Këndi i shkrimeve të reja.

makuciko

Forumium praecox
Re: Kendi i krijimeve te reja

<span style='font-size: 11pt'>Të vendosësh dorën mbi plagë</span>

E sheh -
tek ajo të mbeten sytë.
E ndjek
me vështrim derisa humbet.
E sjell
nëpër mend: Ç'ishte sa e bukur!
E ndjell
me dëshirë, do ta kesh vërtet.
Harron
se ishte pamja e një çasti.
Kërkon
të puthësh buzët, syt'e saj.
Ëndërron
ëmbëlsisht si t'ia lëmosh shtatin.
Kupton
ku e kishte fjalën Shën Thomai.
 

Guest
Re: Kendi i krijimeve te reja

Urime McCik! Te dyja (te fundit) shume te bukura!
 

Qerratai

Primus registratum
Re: Kendi i krijimeve te reja

Osakar "Wild"

Fale jetes time zhgarravitur ne pelhure
prej varfanjakesh, kuptohet, jo mendafsh,
me helm etjen, urine shova me gure
nje hap perpara, mbrapa me trehapsh.
Me syte fiksuar n'ate karikature
ku vizatuar mizorisht ish vetja ime,
plot deformime, ndrydhje dhe censure
spazmova keqaz... dhe vdiqa nder kujtime.
 

marina s.

Forumium maestatis
Re: Kendi i krijimeve te reja

Sa doja te mendoja qe Dorian Gray ishte OK,por po vej re qe qenka mrekullisht mire.

anche questa fa piangere.
 

makuciko

Forumium praecox
Re: Kendi i krijimeve te reja

Në stacion

Më shohin mua, trenat ndrrojnë drejtimin.
As zogjtë s'ndalojnë saherë që pres aty
krejt i pashpresë, të vetmin shok, harrimin -
ai, diku larg, muaj mjalti bën me ty.
 

kurkushi

Primus registratum
Re: Kendi i krijimeve te reja

Ti do vijsh

Ti do vijsh ke une
kete e dij une mire
ato nete pa gjume
ende s`jan perpire

Ti e din ku jam
e din dhe si ndjehem
haruar s`te kam
as prapa nuk kethehem...

S`te them dot me shume
nga ç`te thash kur m`ike
ka vend det dhe lume
n`ket "zbrasti" fisnike!
 

Djep

Forumium maestatis
Re: Kendi i krijimeve te reja

Vargje te Pashkruara

Me dhjetra e qindra vjersha kam lexuar,
e me mijera rima te lidhura bukur.
Dot, ama, s'shijova poemen e pashkruar
nder skuta memorjesh e ndergjegjjesh strukur.

Strofat kesaj vepre ia thurin miliona,
shume syresh s'jane me, shume te tjere s'kane lindur.
Kush me peshperima e kush me jehona,
skalisin e gdhendin vargjet e pabindur.

Nje germe shtoi nje zonje veshur me gezof,
nje rrokje, nje bujk plak e zemergjere,
nje murg shtoi nje presje dhe nje apostrof,
ndersa nje jetim shtoi nje rrjesht te tere.

Askush s'i lexoi ato aforizma
shprehur per beteja qe pergjaken detet...
Lot e brenga shkrire ne paralelizma
qe tronditen globin me fort se termetet.

Askush s'i lexoi ato krahasime
per ndjenja qe mbeten pa u thene me fjale,
ato rima gjetur per akte sublime
te bera per kauze e per ideal.

K'shtu vazhdojne te derdhen vargjet edhe strofat
mbi kete poeme - testament te jetes,
thurur nga poete qe hartojne epokat
e vete ekzistences dhe te se vertetes.
 
Last edited:

Qerratai

Primus registratum
Re: Kendi i krijimeve te reja

Vademecum

Te jetosh, kuptome drejt
do ta them me shume pak fjale
ca prej tyre ti them shpejt
ca te tjera dalengadale:

Te jetosh, eshte te jesh
te mos rrish, plot te kesh
te harrosh e te kujtosh
te urresh, te dashurosh.
Te merzitesh, deshperohesh
te semuresh, te sherohesh
te pertosh, te argetohesh
dhe te ndahesh, te bashkohesh.
Te jetosh eshte te vlesh,
shkaterrosh, riperterish,
te krijosh, te mendohesh
te lumturosh, te lendohesh.
Te digjesh, te plevitosesh
te shkembesh, te mohosh
te braktisesh, te vendosesh
te largohesh, te shtrengosh.

Kjo eshte pak, shume pak te thashe,
thelbin ti, mund t'a arrish ?
Pa e thene as holle as trashe
te jetosh, eshte te *ISH.



* ka vlere subjektive.
 

makuciko

Forumium praecox
Re: Kendi i krijimeve te reja

PA FJALË

Ç'është sa mirë! Përreth qetsi,
I heshtur unë, të heshtur muret.
S'thonë kot se heshtja është flori.
...
(Zot, sa të pasur janë qivuret!)
 

makuciko

Forumium praecox
Re: Kendi i krijimeve te reja

AJO QË S'IA RRËMBEVA PUTHJEN

Të shoh – më duket e pabesuar!
Lehtas buzëqesh, përballë më rri.
Them, ndoshta sytë më bëjnë mua,
por nuk gabohem, vërtet je ti!

Po ato buzë, sy edhe flokë...
Të lenë gjurmë, vitet s'kanë mundur.
Je sikur ishe njëher'-një-kohë,
veç më e pjekur e më e bukur.

Më zgjat ngadalë dorën që dridhet.
Fjalët që thua, s'mund t'i dëgjoj.
Purpuri faqet t'i vesh plot hije,
mua më zgjohet koha që shkoi...

Shokë klase ishim ti edhe unë,
dy nxënës shkolle si zogj pa faj.
Sa herë të lutesha: „M'i jep pak buzët!“,
qeshje, më shtyje, ikje pastaj

dhe s'ktheje kokën. Humbje sokakut.
Ah, ta marë dreqi, qenë kohë të tjera!
Pse s'u kujtova një herë sëpaku,
vetëm një puthje, pse s'ta rrëmbeva!?

Ç'shkoi, më nuk kthehet, unë mirë e di.
Shoh lakmitar burrin krah teje.
S'kam pse ta fsheh, e kam zili.
Them: „Është me fat, të puth pa leje!“.

...

U ndamë.
Ti s'ike si herë të tjera.
Pas ktheve kokën, më pe me droje.
Puthjen që kurrë nuk ta rrëmbeva,
mos deshe, vallë, të ma dhuroje?
 

true confidental

Forumium maestatis
Re: Kendi i krijimeve te reja

Vertet te ka mbetur ky pishmanlliku nga rinia /ubb/images/%%GRAEMLIN_URL%%/laugh.gif apo jane thjesht vargje....
Nostalgia is a seductive liar /ubb/images/%%GRAEMLIN_URL%%/eusa_angel.gif

P.S Me kujtove nje poet tjeter te famshem, in his love poems hallakatej shpesh per te shkuaren ....por sdu ta bej krahasimin e tij me ty sepse gjithkush eshte i vecante sipas menyres se vet
 

Dolores

Primus registratum
Re: Kendi i krijimeve te reja

like he is going to tell the truth ....mistery makes u attractive /ubb/images/%%GRAEMLIN_URL%%/grin.gif
 

rei pro elite

Primus registratum
Re: Kendi i krijimeve te reja

my rhyme
Mbi reren e njome kam vizatuar nje zemer.Brenda saj kam shkruar nje emer . Dhe dallget e detit do doja t`i ndaloja qe emrin tend perhere aty ta shikoja
 

makuciko

Forumium praecox
Re: Kendi i krijimeve te reja

DIKU LARG BIE BORË

Një vajzë e bukur me sy të qeshur,
Me faqet zhytur në pëllëmb' të dorës,
Vështron përhumbur si bien heshtur,
Të bardhë, të bukur flokët e borës.

Unë, mbetur vetëm si përherë,
Dëgjoj si heq jasht' këmbët zvarrë,
Një stinë që s'është vjesht'-as-pranverë,
Një dimër homoseksual.
 

Ergler

Primus registratum
Re: Kendi i krijimeve te reja

McCik,shume e bukur poezia ''Ajo qe s'ja rrembeva puthjen''. E ke shkruar me ndjenje.je treguar shume ''tolerant''.Nuk e ke ditur ate shprehjen qe thote:''kerkoja s'ta jep,merrja se s'thote gje''.Hahaha
 

Guest
Re: Kendi i krijimeve te reja

. . . . .


Me pelqen te largohem,
sa te quhej qe kam shkuar,
endur rrugeve te mbetem
thjesht te quhem e harruar,
bregut zbathur te shetis,
te ndihem njehere vetmuar,
te vuaja neteve per ty,
te ndihesha, dashuruar.
Me pelqen te largohem,
si vale, rikthyer perseri,
shtyre nga nje tjeter enderr,
qe kurre s´me la, te vija tek ti.
 

makuciko

Forumium praecox
Re: Kendi i krijimeve te reja

Petalet e rëna përdhe

Bredh si e çmendur vjeshta, me fshesë ere në duar.
Zverdhur frike gjethet s'dinë ku të fshihen
Veç në një cep kopshti, të humbur, të harruar
Gjithçka duket e qetë dhe qeshj' e vjeshtës s'ndihet.

Atje një trëndafil me gjethet gjith' të gjelbra,
(A thua kalendarin akoma s'e ka parë),
Rri heshtur. Prej trishtimit i mbushen degët gjemba.
Petalet sheh, të kuqe, mbi tokë shtrir'-e-shpërndarë.

Nëse ju bie rruga dhe atë cep e shihni
E nëse ju mahnit qilimi i kuq flakë,
Mos thoni ju: „Sa bukur!“, se mërzitet trëndafili -
Vjeshta ia zu' lulet pa mundur kujt t'ia falë
 

Guest
Re: Kendi i krijimeve te reja

E bukur poezia me lart, Mc Cik.
Suksese!





Ajo

nuk mesoi kurre
se cfare humbi,
dhe pse kerkoi perreth
mos mungonte dicka,
qe fajtor zbrazetie ta quante.

Ajo,
s´arriti te kete
as me te voglin dyshim,
dhe fajtor,
nuk gjeti askund,
ndaj humburtere vuante.
 

makuciko

Forumium praecox
Re: Kendi i krijimeve te reja

Para se të vdesësh

Para se të vdesësh, ti e ndjen ndryshimin.
Gjithçka rreth teje merr formë tjetër.
Harron inatin, qeshjen, gëzimin,
Harron si u grinde me shokun e vjetër...

...dhe harrohesh!
Rrallë të zihet emri në gojë
Dhe ajrin e shpojnë turlilloj fjalë.
Bëhesh memec – të keqkuptojnë.
Të flasësh?
Po kush, kush të dëgjon vallë?
Ndaj hesht
Me një gotë që të dridhet në duar.
Mbas xhamit era vajton e s'ndalet.
Prej buzësh shkërrmoqet një këng' e pakënduar.
Përballë rri dera që më s'di të hapet.
Ti pret.
Më kot pret kaq vonë në skaj të botës!
Ti e pe kur dha shpirt ajo që quhej Dikur.
Me grykën e shishes i jep të pijë gotës.
„Gëzuar!“, i thua hijes në mur...
Dhe pi.
Ti nuk pi si më parë, s'pi për të harruar,
(Nëse të harrojnë, s'harron gjith' jetën),
Ti pi se do, thjesht, të kesh diçka në duar
Dhe jo që të dehesh, as t'ëmbëlsosh të vërtetën.

Mban vesh.
Papritmas, heshtin zogjt' e natës.
Përjashta s'ndihet asnjë pip'timë
Veç rrahjes së flatrave të kukuvajkës,
Që e trembur nxitimthi braktis çatinë.
Diç ndodh.
Dritaret janë të gjitha mbyllur,
Por ballin dhe flokët, ftohtë t'i rreh era.
Ngadalë afrohen ca hapa të mbytur,
Errësirë,... një gërrvimë,... hapet dera...
Dhe një fjalë
do të thuash, por të flasësh s'mund.
Ndjen akull në zverk – është Kosa e Vdekjes.
Ç'ka mbetur në gotë, e kthen me fund,
Pastaj qetësia ia zë vendin heshtjes.
 
Top