Re: Qellimi i jetes !
Qellimi i gjithesecilit eshte te leme "gjurme" ne kete toke. Te ndihet emri yne ne kete jete, te mundohemi qe nepermjet inteligjences, zgjuarsise, kureshtjes, hamendesise, ironise, kenaqesise, dashurise, praktikes dhe veprave tona, te luftojme per nje jete me te mire. Jetojme qe brezat qe vijne ta shohin me nostalgji punen dhe veprat e te pareve te tyre, dhe te luftojne dhe ata qe jeta e pasqyruar ne shpirtin e stermunduar te nje brezi te meparshem, te gjeje perkrahje, mbeshtetje dhe te mos sugjestinohet nga frika e ekzistences se nje pesimizmi qe kerkon te shuaje nje planet te tere.