Preferoj ta them shqip.

Kordelja

Valoris scriptorum
Re: Preferoj ta them shqip.

Trapeza = banke ne greqisht ( kur theksi eshte tek a-ja)

Trapezi = tavoline ne greqisht ( theksi bie mbi i-ne)

P.s.Nuk kuptova cfare kishte per tu acaruar ne kete gje ??!! :confused:
 

Diabolis Dassaretis

Forumium praecox
Re: Preferoj ta them shqip.

trapeza prej frengjishtes tra peza - kater kembe prej greqishtes tettares pod (pous)
e meqe ra rasti prej sanskritishtes kater - catur.
 

engjelli

Forumium praecox
Re: Preferoj ta them shqip.

qejf apo qef????

pershembull: kam qejf te chatoj tani.
apo: kam qef te chatoj tani.
:confused:
 

jula

Primus registratum
Re: Preferoj ta them shqip.

Qejf!!! Me j, me j, me j!!!
Sa me pak te shkruajme sikunder flasim, aq me mire do te jete, besoj.

...ula. /pf/images/graemlins/laugh.gif /pf/images/graemlins/tongue.gif
 

Besnik Bleta

Forumium praecox
Re: Preferoj ta them shqip.

Po nëse 5 milionë Shqipfolsa thonë qef dhe jo qejf, a nuk duhet ndryshuar? Pse jo, përderisa është më thjeshtë dhe nuk i kundërvihet asgjëje veçse një rregulli?
 

jula

Primus registratum
Re: Preferoj ta them shqip.

Asgjeje vecse nje ... rregulli.
E tmerrshme, nje rregull qenka pothuajse nje hic!!!

Ky eshte mohimi perfundimtar i gjuhes, pervec faktit se ajo j-ja e "qejfit" nuk ka te beje me rregulla, eshte nje fjale e fjalorit shqip.
A mos duhet te zhdukim h-te perfundimisht nga fjalet?
Pse te mos ndryshoje ai/ajo qe s'flet sakte?

Nejse, tema me duket se ka te beje me kundershtine ndaj termave te huaj, them te mos shtojme edhe pseudoneologjizma.
 

olti

Neo
Re: Preferoj ta them shqip.

Qejf/qef eshte turqisht ne origjine.
Une jam per thjeshtimin e gjuhes, prandaj.... qeffffff :smash: :smash: :smash:
 

Kordelja

Valoris scriptorum
Re: Preferoj ta them shqip.

Mua, sinqerisht, me vjen keq qe edhe kjo teme sillet rreth kokeperplasjeve.Nuk me duket aspak e kendshme qe ne vend qe vertet te ndertojme dicka, vecse hapim hendeqe te tjera.

Kaq kisha.
 

Besnik Bleta

Forumium praecox
Re: Preferoj ta them shqip.

Mundet nuk u kuptua ajo që doja të thoja: nuk ka rregulla të përjetshme. Aq më pak një të tillë, (apo disa), thyerja apo riparja e të cilit të qenkësh 'e tmerrshme'.
 

Besnik Bleta

Forumium praecox
Re: Preferoj ta them shqip.

Preferoj ta them shqip apo Parapëlqej ta them Shqip?

Shënime, Lajme, Rregullime të reja apo
Shënime, Lajme, Rregullime të rinj?
 

Besnik Bleta

Forumium praecox
Re: Preferoj ta them shqip.

Më jepni një mendje se si do mund të përkthehej termi BOOKMARK. FAQEROJTËS, FAQERUAJTËS, FAQESHENJË...?
 

Kordelja

Valoris scriptorum
Re: Preferoj ta them shqip.

Me duket se zakonisht ne perballemi me foljen BOOKMARK si p.sh.: Bookmark this page, etj.Normalisht e para gje qe te vjen ne mendje ne shqip eshte me e gjate se ne dy fjale te vetme: Ruaje kete faqe interneti apo kete faqe (flete).
Fatkeqesish shqipja ne terminologjine teknike nuk ka evoluar fare ndaj dhe zakonisht ne "preferojme ta themi anglisht" /pf/images/graemlins/frown.gif

Ne fjalorin e sinonimeve ne anglisht
To bookmark e page = to matk e place in a book

Kjo nuk te dnihmon fare per rastin konkret, por une qendroj per "Shenjoje (ruaje) kete faqe.
/pf/images/graemlins/smile.gif
 

olti

Neo
Re: Preferoj ta them shqip.

Privacy Kjo fjale si mund te thuhet ne shqip?? Kam vene re se dhe ne gjuhe te tjera perdoret kjo fjale e anglishtes. Une ne shqip nuk po i gjej dot fjalen e duhur /pf/images/graemlins/frown.gif
 

Diabolis Dassaretis

Forumium praecox
Re: Preferoj ta them shqip.

Bookmark një copë letër drejtkëndeshe që futet në faqen e librit kur ndërpret leximin për të vazhduar më pas e për mos e përthyer. Qëllimi nëpërmjet kësaj shënje të mbajmë mend ku e lamë. Është thjesht si shënoje këtë faqe po ashtu dhe shënues.
Privacy gjendja e të qënit jashtë shikimit të botës, liri nga ndërhyrjet e të tjerëve, deri tek sekrecy. Midis mëvetësi dhe vetësi është fjala që na duhet, ajo e para përdoret dhe si sinonim i pavarsisë kur flitet për shtetet. Ju kujtoj vargjet e Lasgushit "...ze këndon ne vetësirë...", ndryshimi midis vetësi dhe vetësirë na duhet për dy arsye: së pari vetësi është më e thjeshtë më standarte se fjala e krijuar nga Lasgushi; dhe së dyti vetësirë është ngjizur mrekullisht me fjalën errësirë, duke na e dhënë gjendjen e vetësisë në pjesën e errët të saj.
Mendoj se ne jemi konservatorë ne përfaqsimin e të resë gjë që e pasqyrojmë dhe në fjalët e reja të gjuhës. Ndryshe unë nuk kam si ta shpjegoj që një faqe ndërrjeti e një prej përkëthyesve joshqiptarë (lindur në Kanada e banues në Gjermani) të shqipes përdor fjalën PËRDITËSIM dhe jo update, siç e bën Gazeta Shqiptare tek e cila ka hyrje pakufi një ndër ata që e njohin më mirë shqipen.
 

Kordelja

Valoris scriptorum
Re: Preferoj ta them shqip.

Me pelqen fjala qe ka gjetur Dessaretis per privacy = vetesire /pf/images/graemlins/smile.gif , por sa njerez do ta kuptojne kete megjithese eshte ne shqip, nuk e di.

Sa per fjalen update = perditesim , une kisha menduar dhe degjuar, madje edhe perdorur pa ndonje problem edhe vete, eshte fjala rifreskim , por fjala perditesim me duket me e pershtatshme.
 

Vis Elbasani

Forumium praecox
Re: Preferoj ta them shqip.

Fillimisht postuar nga Ofelia:
[qb]E kisha postuar gabimisht ne nje teme qe nuk kishte lidhje me kete:
Nuk kam per te pranuar asnjehere se gjuha shqipe eshte nje gjuhe e varfer... Me ben pershtypje nje fakt ama: kemi nje mori fjalesh e shprehjesh qe kane te bejne me vuajtjen. Dmth kam pershtypjen se kemi nje fjalor te pasur dhe do te guxoja te thoja te rralle ne lidhje me vuajtjen. Si thoni? Po keshtu edhe mallkimet shqip. Ma ha mendja se ndodh si rrjedhoje e historise dhe asaj çka kemi kaluar ne shekuj.
Pershendetje[/qb]
Ke absolutisht te drejte.
 

Besnik Bleta

Forumium praecox
Re: Preferoj ta them shqip.

Një FALEMNDERIT të fortë për Dreqin për dy termat e rinj, së pari.
(Po para kësaj, një për Kordelen, si e gjinisë së brishtë që është: falemnderit për mundimin!)
Së dyti, për Neo-n që më kurseu një pyetje.
Do duhet të ndryshoj rifreskim në përditësim, dhe vetësi tingëllon më afër, shto pastaj që është tashmë aty ku mund të shkonte 'vetësirë' duke u shkurtuar.
Vis Elbasanlliu, kur do e dërgosh fjalorin?
 

Besnik Bleta

Forumium praecox
Re: Preferoj ta them shqip.

Pengesa për ti thënë 'Bookmark'-ut Shënim vjen nga fakti që së pari shënim në Shqip nënkupton diçka që shkruhet për tu kujtuar më pas ose për të kthjelluar diçka diku; së dyti ngaqë kuptimi i termit fillestar të çon drejt Shenjë, Shenjim, dhe së fundi që përkthimi Shënim nuk përshtatet dhe aq mirë me rastet e programit që po përpiqem të përkthej...
O burra, një "yxhym" tjetër, se mbase e gjejmë...
 
Top