Tema e ditës

Diskutime mbi temat më të veçanta të ditës

Hollywood: Lavazh gratis per veturat hibride nga vajza me bikini
Ky artikull eshte marre nga: http://www.shqipmedia.com/?p=21778. Per me shume artikuj te ngjashem vizitoni: http://www.shqipmedia.com/?p=21778

Bukuroshja e dites ne Shqipmedia
Ky artikull eshte marre nga: http://www.shqipmedia.com/?p=21783. Per me shume artikuj te ngjashem vizitoni: http://www.shqipmedia.com/?p=21783

Binjaku në shtrat me të dashurën e vëllaut ! Në mungesë të një tatuazhit ka vënë re një grua në SHBA se nuk ka përfunduar me të dashurin e saj, por me vëllain e tij binjak në shtrat.
Pasi ajo e kishte zbuluar mashtrimin, 25-vjeçari Jared R., një polic sapo i punësuar, e ka detyruar  atë të ketë marrëdhënie seksuale, ka thënë 25-vjeçarja nga shteti i Connecticut, sipas një njoftimi në gazetën “The Advocate.
Midis marrëdhënieve seksuale ka vënë gruaja re, pra, se njeriu në shtrat, ndryshe nga i dashuri i saj Joe R., nuk kishte tatuazh në vithen e tij të majtë.
Sipas raportit, ajo duke qarë ka kërkuar sqarim nga vëllau mashtrues, por ky ka vazhduar ta abuzojë seksualisht.  Jared R. tani është akuzuar për abuzim seksual dhe mashtrim. Ai u suspendua nga puna, e për dy javë duhet të paraqitet në gjyq.
Linda J.
Ky artikull eshte marre nga: http://www.shqipmedia.com/?p=21788. Per me shume artikuj te ngjashem vizitoni: http://www.shqipmedia.com/?p=21788

Shkodër: Topi kërkon forcimin e shtetit ligjor dhe sigurisë
Presidenti Topi duke përshëndetur të pranishmit në iftarin e organizuar në Shkodër më rastin e Muajit të shenjtë të Ramazanit.
Presidenti Bamir Topi i ka kerkuar qeverise qe te shtoje masat dhe perpjkejet per forcuar shtetin ligjor dhe sigurine ne vend, duke ju referuar ne vecanti forcave te policise te cilat perplasen me krimin. Kreu I shtetit ka shfrytezyar ftesen e Myftinise se Shkodres per te marre pjese ne nje iftar me rastin e muajit te shenjte te ramazanit, per te bere dhe njehere te qarte se keto jane sfidat qe duhet te kalohen per te shkuar drejt bashkimit europian. Duke ju referua muajt te ramazanit, kreu iI shtetit vleresoi se ky eshte nje moment i rendesishem per besimtaret myslimane pasi permes agjerimit behet e mundur percjellja e besimit tek Zoti, tek njeri-tjetri si dhe permiresimi i gjithe shoqerise.
Ky artikull eshte marre nga: http://www.shqipmedia.com/?p=21793. Per me shume artikuj te ngjashem vizitoni: http://www.shqipmedia.com/?p=21793

VIDEO: Michael Jackson akoma gjallë? Ishte vetëm një shaka Ishte një shaka!! Ajo që shumë njerëz dyshonin pasi panë videon, është e vërtetë:  videoja e Majkëll Xheksonit, e hedhur në “Youtube”, në të cilën ai zbret në një makinë, ishte një gënjeshtër. Ai që e ka pohuar këtë ka qenë kanali televiziv gjerman “RTL”, i cili tregoi për shakanë e bërë.
Siç duket qenka e shkruar që Majkëll Xheksoni të mos prehet i qetë, kjo pas shumë dyshimeve dhe hipotezave që kanë hedhur mbi vdekjen e tij.
Ndërsa vetë televizioni gjerman ka komentuar këtë fakt duke thënë: “E bëmë për të testuar komplotistët” dhe ky ishte dhe justifikimi i tyre.
Mbi vdekjen e Xheksonit janë hedhur shumë dyshime. Shumë fansa dhe njerëz në të gjithë planetin dyshonin se Xheksoni në të vërtetë ishte gjallë dhe vdekja e tij ishte vetëm një inskenim, siç do të tregonte një video që qarkullon në internet, në të cilën shihet një njeri shumë i ngjashëm me Majkëll Xheksonin, që zbret me këmbët e tij nga makina.

Ky artikull eshte marre nga: http://www.shqipmedia.com/?p=21798. Per me shume artikuj te ngjashem vizitoni: http://www.shqipmedia.com/?p=21798

Gripi i derrave, një pacient në gjendje të rëndë në Tiranë Rasti i dyshuar  e virusin A/H1N1 ne vendin tone, nje  mashkull i moshes 44 vjec, i shtruar ne senatoriumin e Tiranes, vazhdon te jete ne gjendje kritike per jeten. Qe prej dites se diele ky person i ardhur nga urgjenca e infektivit, eshte shtruar ne senatorium me diagnozen grip te tipit A, por edhe semundje te disa organeve, ne vecanti te asaj qe njihet me emrin insuficence te melcise. Mjeku qe merret me trajtimin e tij, Arban Hatibi, tregon per Alsat , se personi ne fjale vuan prej vitesh pasojat e alkolit. Tashme ai ndodhet ne gjendje kome, thote mjeku, por kjo jo per pasoje te gripit A, por edhe nga mjekimet e shumta ne nje kohe teper te shkurter.
Pacienti i ardhur në kushte urgjence, me komplikacion në shumë organe, përfshi këtu mushkrinë dhe atë që ne e quajmë insufiçencë e mëlçisë. Pra është një i sëmurë për të cilin njihet problematika e një hepatitis alkoolik në vite dhe këtu ka ardhur në një situatë relativisht të rëndë. Ardhja në reanimacion e ka kompromentuar me një problematikë konvulsionesh, fakt I cili na ka bërë që ta fusim në ventilim mekanik shprehet mjeku Hatibi.
Mjeku thote se pacienti po trajtohet me tamiflu dhe antibiotike te tjere, nderkohe qe trajtimi i tij me kete medikament do te vazhdoje per shtate dite rresht sipas protokollit. Me pas do te pritet dhe pergjigja e infeksionisteve , pasi ende nuk ardhur konfirmimi per H1N1, nga Rumania. Duhet theksuar se deri tani ka ardhur thjesht përgjigjia virusale. Përderisa ne nuk na ka ardhur përgjigjia për H1N1 nga laboratori i referencës i Bukureshtit, ne kemi marrë të gjitha masat e mundshme qoftë izolimin, qoftë terapinë protokollare me tamiflu dhe me dy antibiotikë të tjerë dhe do e konsiderojmë rastin të mirëqënë shprehet Hatibi.
Deri tani nga senatoriumi jane me dhjetra mostra nga paciente te dyshuar. Momentalisht priten analizat e 9 personave te dyshuar, nga Rumania nese jane te prejur nga gripi pandemik.
Alsat
Ky artikull eshte marre nga: http://www.shqipmedia.com/?p=21802. Per me shume artikuj te ngjashem vizitoni: http://www.shqipmedia.com/?p=21802

San Francisko: E rrëmbyera para 18 vitesh gjendet gjalle Një vajzë, që ishte rrëmbur 18 vjet më parë në SHBA, është gjetur në gjendje të mirë shëndetësore. Dy persona, një i dënuar për abuzim seksual dhe gruaja e tij janë arrestuar pasi dyshohet se kanë rrëmbyer vajzës që në moshën 11 vjeçe. Autoritetet thonë se e rrëmbyera, tani është 29 vjeçe, ndërsa është paraqitur në stacionin policor në Gjirin e San Franciskos dhe e ka identifikuar veten si Xhejsi Li Dagërd, e cila ishte rrëmbyer më 1991, jashtë shtëpisë së saj në qytetin Sauth Lejk Taho. Sipas policisë, 29-vjeçarja ka dhe 2 fëmijë, ndërsa mendohet se babai i tyre, është rrëmbyesi i Xhejsit. Si fëmijët, ashtu dhe ajo, nuk kanë qenë kurrë tek mjeku.
Ky artikull eshte marre nga: http://www.shqipmedia.com/?p=21807. Per me shume artikuj te ngjashem vizitoni: http://www.shqipmedia.com/?p=21807

Rama: Kongresi eshte ai qe do me mbeshtese ose jo Kryetari ne detyre i Partise Socialiste, Edi Rama thyen heshtjen e gjate ne nje moment kulmor ne karrieren tij politike, kur vetem nje dite e ndan nga Kongresi i Jashtzakonshem i partise qe pritet ta ngarkoje ose jo me pergjegjesi direkte pas renditjes se PS-se serish ne opozite ne zgjedhjet e 28 qershorit.
Perkundrejt gjithe zerave publike ose jo, brenda apo jashte partise qe kerkojne mosrikandidimin e tij per kryetar te PS-se, Rama thote ne nje interviste per Top Channel se deri tani ka preferuar te degjoje.
Dua ta theksoj shume qarte. Une kam propozuar vendosjen ne statutin e PS-se te nenit qe i nderpret mandatin kryetarit ne rast te humbjes se zgjedhjeve dhe qe i imponon doreheqjen e kreut te partise. Mandati im eshte nderprere dhe une jam nje kryetar ne detyre dhe nje kandidat per te udhehequr PS-se per 4 vitet e ardhshme, shprehet Rama.
Me tej, ai thekson se do jene anetaret e kongresit te PS-se ata qe do vendosin per te ardhmen e postit te kryetarit. Jam nje kandidat per kete detyre sepse besoj qe populli shqiptar ne 28 qershor nuk ka votuar kunder projektit tone politik por largimin e Sali Berishes dhe deformimi i ketij vullneti ben qe anetaresia e PS-se te vendose nese ky projekt duhet te vazhdoje dhe nese PS duhet te pranoje zgjedhjet e 28 qershorit si mjaftushmerisht te lira e te ndershme per te pranuar dhe humbjen e njohur legjitimitetin e kesaj qeverie, apo PS duhet te rezistoje ndaj kesaj maskarade zgjedhore, shton kryetari ne detyre i Partise Socialiste.
Ky artikull eshte marre nga: http://www.webshqip.com/new/?p=4362. Per me shume artikuj te ngjashem vizitoni: http://www.webshqip.com/new/?p=4362

Antarktide, 124 liqene ndodhen nen akull Zbulohen 124 liqene te cilet ndodhen prej miliona vitesh nen akujt e Antarktides. Ata sot nuk kane me sekrete, pozicioni i tyre eshte zbuluar me koordinata te sakta fale satelitit te NASA-s Icesat.

Lajmi eshte publikuar ne Journal of Glaciology ku thuhet se liqenet jane formuar ne kohera te ndryshme, por shumca e tyre kane qindra vjet nen akull dhe per kete paraqesin nje rendesi te vecante per studiuesit.
Keshtu sipas shkencetareve ata, duke qene te izoluar nga masa akujsh ne siperfaqe dhe bazamentin tokesor ne thellesi, duhet te kene ruajtur disa vecori te bimesise dhe gjallesave ujore prehistorike.
Nderkaq vezhgimet e NASA-s mbi kontinentin e akullt kane filluar qe ne vitin 1996 ku eshte vene re nje fryrje liqeneve nga shkrirja e akujve si pasoje e ngrohjes globale si dhe zona ku ndodhen liqene te sapoformuara ose ne formim e siper. (TCH)
Ky artikull eshte marre nga: http://www.webshqip.com/new/?p=4358. Per me shume artikuj te ngjashem vizitoni: http://www.webshqip.com/new/?p=4358

iPhone, Kina marreveshje me Apple Operatori kinez i telefonise se levizshme, Unicom ka nenshkruar nje marreveshje me kompanine Apple per te futur modelin iPhone ne tregun me te madh te telefonise celulare.
Lajmin e bejne te ditur agjencite nderkombetare, sipas te cilave modeli iPhone pritet te dale ne shitje ne Kine ne muajt e ardhshem.
Kompania shteterore Unicom do te jete keshtu e para qe do te mbeshtese modelin iPhone ne Kine, edhe pse ai perdoret prej kohesh ilegalisht ne vendin aziatik.
Kina ka mbi 600 milione perdorues te telefonave celulare dhe marreveshja per te futur ne treg iPhone pritej prej kohesh.
Ky artikull eshte marre nga: http://www.webshqip.com/new/?p=4355. Per me shume artikuj te ngjashem vizitoni: http://www.webshqip.com/new/?p=4355
Vdes Mbreti i Pop-it, Micheal Jackson Michael Jackson, kengetari qe theu cdo rekord duke merituar emrin “Mbreti i Popit” ka vdekur. Vdekja e tij erdhi si rrezultati i nje infarkti ne zemer rreth ores 14.30 ora lokale Los Angeles te dates 25 Qershor. Micheal ishte ndjere keq dhe me pare gjate dites dhe ishte derguar me urgjence ne Spitalin e Los Angeles. Prane ores 14 ai kishte njoftuar urgjencen e cila arriti ne oren 14.30 duke e gjetur pa jete. U ngjit ne skenat e muzikes qe ne femijeri per te qene nje nder kengetaret me me influence. Gjate karrieres se tij ai arriti te behetnje figure teper e perfolur ne boten e artit duke lene gjurme gjithmone me muziken dhe menyren e vecante te te kercyerit ne skene. Kulmi i karrieres se tij ishte ne fundin e viteve 80 me albumet Thriller dhe Bad. Keto dy albume e vendosen ate ne kreun e hit paradeve te MTV dhe grafikeve te te gjithera koheve. Kete vit Micheal kishte planifikuar rreth 50 shfaqje neper Europe per te shenuar nje rikthim nostaligj te tijin ne skene. Disa nga keto shfaqje ishin anulluar dite me pare per t'i paraprite shuajtjes se ketij idhulli.

RRUGA E DIELLIT REPORTAZH MREKULLITË E JONIT, TANI PER 5 ORE NGA TIRANA NË SARANDË Artan Gjata Rruga e Rivierës, ose Rruga e Diellit që përshkon krejt fshatrat e Bregut, nga Vlora në Sarandë tashmë është gati. Ajo është zgjeruar dhe shtruar me asfalt, gati të presë mijëra turistët vendas e të huaj, që do të vërshojnë këtë sezon veror në plazhet e mrekullueshme të Jonit të kaltërt. Këto ditë të para të qershorit, ndërsa u nisëm nga Tirana në një mot me vranësira dhe me shi, në më pak se dy orë mbërritëm në Vlorë, duke përshkruar deri në Fier autostradën e sapopërfunduar. Mbi bregdetin e Radhimës, mbi Karaburun dhe më tej, në ishullin e Sazanit, rrezet e diellit të ngrohtë, binin mbi kaltërsinë e kthjellët të detit. Në krejt këtë zonë, deri në Sarandë, ditët me diell janë rreth 300 në vit. Mbas Llogarasë e deri në Dhërmi, ku rruga përfundoi gjatë vitit të kaluar, të shfaqet një tjetër mrekulli. Rruga me dy kalime, megjithëse në një terren shkëmbor tepër të vështirë, ka përfunduar dhe është e shtruar e tëra me asfalt deri në Himarë, ku disa firma po punonin në unazën e qytetit bregdetar për ta përfunduar brenda këtij muaji. Mbas Himarës krejt rruga deri në Sarandë, që përshkron disa fshatra të mrekullueshme turistike si Qeparo, Borsh, Lukovë, është komplet e asfaltuar dhe e zgjeruar në pjesën kryesore të saj, duke bërë të mundur që aksi Vlorë- Sarandë prej 171 km të përshkohet nga automjetet për 2 orë e 30 minuta. Ndërsa nga Tirana në Sarandë tashmë krejt ky aks i rëndësishëm përshkohet për 5 orë, kur përpara dy-tre vitesh duheshin rreth 10 orë të mundimshme. Banorët e Bregut nxitojnë të përgatisin vilat dhe hotelet për turistët Lajmi i shtrimit me asfalt të rrugës së Rivierës ka mbërritur edhe në Greqi, ku punojnë emigrantë të shumtë të kësaj zone. Në Himarë takuam disa prej tyre. Paksi Nërënxi, i cili ka ndërtuar së bashku me djemtë e tij një vilë në Spille, afër molit, kishte mbërritur para dy ditësh nga Greqia për të sistemuar dhomat dhe ambientet e tjera. "Këtë sezon turistët e parë pritet të vijnë më shpejt, sepse rruga tashmë ka përfunduar. Presim jo vetëm turistë nga Tirana dhe qytete të tjera të vendit, por dhe nga Kosova e Maqedonia"- thotë Paksi. "Vjet kur u larguam në fillim të Shtatorit, as na shkonte në mënd që kjo rrugë e vështirë mes malave dhe me kthesa të vështira të përfundonte kaq shpejt" - shprehet ai. Përfundimi i autostradës së veriut do të gërshetohet me aksin e Rivierës dhe pa dyshim do të sjellë më shumë turistë në brigjet e Jonit. Në fakt plazhet e Himarës, të Dhërmiut, Qeparoit dhe Borshit, që përbëjnë perlën e Jonit, deri më sot janë shfrytëzuar shumë pak, për shkak të rrugës së vështirë. Vetëm në pikun e sezonit 15 Korrik -15 Gusht, këto plazhe mbusheshin plot. Ndërsa në periudhën tjetër të vitit mbretëronte qetësia, megjithëse natyra, moti dhe deti i pastërt, - ndër më të pastrit në Mesdhe, - ishin gjithnjë të favorshme për të pritur në çdo moment mijëra turistë. Thomai një banor mbi 80 vjeçar, që çdo mëngjes nxjer barkën e tij të vogël për peshkim në gjirin e Himarës thotë se këtu mund të fillojë turizmi sapo përfundon muaji Shkurt e deri në Nëntor dhe rruga e re pritet ta zhvillojë më shumë zonën. Tashmë nëpërmjet rrugës edhe banorët vendas do të kenë mundësi të transportojnë më lehtësisht materialet e ndërtimit për të riparuar banesat e vjetra qindra vjeçare prej guri. Vasil Rrapo sapo ka përfunduar hotelin e tij të ri modest në hyrje të Himarës, nga ana lindore e qytetit. Ai ka punuar së bashku me të shoqen dhe fëmijët në Greqi dhe me fitimet e kursyera ka arritur të ndërtojë këtë hotel dy katësh, mbi themelet e godinës së vjetër, pronë e prindërve të tij. Hoteli me 6 dhoma, tre prej të cilave edhe me kushte për gatim, ka një pamje të mrekullueshme përballë detit. Dhomat janë me orendi kejt të reja dhe me kondicionerë. “Më ka kushtuar shumë - thotë Vasili - mbi të gjitha transporti i materialeve nëpër këto rrugë të vështira, por tani që rruga u bë do ta kem më të lehtë për të ndërtuar edhe një kat tjetër komod për pushuesit". Ndërkohë kodra sipër qytetit, apo siç quhet Himara fshat, ku ndodhen pjesa kryesore e shtëpive të banorëve, që deri tani, në pjesën dërmuese kanë qënë të braktisura prej 19 vitesh, për shkak të largimit masiv të të rinjve për të punuar në Greqi, kishte filluar të gjallërohej. Vila të reja kanë filluar të ndërtohen në faqet e kësaj kodre të mbushur me ullishta dhe agrume. Pamja nga këto vila është magjepëse pasi dritaret vështrojnë të gjitha nga Joni. "Tani që rruga përfundoi, do ta kemi më të lehtë për të shpejtuar punimet në banesat tona." - thotë Jani, që ka punuar 14 vite në Korfuz në baret dhe restorantet greke. Shumica e pushuesve që vijnë në Himarë, thotë ai, zbarkojnë në godinat dhe hotelet në breg të detit dhe nuk e njohin këtë zonë sipër tyre, që është akoma më e bukur, sepse këtu ndihet jo vetëm era e detit, por edhe e malit. Këtu pushuesit gjejnë edhe prodhimet tradicionale të freskëta bujqësore, gjejnë jo vetëm peshkun, por dhe mishin, perimet bio, mjaltin, vajin e ullirit dhe agrumet. "Rruga,” - thotë ai -“i ka penguar deri tani të vijnë këtu turistët, por vilat e reja që kemi filluar të ndërtojmë do ti bëjnë shumë shpejt konkurencë hoteleve poshtë nesh". TRISS, kompania që ka marrë përsipër akset më të vështira të Rivierës Në këtë rrugë që sapo ka përfunduar, me përjashtim të unazës së Himarës që pritet të përfundojë brenda muajit qershor, kompania " TRISS" ka marrë përsipër akset më të vështira dhe banorët, shprehen se pa punën e specialistëve, inxhinierëve dhe punëtorëve të saj ishte e vështirë përfundimi në kohë i kësaj vepre të re infrastrukturore që i shtohet vendit. Në këtë rugë janë zbatuar 10 kontrata (lote). Gjatësia totale e saj është 70,125 km dhe vlera e ndërtimit llogaritet në 43 milionë euro. TRISS ka mobilizuar në kantier makineritë moderne për të përfunduar unazën e Himarës. Inxhinieri nga Tirana i kësaj firme Ilir Murthi, thotë se punohet natën dhe ditën që ky aks të përfundojë pa u afruar dyndja e turistëve, që tashmë e kanë marë vesh se rruga në krejt gjatësinë e saj ka përfunduar. “Është një terren mjaft i vështirë” - thotë Iliri – “këtu nuk ka është vënë dorë asnjëherë prej mbi disa dekadash dhe po punohet që krahas rrugës të ketë edhe trotuare si dhe të shtrohet në breg të detit një shëtitore e ndriçuar që lidh lagjet e qytetit bregdetar." Por dhe projektet e ndërtimit të ujësjellësave në fshatrat Dhërmi e Vuno, respektivisht 50 dhe 60 km në jug të Vlorës, të financuara nga Qeveria shqiptare dhe Banka Botërore janë në fazën përfundimtare të punimeve dhe këtë sezon do të vihen në funksionim. F.Marko, drejtues i punimeve, thotë se "ritmet e punës janë të larta dhe garantojnë përfundimin e projekteve, me qëllim garantimin e furnizimit me ujë të pijshëm për 24 orë në fshatrat Dhërmi e Vuno, duke zgjidhur një problem të vjetër të komunitetit të këtyre fshatrave.” Përveç projekteve të mësipërme, në to përfshihen ndërtimi i rrugëve të daljeve në det në fshatrat Ilias e Qeparo, rikonstruksioni i qendrës së fshatit Dhërmi, ndërtimi e sistemimi i rrjetit të ujësjellës-kanalizimeve në Himarën e Vjetër, etj. Edhe në projektet e tjera, punimet janë në një fazë të avancuar dhe pritet të finalizohen brenda pak javësh, gjë që do të shoqërohet me përmirësimin e ndjeshëm të standardeve të infrastrukturës rrugore dhe do të sigurohet komunikimi me bregun e detit. Ndërsa pimë një kafe në lokalet e Himarës mbasdite vonë, kur dielli në perëndim duket sikur zhytet në detin e kaltër të Jonit, në portin e vogël krahas peshkarexhave ankorohen edhe jahte me turistë, që japin të parët sinjalin e një bumi turistik këtë vit në krejt Rivierën.
Aleksandri i Madh dhe Skënderbeu me epitetet “Gjar Nje artikull interesant i marre nga Gazeta Sot 7 Maj 2009 Zbulohet nga arkeologjia “Muri Gjarpri i Kuq” i Aleksandrit të Madh! Sipas internetit, në zërin, “Il “Serpente Rosso”, arkeologjia iraniane në bashkëpunim me një mision arkeologjik anglez, kanë raportuar më 2008, të dhënat e para të hetuara qysh nga viti 1999, për ekzistencën e një muri dhe të një vepre hidrike të përmasave gjigande, i quajtur si “Muri ose Barriera, Gjarpri i Kuq i Aleksandrit të Madh”, ndryshe edhe si “Muri i Gorgonit”. Ky mur fillonte qysh nga Deti Kaspik, për të vazhduar përgjatë maleve Elbrus e më tej. Ngjyra e kuqe e këtij “gjarpri”, vjen siç mendohet nga tullat e kuqe prej balte të pjekur. Të dhënat e para tregojnë për një vepër kolosale dhe një kryevepër të inxhinierisë së ndërtimit civile dhe ushtarake. Kam shkruar edhe herë të tjera, për një pasazh dhe një interpretim mjaft të çuditshëm të M. Barletit, që po e citoj: “Është shumë turp për ne, shumë turp për Venedikun dhe të gjithë mbretërit e krishterë, që ne të durojmë si sundimtarë ata, nga ato fshatra të përbuzur të Skythisë, të cilët në kohën e etërve tanë, me zor se mund t’i mbanin edhe për skllevër. S’ka gjë më të ulët se ata, që janë mësuar të jetojnë vetëm hajdutëri e me të rrëmbyer... fundëri gjindjesh, llum skllevërish... turqit siç thuhet atdheun e lashtë e kanë pasur përtej maleve Rife, përtej viseve të murranit, pranë oqeanit të veriut. Racë e ndyrë, e poshtër e rritur në strofka ujqërisë, që s’ka të ndytë as nga mishi i ujqërve dhe i hutinave...

Thuhet se Aleksandri i Madh i pat mbyllur këta me shula hekuri, si bagëti në një vathë dhensh ndërmjet maleve Hyperborë”. (HS f 102; f 110). Unë kisha menduar se Barleti diku-diku ishte ndikuar nga tregimi i Dhulkarnejnit-Kokëdybrirëshit në Kuran, për atë pendën ndarëse për jexhuxh-maxhuxhët. Këto njerëz shkonin në kuptimin si njerëz të një race të shkurtë, xhuxhallarët, por gjithsesi misteri mbetej i pazgjidhshëm sepse nuk mund të përafrohej këtu “Muri i Madh i Kinez”!

Tashti që ky “Muri i Aleksandrit”, është sinjalizuar si një realitet, pavarësisht se ndoshta mundet të kishte qenë edhe si ndonjë vazhdim-përvetësim i një tradite ndërtimtare vendase pararendëse, po na del se “Penda e Dhulkarnejnit” paska qenë një realitet. (Suria, El Kehf, ajetet 83-98). Aleksandri i Madh, duke “ndjekur gjurmët e Herakliut” nga lindja donte të arrinte deri te Oqeani-briri i lindjes dhe ndoshta edhe më shumë duke kapërcyer “anën e anës së oqeanit”, duke shkuar gjithnjë nga lindja, donte të rikthehej në perendim. Sikurse e kam shkruar në një rast tjetër edhe Pirrua i Epirit, duke ndjekur edhe ai “gjurmët e Herakliut”, donte të hidhej nga Siçilia në Tunizi, për të arritur në Perëndim në “fundin e tokës”... Ëndrra e Vojsavës, e shpjeguar si “mrekullitë profetike biblike” Për lindjen e Gjergj Kastriotit, M. Barleti shkruan: “Por, përpara se të kaloj më tutje, nuk mendoj se duhet lënë mënjanë ajo që unë e mora si krejtësisht si një çfaqie mrekullie dhe që u profetizua prej shumë njerëzve, mbi lavdinë e këtij njeriu, megjithëse e di mirë se shumë vetë s’do t’a përfillin fare, si fort të ngajshme me përrallat e vjetra. Thonë, pra, se kur Vojsava mbeti me barrë me të, pa në ëndër se lindi një gjarpër aq të madh, sa që mbulonte gjithë Epirin, kokën e shtrinte ndërmjet kufijve të turqve, të cilët i përpinte me gurmazin e vet të gjakosur, ndërsa bishtin e mbante në det ndërmjet kufijve të krishterë dhe sidomos të shtetit të Venedikut. Gjoni, me t’iu rrëfyer ëndrra, nga që ajo nuk ishte një punë që të hetohej me anë rropullish apo që kërkonte për shpjegues Apollonin, e qetësoi me gëzim të madh të shoqen dhe profetizoi me lehtësi se prej saj do të lindte një burrë i përmendur në luftë e në vepra, i cili do të ishte armiku më i rreptë i turqve dhe njëkohësisht kapedani i tyre më fatbardhë, mbrojtës i fesë së krishterë...” (HS; f 54. Origjinali latinisht e shkruan gjarpër, por përkthyesi S. Prifti e ka sjellë si dragua AL) Mendoj se, përpara se t’a konsiderojmë këtë ëndërr tërësisht si një “manipulim e përrallë të tipit folklorik”, mbase duhet t’i hapim paksa vend edhe hipotezës së një ëndrre që Vojsava e kishte parë realisht. Kjo ëndërr ndoshta mund të kishte qenë si një pasqyrim i deformuar i traditave të folklorit dhe të leximeve të literaturave antike, e ndërthurur edhe në kuadrin e shqetësimeve të mëdha kohore, në shtëpinë e Kastriotëve. Më konkretisht Vojsava, mund të ketë parë një ëndërr, si një imitim, pak a shumë si legjenda e Olimpisë së Epirit, në shtatzëninë me Aleksandrin e Madh. Dhe duhet të vërejmë këtu se, Gjoni ka dijeni dhe mban një qëndrim disi tolerues për besëtytnitë pagane. Ai ka njohuri për interpretimet me të përbrendshmet/rropullitë e flijeve me berra dhe për shpjegimet orakulltare me Apollonin etj, por duke i përjashtuar këto, i jep kësaj ëndre një veshje e justifikim sipas mrekullive kristiane. Këtë interpretim i jep edhe vetë Barleti, madje duke shtuar edhe diçka tjetër se në gjirin e natyrës ekzistojnë mrekullitë. Një pjesë e ish traditave antike, me sa duket ekzistonin ende si rudimente në mesjetë tek ne. Këtë, mund t’a konstatojmë edhe te vetë M. Barleti. Jo rrallë meshtarit kristjan Barlet, i shpëtojnë dhe i dalin mbi ujë disa shprehje si (t’a themi me vetë fjalët e tija); “betohem për Herkulin” (HS f 49); “bestytni të antikitetit të rremë (RrSh f 89) etj. Por, kur është e domosdoshme, prifti popullor, jo vetëm se i aprovon dhe ia gjen justifikimin traditave të lashta, por edhe na i përshkruan ato për të mos u fshirë fare nga kujtesa. Kështu, përshkruan lavdërimin e trimërisë në gostitë: “ndërmjet trimërive të tjera të ndritura të të vjetërve dhe lavdeve të të parëve, të cilat këndohen zakonisht nga tanët nëpër gostira, sipas një zakoni të lashtë, dhe ndoshta jo të përbuzshëm, brezi i ri ka futur jo pa mirënjohje sidomos këtë ngjarje...” (HS, f 381-382 ). Po ashtu ka përshkruar “gjamën mortore”: Mamica thirri, sipas zakonit të gjindjes shumë zonja e nderoi varrimin e burrit me zi e lotë që s’pushonin ditë e natë... Unë me plot të drjetë do të kujtoja se të vjetrit e kanë quajtur këtë gjamë Nenia. Dhe me të vërtetë ata e kanë pasur zakon që gjatë vajtimit të përmendeshin jo vetëm trimëria dhe veprat e shquara të të ndyerit, por edhe trimëritë e etërve dhe gjithë kujtimet stërgjyshore dhe lavdet e lashta të families. Ky zakon ka qenë dikur aq fort në përdorim ga shumë popuj të lindjes, saqë merreshin për këtë detyrë gra të mësuara me pagesë, të cilat t’i nxirrnin lotët me këngët dhe xhestet e përvajshme” (HS, f 342) Dhe në fakt, përmes rreshtave ne mundemi t’a gjejmë edhe thelbin e atij përkufizimit, siç e kishte konceptuar Barleti vetë: “Populli epirot/alban/maqedon, është një popull më tepër luftarak se sa fetar” (HS f. 125). Është trajtuar nga disa autorë se, Olimpia e Epirit, nëna e Aleksandrit të Madh, kishte përhapur një legjendë, mbi bazën edhe të një ëndrre, se Aleksandrin e kishte ngjizur me një lloj gjarpri bollë ose me një dragua, me të cilin kishte fjetur, i cili në fakt ishte vetë Zeusi i metamorizuar. Këto shembuj të ngjizjes direkt me Zeusin, Olimpia i imitonte nga fondi popullor dhe me sa duket edhe nga leximet te Homeri. Këtë legjendë të manipuluar të Olimpisë e përmendin disa autorë antikë, si Plutarku, Livi etj. Lukiani, duke u përpjekur të na japë një burim shpjegues sa më natyral tokësor, na njoftonte se, kjo legjendë me variantin si dragua-gjarpër, bazohej edhe te një lloj gjarpri bollë orëmirë, që pinte qumësht gjiri direkt nga gratë, luante me fëmijët etj. Ai tregonte për një ish specie që sot konsiderohet si e zhdukur në gadishullin tonë. (Shih, Lukiani, “Vepra të Zgjedhura”, shqip 1987, f 254, 351-354).

Nisur edhe nga disa deklarata të vetë Gj.K.Skënderbeut, i cili i quante vazhdimisht Aleksandrin e Madh dhe Pirron e Epirit, si “të mitë” e si “paraardhës të fisit tim”, nisur nga deklarata e origjinës së fisit alban, maqedon, epirot, mendoj se Vojsava e dinte dhe e kishte lexuar në autorët antikë legjendën e Olimpisë për lindjen e Aleksandrit të Madh. Gjithashtu ajo e kishte edhe një lloj parafytyrimi se si mund të ishte ai gjarpër ose dragua i paraqitur në artet e ndryshme të antikitetit. Pra kemi një arsye të besojmë se ajo ëndër, mbase e ka pasur një fillesë reale dhe pastaj mbi të padyshim është manipuluar në modën folklorike. Kështu konceptimi i parardhësve tonë në mesjetë pretendonte, një pjesë të konsiderueshme nga trashigimia e Aleksandrit të Madh. Dhe realisht e kishin një bazament shumë më të justifikuar se sa pretendimet e varfëra të maqedonasve ardhës e folës sllavojugorë të mëvonshëm. Këtë paraqitje të këtij dragoi ose kuçedre, si minigrafikë na e ka paraqitur edhe vetë M. Barleti, qysh në hapjen e kapitullit/librit I, në botimin e parë. Dhe duhet të vërejmë se në ribotimet e mëvonshme këtë e kanë hequr! Gjarpri, Dragoi, Kuçedra Gjarpri, dragoi ose kuçedra/kushedrat, në përdorimin e folklorit tonë, siç e kanë shënuar ekspertët, shpesh janë ngatërruar e përzier njera për tjetrën. Ato ishin qenie të përmasave të mëdha, ndonjëherë edhe gjigande, me një ose me shumë kokë, mund të zhyteshin në ujrat detare e të ëmbla, mund të futeshin nëpër shpellat karstike etj. Këto mund të ishin në role pozitive e negative ose shpesh janë përdorur nga njerëzit për asgjësimin e armiqve të tyre, për ruajten e shpellave dhe kullave me thesare etj. Në raste si më të veçanta dragoi e kuçedra e kuqe vihen në role pozitive, ndërsa kuçedrat qime zeza në role negative dhe madje i gjejmë edhe në ndeshje për jetë a vdekje midis tyre. Siç edhe kimerat e lashtësisë, këto qenie të mëdha ishin gjakpirëse, mund të shternin burimet, liqenet, lumenjtë etj. Ngatërresa midis këtyre qenieve, diku është shkaktuar nga koha e largët e mjegulluar, diku janë përzier edhe kombinacione të ndryshme të fantazive njerëzore edhe identifikime nëpër hapësira gjeografike të largëta. Në lashtësi këto lloje qeniesh i gjejmë deri edhe me origjina hyjnore, siç e përshkruante Homeri, Kimerën e Liqes: “Me gjak e fis hyjnish lubi kuçedra ishte: / në kokë luan, dhi n’mes, n’bisht gjarpër a dragua,/ e zjarr shkrumbues për tmerr nga goja villte...”. (Iliada, përkth. 1979, VI, 219-222; Kjo ishte Kimera e Likisë, në zonën e liqeneve të Azisë së Vogël jug-perëndimore. Liqia/Likia duket se lidhet me liqen/lekanon= gr. e vjetër, ndërsa Kimera si gjakpirëse mbase shkon edhe me gjakpirësen e njohur në shqip qimra/kimra) Parafytyrimi dhe paraqitja e tyre në skulptura, basorelieve në piktura, në minigrafika e nëpër monedha, në popuj të ndryshëm ndryshonte dhe po ashtu ka ndryshuar në kohë edhe brenda të njëjtit popull. Më 1636, F. Bardhi shkruante: “Ancora oggi i nostri connazionali... chiamano il nostro Scanderbeg col nome specifico di Kulshedra e Arbënit, cioè il Drago d’Epiro... Epiri Draco, cioé Il Drago o per dirla in albanese, il Drangue d’Epiro o dell Albania”, dmth si “Drangoi i Epirit ose i Albanisë”. Po ashtu, F. Bardhi, edhe te “Dictionarium latino-epiroticum...”, Roma 1635, f 197 e përkthente nga lat. Draco, me arbnishte si “Kulshedra e Arbnit”, pra siç shihet e ka bërë edhe ai ngatërresën si një lloj barazvleshmërie midis dragoit dhe kuçedrës.

Prof. E. Çabej në “St. Etim. në fushë të shqipes” III, f 300-302, te zëri “dragua, drague” jep një sintezë të mjaft të plotësuar të karakterit gjuhësor e etimologjik, të vështruar edhe sipas interpretimit e funksioneve mitologjike dhe të përhapjes mbarë evropiane. Mbi këtë ai përpiqet të vërë edhe njëfarë rregulli kronologjik, duke i dhënë përparësi një bazamenti të gadishullit tonë. Çabej shënon se “dragoi mbetet si simboli i trimërisë dhe mund të jetë i një burimi paralatin, dhe të jetë përzier pastaj me përfytyrimet romake, ashtu si te figura e kuçedrës”. T. Dhama, “Fjalori i Mitologjisë”, 1987, në fakt bën një lloj ndarje e dallimi, midis dragoit, kuçedrës, përbindëshit, divit e lubisë, duke i trajtuar si ish qenie mitologjike të veçanta. Më veçanërisht për dragoin dhe kuçedrën, na duket se ky autor referon diçka, sepse kuçedra është e mbuluar me qime, ndërsa dragoin e gjejmë në shumë rafigurime edhe me luspa detare etj.

Sa i përket ndonjë shpjegimi konkret të etimologjisë linguistët në rastin e dragoi-t shohin ngjashmëri me gr. vj. ?????? (shih edhe Çabej cit., dreq/k, f 316-317) dhe lat. drakonem, ndërsa te kushedra-kuçedra, gjithashtu shohin gr. ????????? dhe lat. chersydrus. Nisur nga lidhja edhe si qenie ujore- hidros, duket se diku mund të ketë lidhje rrënja e vjetër sanskritishte dri-dra=rrjedhje ujore siç te Drin, emri i lashtë ilir për lumë e te deti Adriatik. (Shih te Çabej, Dri, dragunarë etj) Këtu hyn edhe qenia mitologjike “Hidra e Lernës”, ku Hidra shkon qartë si qenie ujore dhe Lerna, një lloj kënete me llucë, “lera”, siç quhet ende në Myzeqe. Te kuçedra/kuçedria, mbase do të shkonte edhe kompozita nga ngjyra e kuqe, të cilën e zhvillon Çabej, në lidhje edhe me gjakun e dragoit. Në shpella, në toponime e oronime Çabej përmend “Vrima e Dragoit” në Shpirag; “Guri i Drangonit”, në Preshevë, kurse K. Luka e gjen dragoin, edhe me konsultimin e Çabejt, te Dragoç; Dragovojë-a; Shpella e Dragobisë, në krahasim edhe me arumanishten drakul si drek/dreq të shqipes. (K.L., “Gjeog. Toponomastike në dy Kadastrat e Shkodrës të shek XV”, rev. St. Fil. Nr. 1, 1976). Prof. Çabej ndër variantet e shumta, ka gjetur në arbëreshët e Kalabrisë një “drangolé, zdrangolé”, me të cilin quajnë një lloj gjarpri. Edhe në afërsi të Shkupit është gjetur një mbishkrim i formës Drakon-Draccena, që interpretohet si një kult i një çifti gjarpërinjsh. (P. Margilaj, “Ilirët flasin shqip-shqiptarët flasin ilirisht”, bot. 2000, f 231) Edhe Marlekaj shënon nga folklori shqiptar se “Thesari i Skënderbeut na ishte fshehur në një shpellë në male dhe atë e ruante një gjarpër gjigand”.

Imagjinanatat dhe deshifrimet për dragoin dhe kulçedrat gjigande, padyshim zhyten lashtë, kur si të tillë njerëzit interpretonin sa duket mbeturinat e eshtrave gjigande të dinozaurëve, ku këmbët e përparme shpesh i interpretonin si krahë fluturues etj. Të tilla mbeturina gjendeshin në Sahara, në një pjesë të ngurtësuar në bregdetin Adriatik të Kroacisë etj. Bazuar, mbi krahasimin e dragojve tanë gadishullorë me ata të ishujve britanikë, unë kam ngritur edhe një hipotezë. Është e mundshme që vetë dragoi fluturues, aq i përhapur në legjendat anglo-saksone, si vizatim-figurë të ketë shkuar atje, nga gadishulli ynë, sipas modelit të shqyteve/mburojave, helmetave dhe monedhave prej argjendi. Në Skoci, në një faqe kodre, është gjetur një figurë e Herakliut me topuz, e zmadhuar me teknikën e mbushjes me gurë, sipas modelit të një monedhe argjendi e cila është e krahasueshme me modelet e Dyrrahut. Është plotësisht e mundshme, po ashtu si shtegtimi i emrit Albania, deri në Francë dhe Skoci nga ushtarët ilirë në legjionet romake, të ketë shtegtuar edhe Herakliu me topuz. Në Shkodër, ne kemi gjetur një monedhë argjendi, në gjendje shumë të mirë e cila është me prejardhje nga Lukania (ish kolonitë e Magna Grecia në Italinë jugore), por që është kopje e modeleve greke të kohës së Aleksandrit të Madh, shek IV p.K. Në helmetën e Athinasë ka një dragua me krahë fluturues, me kokë shqiponje me brirë etj. Ana tjetër e monedhës ka një luan, sfurkun e Poseidonit etj. Dragoin dhe luanin ne i kemi gjetur të krahasueshëm me dragoin, luanin paleokristian (aty ka edhe një shqiponjë) të vendosur në murin e kishës së Mesopotamit pranë Delvinës.

Këtë krahasim e kanë miratuar edhe disa studiues italianë dhe dr. Moikom Zeqo. Këto objekte paleokristiane “Dragua, Shqiponjë, Luan”, në murin e kishës së fshatit Mesopotam (gr. mes dylumejve), sa duket duhet të jenë të kohës së Aleksandrit të Madh. (Duke vështruar edhe deshifrimet e emërtimit Aleksandër në egjiptianishten antike pjesërisht edhe piktografike, na del se germa e parë A ishte aethos=shqiponjë, germa e dytë L = luan dhe kështu mbase kjo enigmë zgjidhet...) Unë do të do të shprehesha, se kjo ngatërresa e dragoit me kuçedrën, nuk mund të ndahet me “shpatën e Aleksandrit si te Nyja Gordiane”. Edhe në përkthimin shqip në Biblën e Vjetër ndodh një ngatërresë “gjarpër me kuçedër”, te “Profecia e Danielit”, ku “gjarpër-kuçedra nderohet si e shenjtë” (Bibla, 14, 1-13; 14-22: 23-27) Unë mendoj se kjo lloj ngatërrese, gjarpër, dragua, kuçedër, rrjedh sipas bishtit të gjatë rrëshqanor që ne e gjejmë edhe te mitologjia e Kadmit në Iliri, kur ai lufton te enkelejtë ilirë, kur vret dragoin ose kur mbas vdekjes së bashku me Harmoninë shndërrohen edhe vetë si dragonj a gjarpërinj, siç e shkruajnë dhe e ngatërrojnë edhe autorët antikë si: Scymni; Apollodori; Straboni; Pausania; S. Bizantini; (Sip. “Ilirët dhe Iliria në autorët antikë”, 1965, f 550, indeksi alfabetik).

Me sa dihet, me evolucionin dhe çensurën e monoteizmit, kuptimi fillestar i qenieve mitologjike të politeizmit, sëbashku edhe me perënditë e tyre protektore, u nxorën “on bloc” jashtë ligjit. Kështu ndryshoi edhe draco-drago, duke u barazuar me dreqin/diavolo, ndoshta si ndonjë lloj ish kategori homonime, dhe ndoshta edhe për shkak të ish brirëve, u fut në kategorinë si Përbindësh etj. Duhet nënvizuar se ndërsa Aleksandri i Madh në reformën e madhe fetare e unifikuese, si “biri i Zeusit, Amonit, perëndive diell”, me epitetet shqiponjë, luan, gjarpër-dragua-kuçedër e kuqe, me përkrenaret e tilla etj, ishte brenda moralit dhe fesë së kohës, për Skënderbeun këto vazhdonin për një inerci të traditës popullore, sepse në fakt për moralin e krishterë, me ndonjë përjashtim, nuk ishin edhe aq të preferueshme e të pranueshme imitimet e traditave antike pagane. Studiues historie
Greqisë i falim kufirin deri në Qeparo

Quote:

Zbardhet marrëveshja e panjohur e nënshkruar dje nga Bakojanis-Basha. “Gazeta Shqiptare” boton në numrin e sotëm dokumentin e panjohur e të mbajtur sekret nga qeveria shqiptare. Ujërat territoriale shqiptare që i janë dhuruar tashmë Greqisë, vijojnë nga Kepi i Qeparoit deri në ishullin e Erikuzës, në largësi 12 minuta gjerësi gjeografike. Në marrëveshje përcaktohen 150 koordinatat e reja Shqipëri-Greqi. Tkurren kufijtë detarë të Shqipërisë në Jug të vendit. "Gazeta Shqiptare" shkruan sot se Qeveria Berisha i ka dhuruar dje Greqisë ujërat tona territoriale.Marrëveshja mes dy vendeve u nënshkrua dje në selinë e Kryeministrisë, nga ministri i Punëve të Jashtme, Lulzim Basha dhe ministrja e Jashtme e Greqisë, Dora Bakojanis, në prani të kryeministrit Sali Berisha dhe homologut të tij grek, Kostas Karamanlis. “Gazeta Shqiptare” zbardh në numrin e sotëm dokumentin e panjohur e të mbajtur sekret nga qeveria shqiptare. Në marrëveshje përcaktohen 150 koordinatat e reja Shqipëri-Greqi. Me dhurimin që qeveria iu ka bërë ujërave territoriale, pozitat strategjike të shtetit shqiptar në det tkurren ndjeshëm. Koordinatat e reja të përcaktuara e kanë thelluar pozitën e disfavorshme që Shqipëria ka pasur në det në raport me Greqinë edhe para ndryshimeve të reja. Deri para këtij ndryshimi vija kufitare detare fillonte nga Kepi i Stillos përgjatë ngushticës veriore të Korfuzit dhe përballë Kepit të Qefalit ajo ishte në formë të rregullt harkore. Të dy ishujt Erikuza dhe Otoni, që i përkasin Greqisë, ishin të baraslarguar nga kjo vijë harkore. Vihet re se baraslargimi nga brigjet e dy shteteve sipas hartës së vjetër ruhet vetëm në Kepin e Karagollit e konkretisht në drejtimin Sarandë-Korfuz. Ndërkohë që vijimi i saj në drejtim të veriut afrohet në Kepin e Qefalit pranë Gjirit të Kakomesë, vetëm 2.500 m. Në bazë të ndryshimit të firmosur dje nga Basha dhe Bakojanis, kjo vijë harkore ngjitet në veri-perëndim. Ujërat territoriale shqiptare që i janë dhuruar tashmë Greqisë, vijojnë nga Kepi i Qeparoit deri në ishullin e Erikuzës, në largësi 12 minuta gjerësi gjeografike.

Haxhi Franck Ribery E mora kete foto dhe nje cope shkrimi nga nje mik i imi ne Facebook. Ne foto eshte Frank Ribery qe qenka bere Haxhi Frank Ribery

Quote:

Hej, po ky qenka Frank Riberi! Megjithëse e dija që është konvertuar në besimin islam, nuk e kisha parë ndonjëherë e as përfytyruar dot të veshur me "ihramin" e haxhiut. Qenka një foto e tij bashkë me futbollistin tjetër të Bajernit të Mynihut, turkun Hamit Alltëntop, në Mekë, ku paskan shkuar të bëjnë pakëz "umre", pasi kanë marrë leje për t'u larguar nga Dubai, ku stërvitej FCB, pikërisht për të vizituar Qabenë. S'e di nëse po të loznin me Partizanin, me Dinamon ose me Apoloninë, a do t'u jepnin leje Bert Xhani, Delijorgji apo Koço Kokëdhima të linin stërvitjen e të shkonin për "haxh" a për "umre"? Hihi! Artikulli dhe ca foto të tjera në gazetën "Zaman": http://www.zaman.com.tr/haber.do?haberno=837265

Top