Preferoj ta them shqip.

eM

Paper Moon
Re: Preferoj ta them shqip.

1.Shtyp, shtrydh (rrush p.sh.)

Kordele e kisha ne kuptimin: to have a crush on s1!

NYC_GUY hmm mbase ke te drejte! /pf/images/graemlins/smile.gif
 

Kordelja

Valoris scriptorum
Re: Preferoj ta them shqip.

eM--->..nese fjalen e kishe per ate me lart une them qe qendron version:

1-Ta kesh fiksim dike.
ose
2.Ta ka dhene truri keq per dike. /pf/images/graemlins/wink.gif

Visi, ribotimi i perpunuar i Fjalorit te Gjuhes Shqipe nuk eshte nje nisme dhe rezultat i Akademise se Shkencave dhe eshte bere prej nje grup autoresh.Librashitesi im (qe eshte i njejti prej vitesh dhe tek i cili kam besim) me tha te mos shpenzoj asnje qindarke nese kisha botimin e vjeter, pasi ishte vecse e njejta gje.Ti a i ke krahasuar ???!!!
Fjala shqipe qe ti ke sjelle per "eveniment"="emnese", mund te jete e bukur, por eshte e panjohur.
Per "eventual" kemi dy mundesi: "perfundimtar" ose "me ne fund".
/pf/images/graemlins/smile.gif
 

abs

nuk e di...
Re: Preferoj ta them shqip.

kush me thote disa sinonime per fjalen;

zbulim?


thnx si fillim


--------------------

kush shan shan vedin /pf/images/graemlins/laugh.gif
 

kercinjkuqte

Primus registratum
Re: Preferoj ta them shqip.

paperina!!!
ai cuni ka te drejte: biba eshte e bija/i biri i pates, dhe meqe jemi afer kotecit, rika eshte e bija/ i biri i roses.
 

Besnik Bleta

Forumium praecox
Re: Preferoj ta them shqip.

Përkthimi i kod/-oj me fjalën kyç-ç ka probleme.
Në teorinë e kodimit, kur flitet për "encryption", kyçat janë një element i strategjive të ndryshme të kodimit, kështu që do kemi përplasje të një përbërësi me të tërën, të thirrur që të dy me të njëjtin emër.
Përkufizimi sipas Network Associates, prodhuesit të një prej programeve për kodim:

kyç - Kod numerik i përdorur për kodime dhe çkodime, nënshkrime dhe vërtetime mesazhesh dhe kartelash. Gjenden në çift dhe ruhen në unaza.

Veç kësaj fjala "key" përkthyer me kyç ka një pasaktësi: "Key"-u i Anglishtes edhe hap edhe mbyll. Ndërsa çelësat dhe kyçat e Shqipes njëri çel e tjetri kyç po asnjëri prej të dyve çel e gjithashtu kyç sipas rastit.

Në programim kodi është diçka tjetër nga kyçat e mësipërm. Bëhet fjalë për çfarëdo cope programi, shqyrtuar në kuadrin e gjuhës me të cilin është programuar.

Encryption do duhej të përkthehej,(nënkupto dhe variacionet mbi këtë temë),me kodim. Përkthimi i/e shifruar shpie edhe këtu në përplasjen e psjesës me të tërën për shkak të të njëjtit emër:

Ciphers. Ciphers are algorithms used to encrypt and decrypt. To allow a specific type of ciphers... (Network Associates: PGPWinUsersGuide)
Ndërkohë që për kod, përveç përparësive të tjerë të përdorimit të kësaj fjale, kjo përplasje nuk ndodh. Në udhërrëfyesin e mësipërm fjala kod as që shfaqet në tregues.
 

Besnik Bleta

Forumium praecox
Re: Preferoj ta them shqip.

Ja një spiegim tjetër që jepet tek "Ndihmë" e Mozilla-s:
cryptographic algorithm. A set of rules or directions used to perform cryptographic operations such as encryption and decryption. Sometimes called a cipher.
 

Kordelja

Valoris scriptorum
Re: Preferoj ta them shqip.

Nese ti thua keshtu....ne rregull, mua me tingellon me bukur i/e shifruar...sesa me kod.
/pf/images/graemlins/smile.gif
 

Diavolessa

Valoris scriptorum
Re: Preferoj ta them shqip.

Me qe mundoheni te perktheni nje fjale me nje fjale te vetme: Sfiorare si mund ta thoni ne shqip?
 

I vjetri

Primus registratum
Re: Preferoj ta them shqip.

Kjo eshte shume e thjeshte : cik

Shembull:
(italisht)1. Lui non vuole nemmeno sfiorare quella bici.

(shqip)2. Ai nuk do(kerkon) as ta cikë ate biciklete(n).
 

Diavolessa

Valoris scriptorum
Re: Preferoj ta them shqip.

Sono gelosa del vento che puo sfiorare la tua pelle.

Keshtu qe nuk del Cik as Prek.. eshte menyre e te shprehurit /pf/images/graemlins/smile.gif

pS: Pyetja ishte per ata qe mundohen te perkthejne nje fjale me nje fjale te vetme, kur mund te ken shume kuptime dhe mund te perkthet sipas fjales qe e shoqeron.
 

Besnik Bleta

Forumium praecox
Re: Preferoj ta them shqip.

Jo se them unë! Unë thjesht kam sjellë arsyet, të kthjelluara nga të tjerët, të zotët e punës si me thënë. Ndaj edhe i prura referencat. Sikur ne të kishim respektuar më tepër seriozitetin e tyre, të pandarë nga logjika e tyre, do ishte më e lehtë puna.
Edhe diçka, për shembullin në fjalë mund të vazhdojë të përdoret termi i shifruar kudo ku nuk ka lidhje me kompjuterat.
 

Vis Elbasani

Forumium praecox
Re: Preferoj ta them shqip.

Edhe une jam per "cik", gon3. Fjalia jote mund te perkthehet fare mire: "Kam xhelozi ndaj eres qe mund të cikë(qe dmth., "prek lehtas") lekuren tende."

"Cik" eshte fjale shume e vjeter e shqipes.
 

Vis Elbasani

Forumium praecox
Re: Preferoj ta them shqip.

Nderkohe, nje postues me pare, pyeti per fjalen qe duhet zevendesuar dalengadale "chat". Shqiptimi ne shqip "çat" apo "çet" te ngaterron me cetat apo catite e shtepive. Mua personalisht ma shpif.

Si mendoni? Si do ta leme? Mos harroni se qellimi eshte te punohet ne grup per te mirembajtur shqipen, jo per te shitur mend, per t'u grindur apo per te ngritur gjuhet e huaja? Kush e di, mbase neser historia do te na permende edhe ne, si hartuesit me te denje te nje fjalori per pastertine e shqipes...

Nje mundesi: Eshte "llafe", por kjo eshte turqisht. Eshte "fjale", por a mund ta themi: "Po shkoj ne fjale"?

Na duhet nje fjale e re, por qe te jete ne shqip dhe sa me e shkurter. C'mendime keni?
 

xofi

Primus registratum
Re: Preferoj ta them shqip.

Fillimisht postuar nga Diabolis Dassaretis:
[qb] Ne kemi fjalën e bukur çuçurisje.
çuçu, çu-çu, çu çu, [/qb]
Cucurisje, me pelqen. Une sapo do thoja llomotisje, qe mund ta shkurtojme llomo po deshet.
Po te duash ti gjesh fjalet i gjen. Problemi eshte qe quhet si "cool" te flasesh me fjale te huazuara dhe shqipja po behet lemsh. Mire ne te folur, po edhe ne libra e gazeta. Sapo lexova ne nje artikull fjalen "begraund". Mu deshen nja dy sekonda qe ta kuptoja qe autori donte te thoshte ... bagazh?! histori?! Nuk di, po "begraund" nuk me pelqeu fare. As nuk shqiptohet tamam ashtu njehere.
Ou, e di c'mu kujtua, nje prezantuese tha njehere "kendon per se gjalli". Sa makaber qe tingellon. Mbaj mend qe u tallem nja nje vit me ate shprehje.
Meqe ra fjala, si mund te thuhet "cool" ne shqip?
 

hena

Primus registratum
Re: Preferoj ta them shqip.

te gjesh fjalen e duhur per "cool" nuk eshte aq e lehte. Eshte vecori e anglishtes te kete nje fjale qe perdoret ne shume situata, me kuptime jo rralle larg njera tjetres.
Ndaj ne shqip do perdorim fjale te ndryshme per situata te ndryshme po qe ne aglisht do ish serish "cool"
p.sh : Interesant! Lezetshem!
i qete; i vetepermbajtur etj

nje pike ne oqean
 

Vis Elbasani

Forumium praecox
Re: Preferoj ta them shqip.

Fillimisht postuar nga hena10:
[qb] te gjesh fjalen e duhur per "cool" nuk eshte aq e lehte. Eshte vecori e anglishtes te kete nje fjale qe perdoret ne shume situata, me kuptime jo rralle larg njera tjetres.
Ndaj ne shqip do perdorim fjale te ndryshme per situata te ndryshme po qe ne aglisht do ish serish "cool"
p.sh : Interesant! Lezetshem!
i qete; i vetepermbajtur etj

nje pike ne oqean [/qb]
Shiko, duhen gjetur fjale te tilla qe te jen te perdorshme. "I qete" nuk mund ta zevendesoje kurre "cool" ne perdorimin e perditshem, duhet pershtatje.

Por ne kemi fjalen "tullë", te cilen mund ta themi edhe ne dialekt: "tull", me 'u' te zgjatur...

1. Sa "cool" ishte ajo goca!
ose 2. Sa tull(ë) ishte ajo goca!
 

Vis Elbasani

Forumium praecox
Re: Preferoj ta them shqip.

Fjala "çuçurisje" me pelqen shume, por sa mund te ngjise ne perdorim kjo?

Duhet te mendojme edhe kete! Psh.,

1. Po shkoj pak ne "chat/çat"...

dhe 2. Po shkoj pak ne "çuçurisje"...

...pak e rende! Duhet te jete nje fjale shqip, qofte edhe onomatope', si cucurisje, por te jete sa me e shkurter, me e thjeshte per perdorim.
 

Vis Elbasani

Forumium praecox
Re: Preferoj ta them shqip.

Nje variant i mire me duket edhe
bisedë
I. Po shkoj ne bisede
2. Po shkoj te bisedoj(kjo nuk me pelqen edhe aq).

Kemi edhe
fjalos
1. Po shkoj ne fjalosje
2. Po shkoj te fjalos(dmth., te bej fjale ne internet, te merrem vesh).

C'mendoni?
 

Diabolis Dassaretis

Forumium praecox
Re: Preferoj ta them shqip.

Duke kujtuar një postim të hershëm të Zog-ut bisedë është fjalosje dyshe (bi-dy), ndërkohë që çat mund të fjalosësh me shumë vetë njëkohësisht.
Ndërsa tek fjalosja pyetja do ishte: a do ta quajmë këmbimin e shkrimeve në kompjuter të barabartë me këmbimin e fjalëve gojarisht?
 
Top