Këndi i shkrimeve të reja.

Hellena

Primus registratum
Re: Kendi i krijimeve te reja

kete ma zune syte ne nje forum tjeter .. bravo poetit

Kënga e një dehësi të dehur...

Kur të vdes do vdes pa frikë në sy
që ti të mos trembesh, vogëlushe...
I dehur nga vdekja do të të pëshpëris
psallme të pakënduar kufomash për të gjallët
dhe ti shndrroji në ninulla...
Por mos ua mëso zogjve këngën time
se dehin qiellin...
qielli retë...
dhe fluturimet rrëzohen...
hapësirat ngatërrohen...
dielli verbohet...
hënën e ha ujku...
ujqërit njëri-tjetrin...
e pastaj...
kush do e ngrejë dollinë e fundit?

Më deh vdekja po aq sa e deha unë këtë jetë...
E njëjta pije ngjyrë ëndrre...
(gjumi i fundit më mësoi që sytë e ëndrrës
janë të bukur vec kur janë të mbyllur...)

E ke dëgjuar vdekjen të flasë përcart?
E di c'më thotë në vesh tani?
"Krahët nuk janë për fluturime,
por për të ruajtur ekuilibrin...kur nuk fluturon."
Gostia e Fundit është
gjithnjë
e dehur...

shefki

Papirus rex
Re: Kendi i krijimeve te reja

SA KEQ

Ra shi acidik ne ulcer
Stomake u permbyten ne frike
Dy drere shaluan ylbere
E s'u moren me me politike.

Dielli doli nga mbledhja
me shkresa boshe ne kurore
U helmuan me tym perendite
dhe pareshtur vollen debore

shefki

Papirus rex
Re: Kendi i krijimeve te reja

CLODHJE

Me e kote se Jeta ishte Vdekja
ngaqe asgje s'pipetinte
ne dyert e saj te erreta
Heshtje funerali
ne boketimat pa tinguj
ku une isha s'isha
i humbur neper idhuj
Kaloi kotesia pa kohen
kur akrepat antike ngelen
Muskujt e teresise u clodhen
se kishin pushim te dielen.

shefki

Papirus rex
Re: Kendi i krijimeve te reja

KESHTU E ASHTU

Pergjate lumenjsh thashethemesh
shkumojne ethe qejfi e lajne
ate qe pati kuleten e krimbur
e trurin e nje peshku te majme

Dallaveret gerhasin ne goten e thyer
qe une skermite me dhembe
ciflat qe vozisin kuturu
te enjtin kur mbesin ne kembe

Anekdoda avarie thura
me ca therrime te verteta
i thashe te thote te me thuash
pse s'jep doreheqje nga jeta.

shefki

Papirus rex
Re: Kendi i krijimeve te reja

LUFTE

Kripen kohet komode
Paqja proteston pabesisht
krenohen krimet kolose
plaget perterihen pafundesisht

makuciko

Forumium praecox
Re: Kendi i krijimeve te reja

Ti më bën mbret

Pranë meje rri e qetë,
Paksa indiferente.
Mendoj... nuk di as vetë
Mendja se ku më vete.

Më dukesh aq e bukur,
Ashtu e patrazuar
E unë, krejt i përhumbur,
Mezi pres të të marr në duar.

Ta shoh buzën e harkët.
Ballë s'mund t'i bëj tundimit.
Ngadalë zgjat dorën pakëz,
Mbi buzë ta vendos gishtin.

E sjell mollzën përqark...
Ah, ç'prekje sa e ëmbël!
Ndjej gishtin si m'u lag.
Më duket jam në ëndërr.

Rrëshqasin gishtat poshtë...
Ah, ç'linja ideale!
S'rri mendja më në kokë
E dora s'di të ndalet.

S'pres më! Puth buzën tënde.
Ç'e ëmbël njomësi,
Mbështjell gjuhën me ëndje,
Më shtyn në marrëzi!

Pastaj llavë vullkani
Vërshon nëpër damarë.
Më vjen fuqi prej djali.
Rreh zemra si e marrë.

Ma kthen gazin që pata
Njëherë e një kohe,
Ma bën shpirtin me flatra
Kjo Puthje Mbihyjnore.

Të puth dhe ndjehem unë
Mbret përmbi mbret në botë,
Ndaj nuk të braktis kurrë.
S'beson!?...
...God, Gott, o Gotë!

dahlia

Grupi i të çmëndurve!
Re: Kendi i krijimeve te reja

e mrekullueshme! do ta shoh ndryshe GOTEN e veres sonte... bravo vertete /ubb/images/%%GRAEMLIN_URL%%/smile.gif

shefki

Papirus rex
Re: Kendi i krijimeve te reja

ATDHE

Dita pa diell
me flakeron ne biruce
ndjehem si gjethe
e baltosur nen kepuce
Nata kasape
ther qiellin me rrufe
Atdheu me perpin
kam mall dhe s'fle
Flirtoj nder lule si bleta
por s'bej mjalte ne hoje
Kur te lash,te qortova
vrapova nga vetja Atdhe.

Ema

Goddes
Re: Kendi i krijimeve te reja

Mbeta pa fjale,sa poete paska ne forum /ubb/images/%%GRAEMLIN_URL%%/smile.gif

Guest
Re: Kendi i krijimeve te reja

Originally Posted By: perandoria7

CLODHJE

Me e kote se Jeta ishte Vdekja
ngaqe asgje s'pipetinte
ne dyert e saj te erreta
Heshtje funerali
ne boketimat pa tinguj
ku une isha s'isha
i humbur neper idhuj
Kaloi kotesia pa kohen
kur akrepat antike ngelen
Muskujt e teresise u clodhen
se kishin pushim te dielen.

E vecova pak nga cikli qe ke sjelle.

Urime Perandoria7. Te bukura dhe te nje stili te vecante!

shefki

Papirus rex
Re: Kendi i krijimeve te reja

SHQIPETAR!

S'jam...me te huajt perreth
shpesh shfaqet nje gur zalli,
buzeqeshja e blerte zbardhon
strukem nen dimer malli.
Diteve...dekadave dergjem
me shemton petku i territ,
i shqas mallit nga kthetrat
por bie ne fund te ferrit
Mbi varrin tim do t'degjoj
eren qe merr fryme neper bar
e lodron tej me epitafin
"Ringjallem se jam SHQIPETAR!"

shefki

Papirus rex
Re: Kendi i krijimeve te reja

NGANJEHERE...

Nje gote ka lezet
e dyta hatermbetura
te treten s'e shoh me
ne te katerten fjeta
U de endrra ime
piu fjale zemre
mbi pirgje pasionesh
gota ne forme femre
Ne klube harresash
midis Mbreterise se Rumit
e humbi toruan dhe Zoti
shpenzoi planetin e fundit

shefki

Papirus rex
Re: Kendi i krijimeve te reja

NJEREZIT

Farat e luftes tutje
ne diell mbollen
eklipse groteske
hapesirave brodhen
Skllavi i rropatur
lirine s'e pagoi
lufta u nenshkrua
paqen e ndeshkoi
Ne cep te miresise
mosmarreveshje linden
u vrane me miliona
miliarda s'u binden!
Ujevara luftrash derdhin
ushtare me medalje fitoresh
Batica njerezore shushaten
perdhosin varre diktatoresh.

makuciko

Forumium praecox
Re: Kendi i krijimeve te reja

Pa rradhë

Po t'i pija gotat me rregull e rradhë,
Ndoshta jeta ime do ishte ndryshe.
S'do bëja kot sherr nëpër mëhallë,
S'do ankohej komshia tek ime gjyshe.

S'di pse, kur pi më ngatrrohen në kokë
Gotat, fytyrat, më vonë sokakët.
Ndonjë natë shkurti gdhij me maçokë.
Më dhimbsen si vajtojnë dashurinë e largët.

Nganjëherë (besoni, s'më ndodh gjithmonë!),
Para se të mbulohet gjithçka me mjegull dhe hije,
Çdo femër më duket si Sharon Stone,
Çdo mashkulli kam qejf t'ia ngjesh turinjve.

Ndodh që s'di në është fillimi i mbrëmjes,
Apo fundi i natës, kur dal prej derës.
Si tabaka më duket disku i hënës
Dhe yjet si syçkat e kamerieres.

shefki

Papirus rex
Re: Kendi i krijimeve te reja

BUZEQESHJA...

Perpara piktures matufet
permendin emra te medhenjsh
Gjepura gjitonesh gjemojne;
orbitojne galaksi budallenjsh.
Kanosemi keq...vajtimi vesh
shirit t'zi ne krah' te majte
Luajme neper drama jete
here si engjujt here si djajte.
Bujtina haresh shkretohen,
nen re zenkash fle trishtimi
Aha! Buzeqeshja e bebes tundet
ne kolovajza kengesh gezimi.

AnaBlue

Forumium maestatis
Re: Kendi i krijimeve te reja

McCik, shume te bukura krijimet e tua. Ke te tjera? /ubb/images/%%GRAEMLIN_URL%%/smile.gif

makuciko

Forumium praecox
Re: Kendi i krijimeve te reja

Originally Posted By: AnaBlue

Ke te tjera? /ubb/images/%%GRAEMLIN_URL%%/smile.gif

Kam, por disi tjetërlloj:

Puthje*)

Po të mundja t'i harroja ata sy,
dhe të mos më digjte ai shikim tejshpues,
po të isha vetëm me natën dhe ty,
do kërkoja si i verbër mrekullinë e buzëve,
atë që quhet puthje. Por më parë
gishtat do rrëshqisja mbi fytyrën tënde
deri në vendtakimin e përtharë,
tek dy harqet plot afsh, padurim dhe ëndje.
T'ua ndjeja drithmën dhe ankthin pritës,
t'ua lexoja dëshirën e pafjalë,
të lidhja me to një pakt tronditës,
të vija mbi to buzët ngadalë...

Mes tyre, prej tyre, brenda tyre
do lypja me ngulm çelsat e portës
që hapet në labirinthin e pakthyer,
ku humbin të gjithë pafajësitë e botës.
S'do e gjeja!? S'do lodhesha, do kërkoja
diku më poshtë, diku më pranë,
i humbur shprese se mund ta njomia
Saharën e Etjes të Paanë.

Në qafën si shkorrozimë hyjnore,
do zbrisja me një puthje të stërgjatë.
Dhe dritën e hënës mbrëmësore
xheloze do e bëja atë natë.
Mes lutjesh, ofshamash dhe mallkimesh,
i dehur puthjesh do mbrrija përfundi
lugut çmendak mes dy olimpesh...

...sa pa u çmendur, do më dilte gjumi.

*)s'e kam fjalën për gotën

makuciko

Forumium praecox
Re: Kendi i krijimeve te reja

Ajo ka

shikim magjie,
Sytë prej shkëndie,
dehesh, përhumbesh nëse ia sheh,
se, po të panë,
harron dynianë,
të harron mendja, shkon e të le.

Hunda si busull
e palëkundur
tregon ku presin buzët plot gjak,
ejtur e fryrë.
O, Zot, ç' fytyrë!
Vetëm ta prekja, ta puthja pak!

Balli i lartë,
lëkura - ajkë,
faqet ngjyrë purpur qeshin nën sy.
Flokët lëshuar,
derdhur, trazuar.
Të mund t'i humbja gishtat aty!

Pastaj vjen qafa.
Para dhe prapa
e gjat' e lëmuar si prej mermeri.
Supet me gropë,
gjoksi më poshtë...
(Ah, s'e kam parë dot un' i mjeri!)

Porsi violina
i duket shpina -
sfidë sfilitëse: „Eja në mundsh!“.
Harqe të rrumbullt
vithet e bukur.
Jo, si të sajat, s'i ka askush!

S'do flas për barkun
se ia ha hakun.
S'mund t'i gjej fjalët që t'ia tregoj
lëmimin, formën.
Të mundja dorën
lehtas e ëmbël mbi të ta shkoj!

Lehtas e ëmbël
gjer të vijnë këmbët -
binjake malli, ftesë për tundim.
T'i kem para syve,
të humb mes tyre,
asgjë më shumë s'do shpirti im!

Pak kam harruar,
shumë jam hutuar
dhe pak a shumë po më vjen zor,
se s'duhen fjalë,
por dalngadalë...
...kaq! S'flas për vendin më kryesor!

Top