Tema e ditës

Diskutime mbi temat më të veçanta të ditës
Sherri për lekët, vret të ëmën me thikë, dorëzohet <div class="ubbcode-block"><div class="ubbcode-header">Quote:</div><div class="ubbcode-body"> Një 25-vjeçar në Tiranë ka qëlluar me thikë nënën e tij, duke i shkaktuar asaj vdekjen. Policia dyshon se vrasja ka ndodhur për shkak të lekëve të pensionit, që Albert Birko ia merrte së ëmës vazhdimisht për të blerë drogë. Ngjarja ndodhi mbrëmjen e ditës së djeshme, rreth orës 19:00, afër zonës së “Medresesë”. Birko në fillim ka pasur mosmarrëveshje me të ëmën, Shpresa Birko, për shkak të shumës së parave që ai kërkonte. Më pas, debati është përkeqësuar dhe i riu ka marrë thikën dhe me të ka qëlluar disa herë 53-vjeçaren, duke i shkaktuar asaj plagë të thella. I riu, i cili dyshohet se është përdorues droge dhe me probleme mendore, gjysmë ore pas ngjarjes është dorëzuar në polici i shokuar. Edhe pse ndaj 53-vjeçares është dhënë ndihma e parë, duke e çuar atë në spital, sërish ajo nuk ka arritur të shpëtojë, si pasojë e plagëve të marra. Policia ka shkuar menjëherë në vendngjarje, ku ka nisur nga puna për të zbardhur këtë rast. Burimet nga policia shprehen se gjithçka ka nisur si pasojë e mosmarrëveshjes midis djalit dhe nënës së tij për një shumë parash. I riu i kishte kërkuar asaj paratë e pensionit, të cilat ia merrte vazhdimisht, por 53-vjeçarja kishte kundërshtuar ta jepte ato. Albert Birko ishte përdorues i substancave narkotike dhe sipas hetimeve të para, mendohet se një gjë e tillë ka ndikuar në këtë ngjarje. Pasi ai nuk ia ka dalë që të bindë të ëmën, më pas ka tentuar që t’ia rrëmbejë ato me forcë, por ka hasur në kundërshtimin e 53-vjeçares. Një gjë e tillë e ka acaruar atë. 25-vjeçari ka marrë thikën që ndodhej në kuzhinë dhe me të ka qëlluar disa herë 53-vjeçaren, e cila nuk ka mundur që t’i shpëtojë sulmit. Ajo ka marrë disa plagë të thella në trup, të cilat kanë rezultuar fatale për të. Zhurmat në shtëpi janë dëgjuar edhe nga komshinjtë, të cilët kanë shkuar për të parë se çfarë po ndodhte. Kur kanë hyrë në shtëpi, kanë parë të shtrirë në tokë viktimën. Ata janë përpjekur t’i japin ndihmën e parë asaj, duke e transportuar në spital, por goditjet e marra kanë qenë fatale për të. I riu është dorëzuar në polici, 30 minuta pas kryerjes së krimit. Uniformat blu e kanë shoqëruar atë për në ambientet e paraburgimit, ku i riu do të duhet të përballet përpara drejtësisë shqiptare me akuzën e vrasjes.</div></div> http://lajme.shqiperia.com/html/media/ar...zohet-ne-polici
Martesat me karaktere 2d Nje burre japonez po ben perpjekjet e tij per te bindur sa me shume njerez ne nje fushate qe do te lejoje martesat e humaneve me karateret e filmave vizatimore apo librave komike. Librat komike jane shume popullore ne Japoni me disa karaktere fiction qe behen vipa apo dhe sex symbol. Taichi Takashita ka hedhur online nje peticion duke synuar te marre 1000 firma qe tia paraqese qeverise per te lejuar martesat me karakteret 2d te kartonave. Ne kete jave te pare ai ka marre 1000 firma "Un nuk jam me i interesuar me 3 dimensionalet. Nqs do te qe e mundur une do te behesha pjese e botes 2d" thote ai. ARTIKULLI I PLOTE Japanese man petitions to marry comic book wife
Privacy: Dua 500 milionë, për celularin Ore po lexoja kete lajmin, dhe me vinte te qeshja pak.Filluam dhe ne ne Shqiperi te hedhim ne gjyq gjykaten per disa milion si ne US. Mendoni se ky agua do fitoje ndonje lek nga Vodafone? <div class="ubbcode-block"><div class="ubbcode-header">Quote:</div><div class="ubbcode-body">Dua 500 milionë, për celularin Dosja e rrallë ka nisur të shqyrtohet në Gjykatën e Tiranës nga një trup gjykues i kryesuar nga gjyqtari Arben Kostandini dhe ka si paditës një biznesmen nga Fieri, ndërsa pala e paditur është një nga kompanitë celulare që operojnë në tregun shqiptar. Paditësi, inicialet e të cilit janë D.X., ka paguar shumën prej një për qind të vlerës së padisë dhe pasi ka pajisur me prokurë dy avokatë i është drejtuar Gjykatës së kryeqytetit. Konflikti mes tij dhe kompanisë celulare ka nisur në fillim të këtij viti, kur e fejuara e tij ka arritur të tërheqë nga zyrat e kompanisë tabulatet e zbardhura të bisedave telefonike së të fejuarit të saj. Nëpërmjet tabulateve ajo ka faktuar lidhjen intime së të fejuarit të saj me një vajzë tjetër, çka ka sjellë më pas ndarjen e tyre. Duke pretenduar se kompania celulare ishte shkaku i grindjes, që më pas çoi në ndarjen e tij nga e fejuara, biznesmeni depozitoi padinë 500 milionëshe në gjykatë. ÇËSHTJA Ndërkohë, burime nga procesi pohojnë se kompania telefonike e paditur menjëherë sapo ka mësuar se, dy prej punonjësve të saj ishin përfshirë në skandalin nxjerrjes së sekretit, ka vendosur ndaj tyre masën administrative të pushimit nga puna. Mësohet se e fejuara e biznesmenit kishte njohje me dy punonjëset dhe duke shfrytëzuar këtë fakt, ajo u ka kërkuar atyre t'i vënë në dispozicion tabulatet telefonike së të fejuarit të vet, i cili siç duket e mohonte kontaktin me vajzën tjetër. Sapo ka shtënë në dorë të dhënat ajo ka parë aty se ai kontaktonte shpeshherë me vajzën tjetër, me të cilën kishte shkëmbyer mesazhe dhe kishte zhvilluar biseda të gjata. Pas kësaj e fejuara është konfliktuar me të fejuarin, çka më pas ka sjellë edhe ndarjen e tyre. SEKRETI Në kërkesëpadi, biznesmeni pohon se nxjerrja e sekretit është bërë shkak për prishjen e familjes së tij, çka i ka sjellë veç të tjerash dëm ekonomik, shëndetësor etj., ndërsa dëmshpërblimi për këtë është shuma prej gjysmë miliardi lekësh të vjetra. Edhe pse është dorëzuar në gjykatë prej disa muajsh, padia ende nuk ka nisur të shqyrtohet, pasi shkak për këtë është bërë mosformimi i trupit gjykues dhe mungesa e sekretares gjyqësore. Seanca e radhës e kësaj çështjeje pritet të zhvillohet në fillim të muajit tetor, kur është përcaktuar që pala paditëse, biznesmeni dhe avokatët e tij mbrojtës, të paraqesin para trupit gjykues parashtrimet hyrëse dhe provat. Ndërsa pala e paditur mësohet se e ka kundërshtuar zgjidhjen e çështjes me kompromis, në formën e kërkuar nga paditësi. Juristët përfaqësues të kompanisë celulare kanë refuzuar të pranojnë dëmshpërblimin e paditësit me 500 milionë lekë të vjetra, në këmbim të ndërprerjes së procesit. Për këtë shkak padia ka kaluar më pas në seancë gjyqësore dhe po shqyrtohet aktualisht </div></div>
Vritet Kosta Trebicka Ekzekutohet Kosta Trebicka, njeriu qe vuri gishtin dhe tregoj fajtotet e vrasjes se 26 shqiptareve te pafajshem. Ne shqiperi kohet e fundit po aksidentohen shume "armiq", nje ndjenje pasigurie per vendin ku jetojme. Ne burg vrasesit e Kosta Trebickes!Ky eshte mesazhi, nese vertet ka ndodhur dicka, prove kjo per prokurorine! Rastesisht te premten ishte edhe dita qe perkujtonin Azem Hjadarin, nje vrasje e cila edhe sot nuk eshte zbardhur, me mijera fakte dhe koncidenca qe tregojne mbi dike...edhe kjo kshu do vazhdoj, me siguri neser nuk do te kujtohet me nese prokuroria vazhdon e varur. TURP PER KANALET JOSERIOZE QE TRANSMETUAN PAMJET ME TRUPIN E PAJETE! Kesaj i thone shitje te vdekjes per reklame=para, nuk me pelqeu fare qe tregonin nga afer dhe pa montazh trupin e pajete. Kush mendoni se e vrau nisur nga faktet zyrtare, apo ishte aksident, shpresoj admin te bej nje sondazh
SHBA nuk eshte me udhekryq interneti http://www.nytimes.com/2008/08/30/business/30pipes.html?_r=1&oref=slogin Nje artikull ne New York Times shkruan se si trafiku boteror i internetit eshte ne menyre te vazhdueshme me nje tendence qe te mos kaloje fare neper SHBA. Kjo gje duket se ka alarmuar shume analiste te cilet permendin Patriot Act nje nder faktoret qe per vite me rradhe i ka shqetesuar kompanite jo-amerikane per informacionin e tyre ne serverat amerikane. Duke cituar NYT: "Organet ekzekutive ne industrine e internetit si dhe zyrtaret qeverritare kane deklaruar se trafiku nderkombetar i internetit qe kalon neper pajisjet e kompanive ne Amerike kane dhene nje avantazh te pamohueshem per agjensite e zbulimit Amerikan. Ne dhjetor 2005, NYT raportoi se NSA (National Security Agency) kishte realizuar nje program te perbashket kooperimi me firma te ndryshme telekomunikacionesh amerikane, ku perfshihej dhe interceptimi i komunikimeve nderkombetare me internet. Teknologjiste te ndryshem dhe avokate te ruajtjes se intimitetit jane te mendimit se keto veprime si dhe aktivitete te tjera jane duke ndihmuar perhere e me teper ne levizjen qe trafiku internet i Kanadase dhe i Europes te mos kaloje fare neper SHBA. Bashke me nje koment te nje lexuesi. This is a free market at its best. The United States provides a poor service (allow us to carry your data, and we will spy on it), so foreign telecomms decide the better value is not to route traffic through the United States. Our own laws that promote spying, snooping, invasion of privacy, and generally going against the spirit of the Constitution (I say spirit because it does not apply to foreign citizens in most cases) will be used against us. Other nations will decide that we are increasingly irrelevant: our dollar is on a trend of weakening against foreign currencies due to the massive trade deficit which in turn puts our balls squarely in the hands of countries such as China. This weakens our clout in international markets. This story is just one facet of the weakening of the United States as a superpower and our downward slide. Our politicians and corporate executives are so concerned about maintaining their wealth that they are willing to kill the goose that lays the golden eggs. No, I am not cynical. I am also not sarcastic.
Çështje e energjisë në Britanine e Madhe! Çështje e energjisë në Britanine e Madhe Gazeta (The Financial Times) citon sekretarin britanik për Biznes të ketë thënë se varësia e Britanisë së Madhe nga energjia bërthamore do të rritet në mënyrë të konsiderueshme brenda dy dekadave të ardhshme. John Hutton i ka thënë gazetës se ai shpresonte që gjenerata e re e centraleve bërthamore, të cilat qeveria dëshiron të ndërtohen, të furnizojnë vendin me më shumë energji elektrike se sa nëntëmbëdhjetë përqind që ofrojnë ato ekzistueset. Sipas gazetës, ministrat nuk dëshirojnë të flasin për shkallën e investimeve në reaktorë të rinj bërthamorë që shpresojnë të tërheqin në Britani të Madhe, duke thënë se ky është vendim të cilin duhet ta përcaktojë tregu. Gazeta thotë se zëvendësimi i reaktorëve të vjetëruar të Britanisë së Madhe shihet si jetik për arritjen e objektivave të qeverisë për shkurtimin e emetimeve të karbonit dhe uljes së varësisë nga gazi i importuar. Po për energjinë shkruan në faqen e parë edhe (The Times). Sipas saj, gjashtë kompanitë e mëdha të energjisë po i detyrojnë të paguajnë konsumatorët më të varfër që të paguajnë deri 330 sterlina (rreth pesëqind euro) më shumë në vit për gaz dhe rrymë. Tarifat për matësit me parapagim që zakonisht përdoren nga pensionistët dhe ata që janë në gjendje më të vështirë financiare, janë deri dyzet e pesë përqind më të larta se sa ato për konsumatorët që paguajnë përmes internetit. Hollësitë u bënë të ditura në kohën kur qeveria planifikon të marrë masa kundër kompanive të energjisë që shfrytëzojnë konsumatorët e tyre më të varfër. (The Daily Telegraph) shkruan për, siç e quan, një revoltë të mundshme të ministrave katolikë në lidhje me planet e qeverisë për një projektligj për hulumtimet në fushën e embrioneve. Projektligji që po shqyrtohet në parlament do të reformojë ligjet e fertilitetit dhe do t'u lejojë qifteve lezbike që të regjistrohen si prindër ligjor - hap ky që është sulmuar nga Kisha katolike. Ministrat e kabinetit normalisht janë të obliguar të votojnë për çdo projektligj të qeverisë. (The Independent) në faqen e parë sjell historinë e një adoleshenti nga Irani që ka kërkuar strehim në Britani pasi i dashuri i tij u ekzekutua me varje për homoseksualitet. Gazeta shtron pyetjen përse Britania është aq e vendosur ta kthejë atë në Teheran - ku e pret thuajse ekekutimi i sigurtë? Për fund një njoftim të cilin(The Guardian) e quan i frikshëm apo sensacional? Një makinë që mund të shohë brenda mendjes. Sipas Gardianit, shkencëtarët kanë zhvilluar një teknikë të kompjuterizuar për leximin e mendjes e cila u mundëson atyre të parashikojnë me saktësi imazhet që njerëzit shohin duke perdorur skanerë për të studjuar aktivitetin e trurit. Shkencëtarët amerikanë, thotë gazeta, arritën këtë sukses, duke marrë pajisje për skanim që normalisht përdoret në diagnostifikim në spital për të vëzhguar modelet e aktivitetit të trurit kur një pacient analizon një varg fotografishë bardh e zi. Pas kësaj kompjuteri ishte në gjendje të parashikojë me saktësi në nëntë nga dhjetë raste se në cilat imazhe ishin fokusuar këta njerëz. Studimi, thotë Gardian, shton mundësinë që në të ardhmen teknologjia të përdoret për të vizualizuar pamje nga ëndërrat apo kujtesa e personave. Artikull marre: http://albaniaonline.it.gg/Bota.htm
Zbulohet baza e Al-Kaedës në Rrugën e Durrësit Terrorizmi, zbulohet baza e Al-Kaedës në Rrugën e Durrësit Organizata jofitimprurëse “Thirrja për urtësi”, në listën e zezë të SHBA-ve. Kjo organizatë kishte rilindur pas aksionit të CIA-s në vitin 1998 në Shqipëri Shaban Sulçe Një operacion disavjeçar i CIA-s amerikane në Kuvajt ka zbuluar një “korporatë”, e cila dyshohet si financuesja më e madhe në botë e terrorizmit me filialin e saj edhe në Shqipëri, të quajtur “Thirrja për urtësi”. Shoqëria tregtare “Ringjallja e Trashëgimisë Islamike” (Revival of Islamic Heritage Society, RIHS) e regjistruar në Kuvajt si një shoqëri bamirëse, është diktuar nga agjentët amerikanë në kalimin e disa transaksioneve ku destinacioni ka qenë për llogari të grupeve të shpallura si nënstruktura të Al-Kaedës, si Lashkar e-Tayyiba, Emaah Islamiyah dhe Al-Itihaad al-Islamiya. Dy ditë më parë Departamenti i Thesarit në Shtetet e Bashkuara ka dalë në përfundimin se pikërisht me anë të këtyre transaksioneve janë financuar akte terroriste. Por në listën e degëzimeve të kësaj korporate gjigante të zbuluar në Kuvajt e që prej vitesh funksiononte si e ligjshme atje, është gjetur edhe një adresë, e cila të çonte në Rrugën e Durrësit në Tiranë. Ka qenë pikërisht adresa e OJQ-së “Thirrja për urtësi”, e cila ka funksionuar nëpërmjet financimeve të kësaj korporate që njëkohësisht ka bërë pagesa dhe për grupet më të fuqishme terroriste në botë, sipas Departamentit Amerikan të Thesarit. Pretendimi Në deklaratën publike të Departamentit të Thesarit në SHBA është theksuar se do t’u kërkohet autoriteteve të Kuvajtit që të ndihmojnë në zbërthimin e strukturave të kësaj korporate me dhjetëra filiale në të gjithë botën, pasi ajo deri tani rezulton si rubineti i financimit të disa akteve terroriste. Për më tepër, në njoftimin e Departamentit të Thesarit njoftohet se investigimi i personazheve të kësaj korporate ka nxjerrë në dritë faktin se bëhet fjalë për të njëjtën celulë që u godit në vitet 1998-2000, por që kësaj here ka ndryshuar “lëkurën” duke përdorur emra të tjerë. Edhe në këtë rast historitë puqen me Shqipërinë, pasi është i njohur fakti se në vitet 1998-2000 në vendin tonë u ndërmorën disa aksione, të cilat kulmuan me vrasjen e Salah El-Sayed brenda në një lavatriçe rrobash në Tiranë, ndërsa pakkush e dinte se ky person ishte vëllai i Ayman Al Zavahirit (arkitekti i Al-Kaedës), krahut të djathtë të Osama bin Ladenit. Pas këtij aksioni, që kulmoi shkatërrimin e celulës së krijuar në vitet ‘90, një varg hetimesh nxorën në dritë dhe disa shoqata humanitare që bënin qarkullimin e lekëve, të cilat u shkonin organizatave të nënstrukturuara të Al-Kaedës. Raporti Këto ngjarje i ka sjellë në vëmendje dhe Departamenti i Thesarit në SHBA, i cili ka njoftuar të premten se “të dyshuara se siguronin mbështetje për terrorizmin, zyrat e kësaj shoqërie u mbyllën ose u bllokuan nga qeveritë e Shqipërisë, Azerbajxhanit, Bangladeshit, Bosnjë-Hercegovinës, Kamboxhias dhe Rusisë. Në vendet ku aktivitetet e shoqërisë “Ringjallja e Trashëgimisë Islamike” janë ndëshkuar nga qeveritë, shtabi qendror i kësaj shoqërie ka zhvilluar metoda të shumëfishta për të vazhduar operacionet e saj. Në disa shtete, përfshirë Shqipërinë dhe Kosovën në veçanti, zyrtarët më të lartë të shoqërisë “Ringjallja e Trashëgimisë Islamike” kanë ndihmuar degët lokale për të ndryshuar emrat, për të siguruar mbështetje të re financiare për hapjen e organizatave të reja”, - thotë Departamenti Amerikan i Thesarit, i cili më poshtë përmend OJQ-në “Thirrja për urtësi” në Tiranë dhe OJQ-në “Dora e mirësisë” në Kosovë. Prezenca Rreth tre muaj më parë gazeta “Albania” ka shkruar lidhur mbi një faqe elektronike (forum-islamik.com) e gjitha në shqip dhe shumë e pasur me argumente dhe thirrje për xhihad. Financimi kishte kaluar përmasat e faqes elektronike dhe kishte mundësuar dhe regjistrimin e disa këngëve në shqip, që bënin thirrje për xhihad. Pasi u njoh me këtë fakt, “Albania” ka kontaktuar drejtues dhe ish-drejtues të Komunitetit Mysliman Shqiptar, të cilët kanë pohuar se në Shqipëri është shumë e lehtë që të gjejnë strehë financimet me zanafillë terroriste. Kjo ndodhte pasi, sipas tyre, vendi ende nuk ka një ligj për fenë dhe shumë shoqata me natyrë fetare kanë të drejtën të operojnë totalisht jashtë kontrollit të Komunitetit Mysliman Shqiptar. “Zakonisht personazhe nga bota arabe kanë hapur OJQ të reja dhe në postet drejtuese kanë vënë shqiptarë, ndërsa vetë nuk figurojnë, edhe pse janë pikërisht ata që kontrollojnë realisht këto shoqata. Madje Komuniteti Mysliman është aq i pafuqishëm si pasojë e mungesës së ligjit, saqë ka dijeni se disa nga këto shoqata kanë në borderotë e tyre edhe disa hoxhallarë të Komunitetit, por prapë nuk mund të bëjë asgjë në këto kushte”, - i tha pak kohë më parë “Albania”-s një ish-drejtues i lartë i Komunitetit Mysliman Shqiptar. Shoqëria Kuvajtiane: “Nuk kemi lidhje me terroristët” Shoqëria Islamike Bamirëse Kuvajtiane “Ringjallja e Trashëgimisë Islamike”, asetet e të cilave janë ngrirë nga Departamenti Amerikan i Shtetit, mohoi në mënyrë kategorike deklaratat e bëra për lidhje me rrjetin terrorist “Al-Kaeda”. “Ne jemi një organizatë bamirësie, e cila është njohur dhe mbështetur nga qeveria e Kuvajtit dhe llogaritë tona janë të monitoruara ngushtë nga autoritetet. Bamirësia jonë ka pasur për qëllim kundërvënien ndaj terrorizmit dhe Al-Kaedës”, - tha dje për agjencinë franceze të lajmeve AFP një zyrtar i kësaj shoqërie. Deklarata nga kjo shoqëri ka ardhur pas vendimit të ditës së premte të Departamentit Amerikan të Shtetit, i cili vendosi që të ngrinte asetet financiare të kësaj shoqërie duke bllokuar edhe selinë zyrtare të saj në Kuvajt. “Shoqëria Ringjallja e Trashëgimisë Islamike e ka përdorur bamirësinë dhe asistencën humanitare si mbulesë, për të financuar aktivitetin terrorist. Qeveria Amerikane aplikoi masa të ngjashme ndaj zyrave të kësaj organizate në Afganistan dhe Pakistan në vitin 2002, duke u bazuar në të dhënat që faktonin mbështetjen e tyre për Al-Kaedën”, - tha Stuart Levey, sekretari për masat kundër terrorizmit në Departamentin Amerikan i Thesarit. Shqipëria sekuestroi prona dhe asete të të dyshuarve për terrorizëm Rreth 37 mijë metra katrorë rezulton gjithsej sipërfaqja e pasurive të paluajtshme që u është sekuestruar në Shqipëri personave të dyshuar për financim të terrorizmit. Kjo pasuri e paluajtshme, e përbërë nga troje (27517.9 metra katrorë), apartamente banimi (1652.4 metra katrorë) dhe ambiente biznesi (7464.6 metra katrorë) është e shtrirë kryesisht në Tiranë dhe urdhrat për sekuestrimet e tyre kanë qenë gjatë periudhës 2004-2006. Konkretisht, shoqërisë “Loxhalli sh.p.k”, me pronar Yasin Kadi, zotërues i 100% të aksioneve, i janë sekuestruar 26.347 metra katrorë sipërfaqe truall, 619 metra katrorë sipërfaqe apartamente banimi dhe 5009 metra katrorë ambiente biznesi. Autoriteti urdhërues për sekuestrimin e pasurisë së paluajtshme të “Loxhalli sh.p.k” ka qenë ministri i Financave, ndërsa baza ligjore ka qenë Ligji numër 9258, datë 15.7.2004, urdhri numër 2 datë 3.12.2004, ndryshuar me urdhrin numër 36, datë 27.11.2006. Fondacionit “TAIBAH INT” i janë sekuestruar 726 metra katrorë sipërfaqe apartamente banimi. Autoriteti urdhërues për sekuestrimin e pasurisë së paluajtshme të këtij fondacioni ka qenë ministri i Financave, ndërsa baza ligjore ka qenë Ligji numër 9258, datë 15.7.2004, urdhri numër 9 datë 10.03.2005, ndryshuar me urdhrin numër 29, datë 05.07.2006. Një tjetër fondacion, të cilit i është sekuestruar pasuria e paluajtshme, pasi rezulton në listën e zezë të të dyshuarve për financim terrorizmi, është fondacioni “Al Haramania”. Këtij fondacioni i janë sekuestruar 432 metra katrorë sipërfaqe truall dhe 157 metra katrorë sipërfaqe apartamente banimi. Autoriteti urdhërues për sekuestrimin e pasurisë së paluajtshme të këtij fondacioni ka qenë ministri i Financave, ndërsa baza ligjore ka qenë Ligji numër 9258, datë 15.7.2004, urdhri numër 10 datë 10.03.2005, ndryshuar me urdhrin numër 30 datë 5.7.2006. Abdul Latif Saleh, një tjetër person i dyshuar si financues i terrorizmit, i janë sekuestruar 98.9 metra katrorë sipërfaqe truall dhe 150.2 sipërfaqe apartamente banimi. Edhe në këtë rast autoriteti urdhërues ka qenë ministri i Financave, baza ligjore ka qenë Ligji numër 9258, datë 15.7.2004, urdhri Nr.6, dt.25.11.2005, ndryshuar me urdhrin Nr.28, dt.5.7.2006. Gjithashtu sekuestro ka pësuar edhe pjesa e pasurisë së Al Kadi te “Kullat binjake”, përkatësisht 550 metra katrorë sipërfaqe truall dhe 2455 metra katrorë ambiente biznesi. Gazeta "ALBANIA" 16 Qershor 2008 _________________________ Forca Ragazzi, Forca Italia
Shqiperia,nje hap nga liria e VIZAVE per ne UE Oggi, a Tirana l’incontro per trattare le condizioni che apriranno agli albanesi i confini dell’Ue Invia questo articolo Stampa questa pagina Ingrandisci il testo Diminuisci il testo Bruxelles - 7 marzo - Si sono aperti questa mattina a Tirana i negoziati per la conclusione di un accordo che porterà all'eliminazione dell'obbligo di visto per i cittadini albanesi in viaggio verso i Paesi dell'Unione europea. "E' un momento storico per tutti gli albanesi che da oggi si sentono più liberi, più degni, più sicuri del loro avvenire europeo", ha commentato il primo ministro albanese Sali Berisha al termine dell’incontro con il vicepresidente della Commissione europea, Franco Frattini. Il premier albanese ha ringraziato “per la fiducia dimostrata dall'Ue all'Albania. Un Paese - ha assicurato - impegnato a lanciare le riforme, ad applicare le leggi e a rispettare tutti gli standard richiesti dai partner europei". Da parte sua, Frattini si è mostrato ottimista su un esito positivo dei negoziati. "L'Albania - ha detto il commissario italiano responsabile di giustizia, libertà e sicurezza - ha fatto dei progressi e ha iniziato un ottimo programma di riforme. Il nuovo regime dei visti dipende dai risultati ma sono sicuro che saranno raggiunti in un breve termine". Oggi gli albanesi sono uno dei popoli del mondo con meno possibilità di viaggiare: sono al 184esimo posto su 192 nell'indice Henley, che misura il numero di Paesi in cui si può viaggiare senza obbligo di visto. Un isolamento che favorisce l'immigrazione clandestina. Per controllare i flussi illegali di immigrati, l'Albania ha vietato per un periodo di tre anni la navigazione di imbarcazioni private nelle sue acque territoriali. Ma Bruxelles chiede anche l'emissione di carte di identità non falsificabili, la lotta da parte del governo albanese al crimine organizzato e il mantenimento dell'ordine pubblico. Me pak fjale eshte nje trataktive qe garanton udhetimin e shqiptareve ne UE pa ju nevojitur te marri VIZE,por qe nuk dihet se kur mund te ndodhe,do vij e dita tone
Jozefina Topalli shumë afër shkarkimit nga detyra. Jozefina Topalli shumë afër shkarkimit nga detyra e saj Jozefina Topalli, rezikon shume te shkarkohet nga detyra e saj, si kryetare e kuvendit te Shqiperise. Artikulli me posht ben ende me te qart edhe arsyet se pse mund te ndodh nje gje e tille shume shpejt. Topalli në vështirësi, rrezikon shkarkimin nga votat e deputetëve Deputetët e opozitës priten të votojnë në bllok, gati 55 vota. Përcaktuese votat nga shumica dhe sidomos nga deputetë të PD-së Pozicioni i Jozefina Topallit në krye të Kuvendit të Shqipërisë duket se ka pësuar një tronditje të fortë. Mocioni për shkarkimin e saj ka gjetur mbështetje të fortë ndërpartiake dhe Topalli, pavarësisht mbështetjes së Berishës, do ta ketë shumë të vështirë rrëzimin e këtij mocioni. Për shkarkimin e kryetares së Kuvendit partitë e majta kanë lënë përkohësisht “mëritë” mes tyre, ndërkohë që zërat janë shtuar edhe brenda kampit të maxhorancës. Publikisht këtë gjë e kanë bërë demokristianët. Thuhet se nën zë mocioni ka gjetur mbështetjen e deputetëve të PBDNJ-së. Por jo vetëm. Bllokimi që Topalli u ka bërë dekreteve të presidentit Topi mund të përkthehet shumë mirë si një sfidë ndaj tij dhe kundërpërgjigjja mund të jetë votimi i mocionit, nga deputetët e PD-së që njihen si përkrahës të Bamir Topit. Në pamje të parë, 71 votat që nevojiten për shkarkimin e Topallit duken qartësisht të pamundura. Opozita Opozita pritet të rreshtohet në bllok, duke pasur pikërisht 55 vota për shkarkimin e kryetares së Kuvendit. Partia Socialiste, e cila ka qenë e para që shprehu qëndrimin për shkarkimin e Topallit, ka në përbërjen e vet 34 deputetë. (Ky numër mbetet i njëjtë pas largimit të Petro Koçit, për shkak se me PS-në u bashkua deputeti i PAD-së, Pirro Lutaj). Votave të socialistëve për mocionin që do të paraqitet do t’u bashkohen edhe 7 deputetët e Grupit Parlamentar të Partisë Social-Demokrate. Edhe Lëvizja Socialiste për Integrim, edhe pse ka shprehur rezerva ndaj seriozitetit të kërkesës së PS-së për shkarkimin e Topallit, ka deklaruar se është “pro” çdo nisme që kërkon largimin e saj nga drejtimi i Kuvendit të Shqipërisë. Gjashtë deputetëve të LSI-së do t’u bashkohen edhe votat e kreut të PDS-së, Paskal Milo, atij të PAD-së, Neritan Ceka dhe kreut të Lëvizjes për Politikë Institucionale, deputetit Petro Koçi. Mbështetje pritet që të ketë edhe nga ish-deputetët e PS-së, tashmë të pavarur, si Taulant Dedja, Durim Hushi, Durim Lamaj, Bukurosh Stafa dhe Paulin Sterkaj. Shumica Çelësi i suksesit për triumfin e mocionit kundër Topallit duket se do të jenë votat që do të sigurohen nga deputetët e maxhorancës për shkarkimin e saj. Nëse të 55 deputetët e opozitës do të votojnë në bllok, atëherë duhen votat e vetëm 16 deputetëve të maxhorancës, të cilat do të rrëzonin Topallin nga drejtimi i Kuvendit. Nga këto 8 vota duket se do të vijnë nga Grupi Parlamentar i Partisë Demokristiane, krerët e të cilit janë shprehur hapur dhe publikisht për shkarkimin e kryeparlamentares. Kësaj nisme priten t’u bashkohen edhe votat e 3 deputetëve të Partisë së Bashkimit të të Drejtave të Njeriut, të cilët gjatë këtyre dy viteve në mënyrë të vazhdueshme kanë shprehur pakënaqësinë e tyre për mënyrën se si Topalli po drejton Kuvendin e Shqipërisë. Edhe ish-deputeti Spartak Ngjela pritet të votojë për shkarkimin e Topallit. Duke llogaritur 55 votat e opozitës dhe 12 votat e PDK-së, PBDNJ-së dhe Ngjelës, duket se në plan të parë mbeten vetëm 4 vota për triumfin e mocionit kundër Topallit. Në këtë situatë decizive pritet të jenë zhvillimet brenda deputetëve të Partisë Demokratike. Sfida që Topalli i ka bërë presidentit Topi, duke i bllokuar dekretet e tij për anëtarët e Gjykatës së Lartë, pritet të reflektohet me vota kundër saj, nga deputetë jo të pakët të PD-së, të cilët njihen si mbështetës dhe përkrahës të presidentit Topi. Mënyra e votimit Një tjetër moment interesant i mocionit për shkarkimin e kryetares së Kuvendit, Jozefina Topalli, është mënyra se si do të votohet në sallën e Kuvendit. Gjatë mocionit të parë, të paraqitur nga opozita dy vjet më parë, pati polemika dhe debate të ashpra për mënyrën e votimit. Votimi për mocionin e parë të shkarkimit të Topallit ishte i hapur dhe kjo bëri që shumë deputetë të maxhorancës të stepeshin për ta votuar atë. Në mocionin e ardhshëm nuk përjashtohet mundësia që votimi të bëhet i fshehtë. Gazeta Albania
Vdes Themeluesi i TopChannel/TopMedia Shuhet Dritan Hoxha president i Top-Media. Themeluesi i Top-Medias, kontribues ne liberalizimin dhe hapjes e shoqerise Shqiptare mbas viteve 1990. Dritan Hoxha humbi jeten ne nje aksident me makine,afer studiove Top-Channel.
Gazetarët reagojnë Marre nga Balkanweb. Gazetarët reagojnë ndaj sulmeve të Berishës: Poshtëroi vdekjen e Dritan Hoxhës <span style='font-size: 11pt'>• “Berisha ka tejkaluar çdo standart njerëzor duke poshtëruar vdekjen tragjike të presidentit të Top-Medias, Dritan Hoxha”, kështu janë shprehur në një deklaratë për shtyp gazetarët. Ata shprehen se nuk jemi ne ata që fshehim krimet dhe se shkaku që Berisha shpall lufte është sepse mediat zbulojnë krimet. Nëpërmjet kësaj deklarate, gazetarët shprehen të shqetësuar nga fushata denigruese e kryeministrit Berisha. TIRANE- Mediat kanë reaguar ndaj sulmeve të Berishës ndaj mediave Dhjetëra gazetarë kanë hartuar një deklaratë sipas të cilave, Berisha ka tejkaluar çdo standart njerëzor duke poshtëruar vdekjen tragjike të presidentit të Top-Medias, Dritan Hoxha. Nëpërmjet kësaj deklarate, gazetarët shprehen se nuk jemi ne ata që fshehin krimet dhe se shkaku që Berisha shpall lufte është sepse mediat zbulojnë krimet. Nëpërmjet kësaj deklarate, gazetarët shprehen të shqetësuar nga fushata denigruese e kryeministrit Berisha ndërkohë që u bëhët thirrje ndërkombëtarëve që të mbrojnë lirinë e fjalës nga ata që mbrojnë krimet dhe që janë në pushtet. </span> Komenti im! <span style="color: #3333FF">Ore cfare kujtojne se jane keta gazetaruca!! Ore budallenj e dijne popullin keta.? Nese nuk do te kishte nje kembengulje te qytetareve nuk do te kishte asnje te dhene per aksidentin e turpshem te "Tanit te Topit". Them i turpshem se te ecesh me mbi 100 km/ore ne rruget e Tiranes do te thote mungese respekti per veten dhe qytetaret e tjere. Eshte turp dhe per Edvin Çorapekuqin i cili si kryetar Bashkie i Tiranes me komenton shpejtesine e Ferrarit si ndonje gje te Bukur qe ka bere Dritan Hoxha. I njihnim si emra te medhenj dhe Gazetaret te cilet dolen dhe nenshkuran ato brockullat e News24. Por treguan veten e tyre se jane njerez hipokrite, gazetaruce, mashtrues, manipulues. Turp ju qofte te gjitha mediave qe heshtin kur eshte per te folur dhe llapin, kur eshte per te heshtur. Po ju kujtoj me dhimbje dhe trishtim aksidentin e tragjik te djalit te ish-Presidentit Moisiu. Pamjet makabre te tmerrshme qe shfaqen duke nxjerre trupin e pajete nga lumi. Dhe mjaftoheshin duke thene qe kaseta ishte bruto dhe nuk kishin patur kohe ta perpunonin, ndersa vazhdonin te transmetonin. Dhe ishte Top-Channel ky stacion, ishin keto gazetare te cileve per pronarin e tyre u dridhej buza dhe nuk dinin se cfare ti thonin popullit. U mjaftuan me muziken Funebre dhe fshehjen e ngjarjes. Ptuuuuu. ..........Turp.........PseudoMedia..... Rrofte interneti dhe forumet e hapura ku mund te shprehim lirshem mendimet. Rrofte Sali Berisha per perpjekjet e medha "Shqiperia ne Moshen e Internetit", pamvaresisht se sa do te mund te realizohet. </span>
SHSHSHT, PO FLET NEXHMIJE BERISHA MUSTAFA NANO Liri Berisha ka mbajtur gjithë kohën një profil të ultë publik. Ka qënë e urtë, e qetë, e pazëshme, një hije lëvizëse krah bashkëshortit të vet, bash si shumica e grave shqiptare. Nuk është çudi që kjo sjellje publike të ketë qënë zgjedhja e saj, por nuk duhet përjashtuar dhe fakti që gjithçka të ketë të bëjë me pafuqinë e saj për të luajtur rolin e një protagonisteje. Kjo ka bërë që për shumë njerëz ajo të jetë një grua e mirë, një zonjë e vërtetë. Dhe kjo është e natyrshme. Në një botë të mbushur me (të dominuar nga) dokrraxhinj, heshtja ka charme-in e magjinë e vet. Me këtë shpjegohet - fjala vjen - edhe nami i mirë i Bamir Topit, sot President i Republikës, e dje "njeriu i mirë" që maskohej prapa heshtjes; më saktë, prapa pafuqisë për të thënë ndonjë gjë interesante, të guximshme e inteligjente. Por le të qëndrojmë tek Liri Berisha, e cila më në fund u bë e gjallë. Kishte dhënë një intervistë të gjatë në numrin e djeshëm të "Panoramës", nëpërmjet së cilës rrekej t‘u mbushte mendjen shqiptarëve se bashkëshorti i saj, jo vetëm është dorëjashtë në ngjarjen tragjike të Gërdecit, por edhe ka vuajtur shumë prej kësaj tragjedie, tok me Lirinë. Ne të gjithë kemi pritur kryeministrin të dalë, të shpjegohet e të hedhë poshtë dyshimet që bjenë mbi të e vetëm mbi të, por Saliu këtë herë ka ndryshuar taktikë. Ka nxjerrë të urtën, të mirën: Lirinë. E çfarë thotë Liria në këtë intervistë? Duhet theksuar, se për ata që janë të interesuar të marrin vesh diçka më shumë lidhur me atë që ndodhi në Gërdec, ajo nuk thotë asgjë. Thjesht bën çmos të na bindë, se burri i saj nuk e ka takuar asnjëherë baxhanakun e mbetur në rrënojat e katastrofës. Ajo vetë e ka ditur që burri i motrës punonte në Gërdec, e që atje "mbante ca arka municionesh", por këtë nuk ia ka thënë asnjëherë të shoqit. Për më tepër, kur e motra i paska thënë, se i shoqi punonte në Gërdec, se atje "mbante ca arka municionesh", e se atje "nuk ishte fare i kënaqur, por s‘kishte gjetur punë tjetër për të bërë", Liria hesht. Nuk e shtyn më tutje bisedën, nuk befasohet se si kunati i vet bën një punë tejet banale në kushtet kur i shoqi i saj nuk ka lënë militant e familjar pa punësuar në administratën publike, nuk i thotë se "kjo nuk ka kuptim", nuk i thotë se "ne mund të gjejmë një punë tjetër më të hijshme për të". Ka budalla që ta hajë këtë gjë? "Saliu lexonte emrat atje, dhe unë thosha: e zeza, si nuk ia kemi thënë?" Ja, këtë na tregon Liria, e çuditërisht harron të na thotë, se si është e mundur që i vetmi emër viktime që u lexua gabim prej Saliut, ishte emri i baxhanakut. Të gjithë e mbajnë mend, se kur erdhi radha të lexonte emrin e baxhanakut, Saliu bëri një pauzë të pashpjegueshme, e pastaj tha : Mehmet. Në fakt, më pas u mor vesh se baxhanaku quhej Muhamet. Ja, kjo është gjithçka që thotë Liri Berisha lidhur me Gërdecin në atë intervistë të gjatë. Pjesa tjetër është e mbushur me paranoja që kanë kuptim veç në gojën e grave të diktatorëve. "Kur i kam pyetur familjarët e viktimave dhe të mbijetuarit, që ishin strehuar në konvaleshencë, se çfarë nevoja kishin, ata më përgjigjeshin: jo, asgjë, të faleminderit shumë. Madje njëri syresh, më tha: të falenderoj, se po na ktheni atë që kemi patur, po na i ktheni shumë shpejt, dhe na keni sjellë çdo gjë që kemi kërkuar. Është faji ynë që i kemi ndërtuar shtëpitë mbi krater, që i dërguam vetë fëmijët e vajzat tona, ndonëse e dinim rrezikun. Dhe në fund më thonë: hajde më shpesh". Të gjitha këto fjalë janë të Liri Berishës. Gati sa nuk na thotë: As që e çanin kokën që u kishin vdekur njerëzit e afërm; thjesht ishin të lumtur që më kishin mua e burrin tim pranë tyre. Lind pyetja: A i vjen zor kësaj gruaje vallë, që pikërisht në momentin e një tragjedie të këtyre përmasave, ajo gjen guxim e nge të na flasë për mirënjohjen e familjarëve të viktimave për familjen kryeministrore? A i vjen zor kësaj gruaje, që pikërisht në kohën kur shumë dëshmitarë okularë bëjnë be e rrufe se Muhamet Hoxha nuk ka mbajtur arka me municione në shpinë, por ka qënë supervisor a inspector, ajo na flet për familjarët e viktimave, të cilët s‘dinë ta fshehin lumturinë prej begenisjes që u ka bërë gruaja e …Atij? A i vjen zor kësaj gruaje, kur na flet për dramën e vet familjare për shkak të sulmeve politike e mediatike që i janë bërë burrit, djalit e vajzës së saj, në një kohë që i shoqi ka shkaktuar me qindra drama të tilla, duke sulmuar e përgojuar gratë, fëmijët, burrat, familjarët e kundërshtarëve politikë? A i vjen zor kësaj gruaje, kur na flet për Valentinma Leskaj si për "një grua dinjitoze, të ekuilibruar, me vlera, që di të respektojë vetveten e që di t‘i bëjë të tjerët që ta respektojnë", në një kohë kur burri i saj nuk ka lënë gjë pa thënë kundër Valentinës e djalit të saj? Me siguri, nuk i vjen zor. Ose i vjen, por s‘ka ç‘të bëjë. Burri e ka urdhëruar të dalë e të thotë gjëra të porositura. Dhe një gjë e porositur është edhe rrëfimi mbi momentet e anëtarësimit në NATO, të cilat kjo i paska përjetuar si një idealiste e madhe, që i digjet barku për Shqipërinë, e në të cilat ajo merr një telefonatë nga Saliu, e hap celularin, e dëgjon burrin t‘i thotë: Liri, gëzohu deri në fund, pasi hymë në NATO. Kur dëgjon këto broçkulla, të vinë në mendje asosacjone të regjimit të shkuar; të vjen në mendje një skenë, ku diktatori del tok me gruan në ballkonin e vilës së vet, hedh vështrimin nga Tirana plot drita që lëndojnë terrin e mbrëmjes, dhe thotë: Shiko Nexhmije, njerëzit janë nëpër shtëpira, po gëzojnë, janë të lumtur. Dhe aty për aty diktatori dhe e shoqja përloten, duke u shtirur se po besonin një gjë, që nuk ishte tjetër, veçse një sendërgji e tyre haluçinante e duke harruar se shumë nga ata njerëz nuk kishin ç‘të hanin e shumë të tjerë e kishin mendjen tek të afërmit e tyre të burgosur e të egzekutuar. Ja, kështu dhe Liria na qënka përlotur, duke harruar shumë shpejt se për shkak të paaftësisë apo zullumeve të të shoqit vetëm disa javë më parë kishin humbur jetën 25 shqiptarë të pafajshëm e ishin plagosur qindra të tjerë, duke i dalë nga mendja se në vitin 1997, vetëm e vetëm se i shoqi donte të mbronte një karrike të qelbur, humbën jetën tre mijë shqiptarë, duke i dalë nga mendja se vetëm pak ditë më parë u masakrua një mjek në krye të detyrës, dhe as ajo, as i shoqi ( i cili "është shumë i ndjeshëm ndaj njerëzve që vuajnë") nuk thanë një fjalë ngushëlluese, duke i dalë nga mendja se e mira e këtij vendi nuk mund të identifikohet me të mirat që mund t‘i vinë një familjeje prej abuzimit me pushtetin. Ç‘soj i shpifur njerëzish shtinjakë!
Vizat, Maqedonia "mbyll kufirin" për shqiptarët. <div class="ubbcode-block"><div class="ubbcode-header">Quote:</div><div class="ubbcode-body"> Turistët dhe biznesmenët shqiptarë do të jenë dy kategoritë që do të preken të parat nga ndryshimi i procedurave të dhënies së vizave. Maqedonia ndryshon procedurat e dhënies së vizave për shtetasit e huaj, përfshi në veçanti edhe ata shqiptarë. Duke filluar nga muaji shkurt, për pajisjen me vizë apo edhe për kalimin tranzit në territorin maqedonas do të aplikohen forma më rigoroze, çka pritet të kufizojnë ndjeshëm lëvizjen e lirë që ka ekzistuar deri më sot. E thënë ndryshe, për të hyrë në fqinjin tonë lindor tashmë do ndiqen të njëjtat procedura si në vendet e Bashkimit Europian. Lajmi është publikuar dje nga e përditshmja "Koha" që botohet në Shkup, e cila citon në shkrimin e saj zëdhënësin e Ministrisë së Jashtme, Sasho Kokallanov. Një prej ndryshimeve të reja është pikërisht vendi i marrjes së vizës. Kompetencat për dhënien e saj do t'i kalojnë shumë shpejt zyrave të përfaqësive diplomatike, duke i përjashtuar pikat e kalimit kufitar, si zyra paralele që kishin të drejtë deri më tani për të pajisur me viza. Ndërkohë, nuk dihet ende se sa do të jetë tarifa e aplikimit për pajisjen me vizë maqedonase. Aktualisht, taksa e pajisjes me vizë në pikat kufitare me Maqedoninë është 10 dollarë. Garancia Një prej kushteve të tjera është edhe garancia. Shtetasit shqiptarë nuk mund të pajisen me një vizë hyrëse ose transit, e për rrjedhojë nuk mund të kalojnë territorin nëse nuk kanë ftesë, ose letër garancie nga personi ose institucioni që i fton. Në rregulloren e re, në pikën 5 të saj, thuhet se aplikanti duhet të posedojë dokumente, të cilat vërtetojnë qëllimin dhe rrethanat për qëndrimin e planifikuar në Maqedoni. Turistët dhe biznesmenët Turistët dhe biznesmenët shqiptarë do të jenë dy kategoritë që do të preken të parat nga ndryshimi i procedurave të dhënies së vizave. Kërkesat për marrjen e vizës me karakter turistik ose privat, duhet tashmë të shoqërohen patjetër me ftesë nga personi te i cili turisti apo biznesmeni shqiptar do të shkojë për vizitë, ose dokumente që vërtetojnë pagesën e shërbimeve turistike, të rezervimeve turistike ose të udhëtimeve në grup. Për vizita zyrtare duhet të posedohet ftesë nga organet shtetërore, shoqëri tregtare ose edhe persona juridikë për pjesëmarrje në takime ose edhe ngjarje të tjera që lidhen me tregtinë, industrinë e të tjera. Ky vendim i qeverisë maqedonase do të ndikojë edhe tek të gjithë ata turistë apo biznesmenë që për të udhëtuar në rrugë automobilistike drejt Bullgarisë, Rumanisë, Turqisë apo vendeve të tjera të Lindjes, duhet të kalojnë patjetër transit nga Maqedonia. Pasi edhe për kalimin transit është e nevojshme pajisja me vizë maqedonase. Studentët Nëse shtetas shqiptarë do të kërkojnë të pajisen me vizë me qëllim për të ndjekur studimet e larta, kurse ose kualifikime të tjera profesionale në Maqedoni, duhet të kenë me vete edhe vërtetimin nga institucioni përkatës. "Mbyllja" e kufirit Shtetasit shqiptarë janë ndër të vetmit fqinjë të Maqedonisë që do të preken nga forma e re e aplikimit të vizave, për arsye se Maqedonia me Serbinë dhe Kosovën nuk aplikon viza si edhe për dy fqinjët e tjerë, Greqinë dhe Bullgarinë, anëtare të BE-së ndaj të cilave e ka ndërprerë regjimin e vizave. Rregullorja e re në Ambasadës e Maqedonisë në Shqipëri pritet të zbatohet në muajin shkurt, ndërsa gjatë kësaj periudhe shtetasve shqiptarë i jepet mundësia që të informohen më shumë për ndryshimet e reja. "Lëvizjet e shtetasve mes Shqipërisë dhe Maqedonisë janë të mëdha, ndryshimet e reja nuk do t'i kufizojnë, por kanë qëllim që të kryhen sipas standardeve evropiane. Eliminimi i dhënies së vizave në kufi, përveç disa rasteve tepër urgjente, është një prej kushteve të BE-së për të reduktuar numrin e dhënies së vizave në kufi, që vetëm vitin e kaluar arriti në 75 mijë", - ka sqaruar për të përditshmen maqedonase "Koha", zëdhënësi i Ministrisë së Jashtme, Kokallanov. Tedi Blushi </div></div>
Islamiket dhe pavaresia e Kosoves Mentor Nazarko Vetëm pak ditë më parë, gjatë një tubimi për ditëlindjen e Profetit Muhamet, kreu i Komunitetit Mysliman Shqiptar, Selim Muça, e konsideroi si mjaft të rëndësishëm vitin ku kemi hyrë, që na dhuroi pavarësinë e Kosovës. Vetëm pak ditë më parë, Konferenca e Vendeve Islamike nuk pranoi ta njohë në bllok këtë pavarësi, duke zhgënjyer optimistët që besonin në pranimin në bllok prej saj. Ndërkohë, ne duam të nxisim reflektimin në gjirin e disa predikuesve myslimanë shqiptarë, që ekzaltojnë interesin islamik, apo kombin islamik si një i tërë. A duhet të bëhet zgjedhja e interesit kombëtar përpara atij panislamik? Si orientohen ata, në rast ngjarjesh të caktuara? Çfarë i përcakton qëndrimet e tyre, më së pari, ndaj krizave në botë, ndaj konflikteve apo ndaj trendeve të politikës botërore dhe a duhet të ndryshojnë diçka? Qenia myslimanë apo qenia shqiptare e tyre? Për shembull, ç‘qëndrim duhet mbajtur tash e tutje ndaj rolit të atyre që ishin sponsorët kryesorë të pavarësisë së Kosovës? Çfarë qëndrimi duhet mbajtur? Po si duhen shikuar tani vendet e Konferencës Islamike, regjime teokratike përgjithësisht, hiq Turqinë, që e injoruan pavarësinë e një vendi si Kosova me shumicë myslimane? Këto janë dilema jo të thjeshta, por para se të merremi me rastin konkret, le të bëjmë njëlloj parashtrimi të dukurive që kanë formësuar botëkuptimin e këtyre lloj predikuesish. Dhe që duhen pasur parasysh për të arritur në gjykime shteruese. Apo për reflektime të tjera. Disa dukuri problematike Shumica e klerit tonë mysliman është formuar në një mungesë të plotë vëmendjeje, indiferencë, në vende myslimane të orientimit radikal panislamik. Disa prej tyre janë brumosur në këto shkolla me një botëkuptim të caktuar, që u ka zbehur deri diku qenien shqiptare, siç duket në forume të caktuara në internet, apo në ngjarje të veçanta të verifikuara në vend. Sikur të mos mjaftonte ky fluks që iku prej vendit, e të kthyer me tru tjetër, veçanërisht pas hyrjes së vendit tonë në Konferencën Islamike, falë hapjes së dyerve, në vend pati dhe një dukuri tjetër. Në gjithë territorin u vendosën fondacione të ndryshme, drejtuar nga individë të huaj, disa prej të cilëve në mbulesën e mëshirës, kanë pasur dhe funksione të tjera, siç dhe u zbulua pas 11 Shtatorit, kur njëlloj vepre spastruese e autoriteteve tona të sigurisë, të udhëhequra nga amerikanët, qartësoi shumë gjëra. Kjo mungesë largpamësie e fillimviteve ‘90, krijoi njëlloj konfliktualiteti shtesë në gjirin e myslimanëve. Ai është reflektuar në përpjekjet për të vendosur kontrollin mbi drejtimin administrativ të Komunitetit dhe për pasojë, në kontrollin e burimeve të financimit, pronat etj. Diku konflikti është shfaqur në beteja të vogla banale për kontrollin e xhamive në fshatra apo qytete të caktuara. Sot të jesh hoxhë është dhe profesion, d.m.th. të punosh, të paguhesh dhe të mbash familjen. Por jo vetëm. Individë të caktuar, me një artikulim të spikatur, kanë inkurajuar jo aq pak sa të injorohen, qëndrime të ashpra të grigjës që drejtojnë, ndaj feve të tjera, simboleve të tyre, apo dhe njëlloj antiamerikanizmi, siç është dukur në emisione të ndryshme, pra dhe publikisht. Tërheqja apo largimi i këtyre fondacioneve e ka zbehur këtë lloj protagonizmi, por puna e hershme, apo punëra që nuk duken faqeza, mund të kenë lënë gjurmë të pashlyeshme në ndërgjegjen e individëve të caktuar. Politikat banale të ndjekura nga dy partitë kryesore në pushtet, mungesa e standardeve unike në kthimin e pronave, madje lakmia dhe babëzia e zyrtarëve të caktuar shqiptarë ndaj pronave të shumta të komuniteteve fetare, kanë prodhuar frustrim. Nuk është kuptuar dhe nuk është dashur të kuptohet sesa e rëndësishme është pavarësia financiare e komuniteteve fetare. Sot ka njëlloj qetësie, por studimi i këtyre dukurive është më dritësjellës sesa injorimi i tyre. Pasojat e dukurive të tilla Kontradikta kryesore në gjirin e bashkësive fetare në kohëra të ndryshme në vendin tonë ka qenë ajo midis interesit kombëtar dhe atij panortodoks apo panislamik. Lëvizjet e fillimshekullit të 20 me Fan Nolin në krye, apo hoxhallarë patriotë si Hafiz Ali Korça, Vehbi Dibra etj., kanë synuar në mënyrë largpamëse të shkëpusin bashkësitë fetare shqiptare nga ndikimet globale islamike dhe ortodokse me frymëzim rajonal, kryesisht grek, por situata nuk ka qenë gjithnjë lineare. Politikat e mençura të kabineteve intelektuale të Zogut kanë rezultuar të suksesshëm. Por pas rënies së komunizmit, mungesa e kuadrit fetar ortodoks, njëlloj mungese vizioni dhe përkulshmëria e autoriteteve tona, bënë që komunitetet tona të rikrijuara siç u tha më sipër, të bien në ndikime të huaja. Dhe pyetja shtrohet sërish në ngjarje të rëndësishme: cili interes duhet të mbizotërojë? Sepse shumë prej këtyre individëve mbrojnë interpretimin se myslimanët janë një komb, me gjithë thëniet e Kuranit për popujt e ndryshëm. Pa hyrë në diskutime teologjike të thella, pavarësimi i Kosovës duhet të vendosë ama në pikëpyetje këto figura që ndihen të lidhura me shkollën që kanë bërë apo me predikues globalë myslimanë të linjës së ashpër. Pse vendet islamike, me përjashtim të Turqisë, nuk e njohën menjëherë pavarësimin e Kosovës? Nëse në njërën anë, ky ishte një lajm i mirë që zhvleftësonte pretendimet e serbëve apo kundërshtarëve evropianë të pavarësisë që paralajmëronin për rrezikun e një shteti islamik në zemër të Evropës, nga ana tjetër ishte lajm i keq. Ishte lajm i keq, sa i takon stabilizimit të Kosovës. Sa më shumë vende ta njihnin Kosovën dhe sa më shpejt ta bënin atë, aq më shpejt hapej rruga e anëtarësimit të saj në OKB dhe ndërtimi i institucioneve të saj, tranzicioni i pushteteve nga UNMIK, tek të zgjedhurit kosovarë etj. Por, mbi të gjitha, ishte një lajm që tregoi se këto vende teokratike, pra ku qeverisin regjime fetare, vendosën interesin e tyre kombëtar mbi atë panislamik. Nuk e njohën pavarësinë e Kosovës me shumicë myslimane, për shkak se këto vende janë antiamerikane dhe se sponsorët kryesorë të kësaj pavarësie janë amerikanët. Nuk pranuan pra të bënin një gjë që, sipas tyre, favorizonte amerikanët në rrafsh global. Pa folur për atë se disa prej këtyre vendeve kishin dhe kanë raporte të privilegjuara me Serbinë dhe ish-Jugosllavinë e dikurshme, prej të cilës kanë marrë dhe armë kohët e fundit. Mund të kenë probleme të ngjashme në territoret e tyre. E pra, këto vende islamike të linjës së ashpër, vendosën interesin e tyre kombëtar mbi interesin fetar, panislamik, që duhej t‘i detyronte të njihnin pavarësinë e Kosovës, menjëherë ashtu siç besonin shumë optimistë. Në këto kushte, ç‘domethënë për një islamik shqiptar të linjës së ashpër të jetë antiamerikan, pasiqë amerikanët janë në konflikt me ndonjë klikë a regjim mysliman? Të zgjedhë midis qenies kombëtare, që i thotë t‘i dojë amerikanët që janë aleatët tanë kryesorë, që po forcojnë kombin tonë në Ballkan? Apo të zgjedhë panislamizmin dhe vendet që nuk e njohën Kosovën që i sugjeron të urrejnë ata?
Shqiperia nje hap nga anetaresimi ne Nato Shqipëria do të marrë të enjten ftesën për t’u bërë anëtare të Nato-s. Kjo është konfirmuar mbrëmë në Bukuresht, në përfundim të darkës së punës mes vendeve anëtare të Alencës, ku u hap zyrtarisht dhe takimi i nivelit të lartë. Së bashku me Shqipërinë ftesa do ti jepet edhe Kroacisë. Ndërkohë, Maqedonia mbeti përfundimisht jashtë pas këmbënguljes greke për të kundërshtuar Shkupin në lidhje me problemet rreth çështjes së emrit. Tashmë ka mbetur vetëm zyrtarizimi, por 26 vendet anëtare të NATO-s e kanë marrë vendimin e tyre: Shqipëria dhe Kroacia do të ftohen të enjten paradite të bashkohen rreth tryezës së rrumbullakët të Aleancës. Mosmarrëveshjet me Greqinë për çështjen e emrit e kanë ndëshkuar rëndë Maqedoninë, e cila mbeti jashtë. Deri në fund, shpresat ishin tek një trysni e Shteteve të Bashkuara ndaj Athinës të hiqte dorë nga pengesa e madhe që i kishte vënë Shkupit. Greqia nuk kishte pranuar as propozimin që, deri në zgjidhjen e problemit, Maqedonia të njihej dhe nga NATO-ja me emërtimin “FYROM” si dhe as propozimet e ofruara nga ndërmjetësi i Organizatës së Kombeve të Bashkuara, Methju Nimetz. Edhe darka e mbrëmshme e punës nuk solli asnjë ndryshim. "Greqia ishte shprehur se për momentin nuk ekzistojnë kushtet që ajo të jepte konsensusin për të ftuar Maqedoninë”, deklaroi pas darkës së punës, Ministri i Jashtëm i Spanjës, Migel Moratinos. Ky qëndrim i Athinës ishte i pritshëm përsa kohë që për këtë problem ishin angazhuar publiksht autoritetet më të larta shtetërore greke. Pak para darkës së punës, si për të konfirmuar se nuk do të tërhiqeshin, zëdhënësi i Ministrisë së Jashtme të Greqisë dhe pak më vonë vetëm Ministrja e Jashtme greke, Dora Bakojanis, e thanë qartë se “nuk kishte me hapësira kohore për një propozim të ri për çështjen e emrit”. Megjithatë ëndrra e Maqedonisë nuk është këputur në mes. Ftesa për të do të konsiderohet e mirëqenë dhe ajo do të aktivizohet e do të hyjë në fuqi menjëherë sapo Shkupi dhe Athina të gjejnë një zgjidhje për emrin. “Në këtë situatë ftesa do të bëhet vetëm për Shqipërinë dhe Kroacinë’’, deklaroi ministri i Jashtëm spanjoll, Moratinos. Mbetja jashtë e Maqedonisë shihet megjthatë me shqetësim nga Shqipëria. Një një intervistë dhënë për agjencinë Rojters, para vendimit të mbrëmshëm, kryeministri Sali Berisha ishte shprehur se refuzimi i ftesës për Shkupin mund të nxisë lëvizjet radikale në Maqedoni. “Stabiliteti i fqinjit tonë është shumë i rëndësishëm për Shqipërinë, Kosovën, Greqinë dhe të gjithë rajonin”, u shpreh kryeministri Berisha. Përpara se të hyjnë në sesionin e sotëm, ku do të zyrtarizohet ftesa për anëtarsim, Shqipëria dhe Kroacia janë thirrur në një takim në formatin e A3, të kërkuar nga Maqedonia. Nuk dihet se çfarë do të kërkojë Shkupi nga dy vendet me të cilat ka ndarë shpresën për t’u bërë anëtare e NATO-s. Por, çështja e Maqedonisë nuk ishte e vetmja e papritur e këtij takimi të niveit të lartë. Aleanca nuk do të dalë as me një vendim për të përfshirë në Planin e Veprimit për Anëtarësim Gjeorgjinë dhe Ukrainën, kërkuar me forcë kjo nga Shtetet e Bashkuara dhe e refuzuar, jo vetëm nga Moska, por dhe nga vendet më me peshë në Evropë. VoaNews.com
Top