Qellimi i jetes !

oneo

Forumium praecox
Re: Qellimi i jetes !

Mos i perdor shprehje te njerezve per interes tend. Per cfare e ka thene Gete ate, qe nje dite te coheshe ti dhe te perdorje fjalet e tij duke mohuar dicka qe eshte Absolute???

Njeri qe ke gjykim te forte (ndoshta), por e ke ne rruge gabim. Thjesh ngul kembe si mushka. Apo je shqiptar ti, nuk ndryshon dot mendim. Jo kam te drejte une se s'be.

Do ta shohim dhe ate te drejten tende.

Thellohu ca dhe me i hapur ne thellime.
 

PrInCiPiEl

Primus registratum
Re: Qellimi i jetes !

Që të kesh një besim positiv nuk është e domosdoshme.
Të jesh në harmoni me vetvehtën dhe universin është ajo cka llogaritet !

Të jesh në harmoni me atë që të ka udhëzuar
Krijuesi është ajo cka llogaritet !


Qëllimi i jetës !
 

Vis Elbasani

Forumium praecox
Re: Qellimi i jetes !

Fillimisht postuar nga EMINEM_D12:
[qb]PER VIS ELBASANIN:
KUSH ESHTE PLANI I KRIJUESIT ME TE CILIN SIPAS TEJE DUHET TE PAJTOHEMI?

ASNJE NJERI SKA TE DREJTA MBI MUA, JAM ROB I KONSHENCES SIME DHE BASTA![/qb]
Ore, une nuk e kuptoj pse e kapni gjithmone me mua. Ti me pyet per planin e krijuesit, nderkohe qe kete term apo qellim e ka shprehur nismesi i kesaj teme mor/moj djale/vajze!!! Shihini me me kujdes postimet mor vella, pyet principein per planin e krijuesit. Une thjesht e kam permendur me kuptimin qe te mos biem dakord me ate plan, cilidoqofte ky.
 

Vis Elbasani

Forumium praecox
Re: Qellimi i jetes !

Fillimisht postuar nga Psyche:
[qb]Mos i perdor shprehje te njerezve per interes tend. Per cfare e ka thene Gete ate, qe nje dite te coheshe ti dhe te perdorje fjalet e tij duke mohuar dicka qe eshte Absolute???

Njeri qe ke gjykim te forte (ndoshta), por e ke ne rruge gabim. Thjesh ngul kembe si mushka. Apo je shqiptar ti, nuk ndryshon dot mendim. Jo kam te drejte une se s'be.

Do ta shohim dhe ate te drejten tende.

Thellohu ca dhe me i hapur ne thellime.[/qb]
Tani, shqiptare qe perbuzin shqiptare, kjo me duket anormale. Per t'iu kthyer temes, une nuk kam ndermend te mas ketu inteligjencen time, por perpiqem thjesht te mos jem moralist. Ndersa ti i pergjigjesh debatit me mua, si edhe shume te tjere, duke i filluar fjalite me "mos". Hidhu te tema per Nicen dhe do te shohesh prejardhjen e fjales "moral".

NDAJ, une mendoj se dikush qe ngul kembe si mushka duhet te jete patjeter nje moralist, nje qe i fillon fjalite me "mos".
 

nike palkola

Primus registratum
Re: Qellimi i jetes !

Jeta na është dhënë me e jetuar në principin e dashurisë së vërtetë (hyjnore) që pak u kush e di dhe e jeton. Me jetuar, me e bërë veten të lumtur duke bërë të tjerët të lumtur.
Jeta na është dhënë për ta përsosur- përndritur, shpëtuar shpirtin nga robëria e materjës që është pasojë e mangësive të tij - mëkateve.
Kur shpirti përndritet - përsoset, kalon në përjetësi - amshim. Kalon në dimensionin tjetër shpirtnor (spiritual) dhe nuk ka nevojë më të vijë në botën materiale.
Zoti është Dashuri, nuk dënon askënd. Askush nuk e meriton dënimin e përjetshëm për në skëterrë. Edhe mëkatarëve u jep shansë me u përmirësuar me përparuar shpirtnisht, që pas vdekjes së trupit shpirti kalon në dimensionin tjetër dhe përsëri kthehet në bëtën materiale, derisa të përsoset - përndritet. Këtë e shpjegon reinkarnimi, në të cilin besoj.
 

Tropojani

Primus registratum
Re: Qellimi i jetes !

Veshtire me gjete pergjigjie ne kete teme djema!Njeriu eshte si gjithe krijesat e tjera vegjeton e gjallon per shkak te ligjeve natyrore,nuk mundet kurre te dale mbi disa ligje qe i imponohen njejte si bimeve apo kafsheve:lindja,rritja,shumezimi,pjekja dhe vdekja!Duam apo nuk duam thote Albert Kamy ne kemi vetem nje mundesi te bejme dicka origjinale;vetevrasjen!A eshte serioze kjo?Secili e di ne menyren e vet!Personalisht pajtohem me Principie nese jemi ne kete bote vetem si cikel natyror riprodhimi atehere ky do ishte absurdi me i madh qe mundet te imagjinohet!?
 

axes

Primus registratum
Re: Qellimi i jetes !

Fillimisht postuar nga mistiku:
[qb] ...
Zoti është Dashuri, nuk dënon askënd. Askush nuk e meriton dënimin e përjetshëm për në skëterrë. Edhe mëkatarëve u jep shansë me u përmirësuar me përparuar shpirtnisht, që pas vdekjes së trupit shpirti kalon në dimensionin tjetër dhe përsëri kthehet në bëtën materiale, derisa të përsoset - përndritet. Këtë e shpjegon reinkarnimi, në të cilin besoj. [/qb]
Dmth sipaj asaj qe ti shkruan,Zoti nuk denon askend [AS NE MYSLIMANET!--se juve jo qe jo, apo e kam gabim!!]
Nese me te vertete Zoti qenka i tille, atehere pse e KRIJOOJ XHENNETIN [PARAJSEN] E XHEHENNEMIN [FERRIN] ?!
Pse nuk krijoj vetem XHENNET [PARAJSE]?!

po nga mistiku...
[qb]Këtë e shpjegon reinkarnimi, në të cilin besoj. [/qb]
Kush esht ky mer mik, qe i besoke kaq fort ...

ASNJERI NGA NE SDUHET TE MENDOJE SE ESHTE KRIJUAR RASTESISHT ,PA NDONJE QELLIM ,PA TE DREJTA, E PA DETYRIME.
NA ESHTE OFRUAR [NGA KRIJUESI JONE] E DREJTA QE CDO GJE QE NA RRETHON TA VEME NEN SHERBIMIN TONE,NA ESHTE DHENE MUNDESIA TE SHIJOJM TE MIRAT E KESAJ BOTE,MIREPO AMA BRENDA KUSHTETUTES QIELLORE.

TE SHUMTE JAN ATA TE CILET NJOHIN DHE BESOJN VETEM NE KETE BOTE,DUKE MENDUAR SE GJITH KJO MREKULLI E PERPIKMERI NE KRIJIMIT E TRUPIT TE TYRE ESHTE NJE RASTESI [ APO EVOLUCION -- SIC NA E MSOJ TEORIA DESHTUESE E DARVINIT],MENDOJN SE ME VDEKJEN E TYRE, CDO GJE MERR FUND NJE HERE E PERGJITHMONE ...

NE FAKT UN KESAJ PYETJE QE ESHTE SHTRUAR " QELLIMI I JETES " , DO TI SHTOJA EDHE NJE PYETJE TJETER NDIHMESE, E CILA MUND TE SQAROJE NJE PJESE TE MIRE TE KESAJ PYETJE.

PYETJA QE DO SHTROJA UN ESHTE :C'MENDON PER LUMTURIN, CESHTE PER TY LUMTURIA E VERTETE?DHE SI MENDON SE MUND TE HARROHET?

Jepi pergjigje kesaj pyetje ne vetveten tende, dhe nese me te vertete nuk ia ke arritur lumturise se vertete , mundohu te gjesh burimin e saj.

Se mos me thua se paraja apo femrat jan lumturia e vertete!
Se pastaj do te te them: "PO GJITH ATO VETVRASJE QE NDODHIN NEPER BOTE, E SIDOMOS TEK NJEREZ QE SKAN LENE GJE NGA BUKURITE E LEZETET E KSAJ BOTE PA I PROVUAR...."

...
 

Alba Palushi

Primus registratum
Re: Qellimi i jetes !

Nga diskutimet shoh se s'jeni dakort,e kjo eshte e natyrshme pasi seicili ben private mendimin e nje qellimi personal te tijin(QELLIMIN E JETES).
Por jeten se shoh aq te kufizuar,lindja dhe ekzistenca e njeriut jane te kufizuar nga faktore te ndryshem.
Organizimi dhe magazinimi i te mirave dhe te keqijave te saj varet prej seicilit prej nesh,gjithmone duke pase parasysh rregullat hyjnore apo natyrore qe na ndihmojne me gjete te miren e kesaj jete dhe me arrit qellimin personal te seicilit per jeten.
 

nike palkola

Primus registratum
Re: Qellimi i jetes !

Unë nuk besoj se Zoti e ka krijuar Xhehnemin.
Sipas asaj që kam lexuar, xhehnemi - ferri ekziston në vetëdijen e atij që bën keq. Ai është gjëndje shpirtnore. Njerëzit (të cilëve Zoti ua ka lënë në vullnetin e tyr që të zgjedhin rrugën, dhe të veprojn mirë apo keq), e kanë bërë jetën për shumicën e njerëzëve mbi Tokë xhehnem - ferr.
Secili e dënon dhe e dhuron veten me veprat e veta.
Ata që bëjn mëkate bëhën robër të mëkateve, dhe derisa të ndryshojn do jenë robër dhe nuk do përparojn shpirtnisht.
 

Rambla

Primus registratum
Re: Qellimi i jetes !

Njehere Voltaire ka thene: " Kam lindur, jetoj ne kohe dhe injoroj cfare mund te jete koha; jam ne nje pike midis 2 perjetesive, dhe nuk e kam idene e perjetesise; mendoj, dhe nuk kam mundur kurre te kuptoj si formohet mendimi. Une nuk di perse ekzistoj." :confused:
 

enkela

Primus registratum
Re: Qellimi i jetes !

Qellimi i jetes per te gjithe rracen njerezore sipas meje:

Kam menduar shpesh per kete teme duke filluar nga cili eshte qellimi im ne jete si individ dhe si perfundim arrita te krijoj hipotezen e meposhtme.

Mbase ka Zot mbase s'ka, asnjeri nuk e di me siguri apo ka prova per ta vertetuar por une preferoj te besoj se ka Zot.Eshte mire per qeniet njerezore te besojne ne dicka me te madhe se veten ku mund te gjejne ndihme.
Kthehemi prape tek dilema e mesiperme mbase ky Zot na krijovi mbase ishte shans qe te gjitha elementet e duhur ishin te pranishem ne momentin e duhur( primordial soup) dhe VOILA u krijua qeliza e pare dhe 3.5 billion vjet me vone njerezit po ecnin mbi toke.

Sidoqetejete qellimi i njerezve ne jete eshte te mundohen te behen me te mire shpirterisht dhe te trajtojme njeri tjetrin me mire. Te pakten une po mundohem tja arrij atij qellimi.
 

karamel

Primus registratum
Re: Qellimi i jetes !

Fillimisht postuar nga Vis Elbasani:
[qb]
Fillimisht postuar nga EMINEM_D12:
[qb]PER VIS ELBASANIN:
KUSH ESHTE PLANI I KRIJUESIT ME TE CILIN SIPAS TEJE DUHET TE PAJTOHEMI?

ASNJE NJERI SKA TE DREJTA MBI MUA, JAM ROB I KONSHENCES SIME DHE BASTA![/qb]
Ore, une nuk e kuptoj pse e kapni gjithmone me mua. Ti me pyet per planin e krijuesit, nderkohe qe kete term apo qellim e ka shprehur nismesi i kesaj teme mor/moj djale/vajze!!! Shihini me me kujdes postimet mor vella, pyet principein per planin e krijuesit. Une thjesht e kam permendur me kuptimin qe te mos biem dakord me ate plan, cilidoqofte ky. [/qb]
YO RELAX BELLO, SESHTE FAJ IM QE SBESOJ TE ZOTI!
PS JAM GOCE!
 

PrInCiPiEl

Primus registratum
Re: Qellimi i jetes !

T'i leme anash çdo gjë që ka në rruzullin tokesor, të shikojmë e të mendojmë pak mbi trupin tonë të Krijuar në formë kaq të bukur :

“A mendon njeriu se Ne e krijuam atë prej një pike uji (fare) kur qe, ai kundërshtar i rreptë” (Jasin, 72).

Qëllimi i jetës ?

Mendoni edhe njëhere !
Kësaj here pakëz më me shumë kujdes !
 

PrInCiPiEl

Primus registratum
Re: Qellimi i jetes !

...

Vdekja eshte ajo që i hap rrugë të reja mendimit në kërkimet e tij, që Jeta me joshjet e saj nuk mund t'i ofrojë në shkallën e duhur !!!

Think deep , before you speak !!
 

Zgalemi

Primus registratum
Re: Qellimi i jetes !

Qellimi i Jetees? Kujt jete se dhe kafshet jetojne, dhe bimet e kushedi c'tjeter qe ti s'e ke vene ne llogari.

Po flisni per njeriun humaniste te dashur? Aha, OK! Po kur flisni per njeriun pse kanalizoheni ne thenie e sterthenie? Shikoni veten tuaj ne cdo moment te dites e do zbuloni ate qe dine te gjithe. Cfare qendron ne themel te cdo veprimi qe ndermerrni? Padyshim qe LUMTURIA.
Njeriu kerkon vec lumturine, vec ate. Se sa e arrin apo ne c'menyre eshte teme me vete, por njeiu dihet se cfare qellimi ka ne vetvete. Me mire pyesni "PSE" se "CFARE".
 

Djep

Forumium maestatis
Re: Qellimi i jetes !

T'i japesh nje pergjigjje bindese kesaj pyetje eshte njesoj si te shpikesh nje mjet qe eshte ne gjendje te tejkaloje shpejtesine e drites, po themi.

Mendja njerezore eshte teper "primitive" per t'iu pergjigjur kesaj pyetje. Kushedi se sa gjeni kane ndenjur si guake perpara kesaj pyetje.
Nje shembull:
Jim Morrisoni shprehej aq bukur ne vargje rreth pyetjesh te tilla, sa i conte njerezit ne ekstaze, po kur vjen puna, vete vdiq si qen, me droge ne vena.
Per mendimin tim, po tia besh kete pyetje nje plaku te motshem e te ditur qe eshte ne prag e vdekejes, "Nuk e Di" do te qe pergjigjja me e zgjuar dhe me e sinqerte qe ai mund te jape.
 

Djep

Forumium maestatis
Re: Qellimi i jetes !

Zgalemi thote "lumturia".
Po mire, a mond te me japesh nje perkufizim bindes per lumturine, ti i dashur zgalem?
 
Top