Simbole shtetërore dy etnike ose neutrale për Fyromin
Nga Valon Kurtishi -</p>
Një ndër çështjet kryesore (në mos kryesorja) politike dhe komunitare në përgjithësi për shqiptarët autoktonë në Fyrom, është edhe rasti me simbolet zyrtare dhe etnike që përdoren në këtë vend. Për më tepër, duke e ditur se çka janë dhe çpërfaqësojnë simbolet e quajturakombëtare, kjo problematikë mer një rëndësi dhe peshë kardinale identitare për një shtet dy etnik si IRJM., ku gjuhët, kulturat dhe simbolet me prapavijë të ndryshme etnike janë në konkurrencë të egër e të drejtpërdrejtë. Duke e parë me një shqetësim të thellë impotencën dhe neglizhencën e politikës së këtushme shqiptare ndaj saj, por edhe mendjelehtësinë me të cilën i qasen kësaj çështjeje faktorët relevantë shqiptarënë vend, do të përpiqemi në vazhdim që në pika më të shkurtra ta sqarojmë fenomenin në fjalë. Duke kërkuar në shpejtësi enciklopedi e shkrime të ndryshme online që meren me përshkrimin e simboleve të ndryshme kombëtare, vijmë në të dhëna interesante e shumë funksionale. Këto forma duhet të përdoren nga klasa jonë politike në mënyrë që sa më parë të përmirësohet zgjidhja e tanishme e padrejtë dhe e padurueshme me simbolet shtetërore të Fyromit. Kjo pasi rregullimi i tanishëm i simboleve zyrtare është duke na pezmatuar tejmase gjithë ne shqiptarëve këtu. Shqetësimi i qytetarëve shqiptarë në lidhje me simbolet shtetërore është shumë i ligjshëm, i drejtë, modern dhe për nga rëndësia, i rangut të njëjtë me çështjen e gjuhës shqipe dhe përdorimit zyrtar të saj.
Po çjanë simbolet kombëtare? Simbol kombëtar është simboli i çdo entiteti i cili e konsideron veten dhe i paraqitet botës si një bashkësi kombëtare, përkatësisht, shtetet sovrane, por edhe kombet dhe vendet të cilët kanë status kolonial ose forma tjera të varësisë, si integrime konfederale, ose edhe një bashkësi etnokulturore e konsideruar si nacionalitet edhe përkundër mungesës se autonomisë politike , thuhet në edicionet online të enciklopedive të ndryshme në gjuhët angleze e gjermane. Flamujt dhe stemat meren në përgjithësi si më reprezentative nga një numër i simboleve kombëtare ku hyjnë edhe një numër i shenjave tjera, si himni kombëtar, ngjyrat kombëtare, shefi i shtetit, baballarët themelues të kombit, etj. Flamur kombëtar nga ana tjetër, është flamuri i cili simbolizon një vend, një shtet. Flamuri valon në godinat shtetërore, por si zakonisht mund të valëvitet nga qytetarët e vendit gjithashtu. Në përgjithësi flamuri kombëtar është i njëjtë në të gjithat rastet përveç në disa kur mund të ketë dizajne më të ndryshme për atë detar apo ushtarak.
Simboli ynë i shenjtë tradicional kombëtar, shqiponja me dy krerë, është përdorur nga populli ynë që në lashtësitë e errëta parahistorike. Në formë të dokumentuar tek paraardhësit tanë ilirë ajo paraqitet në shekullin e VI p.e.r. Sipas historianit dhe studiuesit të heraldikës shqiptare, prof . Jaho Brahaj (shih: Jaho Brahaj, Flamuri i kombit Shqiptar, Arbëria, Tiranë, 2002), shqiponja me dy krerë paraqitet në varrezat-urna të fisit ilir të Japodëve që në shekullin e VI p.e.r. Duke filluar nga kjo kohë e dokumentuar e përdorimit të parë të saj, shqiponja vazhdon të jetë prezente si simbol i ilirëve, pastaj i disa princave arbër të mesjetës, ku veçanërisht duhet përmendur simbolin e derës fisnike shqiptare Gropa nga Ohri sot nën Fyrom. Në këtë vend gjenden edhe shqiponja tipike shqiptare në derën e manastirit të Shën Kollit po në Ohër dhe shqiponja në manastirin shqiptar ortodoks të Shën Jovan Bigurit në Dibër. Më vonë ky simbol përdoret nga shumë familje feudale shqiptare, mes të cilave edhe nga shtëpia heroike e Kastriotëve. Në Kuvendin e princave shqiptarë të Lezhës më 2 mars 1444, shqiponja me dy krerë sanksionohet si flamur shtetëror i shtetit shqiptar të asaj kohe. Flamuri i njëjtë me ndryshime të vogla ngrihet në Vlorë, më 28 nëntor 1912 me çka edhe definitivisht përcaktohet flamuri modern kombëtar e shtetëror shqiptar. Duke qenë se Shqipëria është përgjithësisht shtet i pastër etnikisht, flamuri kombëtar shqiptar është njëkohësisht edhe flamur shtetëror i Republikës së Shqipërisë. Njëkohësisht, ky është flamur kombëtar i shumicës së popullit shqiptar i cili jeton padrejtësisht nën juridiksionet e huaja jashtë kufijve të shtetit amë, Republikës së Shqipërisë.
Nga ana tjetër, dielli i Verginës u zbulua në kërkimet arkeologjike në Greqi gjatë viteve 70, dhe u adoptua si simbol kombëtar dhe shtetëror nga IRJM në vitin 1992. Studiuesit nuk janë të një mendjeje në lidhje me kuptimin e diellit të këtillë me 16 cepa. Dielli si simbol identifikimi fetar, si ornament zbukurues apo si simbol mbretëror është përdorur edhe nga popullsitë ilire, trake, maqedonase, popullsitë e lindjes së mesme, në artin antik grek etj.
Stemat janë shenja të trashëgueshme në formë logoje ose embleme që përfaqësojnë persona të njohur, familje të rëndësishme, qytete, organizata të ndryshme dhe së fundi edhe shtetet e organizuara të sotme. Shtetet kanë stemat e tyre të cilat përmbajnë simbole dhe elemente me tipare etnike, politike, gjeografike, fetare nga e kaluara e tyre historike. Gjatë kohës së mbretërive i kanë pasur edhe simbolet përkatëse mbretërore. Më vonë vende të ndryshme në varshmëri të kampeve politike ua shtonin stemave por edhe flamujve të tyre simbolet që përfaqësonin ideologjitë mbizotëruese në to. Stema e Republikës së Shqipërisë është shqiponja e zezë dykrerëshe me përkrenaren e Skënderbeu dhe Pirros së Epirit me ngjyrë të verdhë mbi të. Stema e Fyromit e ka akoma yllin e kuq komunist në majë, si dhe diellin, malet e liqenet e vendit të paraqitura në një gërshetim me kallinjtë e grurit nga të dyja anët e krahëve të saj.
Simbolet kombëtare kanë qëllime të ndryshme dhe përdoren në raste të ndryshme. Por intenca kryesore dhe madhore e tyre është krijimi i ndjesisë së përkatësisë së përbashkët të një grupi etnik, forcimi i unitetit, ruajtja e kohezionit kombëtar, ngritja e krenarisë kombëtare, ruajtja e veçantisë kombëtare, ruajtja e krejt asaj që mund të quhet civilizim kombëtar i ndryshëm nga të tjerët. Sipas definicionit të dhënë në shkrime të ndryshme, Simbolet kombëtare kanë si qëllim ti bashkojnë njerëzit duke krijuar përfaqësime pamore, përfaqësime me fjalë dhe përfaqësime ikonike të vlerave, qëllimeve dhe historisë se një kombi. Simbolet kombëtare përdoren si pjesë e festimeve patriotike ose të aspiratave kombëtare, lëvizjeve çlirimtare, lëvizjeve për pavarësi, lëvizjeve autonomiste, autonomi kulturore etj, dhe janë dizajnuar që të jenë gjithëpërfshirëse dhe përfaqësuese të gjithë pjesëtarëve të një kombi.
Në këto kohëra globalizuese kur një shumësi e forcave centrifugale, dezintegruese dhe faktorëve tjerë të rrezikshëm e shumë të fuqishëm influencues vënë në pikëpyetje identitetin kombëtar dhe veçantësinë kulturore të popullit tonë, është e një rëndësie vendimtare zgjidhja dhe sanksionimi përfundimtar ligjor i çështjes së simboleve shtetërore dhe atyre kombëtare të Fyromit. Në këtë rast flamuri i tanishëm në asnjë pjesë të tij nuk paraqet simbol me të cilin do të mund të identifikohen 35% e banorëve shqiptarë të këtij vendi. Flamuri i sotëm i këtij vendi nuk është gjithëpërfshirës dhe nuk është përfaqësues për gjithë pjesëtarët e popullit që sot jeton në IRJM. Shqiptarët e kanë një flamur të vetëm kombëtar i cili nuk mund të ndryshojë asesi dhe i cili është flamuri më i vjetër në Europë, i përdorur në kontinuitet si simbol kombëtar dhe shtetëror njëkohësisht, që nga shekulli i XV e deri në ditët tona.
Duke shfrytëzuar edhe shembujt në fqinjësinë e afërt si ai nga Republika e Kosovës, Bosnjë e Hercegovina apo edhe më në largësi si Belgjika dhe Zvicra, flamuri dhe stema e Fyromit duhet ti përshtaten karakterit dy etnik të vendit. Flamuri shtetëror dhe stema e IRJM nuk duhet të përmbajnë në vete asnjë element me tipare identifikuese etnike sllavobullga
Ky artikull eshte marre nga: http://www.shqipmedia.com/?p=21718. Per me shume artikuj te ngjashem vizitoni: http://www.shqipmedia.com/?p=21718