Tema e ditës

Diskutime mbi temat më të veçanta të ditës
Pershendetje te gjithe vllezerve dhe motrave shqiptare.Vajza ime 3 vjeç para disa ditesh eshte dignostikuar me leuçemi akute dhe doktoret thone qe nuk ka asnje shprese tjeter perveç operimit por thone qe kushton 130 mije € dhe operimi dhe mjekimi do vazhduar ne itali dhe per mua jane shume po bejme te pamunduren per ti gjetur keto leke sa jemi futur dhe ne borxhe.Babai i vajzes time ka vdekur jam e vetme me te dhe nuk dua ta humbas dhe ate eshte e vetmja gje qe kam.Kerkoj nga ju vetem te me ndihmoni sikur dhe me nje € secili nga ju ,ju lutem dhe ju pergjerohem sikur vetem aq te jepni sepse jam shum e deshperuar po kerkoj ndihme kudo dhe nuk i behet vone njeriu. Kjo eshte llogaria bankare:528007540CLIDCLALL01. Swift kodi:NCBAALTX.
Ckemi dua te shkoj ne amerik ilegalisht kundrejt vleres doja te dija nese ka ndonje kontakt qe e ben kete pun
Çdo njeri është përgjegjes për lumturinë e tij /Lutfi coka Gjatë një seminari për çiftet , një gruaje i bëhet kjo pyetje : Burri juaj ju bën të lumtur ? Ju bën me të vërtetë të lumtur ? Në atë kohë , burri i saj reagon duke ngritur kokën , gjë që nënkuptonte besim . Ai e dinte se gruaja e tij do të thoshte Po , sepse ajo kurrë nuk ishte ankuar gjatë martesës. Megjithatë gruaja u përgjigj me oshëtimë : Jo ! Jo , burri im nuk më ka bërë të ndihem e lumtur ! Në këtë moment , burri po kërkonte me sy daljen më të afërt të sallës .. Burri im nuk më ka bërë të lumtur , nuk më bën të lumtur , unë ndihem e lumtur ! Dhe vazhdoi :Fakti që unë jam apo jo e lumtur nuk varet nga ai por , nga mua ! Lumturinë time e vendos vetëm unë !Unë vendos të jem e lumtur ! ..në çdo moment , në çdo situatë të jetës time , nëse lumturia ime do të varej nga dikush tjetër , atëherë unë do kisha telashe të mëdha ! Çdo gjë që ekziston në këtë jetë është në evolucion të vazhdueshëm: pasuria e njeriut ,trupi , koha ,koka ime , kënaqësitë , miqtë , shëndeti fizik dhe mendor .Kështu pa mbarim unë mund të citoj një listë shumë të gjatë... Unë vendos të jem e lumtur !Nëse shtëpia ime është e zbrazët apo e mbushur : Unë jam e lumtur ! Nëse dalim bashkë , apo kur dal vetëm : Unë jam e lumtur ! Nëse në punë më paguajnë mirë ose jo : Unë jam e lumtur ! Jam e martuar , por isha e lumtur kur isha vetëm ! Jam e kënaqur për veten time ! Gjërat e tjera , njerëzit , situatat ,apo momentet unë i quaj : Përvoja që mund të më japin momente gëzimi apo trishtimi ! Kur më vdes një person i afërt , unë jam një person i lumtur , në një moment të pashmangshëm trishtimi . Kam mësuar nga eksperiencat kalimtare dhe jetoj ato që janë të pafundme : Të dashuroj ,të fal , të ndihmoj,të pranoj , të kuptoj ... Ka njerëz që thonë :Unë tani nuk mund të ndihem i lumtur, sepse jam keq ,sepse nuk kam para , sepse bën shumë nxehtë , sepse më kanë fyer , sepse dikush nuk më do më,sepse nuk arrijnë të më vlerësojnë,sepse im shoq nuk është ai që prisja ,sepse fëmijët e mi nuk më bëjnë të lumtur ,sepse punoj në një profesion të rëndomtë , e kështu pa mbarim... Unë e dua jetën , jo sepse jeta ime është më e lehtë se e të tjerëve .Është sepse unë kam vendosur të jem një person i lumtur dhe jam përgjegjëse për lumturinë time !Kur kam marrë këtë vendim e kam bërë për të vetmen arsye : T'ju heq një barrë të rëndë nga supet tim shoqi dhe të tjerëve ... Në këtë mënyrë martesa ime funksionon e lumtur prej shumë vitesh. Mos lejo askënd të jetë përgjegjës për lumturinë tënde ! Të jesh i lumtur edhe pse është nxehtë, edhe pse je sëmurë ,edhe nëse dikush të ka lënduar , edhe nëse nuk të duan dhe nuk të vlerësojnë ! Mjafton të kemi qetësinë për të pranuar gjëra që nuk mund t'i ndryshojmë ,kurajën për të ndryshuar gjërat që mund të ndryshohen dhe mençurinë që të bëjmë dallimin midis tyre !!
“Jasharët” Epopea e lavdishme e Kosovës Mendim për Jasharët a keni? Se kush janë a e dini? Shumë e thjeshtë kjo punë Për Jasharët u tregj unë. Shumë fjalë venë e vijnë Do lexoni historinë Janë “Fis” farë flori Me rrënjë në lashtësi. Eshte një fis i vërtetë Nder,respekt e epitet Ngriti lart trimërinë Sinonim ka mençurinë.,,, I guximit e besnikërisë Qëndresa e Atdhetarisë Ngriti lart gjithë botën Për t’i dhënë jetë Kosovës. Janë njerëz si të gjithë Dallim kanë nga veçoritë Epopenë kur ta lexoni Për Jasharët do mësoni. Nëse Atdheu rënkon Edhe trima kërkon Dalin nga fushë e male Me plumbat hedhin valle. Kur kosovën shkeli vandali Ngrihen si dallgë e furtunë mali Për të drejtën rebelohen Te Serbi nuk dorëzohen. Për Kosovë e vatan Gur themeli e taban, Besë e trimëri dhuruan Me pushkë kala ndërtuan! Kur merr frymë liria Demokraci e popullsia Pa sforco e pa bujë Gjakun e derdhën lumë. Përdhunimi e urrejtja Të nxjerrin nga vetvetja Në beteja sa mali peshojnë Me pushkën që këndojnë. Janë si gurra burim i mirë Dalin në luftë me dëshirë Si në dasëm ata shkojnë Vdekjen e nënvleftësojnë. Kush perpiqet t’na pushtojë E me dhunë t’na nënshtroj E sa shumë e shtron terrorin Vdekja e prêt okupatorin. Kur thërret liria e jeta Vdekjen e preferojnë Edhe nënat trimëresha Nuk qajnë por këndojnë. Rritur në Kosovë për kushtrim Nuk pranuan kurrë nënshtrim Nënat kosovare i kan rritur Për luftë i kanë pregatirur. Në Kosovë toka e rëndë Jasharët u bashkuan me këngë Me pushkë e jataganë Të gjithë u bënë komandant. Kosovarja sokoleshë Bashkë më burrat trimëreshë U ndriti prehri e feqiri Lindën trima prej floriri. Bac jashari e ka qëndisur Nënat Jashare e kanë ujdisur, Geni u solli magjinë Brez pas brezi trimërinë. Kur Jasharë vijnë në jetë Janë si engjuj të vërtetë Në orinjinë trima me fletë Me dorë i ulin retë. Zjarrin e shuajn me gjakun Shokëve ua marrin hakun Djem trima e trimërisë Më të mirët e Shqipërisë. Drita e diellit dhe e hënës I rrit qumshti i nënës Ai qumshtë që i jep djalit Rrjedh në dammar të vatanit. Jasharët trima me fletë Me shikim përpijnë retë Rritur në halle të mëdha Nëna Jashare bukur tha: “Vuan Kosova e Shqipëria Biro dil nga shtëpia Është nder për ne Të dhurosh jetën për Atdhe. Çohuni trima pushkën rrembe Pa fitore mos u kthe Të nderoni trimërinë Jashare Per Kosovën hallemadhe. Luftoni me shokë e shoqe Kurrë mos u nënshtro Bëhuni trima e burrë Për Kosovë e flamurë.” Gjithë Jasharët djem të ri Janë flori mbi flori I rrit Kosova barë Hëna lart dielli i tharë. Të jeni çelik trima e burrë Mos tradhëtoni kosovën kurrë Ndizeni vendi në zjarr e flakë Për të rënët merrni hak. Jasharët bijë të Kosovës Si djalëria e Shqipërisë U bënë shqiponjë e luanë Barutin me grusht e hanë. Janë trima të paepur Gjakun ta marrin në vetull Se kanë vetëm Jasharë Por e terë Kosova mbarë. E kanë fjalën besë burri Betuar para flamurit Për këtë qiell e dhe Do japni jetën si me le. Kur Serbi na pushtoi Kosovën e robëroi Por Jasharët s’durojnë huqe Këmishëzezën e bënë teë kuqe. Jasharët jetë e dritë kërvani Po njëlloj si vatani Kur serbi e pushtoj Ngrihen Jasharët e çlirojnë. Janë Jasharet trima me fletë Djegin shtëpinë përpijnë retë Për liri janë të etur Të marrin gjakun në vetull. Janë bijë të Kosovës Yjendritur i lirisë Ndezën Kosovën flakë e zjarr Dhe e mposhtën Serbi mbarë. I rriti Kosova kurorë I kapnin plumbat me dorë Dhe luftuan dhemb për dhemb Serbin e shkelën me këmbë. Janë gjak i paprishur Nga lulet janë ngjizur Në gjak kanë trimërinë Për Kosovë e për Shqipëri. Mbi tela hodhën gunën Me gjoks pritnin fërtunën Kush i ka këto cilësi Janë Jasharët plot safi. Janë njerëz të rrallë Sa granit e strall Për Kosovë sypafjetur Vdekjen e mbanin nën sqetull. Si shkëmbenjët e Drenicës Mrekulli dhe e shqipërisë S”janë njerëz por luanë Serbi e hëngrën me dhëmbë. Sypatrembur për atdhe Në shpirt Jashrëve u ka mbi Djem të Kosovës së lirë Bëjnë kurorë për të mirë. Në luftë ishin shqiponjë Lart në qiell fluturojnë Puthin der e prak gjithë Kosova është jatak. Sy patrembur në Atdhe Shpirti i tyre përmbi re Djemtë e Kosovës së lirë Bijtë e shqipes më të mirë. Fitorja ngadhnimtare Dashuri atdhetare Është ortek shkëmb malor Heroizmi popullor. Jasharët si dallgë deti Si vullkani si termeti Nuk u tërhoqën nga rrëmeti Sikur të bëhëj kiameti. Për kosovë Atdhe të lirë Këputën hekur e zingjir E kthyen tufanin në urugan U trondit Europa u bë cunam! Zemrat jashartë mëdha Gjokset i kanë si kala Nuk i trmbi dallga as deti As vullkani as tërmeti. Jasharët botën lajmërojnë Deri në vdekje luftojmë Jemi një e të pandarë Na pushtove të bejmë varrë. Dje Jasharët ishin betuar Popullit për t’i trguar O do sjellim botë të re O asnjë s’mbetet nga ne. Ku eshtë parë e dëgjuar Pushtuesi që të ka pushtuar Të ka vrarë e masakruar Me dhunë të ka ofenduar. Të ka mohuar lirinë Të ka djegur shtëpinë Të ka vrarë e të ka prerë Të ka lënë djepin djerrë. E këto palo njeri E merr e fut në shtëpi Është apo nuk është çudi Ndodh vetë në Shqipëri. Ta marrë vesh bota mbarë Jasharët janë Shqiptarë Te populli e atdhjeu Morën forcë nga Skënderbeu. Jasharët si nënshtruan Tiranit i vunë flak I vunë Dushmanit Qoftë i ri apo plak. E merr hakun gjak per gjak! Kur ecin njerrerrin shkëndija Në shpirt u qëndron lavdia Ndaj kujdes Serbia Me opinga ndezin zjarrë. Nuk janë trima të marrë Port ë djegur e të vrarë I drejton mencuria Vatani-besa dashuria Para botës deklaroi: “Nuk jam korb i gjunjëzuar Por shqiponjë dhe e lirë Fluturojmë në hapësirë”. Jemi Jasharët që dundim dhenë Në Drenicë kemi folenë Zemra kosovës Jasharët ishim Shpirtin zjarr-hekur e kishim. Lumja ti moj Kosovë Për traditë e histori Me Jashrët djem të rrallë Kombit tonë i rri në ballë.
Lutfi coka/Poemë kushtuar UÇK UÇK Lavdia e Kosovës Krenaria e Shqipërisë Nderi i kombit UÇK tundi dhenë Në Kosovë ngriti folenë, Atje ishte shpirti Lavdinë lart e ngriti. Për Kosovë tokë të lashtë Grusht çeliku UÇK-ja Në beteja fushë e mal Ngriti flamurin Shqiptar Kur sulmonte UCk-ja Trup me trup e flakë për flakë, Thonin Serbët janë luan Janë “Jasharë “anë e mbanë. Për Kosovë ishte roje Vigjilonte në këto troje, Në zemër kishte lirinë Mbi Serbin bëri kërdinë. Në acar plot suferinë UÇK-ja si vetëtimë, Ishin bijë shqiponja mali, Ndaj armiku nuk e ndali! Luftuan trimat për liri Për kosovë e për Shqipëri, Tmer ishte për Serbinë E pse vetë në lojën hynë! Befasi kishte veprimin Si arti si triumfimit, Inisiativa vend nuk lëshonte Çdo betejë e fitonte. Ishin trima të rrallë Luftonin ballë per ballë Ideali i ndriçonte Serbinë e verbonte. Thoshte Serbi ç’janë këto? Të bashkuar si këta Në zjarr ndezën tokën E habitën e gjithë Botën. Nuk i lindi as baba as nëna Por nga dielli e hëna, Me traditën e shqipërisë Dashuri e atdhetarisë. UÇK –ja kur sulmonte Vdekjen kurrë se mendonte, Prandaj plumbat i kalonte Dhe armikun e asgjesonte. Si rrufe në kup të qiellit Serbin nga prapa diellit Na pushtoj me dhunë e hekur Deshi në hellë për t’na pjekur. Errësuar qielli,errësuar dheu Gjer në dhëmbë kasaphanë, Serbët rëndë e më rëndë Erdhën t’na shkelin me këmbë Nuk është parë e dëgjuar Të kapërdiset një i huaj Me tmerr e tërbim Na bën ligjin në vendin tim. Krekosur me hekur e zjarr Çdo kilometër një varr I lanë kockat në këto anë Kur serbët te shqipet ranë. Jo kurrë nuk durojmë Të nënshtruar nuk jetojmë, Se të shtrejtë kishin lirinë Për Kosovë e për Shqiperinë. Bisha e egër në lemeri Donte streh në Kosovë, U përhap në tërë botën Me armë ta hëngrën kokën! Me mijra të vrarë Kosovën kasaphanë Por kockat i lanë në këto anë Luftuan shqipet për vatan. Ky është Serbi i zi Trufullon në Kosovë Por UÇK revolucionare E bëri kufomë e bëri varre! Të gjithë bashkë UÇK Sulmonte si rrufe, Në fillim e bllokuan Dhe pastaj e shpartalluan.. Ishte luftë tmerr e vullkan Të vriste e nënshtronte, Kush luftoi për Kosovë Sakrifikoi por, fitoi! Se Kosovën në këmbë e ngriti Populli zemra e shpirti Kosovë popull e uÇk Bashkë NJë ,për Atdhe. Ndaj Sebin fort e tundi Gjaku i derdhur e lëkundi Me trimëri të rrallë Vdekjes i dilnin në ballë. Ndrit Kosova,Ndrit atdheu Me shpatë si Skënderbeu, Për armikun e paduruar Serbin e shpartalluan. Nga Drenica plakë Dukagjini Kulmak Afër qiellit për mbi re Ishin betuar për atdhe. Para kombit e Atdhetarisë Me aleat e forca të Natos, Çliruan Kosovën E larine e sollën. Hekur hëngrën me dhëmbë Ndoqën serbinë këmbë për këmbë, Me goditje papushim Gjer në strofkë në mbarim! Largohen menjëherë Nga goditja e UÇk Zjarr rrebesh e bomba dore Ish hakmarrje popullore. Ju urrej Kosova plot halle Ju na futët në këto valle Na sollët vuajtje e mjerim Ndaj iu godasim me tërbim! U ndez Kosova në flakë Çdo pëllëmbë larë me gjak Dhe kur doli nga llogorja Në beteja erdhi fitorja. Edhe Serbi vrau e ngriu Koracën seç e shkriu Bashkpuntorët i tmerroj Mercenarët i shpartalloj. Kur mori vesh Serbia E kapi tmerri e lemeria, Nëpër fushat e Pashtrikut Njëmijë groshë vrima e miut. Me luftë të përgjithshme Me beteja të befasishme UÇK solli lirinë Dhe bukur shkroi historinë. Kur vritej ndonjë shok Betoheshin të gjithë tokë, Morën hak sollën lirinë Për Kosovë e për Shqipëri. Ndroçoi dielli erdhi liria Në djep u gëzu fëmija, Nga zjarri u dogj dhe guri Mbi qëndresë u ngrit flamuri. UÇK tundi dhenë Në Kosovë ngriti folenë, I kish rrënjët thellë te dheu Merrte forcë nga Anteu. Kosova e lindi e rriti Ajo në këmbë e ngriti, Geni tij ishte farë Nuk i mbeti betejë pa marrë. Në rebeshe e tufane Në beteja për vatan Fitoren e lajmëronte Kënga shqipe nuk pushonte. Në zjarrin e luftës krijoheshin Në pushime këndoheshin, I këndonin trimit që binte Dhe lirisë që po afronte. Shpirti i çdo shqiptari Del nga pushka kënga e zjarri, Mençuria e trimëria Këtu e ka rrugën lavdia. Me pushkë e këngë bashkë Është krenare Kosova e lashtë, Bashkë e përcjellin trimin Ashtu si solli çlirimin! Serbi stërrë e i errësuar U bë bishë e egërsirë, Frikë kishte kur i dëgjonte Edhe kënga e tmerronte. Trimat e Kosovës sollën Sollën dritën e lirisë, Në këtë tokë të rëndë Të mencurisë pushkë e këngë. Se nga pushka e UÇK Në qytet fshat e mal, Ku ka troje Arberore Të gjithë uruan për fitore. Ishte forca e suksesit Ish vullkan e tërmet Por si yll në Kosovë ndriçoi Dhe Serbin fort verboi. Se në Kosovë u formua Në beteja u burrërua Kur kalonte në llogore Nga fitorja në fitore. Në Kosovë kur kalove Me trima shumë u shtove Por dhe nga Shqipëria Nenë U radjitën me luftë e këngë. Uck-ja me forca të reja U mbushë e u forcua e tëra, Por dhe Serbi le ta dijë UÇk me shumë mijë. UÇk ishte Atdhetare Ish Ushtri çlirimtare Lart më lart i ndriti lavdia! Ishte shpresë nga trimëria EH moj UÇK lavdia Që linde në Kosovë Për armiq e hafije Tmerr e frikë u bëre sot! UÇK si vetëtimë U shpalle heroinë Në kosovën e vjetër Si UÇK-ja nuk ka tjeter. Plot lavdi e nderi kombit UÇK-ja e historisë Brez pas brezi do shëndrisë Për shqipet në rrugë të lirisë.
Gomari në grevë urie!? Stalla ishte plot me gomarë. Njëri prej tyre, një ditë vendosi të hyjë në grevë urie. Trupi iu ligështua, veshët iu varën si fletë aeroplani dhe këmbët mezi e mbanin. Gomari “baba”e kuptoi gjendjen e të birit dhe iu afrua ta pyesë mbi shkakun. Ai e mënjanoi dhe i tha:”çfarë ka ngjarë more bir?! Përse je katandisur kështu?! Të kanë sjellë elbin më të mirë për të ngrënë, kurse ti as që e ke prekur fare. Pa hë njëherë, më thuaj çfarë ke? Mos të ka ngacmuar ndokush?” I biri ngriti kokën dhe iu përgjigj të atit:”Po baba, janë njerëzit.” I ati e pyeti me habi:”Njerëzit?! çfarë kanë njerëzit? çfarë të kanë bërë?” I biri iu përgjigj:”Po ja, ata tallen me ne gomarët.” I ati e pyeti:”Pa më thuaj, si e bëjnë këtë?” I biri:”A si ke dëgjuar që sa herë që duan të tallen dhe të ofendojnë dikë prej tyre, i thërrasin:”O gomar”. Njerëzit më injorantë i quajnë gomerë. Përse e bëjnë këtë, ndërkohë që ne nuk jemi të tillë? Ne po punojmë dhe lodhemi gjithë ditën, ne kuptojmë dhe kemi ndjenja...” Gomari “baba” ndjeu një pështjellim dhe nuk dinte çfarë përgjigje qetësuese t’i japë të birit të shqetësuar, por shumë shpejt e mori veten dhe pasi shkundi veshët sa majtas djathtas, filloi të bisedojë me të birin rreth logjikës së gomarëve. Ai i tha:”Dëgjo more bir! Njerëzit, Zoti i favorizoi ndaj të gjitha krijesave të tjera, megjithatë ata e keqpërdorën këtë status dhe dëmtuan veten, para se të na dëmtojnë ne gomarëve. Ja për shembull. Në të gjithë jetën tënde, a të kanë zënë sytë ndonjë gomar të grabisë pasurinë e gomarit tjetër? Po ndonjë gomar që vjedh ushqimin e gomarit tjetër? A ke dëgjuar ndonjë gomar që ankohet për ndonjë tjetër nga lloji i vet? A ke dëgjuar ndonjë gomar të shajë dhe ofendojë gomarët e tjerë? A ke parë ndonjë gomar që rreh dhe keqtrajton gruan dhe fëmijët e tij? A ke parë femra gomarësh të bredhin lart e poshtë, rrugëve e diskove, pa ia ditur për familjen dhe shtëpinë? A ke dëgjuar ndonjëherë që gomarët serbë e grekë, planifikojnë për zhdukjen e gomarëve shqiptarë, apo për tu marrë qoftë dhe elbin e tyre? Sigurisht, ti nuk i ke dëgjuar këto krime. Prandaj unë të kërkoj që të përdorësh arsyen teksa gjykon për veten dhe të tjerët, si dhe ta mbash kokën lart, ashtu siç e kemi zakon nga të parët tanë, gomar pas gomari. Le të thonë njerëzit çfarë të duan. Ne na mjafton që jemi gomarë dhe nuk vrasim, nuk vjedhim, nuk përgojojmë, nuk ofendojmë.” Këto fjalë të babait, i pëlqyen gomarit fëmijë dhe në çast iu turr kovës me elb duke thënë:”Po babi. Do ta ruajmë traditën tonë dhe do të mbetem gomar e bir gomari
Moderna jep deklarate per publik qe vaksina e tyre mund te vrase edhe variantin e virusit covid 19 te dale per here te pare ne Angli qe dallohet per shkalle me te larte infeksioni dhe vdekshmerie. Sipas Modernes,vaksina e tyre mund te vrase edhe variantin me te ri te virusit covid 19 te lindur ne Afrike.I vetmi problem eshte se imuniteti qe siguron vaksina mund te shkoje deri diku 6 muaj. Kompania Moderna po punon per te krijuar nje version me te avancuar(upgrade) te vaksines.Vaksina e re do krijoje mundesine per te ruajtur imunitetin ne trup per te pakten 2 vjet.Dmth synohet ne mbrojtje ndaj virusit per te pakten 2 vjet. ====== Kompania farmaceutike Johnson& Johnson do jape rezultatet e fundit te provave te fazes se trete qe ajo ka bere ne Brazil dhe Spanje,javen tjeter midis datave 1-4 shkurt 2021.Deri tani thuhet qe vaksina e Johnson e Johnson ka efikasitet 90%,megjithate ky nuk eshte rezultati final i studimeve. Nqs rezultatet nga studimet e fundit te kesaj jave dalin mire atehere kompania do kerkoje aprovim nga agjencia e FDA-se ne Washington.Kjo mund te kerkoje 2-3 jave. Pas aprovimit do filloje prodhimi i vaksines dhe shperndarja qe ka shume te ngjare te filloje ne fillim te marsit. Johnson e Johnson do prodhoje deri ne qershor 2021, 100 miljon doza vaksine per Ameriken. Deri ne fund te vitit 2021 parashikohet te prodhohen 200 miljon doza vaksine per Bashkimin Europian dhe 200miljon doza per vendet e botes se trete.Vaksiona eshte vetem nje cpim(one shot) dhe mund te ruhet per disa muaj ne frigorifera te zakonshem. Kjo kompani po punon per te krijuar vaksine kunder covid 19 me dy cpime,si Moderna dhe Pffizer.Parashikohet qe versioni me dy cpime me gjilpere(2 shots) i vaksines te jete gati ne fund te vitit 2021. ======= Para ca muajsh u be i njohur dhe u fut ne perdorim ilaci remdesivir per te kuruar infeksinet me covid19 te pacienteve ne spitale. Ky ilac ka dhene rezultate te mira,megjithate nuk te garanton sherim per cdo rast apo shkalle infeksioni. Te disa paciente ka dhene rezultat dhe jane sheruar te disa te tjere jo dhe ato kane vdekur. ======= Ne mars te vitit te kaluar 2020,filluan studimet e nje ilaci qe sot perdoret kunder kancerit,se cfare efekti ka ky ilac kunder covid 19. Ilaci njihet me emrin Aplidin ose njihet edhe me emrin Plitidepsin ,ky ilac eshte krijuar ne Spanje dhe eshte perdorur per te sheruar pacientet me multiple myeloma(nje lloj kanceri). Kete ilac e kane perdorur ne dy faza prove ne minj laboratori te infektuar me covid 19 si dhe infektuar me covid 19 versioni anglez. Provat kane dhene rezultate jashtezakonisht te mira.Ilaci e ka shkaterruar virusin te dyja versionet.Dy provat kane perfunduar me sukses dhe do vazhdohet me fazen etrete te provave klinike duke e provuar ilacin ne vullnetare,njerez te infektuar me covid per te pare rezultatet. Nqs rezultatet dalin mire atehere per kete ilac do kerkohet autorizim dhe aprovim nga FDA-ja per tu perdorur ne mase dhe kuruar te semuret me covid ne spitale si dhe te infektuarit qe skane simptoma.
 
Negociatat/ “Jo” edhe nga Gjermania: Shqipëria s’ka plotësuar kushtet, Rama rrëzoi “5 qershorin” 26/11/2020 Dy javë para se BE-ja të marrë vendimin përkatës për çeljen e negociatave me Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut, nënkryetari i grupit parlamentar të CDU/CSU-së në Bundestagun Gjerman, Johann David Wadephul, ka shprehur dyshime se çelja e negociatave të BE-së me Shqipërinë mund të fillojë qysh në fund të dhjetorit. Wadephul tha në një takim me gazetarët e huaj në Berlin, se nëse Maqedonia e Veriut arrin një zgjidhje me Bullgarinë, atëherë dera për të është e hapur. Për Shqipërinë, ai vuri re se duhet të plotësohen ende kushtet e vendosura nga Bundestagu dhe BE-ja. Kushtet nuk janë plotësuar tërësisht “Më 26 shtator 2019 vendosëm si parlament për çeljen e negociatave me Shqipërinë. Kjo më kushtoi mua shumë energji, tha Wadephul, por ne vendosëm disa parakushte dhe nëse ato nuk plotësohen, atëherë do ta kem të vështirë t’i bind kolegët e grupit tim parlamentar që ta shoqërojnë pozitivisht procesin. Është detyra e deputetëve të grupit tim parlamentar në Komisionin e Jashtëm dhe atë të BE-së që të sigurojnë që këto parakushte të merren seriozisht dhe të zbatohen plotësisht“. Bundestagu Gjerman miratoi më 26 shtator 2019 hapjen e negociatave me Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut. Çelja e konferencës së parë ndërqeveritare, që do të thotë edhe hapja faktike e negociatave, u lidh me dy kushte: funksionimi i Gjykatës Kushtetuese dhe i Gjykatës së Lartë dhe reforma e Kodit Zgjedhor, e cila duhet të ishte gjithëpërfshirëse. Veç të tjerash, aty parashikohej edhe rregullimi i sistemit të financimit partiak. Vërejtje për reformën zgjedhore Konstatimi për mosfunksionimin e Gjykatës Kushtetuese dhe asaj të Lartë është i dukshëm, tha Wadephul: E para ka emëruar deri tani vetëm 4 nga gjithsej 6 gjyqtarët e duhur për vendimmarrje, e dyta vetëm tre nga 19. Për sa i përket kushtit të dytë, Wadephul tha se reforma zgjedhore vërtet që u arrit në një proces përfshirës, më 5 qershor, dhe kaloi në Kuvend më 23 korrik. ‘Por, një pjesë e rëndësishme e saj u shfuqizua në një proces përjashtues, konkretisht, duke futur sistemin e listave të hapura, në vend të koalicioneve zgjedhore. Kjo procedurë përjashtuese bie në kundërshtim me kërkesën e Bundestagut për një proces përfshirës, i cili u rekomandua edhe nga OSBE-ja’ tha deputeti kristiandemokrat. Ai tha gjithashtu se sa i përket financimit të partive, janë bërë përparime, por ndryshimet nuk kanë arritur ende standardet e kërkuara nga Evropa. Konkluzionet e Wadephul-it vijnë një ditë pasi në Tiranë ishte publikuar raporti i fondacionit Konrad Adenauer (KAS), fondacioni ky i afërt me partinë, së cilës i përket Wadephul dhe kancelarja Angela Merkel. Ndryshe nga raporti i mëparshëm, i dalë në pranverën e këtij viti, ku sistemi i qeverisjes së socialistëve në pushtet konsiderohej gati autokratik, raporti aktual është më i ekuilibruar dhe mban titullin: Dritë dhe hije-një analizë e parakushteve të BE-së për Shqipërinë. Tri kushte të BE-së të paplotësuara Si KAS ashtu edhe Wadephul vërejnë se veç kushteve të caktuara nga Bundestagu, Shqipëria nuk i ka plotësuar tërësisht as tri nga katër kushtet e caktuara nga Këshilli i BE-së, në mars këtij viti. Kështu, Byroja Kombëtare e Hetuesisë deri tani ka caktuar vetëm drejtoreshën. 60 hetues të tjerë ndodhen në procesin e përzgjedhjes çka nuk pritet të mbarojë në fillim të dhjetorit, konstatohet në raportin e KAS-it. Po ashtu lufta kundër korrupsionit dhe larjes së parave, sipas KAS-it, ka përparime në aspektin e ndryshimit të dispozitave ligjore, por nga ana tjetër, korrupsioni dhe larja e parave kanë pësuar rritje. KAS-i i referohet kështu deklaratave të kohëve të fundit të prokurorit të përgjithshëm të Shqipërisë, Olsian Çela, për luftën mes bandave në Elbasan, por edhe raporteve të Transparency International, dhe disa institucioneve të tjera ndërkombëtare. Vërejtje kanë si KAS ashtu edhe Wadephul për ligjin e medias, i cili nuk i ka marrë parasysh propozimet e Komisionit të Venecias. Marrëveshje për kuadrin negociues me pikëpyetje I pyetur se çfarë vendimi mund të pritet në samitin e rregullt të Këshillit të BE-së më 10./11. 12 2020, i cili këtë vit zhvillohet nën kryesinë gjermane, Wadephul u tha korrespondentëve të huaj në Berlin, se ‘shpreson që të ketë përparime’ si për Maqedoninë e Veriut ashtu edhe për Shqipërinë. Wadephul nuk e konkretizoi se çfarë përparime mund të priten. Burime diplomatike nga Berlini i sqaruan DW-së, se e shumta pritet një marrëveshje për kuadrin negociues, por pa datë. Por vëzhguesit nga Berlini parashikojnë se ka pak gjasa që kjo të ndodhë, nëse nuk arrihet më parë një kompromis mes Bullgarisë dhe Maqedonisë së Veriut. Edhe Wadephul vuri në dukje se konsensusi në vendet e BE-së për çeljen e negociatave me Maqedoninë e Veriut është shumë më i madh se sa për Shqipërinë. Përsa i përket Shqipërisë, ai tha se ka edhe vende të tjera dyshuese, si Holanda dhe vendet skandinave. Apel ndaj Bullgarisë Për momentin Bullgaria po bllokon edhe çeljen e konferencës së parë ndërqeveritare, edhe miratimin e kuadrit negociues për Maqedoninë e Veriut. Wadephul u bëri thirrje dy vendeve fqinje që mosmarrëveshjet t’ua lënë historianëve. ‘Ballafaqimi me historinë është i nevojshëm. Këtë e dimë ne si gjermanë fare mirë, por ai nuk duhet të jetë kurrë parakusht për anëtarësimin në BE’, tha deputeti gjerman. /Deutche Welle
 
I dërguari special i OBSH-së për COVID-19 kritikon reagimin e Evropës ndaj pandemisë së Coronas, duke thënë se vendet nuk arritën të përfitonin nga një qetësi e rasteve në verë për t'u përgatitur për valën tjetër. I dërguari special i Organizatës Botërore të Shëndetësisë (OBSH) për COVID-19 David Nabarro tha për Solothurner Zeitung në Zvicër se Evropa ka të ngjarë të shohë një valë të tretë të pandemisë vdekjeprurëse COVID-19 në fillim të vitit 2021 përpara se të prezantohet një vaksinë. "Ata humbën ndërtimin e infrastrukturës së nevojshme gjatë muajve të verës pasi vunë valën e parë nën kontroll," tha Nabarro. "Tani ne kemi valën e dytë. Nëse ata nuk ndërtojnë infrastrukturën e nevojshme, ne do të kemi një valë të tretë në fillim të vitit të ardhshëm." Ai gjithashtu tha se Evropa mund të mësonte shumë nga vendet aziatike. "Reagimi ndaj virusit duhet të jetë me forcë dhe vendosmëri," tha ai. "Sidomos në fillim, kur virusi po përhapet shumë ngadalë në komunitete të ndryshme. Nëse reagoni pa shumë përpjekje, problemi do të agravojë shumë shpejt." Për pak kohë, Evropa shijoi uljen e numrit të infektimeve gjatë verës, por tani infeksionet po rriten përsëri. Gjermania, me një popullsi prej 84 milion banorësh, pati të dielën rritjen e rasteve me 14.000. Në të kundërt, popullsia prej 120 milionë e Japonisë pati vetëm 2.596 raste të reja të shtunën. Popullsia e Koresë së Jugut prej 51 milionë raportoi vetëm 386 raste të reja në të njëjtën ditë dhe ka pasur vetëm rreth 30.700 raste të konfirmuara në total që nga fillimi i pandemisë. Përhapje eksponenciale më shumë se aritmetike Një problem i madh, shtoi Nabarro, është se shumë pak vendimmarrës politikë e kanë kuptuar që virusi po përhapet në mënyrë eksponenciale më tepër se aritmetike. "Eksponenciale do të thotë se numrat mund të rriten 8 herë në javë, 40 herë në dy javë, 300 herë në tri javë, mbi 1000 herë në katër javë, e kështu me radhë," tha ai. Në Azi, ndërkohë, numrat janë relativisht të ulët sepse "njerëzit janë plotësisht të angazhuar, ata përshtasin sjellje që e bëjnë të vështirë për virusin", tha Nabarro. "Ata mbajnë distancën e tyre, mbajnë maska, izolohen kur janë të sëmurë, lajnë duart dhe sipërfaqet. Ata mbrojnë grupet më të rrezikuara." Nabarro gjithashtu tha, se Azia nuk i hoqi kufizimet para kohe. "Ju duhet të prisni derisa numrat e rasteve të jenë të ulëta dhe të qëndrojnë të ulëta," tha ai. "Reagimi i Evropës ishte i paplotë." Ai gjithashtu vlerësoi komunikimin midis autoriteteve në Azi dhe Evropë. "Ata thjesht kanë një mesazh: Nëse duam që ekonomia jonë të jetë e fortë dhe që ne të mbajmë liritë tona, të gjithë duhet t'i përmbahemi disa gjërave themelore." Data 23.11.2020 Autor Ben Knight DW
 
Kompania gjermane BioNTech, e themeluar nga dy shkencëtarë, është bashkuar me Pfizer për një vaksinë që eshte 90 përqind e efektshme. Dy vjet më parë, Dr. Ugur Sahin u ngjit në skenë në një konferencë në Berlin dhe bëri një parashikim të guximshëm. Duke folur me një dhomë të gjerë ekspertësh të sëmundjeve infektive, ai tha se kompania e tij mund të jetë në gjendje të përdorë të ashtuquajturën teknologji të saj të dërguarit RNA për të zhvilluar me shpejtësi një vaksinë në rast të një pandemie globale. Në atë kohë, Dr. Sahin dhe kompania e tij, BioNTech, ishin pak të njohur jashtë botës së vogël të ndërmarrjeve evropiane të bioteknologjisë. BioNTech, të cilën Dr. Sahin themeloi me gruan e tij, Dr. lemzlem Türeci, ishte përqendruar kryesisht në trajtimet e kancerit. Ajo kurrë nuk kishte nxjerrë një produkt në treg. Covid-19 nuk ekzistonte ende. Por fjalët e tij u treguan profetike. Të hënën, BioNTech dhe Pfizer njoftuan se një vaksinë për koronavirusin e zhvilluar nga Dr. Sahin dhe ekipi i tij ishte më shumë se 90 për qind efektive në parandalimin e sëmundjes midis vullnetarëve të provës të cilët nuk kishin prova të infektuar më parë. Rezultatet mahnitëse nxorën BioNTech dhe Pfizer në frontin e garës për të gjetur një kurë për një sëmundje që ka vrarë më shumë se 1.2 milion njerëz në të gjithë botën. “Mund të jetë fillimi i fundit të epokës Covid”, tha Dr. Sahin në një intervistë të Martën. [Artikulli i plote tek Shqiperia.com]
 
Një vaksinë për koronavirusin ka rezultuar 90% efikase pas testimeve fillestare, njoftuan dy kompanitë që po e prodhojnë atë - Pfizer dhe BioNTech. Kjo ka rritur shpresën se pandemia globale e koronavirusit mund të vendoset nën kontroll në muajt e ardhshëm. Por siç njofton korrespondenti i Zërit të Amerikës, Henry Ridgwell, natyra e vaksinës do të thotë se sisteme më pak të zhvilluara shëndetësore do të përballen me sfida madhore për të realizuar programin e tyre të vaksinimit. Testimi i vaksinës së kompanive Pfizer dhe BioNTech është në fazën e hershme. Por, shkencëtarët thonë se rezultatet e deritanishme nga 44 mijë vullnetarë tregojnë se virusi mund të mposhtet. Vaksina bazohet tek teknologjia e re "mRNA", e cila ende nuk është aprovuar nga agjensitë rregullatore. Edhe nëse kryhet me shpejtësi, ekzistojnë sfida të mëtejshme. "Ka sfida të mëdha në prodhim; ka sfida logjistike. Kjo vaksinë duhet të ruhet në temperaturën -62 gradë Celcius", thotë Dr. Peter Drobac, i Universitetit të Oksfordit. Kjo është më e realizueshme në vendet më të pasura. Por, në vendet më të varfëra, zbatimi i një programi vaksinimi nuk do të jetë i lehtë. Në klinikat në Burkina Faso, frigoriferi prishet rregullisht dhe stafi detyrohet të hedhë ilaçet. Kombet e Bashkuara thonë se sistemet shëndetësore të dy të tretave të popullsisë së botës nuk kanë frigoriferimin e duhur. “Pra, nëse sot do të duhej të vaksinonim kundër koronavirusit, për shembull, do të na duheshin shumë më tepër frigoriferë për të mbajtur vaksinat. Nuk i kemi këta frigoriferë”, thotë Jean-Clause Mubalama, nga UNICEF-i. Pastaj është problemi i energjisë. “Klima e nxehtë do të thotë që pajisjet ftohëse janë më të rëndësishme dhe duhet të punojnë më shumë. Ka mungesa të energjisë elektrike - janë ekonomi në zhvillim. Pra, nëse shikoni në një numër të këtyre tregjeve, mund të gjeni zona ku ndoshta 30, 40% e qendrave shëndetësore nuk kanë qasje në energji elektrike", thotë Toby Peters, Profesor i Ekonomisë së Ftohjes, në Universitetin e Birminghamit Fondi i Kombeve të Bashkuara për Fëmijët shpenzoi 85 milionë dollarë në vitin 2019 për pajisje ftohëse, kryesisht frigoriferë me energji diellore në Afrikë dhe Azi. Po mbledh gjithashtu rezerva shiringash dhe po krijon zinxhirin e ruajtjes frigoriferike dhe transportit për t'i paraprirë aprovimit të vaksinës. Por në shumë vende, shkencëtarët thonë se infrastruktura shëndetësore thjesht nuk ekziston për të filluar një program të shpejtë të vaksinimit ndaj koronavirusit. Një sfidë e shtuar është transportimi i njerëzve për tek klinikat ose zhvillimi i vizitave mjekësore në komunitet - dhe bindja e tyre se vaksina është e sigurt. Vaksina e kompanive Pfizer-BioNTech kërkon dy doza për person. Pastaj ekziston rreziku i "nacionalizmit të vaksinave" - shqetësimi se vendet e pasura mund të blejnë të gjitha vaksinat për popullatat e tyre. Mbi 150 vende janë regjistruar në një strukturë globale të quajtur ‘COVAX’ në përpjekje për të siguruar shpërndarje të drejtë. "Objektivi është të ndihmohet në prodhimin e dy miliardë dozave të ndryshme të vaksinave kundër COVID-it që mund të shpërndahen në të gjitha këto vende të botës deri në fund të vitit 2021", thotë Dr. Drobac. Shkencëtarët thonë se vaksina të tjera për koronavirusin, të cilat aktualisht po testohen, mund të rezultojnë gjithashtu efektive - duke rritur shpresat për programe vaksinimi masiv. Por ata paralajmërojnë se derisa të fillojnë programe të tilla, është me rëndësi që qeveritë dhe individët të vazhdojnë të përpiqen të përmbajnë përhapjen e virusit, ndërsa shkalla e infeksionit vazhdon të rritet.
 
Refuzimi i masave anti-Covid, mes të cilave mbajtja e maskës, mund të jetë e lidhur me çrregullime antisociale të personalitetit. Ky është përfundimi i arritur në një studim të drejtuar nga disa shkencëtarë brazilianë, i bazuar tek 1500 persona nga 18-73 vjeç. Përmes një pyetësori, ekspertët analizuan impulset e ndjera nga pjesëmarrësit bazuar në ndjenjat e zgjuara nga njerëzit e tjerë. Në mes të pyetjeve ishte edhe ajo e përdorimit të maskës. Siç raportohet nga Independent, në bazë të përgjigjeve në pyetësor, u identifikuan dy profile: një “antisocial”, i lidhur me ata që janë më rezistentë ndaj masave anti-Covid, dhe një “empatik”, i lidhur me ata që i respektojnë ato. Profili “antisocial” është i lidhur me pikët më të larta në pyetjet që kanë të bëjnë “pandjeshmërinë, mashtrim, armiqësinë, impulsivitetin, papërgjegjshmërinë”. Tiparet, vëren studimi janë “tipike të çrregullimit të personalitetit antisocial”. Për subjektet e lidhura me profilin “antisocial”, rezultatet ishin më të ulëta gjithashtu në kontekstin e rezonancës afektive. Ekipi që drejtoi studimin shpreson që rezultatet e tij mund t’iu vijnë në ndihmë për të bindur autoritetet për të bërë më shumë për të edukuar njerëzit drejt sjelljeve të duhura. Burimi: A2CNN
 
Pandemia Corona, ndërhyrja e pretenduar nga Rusia në fushatën zgjedhore, Koreja e Veriut, sigurimi shëndetësor, politika e imigracionit ose racizmi dhe ndryshimi i klimës, ishin temat e debatit të dytë dhe të fundit mes kandidatëve për presidentë në SHBA. Por rezultati më i rëndësishëm i duelit ishte, që e dallon nga paraqitja e mëparshme televizive e Donald Trumpit dhe Joe Bidenit, sjellja e civilizuar dhe korrekte e kandidatëve për postin më të lartë në këtë vend. Të dy kandidatët u përpoqën të fitojnë simpatitë e zgjedhësve dhe të mobilizojnë zgjedhësit e tyre. Joe Biden kritikoi Presidentin Donald Trump për trajtimin e pandemisë Corona: "Kushdo që është përgjegjës për kaq shumë vdekje nuk duhet të mbetet President i SHBA." Presidenti ende nuk ka "asnjë plan" për të luftuar pandeminë, ndërkohë që po vjen "dimri i errët". Nga ana tjetër, Trump vlerësoi punën e administratës së tij dhe ishte edhe një herë optimist se SHBA së shpejti mund të dalë nga kriza. Trumpi nuk pret një "dimër të errët" si Biden. Koronavirusi do të "zhduket" dhe pandemia do të përfundojë së shpejti. "Nuk është faji im që erdhi këtu, është faji i Kinës", tha Trump, i cili paralajmëroi se "Biden do të mbyllë të gjithë vendin - me pasoja të tmerrshme". "Nëse do të kishte më shumë bllokime për shkak të virusit, shumë njerëz do të humbnin punën e tyre dhe numri i vetëvrasjeve do të rritej." Biden u përgjigj se ai nuk do të dëshironte ta mbyllte vendin, por ai akuzoi Trumpin se shumë amerikanë të sëmurë nga COVID-19 do të ishin akoma gjallë sikur pandemia të menaxhohej më mirë. Kandidatët debatuan ashpër edhe për të ardhmen e kujdesit shëndetësor. Trump akuzoi sfiduesin e tij për përpjekjen për "ilaç socialist". Nga ana tjetër, ai donte të shfuqizonte sistemin e sigurimit shëndetësor dhe kujdesit shëndetësor të prezantuar nga paraardhësi i tij Barack Obama, i njohur si "Obamacare". Trump tha se ai ka krijuar "një sistem të ri të mrekullueshëm të kujdesit shëndetësor". Biden theksoi se "të gjithë duhet të kenë të drejtën e kujdesit shëndetësor të përballueshëm". Trump: Politika ime ndaj Koresë ka shpëtuar miliona jetë Një temë tjetër ishte marrëdhënia e Trumpit me sundimtarin e Koresë së Veriut Kim Jong Un. Trump tha se kishte arritur gjëra të mëdha në konfliktin me Korenë e Veriut. Trumpi pohoi se ai e ka parandaluar një luftë me Korenë e Veriut. Pa politikën e tij të dialogut, "miliona njerëz do të kishin vdekur në një luftë", tha Trump. Trump thotë se "ai trashëgoi një rrëmujë" nga administrata e mëparshme nën Presidentin Barack Obama dhe zëvendëspresidenti Biden. Tani të dy vendet kanë "një raport shumë të mirë". Biden akuzoi Trumpin se i dha "legjitimim" diktatorit Kim Jong Un. Takimet e tij i dhanë Koresë së Veriut kohë për të zhvilluar programin e saj të armëve edhe më tej. Kim ishte një "gangster", shtoi ai, me të cilin nuk mund të takohej pa kushte të qarta. Një krahasim me Hitlerin bëri bujë. Deri sa Trump po fliste për "marrëdhëniet e tij të mira" me autokratin Kim dhe krerët e qeverive të vendeve të tjera, Biden u përgjigj: "Ne kishim marrëdhënie të mirë edhe me Hitlerin para se ai të pushtonte Evropën". Biden donte të bënte të qartë se ai e konsideron kursin e Trump drejt sundimtarëve autoritarë si shumë të butë dhe për këtë arsye një rrezik për paqen ndërkombëtare. Biden kritikon racizmin e vazhdueshëm sistematik Shtetet e Bashkuara ende nuk janë plotësisht të barabarta, tha Biden, duke iu referuar racizmit strukturor të vazhdueshëm në SHBA. Trump vazhdon të promovojë racizmin. "Ai hedh vaj në çdo zjarr racist," tha Biden. Trump, nga ana e tij, pohon se ai kishte bërë më shumë për afrikano-amerikanët dhe zezakët se çdo president tjetër para tij, me përjashtim të Abraham Lincolnit. "Unë jam personi më pak racist në këtë dhomë", tha Trump. Rastet e dhunës policore ndaj afroamerikanëve janë raste individuale. Pozicionet e aplikantëve për temat e tjera të pyetura nga moderatorja Kristen Welker ishin po aq të diskutueshme. Por Trump dhe Biden e lanë njëri-tjetrin të mbaronte fjalën dhe kryesisht ndoqën pyetjet e moderatores. Këtë herë ata shprehën mospëlqimin me pohimet e tjetrit më shumë me buzëqeshje ironike apo tundje të kokës. Data 23.10.2020 Autor Bahri Cani/ DW
Amerika ka ndërhyrë në zgjedhjet e 47 vendeve të botës. Kanali televiziv CNN zbuloi se qeveria e Amerikës në periudhën nga vitit 1946 e deri në vitin 2000, ka ndërhyrë në 81 procese të zgjedhjeve në 47 vende të botës. CNN në një raport të tij ka thënë se mediat e Amerikës për një periudhë të gjatë janë duke analizuar ndërhyrjen e Rusisë në zgjedhjet e Amerikës, mirëpo pyetja e cila shtrohet shumë rrallë në këto media, është kjo që a nuk ndërhyjnë qeveria e Amerikës në asnjë proces zgjedhor të vendeve të tjera botës? Daw Lujen, ekspert i institutit "Politika dhe Strategjia" në Universitetin Carnegie Mellon të Amerikës", në një intervistë me kanalin televiziv CNN, ka thënë se çështjen e ndërhyrjes së Amerikës në zgjedhjet e vendeve të tjera, e ka shqyrtuar nga vështrimi i shkencave shoqërore dhe në vazhdim deklaroi: "Amerika gjatë periudhës nga vitit 1946 e deri në vitin 2000, ka ndërhyrë në 81 procese të zgjedhjeve në 47 vende të botës". Ai për shembull, ka kujtuar ndërhyrjen e Amerikës në zgjedhjet e vitit 1948 të Italisë dhe tha: "Amerika ishte e shqetësuar që në zgjedhje mund të fitojë Partia Komuniste, prandaj ka shfrytëzuar të gjitha aftësitë dhe kapacitetet e saj për të penguar fitoren e Partisë Komuniste në këtë vend". Daw Lujen gjithashtu kujtoi ndërhyrjen e Amerikës në zgjedhjet e vendeve të tjera të botës si në Kili, Argjentinë, Japoni, Gjermaninë Perëndimore, Brazil, Indonezi, Liban, Malajzi dhe Iran gjatë dekadave të kaluara dhe theksoi: "Amerika në të shumtën e rasteve ka mbështetur grupet dhe kandidatët që ndjekin politikë në harmoni me qëndrimet e Uashingtonit. Dy e treta e rasteve të ndërhyrjes së Amerikës në zgjedhjet e vendeve të tjera, ishte sekrete dhe një e treta e tyre ishte ndërhyrje e hapur. Shenimi IM: pa pranverat......mbas 2001-it.
 
Avionë, helikopterë dhe tanke të prodhimit rus zhvilluan qitje të shtunën në Pester, një zonë e vetmuar stërvitjesh në Serbinë perëndimore, ndërsa në qiell fluturonin dronët ushtarakë kinezë. Manovrat e quajtura Bashkëpunimi 2020 ishin demonstrim i një fuqie ushtarake të ripërtëritur të Serbisë dhe u ndoqën nga Presidenti Aleksandar Vuçiç dhe personalitete të tjera. Gjatë stërvitjeve u nënvizuan lidhjet e ngushta ushtarake të Serbisë me Pekinin dhe Moskën. Vitet e fundit, Beogradi ka përshpejtuar shpenzimet e mbrojtjes ndërkohë që kërkon dominim në Ballkanin Perëndimor. Buxheti i tij ushtarak u rrit në rreth 1.14 miliardë dollarë në vitin 2020 dhe 2019, që është 43% më shumë se në 2018. Shpenzimet ushtarake të këtij viti përbënin rreth 2.4 përqind të produktit të brendshëm të përgjithshëm. "Jemi duke forcuar ushtrinë tonë për të parandaluar çdo agresor, nuk kemi ndërmend të nisim ndonjë konflikt", u tha zoti Vuçiç gazetarëve pas stërvitjes. Për herë të parë, Serbia demonstroi përdorimin e dronëve luftarakë kinezë CH-92A, dislokimi i parë i mjeteve fluturuese kineze pa pilot në Evropë. Ajo mori gjashtë dronë të tillë në qershor. Pekini e sheh Serbinë si pjesë të nismës “Një Brez Një Rrugë”, që synon hapjen e lidhjeve të reja të tregtisë së jashtme për kompanitë kineze që kanë investuar miliarda euro, kryesisht kredi të buta, për projekte të infrastrukturës dhe energjisë. Stërvitja Bashkëpunimi 2020 Për stërvitjen e së shtunës, ushtria serbe dislokoi atje 40 avionë, rreth 150 automjete, përfshirë tanke dhe transportues të blinduar si dhe rreth 2'800 trupa. Ushtria serbe përdor kryesisht teknologji ish-sovjetike, por vitet e fundit Beogradi ka blerë avionë luftarakë MiG-29 dhe armë të tjera nga Rusia, përfshirë helikopterë Mi-35 dhe sistemin e mbrojtjes ajrore Pancir, që u demonstrua të shtunën. Serbia, e cila është kandidate për anëtarësim në Bashkimin Evropian, shpalli neutralitetin ushtarak në vitin 2006. Ajo iu bashkua Programit të NATO-s Partneritet për Paqe, megjithëse nuk kërkon anëtarësim të plotë në aleancën perëndimore të mbrojtjes. Zeri i Amerikes
Top