Re: Qellimi i jetes !
Kam vene re se kur te pyesin: Cfare eshte qellimi yt ne jete? ose: Cili eshte ideali jot? e keshtu lloj pyetjesh ne kemi nje tendence te pergjigjemi me fjale te medha, te komplikuara, duke menduar qe ai qe na pyet pret ti shfaqim inteligjencen tone e ta leme me goje hapur, te mahnitur nga thellesia jone e mendimit dhe e reflektimit mbi ceshtje 'madhore' :lol: Ne fakt mendimet e thjeshta shprehin me qarte nevojat, deshirat, endrrat. Thjeshtesija eshte me e kuptueshme nga te gjithe, te lejon jo vetem te shprehesh po edhe te mendosh me qarte, e sigurisht te jesh me i vertete ne ato qe thua :angel:
Tani qellimi i jetes mund te ndahet ne dy aspekte: 1. qellimi i jetes per te gjithe njerezit, dmth qellimi kolektiv, dhe 2. qellimi personal. Une mendoj se te dy qellimet kane nje te perbashket te madhe: te dy jane te orientuar ndaj permiresimit, mireqenies, lartesimit te shpirtit, DRITES! Vetem fushat e veprimit ndryshojne. Si individ, qellimi eshte: te jem me i mire, e per te qene i tille duhet te njoh me mire veten time qe te mund te permiresoj te keqijat e te forcoj te mirat. Pak a shume kjo eshte ajo qe themi e mendojme te gjithe, pavaresisht se e shprehim ne menyra te ndryshme :thumbsup: Qellimi kolektiv eshte te njohim forcat qe na rrethojne, perfshi natyren, rregullat e Zotit (per ke beson ne Zot), e keshtu me rradhe per te mundur ti kuptojme keto me mire e ti nenshtrojme ne funksionin tone, qe shpesh merr ngjyra te erreta por qe une gjithsesi mendoj se ne thelbin tone ne perpiqemi ti shfrytezojme ne te miren tone, dhe kjo quhet 'perparim' :shrug: