Re: Qellimi i jetes !
SI KA NISUR NGJIZJA(KRIJIMI)
Tek gjithshka qe ne perceptojme me shqisat tona,kur afrohemi per ta studiuar ate,konstatojme se kjo ekzistence e perceptuar zoteron nje lidhje te perbashket te dyfishte e cila pastaj pasqyrohet ne nje forme te jashtme ose lidhje bashkeveprimi midis trupash e dukurish
Kjo lidhje e jashtme i ngjan karakterit te brendshem te ekzistences (objektit) qe ka vetine te behet i dukshem nepemjet saj
Te dyja jane veti te se njejtes qenie
Pra,nepermjet formes se jashtme njihemi dhe lidhemi me karakterin e brendshem.Ne kete menyre te gjithe ne kemi elemente te perbashketa brenda vetes qe mundesojne lidhjet e ndersjellta me te,e gjithnje me ane te formes apo shfaqjes se jashtme me te tjeret dhe me universin e tere
Le te analizojme tani qenjen njerzore si specie ku forma e jashtme eshte trupi fizik e psiqik, dhe karakteri i brendshem qe eshte edhe shkaku i padukshem.Ky i fundit synon te bashkoje formen e jashtme te trupit fizik i psiqik me ate te universit dhe ta lidhe me karakterin e brendshem te tij,per shkak te aftesise qe vjen nga natyra substanciale e shkakesise se paster
Ky karakter ka edhe forme absolute per shkakun thelbesor te te perjetesise qe ka.Ky shkak thelbesor i cili buron nga natyra qe ka si dhe qellimi qe mbart,vjen per shkak te aftesise dhe per arsye te te qenit i paisur me forme dhe karakter te brendshem ;
por jo si te trupit fizik dhe psiqik
Per kete arsye do ta emertojme subjekt dhe meqe merret drejtpersedrejti me objektin tone trupin fizik-psiqik por pa u perzjere me to
Lidhja ndermjet shpirtit dhe trupit fizik e psiqik ekziston nepermjet vetive qe e kthejne objektin nga qenie ne mundesi ne aftesi,veprim,forme
Keto sigurisht jane vetite e subjektit,shpirtit vertikal qe vepron mbi objektin trupin horizontal.Shpirti ben trupin dhe realizon bashkelidhjen ne kohe dhe hapesire nepermjet potencialit energjitik dinamik te tij dhe behet keshtu shkak per ngjizjen e qenjes (ekzistences )qe u be tani
Tani mund te linde pyetja:
perse duhet te lidhemi me universin?
Pergjigja per kete jepet lehte:
sepse ekzistenca jone energjitike dinamike eshte e njellojte me ate te universit
nga kjo njesi lind maredhenja midis dy objekteve specie-univers ku i vetmi ai qe i ben te ndryshme, te dallueshme,eshte rraporti i pjesmarrjes se sejcilit ne kete dhenie-marrje
Eshte e rendesishme te theksojme ate qe eshte specifike per shpirtin; Ai eshte forme dhe karakter i shkakesise se paster ,absolute ne origjinen nga vjen,per cilesine qe mbart,dhe njekohesisht per aftesine qe ka si;
berja e objektit,trupit,ku fut natyren e tij,dhenien e levizjes ne menyre te nderjellte si dhe ekzistencen e perjetshme te vetes ku realizon lidhjen me mendim te paster
Ekzistenca e objektit tone eshte e pandashme me subjektin sepse vetem nepermjet kesaj lidhjeje behet emundur jeta.Me ndarjen e kesaj lidhjeje jeta nderpritet dhe ne kete cast shpirti ka nderprere levizjen as jep dhe as merr
Lidhja e shpirtit me trupat eshte ne fakt vete e verteta,me kete ne te vertete ne kuptojme plotesine dhe jo iluzionin e saj qe rrjedh si pasoje e mungeses se kesaj plotesie.Nese trupin fizik per shkak te biologjise dhe funksionit te saj qe eshte venia e tij,trupit, ne pune ,do ta quanim arterie,qe jo vetem ekziston dhe eshte, por jep nepermjet veprimit me trupin tjeter trurin qe eshte cilesi me kualitative,atehere do te kishim specie,pra arteria jep dhe truri merr dhe anasjelltas.Ky veprim i kombinuar nepermjet akordit jep-merr realizon perkatesisht ekzistencen e dy funksioneve,por gjer tani kemi te bejme me funksionin mekanik dhe specia s’eshte e plote,se kemi ende njeriun
Ketu jemi ne ngjizjen e tij ne origjine
Kjo origjine ka domethenie vetem kur e permbush qellimin e vet perfundimtar qe do te thote ; jo vetem te ekzistoje,gje qe eshte nje pjese e synimit te saj, dhe ajo te realizoje lidhjen me subjektin (shpirtin) duke bashkekzistuar dhe duke percjelle cilesite e ketij te fundit ne vetvete pers hkak te veprimit jep-merr ku shpirti vjen si shkak i pare dhe ben ngjizjen e pastaj vazhdojne shkaqet e tjera
Vetem keshtu me lidhjen e kesaj perberjeje te paster qe zoteron cilesi per te emetuar levizje nga te shkakesise se vet ekziston gjithashtu hyrja ne te njejtin parim.Vetem me kete perberje behet i mundur emetimi i shpirtit qe e merr objektin me kete levizje per te permbushur qellimin e pare Ate te ngjizjes se species
Dhe kjo specie e ngjizur ka formen e saj te dukshme dhe thelbin qe eshte karakteri i brendshem,i cili duke ardhur nepermjet levizjes se kombinuar shpreh natyren e vet
SI LIDHET SPECIA ME BOTEN
Ne te gjithe hapesiren dhe kohen e jetes tone ne nuk mund te njohje te plote per ekzistencen tone pasi jemi brenda saj dhe smund te qendrojme pergjithmone me ane te mendimit tone psiqik pasi ai eshte i shkurter ne kohe. Merr natyren e vertete ose te plote: vetem kur lidhet me emetimin shpirteror (edhe pse jo me teresine e tij,ceshtje kualitetesh)
Por fakti eshte qe nga nje njohes kthehet ne objekt duke tentuar per te zbuluar thellesine e tij,per ta kuptuar dhe njohur ate.
Me gjithe kete nuk ka mundesi te percjelle nje ekzistence absolute sepse vete eshte relativ dhe nuk permban lirine dhe ligjin universal te vlerave sikunder absolutja.Ne te vertete ai lidhet pa u shtrenguar e pa konfuzion duke perdorur si mjet mendimin qe i eshte percaktuar,i qarte dhe qe permban ne vetvete ide e cila vetafirmohet e sigurt dhe perputhet me rendin e te qenit qe eshte ai i ontologjise se vet
“cdo mendim per tu lidhur,eshte nje arsye qe buron nga vete mendimi”
Kjo varet nga vete fuqia e njohjes e cila duhet te kete qartesine e duhur dhe kuptimin qe vjen ne menyre te vullnetshme e i percaktuar,duke kerkuar te verteten universale dhe duke u cliruar nga nevojat dhe pasionet,me pas vime ne motivimet e kulluara psikologjike
Pra ne kete bote,eshte i domosdoshem pikerisht mendimi qe mbart universialitetin e gjerave ne kohe dhe hapesire dhe qe gjen natyren e vet tek supernatyraliteti i tij shpirti,i cili eshte entitet paresor i kulluar i persosur,dhe i pergjigjet pergjithnje mendimit tone universal qe mbart unitetin themelor te gjithesise
Nepermjet kesaj ekzistence (nga ajo e kulluara e natyres se vet qe mban vleren universale dhe kuptimin e vetes se tij) ai lidhet me vleren e dukshme te mendimit te vet te pa zhbeshem ne simetrine kozmike me superaktivitetin e vet ne mase e jo ne cilesi qe eshte Krijuesi i cili vepron mbi boten
-Me ke tjeter lidhet qenia?
Me ate qe e pranon funksionin e saj; intuiten,ku si mendimi dhe ndijimi jane te domosdoshem per natyren e qenjes si njohes dhe per ekzistencen e kesaj qenie.Te dyja jane funksione ne vetvete (per nga natyra e tyre universale) qe lidhen nepermjet nevojes dhe aftesive dhe kjo eshte origjina e objektit qe jemi vete ne
Pra ketu nuk mund te konkludojme se gjithshka vjen nga shpirti,as nga mendimi dhe jo e jo nga intuita.Po te ishte lindur cdo gje nga vetem nga sejcili (duke marre sejcilin me vete) do te humbte lidhja dhe ato do te sillnin vetveten por jo qenjen njeri
Ne e spjeguam me lart se kemi realizimin e njekohshem te unisonit te analizuar qe mban unitetin e subjektit i cili eshte bere per vete objekt.Kete unitet specia e njeh duke menduar e vepruar brenda tij dhe duke u lidhur me unitetin e vetes qe mendon ne menyre legjitime,te domosdoshme e tej universale per nga natyra qe vepron ne hapesire dhe kohe
Ketu kuturisim te gjithe perderisa mendojme dhe ndiejme se jashtmi e se bredshmi duke u unifikuar ne ligje objektive te domosdoshme dhe ku kerkimi yne orientohet per nga kapercimi i arsyes sone nga universalja,me ane te vetive substanciale te shpirtit,me pas ne zhytemi ne kohe domosdoshmerisht (jo se duam vete)
Ashtu si truri lidhet me intuiten nepermjet receptoreve ndijues ose anasjelltas,edhe mendimi lidhet me natyren e vet shpirtin;ku nepermjet natyralitetit te vet rregullues dhe i shkeputur nga kamuflimi psiqik (sepse lidhet me ate qe eshte tejet i ndryshem nga ajo) ai ngrihet ne plan vertikal ne majen me te larte te tij dhe behet i vlefshem ne vetvete
Ne kete pike qenia ruan vleren morale te saj qe eshte liria ; ne veten e vet eshte pikerisht ajo qe nuk detyron sepse eshte universale dhe perhere e domosdoshme
PSE ESHTE I DOMOSDOSHEM SHPIRTI
Qenja njerzore vjen nga fakti i dualitetit embrional dhe mbart percjell dhe trasmeton njekohesisht etiken moralin per shkak te nderthurjes me komponentet perberes te vetive te saj qe jane pikerisht domosdoshmeri e ndertimit te brendshem,pa menjanuar efektet nga nenshtresa e gjer ne mbishtrese edhe pse keto veti kthehen e rikthehen pas nje kohe te gjate
Meqenese ardhja e njeriut eshte e perbere nga ky fakt fiziologjik atehere vlere dhe rendesi merr bashkimi i ketyre dy pjasezave embrionale qe deshirojne te unifikohen duke mbartur thelbin e plotesise natyren e saj e pikerisht emetimin e kultivimin e te qenurit unitar ne kete ekzistence
Eshte kjo arsyeja qe gjithsesi eshte i papranueshem mendimi ne varesi te menyres se sejcilit dhe duhet shmangur medoemos cdo variant per ekzistencen e nje denatyrimi i cili eshte pamundesi fakt irracional perfytyrim dhe asgje me shume
Gjera te ndryshme lidhur me kuptimin e vetem dhe domosdoshmerisht angazhohen me njera tjetren per te plotesuar vetveten njera me tjetren
Padyshim qe eshte keshtu pasi rrjedh nga vetia e dretperdrejt e derivuar dhe e zbatuar nepermjet elementeve te perbashketa qe jane me te medha per ta afruar njera tjetren (pjesezat) se sa per ta shtyre
Kjo dicka qe i lidh permban nje atribut te fuqishem qe eshte uniteti universal,ky unitet krijohet pa marre parasysh largesi e kordinata hapsinore te medha e te vogla,te lidhura a te shkeputura sepse eshte nje fenomen i drejtperdrejte qe realizohet nga vetite ne varesi te dy masave te cilat tentojne drejt njera tjetres me te njejten aftesi fizike
Kur aftesite fizike te dy pjesezave (faktoreve embrionale) s’jane te barabarte atehere hyjne ne bashkeveprim,por eleminojne njera - tjetren
Kjo pra eshte nje varesi teknike e ndersjellte ose ceshtje aftesish ,ky argument eshte gjithmone i pranishem ne kunderti me ate qe thame me lart,sepse perberja e pjesezave permban etiken dhe moralin ne vetvete,ndaj tentativa per ngjizjen e kesaj specie nuk kerkon vetem bashkimin embrional (gjinor) si ne specie te tjera,por shfaqet roli i nje elementi te patjetersueshem ne kohe qe eshte vete etika dhe morali dhe njekohesisht vetite e dy pjesezave per vazhdimesine e tyre
Pa kundershtuar kete fakt meqenese kerkojme nje psecie tejet te ndryshme nga te tjerat ne te gjitha menyrat dhe mundesite tona,le te formulojme aftesite qe sjell dhe deshmon ky subjekt qe na u be prezent per strukturimin e kesaj ekzistence
Vepra e tij eshte po aq objektive sa c’eshte dhe trupi fizik qe ka veti te perbashketa nga ajo e kualitetit ekskluziv dhe rideshmon fuqishem ekzistencen e funksionit trup,mendje,shpirt,duke rezervuar qenjen ne potence,integritetin me forcat interplanetare me kualifikim e specifike
Nga levizja tek specia dhe nepermjet kompletimit te levizjes qenia furnizohet me mendim te kulluar ndersa kondesimi ne psike e kthen ne mendim te aplikuar
Per kete arsye kjo ekzistence (shpirti) eshte i pandryshueshem,i perhershem, dhe i pavarur nga trupi pasi eshte i i tere i plote dhe nuk shperbehet
Veti bindese per kete eshte mos mundesia e trasformimit te tij se eshte inteligjent i pajisur me vetedije; eshte energji kozmike superaktive,eshte ligj dhe jo klauzole
ekzistenca e ketyre koncepteve nuk behet e shkeputur nga specia pasi pa dyshim ajo eshte fakt kryesor vazhdim i atributit te se njejtes natyre,ZOTIT,ose identitet e fenomen i pershtatur vetem per njeri-tjetrin ,trup,shpirt,psike
E nese shpirti del nga trupi ky quhet fat i keq,ky trup e kjo psike jane te destinuara te pushojne aktivitetin sipas ligjit te species qe i mungon ekskluziviteti i vet(jeta=shpirti)
Ekzistenca e jetes ne te vertete vazhdon se fenomeni shpirt qe eshte aftesi e jashtezakonshme nuk eshte argetim as art vulgar dhe per me teper as rastesi; por ligj universal i domosdoshem.Ky pretendim madhor eshte rrezultat.
Pikerisht ketu shpirti e ka domethenjen e te qenit i perhershem,duke kombinuar me vetite e veta, ai bashkevepron me subjektet e llojit te vet ; qe jane engjujt,shenjtet,e madje me tej me Zotin nepermjet valeve kozmike dhe interferon ne te gjithe rezonacen universale,kjo kohezgjhatje ka specifiken e vet e cila nuk eshte e pathenshme per te diturit dhe te miret,eshte ekuivalente me; sasine e shfaqjes se dashurise per unitet ,aktivitet(pune) dhe veprime qe ngrihen mbi te zakonshmen te marra te gjitha ne kohe
Keta faktore behen percaktues te veprimtarise sone ne jete,te pranuar e te gjykuar si vleresues po nga vete identiteti yne(shpirti) qe mendon ne menyre te kulluar sic eshte vete hapesira ku ndodhet (nuk pengohet si ne rastin specie) dhe interferencat planetare qe japin dhe teresisht(trupi+psika pjeserisht)
Ekzistenca e shpirtit qe eshte energji kozmike si dhe vlerat tok me atributet qe jane veti te brendshme te saj na japin faktin i cili eshte ne perputhje te plote me veprimtarine e vet,n.q.s. nuk do te ishte shpirti,nuk do te kishim qenie njerzore dhe pas ketij inteligjenca dhe per pasoje asgje s’do te ishte ne projeksion te plote
Gjate kesaj pikenisje do te humbte perher dhe nga cdo gje lidhja e nenshtreses me mbishtresen,(embrioni me shtresen elektromanjetike) ajri me hapesiren dhe se fundmi speciet s’kish kush ti lidhte me ate qe mungonte (njeriun) e gjithckane qe se dime se si do ish pa ne ; sdo ti duhej askujt se cdo te kish asgje sepse skish asnje inteligjence qe te mendonte e me pas te jepte projeksionin e vet
nga libri “KOZMOSI DHE NE”