Këndi i shkrimeve të reja.

ameba

Forumium maestatis
Re: Kendi i krijimeve te reja

<font color="blue">Property of my cousin R.B

In my tired soul
There is no space
To play a role
With a masked face

There is no order
No sense of time
In my spirit’s border
There is only crime

The bare sovereignty
Is limited on its own
Only finding tranquility
When left all alone

Accordingly it destroys
All breathing visions
As if they were toys
They are strict decisions

So no wonder the doctor shakes
When he unlocks my hurt chest
He found stacks of bloody breaks
As a result of my heart’s arrest

Hence, the doctor was frightened
So he sewed me up once more
And my broken soul tightened
As it observed another shut door

And I left the white room
To go back to my black
I fell into my own doom
And I will never come back

I haven’t a loving heart
I have merely sections
Of what torturously fell apart
Because of unloved defections

/pf/images/graemlins/wub.gif /pf/images/graemlins/wub.gif /pf/images/graemlins/wub.gif
</font>
 

cacol

Forumium maestatis
Re: Kendi i krijimeve te reja

Histori...

<font color="brown"> Dashurise sime endacake
zemren tende i dhurove si fole
dhe ne perjetesi me ato tik-take
e mbajte, e kurre nuk e le.

E ndjeja tek rritej perdite,
nen tingujt e lumturise vallezonte.
e zemra ime po ashtu,
dashurine tende strehonte.

Dhe ja tek jemi te plakur
me syte ama gjithe shkelqim
me duart e rrudhura nderthurur
me dashurite qe s'lejojne harrim
</font>
 

cacol

Forumium maestatis
Re: Kendi i krijimeve te reja

Lamtumire denuese

<font color="brown">
I kthyem dhe gotat se fundi
me heshtje qene mbushur ato
kujtimet degdisem gjekundi
sipari u ul ne zemer, kudo.

Me supet e lodhur nga lotet tane
horizontet u ndane mizorisht
e ti ne ate cast u bere Hene
dhe une Diell, perjetesisht.

Zgjodhem keshtu edhe ne
te ishim perballe pergjithmone
per njerezit u veshem me re
dhe vetmine me drite si kurore.
</font>
 

cacol

Forumium maestatis
Re: Kendi i krijimeve te reja

Iluzion i shterpe

<font color="brown"> U eksituan cafkat me mishin tim te njome
me gjakun tim te nxehte etjen e shuan
u bene perendite e times kufome
me palcen e kockave te mia u dashuruan!

Dielli i arte, mizor me ngjau
buzeqeshte ne degjenerimin tim fizik
por dhe ate si kedo, mendja e genjeu
harroi qe jetonte ende shpirti im fisnik! </font>
 

alb_girl82

Primus registratum
Re: Kendi i krijimeve te reja

Po qaja
me bere te qesh.
Po vdisja
me ktheve ne jete.
Te desha
me dashurove me te vertete.
Dhe prape me bere te ndjej
frymen e vdekjes qe me guduliste ne vesh!

Shpirti fshihet nen shirat e shkurtit,
se dritat e shpirtit jane syte!
 

sirius

Primus registratum
Re: Kendi i krijimeve te reja

<font color="brown"> My Uncle's Funeral


We stood around
in the rain,
with red faces
and heavy cough
muttering only
trifle stuff
and futile
charade
until we made
all stars to rust
for the last hug
before receding
to his home.
</font>


<font color="blue"> SiriuS </font>
 

makuciko

Forumium praecox
Re: Kendi i krijimeve te reja

Në trenin Mainz-Koblenz

Na duhen edhe fjalët, s'mjafton vetëm shikimi.
Për njëri-tjetrin jemi të largët, krejt të huaj.
Bjondingjermanke bukur, nuk më mungon guximi,
Por qesharak të bëhem në vendin tënd, sot druaj.

Jam Ausländer, duket, kuptohet që sëlargu.
Tregon vetë veshja ime dhe mjekrra kohëparruar.
Ndaj ti, me plot të drejtë, mendon: Ky puntor krahu,
Kur gjuhën nuk e di , pse shënj' nuk bën me duar!?

Gjermankevogël ti, e mirë je, plot nur.
Me ty në dashuri do binte lehtë çdo djalë.
Por fati yt i keq të solli sot tek unë,
Që ende s'kam mësuar të dashuroj pa fjalë.

Më qesh edhe njëherë përpara se të zbresësh.
Ngadalë shkon drejt derës, aty një çast ndalon.
Gjen kohë çasti e fundit, ti gjuhën të më nxjerrësh
E (s'do mend, gjermanisht) më pëshpërit: Dummkopf!

Unë tallem me vetveten, nuk kam se ç'të bëj tjetër.
Ti po humbet mes turrmës, s'të gjej dot dhe të dua.
I mbledhur në një qoshe si ndonjë rreck'e vjetër
Këng' e një pijaneci atë çast seç m'u kujtua:

Kujt i buzqesh ashtu, ti bukurosh'e çiltër?
Sa pi në ditë ti ujë, unë aq e pi konjak.
Në xhep po t'më kërkosh, s'do gjesh, përveç një libër.
Aty janë "Rubairat" e Omer Khajamit plak.
 

cacol

Forumium maestatis
Re: Kendi i krijimeve te reja

<font color="red">Cdo pjesez permban brenda saj
magjine e fuqishme qe ti
shperthen si Dielli ne Maj
kur te shoh keshtu, ne teresi!

Cdo ngjyre qe nga ti deperton
qind here m'e bukur rikthehet,
me rrezet e drites triumfon
si zemra qe nga ndjenjat rrembehet.

E une mahnitur si kurre
fale teje rigjej lumturine
e Hena flakerin si nje turre
dhe Yjet m'a kane ziline!
</font>
 

sirius

Primus registratum
Re: Kendi i krijimeve te reja

Un Sublime Attimo Urbano

<font color="sienna"> Solo l'inudibile
dubbio
scherma la notte
prima di scappare
dalla fuga ereditata
e spogliandosi
dall'intransigente
quotidiano
ti ripiega
in un mosaico
disarmonico
chiedendo solo
un soffio di sapere
per sciogliere
il nozionismo congelato
con il solito taccuino
di versi
inondato. </font>


<font color="blue"> SiriuS </font>
 

makuciko

Forumium praecox
Re: Kendi i krijimeve te reja

Më në fund

Kish kohë që mua më mundonte.
Netëve më linte shpesh pa gjumë.
E, nëse ndodhte që nuk më zgjonte,
Në ëndërr, patjetër, e shihja unë.

Prandaj vendosa që ta zija...
E dija rrugën ku kalonte përdita.
I zhytur thellë në planet e mija,
Në atë rrugë çarkun tim e ngrita.

E prita i strukur, i mbuluar.
Prej emocionit krejt m'u tha goja...
Frynte era e veriut të tërbuar,
Megjithatë, do ta dëgjoja!

Me t'vërtetë, shumë qartë ia ndjeva ecjen.
Sipas planit e dëgjova dhe një "krak".
Nga gëzimi, më s'e mbajta veten.
Me një kërcim, mëkëmbë u çova në çast.

As shishja që u bë përdhe copethërrime,
As xhamat që dridheshin duke ndaluar veriun,
S'mundën ta mposhtnin thirrjen time:
Urra!Më në fund, e kapa miun!
 

cacol

Forumium maestatis
Re: Kendi i krijimeve te reja

Muzg veror.

<font color="brown">Me vallezonin fjalet mbi buze
kur dor' tenden shtrengoja fort
ne vagëllim'n e diellit shpuze
Iluminim! S'te gjendej ortë...

Rropati zemra ne ate ecje
qe si nje jete ngadale vazhdonte
porsi amshim jotja buz'qeshje
deshire per ty veç me dhuronte.

Ne anamendas shkuam larg
me shpirtrat tane tok perqafuar
deti fatlum na thuri varg
me val'n e tij te preferuar. </font>
 

cacol

Forumium maestatis
Re: Kendi i krijimeve te reja

<font color="black">Asketizëm</font>

<font color="brown">
E poshter kjo dhimbje tani
ia vodhi lotet gezimit,
buzeqeshja si kristal u ngri
e ardhmja i la vendin kujtimit.

Perse ? - Pyeti ndjenj' e lenduar
Pse valle me kaq mizori ?
Zgerdhiu dhimb' e rinuar:
Qe te me njohesh, shijosh edhe ti!

Asgjeja u shfaq n'ate çast
e bukur porsi Luciferi
Parajsa perreth eshte me mur
pa gardhe, pa porta eshte Ferri. </font>
 

Qerratai

Primus registratum
Re: Kendi i krijimeve te reja

<span style='font-family: Comic Sans MS'><span style='font-size: 11pt'><span style="color: #CC0000">DNUF (pasqyruar)


"Ja perendimi!" - O vetvete.
"E sheh sa i pergjakur eshte?"
Heshtje!
Ne çarçafe te zinj te mendafshte,
koklavitur lundron pergjigja jote.
"Ngurron. C'te mundon?"
Prape heshtje!
Dhe ty te argeton,
pergjigja me e thjeshte e kesaj bote ?!
Gjithçka qe pata me deshire ta dhashe
dhe pjesen tjeter pa pyetur m'a more,
kudo qe shkova me ty isha bashke,
mos valle prej meje u bere kaq mizore ?

Ti vdis tani fale meje!

[...]

Vetveten me shpirt e ushqeva
cdo dite, cdo ore, fuqimisht.
Por sot e vrava, e preva
ne paqe tash jam, perjetesisht.
</span></span></span>
 

makuciko

Forumium praecox
Re: Kendi i krijimeve te reja

Si zogu në pëllëmbën time

Si zog i vogël përmbi dorë
M’u ule ti.
Nuk mbaj mend se sa kohë
Qëndruam ne të dy.
Ishin netët plot me yje,
Qielli pa një re.
Mëngjesi edhe mbrëmja
Ndrronin vend për ne.

Si zog i vogël përmbi dorë
Ndenje ti.
Nuk mbaj mend se sa kohë
Fluturuam tok të dy.
S’lamë vend pa shkelur bashkë,
S’mbeti çast pa një gëzim.
Na dukej e gjithë bota
E bukur pambarim.

Si zog i vogël nga kjo dorë
Ti do shkosh.
Ndonse s’e di as vetë
Më tej ku do qëndrosh.
Do ta ndaj këtë natë
Me yjet unë tani.
Do ta mbuloj qiellin
Të flesh ti në qet'si.

Si zog të vogël nga kjo dorë
Do të lëshoj.
Ndonse s’e di as vetë
Kë tjetër do gëzoj.
Kjo puthja jote e fundit
Në buzë mua më la
Një shije të panjohur,
Të hidhur sa më s’ka.
 

Guest
Re: Kendi i krijimeve te reja

Ti vetëm komenton te tjerët,
Diçka më bën çudi:
Sa siguri ke në vetvete,
Ndërkohë, të shkruash s´di.
 

makuciko

Forumium praecox
Re: Kendi i krijimeve te reja

Kur të vijë vjeshta

Kur pa trokitur të hyjë vjeshta,
Pemën do lenë gjethet e thara.
Mbi degë pa shkak do grinden ketrat,
Do shkojë të flejë gjinkalla.

Do mblidhen zogjtë të ikin prapë,
Do bjerë i ëmbli shi.
Unë do vras ëndrrën ndonjë natë,
Kur të kesh ikur ti.
 

makuciko

Forumium praecox
Re: Kendi i krijimeve te reja

Sikur të isha...

...pikë shiu e vogël fare,
do ruaja të dilje një ditë pa çadër.
Vrap do të ulesha ty përmbi faqe
e do rrëshqisja ngadalë poshtë qafës.
Do gjeja rrugën në mes dy kodrash,
në Luginën e Fluturave do endesha unë.
Dikur, nga frika mos avulloja,
do strukesha në një vend të fshehtë shumë...
 
Top