Re: Preferoj ta them shqip.
Update = RIDATE (rinoj daten e diçkaje).
Une mendoj; se ne gjetje (pershtatje) te tilla, e rendesishme qe fjala te 'ngulitet' per gjithnje, eshte "gdhendja" e saj ne gjuhe, pra uniformiteti me fjalet e tjera TE NATYRES se SAJ. (ne ket rast, gjuhes informatike).
E keqja jone eshte se perdorim nje gjuhe per te tera punet. Po te shihni me kujdes gjuhet e tjera te zhvilluara, kane orientim specifik;
I. Gjuha zyrtare. (administrata shtetrore, jurisprudenca, tregtia, etj)
II. Gjuha profesionale. (arqitekture, mjekesi, teknike industriale, informatike, agrikulture, marine, ushtri, etj.)
III. Gjuha Letrare dhe ajo popullore. (gjuha Artistike e shkruajtur si dhe shumellojshmeria e dialekteve)
Te tria keto dege, jane mjaft te ndara nga njera tjetra, sa qe nje francez fillestar ne informatike, kupton aq pak frengjishte informatike, sa nje i huaj fillestar ne frengjisht.
Duke pasur parasysh keto veçori, nuk mund (e pakta te perpiqemi per kete) te barazojme PERMIRESIM me RIDATE, bile as FRESKOJ e fjale te tjera. Nuk mund te zhveshim gjethet e njeres "dege", per t'ja veshur tjetres.
Permeteper RIDATE nuk do te thote "Permiresim", ata qe merren me kompjuter e kane me se te qarte kete, shpeshhere sistemet e vjetra jane me efikase se te rejat. Keto te fundmet shpesh kane qellim pothuaj komercial, pa permiresuar asgje ne thelb.
Ne fakt PERMIRESIM eshte koncept filozofik utopist, ne te vertet permiresim nuk ndodh ne natyre, kemi veç ndryshim gjendjesh (ecje ne kohe) pra RIDATE.
haha me duket se shkova pak larg.
psh, francezet e kane pershtatur <Update> me <Mis à Jour> (shkurt MAJ), shih pra sa gjate, frengjishtja nuk lejon ngjeshje fare te kollajta si psh shqipja. Une RIDATE e gjej po aq te bukur sa UPDATE. Nejse!
Gezuar te gjithve ket vit te Ri, sa me PLOT ne gjithçka te vlefshme per JU.