Tema e ditës

Diskutime mbi temat më të veçanta të ditës
SHPERTHIM NE NJE DEPO MUNICIONESH NE VORE http://video.shqiperia.com/new24.php Deshmitaret te zones se Prezes konfirmojne per gazetaren e TV NEWS24, Albana Qehajaj, qe 6 prej te afermve te tyre qe banonin afer depos ku ka ndodhur shperthimi kane vdekur. Version multimedial i ketij lajmi Shperthim i fuqishem ne Gerdec te Vores. Shperthimi ka ndodhur ne nje depo municioni gjate operacionit qe po behej atje per asgjesim municionesh. Shperthimi eshte degjuar si ne Tirane ashtu dhe ne Durres. Nuk dihet ende shkaku i shperthimit, por mesohet se ka te lenduar, edhe pse nuk dihet ende numri i sakte i tyre. Drejt vendit te ngjarjes jane nisur makinat zjarrefikese, nderkohe qe eshte bllokuar trafiku ne autostrade. Per kete shkak policia ka krijuar korsi emergjence ne autostade. Nga ana tjeter mesohet se persona te plagosur, qe po udhetonin me autobusin e linjes Tirane- Durres me targe DR2078E, jane paraqitur ne spitalin e Durresit. Berisha: Situata e rende Kryeministri Berisha e vlereson te rende situaten ne Gerdec te Vores ku ka patur nje shperthim ne nje depo municionesh. Drejt vendngjarjes jane nisur disa helikopter per te kontrolluar situaten, por dhe per te evakuuar popullsine. Nderkaq pritet nje mbledhje e jashtezakonshme e qeverise. Shperthimi ka ndodhur prane nje zone te banuar. Sipas kreut te qeverise situata eshte tejet e rende dhe alarmante. Nuk dihet ende numri I viktimave, por spitali ushtarak dhe ai NEne Tereza jane ne gatishmeri te plote.“Eshte krijuar nje situata e rende per shkak se kane shperthyer municionet. Ne fshatin Gerdec, qe eshte fare pak km nga Vora Shperthimi ka ndodhur gjate procesit te cmontimit qe nje kompani po kryente. Atje jane nisur disa helikoptere per te nxjerr te plagosurit, por deri tani eshte situate e renduar. Po behet evakuimi I banoreve nga fshatrat” tha Berisha. Te demtuar nga shperthimi i predhave Gazetari I tv News24, Gerti Xhaja konfirmon se pervec shperthimit te madh jane degjuar edhe 4 shperthime te tjera. Sipas tij situata eshte vertete e rende dhe ka persona te demtuar brenda repartit, nderkohe qe banore jane goditur nga predha dhe municionet qe ndodheshin ne depon ushtarake. Nuk ka ende nje komunikate zyrtare per ngjarjen, nderkohe qe reparti i Mbrojtes civile ka mberritur ne vendngjarje dhe jane duke kryer veprimet e tyre. Shperthimi eshte ndier deri ne aeroportin e Rinasit ku dhe jane thyer te gjitha xhamat. Evakuohen banoret. Vazhdojne shperthimet Vazhdon evakuimi i banoreve ne Gerdec te Vores, nderkohe qe shperthimet vazhdojne fuqishem. Afer depos ka shume banesa, catite e te cilave jane te demtuara. Ngjarja ka shkaktuar tronditje te thelle tek njerezit, nderkohe qe ka pasur edhe te plagosur. Ne spitalin e Durresit vazhdojne te vijne te lenduar . Ata shfaqin demtime te ndryshme, kudh te lehta dhe kush te renda. Nje nder te plagosurit ka qene nje shtetas italian I cili u paraqit ne spitalin e Durresit nder te paret te plagosur. Ai ishte lehtesisht i plagosur, por eshte larguar nga spitali menjehere pasi ka marre ndihmen e pare dhe nuk ka dhene gjeneralitetet e tij. Vora pa energji. Shperthimet kane demtuar nenstacionin energjitik te Vores. Drejt saj jane nisur 4-5 ambulanca. Te plagosurit e pare te QSUT Ne spitalin universitar “Nene Tereza” kane mberritur 10 persona te lenduar dhe ne gjendje te rende. Ata jane shtruar ne repartin e djegieve, nderkohe qe pritet te vine te plagosur te tjere. 5 nga personat jane ne gjendje edhe me te rende. Nje djale I ri ka kaluar ne depresion per shkak te gjendjes qe ka kaluar, por nuk ka djegie ne trup. Te plagosurit, te tronditur Bilanc lufte ne QSUT. Cdo 5 minuta mberrijne ambulanca dhe automjete private qe transportojne burra, gra e femije. Nuk ka ende konfirmime per te vdekur. Nderkaq te plagosurit ne spitalian e Durresit e vleresojne situaten “te tmerrshme”. Deshmitaret tregojne per tvNEWS24 Nje deshmitar eshte shprehur per tv NEWS24, se fillimisht ka pasur disa shperthime te lehta te njepasnjeshme, te cilat u pasuan nga nje shperthimi I madh i fuqishem. Ky shperthim shkaktoi alarmimin e drejtuesve te automjeteve ne autostrade qe te kapur nga paniku jane munduar te largoheshin sa me pare nga autostrada. Nderkaq eshte nderprere puna ne aeroportin e Rinasit dhe jane pezulluar te gjitha fluturimet. Drejt Vores jane nisur deputete socialiste, mes tyre edhe vete kreu Edi Rama. Situata ndiqet me imtesi edhe nga kryeministri Berisha. Po punohet qe kjo situate te mos avancoje me tej. QSUT, shkon ne 17 numri i te lenduarve Ka shkuar ne 17 numri i te lenduarve qe ndodhen ne repartin e djegieve ne QSUT dhe ne reparte te tjera. Behet fjale me teper per gra dhe femije. Shume prej te plagosurve te paraqitur ne QSUT jane ne gjendje traume psikike, ndersa ka nga ata qe shfaqin edhe probleme me shikimin ose degjimin. Ngrihet shtabi i punes ne Vore Ne Vore eshte ngritur Shtabi i punes. Ay ndodhet ministri dhe zv/ministri i Brendshem dhe ai i Mbrotjes. Shefi I shtabit mbikqyr te gjithe situaten e rende. Ministri Ndoka: Gjithsej 155 te plagosur Mesohen shifrat e para te te plagosurve si pasoje e shperthimit ne Gerdec te Vores. Ministri I Shendetesise, Nard Ndoka ka bere me dije se jane 70 te plagosur ne spitalin Ushtarak, 15 ne spitalin “Nene Tereza” dhe 70 ne spitalin e Durresit. Sipas ministrit jane marre te gjitha masat per akomodimin e te plagosurve, ndersa ka theksuar se nuk ka ende te dhena per te vdekur. Ndoka tha se jane marre te gjitha masat per mjekimin e te plagosurve ndersa jane vene ne gatishmeri edhe spitalet e rretheve me te aferta. Nderkaq jashte spitalit ushtarak jane mbledhur dhjetera njerez per te mesuar per te afermit. Ne Gerdec 4 depo me municione Kur ka kaluar me shume se nje ore nga ngjarja vazhdojne shperthimet ne Gerdec, edhe pse me intesitet te ulet. Situata eshte dramatike, ndersa Vora eshte braktisur nga banoret. Ne vendngjarje jane 4 depo armatimesh te mbushura me armatime dhe municone te ndryshme . flitet per 10 punetore qe kane qene duke punuar per cmontimin e municioneve, nderkohe qe nuk konfirmohet nje shifer e sakte. Ish ministri Gjoni rrefen: Kam pare te plagosur, jam I traumatizuar Ish ministri i Brendshem Gjoni, e pershkruan tronditese ngjarjen ndersa shprehet se eshte is hokuar nga gjithcka ka pare. Ish zyrtari ndodhej me makinen e tij para autobusit me pasagjere te demtuar rende nga shperthimi. Sipas tij ne momentin e shperthimit trafiku ishte shume I ngarkuar e makinat po ecnin me ngadale. “Kam pare shume njerez te demtuar. Per mua shqetesim perbejne banoret perreth, duhet te kontrollohen” tha Gjoni duke shtuar “jam shume I traumatizuar”. Ne rrezik nje femije 2 vjec Ne rrezik per jeten nje femije 2 vjec. Ai eshte futur menjehere ne sallen e operacionit sepse eshte goditur nga dy plumba. Caktivizimi i municioneve po behej nga nje kompani amerikane Kompania qe punonte per caktivizimin e municioneve ishte nje kompani amerikane e kontaktuar ng NATO. Mesohet se ne momentin e shperthimit kane qene duke punuar 5 shtetas amerikane dhe disa shqiptar. Rifillojne fluturimet ne aeroportin “Nene Tereza” Kane nisur fluturimet ne aeroportin e Tiranes. Pas normalizimit te situates ne kete aeroport, ku puna u bllokua si pasoje e shperthimeve, u vertetua se sistemet e komunikimit dhe navigimit jane ne rregull dhe cdo gje eshte normale dhe pa probleme. Ndalohet qarkullimi ne autostraden Tirane- Durres Për shkak të situatës së krijuar në Gërdec, Vorë, Drejtoria e Përgjithshme e Policisë së Shtetit kërkon mirkuptimin e qytetarëve se nuk do të lejohet kalimi I automjeteve nga autostrada Tiranë -Durrës dhe anasjelltas. Ju lutemi qytetarëve të na mirkuptojnë dhe të gjejnë rrugë të tjera për tu lëvizur në drejtim të këtyre dy qyteteve. Ndalimi I qarkullimit në këtë aks do të vazhdojë deri në një njoftim të dytë. Deshmitari: Ne repartin ushtarak ne Gerdec ishin 30 ushtare Shifrat e personave te plagosur ne spitalin e Durresit jane kontradiktore. Sipas korrespondentit tone ne Durres jane 40 personat e plagosur ne kete spital, ndersa ministri I Shendetesise ka deklaruar se atje jane 70 te tille. Nderkaq, nje deshmitar, nje kamarier I fshatit Berdec, I quajtur Denis Muka eshte shprehur se shperthimi ka ardhur nga nje departament ushtarak qe quhej “Druri I bukur”, ko sipas tij ndodheshin 30 ushatare. Muka shprehet se ai ka qene duke punuar per nje dasme ne momentin e shperthimit. I riu thote me tej se nuk mban mend asgje, ndersa shfaqet shume i tronditur. Rritet numri i te plagosurve ne QSUT Shkon ne 20 numri I te plagosurve ne QSUT, nderkohe qe vajza dy vjecare vazhdon te jete ende ne gjendje te rende. Presidenti Topi: Te tregohemi te qete! Kryeministri Berisha konfirmon per mediat se deri tani numri i te plagosurve eshte 150, nderkohe qe 4 prej tyre paraqiten ne gjendje te rende. Nderkaq te plagosurit jane vizituar nga presidenti Bamir Topi. Kreu I shtetit I ka bere thirrje mediave dhe te afermve te tregojne qetesi sepse situata eshte teper e rende.“Shpresojme qe te vije duke u ulur fluksi i njerezve qe vine per ndihme ne spital. Une kam vizituar spitalet. Ne situata te tilla duhet te lejojme personelin te punoje dhe te nderhyje per te riparuar demet. Eshte nje moment per te punuar me cilesi “ tha Topi ne nje prononcim per tv News24. “Eshte e veshtire te kontaktosh me banoret ne Gerdec per shkak te zones, megjithate eshte duke u punuar per te normalizuar situaten” tha me tej Topi.Nga ana tjeter ka reaguar edhe kreu I PS-se, Edi Rama sipas se cilit ngjarja eshte tragjike. Flasin banoret e Gerdecit, aty ku ndodhi shperthimi Vazhdojne te tregojne per tv News24 deshmitare te ndryshem. “Kalimtaret, shofere, xhamat e thyera nga kemi dale nuk e dime. Me cunat qe kam qene i shoqeruar nuk di se ku jane. Dime qe kemi pare vdekjen me sy. Nuk dihet se sa njerez kane vdekur. Nuk dinim se ku te futeshim se shpija nuk kishte garanci se te binte mbi koke” thane dy deshmitare, banore ne Gerdec, pas shperthimit. Spitali Ushtarak ne gatishmeri Drejtori I spitalit ushtarak ne Tirane shprehet se mjeket kane perballuar me sukses deri tani rastet e paraqitura. Sipas tij 4 nga te plagosurit jane ne gjendje te rende, te shtruar ne reanimacion, nderkohe qe te tjereve u eshte dhene ndihma e nevojshme. Sipas tij shume vullnetare jane duke dhene gjak per te ndihmuar ne kete situate te veshtire. “Gjithe rastet qe kane pasur nevoje per operacione jane zgjidhur nga ekipi mjekesor. Te gjithe jane nen vezhgim. Mund tju them me bindje pervec ekipeve mjeksore edhe shtreter ka qe te perballohet situat a. Kemi marre masat qe asgje te mos mungoje” tha Mihaj. Mecani: Ne depo kane qene duke punuar 63 persona “Kemi frike per 3 skuadrat qe kane qene duke punuar ne depo ne momentin e shperthimit, secila e perbere nga 21 persona” thote zedhenesja e kryeministrit, Juela Mecani. Reagon ambasada e SHBA Ambasada e Sh.B.A. ka vërejtur e shokuar dhe e shqetësuar raportimet për aksidentin tragjik në depon ushtarake pranë Gërdecit. Mendimet dhe zemrat e popullit amerikan janë me ushtarët dhe të tjerët e prekur në këtë incident të tmerrshëm. Stafi i ambasadës do të jetë në kontakt me zyrtarë të qeverisë shqiptare për të vendosur se çfarë ndihme mund të ofrojmë. Bie intesiteti I shperthimeve. Shume autoblinda ne Gerdec Ka rene intesiteti i shperthimeve. Ne vendngjarje kane ardhur nje numer i madh autoblindash, ambulancash e forcash ushtarake. Forca ne Gerdec kane ardhur qe nga Shkodra. Ne repart ishte grumbullura nje sasi shume e madhe municioni ushtarak. Nuk konfirmohet nese blinda e ushtrise eshte afruar ne vendngjarje per shkak te shperthimeve. Ministri Nishani: Forca ne Gerdec per te marre te strehuarit ne tunele 25 qytetare ndodhen ne tunelet e Gerdecit, ku jane strehuar sapo kane degjuar shperthimin e fuqishem. Lajmi konfirmohet nga ministri i Brendshem Bujar Nishani sipas se cilit jane derguar per ne vendngjarje per te marre pesonat e fshur ne tunel. Minitri theksoi se deri tani ka ka te identifikuar asnje viktime, por se rreziku mbetet gjithnje I larte. Korrespondenti i tv NEWS24, Artur Korriku, ish oficer, flet per situaten. “Ne kete fshat ndodhen depot e perqendruara te ushtrise, depo te medha qe mbanin municion te kalibreve te ndryshme. Keto jane ne fshatin Gerdec ne vendin “Druri i bukur”. Ky vend ka qene dikur brigate tankesh ndersa tashme eshte kthyer ne nje depo municionesh artileri. Kishte dite qe kishte filluar cmontimi nga nje firme amerikane qe kishin marre persiper asgjesimin e kesaj sasie kolosale. Cmontuesit ishin punonjes civile qe pasi I ushtroheshin nje kursi fillonin punen. Banoret e zones konfirmojne qe jane me dhjetra punonjesit qe merren me kete pune dhe ka viktima. Nese dita e shtune ka qene dite e zakonshme pune atehere viktima jane mbi 100- 150 te punesuar. Akush nuk ka marre guximin te futet brenda repartit. Shperthimet vazhdojne ne nje reaksion zinxhir sepse temperaturat e larte favorizojne shgperthimet” shprehet Korriku. Berisha: Bilanci i viktimave ne depo, i rende Bilanci I viktimave ne depo pas shperthimit eshte I rende. Keshtu ka deklaruar kryeministri Berisha pas vizites qe u beri te plagosurve ne Spitalin “Nene Tereza”. Ai tha se beson se viktimat jane nga punonjesit ne depon e municioneve, dhe jo nga banoret e zones. “Informacion te plote per ngjarjen nuk kemi. Te dhenat e para jane shqetesuese ne vendngjarje. Ka nje numer te konsiderueshem viktimash. Ministri i Mbrojtes eshte ne vendgjarje. Autoblindat po i afrohen shtepive perrethe. Nese ka viktimave keto qe them une jane te depove sepse ka qene nje proces cmontimi municionin. Sasia e municionit eshte e madhe. Shperthime te tjera mund te kete, por jo te nje karakteri aq e fuqishem. Zonat e kryeqytetit nuk rrezikohe. Kjo eshte nje tragjedi shume e madhe. Ne po e kontrollojme situaten. U kerkova mjekeve te bejne bilancin dhe te japin cdo lloj ndihme. Djegia ka emergjencen me te madhe, eshte krijuar nje shtab ne Vore dhe nje shtab ne Tirane. Bilanci i viktimave eshte mjaft i rende tek depot. Keta kane qene ne teresi punetore te kompanise private. Mund te kete pasur edhe oficere. Kompania e kontraktuar eshte e specializuar ne cmontimin e municioneve. Problemi i municioneve ne Shqiperi eshte problemi me i rende qe kemi sepse ka nje sasi kolosale, nje cmenduri qe nga viti ‘45 e deri me sot. Ky eshte i dyti aksident shume i rende qe na ndodh. Per fat te keq depot jane te shperndara ne mbare vendin. Po diskutojme dhe me eksperte te huaj te japin nje pergjigje perfundimtare kesaj sasie municionesh” tha Berisha. Deshmitare nga Preza: Jane 6 te vdekur ne Gerdec Deshmitaret te zones se Prezes konfirmojne per gazetaren e TV NEWS24, Albana Qehajaj, qe 6 prej te afermve te tyre qe banonin afer depos ku ka ndodhur shperthimi kane vdekur. Gazetarja Qehajaj e cila ndodhet pak metra larg fshatit Gerdec pershkruan nje zone te zymte, te mbuluar nga tym i zi, me shtepi te shkaterruara e te braktisura. Sipas saj nga zona ku ndodhet depo po del nje tym I madh I zi.“Shtepite e tyre jan shum afer repartit dhe mendohet se ka dhe te vdekur. Shohim njerez te zbathur qe vrapojne sepse kane marr informacione nga policia se do kete shperthime te tjera. Disa ambulanca jane futur per te marre te plagosurit . Te plagosur ka edhe ne spitalin e Prezes” rrefen nga vendngjarja reporterja Qehajaj. Oketa nga Spitali i Durresit: Po bie fliksi i te plagosurve Zevendes kryeministri Gazmend Oketa ne nje lidhje telefonike me “News24” ka deklaruar se ne Spitalin e Durresit, gjithcka eshte nen kontroll dhe I gjithe personeli mjeksor i te gjitha kapaciteteve eshte ne gadishmeri te plote. Sipas tij deri tani kane mberritur plot 50 deri ne 60 persona te pare te ciletkane qene ne nje autobuz. Gjithashtu mesohet se asnje nga te plagosurit nuk ka rrezik per jeten. “Te gjithe te plagosurit kane marr ndihmen e pare dhe mjekimin ndersa te plagosur rende mund te them qe kane ardhur vetem dy zoterinj Petrit Behari i cili kishte nje predhe ne trup dhe Sami Osmani nga Maminasi”, ka thene Oketa. Sipas tij ata jane mjekuar dhe jane ne gjendje te mire shendetesore. Nderkohe qe Gazmend Oketa thekson se dy gra te cilat jane me diegje te renda jane duke u percjelle per ne Spitalin e Tiranes. Sipas Oktes mesohet se flitet per 6 viktima nderkohe qe ende nuk konfirmohet nje gje e tille pasi zv/kryeministri thekson se eshte marre me gjenjden ne Spitalin e Durresit. “Ne vendngjarje ndodhen perfaqesues te tjere vendore prefekti dhe kemi komunikim te vazhdueshem. Momentalisht fluski I te ardhurve ne qytetin e Durresit ka rene, tashme jemi fokusuar ne trajtimin e ketyre te plagosurve. Shperthimet ne vendngjarje vazhdojne ende. Situata nuk konsidertohet si nje situate nen kontroll sepse se dime se kur do te perfundojne keto shperthime por theksoj se fatmiresisht fluksi i personave te plagosur po bie” perfundon Oketa. PUNONJES I UZINES: BRENDA KA PASUR RRETH 150 PERSONA Nje prej punetoreve te firmes amerikane qe ishte kontraktuar per cmontimin e municioneve tregon per tv NEWS24 se ne momentin e shperthimit kane qene duke punuar te pakten 150 persona. Shefki Sefaj, deshmitar nga vendngjarja shprehet me tej se kishte rreth 1 vit qe punonte ne kete firme, ndersa shton se vendi ka qene me njerez sepse kishte dasem. “Un punoj per firmen amerikane. Aty punojne rreth 150 punetore. Aty ndodhen edhe 20 familjaret e mi, motra e vellezer “ tregon Sefaj. Ai thote se ne depo punohej pa specialiste. Pepaj thote se femijet qe kane qene perreth repartit dhe disa te tjere, gati 25 persona, ndodhen te strehuar ne tunelin e pare te fshatit. Ne vijim te rrefimit, deshmitari tregon se te vdekur mund te jene te pakten 50. Presidenti: Pas fazës së emergjencës do mbledh Këshillin e Sigurisë Kombëtare Presidenti i Republikës, Bamir Topi pas vizitës së sotme të të plagosurve të shumtë në Spitalin Ushtarak, njoftoi se do të mbledhë menjëherë pas kapërcimit të fazës së emergjencës Këshillin e Sigurisë Kombëtare për të shqyrtuar situatën tejet të rëndë, për të analizuar shkaqet e kësaj ngjarjeje të jashtëzakonshme, për të përballuar pasojat, për të marrë masat si dhe për të parandaluar situata të tilla në të ardhmen. Alarmi: Mund te ndodhe nje tjeter shperthim “Predhat jane shperndare gjithandej, jane te pakten 4 vatra zjarri. Ne njeren prej vatrave ka shperthime te njepasnjeshme. 3 helikopter vazhdojne te evakuojne banoret e mbetur, ndersa eshte dhene alarmi per nje tjeter shperthim te fuqishem. Kane ndodhur edhe 2 shperthime te tjera te fuqishme ne permasat e atij te parit, nderkohe qe u eshte bere thirrje banoreve te futen ne tunele ose bunkere. Shume prej tyre jane te corientuar dhe enden neper rruge duke kerkuar femijet apo te afermit e tjere. Nderkohe qe theksohet se nje koder ehste rrafshuar e gjitha dhe banesat jane te goditura dhe te djegura. Jane 4 varta te medha ku njera prej te cilave vazhdon te digjet flake” raporton nga gazetari Gerti Xhaja nga zona perreth fshatit Gerdec ku ka ndodhur shperthimi. Vazhdojne shperthimet, para pak minutash dy shperthime te fuqishme Ende kater vatra shperthimi Ne nje lidhje telefonike nga vendi i ngjarjes gazetari i “News24” Gazmend Janku ka deklaruar se ende vazhdojne shperthimet ne Gerdec. Vetem para pak minutash u degjuan dy shperthime te tjera ne kete repart. Nderkohe mesohet se behet fjale qe ushtria te jete afruar ne vendin e ngjarjes me 4 autoblinda, por ende nuk dihet nese kane arritur deri ne vend apo kane bere vetem evakumimin. Nderkohe ne vendngjarje vazhdojne ende shperthimet dhe ne menyre te vazhdueshme por jo te nje intesiteti te madh zhurme. Autoambulancat kane intesifikuar marrjen e personave te plagosur qe jane banore perreth repartit. Gjithashtu mesohet se ka nje reduktim te tymosjes por ai eshte ende I dukshem. Ende nuk konfirmohen viktimat per personat qe kane qene ne kete repart. Topalli mbledh deputetet e kuvendit per te dhene gjak per te plagosurit Kryetarja e Kuvendit te Shqiperise Jozefina Topalli pak minuta me pare ka mbledhur deputetet dhe u ka bere thirrje qe te dhurojne gjak ne spital per te plagosurit e shperthimit ne Gerdec. Pas thirrjes se spitalit ne kryeqytet per mungese te gjakut, menjehere kryetarja e kuvendit ka deklaruar gadishmerine e saj dhe njekohesisht ka kerkuar edhe disponibilitetin e deputeteve te parlamentit. Ndoka: Kerkojme ndihme per gjak, pika dhurimi gjaku ne Tirane dhe Durres Duhet nje lloj sensibilizimi per te dhuruar gjak per te plagosurit. Numri i personave qe kerkojne gjak dhe ndihme eshte ne rritje. Jane hapur disa pika dhurimi gjaku ne Tirane dhe ne Durres. Per ti bere paraprite situates kemi marre konfirmime edhe nga homologet. Personat e demtuar lehte po kalojne ne spitale te tjera, po evakuhone ne ambulancat e tjera mjekesore. Sipas Ndokes jane 9 persona ne reaminacion te Nene Tereza. Ne pergjithesi te plagosurit jane jashte rrezikut per jeten nderkohe jemi ne kontakte te vazhdueshme me Ministrine e Brendshme dhe te Mbrojtjes qe jane ne vendngjarje. Ende nuk ka asnje konfirmim per numer personash te vdekur. Ofrohet ndihme nga shteti Maqedonas dhe Ambasada Amerikane Shteti i Maqedonise dhe Ambasada Amerikane kane deklaruar ndihmen e tyre per permiresimin e situates. Pas thirrjes per ndihme nga autoritetet e vendit Republika e Maqedonise dhe Ambasada Amerikane ka dhene konfirmimin e tyre se do te jene te gatshme te ndihmojne ne cdo moment te nevojshem. Preze, banoret: Autoritetet na kane thene te evakuohemi, do kete shperthime te tjera Ne nje lidhje telefonike nga "News24" me njerin nga banoret e Prezes, ai ka deklaruar se autoritetet u kane thene te evakuohen. “Na kane thene te evakuohemi sepse do te kete shperthime te tjera te gjitha fshataret kane ikur te gjithe, ne kemi ardhur ne tunele. Ndihemi te frikesuar, kemi degjuar shperthimet dhe I gjithe fshati Prez eshte evakuar. Nuk kemi patur demtime ne njerez“ ka thene banori i pare. Nderkohe nje tjeter banor tregon se “ ne fshatin tone jane degjuar shperthime te fuqishme. Te gjitheve na eshte dhene alarmi te evakuohemi. Ne jemi larguar dhe do shkojme ne kembe sepse nuk kemi makina. Ne fshatin tone kane mberritur forcat e policise dhe ne fshat eshte perhapur paniku”, thote banori i cili banonte afer zones se shperthimit. Ushtaraku, shkon ne 92 numri i te plagosurve. Italia dhe Greqia ofrojne ndihme Arrin ne 92 numri i personave te plagosur ushatarak. 5 prej tyre jane ne gjendje te rende, ndersa te tjeret nuk kane probleme serioze dhe jane nen kontrollin e mjekeve. Sipas drejtorit te Ushtarakut, nuk ka pasur asnje te vdekur ne kete spital dhe nuk ka ardhur asnje i tille. Zoti Mihaj tha se po mbahen lidhje me spitalin “Nene Tereza”. Prej ketij spitali jane duke ardhur disa persona te plagosur. Drejtori konfirmon se Italia, dhe Greqia kane shprehur gatishmerine e tyre per te ndihmuar ne kete situate te rende. Ai shtoi me tej se shume persona jane paraqitur ne spital per te dhene gjak, dhe se situata e furnizimit me gjak eshte relativisht e mire. Ne depo nuk ka raketa toke-toke Zyra e Shtypi e Kryeministrit njofton se kategorikisht në depo nuk ka raketa tokë-tokë apo tokë afër, por vetëm municione që ndodhen aty për t'u çmontuar nga ekipet e specializuara. (Elona Mamushi. Antonet Rusta/Arjona Sinanaj)
Shqipni tavolinash! Shqipni tavolinash Artan Lame Do të ketë ndryshime në qeveri - më thotë Ylli, tek dëgjojmë lajmin se kushëriri i Xhuvelit është arrestuar duke djegur pyjet. Është racional Ylli, ja do zanati i juristit, ndryshe nga unë që prirem të përsiatem mbi lajmet që dëgjoj. Edhe mua ma do puna e të shkrojturit këtë gjë. Kështu edhe kësaj radhe e tres mendjen në një tjetër shpjegim. Më në fund e gjeta - i them - si do t‘u përgjigjem të huajve që pyesin e përpiqen të kuptojnë arsyen e ambientit të pocaqisur dhe të masakruar të Shqipërisë. Do t‘u them vetëm që, në këtë vend është ministër ambienti një njeri që ka për pronë një fabrikë gomash të përdorura dhe për kushëri një që u vë zjarrin pyjeve. Pas kësaj, vetëm një marsian mund të ketë nevojë për shpjegime të mëtejshme. Kështu, them se do ta heq njollën nga vëndi dhe do t‘ua le në kurriz vendësve, që mbajnë të tillë qeveritarë. KUAJT FISNIKË Dje, në fushën prapa stadiumit "Qemal Stafa", që zyrtarisht i thonë "Aneksi i Stadiumit", u mbajtën garat e Kupës së Hipizmit. Prej kohe ajo fushë e harruar, e pluhurosur, me rrethimin të shqyer e shqepur përreth dhe me copa të kafshuara nga të katër anët, nuk kish parë të atillë gjallëri, qindra njerëz, rini e fëmijë, gëlonin ngado tek shihnin shfaqjen e kuajve e kalorësive. Në varfërinë e kësaj nisme pioniere, në mesin e kuajve që nuk është se u shkëlqente qimja, mes pajisjeve e pajimeve që dukej të qenë të përdorura e të ripërdorura, mund t‘i vriten sytë kujtdo që nuk i njeh përpjekjet me shpirt e thonj të atyre djemve pasionantë që po përpiqen të ngjallin një sport të vdekur e të harruar, por sidoqoftë do të mjaftonte gëzimi i morisë së fëmijëve që gjithë gaz përpiqnin duart në çdo trok kuajsh, për të falur mungesat. Po tjetër gjë më bëri të ulem e të shkruaj. Gjithë ata njerëz aty, nuk e dinë se ç‘shërbim të madh po i bëjnë qytetit dhe ne të gjithëve ata kuaj të ngratë. Me gëzimin dhe trokun e tyre, ka gjasë të shpëtojnë nga shkatërrimi përfundimtar atë fushë. Ju nuk e dini se sa plane, duar e hije janë zgjatur në vite dhe ca më shumë tani, për ta zënë atë fushë e ndërtuar pallate në të. Sa më shumë harrohej ajo, sa më shumë rrëgjohej, rrënohej e mbushej me plehra, aq më shumë rriteshin fjalët e "dashamirëve të përparimit" se është gjynah ta lesh ashtu me plehra atë, se më mirë të ndërtohet që të bëhet me drita e vezullim, se kështu e se ashtu. Është një metodë e vjetër kjo, që ka dhënë gjithmonë rezultat në këto vite. Ta lesh të rrënohet e të harrohet gjëja, që pastaj askujt të mos i vinte keq kur shkatërrohej përfundimisht. Doni shembuj? Po ju jap, jo nga ata që u varrosën e harruan tashmë, por nga ata që janë në prag të këtij varri. Shkolla "Kosova", ndër më të vjetrat shkolla të qytetit, u la të shkatërrohej, pastaj i bllokuan edhe fondet e rindërtimit, pastaj edhe e dogjën dhe sot gati askush nuk kujtohet për të. Tani është i gatshëm hapi tjetër, kur pakkujt apo askujt nuk do t‘i vijë keq kur në vend të rrënojave të nxirosura të saj do të mbijë pallati i radhës. Apo Muzeu Shkencave të Natyrës, ku të gjithë shqiptarët që në vegjëlinë dhe rininë e tyre kanë mbetur të mrekulluar prej asaj çka mban në gji, sot po përjeton fazën finale të kalvarit. E mbyllën, e lanë pa fonde, pastaj kur edhe në këtë rast u gjendën fondet e restaurimit, ato u bllokuan nga duar që e kishin në dorë këtë punë, për ta shkatërruar deri në fund dhe tani ajo godinë dergjet si një dinozaur i plagosur mes ferrave që po e mbulojnë ngado dhe fërkimit të duarve të atyre që mesi presin ditën t‘i vënë përfundimisht kazmën dhe të ndërtojnë mbi varrin e tij. Doni më? Janë pafund shembujt e tillë, jo vetëm anekënd Tiranës, por anekënd Shqipërisë. Dhe në të gjitha rastet, skema është e njëjta, aq sa të bëhet të mendosh se gjëkund në ndonjë qoshe të errësirës ka ndonjë shkollë ku të liqtë mësojnë si e qysh t‘i bëjnë të ligat për t‘i gërryer të përbashkëtën këtij populli. Në këtë shkollë të së keqes nuk ishte shënuar vetëm një gjë, troku i këtyre kuajve fisnikë që, me hingëllimat e tyre, zgjuan dhe mblodhën gjithë ata njerëz, duke nxjerrë nga harresa edhe fushën. Vazhdoni o kuaj fisnikë, se dashtë Perëndia, mund të shpëtoni për fëmijët tanë atë që të gjithë ne nuk jemi në gjendje ta bëjmë për ta. LËMSHI i KONTRADIKTAVE Shenjat vazhdojnë të mos duken hiç të mira. Pardje, Presidenti i Republikës dekoroi të vrarin e protestës së 14 shtatorit 1998. Është e sikletshme të debatosh për një çështje ku ka edhe një të vdekur në mes, e ca më keq, kur ky i vrarë ishte një djalë i ri, e si të mos mjaftojë kjo, edhe në prag të martesës. Është e vështirë, po duhet bërë. Kontradiktë e sikletshme kjo. Po për çfarë arsyeje e dekoroi kreu i shtetit? E dekoroi sepse u vra duke sulmuar shtetin e vet!!! Ç‘është ky absurd që s‘i themi dot as kontradiktë, aq pa anë e pa fund është? Endé shteti shqiptar duhet të kujtohet për ata pak ushtarakë që në ‘97-ën dhe ‘98-ën kryen detyrën e tyre duke mbrojtur objektet që ju ishin besuar, t‘u bëjë një shenjë mirënjohjeje, a t‘u japë edhe atyre një medalje. Mirëpo le që nuk merremi me këta, por kalojmë në ekstremin e kundërt, dekorojmë ata që sulmuan shtetin. Megjithatë, përtej vështrimit të parë, Berisha që dekoron nga një anë gardistët e vrarë në Cërrik dhe nga ana tjetër, dy ditë më parë, dekoron ata që i vunë zjarrin Kryeministrisë, duket sikur është irracional (të parët ishin shërbëtorë të shtetit, të dytët shkatërrues të tij). Nuk është aspak kështu, ai në të dyja rastet thjesht shpërblen besnikë të vetët, shteti nuk i duhet, as që i bie në mënt për të. Them Berisha, se me ç‘duken bathët, Topin s‘e pyet njeri në këtë mes. E bukur kjo punë, Topi dekoron një djalë që u vra duke sulmuar Kryeministrinë (e sulmonte nga përpara, se nga mbrapa ia mbathte Kryeministri), i cili para dy muajsh me votat e veta bëri të mundur zgjedhjen si President të Topit. Tjetër kontradiktë kjo, që nuk di nga ta zë. Ndoshta këtu po nxitohem të shprehem para kohe, se bën vaki që sot, ditë e hënë, të ngrihet në seancë deputeti Nano dhe, ose të protestojë për këtë dekorim, ose duhet të kërkojë ndjesë për ç‘ka bërë në ‘98-ën. Po nuk e bëri këtë, këtij vargu kontradiktash do t‘i shtohet edhe një tjetër. Natyrisht që nuk mungonte në ceremoni edhe Leka Zogu, që tani është bërë si "fanti spathi". E lëvdoi të ndjerin dhe tha se duke sulmuar Kryeministrinë ai paskësh bërë një vepër demokratike. Mirëpo a mund të më shpjegojë mua dhe shumë të tjerëve, se pse më ‘24-ën, kur u sulmua qeveria e gjyshit të tij Zog, ajo na qenkësh vepër kriminale (aq sa kthimi i tij nga Jugosllavia u quajt "kthim i Legalitetit"), ndërsa i njëjti veprim, sulm kundër qeverisë, i bërë më ‘98-ën, qenka vepër demokratike? Apo e drejta e ka shtëpinë gjithmonë andej nga zënë vend (mender jush) të ndenjurat mbretërore? Kontradiktë kjo, që zgjidhet vetëm me këtë amendamentin e të ndenjurave. E njëjta gazetë e së shtunës, ku lexova lajmin e dekorimit, kishte dy krye-tituj në faqe të parë: "TOPI, DEKORATE TE VRARIT NE REVOLTEN E 14 SHATORIT" dhe nën të: "ZHVISHET ORINDA, S‘I DASHUROJ MESHKUJT QE S‘ME KENAQIN NE SHTRAT". Shenjat s‘më duken hiç të mira, po këtë të fundit s‘po e radhis për kontradiktë, por për të uruar që mos qoftë e thënë që shqiptarët të mbeten të ngërthyer në marrëzitë e shekullit që lamë pas. Le t‘i hapen shekullit të ri, modern e plot dritë, qoftë edhe me lajme si ai lajmi i dytë i gazetës.
Tragjedi ne Gerdec, shperthejne depot e armeve! Ne oren 12:10 eshte degjuar nje shperthim i jashtezakonshem prej nje rreze rreth 48 km. Nje fabrike e cila merrej me cmontimin e predhave luftarake ka marre zjarr.! Shperthimi i pare ka ndodhur ne oren 12:10 dhe per te pakten 10 min. punonjes dhe banore te zones perreth kane filluar te largohen me shpejtsi nga zona. 10-12 me pas eshte pare dhe degjuar nje shperthim i cili mund te jete i krahasueshem me shperthimin e nje bombe me hidrogjen. Ndertesa te tera jane zhveshur pothuajse plotesisht nga muret, goditje jo te vogla jane ndjere ne Aeroportin Nene-Tereza deri ne Tirane. Deri tani sipas burimeve qeveritare jane 5 te vdekur dhe mbi 200 te plagosur. Po punohet per evakuimin e plote te zones perreth dhe po kerkohen te mbijetuar nga forcat e ushtrise, policise etj..... Shtetet fqinje po ofrojne ndihma mjekesore dhe mjete per te kerkimin e te mbijetuarve. Kosova ka ofruar rreth 400 qese me gjak, po keshtu dhe nga Greqia eshte nisur nje aerolplan mjekesor i cili do te vij se bashku me nje personel mjekesor dhe mjetet e nevojshme.
FIFA: Shqipëria jashtë! Shqipëria, jashtë nga të gjitha aktivitetet ndërkombëtare, deri në marrjen e një vendimi nga ana e qeverisë shqiptare. FIFA akuzon ministrin Pango për ndërhyrje të egra dhe rezistencë në drejtim të autonomisë së FSHF së. TIRANË- Shqipëria është jashtë çdo lloj aktiviteti ndërkombëtar që ka lidhje me futbollin. Që nga dita e djeshme, vendi ynë është i pezulluar nga të gjitha aktivitetet ndërkombëtare të futbollit. Ka qenë vetë presidenti i FIFA s, Sep Blater, që në një komunikim për mediat, pas mbledhjes në FIFA, ka përcjellë edhe situatën më të fundit, duke lakuar edhe vendimin e fundit, marrë nga Komiteti Ekzekutiv. Lajmi i hidhur është përhapur brenda pak sekondash tek të gjithë tifozët e zjarrtë të Kombëtares shqiptare të futbollit. E tashmë atyre u mbetet vetëm që të falenderojnë për këtë gjë ministrin Pango e kryeministrin Berisha, të cilët nuk denjuan astë reagonin pas këtij lajmi të kobshëm. "FIFA pezullon Shqipërinë me afat deri në një seancë të jashtëzakonshme urgjente, para Kongresit në Sidnei, nëse nuk do të ketë reflektim nga qeveria shqiptare. Në të kundërt, Kongresi i FIFA- s do të ratifikojë më pas vendimin për përjashtim". Ky është vendimi i marrë dje nga federata botërore e futbollit. "Sipas rekomandimeve të bëra nga Komiteti Ekzekutiv i FIFA-s, kemi vendosur të pezullojmë Federatën Shqiptare të Futbollit për shkak të ndërhyrjeve të rënda politike",- pohoi Blater në konferencën për shtyp pas vendimit. Situata është me të vërtetë aspak e këndshme. Shqipëria është e pezulluar dhe pëson fatin e njëjtë, si me vendet e tjera, që kanë kryer një revoltë të panevojshme me statukuonë e autonomisë që kërkon FIFA dhe UEFA për anëtarët e saj. Një vendim drastik që do të ketë një kosto shumë të madhe për qeverinë shqiptare dhe pse jo, mund të ndikojë direkt edhe për proceset integruese të vendit. Ministri Pango nuk ka lëshuar terren dhe kështu FIFA nuk ka toleruar. Vendim drastik për pezullim. Ajo që është shumë e rëndësishme është fakti që FIFA e ka bërë fare të qartë, që gjithçka ka nisur që prej dy vitesh dhe që në këtë kohë, nëpërmjet një korrespondence, janë krijuar të gjitha mundësitë për të negociuar. Por, nga sa është shkruar saktë në letrën e pezullimit, FIFA shikon se ministri ka bërë një rezistencë të madhe në drejtim të cenimit të pavarësisë së FSHF së. Sipas komunikimit zyrtar që ka mbërritur në FSHF, në bazë të Nenit 14 të statutit të FIFA s, Shqipëria pezullohet pa afat, deri në marrjen e vendimit nga ana e qeverisë shqiptare. Një vendim që nuk do të kalojë lehtë. Një vendim që, sipas arsyetimit të FIFA s, ka gati dy vjet që tolerohet, por në fund ka skaduar çdolloj limiti kohe. Pango dhe qeveria shqiptare marrin faturën e pezullimit të Shqipërisë nga aktivitetet ndërkombëtare të FIFA s dhe UEFA s. Pikat ku FIFA mbështet edhe vendimin e saj, në referim të nenit 14 të statutit: Pezullim me efekt të menjëhershëm Ndërhyrje konstante qeveritare prej dy vjetësh në autonominë e FSHF së Akuza denigruese në drejtim të presidentit të FSHF së Akuzat për trukime të ndeshjeve dhe që nuk u provuan kurrë Refuzimi i firmës së statutit nga ministri Pango Rezistencë e ministrit të linjës në Qeveri, për cënimin e pavarësisë së FSHF së Neni 14 i Statutit të FIFA-s 1. Kongresi është përgjegjës për pezullimin e një anëtari. Komiteti Ekzekutiv mundet, megjithatë, të pezullojë me efekt të menjëhershëm një anëtar, që seriozisht dhe në mënyrë të përsëritur dhunon obligimet e tij si anëtar. Pezullimi duhet të zgjasë deri në Kongresin tjetër, veç, nëse Komiteti Ekzekutiv e ka hequr atë ndërkohë. 2. Pezullimi do të konfirmohet në Kongresin tjetër nga 3/4 e shumicës së votave të marra. Nëse nuk është e konfirmuar, pezullimi hiqet automatikisht. 3. Një anëtar i pezulluar duhet të humbë të drejtat e anëtarësisë. Anëtarët e tjerë nuk duhet të mdërmarrin kontakte sportive me një anëtar të pezulluar. Komiteti i Disiplinës mund të ushtrojë sanksione të mëtejshme. 4. Anëtarët, të cilët nuk marrin pjesë në të paktën dy nga të gjitha kompeticionet e FIFA-s për një periudhë prej katër vitesh konsekutive, duhet të pezullohen nga votimi në Kongres deri sa të kenë përmbushur detyrimet e tyre respektive. Mandata e FIFA-s Menjëherë sapo ka përfunduar mbledhja e radhës e FIFA-s, sekretari i përgjithshëm i saj, Zherom Valcke, nuk ka "përtuar" për t'ia adresuar "katil-fermanin" sekretarit të përgjithshëm të FSHF-së. Arben Bicit. Ja çfarë shkruhet në të: "Situata në FSHF I dashur sekretar i përgjithshëm FIFA dëshiron të informojë FSHF-në dhe të gjithë komunitetin shqiptar të futbollit që Komiteti i saj Ekzekutiv, është mbledhur në Zyrih më 14 mars dhe ka riparë situatën në federatën tuaj. Duke dëgjuar raportin e kësaj situate, Komiteti Ekzekutiv: - Mori informacion se, gjatë dy vjetëve të fundit, FSHF ka qenë objekt i një ndërhyrjeje konstante qeveritare nëpërmjet auditimeve të paligjshme, fushatave denigruese kundër Presidentit të FSHF-së me akuzat e paprovuara për fiksim ndeshjesh nga Ministri i ngarkuar për sportin, refuzimin e regjistrimit të statusit të ri të FSHF-së në versionin e aprovuar nga anëtarët tuaj dhe paraprakisht të aprovuar nga FIFA dhe UEFA, etj. - Vuri re se të gjitha përpjekjet, nëpërmjet vizitave në Shqipëri dhe letrave të përbashkëta FIFA-UEFA, për të krijuar kushtet që t'i mundësonin FSHF-së të respektonte detyrimet e saj përkundrejt FIFA-s, në veçanti pavarësinë e saj për procesin e brendshëm vendim-marrës, kanë dështuar për shkak të rezistencës nga Ministri i ngarkuar për sportet për të njohur këtë pavarësi. - Vendosi të pezullojë FSHF-në me efekt të menjëhershëm në bazë të Nenit 14 të Statusit të FIFA-s. Duke pritur që të qëndrojmë rregullisht të informuar për zhvillimet lokale, Mbetem sinqerisht i juaji". Armand Duka: Vendimi i komitetit ishte i pritshëm pasi ata kishin lënë disa detyra për një kohë të caktuar ministrisë Arabia, "kurbani" i parë i Kombëtares TIRANË- Presidenti i Federatës Shqiptare të Futbollit, Armand Duka, ka reaguar dje menjëherë pas vendimit të marrë nga FIFA në lidhje me pezullimin e Shqipërisë nga të gjitha aktivitetet ndërkombëtare të futbollit. Në një intervistë të dhënë për "Shekullin", Duka ka pohuar se vendimi ishte i pritshëm pasi ministria nuk është tërhequr asnjëherë nga pretendimet e saj. Dhe kurbani i parë i këtij vendimi është ndeshja e kombëtares sonë me Arabinë Saudite. E planifikuar më datë 21 mars, kjo ndeshje nuk do të kryhet. Pas saj e kanë radhën ndeshja e shpresave me Greqinë e më pas "kombëtarja A" më datë 26 mars, datë zyrtare e FIFA-s. Zoti Duka, cili është reagimi juaj i parë pas vendimit të FIFA-s? Vendimi i komitetit ishte i pritshëm pasi atai kishin lënë disa detyra për një kohë të caktuar ministrisë sonë. I kanë thënë të mos ndërhyjë në punët e federatës. Detyrat nuk u plotësuan dhe vendimi i ishte i pritshëm. Gjatë kësaj kohe ne u munduam që kjo të mos ndodhte. I kërkuam disa herë ministrisë të ndalonte me kontrollet apo me mos miratimin e statutit. Ministria është përpjekur që të kalojë klasën e jo të zgjidhë problemin. Në këtë situatë vendimi u mor dhe ne ndihemi shumë keq për këtë. Duhet të kuptojmë se nuk është një ngjarje pozitive sepse dënohet Shqipëria, dënohet futbolli shqiptar. Cili është përgjegjës për këtë pezullim? Përgjegjësia nuk jemi ne si Federatë Shqiptare e Futbollit por ata që janë përgjegjës duhet ta analizojnë mirë. Vendimi i pezullimit nga Komiteti Ekzekutiv i FIFA-s nuk është se lë detyra për Federatën Shqiptare të Futbollit, kjo nuk ka ardhur si rrjedhojë e mos plotësimit të kërkesave nga Federata Shqiptare e Futbollit, por nga Ministria e Sporteve për një ultimatum që ishte për tu plotësuar për datën 20 shkurt për të fiksuar disa gjëra në lidhje me futbollin shqiptar. Në një komunikim të mëparshëm ministria i pohoi FIFA-s se do të ndalonte me kërkesat e tij por më pas ai nuk e mbajti këtë premtim. Ndeshja me Arabinë është pas pak ditësh. Çfarë do të ndodhë me të? Ne jemi të pezulluar dhe nuk kemi të drejtë të luajmë asnjë ndeshje jashtë Shqipërisë. Ndeshja nuk do të zhvillohet. Ekipi duhet të mblidhej të hënës dhe sot (dje) na thanë që nuk lejohet të luajmë. As nesër nuk kemi shpresë. Unë nuk besoj se ajo ndeshje mund të bëhet. Është një kohë shumë e shkurtër. Kjo është e vetmja ndeshje që rrezikohet? Nuk është kjo ndeshja e vetme por janë të paktë tre ndeshje që kemi tani, brenda muajit mars. Përveç ndeshjes me Arabinë Saudite, duhet të zhvillohej edhe një ndeshje e ekipit të Shpresave me Greqinë. As ajo nuk besoj se do të bëhet. Më pas është ndeshja e radhës me Moldavinë por ne nuk na lejohet që të luajmë. Ka ndonjë mundësi që ky vendim të rikthehet? Koha është e shkurtër dhe nuk jam i sigurt se mund t'ia arrijmë. Sipas statutit të FIFA-s, masat përfundimtare merren nga kongresi që është në muajin maj. Aty bëhet ratifikimi përfundimtar i vendimit. Shpresojmë të rikthehemi në lojë përpara se të shkojmë në kongres. Ato që kërkon FIFA janë në përputhje me ligjet shqiptare. Besoj se do të ketë vullnet dhe do të arrijmë ta kalojmë këtë situatë. Por si mund të "zhbëhet" ky vendim? Vendimi nuk mund të anulohet kaq thjesht. Duhet të mblidhet njëkomision tjetër e të vendosë. FIFA ka kontakte vetë me ministrinë dhe nga ajo merr të dhënat. FIFA dhe UEFA marrin kontakte direkt me ministrinë. Është një grup që udhëhiqet nga zv/presidenti i UEFA-s dhe nëse ata binden se gjërat u sheshuan atëherë do t'i propozojnë që vendimi të anulohet. Deri atëherë ne duhet të presim. Ministri Pango premtoi se do ndalonte veprimet e tij por në realitet nuk i ka bërë. Afati që u la prej tyre bëri që të përjashtoheshim.
Shqipëria në raportin e Departamentit të Shtetit Shqipëria në raportin e Departamentit të Shtetit mbi të Drejtat e Njeriut Në raportin e tij të përvitshëm për të drejtat e njeriut Departamenti i Shtetit thekson se gjatë vitit 2007, qeveria e Shqipërisë përgjithësisht i ka respektuar të drejtat e njeriut, megjithatë raporti ve në dukje një sërë problemesh si ato me gjakmarrjen, keqtrajtimin e të burgosurve dhe të ndaluarve nga policia, kushtet e dobta sanitare në burg, apo qendrat e ndalimit, korrupsionin mes radhëve të policisë, diskriminimin ndaj grave, fëmijëve e pakicave, si dhe trafikun njerëzor. Në raport theksohet se ka shifra të ndryshme përsa i përket përhapjes së gjakmarrjes. Ndërsa Ministria e Brendshme njofton se nga 96 vrasje gjatë 2007, vetëm 2 ishin me motive gjakmarrjeje, duke theksuar se si rezultat i shtimit të hetimeve këto raste kanë rënë, Komiteti për Pajtimin Kombëtar, një organizatë jo-qeveritare, citon në raportet e tij nivele të larta të aktivitetit të gjakmarrjes, përfshirë rreth 1 mijë familje të ngujuara në shtëpitë e tyre nga frika e hakmarrjes. Raporti i Departamentit të Shtetit thekson se ndonëse kushtetuta e Shqipërisë ndalon torturën dhe trajtimin çnjerëzor të të pandehurve, raste të kësaj natyre ende vazhdojnë. Sipas organizatave shqiptare që ndjekin të drejtat e njeriut, rastet më të përhapura të keqtrajtimeve nga policia vërehen gjatë periudhës së paraburgimit. Gjendja në burgje, thuhet në raport, nuk përputhet me standartet ndërkombëtare. Një prej problemeve është mbipopullimi i burgjeve. Raporti thekson se në përgjithësi puna e organeve të rendit është e dobët dhe si shkaktarë kryesorë që pengojnë krijimin e një force të efektshme policore mbeten korrupsioni mes radhëve të policisë dhe qëndrimet jo-profesionale. Nga ana tjetër, thuhet në raport, presioni politik, kërcënimet, korrupsioni i përhapur dhe burimet shpesh të kufizuara, pengojnë funksionimin e një sistemi drejtësie të pavarur dhe të efektshëm. Një ndër problemet e tjera të mëdha në Shqipëri, thuhet në raportin e Departamentit amerikan të Shtetit, mbetet çështja e kthimit të pronave të konfiskuara gjatë viteve të regjimit komunist. Sipas drejtorit të Agjencisë për Kthimin dhe Kompensimin e Pronave, në buxhetin e viteve 2007-2008 janë parashikuar 11 milion dollarë për kompensimin e pronave. Kostoja totale për kompensimin e ish pronarëve është llogaritur në 3, 5 miliardë dollarë. Lidhur me lirinë e të shprehurit raporti thekson se ndërsa shtypi është i lirë e i pakufizuar, ka patur probleme serioze me përdorimin e shtypit për qëllime politike dhe gazetarët që vetë-censurohen. Lidhur me korrupsionin, raporti i Departamentit të Shtetit thekson se megjithë disa arrestime zyrtarësh të lartë, korrupsioni në Shqipëri mbetet problem serioz për realizimin e reformave. Në aspektin social, thuhet në raport, një prej problemeve me të cilat ndeshet Shqipëria është dhuna familjare ndaj grave. Në muajin nëntor, OSBE-ja vuri në dukje se dhuna në familje ishte shumë më e përhapur se ajo e raportuar dhe ajo nuk hetohet sa duhet. Po ashtu në raport theksohet se sipas ligjeve të Shqipërisë, prostitucioni është i ndaluar, por ai vazhdon të mbetet problem, ngacmimet sekssuale po ashtu janë të ndaluara me ligj, por ligji zbatohet rallë herë për raste të tilla. Shqipëria thuhet më tej në raport mbetet një vend burim i trafikut të grave dhe fëmijëve për shfrytëzim seksual dhe punë të detyruar, ndonëse këto fenomene kanë shënuar rënie krahuar me vitetet e kaluara. Artikull marre: http://albaniaonline.it.gg/Shqiperia.htm
Myslimanët: Në Kushtetuese për shamitë Çështja e shamive në shkolla të vajzave myslimane do të dërgohet në Gjykatën Kushtuese. Këtë pohoi dje Saimir Rusheku, nënkryetari i Komunitetit Mysliman Shqiptar dhe ish-drejtor i Arsimit në këtë institucion. Duke e quajtur shaminë, jo një simbol fetar, por një pjesë të besimit të femrave myslimaneve ai tha se, tashmë në KMSH-ja ka nisur punën për përgatitjen e dokumentacionit të duhur për ta mbrojtur këtë pretendim para Kushtetueses. Në intervistën e dhënë për gazetën "Panorama", Rusheku pohoi gjithashtu se, midis nocioneve "shami" dhe "perçe" ekziston një keqinterpretim mediatik. Zoti Rusheku, pak ditë më parë një vajzë myslimane, nxënëse e shkollës 9-vjeçare u largua nga klasa për shkak të shamisë që mbante në kokë. Cili është qëndrimi i Komunitetit Mysliman për këtë rast, të përsëritur? Komuniteti Mysliman Shqiptar në kontekstin e zhvillimeve të ndodhura për frekuentimin e nxënëseve, që vendosin shami në ambiente publike, në respektim të ndjenjave të besimit islam i është drejtuar edhe në raste të tjera, precedentë të përsëritur me apelin e tij publik institucioneve arsimore e Ministrisë së Arsimit për t'i garantuar atyre mbi baza kushtetuese të drejtën universale për arsimim. Si dhe për t'i garantuar çdo individi që i përket besimit islam, përkatësisë fetare islame, të drejtën e ushtrimit të lirisë së besimit. Për rastin në fjalë KMSH-ja është duke ndjekur një procedurë të korrespondencës shkresore nëpërmjet së cilës, synon të sqarojë autoritetet drejtuese arsimore se mbajtja e mbulesës apo shamisë nuk përbën një simbol fetar, por ajo është pjesë apo komponent i ndjenjës së besimit. Në këtë kontekst hedhim poshtë pretendimin se shamia, ky simbol fetar, ndikon në indoktrinimin e nxënësve të shkollave. Ndërkohë përmendim se në këto institucione arsimore publike nuk ekziston një rregullore, që të përcaktojë uniformën e këtyre nxënësve. Madje, në rastin e fundit duke marrë parasysh që këto nxënëse ndjekin mësim në ciklin 9-vjeçar, që është dhe detyrim ligjor ndaj nxënësve dhe prindërve të tyre për përkrahje. Kjo çështje duhet të trajtohet nga drejtoria e shkollës mbi një frymë përkujdesjeje dhe respektimi të ndjenjave fetare. KMSH-ja me të drejtën e tij, si institucion përfaqësues i myslimanëve shqiptarë do të vijojë të angazhohet dhe përpjekjet e tij duke marrë përsipër të mbrojë dhe të ndërmjetësojë, në rastin në fjalë, drejt zgjidhjes, në respektim të principeve kushtetuese të çështjes. Cili është ndryshimi midis shamisë dhe perçes? Përsa i përket termit "shami" nënkuptojmë mbulim të kokës dhe shfaqjen tërësore të fytyrës së femrës myslimane. Më parë përmendëm që është komponent i besimit, normë kulture dhe është respektim i urdhrit hyjnor të Zotit të Lartësuar. Synimi i kësaj norme të etikës është që besimtarja myslimane të manifestojë vlerat dhe virtytet e besimit të saj etiko-moral. Ndërkohë me termin "ferexhe" të njohur në opinionin publik nëpërmjet interpretimeve mediatike, nuk nënkuptohet ky rast. Pra, kemi të bëjmë me keqinterpretim. Si do të veprohet nëse institucionet arsimore, në rregulloret e tyre parashikojnë veshjen e një uniforme nga nxënësit? Edhe në rastin kur institucionet arsimore publike parashikojnë një rregullore të veçantë për uniformat, nxënëset myslimane duhet të respektojnë rregulloren e veshjes së përcaktuar në ngjyrë dhe formë, por njëkohësisht duhet të mbajnë shamitë e tyre në kokë. Për raste të tilla mund të përmendim se edhe sistemet arsimore të vendeve perëndimore, të cilat në institucionet e tyre publike, nxënëseve të besimit islam u lejohet e drejta për të frekuentuar këto shkolla. Kjo duke mos u interpretuar sipas gjykimit të drejtuesve të institucioneve publike. Mund të themi që në Shqipëri duhet të aplikohet një model i ngjashëm me atë turk, ku me kërkesë të myslimanëve u bënë ndryshime kushtetuese që u lejon femrave mbajtjen e shamisë në institucione publike? Një model i përafërt mund të konsiderohet për t'u aplikuar për zgjidhjen e çështjes, ndonëse kemi dy realitete të ndryshme. Për nga pikëpamja legjislative arsimore ne gjykojmë që, një rast i tillë duhet të merret në konsideratë dhe të vlerësohet për të garantuar në këtë mënyrë të drejtën nxënësve myslimanë që të ushtrojnë lirinë e besimit të tyre, si në aktivitete private dhe publike, duke u mbështetur në parimin kushtetues të Republikës së Shqipërisë dhe Konventës Evropiane të të Drejtave të Njeriut. Në këtë mënyrë, KMSH-ja po studion mundësinë në gjetjen e mekanizmave për të trajtuar juridikisht këtë çështje. Kjo duke pasur parasysh se të drejtën e trajtimit juridik të saj në frymën e interpretimit të parimit kushtetues e ka Gjykata Kushtetuese. Në këtë rast në mbështetje të nenit 10 dhe 24 të Kushtetutës, ku përcaktohen garancitë e lirisë dhe ushtrimit të besimit, Gjykata Kushtetuese duhet të trajtojë interpretimin e këtyre neneve në respektim të së drejtës universale. Por nëse vendoset në disfavor të KMSH-së? Nëse Gjykata Kushtetuese do vendosë në disfavor të së drejtës së besimit ekzistojnë mekanizma evropianë dhe ndërkombëtarë si Gjykata e Strasburgut, që mund të interpretojnë për precedentë të tillë. Duke argumentuar në optikën e shembujve dhe modeleve ekzistuese të vendeve të Evropës Perëndimore dhe SHBA. Cili është ndryshimi i një besimtari të krishterë, që mban kryq në ambiente publike dhe një besimtareje që mban shami? Të bësh një krahasim të tillë nuk është një element, që trajton zgjidhjen e këtij problemi. Në Shqipëri komunitetet fetare respektojnë dhe kontribuojnë për bashkëjetesë dhe harmoni ndërfetare, madje ata kanë edhe qëndrim konkret të përbashkët në çështje të karakterit etiko-moral. Sa më sipër përmendëm se shamia nuk përbën simbol fetar indoktrinues, por ajo është pjesë e besimit, e cila rrezaton vlerë dhe virtyt nga ana e aplikuesit të fesë. Ndërkohë ne respektojmë ndjenjën e çdo besimtari dhe besimtareje të një besimi tjetër monoteist dhe nuk krahasojmë ndryshimet ndërmjet tyre. MASH: Shkollat janë laike Për Ministrinë e Arsimit moslejimi i simboleve dhe veshjeve fetare në shkolla është i përcaktuar në një ligj të veçantë. "Marrja e kësaj mase është e mbështetur ligjërisht. Shkollat janë laike", sqaron zyrtarisht MASH. Sa i përket uniformës në shkolla, sipas këtij dikasteri është nxjerrë një udhëzim i posaçëm për vendosjen e saj në secilën prej tyre. "Ministria ka nxjerrë një udhëzim të veçantë për uniformën në shkolla. Sipas këtij udhëzimi, do të jenë vetë nxënësit, prindërit dhe mësuesit që do ta përcaktojnë atë dhe më pas duhet të vishet nga të gjithë", bën me dije Ministria e Arsimit. Sipas këtij dikasteri, i takon drejtorive të shkollave dhe atyre arsimore që të kontrollojnë dhe të marrin masa për zbatimin e kësaj rregulloreje Përjashtimi Dy motra, nxënëse të shkollës "28 Nëntori" në lagjen e Laprakës në kryeqytet, nuk janë lejuar të hyjnë në mësim për shkak të veshjes fetare. Gentjana Hasani, nxënëse e klasës së tetë bashkë me të motrën Marselën, që ndiqte klasën e 6-të, kanë rreth një muaj që qëndrojnë në shtëpi. Vendimin e ka marrë drejtoria e shkollës. Udhëzimi Në udhëzimin e Ministrisë së Arsimit për shkollat 9-vjeçare dhe të mesme, thuhet se çdo shkollë duhet të ketë uniformë. Ajo caktohet nga nxënësit, prindërit dhe mësuesit. Më pas secili prej tyre është i detyruar ta zbatojë këtë kusht të vendosur në rregulloren e shkollës.
Tragjedi në Liqenin e Farkës Tragjedi në Liqenin e Farkës – humbin jetën 16 persona Një tragjedi e rëndë ka ndodhur në liqenin e Farkës në Tiranë ku si pasojë kanë gjetur vdekjen 16 persona. Sipas njoftimit të policisë së Tiranës, ngjarja ka ndodhur në orët e mesnatës kur një varkë është përmbysur duke marrë kështu jetët e disa personave mes të cilëve dhe fëmijë. Të gjithë personat të ndodhur në motobarkë, kanë qenë duke darkuar dhe më pas janë larguar nga bar– restoranti ”Liqeni” për të kaluar në bregun tjetër. Të 19 personat kanë hipur në një barkë të mbyllur, me një kapacitet normal për të transportuar 5 deri në 7 pasagjerë, çka ka sjellë dhe përmbysjen e menjëhershme të saj, diku në mes të liqenit. Rezultojnë të mbytur nga kjo tragjedi: Pëllumb Hysa, Majlinda Hysa, Alban Hysa, Aurela Osmani, Halil Osmani, Hatixhe Osmani, Eljo Osmani, Alket Osmani, Ida Osmani (Gersi Osmani, Rei Osmani, respektivisht 5–vjeç binjakë), Thëllëza Spahiu, Arlind Spahiu, Afrim Dibra. Persona ende te paidentifikuar: Shoku i shtetasit Alban Hysës ende i paidentifikuar; e ëma e Erjon Dibrës ende e paidentifikuar. Të mbijetuar janë: Beqir Sinani, Luena Behar Spahiu, Romina Pëllumb Hysa, Erjona Afrim Dibra. Artikull marre: http://albaniaonline.it.gg/Shqiperia.htm
 
17 Shkurt 2008, isha edhe une aty! Momenti erdhi! Cdo Shqiptar kudo ne bote kete date do ta mbaj mend perhere si nje dite historike, mbase dita me e madhe e shqiperise(asaj etnike) qe nga 12 nentori, dite ku do te shpallet endrra, shpresa dhe loti i atyre qe u sakrifikuan,PAVARESIA e kosoves, e Kosoves sone, e Kosoves Shqiptare. Krijmi i Republikes se Kosoves e cila i hap rruge unifikimit, mbase jo te kufijve tane apo te shqiptareve ne nje shtet sic do te donim te gjithe, nje republike shqiptare dhe jo me republika e shqiperise apo e kosoves, por i hap rruge bashkimit te njerezve qe tashme nuk do te ndjejne friken e asnje ushtrie, politikani ekstremist apo nacionalizmit te pushtuesve. Dhuna, gjaku, largimet, gjenocidi serb dhe lufta moren fund, vdiqen sebashku me Jugosllavine dhe Millosheviqin. Kjo dite shenon largimin nga erresira dhe afrimin me perendimin, ndryshe bashkimin tone. JO ME! Fituam po fituam, te dielen do te jeme atje per te respektuar ata te cilet nuk do te jene aty, ata qe na sollen fitoren, na sollen lirine ne shkembim te gjithckaje, FALEMINDERIT, une do te jeme aty per tju deshmuar te gjithe europes dhe fqinjeve tane se ne fituam, se drejtesia fitoj, do te jeme aty per tju treguar nje dite niperve te mi se isha edhe une aty! Mbase ato qe po them dikujt mund ti duken si propagande nacionaliste, une jam nje shqiptar dhe merrini si ti doni. Shpresoj qe cdo shqiptar te shkoj ne Prishtine per te festuar ate dite duke u bere pjese e historise, eshte momenti jone, eshte shekulli jone ne ballkan!
Viti i frikshem per ballkanin perendimor Viti i frikshem per ballkanin perendimor Sherbimet intelegjete: Vit i frikshem per ballkanin perendimor Në raportin e tij vjetor drejtuar Senatit amerikan, shefi i Shërbimit Kombëtar të Inteligjencës të SHBA-së, Mike McConell parashikon që viti 2008 do të jetë i paqëndrueshëm në Ballkan. Shefi i këtij shërbimi parashikon probleme edhe nëse shpallet, e edhe nëse nuk shpallet pavarësia. Në një raport të paraqitur përpara Senatit amerikan, shefi i Shërbimit Inteligjent Kombëtar të SHBA-së ka paralajmëruar se viti 2008 do të mund të jetë jostabil në Ballkan. Shefi i këtij shërbimi, Mike McConnell ka thënë se problemi kryesor është statusi i Kosovës. Sipas tij, situata do të jetë jostabile edhe nëse shpallet pavarësia, por edhe nëse nuk shpallet. “Ne gjykojmë që në kohën kur Kosova po shkon drejt pavarësisë, Ballkani në vitin 2008 do të mbetet i pavendosur. Kjo mund të shpie në ripërtëritje të konfliktit në Bosnje”, ka shefi i Shërbimit Inteligjent amerikan, Michael McConell, i cili e ka prezantuar këtë raport para komitetit, në krye të së cilit është senatori John Rockfeller. Detajet kryesore rreth këtyre kërcënimeve i janë dërguar vetëm kreut të 16 agjencive informative amerikane. “Liderët kosovarë thonë që në fillim të vitit 2008 do të shpallin pavarësinë, e cila do të mund të provokonte konflikte nga serbët e pjesës veriore të Kosovës, të cilët do ta refuzojnë këtë vendim. Beogradi do të mund të merrte disa masa, mirëpo shtyrja e pavarësisë do të mund të çonte te një përgjigje e dhunshme nga ekstremistët shqiptarë”, thuhet në një pjesë të raportit me titullin “Euroazia dhe Ballkani në thartim”. “Kurdo që të zgjidhet statusi i Kosovës, pakica shqiptare në Maqedoni dhe në jug të Serbisë me siguri që do të vazhdojë të kërkojë autonomi të zgjeruar, ndërsa ekstremistët shqiptarë do të tentojnë të shfrytëzojnë deklaratat e pakënaqësive dhe me anë të shfaqjes së disa akteve të dhunës do të përkrahin bashkimin me Kosovën. Zyrtarët serbë thonë se nuk do të intervenojnë ushtarakisht në Kosovë, por kanë tërhequr vërejtjen që do të shfrytëzojnë masat politike e ekonomike, të cilat me siguri që do të përforcojnë qëndrimin e serbëve të Kosovës për të refuzuar pavarësinë dhe të ndalojnë zhvillimin ekonomik të Kosovës”, thuhet në raport. Në lidhje me Bosnjën e Hercegovinën thuhet se është pranë tensionimit të situatës ndëretnike dhe mundësia e shpërthimit të dhunës është afër,”‘vetëm nëse Republika Srpska nuk bën shpalljen. Për shkak të çfarëdo dhune, do të rritet tensioni në forcat e SHBA-së dhe NATO-s që të ndërhyjnë në rajon”, u ka sqaruar senatorëve McConell. Në publikimin amerikan, një rëndësi e veçantë i është dhënë ekspansionit rus të energjisë. “Rusia po pozicionohet ashtu që të kontrollojë rrjetin e bartjes së energjisë nga Evropa deri në lindjen e Azisë. Këmbëngulja agresive e Rusisë për të kontrolluar, kufizuar dhe bllokuar bartjen e gazit dhe naftës nga Kaspiku në Perëndim dhe të sigurojë që korridoret energjetike Lindje-Perëndim të mbesin nën kontrollin rus, thekson fuqinë potenciale dhe ndikimin e politikës energjetike të Rusisë”, përfundohet në raportimin vjetor të kërcënimeve ndaj Shteteve të Bashkuara. Paraqet.Sabri Selmani
Kastriot Myftaraj Mbase edhe pak i cuditshem por ato qe thote te bejne te mendosh, ne forum jemi pse ti mos i komentojme Regjistri i gjendjes civile të shqiptarëve, në duart e spiunazhit grek Friday, 28 December 2007 Nga Kastriot Myftaraj - Greqia, me anë të spiunazhit të saj, EYP, ka shtënë në dorë database të gjendjes civile shqiptare dhe po e keqpërdor atë në dëm të shtetasve shqiptarë që janë të detyruar që certifikatat e marra në zyrat e shtetit shqiptar, t’i legalizojnë në ambasadën greke, kundrejt një pagese të lartë. Kështu ata kanë mbetur peng i kapriçios së diplomatëve grekë, të cilët, edhe pse marrin një tarifë të lartë për këtë shërbim, e vonojnë në mënyrë sadiste autentifikimin e dokumenteve që qytetarëve shqiptarë u duhen për nevoja të ndryshme, që nga marrja e vizave, dokumentet e qëndrimit,ato për veprime bankare, blerje shtëpish etj. Me këtë ambasada greke ka uzurpuar kompetencat e shtetit shqiptar, madje duke i bërë qytetarët shqiptarë të paguajnë shtrenjtë për këtë, në para, kohë dhe nerva. Sipas rregullores që ka vënë Ambasada e Greqisë në Shqipëri, çdo qytetar i Republikës së Shqipërisë që aplikon për të marrë një vizë në këtë ambasadë, ose në konsullatat e saj në qytetet të tjera të Shqipërisë, është i detyruar që t’ i legalizojë dokumentet e marra në zyrat e shtetit shqiptar (certifikatat e gjendjes civile) në zyrat konsullore greke në Shqipëri, madje duke paguar dhe një tarifë prej 2800 lekë të reja. Duket se shërbimi sekret grek ka krijuar një rrjet verifikimi të fshehtë, duke marrë praktikisht nën kontroll zyrat e gjendjes civile në Shqipëri. Deri vonë legalizimi i këtyre dokumenteve është bërë nga zyra konsullore e ministrisë së Jashtme të Shqipërisë, ose nga ambasada e Shqipërisë në Greqi, por, që prej dy vjetësh, Greqia nuk e njeh autentifikimin nga shteti shqiptar, dhe kërkon një autentifikim nga një autoritet grek në Shqipëri, siç është ambasada greke në Shqipëri. Në një koktej që dha Ambasada e Greqisë në Shqipëri për gazetarët shqiptarë para disa ditësh, me rastin e 15 vjetorit të hapjes së zyrës së shtypit në këtë ambasadë, ambasadori grek në Shqipëri Konstantinos Kokosis, në fjalën e tij iu tregoi gazetarëve shqiptarë një anekdotë të vjetër, që tregon se si media i shtrembëron gjërat. Kokosis tregoi historinë e një kleriku të lartë nga Europa që kur vizitoi SHBA-t, dhe me të zbritur në tokë mësoi se në SHBA jepen adresat e bordellove, pyetjen e tij me habi për këtë gjë, shtypi e pasqyroi në një kuptim të tjetërsuar, sikur ai po kërkonte adresat e bordellove. Me këtë, ambasadori Kokosis donte të ankohej, në një gjuhë diplomatike, për atë që, sipas tij, shpesh herë mediat në Shqipëri mbajnë një qëndrim tendencioz ndaj veprimeve të grekëve ndaj shqiptarëve dhe Shqipërisë. Por ç’ duhet thënë për praktikën e mësipërme që përdor ambasada greke. Kjo që ndodh, në pikëpamjen juridike ka kuptimin se ambasada e Greqisë në Shqipëri ka marrë atributet e një zyre të pushtetit federal në një rajon autonom. Ambasada greke mund të mundohet ta justifikojë këtë praktikë të saj me atë se zyra shqiptare e autentifikimit në ministrinë e Jashtme nuk ka kredibilitet, dhe se ndodh që kalon dhe certifikata të falsifikuara. Por si i verifikon ambasada greke në Shqipëri aktet e gjendjes civile shqiptare që i çohen për autentifikim. Nuk ekziston asnjë marrëveshje mes dy vendeve që do të përcaktonte modalitetet e kësaj praktike, dhe as që mund të ekzistojë se do të ishte antikushtetuese. A bën realisht ambasada greke verifikime në regjistrat e gjendjes civile shqiptare? Nëse ajo ishte e shqetësuar për autenticitetin e dokumenteve të dala nga zyra konsullore shqiptare, mund t’ i gjente modalitetet për ta bërë verifikimin në bashkëpunim me autoritetet shqiptare, çka do të ishte vërtet efektive. Por duket se kjo praktikë është vënë nga Greqia për të afirmuar të drejta të saj të posaçme mbi shtetin shqiptar, të llojit që ka pushteti federal me atë lokal, që ka autonomi. Pra, me këtë praktikë, Greqia e ve Shqipërinë në statusin që Serbia i ofron Kosovës, atë të autonomisë. Se në rast se Kosova do të jetë një njësi autonome e Serbisë, atëherë pushtetarët në Prishtinë sigurisht që nuk do të kenë të kenë kompetencë për të autentifikuar aktet e gjendjes civile, me të cilat shqiptarët e Kosovës do të aplikojnë për viza në ambasadat e huaja, por këtë autentifikim do ta bëjë Ministria e Jashtme e Serbisë, ndoshta me anë të një zyre konsullore të saj në Prishtinë, homologe e së cilës në këtë rast është bërë ambasada greke në Tiranë. Është me të vërtetë skandaloze se si para këtij uzurpimi të kompetencave të shtetit shqiptar që ka bërë Greqia, rri e vështron e qetë Ministria e Jashtme e Shqipërisë. A nuk e shikon ministri Basha se grekët e kanë vënë në pozitën e sekretarit krahinor të punëve të jashtme të Kosovës, në kohën e Jugosllavisë komuniste? Në cilin tekst të së drejtës ndërkombëtare ka parë juristi i shkolluar në Perëndim Basha, që të ekzistojë një praktikë e tillë. Pse Luli bëhet Lulaqi i Greqisë? Çështja nuk është vetëm tek dhunimi i sovranitetit të Shqipërisë, por edhe tek fakti se qytetarët shqiptarë, që janë taksapaguesit që paguajnë qeveritarët shqiptarë dhe vetë Bashën, janë vënë në pozitën që praktikisht i paguajnë një shteti tjetër, një taksë që duhej të shkonte tek shteti i tyre, dhe ëpr ta bërë këtë gjë pësojnë një kalvar të mundimshëm, shpesh duke ardhur nga Greqia në Shqipëri, për të legalizuar një dokument shqiptar në një zyrë greke?! Kjo gjë nuk tolerohet as nga shtetet më të humbura të Afrikës. Po kryeministri Berisha pse hesht, apo se këtë herë ka ardhur në pushtet si Salis Berisha. Përgjegjësi ka dhe Presidenti Topi pranë të cilit, sipas Kushtetutës akreditohen përfaqësuesit diplomatikë të vendeve të huaja. Është ironi e madhe që shtetarët shqiptarë kërkojnë pavarësinë e Kosovës, duke refuzuar autonominë që i ofron Serbia Kosovës, kur ata tolerojnë që Republika e Shqipërisë të vihet praktikisht në statusin e një krahine autonome të Greqisë. Ambasadorit të Greqisë në Shqipëri i duhet kërkuar që ta ndërpresë këtë praktikë ilegale, ose në të kundërt ai duhet shpallur person non grata.
Big Brother Albania! Big Brother Albania! Sapo ka filluar reality i famshem edhe ne shqiperi cfare mendimi keni per keto tv-lojra? une nuk i paragjykoj dhe me pelqejne, i shikoj do te pres zhvillimet per te patur nje ide, dua te shikoj se si funksionon, 3 muaj mbyllur ne nje shtepi!
Mbyllet TV A1, KESH injoron vendimin e ERE-s Korporata Elektroenergjetike e Shqipërisë (KESH) dje, për të katërtën ditë rresht, refuzoi të zbatonte vendimin e Entit Rregullator të Energjisë (ERE) për të rilidhur energjinë për Televizionin A1 në ambientet e ish-Kinostudios. Ndërsa që më 26 janar 2008 pritej që punonjësit e KESH-it të vinin për të rilidhur energjinë e ndërprerë që në mesditën e 13 dhjetorit 2007, edhe dje punonjësit e KESH-it nuk erdhën për të rilidhur energjinë. Dje në mesditë gjeneratori që kishte mbajtur me energji non-stop, prej mesditës së 13 dhjetorit 2007, pra për 46 ditë, pësoi defekt ,duke lënë pa energji studiot e Televizionit A1. Enti Rregullator i Energjisë kishte urdhëruar KESH-in, në 25 janar 2008, që të rilidhte energjinë elektrike në studiot e Televizionit A1. Vendimi u dha një javë pas zhvillimit të një seance dëgjimore mes përfaqësuesve të Televizionit dhe KESH-it. Në vendimin që ERE i drejtoi z.Gjergji Bojaxhi, Drejtor i Përgjithshëm i KESH-it, deklaronte se faturimi i bërë nga KESH-i, me faturë aforfe është i pabazuar në ligj, sepse ai lejohet vetëm kur matësi është jashtë kushtit teknik, ose i dëmtuar. Përsa i takon pasaktësisë në matjen e energjisë së konstatuar nga kontrolli i KESH-it, ERE vëren se nga ana e KESH-it nuk është vepruar në përputhje me Kodin e Matjes, ku përcaktohet se kur konsumatori ka paguar më pak për shkak të gabimit në matje, atëherë ai detyrohet të paguajë vlerën e mbetur për 12 muajt e fundit. Përsa i përket shumës së vendosur, ERE vërejti se ajo duhej të ishte negociuar me konsumatorin për mënyrën e shlyerjes së saj. Për këto arsye ERE i kërkoi KESH-it, rilidhjen e furnizimit me energji elektrike të TV A1, rregullimet për pasaktësinë në aparatin e matjes të kufizohen vetëm në periudhën e fundit 12-mujore ndërsa KESH-i dhe TV A1 të bien dakord për mënyrën e shlyerjes së vlerës. ERE kishte ndërmjetësuar edhe herën e kaluar në nëntor 2007, kur për tre javë pallati te ish- Blloku ishte lënë pa energji pas dëmtimit të kabinës elektrike, e cila ishte refuzuar për t'u riparuar nga ana e KESH-it. Protestat Me protestat e Televizionit A1 ishte bashkuar një pjesë e madhe e opinionit publik, shoqatat e gazetarëve dhe të partive politike. Parti të opozitës kishin kërkuar tërheqjen e qeverisë nga vendime që dhunojnë lirinë emedias, ndërsa shoqatat e gazetarëve jashtë vendit, kishin kërkuar një zgjidhje të shpejtë të gjendjes së rëndë ku ndodhej televizioni A1. Në një deklaratë të katër ditëve më parë të Organizatës Ndërkombëtare të Gazetarëve "REPORTERË PA KUFIJ", thuhej se: "Stacioni televiziv A1 është zënë në vështirësi, që kur kompania shtetërore KESH, krejt papritur i kërkoi të paguante 32 mijë euro, më 14 dhjetor, duke pretenduar se gabimet në automatin e instaluar dhe mirëmbajtur prej KESH e kishin bërë televizionin të faturohej më pak. Duke e akuzuar KESH-in për zhvatje, A1 TV refuzoi të paguante. Ndaj edhe iu ndërpre energjia, ndërsa stacioni përdori gjeneratorët e vet për të vazhduar punën, duke harxhuar fatura të mëdha karburanti, që shkaktuan probleme financiare. A1 Televizion e ka çuar çështjen në gjyq, ndërkohë që interesat e gjoja-borxhit që i ka paracaktuar KESH-i e kanë çuar vlerën në 50 mijë euro. Stacioni televiziv e ka referuar çështjen tek Enti Rregullator i Energjisë, një supervizor i qeverisë që arbitron çështje të tilla. Vendimi i tij pritet të merret brenda pak ditësh. Gazeta "Shekulli", lider në tregun e shtypit, ashtu si A1 TV, me botues grupin mediatik "Spektër", është privuar nga energjia për një muaj, në tetor, për arsye të njëjta. Drejtoresha e kompanisë "Spektër", Brixhida Kokëdhima i ka komentuar të dyja rastet si presion indirekt i qeverisë së kryeministrit Sali Berisha, që siç shprehet ajo, nuk e çmojnë pavarësinë editoriale të këtyre mediave". Televizioni A1 ndërpret transmetimet Prej datës 13 Dhjetor, Korporata Energjetike Shqiptare i ndërpreu energjinë Televizionit A1, pasi ky televizion nuk pranoi të paguante një faturë afrofe e cila, plus interesat kapte vlerën e 50.000 (pesëdhjetëmijë) eurove. Nga ky moment TV A1 ka transmetuar nëpërmjet gjeneratorit, i cili sot pas 45 dite pune "non-stop" pësoi defekt të pariparueshëm. Drejtuesit e KESH bëhen fajtorë me dashje për këtë ndërprerje, pasi ndonëse kanë një urdhër të formës së prerë nga Enti Rregullator i Energjisë i cili e ka konsideruar faturën afrofe të paligjshme dhe ka kërkuar rilidhjen e energjisë, vazhdojnë të mos e sjellin energjinë. Ne jemi të bindur se zoti Bojaxhi është duke abuzuar me detyrën, me të vetmin motiv: ushtrimin e presionit politik, për të ndikuar politikat editoriale të mediave të 2K Group. Ky nuk është rasti i parë që z.Bojaxhi sulmon direkt apo indirekt mediat e 2K Group për të ushtruar presionin e radhës, që ia diktojnë shefat e tij në Qeverinë Shqiptare. Në muajin nëntor KESH la pa drita për 3 javë rresht gazetën "Shekulli". Vetëm 30 minuta ju deshën specialistëve të KESH që pas urdhrit të ERE-s ta rregullojnë atë që e quanin "defekt i rëndë". Që prej muajit Gusht 2007, Korporata Elektroenergjetike Shqiptare vazhdon të lërë pa drita ndërmarrjen PMNElbasan duke nxjerrë në mes të katër rrugëve mbi 50 punëtorë. Kjo ndërmarrje ka fituar gjyqin në Gjykatën e Shkallës së Parë i cili e quan të paligjshme ndërprerjen nga ana e KESH. Megjithatë KESH refuzon të lidhë energjinë. Televizioni A1 nëpërmjet kësaj deklarate, gjen rastin të falënderojë Organizatën "Reporterët pa Kufij" dhe Organizatën Botërore të Gazetave për mbështetjen, duke i siguruar këto organizma se Qeveria Shqiptare mund t'i mbyllë këto media, por nuk do t'i detyrojë kurrë të gënjejnë. Tiranë 28.01.2008 Brixhida Kokëdhima Drejtore e Shoqërisë Ligji, si i zgjidh ERE Mosmarrëveshjet Ligji Nr.9072, datë 22.5.2003 "PËR SEKTORIN E ENERGJISË ELEKTRIKE" (me ndryshimet dhe shtesat sipas Ligjit nr.9512, datë 10.04.2006 "Për disa ndryshime dhe shtesa në Ligjin Nr.9072, datë 22.05.2003 "Për sektorin e energjisë elektrike") NENI 9 Kundër vendimit të Bordit të ERE-së mund të bëhet ankim në gjykatë brenda 30 ditëve nga botimi i vendimit në Fletoren Zyrtare. Gjykata gjykon vetëm mbi ligjshmërinë ose themelësinë e vendimit të Bordit dhe mund të vendosë anulimin pjesërisht ose tërësisht të vendimit, kur nuk e gjen të bazuar në ligj. NENI 8 ERE zgjidh mosmarrëveshjet ndërmjet të licencuarve dhe konsumatorëve dhe ndërmjet të licencuarve; NENI 64 Shkeljet, (ndër të cilat edhe moszbatimi i vendimeve) kur nuk përbëjnë vepër penale, përbëjnë kundërvajtje administrative dhe dënohen nga ERE. Vendimi i ERE: Ja shkeljet ligjore të KESH REPUBLIKA E SHQIPERISE ENTI RREGULLATOR I SEKTORIT TE ENERGJISE ELEKTRIKE Departamenti i Lecencave dhe Monitorimit Nr.28/3 Prot.Tiranë më 25.01.2008 Lënda: Trajtim ankesë Drejtuar: Z.Gjergj Bojaxhi Drejtor i Përgjithshëm i KESH sh.a Për dijeni: TV Ballkan Sha Rr.Aleksandër Moisiu, Nr.76.Tiranë Z. Bojaxhi Me shkresën fir.670, datë 24.12.2007, Shoqëria Mediatike "Ballkan Sh.a" ka paraqitur ankesën e saj pranë ERE-s, në lidhje me ndërprerjen nga ana e KESH Sh.a., të furnizimit me energji elektrike për Televizionin A 1, që nga data 13 dhjetor 2007. Për sqarimin e kësaj ankese, në datën 17.01.2008, nga ana e ERE-s u zhvillua një seancë dëgjimore me përfaqësues të Shoqërisë Mediatike "Ballkan Sh.a" dhe KESH sh.a. Nga administrimi i fakteve dhe provave shkresore të paraqitur në këtë seancë nga ana e të dy subjekteve, palë në këtë mosmarrëveshje, si dhe të dokumentacionit shtesë që iu kërkua palëve nga përfaqësuesit e ERE-s gjatë kësaj seance, konstatojmë se: 1- Faturimi i bërë nga ana e KESH-it në zërin aforfe të faturës, është i pabazuar, pasi faturim aforfe për abonentët jofamiljarë, në bazë të Vendimit të Bordit të Komisionerëve të ERE-s, Nr.49, Datë 21.10.2004, "Për miratimin e mënyrës së faturimit të energjisë elektrike për abonentët familjarë dhe jofamiljarë me matësajashtë kushtit teknik", do të lejohet vetëm në rastet kur konstatohet se matësi është jashtë kushtit teknik ose i dëmtuar. 2- Përsa i takon pasaktësisë në matje të energjisë elektrike të konstatuar gjatë kontrollit të Divizionit të Shpërndarjes të KESH-it, në pajisjet e matjes së Televizionit TV Ballkan, të cilat në përputhje me nenin 51 të Ligjit 9072, Datë 22.05.2003 "Për sektorin e energjisë elektrike" janë përgjegjësi e Furnizuesit, vërejmë se nga ana e KESH-it, nuk është vepruar nëpërputhje me Kodin e Matjes, pika 9.1 (ii), ku përcaktohet se në rastet kur konsumatori ka paguar më pak për shkak të gabimit në matje, atëherë ai detyrohet të paguajë vlerën e mbetur për 12 muajt e fundit. 3- Gjithashtu vërejmë se po në pikën 9.1, të Kodit të Matjes, përcaktohet edhe mënyra e shlyerjes së kësaj vlere, e cila do të jetë ose me korrigjim për faturën e ardhshme mujore deri në shlyerjen e plotë të gabimit të konstatuar, ose si pagesë e shumës totale brenda 45 ditëve të konfirmimit të matjes së pasaktë, duke rënë dakord të dy palët për shlyerje me këste ose totalisht njëherësh. Në këtë rast, duke pasur parasysh vlerën e konsiderueshme të faturës, duhet të ishte negociuar me konsumatorin për mënyrën e shlyerjes së saj. Nisur nga sa më sipër, duke konstatuar mosplotësimin nga ana e KESH-it të kërkesave të përcaktuara në nenet 2, 4, 3 dhe 9, të Kodit të Matjes, të miratuar me Vendimin Nr.18. Datë 29.03.2005 të Bordit të Komisionerëve të ERE-s, kërkojmë nga ana juaj: 1-Rilidhjen e furnizimit me energji elektrike të Televizionit A1 2-Rregullimet për pasaktësinë në aparatin e matjes së energjisë 3- KESH Sh.a., dhe Shoqëria Mediatike Ballkan Sh.a., të bien dakord për mënyrën e shlyerjes së kësaj vlere. Duke ju falënderuar për bashkëpunimin Kryetari i ERE-s Jam kurioz si e mendojne te gjithe kete ngjarje! Sa po abuzon KESH me kete Media!? Apo Sa abuzojne MEdiat me "shantazhin mediatik"!?
Do te me vije shume keq Diten qe u shpall pavarsia e Kosoves u gezova teje mase, edhe pse nuk jam as nga kosova, dhe as nuk kam asnje lloje lidhje me ndonje familje apo qytet te Kosoves. THjesht si Shqiptare ndjeva nje krenari. Por shikoje qe Kosovaret nuk e ndiejn kete krenari qe ne Shqiptaret kemi ne radhe te pare jane shume indiferent dhe mendojne vetem per shtein e tyre te ri, duke e ditur se dhe Shqiptaret kane shume merita per luften qe u be ne kosove per ndihmesen qe iu eshte dhene dhe qe gjithmone kemi qene te gacem ti ndihmojme. Me sa duket Kosovaret nuk ndihen si ne. Vura re qe diten e pavarsise asnje Kosovare nuk permendi Fjalen Shqiperi. Ve re qe qeveria Kosovare nuk do tja dije shume per qeverine tone plus, nuk e permendin apo nuk e falenderojne kurre per cdo ndihmese qe i kemi dhene. Me ka bere dhe shume pershtypje ai flamur i blu me yje te verdha. asnje simbole qe kishte te beje Shqiprine. Tani kam krijuar nje mendim se Kosovaret nuk jane munduar te Shikojne nje Shqiperi te bashkuar apo nje Shqiperi te ec perpara, por serisht kane pare dhe vazhdojne te ruajn interesat e veta. Kurse ne Shqiptaret u munduam aq shume qe ti ndihmonim dhe te gezonim me ta. kam mbetur shume e zhgenjyer nga menyra se si u trajtua pavarsia edhe pse mundohem te genjej veten se Kosovaret mendojne per nje Shqiperi te perparuar. Por brenda vetes e ndiej qe Kosovaret nuk e kane nje ndienj te tille, dhe me keqardhje them se Kosovaret duan dhe donin nje Kosove jo Shqiperi.
Deputetet "Vrases" DURRËS – Teksa drejtonte makinën zyrtare, një deputet është bërë shkas për një aksident automobilistik me pasojë vdekjen e një personi. Burimet zyrtare të policisë së Kavajës bëjnë të ditur se “shtetasi Agim Abdurrahmani humbi jetën rreth orës 06:15 të ditës së djeshme, në vendin e quajtur Shkëmbi i Kavajës, 9 km larg Durrësit, teksa po tentonte të kalonte në anën tjetër të rrugës”. Sipas burimeve policore, 50-vjeçari u përplas nga një automjet, drejtuesi i të cilit është deputeti Baki Shehi, i cili, pasi i ka dhënë ndihmën e parë viktimës, është paraqitur në polici për të dëshmuar për rrethanat e ngjarjes. Sipas të dhënave zyrtare, Shehu po drejtonte automjetin tip fuoristradë, me targë TR 4539 K, në pronësi të Kuvendit të Shqipërisë dhe bashkë me të ishte edhe një person tjetër. Mësohet se deputeti i Rrethit të Tiranës është përpjekur t’i japë ndihmën e parë të aksidentuarit, si dhe ka lajmëruar menjëherë policinë lokale. Burimet shtuan se viktima ishte aksidentuar edhe një herë tjetër, por pa pasoja për jetën. Sipas Rregullores së Kuvendit, të zgjedhurit nuk kanë të drejtë të drejtojnë mjetet shtetërore, pasi kanë në dispozicion edhe shoferë për automjetin. Para disa muajsh gjeti vdekjen në një aksident automobilistik deputeti i Pogradecit Besnik Jacelli së bashku me një person tjetër teksa po udhëtonin në rrugën dytësore të aksit Vorë-Tiranë. Shkak për ngjarjen e rëndë ishte shpejtësia. Ndër deputetët që janë aksidentuar në drejtimin e automjeteve janë edhe Fatos Nano, Taulant Balla, Neritan Ceka, Et’hem Fejzollari, Gëzim Musabelliu, Lekë Çukaj, Spartak Ngjela, etj. Ish-kryeministri socialist Nano është akuzuar nga e djathta dhe disa segmente të së majtës para katër vjetësh se ka qenë protagonist i një aksidenti të rëndë, me pasojë vdekje, i njohur me emrin “skandali i Shkallnurit”. 20 Shkurt 2008
"Vijon Big-Brodher-izimi i jetes parlamentare" Marre nga gazeta "Shqip" dt 13/02/2008 Nga Mustafa Nano "Vijon Big-Brother-izimi i jetes parlamentare" Bar-et dhe kafenetë e Tiranës e kanë bërë zakon t‘i mbajnë ndezur gjatë gjithë kohës televizorët e tyre, të cilët rëndom i gjen duke transmetuar imazhe e tituj të titruar të një mizërie lajmesh. Janë kryesisht imazhe e tituj të "News 24"-ës e të "Top-news"-it, të cilët transmetojnë pandërprerë në stilin amerikan informacione nga më të ndryshmet. Duke qenë se Shqipëria nuk mund të prodhojë lajme pa fund, drejtuesit e gazetarët e këtyre televizioneve kanë rënë dakord të shtien në punë filtra më zemërgjerë, kur vjen puna që u duhet të gjuajnë e të kapin vazhdimisht të reja nga vendi i vogël - por bujëmadh - i shqipeve. Dhe kështu, ata konsiderojnë lajm edhe një vidhisje të një rruge, që lidh dy fshatra pa banorë, edhe atakun kardiak të një pensionisti me tre by-pass-e, edhe vizitën e ngeshme të Ndokës në një spital lokal, edhe përplasjen e lehtë e të padëm të një makine me një motoçikletë pizza-bartëse, edhe fjalimin e Pollos përpara kolektivit të mësuesve të katundit ‘x‘, edhe lindjen aspak problematike të dy binjakëve në një prej materniteteve të Tiranës, edhe çalltisjen e n-të publike të Mediut lidhur me NATO-n, edhe deklaratat e çdo dite të politikanëve mbi Kosovën, edhe konferencat për shtyp të zëdhënësve të ministrive e institucioneve (të cilat janë që të gjitha femra, më saktë çupa të reja 20-25 vjeçare), edhe deklaratat partiake të Xhuvelit, edhe tavolinat e rrumbullakëta të fondacionit "Qemal Stafa", edhe vizitat e ditëpërditshme të Edi Ramës në fshatrat e Shqipërisë, edhe takimin e Kryeministrit me një ambasador, edhe shpërthimet e programuara të Petro Koçit në ditët fiziologjikisht joinformative të week-end-eve, edhe njoftimin për të disatën herë mbi themelimin e partisë së re të Spartak Ngjelës, edhe takimin në një kafene të dy anëtarëve të G-99-ës, edhe kështu me radhë e kështu pa fund. Mjaftojnë këto për të shuar urinë për lajme të televizioneve shqiptare, që transmetojnë lajme 24 orë non stop? Sigurisht nuk mjaftojnë. Si i bëhet? Ka lajme pa hesap nga bota, dhe këtu fillon gara për të transmetuar më parë e më mirë rrëzimin e një autobusi në Indonezi, për të informuar se çfarë tha Chiellini pas ndeshjes së Juventusit me Empolin, për të na bërë me dije se në Cape Town ka rënë një shi e rrëmbyeshëm apo se në Napoli një maroken është rrahur me një italian. Lajme të tilla, edhe pse nuk kanë asnjë vlerë e asnjë domethënie për publikun shqiptar, jepen për orë të tëra në formën e titrave, që shfaqen e rishfaqen pa pushim në ekranet e televizorëve. Shuhet uria e televizioneve më në fund? As që bëhet fjalë. Koha që mbetet e pambuluar mbushet me transmetime apo ritransmetime të seancave parlamentare. Në këtë pikë ia vlen të ndalemi pakëz. Ndërsa kjo qasje e gazetarëve ndaj lajmit përbën një bombardim të pamëshirshëm të teleshikuesve me informacion banal, të çoroditur e çoroditës, transmetimi ‘live‘ i seancave parlamentare përbën një agresion mediatiko-politik ndaj të njëjtëve teleshikues. Kudo do të shihej si agresion i kësaj natyre, por këtu te ne ca më tepër, pasi në këto seanca, artilerisë politike i shtohet injoranca, harbutllëku e vulgariteti i një pjese të madhe të deputetëve tanë. Deri para ca kohësh mund të merrej për një situatë qesharake pushtimi vend e pa vend i foltores së parlamentit nga parlamentarë, të cilët e kanë të shkruar në ballë që janë belbacukë e të paditur, por sot nuk është më qesharake. Përkundrazi, është nervozuese. Dhe e patolerueshme. Është koha, që njerëzit me ‘bon sens‘ e me ‘bon ton‘ të këtij parlamenti të bëjnë të tyren, në mënyrë që të na i kursejnë këtë show të përditshëm mizerabël. Edhe mund të ketë kuptim, që kamerat televizive të filmojnë ‘non stop‘ seancat parlamentare (në fakt, parlamenti britanik e ka të ndaluar këtë gjë); mund të ketë kuptim në rastin kur televizionet synojnë të mbulojnë e filmojnë të gjithë jetën parlamentare për qëllime arkivore. Por nuk ka asnjë kuptim që të transmetohet drejtpërdrejt një seancë e zakonshme, një interpelancë, një diskutim i një projektligji në komisionet parlamentare, apo një diskutim mbi një ligj pa ndonjë rëndësi kushedi se çfarë. Për sa kohë që televizionet shqiptare "alla CNN" nuk do dinë si t‘ia bëjnë dermanin urisë së tyre informative 24-orëshe, filmimi dhe transmetimi ‘live‘ i seancave parlamentare do të jetë një barkë shpëtimi për to. Prandaj zgjidhja nuk duhet kërkuar tek ‘common sense‘-i i televizioneve. Zgjidhja duhet kërkuar në parlament, e duhet të fillojë ndoshta me heqjen për fare të asaj foltores në qendër të tribunës, e cila është një apel për protagonizëm shterpë e të bezdisshëm nga ana e deputetëve. Nuk është fare e hijshme situata në të cilën deputetët nuk preferojnë të flasin nga mikrofoni personal i tryezës së punës, por preferojnë të turren në stilin kryeministror te foltorja e fokusuar vendçe prej kamerave televizive. Situata bëhet fare e pahijshme, kur sheh që patologjia e protagonizmit me çdo kusht i bën një numër syresh të mos jenë të vetëdijshëm mbi limitet e tyre intelektive, e për rrjedhojë, të mos jenë të vetëdijshëm se është pikërisht ky protagonizëm që i nxjerr zbuluar. Por heqja e foltores, përveçse mund të konsiderohet si një gjetje mistrece e zemërake, mund të jetë në këto rrethana gjëja më pak e rëndësishme. Ka më për të bërë. Duke përjashtuar ngjarjet jo të zakonshme apo të jashtëzakonshme (një krizë qeveritare, diskutimi i një projektbuxheti, debati mbi ndonjë çështje me rëndësi kombëtare, ndonjë praktikë ‘impeachment‘-i etj.), në rastet e tjera duhet ndaluar pa një, pa dy, transmetimi i drejtpërdrejtë i seancave parlamentare. Madje, edhe në rrethanat e ngjarjeve jo të zakonshme apo të jashtëzakonshme do të ishte e udhës që për transmetimin ‘live‘ të autorizohej vetëm një prej televizioneve kombëtarë (mundësisht televizioni publik); televizionet e tjera mund të filmojnë, por pa pasur të drejtën për të transmetuar ‘live‘. Kjo duhet bërë për të evituar atë që pak më sipër e quajta agresion i kotë e i tepërt politiko-mediatik, i cili ngadalë-ngadalë, nëse nuk frenohet, do të mund ta shndërrojë pa kthim opinionin tonë publik në një turmë njerëzish lëkurëtrashë e me shije të prishura (si zor të besosh se mund të jetë ndryshe një opinion publik, i cili është i detyruar të ndjekë - ose nuk di të refuzojë - telenovelat e gjata parlamentare me batuta belbacukësh apo me hakërrima e me klithma harbutësh). Por duhet bërë edhe për të evituar ‘big-brother‘-izimin e jetës parlamentare. Duhet bërë, pra, për të mirën e vetë deputetëve. Cilido në atë parlament, që do të ishte i interesuar të kuronte vazhdimisht imazhin e tij publik (imazhi publik është një nga faktorët e suksesit politik të individëve), nuk do të binte dakord të filmohej vend e pa vend, të shfaqej ditë për ditë në ekranin e televizorëve, të regjistrohej e të përgjohej në çdo hap të jetës parlamentare, të ndiqej me zell ‘voyeur-rist‘ edhe në momentet e shtriqjes, të përgjumjes apo të ligështimit, të cilat na shoqërojnë të gjithëve në jetën tonë profesionale. Jeni dakord me te gjithe shkrimin? Ku mendoni se qendron problemi i gazetarise shqiptare ne pergjithesi?
Top