Re: Preferoj ta them shqip.
Zog,
Le të mos flasim për Imponim. Le ta zëmë demin nga brirët: Nëse është fjala për frymën e përgjithshme të kësaj teme, nuk ka nevojë për komente të mëtejshëm.
Nëse është fjala për nëngrupin e lidhur me terma shkencash kompjuteri, as ky rast nuk bën përjashtim nga e përgjithshmja, fryma e temës.
Teknikisht, nëse kuptohet diçka, atëherë është e mundur, pa urdhër peshku, të transmetohet, ajo çka u kuptua, me simbole të tjerë.
Nuk ka gjuhë Angleze informatike e gjuhë ..., e gjuhë..., sic shprehej dikush diku.
Vërtet ka Qiell dhe Ciel, etj, por ka edhe Sky, Uranos, e sa e sa të tjera fjalë për të njëjtin objekt, pikërisht se këta nuk pranuan ti thonë Caelum vetëm se ishte në modë atëherë.
Në vend të imponimit duhet synuar që Shqiptarët, atë që mund të jetë në Shqip ta kenë në Shqip dhe atëherë s'do ketë nevojë për imponim, sepse nuk ka nevojë për imponim kur bëhet fjalë për natyrshmëri.
Përse ka Word, Photoshop, Flash, etj, etj, në Italisht, Gjermanisht, Frëngjisht, Rusisht, Greqisht, Kinezçe, e plot gjuhë të tjera? Sepse këta nuk pritën për (pjekje kushtesh) kusht tjetër veç
atij të përkatësisë në një gjuhë tjetër nga Anglishtja.
Shih rastin e forumeve në Shqip, si shembull të kësaj që thamë më sipër, dhe ky është fillimi. Dale të rregullohet energjia elektrike dhe të fillojë të shihet në praktikë që ç'domethënë
kompjuter që të flet Shqip, me gazeta, forume, website në Shqip, pa të shohësh. Nuk do kesh më kohë për pyetje.
Kordhë në Shqip më duket se i thonë shpatës a pallës.