etik dhe intelektual. (Korrieri, 27 shkurt 2009) http://perpjekja.blogspot.com/
Fillojne paisjet me karta identiteti Procedura për pasijen me karta identiteti nis me paraqitjen në postën shqiptare, ku pasi jep gjeneralitetet paguan kuponin e pagesës së shërbimit 1200 lekë, vendosur nga qeveria për kartat e identitetit dhe drejtohesh në Njësinë Bashkiake, banor i të cilit figuron të jesh. Më tej, drejtohesh në zyrat e gjendjes civile ku aplikanti vendos në letër shenjat e gishtërinjve, të nevojshme për identifikimin e tij. Procesi i radhës është fotografimi. Aplikanti futet në dhomën e fotografimit, ku krahas bustit, specialistët kryejnë edhe foto të retinës së syrit. Në formularin individual të plotësuar do të bashkëngjiten, fotografia e personit, modulari i plotësuar, certifikata nga gjendja e zyrës civile. Të gjitha këto procedura do të bëhen në bashkëpunim të ngushtë me grupet e punës. Përfundimi i procedurës në zyrën e gjendjes civile do të pasohet me kalimin e kartelës së aplikantit në vendin e përcaktuar për shtypjen e kartave të identitetit. Organizimi i punës është i ndarë midis tre institucioneve, përkatësisht; përfaqësuesit të projektit për karta, Policisë së Shtetit dhe zyrës së gjendjes civile. Një polic qëndron posaçërisht i vendosur në zyrë për të ndjekur procesin e pajisjes me karta identiteti. Punonjësi i Policisë së Shtetit bën lidhjen midis fotografisë së personit aplikues dhe gjeneraliteteve që ai ka në regjistrin civil. Pajisja me karta identiteti, besohet se do t'i japë fund edhe certifikatomanisë, sikundër mund të quhet dhënia e certifikatave për çdo shërbim që qytetarët përfitojnë në administratë. Karta e identitetit, ka një jetëgjatësi 10-vjeçare. Për punonjësit e administratës pagesa do të mbëhet nga rroga. Administrata qëndrore dhe ajo lokale është e detyruar që të derdhë brenda datës 15 janar 2009, të gjitha pagesat për letërnjoftime për nëpunësit dhe punonjësit e tyre, edhe pa dëshirën e këtyre të fundit.
digitalbi privatizoi gjithe kanalet FTA hotbird 13 Pasi i bera updatin e famshem marresit tim digital te Digitalb vura re qe programet e hotbirdit (kanalet italiane gjermane bbc euroneus) kerkonin karten smart dhe abonim, e cuditshme pasi keto jane kanale free to air dhe si te tilla shikohen pa pagese dhe nje veprim i tille nga digital eshte vjedhje e hapur e te drejtave te autorit pasi te detyron te paguash per te pare programet e nje kanali tjeter qe produktin e vet e transmeton pa pagese. Me ben pershtypje arroganca dhe standartet e dyfishta qe Digitalb vendos. Imagjinoni sikur te ndodhte ajo qe ata deshen te benin te ishin content provaiderat (kompania e vetme qe transmetimeve digitale, dmth qe gjithe kanalet qe do te transmetojne ne digital te transmetojne nepermjet rrjetit te ngritur te digitalb)e vetem te lincesuar pasi ata tashme kane investuar ne kete teknologji, ata me arrogance dhe pa ju trambur syri tjetersojne transmetimet e kompanive me prestigjoze ne bote jo me ketu. Loja e tyre behet akoma me tinzare pasi teknologjia e transmetimeve digitale deri ne vitin 2010 do te zevendesoje ate analoge , dmth nuk do kete me tv analoge dhe do i detyroje kompnite e transmetimit te transmetojne ne digital po kjo nuk do te thote qe do transmetojne ne rrjetin e Digitalb po do te ngrene dhe ata rrjetin e tyre gje qe Ditalbit nuk i shkon me llogarite e veta qe te ishte monopoli i transmetimit digital dhe te nxirrte leke vetem duke ofruar rrjetin dhe te shpetonte nga shpenzimet e Digitalbit vet si tv i cili po del me humbje nga te drejtat televizive. pra shkurt e me pak fjale me pak leke sot ata duan te behen monopolistat e tragut mediatik ne tokat ku jetojne shqiptare, ne nje kohe qe e ndiejne se me renien e cmimeve te teknologjise digitale investimi i tyre ishte i parakohshem dhe ne rrezik pasi tani ose me vone kur te kthehet ne standart per te gjitha televizionet do te jene shume tv ne gjendje ta bejne ate investim me nje cmim disa here me te lire dhe me nje cilesi teknologjike disa here me te mire (pasi si cdo teknologji edhe ajo i nenshtrohet ligjeve te mur-it).
Fjalimi i inaugurimit të Presidentit Barak Obama <div class="ubbcode-block"><div class="ubbcode-header">Quote:</div><div class="ubbcode-body">Bashkëatdhetarët e mi! Qendroj sot para jush me respektin për detyrën që kemi përpara, mirënjohës për besimin që më keni dhënë, i vetëdijshëm për sakrificat që kanë bërë paraardhësit tanë. Falenderoj Presidentin Bush për shërbimin e tij ndaj vendit, si dhe për bujarinë dhe bashkëunimin e tij gjatë gjithë këtij tanzicioni. 44 amerikanë e kanë bërë këtë betim presidencial. Fjalimet janë mbajtur gjatë periudhave të intensifikimit të begatisë dhe kohëve të paqes së qendrueshme.Megjithatë, hera herës, betimi është bërë edhe në kohë stuhish të ashpëra.Në këto momente, Amerika ka çarë përpara, jo vetëm si rezultat i aftësive të atyre që kanë mbajtur këtë post të lartë, por sepse Ne Populli kemi patur besim në idealet e paraardhësve tanë dhe dokumentet e themelimit tonë. Kështu ka qënë.Kështu duhet të jetë për të gjitha brezat e amerikanëve. Që ne jemi tani në mes të krizës, kjo është mjaft e qartë.Vendi unë është në luftë kundër një rrjeti të gjerë dhune dhe urrejtjeje.Ekonomia jonë është dobësuar sëtepërmi, pasojë e etjes së pakontrolluar për fitime dhe papërgjegjësisë që kanë treguar disa, por gjithashtu edhe për shakak të dështimit tonë kolektiv për të bërë zgjedhje të vështira dhe për ta përgatitur vendin për një epokë të re.Shtëpitë janë humbur, punët janë pakësuar, bizneset janë mbyllur.Shërbimi ynë shëndetësor është shumë i kushtueshëm, shkollat tona kanë lënë shumë të zhgjënjyer, dhe çdo ditë sjell të dhëna të mëtejshme se mënyrat si ne e përdorim energjinë, i shërbejnë forcimit të kundërshtarëve tanë dhe kërcënojnë planetin tonë. Këto janë tregues të krizës, sipas zërave dhe statistikave.Më pak e matshme, por jo më pak e rëndësishme është humbja e besimit në mbarë vendin, një frikë ngacmuese se rënia e Amerikës është e pashmangshme dhe se brezi unë i ardhshëm duhet të ulë standardin. U them sot se sfidat që kemi përballë janë reale. Ato janë serioze dhe të shumta. Ata nuk do të kapërcehen lehtë ose gjatë një harku të shkurtër kohor.Por, Amerikë duhet ta dish se ato do të kapërcehen. Ne jemi mbledhur sepse kemi zgjedhur shpresën ndaj frikës, bashkimin për një qëllim ndaj konfliktit dhe divergjencave. Këtë ditë ne proklamojmë fundin e etjes së papërmbajtur për fitim dhe premtimeve fallso, justifikimeve dhe demagogjisë së demoduar, që për një kohë shumë të gjatë i kanë mbytur politikat tona. Ne mbetemi një vend i ri, por sipas fjalëve të Biblës, ka ardhur koha për të lënë mënjanë sjelljet fëminore.Ka ardhur koha të riafirmojmë shpirtin tonë të fushiqëm, të zgjedhim një histori më të mirë, të çëjmë përpara atë dhuratë të çmuar, atë ide fisnike, të trashëguar nga brezi në brezi: Premtimin e Zotit se të gjithë njerëzit janë krijuar të barabartë, të gjithë janë të lirë dhe të gjithë miritojnë shansin të jenë plotësisht të lumtur. Duke riafirmuar madhështinë e vendit tonë, ne e kuptojmë se madhështia nuk është kurrë dhuratë.Ajo duhet fituar.Rrugtimi ynë nuk ka qënë kurrë i lehtë dhe me kërkesa minimale.Nuk ka qënë rrugëtimi i dobëtit, i atyre që zgjedhin argëtimin ndaj punës, ose që përpiqen vetëm për kënaqësinë që jep pasuria dhe fama.Por kanë qënë ata që kanë marrë parasysh rreziqet, ata që kanë sakrifikuar, ata që kanë krijuar – shpesh nga ata burra dhe gra që kanë punuar rëndë pa u dukur, që na kanë çuar përpara në rrugën e vështirë drejt begatisë dhe lirisë. Për ne, ata n morrën me vete sende dhe udhëtuan përmes oqeaneve në kërkim të një jete të re. Për ne, ata iu drejtuan perëndimit, kapërcyen vështirësitë dhe punuan tokën e fortë. Për ne, ata luftuan dhe dhanë jetën, në vende si Konkordi, Getisburgu, Normandia dhe Khe Sahn. Këtaburra dhe gra u përpoqën, sakrifikuan dhe punuan pa pushim derisa duart u zunë kallo, që ne të mund të gëzonim një jetë më të mirë. Për ta Amerika qëndronte mbi ambicjet tona personale, mbi origjinën tonë të ndryshme, mbi pasurinë apo grupimet. Në këto gjurmë ne vazhdojmë sot. Ne vazhdojmë te jemi vendi më i begatë dhe më i fuqishëm në botë. Punonjësit tanë nuk janë më pak produktivë tani sesa para se të fillonte kriza. Mendjet tonë nuk janë më pak krijuese, mallrat dhe shërbimet tona janë po aq të nevojshme sa ç’ishin para një jave, një muaji, një viti. Aftësitë tona nuk janë pakësuar. Por koha për të ndenjur pa vepruar, e mbrojtjes së interesave të ndryshme, e shtyrjes së vendimeve të pakëndshme ka kaluar. Duke filluar që sot, duhet të ngrihemi, të lëmë mënjanë plogështinë dhe të fillojmë përsëri punën e rindërtimit të Amerikës. Sepse ngado t’i hedhim sytë ka punë për të bërë. Gjendja e ekonomisë kërkon ndërhyrje të guximshme dhe energjike dhe ne do të veprojmë jo vetëm për të hapur vende pune, por për të vënë themele të reja për zhvillim. Do të ndërtojmë rrugët dhe urat, rrjetet elektrike dhe linjat dixhitale që mbështesin tregëtinë dhe na lidhin me njëri-tjetrin. Do ta rikthejmë shkencën në vendin e merituar dhe do t’i hapim rrugën mrekullive të teknologjisë për të rritur cilësinë e kujdesit shëndetësor dhe për t’ia ulur atij koston.Ne do të përdorim energjinë diellore, erën dhe tokën për makinat dhe fabrikat tona. Si edhe do t’i transformojmë shkollat dhe universitetet tona për të plotësuar kërkesat e epokës sonë të re. Ne mund t’i bëjmë të gjitha këto. Dhe do t’i bëjmë të gjitha. Ka nga ata që i vënë në pikëpyetje ambicjet tona, që thonë se sistemi ynë nuk i përballon dot kaq shumë plane të mëdha. Kujtesa e tyre është e shkurtër. Sepse e kanë harruar atë që ka bërë ky vend; se çfarë mund të realizojnë burrat dhe grate kur imagjinata përdoret për një qëllim të përbashkëtdhe kur nevoja kthehet në kurajo. Ajo që cinikët nuk e kuptojnë është se toka nën këmbët e tyre ka lëvizur, se argumentat e vjetra politike që na kanë konsumuar për një kohë kaq të gjatë nuk vlejnë më. Pyetja që shtrojmë sot është jo nëse qeveria jonë është shumë e madhe, apo shumë e vogël, por a funksionon, nësendihmon familjet të gjejnë punë të mira, nëse siguron kujdes shëndetësor të përshtatshëm, nëse mundëson një pension me dinjitet. Nëse përgjigjia është po, duhet të bëjmë përpara, nëse përgjigjia është jo, ato programe duhet të eliminohen. Dhe ata që menaxhojnë paratë e publikut do të mbahen përgjegjës, të shpenzojnë me kujdes, t’i ndryshojnë prirjet e gabuara dhe t’i bëjmë bizneset tona hapur, sepse vetëm ashtu mund të rikthejmë besimin e vital mes njerëzve dhe qeverisë së tyre. Për sa i përket mbrojtjes tonë të përbashkët, ne hedhim poshtë si false zgjedhjen mes sigurisë dhe idealeve tona.Themeluesit e Kombit tonë, përballuan vështirësi që ne as mund t’i imagjinojmë, ata hartuan një kartë për të garantuar sundimin e ligjit dhe të drejtat e njeriut, një kartë që i ka rrënjët në gjakut e brezave. Ato idale ende hedhin dritë mbi botën dhe ne nuk do të heqim dorë prej tyre, për përfitime të çastit.Prandaj për gjithë njerëzit e dhe qeverisë që po na ndjekin sot, nga kryeqytetet më të mëdha e deri tek fshati i vogël ku lindi babai im, ta dinë se Amerika është mikja e çdo vendi dhe çdo burri, gruaje dhe fëmije, që përpiqen për një ardhme në paqe dhe me dinjitet, dhe ne jemi gati për të udhëhequr edhe një herë. Mos harroni, se brezat e mëparshëm u përballën me fashizmin dhe komunizmin, jo vetëm me raketa dhe tanke, por me aleancat dhe bindje të qëndrueshme. Ata e kuptuan se vetëm pushteti nuk mund të na mbrojë dhe as na jep të drejta të bëjmë sitë duam. Ata e dunin se fuqia jonë shtohet perms përdorimit të kujdesshëm, siguria jonë burohet nga drejtësia e kauzës sonë, forca e shmebullit tone, modestia dhe përmbajtja. Ne jemi ata që mbajë mbi shpatulla këtë trashëgimi.Të udhëhequr edhe një herë nga këto parime, ne do t’i përballojmë kërcënimet e reja, që kërkojnë përpjekje më të mëdha, madje edhe bashkëpunim dhe mirëkuptim më të madh mes vendeve.Ne do të fillojmë me përgjegjshmëri t’ia lëmë Irakun popullit të tij dhe të forcojmë paqen e arritur me sakrica të mëdha në Afganistan.Me miq të vjetër dhe ish armiq, ne do të punojmë pa u lodhur për të pakësuar rrezikun bërthamor dhe do të përpiqemi për të ngushtuar spektrin e ngrohjes globale.Ne nuk do të bëjmë asnjë apoliogji për mënyrën tonë të jetesës, as nuk do tëheqim dorë nga mbrojtja jonë, dhe për ata që kërkojnë të avancojnë qëllimet e tyre duke mbjellë terror dhe duke vrarë njerëz të pafajshëm, ne u themi se shpirti ynë është i fortë dhe nuk mund të thyhet, ju nuk mund të fitoni ndaj nesh, ne do t’ju mundim. Ne e dimë se mozaiku i trashëgimisë tonë është forcë dhe jo dobësi. Ne jemi në vend të krishterësh dhe myslimanësh, hebrejsh dhe hindush, si dhe jo besimtarësh.Ne jemi formuar nga çdo gjuhë dhe kulturë që vjen nga çdo skaj i botës dhe sepse ne kemi ndjerë shijen e hidhur të luftës civile dhe ndarjes raciale, dhe kemi dalë nga ai kapitull i errëtmë të fortë dhe më të bashkuar, ne besojmëse urrjetjet e vjetra një ditë do të shuhen, se ndarjet fisnore shpejt do të zhduken, dhe ndërkoqë që bota po zvogëlohet, njerëzimi ynë i përbashkët do të rishfaqet dhe Amerika duhet të luajë rolin e saj për nxitjen e një epoke të re paqeje. Botës myslimane i themi se ne kërkojmë një rrugë të re përpara, bazuar në interesat e përbashkëtadhe respektin reciprok.Atyre udhëheqësve të botës që përpiqenpër konflikt apo fajësojnë perëndimin për mangësitë e shoqërive të tyre, u themi se populli juaj do t’ju gjykojë për çfarë do të ndërtoni dhe jo për çfarë do të shkatërroni.Atyre që mbahen në pushtet nëpërmjet korrupsionit dhe mashtrimit, nëpërmjet shtypjes së disidencës, u themi se tani që ju jeni në anën e gabuar të historisë, ne do t’jua zgjatim dorën, në qoftë se ju jeni të predispozuar të zgjasni dorën të parët. Ndaj vendeve të varfëra të botës, ne angazhohemi të punojmë sëbashku për lulzimin e fermave tuaja, për ujë të pijshëm, për të ushqyer njerëzit dhe mendjet e uritura.Dhe atyre vendevesi ynë që gëzojnë relativisht shumë, ne u dhemi se nuk mund të jemi indiferentë ndaj vuajtjeve përtej kufijve tanë dhe as do të vazhdojmë të konsumojmë burimet e botës pa marrë parasysh efektet. Bota ka ndryshuar dhe ne duhet të ndryshojmë bashkë me të. Ndërkohë që po nisim rrugën që kemi përpara, ne kujtojmë me mirënjohje ata amerikanë të guximshëm që pikërisht në këto momente patrullojnë në shkretëtirat dhe malet e largëta.Ata kanë diçka për të na thënë sot, po ashtu si heronjtë që prehen për jetë në kodrën e Arlingtonit.Ne i nderojmë ata jo vetëm si roje të lirisë tonë, por sepse ata mishërojnë shpirtin e shërbimit, vullnetin për të gjetur diçka më të madhe se vetja.Madje, në këtë moment, një moment që do të përcaktojë një brez, është pikërisht ku shpirt që duhet të jetojë tek të gjithë ne. Sepse sado që mund dhe duhet të bëjë qeveria, në fund të fundit vendi mbështetet tek besimi dhe vendosmëria e popullit amerikan. Ajo që na bën t’i kapërcejmë orët tona më të vështira, është mirësia për të marrë në shtëpi një njeri të panjohur pas shkatërrimit të digave, altruizmi i punëtorëve që pranojnë të pakësojnë orët e tyre të punës, për të mos lejuar shokët e tyre të humbin punën. Është guximi i zjarrfikësve për të hyrë në një korridor të mbushur me tym, por edhe dëshira e një prindi për të rritur me dashuri një fëmijë, që në fund të fundit përcaktojnë fatin tonë. Sfidat tona mund të jenë të reja. Mjetet që ne përdorim për t’i përballuar ato mund të jenë të reja. Por vlerat nga të cilat varet suksesi ynë, puna dhe ndershmëria, kurajoja dhe drejtësia, toleranca dhe kureshtja, besnikëria dhe patriotizmi, të gjitha këto kanë qenë me ne gjithmonë. Këto janë të vërteta. Kanë qenë forca që ka nxitur përparimin tone gjatë gjithë histories. Ajo që duhet, është kthimi tek këto të vërteta.Ajo që kërkohet prej nesh, është një epokë e re përgjegjësish, që çdo amerikan të kuptojë se kemi detyrime ndaj vetvetes, ndaj vendit dhe ndaj botës, që ne nuk i pranojmë me ngurrim por i marrim përsipër me kënaqësi, të bindur se nuk asgjë nuk e kënaq më shumë shpirtin, asgjë nuk i jep më shumë formë karakterit, sesa përmbushja pa rezerva e një misioni të vështirë. Ky është çmimi dhe premtimi i të qenit qytetar. Ky është burimi i besimit tonë – vetëdija se Zoti na bën thirrje t’I japim formë një fati të pasigurt. Ky është kuptimi i lirisë dhe i kredos sonë – që i bën burrat dhe gratë dhe fëmijët e të gjitha racave dhe të gjitha besimeve të mblidhen në këtë festë të mrekullueshme dhe pse një burrë, babait të të cilit më pak se 60 vjet më parë mund t’i ishte mohuar shërbimi në restorant, qëndron sot para jush për të bërë betimin më të shenjtë. Pra le ta shënojmë këtë ditë duke kujtuar se cilët jemi dhe sa përpara kemi ecur. Në vitin e ditëlindjes së Amerikës, në muajin më të ftohtë, një grup i vogël patriotësh u mblodh rreth zjarrit që përpëlitej në brigjet e një lumi të akullt. Kryeqyteti ishte i braktisur. Armiku po përparonte. Bora ishte mbushur me njolla gjaku. Në momentin kur rezultati I revolucionit tone ishte më shumë se kurrë në dyshim, babai I kombit tone porositi që këto fjalë të lexoheshin para njerëzve. “Ta marrë vesh bota e ardhshme … që në zemër të dimrit, kur të vetmet që mund të mbijetonin ishin shpresa dhe virtuti, qyteti dhe vendi të alarmuar nga një rrezik i përbashkët, u mblodhën së bashku për t’i bërë ballë”. Amerikë! Përballë rreziqeve tona të përbashkëta, në këtë dimër të vështirë, le t’i kujtojmë këto fjalë që nuk njohin kohë. Me shpresë dhe virtyt, le t’u bëjmë ballë edhe një herë me guxim rrymave të acarta dhe t’I kapërcejmë çfarëdo stuhish që të na rrahin. Le të rrëfejnë fëmijët e fëmijëve tanë se kur ne u vumë në provë, ne nuk pranuam që ky udhëtim të ndërpritej, se ne nuk kthyem kurrizin dhe as nuk u zmbrapsëm; dhe me sytë nga horizonti dhe me mirësinë e zotit mbi ne, ne e çuam përpara këtë dhuratë të madhe të lirisë dhe ia pasuam të paprekur brezave të ardhshëm. </div></div>
Gaza 2008 http://www.aljazeera.net/NR/exeres/67E65341-758D-4BC3-92B0-B539B0C7D793.htm Fotot flasin vete.
Fatos Lubonja, shakaxhiu i 21 -it... O miseras hominum mentis, o pectora caeca! (1) “Njeriu që beson se mund të jetojë pa mit, ose është jashtë tij sikur të mos kishte rrënjë, ose s’ka asnjë lidhje me të kaluarën, as me jetën stërgjyshore që vazhdon brenda tij, madje as edhe me shoqërinë bashkohëse”. Karl Gustav Jung * * * Duke lexuar thirrjen e Fatos Lubonjës për dituri, përshtypja se shkrimi është enemi idesh në të cilën lëvdata është një meritë e argumentuar, avullon shpejt. Ndesh të njëjtën ide sorollatëse si insektet mbi sipërfaqen e ujit të ndenjur ku, përthyerja e një drite që s’i takon sajon iluzion pamor, si dhe mban peng autorin që e mahnit pasqyrimi i vetes. Pahitet ai lloj alegorizmi ku individualiteti fsheh ankthin. (autori endet kuturu). Kalfëtirë mendimi e mbartur nga kundërshtitë e brendëshme të diktuara prej diçkaje të pakontrollueshme, jashtë vullnetit, ku mungesa e kulturës është mjaftueshmëri qortuese për aq sa është. Sepse e diktuar dhe e ndikuar nga synimi i cili lëviz si një feedback (prapaveprim), lakuriqëson një kaq mund të thotë, gjithaq e papranueshme. Çoroditja e Lubonjës është klasike. Mjafton të pyesësh: ç’lidhje ka miti i Skënderbeut me të qenët ose jo i ditur? Dhe vihemi përballë kushtesh në mungesë të plotë të logjikës: nëse e çmitizon Skënderbeun, je i ditur, në të kundërt, mbetesh i paditur!!! Ose na lini rehat ne të tjerëve ta hedhim posht Skënderbeun dhe ju të paditurit merruni me diturinë!!! Paskësaj fillon e na rrëfen rrugën. Për t’u bërë të ditur, shqiptarët duhet të shurdhojnë veshin ndaj llogjeve që thuhen posht e përpjetë për Skënderbeun, përfshi edhe vetë Lubonjën, nga të tjerë të cituar dhe nga një farë mediokri si Oliver Schmitt. (jemi që jemi: pse të mos bëjmë edhe një sy qorr sa herë ndodhemi përballë monumentit të heroit në sheshin qendror të Tiranës, meqënëse një injorante gjermane e quan paraqitje të tipit komunist?) Kështu, The Ensemble of Shadows, (ansambli i hijeve) plotësohet. Kokra të qëmtuara andej këtej, çirren me të madhe pse shqiptarët mbështeten në mite kur s’duhet, madje, nëse s’mund t’i fshijnë nga jeta, të pastrojnë historinë pej tyre. Sikur të bëhet fjalë për një këmishë që pas një vapëhere e xhvesh, e nuhat te sqetullat, rrudh fytyrën prej efshit dhe e flak diku. Kemi të bëjmë me mitet, me atë që ka formuar shpirtin dhe vazhdon ta formojë, të shqiptarit dhe të çdo populli tjetër. “Nëpërmjet mitit njeriu ngrihet mbi skllavërinë e përditëshme, ndjek idetë e mëdha të së ardhmes dhe i realizon”, ka thënë sociologu amerikan Peter Berger. (Piramidat e flijimit) ... dhe të gjithë e përligj me individualizmin... në fakt... Individualizmi fjalë për fjalë është çfarë s’mund të ndahet. In-dividui – i pa - ndashëm. U përdor si term në shekullin e XVIII duke përcaktuar përmbajtjen e njeriut, të përveçmit. Sendëzim i çfarë të dallon ty nga qeniet e tjera si ty. Individualizmi nuk kërcënohet nga grupi sepse njëherësh është tërësi psikologjike vetiake dhe qenie shoqërore. Mbetet i tillë, fizikisht, sa kohë që është një Robinson Kruzo, por nga çasti që shfaqet Premti, atëhere frytet intelektuale bëhen të dukëshme, grupi e njeh dhe pasojnë lidhjet e ndërsjellta që përcaktojnë në ç’masë individi është i asimilueshëm dhe sa lejon të asimilohet si një duhuri e diktuar nga identiteti etnik që formohet mbi bazën e perceptimit që ka për veten etnia në krahasim me etni të tjera. Kërcënimi nuk ushqehet me individin as edhe me individualizmin, përveçse në rastin kur prirja ose dëshira për të qënë autentik, origjinal, është një patjetër dëshirë e fshehur për të sunduar grupin. Kështu kalojmë në shekullin e XIX kur me individualizëm u kuptua mendimi që orienton drejt rëndësisë së një personi në shoqëri e përkundrejt saj. Varet nga sa këto ide që i parashtrohen grupit pranohen, në të kundërt mbetesh mbrapa derës si i paftuar. Në këtë rast, i paftuari ose i pavleri, kërkon të ngjashmit dhe nga çasti kur takon të parin, dyshi formon një grup tjetër nënështrues, po aq kërcënues, nëse mundësia për t’u gjykuar quhet e tillë. Shoqëria vepron në bazë të një ndërgjegjeje kolektive, e kuptuar jo aq si ndërthurje intimitetesh se sa pleksje e kujtesës. Për natyrë, kujtesa është një mozaik, e coptuar në vartësi të individëve që përbëjnë identitetin kombëtar, gjë që vështirëson identifikimin te vetja e domosdoshme nëse kemi parasysh se çdo ndërgjegje është ndërgjegje e diçkaje. Duke qënë vetiake, shpesh i ngatërron, i keqinterpreton dhe ia nënshtron gjykimit individual faktet, të cilat gjatë përzierjes i shndëron në përfytyrime, në shajni. E ndodhur nën goditjet e parreshtura të individualizmit, kujtesa, jeton dhe përjeton një gjendje të përherëshme frenetike, të pandërmjetme, që e bën të nevojëshme sëpari të mbledhë veten, më pas ta njohë, më tej të njohë çfarë përmban, ta pranojë e shumë më pas të përcjellë mesazhin e çfarë përmban në mjedisin që e ka krijuar, si një plotësim puzzle. Në masën që ajo arrin ta bëjë këtë, në atë masë edhe shërben. Përndryshe një shumësi kujtesash që nuk derdhen në një shtrat të vetëm, janë, po të perifrazoj Eda Di, personazhin e romanit Memento Mori: “Shumë vetmi s’përbëjnë një shoqëri”. Vetëm kur priren për afrim, të mbledhura te e njëjta hapësirë, te një identitet, duke u bërë kolektive, janë në gjendje të prodhojnë historinë e njëherësh mitin. Sepse është tipar vetëm i memories së popullit që ai e ndan midis pjestarësh. Brenda kësaj ndarjeje ndodh bashkimi pa mohuar në relativitet vlerat pohëse. Kështu, nevoja për histori ndiqet nga nevoja për atdhe dhe realizimi i kësaj të fundit kërkon mbështetjen patjetër në mitet. Individi, kjo farë e mbështjellë me lëvozhgë, mund të hapet e të lulëzojë vetëm në kontakt me tokën, (shoqërinë). Nëse dheu nuk e pranon, shndërohet në një epilog pa prolog. Përzgjedhje natyrale e ngutëshme mbi të cilin shoqëria është. Kur individët rigrupohen jo mbi bazën e ndërgjegjes kolektive, as mbi vlerat e trashëguara të edukimit, moralit etj, madje duke iu kundërvënë gjithë sa përbën identitetin, atëhere kemi shembullin patologjik, sikundër thotë Jung, (2) të një individualiteti të kërkuar, artificial e jo origjinal, ai i linduri që ekziston në pavetëdije dhe si pavetëdije. Ndoshta më keq, vërehet gjendja ku individi është vetë përthyerja, jo i përthyeri. Nuk ka një individualitet jashtë individit sikurse s’ka një individ jashtë grupit, por as edhe grup pa dy individë. Ndërsjelltësia krijon atë pezulli e cila mundëson të qenët e individit dhe të shoqërisë. Kërcënimi është ndieshmëri vetiake ndaj ideve të grupit, ndaj asaj që në përgjithësi përfaqëson grupin, jo atribut i grupit i cili vepron për vetmbrojtje. Shpjegon pse harrojmë “meqënëse është fatale”, ngaqë je i detyruar të zgjedhësh se nga kush të pëlqen të ndihesh i kërcënuar. Lubonjën e joshin ata që janë kundër identitetit e kombësisë shqiptare. Në fakt edhe aty është i shkrirë me grupin, pra individualiteti i tij tenton të humbë të qenët i tillë, me ndryshimin se kjo i pëlqen. Është si një femër; nuk do të bëjë seks me Iksin përfurndon me Pi grekun. Pavarësisht motivit, në thelb janë marrdhënie seksuale. Veçse në formën e ndjekur nga Lubonja, dëshira për seks është dëshirë për të qenë i sunduar, kjo fëlligështi mazohiste struket te mendimi kështu më pëlqen mua, ose aty ndihem mirë. Qejfi i ha kumbullat tharta, por mëtimi i të qenit i kërcënuar nuk e përjashton kurrsesi të jesh pjestar i një grupi si duhuri, veçse grupi natyral, etnik, nuk mujshon. ...ankohet ngaqë nuk ndihet ai që duhet të ndihet... dhe... Kjo shpjegon pse orvajtja e Lubonjës për t’u veçuar realizohet nëpërmjet dështimit. Quhet përpjekje për të krijuar një individualitet që detyron të tjerët të pranojnë, nëse s’mund ta përvetësojnë, dëshirën personale që vishet me petkun e një shqetësimi gjoja kombëtar; si nevoja për t’u bërë të ditur, e që synon ta bëjë normë këtë vijë të menduari personale. Një kafshitë bukë, është një copë vërtet, por ruan cilësinë e sëtërës nga edhe është shkëputur, përndryshe është tjetëror diçkaje të quajtur krunde. Këmbëngulja e Fatos Lubonjës për të qenë një individ i “lirë”, autentik e çon kundër rrymës. Dhe sërish ndërhyn Jung kur thotë se mund edhe të shkosh kundër normës duke e vlerësuar normë individualizimin, por përfundimi është një synim patologjik. Është një s’do mend që shpjegon pse perversiteti shalon Rozinantin. Individualizmi që përshkon sitën e liberalizmit çon në anarki. Përhap molepsje. Mendime që shpërnderojnë veç vetes edhe parimet e demokracisë, sepse të pa argumentuara, shndërohen në opinione. Opinioni është vrasës i së vërtetës. ... grindet me retë. Të fajësosh Enver Hoxhën për paditurinë, sikundër bën Lubonja zbulon mjerimin e qenies, kur mllefet personale fshehin etjen për hakmarrjen që fekondon në pamundësi. Padituria është fakt personal. Mund të jetë edhe masive dhe të fajësosh një regjim për mungesë vëmendjeje ose për një leverdi e kushtëzuar nga qëllime të mirëfillta politike dhe ideologjike. Sigurisht jo për çfarë akuzon Lubonja. Të quash paditurinë masive, (kishte më pak analfabetë njëzet vjet më parë kur sundonte miti i Skënderbeut se sa sot kur dominon miti i Parasë) të lidhur me pse në atë regjim u mshua mbi mitin e heroit, do të thotë të mbulosh paditurinë tënde me një vjegë e cila është një megjithatë që nuk përligj nënështrimin e gjykimit pasionit të errët të urrejtjes. Një regjim, çdo regjim, politik, duhet të zbulojë atë që përbën thelbin e qenësisë së kombit dhe kjo do të thotë të vesh në epiqendër mitin. Ta përjashtosh mitin është njësoj si të nxjerrësh nga shtëpia atë që e ka ngritur shtëpinë. Nëse i përket Enver Hoxhës merita e krijimit të mitit të Skënderbeut, atëhere të paktën paska një gjë për të cilën duhet t’i jemi mirënjohës. Duke e krahasuar Enver Hoxhën me Skënderbeun, (referimi i artikullshkruesit), qëllimi është keqdashës sepse shfrytëzohen ndjenjat e kohës për Enver Hoxhën të cilat kërkohen të përcillen në thellësi si erëra të forta për të çrrënjosur edhe Skënderbeun. (stuhi në gotë) Miopia është e qartë. Për çdo figurë, vepra e të cilit në një farë mënyre është e lidhur me fatet e popullit, nga bashkohësit bëhet gjykim i shpëlarë në vorbullën e turbullt të pasioneve politike e vetiake, vlerësimi historik është tjetër gjë dhe kërkon breza të ardhshëm si edhe mjaft kohë. Për Skënderbeun u deshën shekuj, Ali Pashë Tepelena është ende në furrënaltë si edhe Enver Hoxha. Për të fundit nuk u krijua ndonjë mit as u mitologjizua personi i tij. Për Enver Hoxhën u krijua kult. Ku ndryshon miti nga kulti shpjegohet më tej. Ndërsa merret me Kadarenë, harron, enkas ose jo, për fat të keq të tij, se Kadare tashmë është një qëndrueshmëri e kulturës shqiptare. Ndoshta Lubonja mendon se ka gjetur levën e arkimedit për ta lëvizur, në fakt sposton veten sepse nuk di që vegjeton në kënetë. Komenton një poezi dhe tregon paaftësi në të kuptuarit e poezisë në tërësi, si dhe rolin e fjalës e të simbolit që ajo lejon të përdoren. Pastaj mbrrijmë në përfundimin që Kadare duhet të fshijë nga faqja e dheut poezinë e tij sepse ne tashmë në Europë jemi duke hyrë sëbashku me... Turqinë!!! Është një budallallëk, sigurisht, por s’mund të shmangesh nëse qëllimi dikton; sepse të lidhësh të qenët i ditur ose detyrën për t’u bërë i ditur, me shembjen e mitit të Skënderbeut, është pak të quhet marrëzi, qoftë edhe me disa retushe, psh, ndryshimi i gjendjes civile të Skënderbeut duke e njohur si turk, sllav, grek, pse jo si sllavo – shqiptar, ose si greko-shqiptar... uh, sa variante paska! Dhe që të bëhet kjo duhet filluar me letërsinë, veprat e artit të cilat ndikojnë drejpërdrejt në ndërgjegjen e masave. Është një mjaftë që u bën qejfin të tjerëve, por quhet, nëse jo servilizëm; prostitucion historik. Cili vend europian është bërë pjestar i komunitetit duke hequr pjesë të historisë sepse i kujton tjetrit diçka jo të përtypëshme? * * * Thirrja për dituri nga njëra anë e shoqëruar nga përpjekjet për të shkulur rrënjët historike, me mëtimin se nuk ndodh gjë, s’kanë asnjë lidhje me idetë iluministe, flamurmbajtës i vonuar paraqitet Fatos Lubonja duke e ngjyrosur portretin e tij jo në njëmendësinë shqiptare, por në amtinë e njëlloj individualizmi kozmopolit dhe i lirisë së kërcënuar që mbart, ankojë – kupto si një fatkeqësi antropologjike lindja dhe rritja në një mjedis të caktuar jo vetëm gjeografik por edhe kulturor e etnik. Nga ana tjetër bën salto mortale kur gjykon nacionalizmin shqiptar si shkaktar i fatkeqësive ose nxitës i nacional-shovinizmit sërb apo grek. Marrëzi me bazë histerike jo historike. Në fillim të tetëqindës kur u bë revolucioni grek, është fakt i mirënjohur jo vetëm prania, por rëndësia e shqiptarëve në krijimin e shtetit grek. Ndihma e përkrahja që i dha Ali Pashë Tepelena drejtpërdrejt e tërthorazi si dhe arvanitasit që në atë kohë përbënin më shumë se gjysmën e popullsisë së hapësirës gjeografike të quajtur Greqi dhe kapedanët që i drejtonin, Kollokotroni, Boçari – Marko dhe Not, Kiço Xhavella, Bubulina, Karaskaiqi, etj, sa për listë, qe shumë më tepër se kaq, ishte vendimtare. Madje edhe shqiptarët që ishin në arradhet turke dezertonin duke ndihmuar në këtë mënyrë luftën çlirimtare. Ndodhi që këtë rol historik shqiptarët e paguan shtrenjt sepse borgjezia greke bëri të vetën megalloidenë dhe në vend që të ndihmonte popullin fqinj që derdhi gjak kundër turqve sikundër ishte lidhur besë, i hodhën sytë me lakmi nga tokat e shqiptarit të lashtë sa vetë bota. Askush në Greqi nuk reagoi sepse u vinte për hosh të shpërngulnin shqiptarët nga dheu i të parëve. Nga njëra anë fabrikonin fallsitete, madje edhe kundër asaj ç’ka kanë shkruajtur historianët mbi dymijë vjet më parë, nga ana tjetër ç’rrënjosën monumentet dhe gurët u përdorën për qoshe shtëpish, ndërsa u shkuan plorin varreve për të groposur çdo shenjë jete. I njëjti skenar edhe me fqinjët verilindorë, kur kryengritësit sërbë kërkuan ndihmën e shqiptarëve në luftë kundër turqve. Sërish gjak shqiptari i derdhur dhe sërish e paguam shtrenjtë me territore e shpërngulje masive. Virtyti i shqiptarit, besa, u përdor kundër vetë shqiptarit. Ja përse vlen për të gjithë brezat “Krushqit janë të ngrirë” dhe përse duhet të ushtojë fort këmbana në bedenat e “Kështjellës” sepse minjtë po përpiqen ta grryejnë nga brenda. Në këtë kuptim vlen vepra e çdo autori tjetër, poeti, shkrimtari, artisti e studiuesi, që të mos përsëritim gabimet. Nacionalizmi kërcënues i popujve fqinjë është një paanasjelltësi. Grekët dhe sërbët krijuan shtet para shqiptarëve dhe filluan të mendojnë si t’i rrëmbjenë shqiptarit e ngushtojnë sa më shumë atë hapësirë jetike në të cilën jetonte prej një përherësie. I ndodhur përballë këtij kërcënimi, që ishte më i rrezikshëm se pushtimi turk, coptim dhe grabitje njëherësh e tokave nga fqinjët, nacionalizmi i shqiptarit ishte kundërveprim i mbrujtur me dashurinë për dheun e tij, ishte mbijetesë. Edhe pema, sikundër del nga zbulimet e fundit shkencore, është në gjendje të dallojë hijen e një peme tjetër dhe reagon kur hija e tjetrës përzgjatet mbi hijen e vet. Shqiptarët ndryshe nga popujt e tjerë përreth kanë qënë mirë të dallueshëm, qoftë për zakonet e tyre, për karakterin, ose për veshjet e mbi të gjitha ajo që përbën vlerë ata nuk identifikoheshin te feja por te kombi. Kjo nuk është dobësi, por ruajtje e llojit. Dhe këtë ruajtje të llojit, nuk mund ta bënte përveçse duke i dhënë ngjyra të forta e vetiake nacionalizmit pasiv, vetmbrojtës. Pema e ruajti llojin e vet shpjegon biologu Jared Diamond (3), duke i bërë farat ose të hidhura ose aq të forta sa, kushdo, njeri primitiv, shpend, apo kafshë e tokës, që hante frutin nuk i përtypte dot. Ruhej fara, ruhej lloji madje edhe përhapej. Ninullat e nënave shqiptare ngjiznin te fëmija identitetin që do të forcohej më pas. Ndjeshmëri që shqiptari nuk e humbi gjatë mijëra vjetëve. Ndjenjë, që sipas zonjës Durham, i dallon nga popujt e tjerë ballkanas. Vetëm shqiptari thoshte jam shqiptar ndërsa të tjerët pyetjes se kush je i përgjigjeshin jam ortodoks ose katolik. Dashur padashur një nga armiqtë e popullit shqiptar, krijuesi i pansllavizmit, Aleksandër Hilferding (1831 – 1872) duke cituar thënien e një gjermani që sipas tij ishte... “njohës i mirë i shqiptarëve, me të drejtë ka thënë për popujt që janë nën sundimin turk se sllavi, greku e vllahu më tepër çmojnë fenë se lirinë”. (4) Kërkesa për një atdhe të lidhur me një shtet ishte mëse normale. Një ndërgjegje e përbashkët e lidhur me gjuhën zakonet, traditat, historinë, territorin është pohës kombësie dhe jo shovinizëm. Kjo gjë e turbullon zotin Lubonja sepse ai kërkon lirinë për ta vendosur individin e tij gjetiu. Prapa diellit të shkojë por jo duke shkelur mbi shqiptarin. Kështuqë, kushdoqoftë që sajon një të kundërt, psh si Natalie Clayer e sjellë në shkrim si për të na thënë: e shikoni si na gjykojnë? (E kujt i krisi!) Tregon jo vetëm mosnjohjen e historisë, më keq, shtrembërimin e saj qëllimor për të përligjur shtypjen e shqiptarëve deri në kohët moderne. Madje, nëse i bashkangjit mendimin se “Shqipëria mirë a keq u bë”, atëhere del fare qartë se Lubonja është jo vetëm për 1913, por edhe për status quonë e Kosovës para 1997. Pohimi nga vetë ai se mendimet e tij mund të cilësohen si antikosovare, s’është parandjenjë, është pranim i vetëdijshëm i thelbit antikosovar dhe antishqiptar i mbarsur te mendimi fatalist se Shqipëria mirë a keq u bë dhe harron se të të presin këmbë e dorë do të thotë të krijojnë një sakat i destinuar për të lypur në semaforë. Ndaj edhe kërcen pupthi si një pelivan nga një vend në tjetrin, kërkon mbështetje te filozofia, individualizmi, mitologjia, e koncepte të tjera, sërish duke u ngatërruar midis flokëve të Meduzës. Flet nga pozitat e njëlloj kozmopolitizmi që drejtohet kundër nacionalizmit dhe qahet sepse ky nacionalizëm e bën të ndihet i kërcënuar individualizmin e tij. Nuk ndalet këtu, por përmbajtjen e nacionalizmit shqiptar e lakon dhe njëherësh interpreton si ia do qejfi. Të gjithë popujt e botës, thirrjen e atdheut e konsiderojnë më të shenjtën dhe të shkosh kundër saj, në kuptimin etik është poshtërsi, në kuptimin fetar është mëkat dhe në kuptimin atdhetar është tradhëti. Krahasimi me Hitlerin dhe ngjethja e mishit është vetëm një ndërthurje e reagimit me retorikën në mungesë të plotë të emocioneve, fallsitet. 1 - O mendje mjerane njerëzore, o shpirtra të verbër – Lucrezio, “De rerum natura”, libri i dytë fq 158 vargu 14. 2 - C.G.Jung “Tipi psicologici “Identità” fq 404, “Individualità” fq 419, “Individuazione”, FQ 419-421, “Individuo” fq 421. 3 – Jared Diamond, biolog, profesor në Universitetin e Kalifornisë në Los Angeles, libri “Armi, Acciaio e Malattie” (e shqipëruar “Armë, Çelik dhe Sëmundje”) botimet Einaudi, pjesa e dytë, “Si u zbulua agrikultura”, kap i VII, “Si të bësh një bajame”, fq, 86 - 99. Libër i vlerësuar me çmimin Pulitzer 1998 dhe për të cilin Bill Gates shkruan se “Libri i mrekullueshëm i Diamond, i bën ballë problemit qendror të historisë sonë: përse europianët dhe aziatikët kanë dominuar thuajse gjithë planetin, dhe jo afrikanët, amerikanët vendas ose popuj të tjerë?” 4 – Mark Krasniqi “Gjurmë e gjurmime”, fq 309. Vijon... Perse shqiptaret nuk jane shoviniste...veshtrim panoramik mbi antikitetin.
Bollano gënjen, botohet letra e plotë e OMONIA-s Publikuar më » Dërguar më: 11/12/2008 - 07:08 Nga Tedi Blushi “Gazeta Shqiptare” e disponon të plotë kërkesën, ku me gërma kapitale OMONIA kërkon të mos ratifikohet Marrëveshja e Stabilizim-Asociimit mes Shqipërisë dhe Bashkimit Europian. MEMORANDUMI TIRANE- Vasil Bollano do të kishte bërë më mirë të heshtte sesa të gënjente publikisht. Në daljen e djeshme para medias, ai nxitoi ta cilësonte një “keqkuptim” përmbajtjen e memorandumit që shoqata OMONIA e drejtuar prej tij, i ka dërguar Parlamentit grek. “Gazeta Shqiptare” e disponon të plotë kërkesën, ku me gërma kapitale kërkohet të mos ratifikohet Marrëveshja e Stabilizim-Asociimit mes Shqipërisë dhe Bashkimit Europian. Ndaj dhe për t’ia fashitur atij “keqkuptimet”, ne po e ribotojmë atë në gjuhën greke, që ai ta ketë më të lehtë për të kuptuar atë se çfarë ka shkruar. “Kemi kërkuar ratifikimin e MSA-së dhe ecurinë e Shqipërisë drejt integrimit europian”, - pretendoi dje kreu i OMONIA-s. Në fakt kjo kërkohet edhe në memorandum, por veçse me një kusht. Dhe ky kusht është dhënia e autonomisë për Vorio-Epirin. Ndaj dhe Bollano gënjen. Gënjeu edhe kur tha se “Vorio-Epiri i përket historisë”, sepse vetëm për Vorio-Epirin dhe për vorio-epirotasit flitet nga fillimi e deri në fund të memorandumit. Pra nuk na qenka aq çështje historike sa duket kur në letrën drejtuar Parlamentit grek, OMONIA kërkon që Tirana zyrtare të njohë si zonë minoritare pothuajse gjithë Jugun e vendit, të banuar sipas saj qysh para 3 mijë vjetësh nga grekët etnikë. Kjo është e shkruar në memorandum dhe nuk është aspak një keqkuptim. “Të njihen zyrtarisht si zona të minoritetit ato zona të cilat pala shqiptare nuk i njeh të tilla, si për shembull Saranda, Gjirokastra, Himara, Delvina, Korça si edhe 99 fshatra përreth tyre. Të ndryshojë kuadri ligjor i Shqipërisë në një mënyrë të tillë që të lejojë bashkimin e gjithë kësaj zone në jug të Shqipërisë, që tradicionalisht banohet nga grekët, në një periferi të organizuar administrativisht në bazën e një organi që merr drejtpërdrejt vendimet nga vetë qytetarët”, citojmë nga letra e OMONIA-s, ku kërkohet gjithashtu edhe vendosja e gjuhës greke si gjuhë të parë zyrtare në Jug të vendit. Pra Bollano sërish gënjen. Gënjeu edhe kur tha se ky dokument është “publikuar në gazetën ‘Zëri i OMONIA’ në datën 10 nëntor, pra rreth një muaj e një ditë”. Pra nënkuptoi se ky memorandum nuk i është dërguar Parlamentit grek. Ne disponojmë edhe kopjen e kësaj gazete, ku në faqen nr.2 të së cilës thjesht paralajmërohet nisma që do të ndërmarrë OMONIA pas pak ditësh. Nëse edhe ky është një keqkuptim, ne mund ta ribotojmë edhe atë shkrim. Sa për memorandumin, ai i është drejtuar në datën 25 nëntor Parlamentit dhe Ministrisë së Jashtme greke dhe kjo është qartësisht e lexueshme qysh në kokën e letrës. (s.g/GazetaShqiptare/BalkanWeb)
 
Nano-Berisha, misteret e Triestes Te henen ne mbremje, nje nder momentet me interesante te emisionit “Shqip” te gazetares Rudina Xhunga, ishte edhe finalja e emisionit. Pyetja e fundit e marre nga auditori ishte ajo e nje emigranti shqiptar ne Itali, qe krijoi surprizen. “Une jam Ylli Asa, jam emigrant ne Itali. Kam sjelle ketu nje foto per nje takim te shumeperfolur te 92-shit, pasi kam qene koordinatori i nje takimi Berisha-Nano-Meksi ne Itali. Besoj se momente te tilla i duhen politikes shqiptare”, ka treguar emigranti. Por a i duhen vertet politikes momente si ky? Fotot ne fjale jane shkrepur gjate takimit te shumeperfolur te Triestes ne shkurt te 92-shit, kur Nano dhe Berisha trokitnin gotat ne kulm te fushates elektorale per zgjedhjet e 31 marsit. Qe atehere, eshte folur shume per nje marreveshje per ndarjen e pushtetit. Ne nje fare menyre, zgjedhjet e 22 marsit 1992 mbahen si me te lirat te organizuara deri me sot, sepse Partia Socialiste ne fakt, qe doli e humbur nga keto zgjedhje, nuk i kontestoi ato per asnje sekonde. Takimi u vesh me nje tis misteri, sepse asnje nga protagonistet deri me sot, Nano, Berisha dhe Meksi nuk kane pranuar te flasin apo t’u pergjigjen pyetjeve per kete takim, gati duke vene ne dyshim edhe ekzistencen e tij. Ndoshta sepse, nese marreveshje ka pasur, dikush e ka shkelur ate hapur. Nuk mund te shpjegohet ndryshe fakti qe njeri prej protagonisteve te ketyre fotove u burgos prej tjetrit. Binom qe me marredhenien e vet konfliktuale, mbajti peng per kaq kohe politiken shqiptare. Por, personi qe i ka shkrepur keto foto, nje kujtim i tiji personal, mbron idene se asgje nuk ka ndodhur. “I kam ruajtur keto foto me fanatizem. Mi kane kerkuar disa here ne raste zgjedhjesh, kush e di perse do t’i perdornin”, ka shtuar emigranti Ylli Asa. Nje gje ka pasur. Nje takim mes dy lidereve, qe pak dite me pas, do te sulmonin njeri-tjetrin ashper nga tribunat e fushates elektorale. Zyrtarisht jo shkurti, por marsi 1992, do te mbahet mend si dita e nderrimit te pushteteve. Trieste do te harrohet, apo kujtohet vetem si nje album fotografish te padeshiruara.
Varrezat e ushtareve greke ne Shqiperi,.. Cdo kerkese e greqise plotesohet nga qeveritaret shqiptare, por deri me sot asgje nuk pranohet ne lidhje per te drejtat e shqiptareve te Camerise, perfshire njohjen e masakrave dhe te kerkuarit falje per krimet qe heronjte e greqise kryen...
France. Pensioni 65 vjec Punonjesit franceze tashme qe nga janari 2010 dalin 65 vjec ne pension. psa votimit ne parlment dhe kritikave te shumta ky ligj eshte miratuar te premten vone. Shoqeria eshte duke u zhvilluar duke qene se njerezit jetojne me shume dhe ska pse rregullat te mos ndryshojne ka thene ministri i punes Xavier Bertrand. SOURCE French parliament votes to allow retirement at 70
Presidenti i ri i SHBA Megjithese gara per president te ShBA do kohe te filloje Chuck Norris hodhi dje kandidaturen e tij per president. Qeveria Hollywood-iane e ShBA ka dhe platforma shume "serioze". LEXOJINI
Top