Këndi i shkrimeve të reja.

Cleopatra

Forumium praecox
Re: Kendi i krijimeve te reja

Jeta eshte plot sorprisa,shume njerez e quajne loje dhe e marrin si te tille,shume njerez se duan biles lodhen perpara se te marrin guximin qe ta jetojne ate,e ca njerez qe ja dine vleren dhe duan te jetojne cdo minut te saj te bukur apo te hidhur,ato njerez nuk arrijne dot ta shijojne cdo moment te saj...dhe perfundimisht jane ato njerez qe e marrin jeten si ti vij...
Kam ikur shume e vogel nga vendi im dhe si cdo njeri qe eshte rritur me dashuri ,respekt,e kulturen e vendit te vet me traditat e vendit te vet,ndjej mall.Para 8-9 vjetesh marr vesh qe kane hapur faqe shqiptare ne internet,dhe me shume kureshtje futem te shikoj se cfare kane paraqitur ne keto faqe.
Duke lexuar shikoj fjalen chat...dhe futem me deshiren e madhe te shikoj mendimet e ndryshme te njerezve qe kane prejardhjen nga vendi im,por qe jetoje ne vende te ndryshme te kesaj bote.Sic e dime si ne jeten reale si ne jeten e virtualitetit nese duam te njohim dike arrim ta njohim (mendjen pra shpirtin e ketij person).
Dihet si ne jeten reale edhe ne jeten e internetit ne keto chate kam rastisur ne gjithfar njerzish.Por si kudo,edhe nese kam humbur kontakt me to,ruaj kujtime teper te bukura e interesante nga individ te ndryshem.Kam vene re qe njerzit shfaqin shume fytyra neper internet por po ashtu edhe realitet.Por ne internet me teper,ndoshta sepse jane te lodhur nga streset e dites,ndoshta sepse e fillojne si loje,ose thjesht jane njerez me dy personalitete dhe jane mesuar te genjejne qe te vegjel dhe tani besojne ne genjeshtrat e tyre qe tregojne e shkruajne...Por ka nga ato njerez qe personalisht i adhuroj qe shume rrall por me ka takuar rasti te shikoj mendje te mbrekullueshme,shpirt njerzish qe kam ngelur shtang e habitur dhe kam quajtur veten me fat qe te pakten me eshte dhene mundesia te flas me to te shkembej nje mendim me to,qofte dhe nje second,ore apo moment...
Pra ja ka vlejt pasi ne jeten time une kerkoj dicka per mbi asaj qe kam...gjithmone dicka te mire pozitive dhe pse jo te mesoj prej saj.
Qielli ka re ne te.

A ka re sot ne qiell?Ndoshta do bie shi,ndoshta sdo bie dhe gjithe ajo ngjyra gri e erret do sherbej te na beje te dallojme diferencen e kesaj dite prej tjetres,do na beje te ndjejm mungesen e ngrohtesine e diellit.

Nuk ka ere,dhe nuk shohim asgje duke levizur,duket gjithcka ne qetesine e gjumit...
E kjo kohe e tille te ben te mendosh,cfare do ndodhi?Gjera te mira te keqija?
E ne mendje te shkojne ide te ndryshme deri aty ku nuk hyn as llogjika nganjehere...Por ajo eshte bukuria e enderrimeve e mendimeve.Aty guxojme te kalojme cdo limit te shprehure,fantazie,mendime te cilat ndoshta e dim qe sdo behen kurre realitet por prap guxojme e i mendojme.Si cdo kush kemi njerez te gjakut tone,shoqeri te ngushte e miq qe na duan te miren,por prap mungon dicka ne shpirt mungon dikush qe ndoshta do i kishe treguar gjera te cilat sdo ja kishe treguar kurre ketyre njerezve qe te rrethojne.Pervec se sekreteve te jetes personale.Mendoj dhe besoj se cdo kush ne kete bote mashkull,femer ruan sekrete personale qe do varrosen nje dite me to.Jo se jane te keqija apo te mira,por thjesht ne thellesin e shpirtit kemi privatesin tone personale.
Dhe a e dini duke menduar gjithe keto gjera,filloj duke menduar per kete "dikush",per kete te "panjohur".
E se di se si "Ti" me vjen ne mendje,filloj e mendoj per ty,filloj e ndihem e mbushur nga ti...
Nuk e di si tingellon zeri yt,Profilin tend,linjat e trupit tend...
Floket e tua,cfare ngjyre jane?
Duart te tua...A jane te lemuta apo te rrudhura nga hallet e veshtirsit e jetes?A jane te medhaja qe te mund te mbajne zemren time?Apo jane te forta qe ti dalin perball jetes kurdoher?
Po syte?A jane nga ato sy qe dine te mbledhin gjithe ngjyren blu te qiellit?
Apo jane nga ato sy te cilat mbyllen shpejt nga cdo gje e frikshme qe jeta na sjell?
Krahet e tu.A jane te forte te cilat munden te punojne nate e dite e prap munden te mbajne koken e dikujt qe ka nevoje per dike...
Nuk e di.Nuk di asgje per ty.E prap ke dicka qe me terheq,me jep kureshtje te te njoh akoma me mire me ben te te shkruaj,me ben te te mendoj...
A ke provuar ndonjehere pak a shume te njejten deshire?Nje goditje e mendjes,nje ndjenje e papershkruar,nje afsh i ngrohte prej shpirtit qe fryn ne personalitetin tend,me shume dhune duke lene shenje...Mendoj per te panjohur qe i shoh ndryshe psikollogjikisht e personalisht.Ka dite qe mendoj per nje MIK,ka dite qe mendoj per DIKE qe do e doja me shume se sa nje MIK...Ka dite qe dua te jem ne presencen e atyre milionave e milionave femijve te kesaj bote qe vuajne per nje fjale te mire,nje sherbim apo nje kujdesje femerore,qofte ti tregoja nje perralle naten e ti largoja friken e dhimbshurine qe syte e tyre kane par e e veshet e tyre kane degjuar zemrat e tyre kane ndjer...Mendoj per ato zemra nenash,motrash te dashurash e familjareve te cilet kane te afermit e zemrave ne Lufte e lutja ime shkon tek te gjithe keto njerez... Ka dite qe mendoj PER TE GJITHE TE SEMURET QE NDODHEN NE KETE BOTE E DO DOJA TE ZHGULJA ZEMREN TJA FALJA JETEN TIME SI E SI MOS TI SHIHJA DUKE VUAJTUR...e ka dite qe mendoj per dike qe te mundja ti hapja shpitin e ai njeri te dinte te me degjonte,te dinte te degjonte dhe qetesine time...(personalisht ky lloj "Dikushi" me mungon.
Te enderroj kur skam asgje per te enderruar,e habitem se si figura "Jote" ze vend ne mendimet e mia...
Te kerkoj kur skam rruge tjera nga te shkoj.Te deshiroj naten...Ne oret e vona te nates ku gjumi si hajdut iken e me le me ty ne mendje.Sic e dime nata sidomos kur je vetem te ben te mendosh per dike qe ke deshire ta ndjesh prane,ti ndjesh aromen e frymes,lekures,shpirtit...Te mendoj sikur ngadale e me kujdes te perkedhel e ne te njejten kohe ndej perkedheljet e tua ne fytyren time,dhe percjellin gishtat deri tek buzet e mia te njoma me afshin dhe deshiren per ty.
Te terheq karshi vetes por ne te njeten kohe te shtyj...
Mbledh momentet e fundit te kesaj endrre,jane per TY.Per gjithcka qe nuk njoh.

A ka re sot ne qiell?Ndoshta do bie shi,ndoshta jo.Por gjithe ajo erresira e ketyre reve do na beje te dallojme diferencen e dites tjeter.
Nje tjeter dite pa TY.
 

Cleopatra

Forumium praecox
Re: Kendi i krijimeve te reja

Eshte nje sekret ,i cili eshte shume e veshtir ta them.
Mbaj ne zemren time nje Dashuri te paprekshme,Askush se di se kush eshte,Askush sdo e di,sepse eshte vecse i imi.
Ai me hap syt e me ndricon mendjen,por une nuk them as emrin e tij kurre,asnjeher nuk insistoj ta shikoj,edhe pse do doja ta shihja cdo sekond,edhe pse nganjeher bukuria e tij e brendshme e e jashtme me mahnit.
Preferoj te rri ne distance me te,por eshte e pamundur sepse AI gjithmone do jet ne zemren time.
Nese do mundja te krijoja te ardhmen,ose te ndryshoja te kaluaren,
Do te doja te isha me te pergjithmone...
Dashuria sekrete dhe e paprekshme e imja.
 

Cleopatra

Forumium praecox
Re: Kendi i krijimeve te reja

Endrra ...ndjenja..dashuri...

Enderrat me cojne ne nje vend tjeter e ne nje kohe tjeter...
Ku jeta ime kishte arsye dhe ishte ritmike
Isha shume e lumtur dhe ne dashuri...
Zoti me solli nje Angel
Ai me donte aq shume sa askush...
E shihja e ndjeja...
Bisedat qe bem te dy te shtrire ne ret e bardha...
ai avash me ledhatonte fytyren dhe floket...
dhe thoshte keto fjale...:
Me mungojne ato kohra,ato dite,ato momente...
por askush smund ti heq memorit nga ne...
MY ANGEL ai gjithmone do mbetet i tille
prej tani deri ne eternity...
 

Cleopatra

Forumium praecox
Re: Kendi i krijimeve te reja

PAK RRJESHTA NE LIDHJE ME NJERZIT QE KANE CANCER &CHEMO therapy.


Une kurr skam me e harru ate dite
kur me more ne tel
dhe me the qe ke ndje nje gjander te vogel ne gjoks
terrori mu fut nder vena te gjakut
gjithfar mendimesh me shkonin neper mendje ne ato caste
por te sigurova qe sesht cancer
ska si me te nodh ty as mos e mendo biles...

Se besova kur mommogram ta nxori
qe ajo gjander ishte ajo qe ti kishe frike
shkuam tek doktori dhe bem nje biopsi
te friksuar se jeta po ikte nga ne
si e dehun si e humbur i dhash makines deri ne shtepi
duke shpresu kunder realitetit qe e gjithe kjo ishte vetem nje enderr e keqe...

Erdhi koha me e operu at gjander
te rishikuan mire e mire vetem me qene te sigurt
u qetesuam se gjithcka mbaroj e iku...
dhe te than qe do filloje chemo therapy javen qe vjen
6 dosa cdo tre jave kishe nevoje
humbja e flokeve,gjaku i holluar,dhe marrja e mendjes e te vjellat do fillonin...


Erdhi koha per radiotherapy
rrija afer kokes tende e vetem lutesha
kur ato than qe mbaroj
une e di si te solla ne shpi me trupin tend gjithe vula...nga serumet...
cdo gje u largua e u pastrua na thane
Pra cdogje eshte ne rregull...
 

Cleopatra

Forumium praecox
Re: Kendi i krijimeve te reja

Chemo therapy...


Mengjesi zbardhi
koha me u zgju nga gjumi me jetu diten
e ca me pa flok te ram ne jastekun tend
koka duke te dhimbt sikur ta shponin gjylpanat
dhe u mundoje me prek koken
doje me pa a i kishe humbur gjitha floket akoma apo jo...

U mundova me e fsheh nga realiteti
E shihja qe kishe frik me u pa ne pasqyre
te shikoje nje shpirt te zbehur
e ate lekure qe po zverdhej cdo dite
syt e saj shkelqenin si esmerald perpara
e tani te zbehur e te frikesuar

koha per me hanger mengjesin
duke e ditur qe edhe pse do haje
shpejt do ishe tuj hanger tek porcelani i Zotit
qe do u kujdesnin per ty
Uroja qe tu zhdukte sikur nje grip
e diten tjeter te ishe krejt mire e duke buzqeshur...

Kur beje dush thoje uji te vret
e dija qe lekura jote trupi jot po behet debul cdo dite
ato (doktoret)thonin qe cdo gje eshte normale sepse trupi po vepron nga ilacet
por perseri ti ishe ne shume dhimbje
Pse spo pushonin...?


Kush jam une tani me pyete nje dite
athua gjumi me merr nje nder keto nete?
Duke u mundu me mbyt friken qe kam
Tmerrin qe vet fjala cancer sjell
Por si gjithmon te thoja qe ke me u ba mire ka me kalu
Por une se dija edhe pse shikoja e ndjeja prap se dija se cfare ishe tuj kalu ti...
 

Cleopatra

Forumium praecox
Re: Kendi i krijimeve te reja

Chemo therapy vazhdon...

Ndihem e lodhun me thoje dua me fjet
syt me mbyllen e gjumi me merr
stomaku po me shtrengon
dhe oreksi po me largohet

Shikoja te gjitha te dhenat per ty cdo dite
shikoja gjaku jot kishte humb kontroll
si do te shihja ty cdo dite keshtu
Mendoja athua kjo ndjenje ka me u largu nje dite...

Pas pak kohesh filloj zemra tuj te dhimbt
e kur te shihja ne dhimbje zemra me plaste e donte me ulerit
shtrengoja dhembet e thoja duhet te jem e fort
gjaku rridhte nga zemra jeme per ty cdo sekond...

hey me the nje dite
ske me e besu dicka
por rrenja e flokeve po me cmend nga dhimbjet
dua me i zhgul te gjitha tani...
sidomos mram ne mesin e nates.

Tani kapaket e syve te mi jane ne flake
i ndjej sikur jane te kuqe dhe ne zjarr
do doja qe qerpiket te me kishin ra
qe te mundja te shikoja dicka...nuk shikoj dot...
 

Cleopatra

Forumium praecox
Re: Kendi i krijimeve te reja

Pse une???


E frikesuar dhe e nevrikosur
shikonte jeten e saj
dhe shprehte nje deshir tek yjet
qe tja largonte kete tmerr
u ndjente shume e lodhun
mbas gjithe atyre gjerave qe kishte ba
dhe cfare kishte me ardh
Ky tmerr skishte mbaru akoma
kishim gjera me ba
Nje gja ne here mundte me ba
trupi saj sbente me shume gjera ne nje moment
U mundoja me qesh me ba si e marr
u mundoja me ba sikur sishim aty ne at vend per ate pune...
Tuj te than qe duhet me u ba e fort me e mund
ta mbusha mendjen me e ba trajtimin e kures...
Askush se kuptonte se si emocionet e tuja qanin me te madhe
e bertisnin PSE UNE...?
e sforcume me jetu me kete gja cdo dite
u donte me e perballu ket dreq semundje
por kur vinte nata...
ateher degjoja ulerimat e tuja
qe qaje me denes dhe thoje PSE UNE...?
Zemra vogel e jemja te thoja te lutem qetesoju
passera...
 

Cleopatra

Forumium praecox
Re: Kendi i krijimeve te reja

Mbas kures se Chimos...

Vetmia...

Dua me ken e lir nga shume gjera thoje
por me shum se gjithcka du me ken e lir nga vetja
jam e rrethume ne nje bote te spitalit
nje bote me chimo e radiotherapy
Me marrin gjak e shpirt
dhe me duket sikur dhe shpresat mi kan marr
lotet e mia bertasin me me degju
por askush sben gje vec thon Zoti e din...
kishte dite qe u ndjente mire e disi me optimizem
por kishte dit apo net qe pesimizmi kalonte ne tmerr...
Njerzit pyesnin si eshte?
E ajo ju thonte mire jam
sikur donte me ken e lire...
sepse ate duan me degju njerzit thoshte
e une i hidhja krahet e mi rreth saj...e shtrengoja deri ne shpirt
jam e vetme me thoje ndjej frike
jam e shkaterrume nga brenda me thoje
ndihem shum e vetme skam askend te gjakut tim
ne kohra te tilla sdo doja te isha e vetme thoje...
ate vit shkollen e bera cop cop, punoja e rrija tek koka jote...
sdi se si jepja ato provime nje her ne muaj...
mendja ime shpirti im ishte tek ty.
Pra sdoja me u shkeput nje sekond nga ti.
 

Cleopatra

Forumium praecox
Re: Kendi i krijimeve te reja

Nje hije ra mbi ty
frika e deshperimi mbyten shpirtin tim
duke mos ditur se ca do beja pa ty ...
duke mos e ditur se ku do te conte apo do te mirrte apo do vazhdoje ne dhimbje...

E vetme do jem e shtrime thoje
e vetme do qaj
e vetme do pres
e vetme do kem frik
e vetme do vdes...

Frika e humbjes se njeriut te zemres
tmerri qe degjoje nga njerzit qe te donin
syt e te dashurve te tu te zemres
zemren per dite ma coptonin


Jam nje viktim e tija me thoje
e kapur me grep
canceri po me futet cdo dite e me shume ne vena te gjakut thoje
po me merr shpirtin

e vetme do jem e shtrime
e vetme do qaj
e vetme do pres
e vetme do kem frike
e vetme do vdes...

Eshte e vertete ti te gjitha i kalove ne trupin mendjen e shpirtin tend
por une isha me ty deri ne sekondin e fundit...
Mos e harro se asnjeher ste lash vetem
Kerkoj falje qe smundja me ba me shume...edhe pse besoj ne mbrekulli
Cdo gja ka nje arsye
Zoti te deshti afer vedit...ne ato caste ndjeva gjelozi
e ne te njeten kohe kam than pse eshte kaq e padrejt kjo jete
pse njerzit e mire vdesin te rinj...
Kam shume dyshime e pse ne mendjen time...nje nder to eshte semundja jote.

I love you so much that it hurts
Te kam ne zemer e shpirt cdo sekond qe kaloj e jetoj.Je ne zemrat tona gjithmon e ke me ken deri ne pafundesi...
Sei la mia vita ...se fosse un altra vita la vivrei per LEI...
TVB Sai...
 

shefki

Papirus rex
Re: Kendi i krijimeve te reja

NATE VERE

Flegrat e qytetit shfryjne
gjyshe qe sajojne perralla,
kuisje deshperimi ne kasino,
hingellima grash te perdala...

Pas perdesh venitet virgjeria,
me djerse e gjak freskohen carcafet
nata ndizet si cakmak dashnoresh;
te tre thithin cigaren e perbashket.

Mushkonjat me levrijne rreth kokes
dhe i kanosen kitares 'cakorduar,
pergjate kenetes xunkthat trillohen:
simfoni bretkosash paska filluar.

Bulku bujar i nates, ndan kengen
me shelgjet kokevarur mbi lume.
Iriqet tok defrejne kete nate,
ata pine vese e rrine pa gjume.

Kurse une, dua vere,ne vere!
Te pi sa te sosen vreshtat.
I zhveshur te kridhem ne vete...
Ziliqare,me marrshi pleshtat!

Te me dyndni me te shara,
qe t'harlisem ,t'hijeshohem;
te me grini si hashish,
pse jo,me te gjithe drogohem!

Dremitja m'ben symarsian te esellt
Reja hokatare me prish terezine.
Lerma ta shoh ate bri te henes,
C'kodosh!Ma mbars mire fantazine.
 

Cleopatra

Forumium praecox
Re: Kendi i krijimeve te reja

Duke shikuar Henen!!!

Vazhdoj te eci,ecja me ndihmon te reflektoj ne gjerat qe tjeret me thone e ne gjerat qe i them te tjerve...me ndihmon te mendoj,dhe gjate gjithe kesaj kohe e di qe deti po me pergjon...duket krejt i qete,ska asnje dallge dhe cdo gje duket sikur e ka vemendjen ne mendimet e mia...
Dielli po perendon,dhe eshte e mbrekullueshme te shikosh se si kur po bie duket sikur po behet nje me detin duket sikur po shkrihet ne te...e cdo gje shpirterore te ndryshon...ngjyrat e tij qe leshon ne qiell me mahnisin me ndricojne shpirtin me bejne te enderroj gjithcka...
Ne pak sekonda Dielli zhduket dhe i len vend Henes.Dicka emocionuese.
Aty nen hijen e asaj hene me shfaqen gjithe gjerat e jetes time !Mendoj se sa e cuditshme eshte kjo gje.Dielli dhe Hena dy gjerat me te bukura te botes me nje fat pak a shume jo te mire...Nuk munden te rrijne pak bashke, edhe nese duan pasi e kan kohen e caktuar se sa te rrine...Por Hena pret cdo dite qe te marri vendin e Diellit...vetem duke menduar se si ne at vend qe ka qene Dielli do jet ajo per vete e ben te trishtueshme qe Ai sesht me te...Cfare fatit te cuditshem ka hena:eshte e dashuruar me Diellin...i vetmi krijim i botes qe sdo jet kurre e tija...e ka dashur e don dhe do e doje gjithmon...qe ne diten e pare qe e ka pare.
Eshte e dashuruar nga syt e tij,ato sy qe shikon cdo nate.Nje nate nje yll i thote Henes:"Hene perse po qan"? dhe ajo me nje shfryerje te deshperimit te saj arrin te thote vetem keto fjale: "Dashuroj qenien,krijesen me te bukur por me te larget te kesaj bote"...Ylli e shikon me kujdes Henen qe ne te njejten kohe e kishte marr pak veten dhe po ecte...nuk e kishte kuptuar tamam se cfare ishte qe e bente tu ndjente kaq keq shoqja e tij,por per nje gje Ylli ishte i sigurt:Do ishte ne dashuri dhe do e donte shume ate "qenie,krijes" sepse e shikonte ne syt e saj...
Do vazhdojne keshtu jeten e cdo dite...e Hena priste me padurim per dite perendimin e Diellit...Cdo nate ishte e njejta skene:Ajo qe shikon e Ai qe i le te lir skenen ,i lodhur nga gjithe dita shkon te flej duke i hedhur vetem nje buzeqeshje.
Hena kerkon nje zgjidhje te kesaj situate ndoshta te pazgjidhshme...keshtu qe pret nje nate te mbushur me re dhe shfrytzon rastin ti kerkoj nje mendim dhe reve...
Mikja ime Re kam nevoje per ndihmen tende i thote Hena...dhe i flet per ndjenjat qe kishte per kete gje qe smundte ta hiqte nga mendet...kurre ne asnje menyre...
Reja e degjon me kuriozitet te gjithe cfare i tregon Hena,e shikon dhe i thote:
"A e din qe edhe miku im Dielli me ka folur nje her per ty...dhe me ka thene qe..."
Po ne ate moment koha ndryshon e vjen era e furishme dhe e dergon ren diku larg nga Hena...Hena bertet...Pirt te lutem mikja ime,me thuaj te lutem cfare te ka then i dashuri im Dielli"," Nese e takon thuaj qe ne kete bote ekziston vetem nje krijes qe..." Por reja tashme ishte shume larg,dhe Hena nuk e mbaroj frazen e saj...dhe kupton qe ishte vetem perseri...
Do kalojne keshtu dite te tjera,gjithmone e njejta skene,gjithmon Ai veshtrim i Grabitur...
Ishte vere e Hena skishte me mundesi te shikonte shoqen e saj Ren e bardhe,e cila ate nat i dha nje shprese...por Hena skishte ngut,keshtu qe priti Vjeshten...me shpresen se do takonte Ren dhe do i kerkonte se cfare i kishte thene i dashuri i saj Dielli...por ishte akoma nje problem per tu zgjidhur:Si do mund te njihte mes gjithe atyre Reve ,Ren e bardhe qe i kishte folur ate nate...Por nuk u preokupua shume :sepse e kishte vendos te pyeste te gjitha vetem ta gjente dhe te fliste me te !
Nata erdhi,por erdhi nje nate e ndryshme nga tjerat,Dielli ate nate nuk e shikoj,Hena priti kot ate nat per shikimin e tij,por Ai sikur te mos ekzistonte Hena, i kaloj perpara...vazhdoj rrugen e tij edhe pse ndjeu perpelitjet e shpirtit te Henes qe i preken "kurrizin" si flutura te vogla...
Pse ai nuk i dhuroj racionin e saj qe mirrte cdo dite ne vend te ushqimit?Po,sepse Hena jetonte cdo dite me kujtimin e atyre syve,atyre syve qe sonte nuk e kishin bere te enderronte as per nje sekond...Ate nate nje Yll i vogel i afrohet Henes,dhe i tregon se cfare kishte degjuar nga Toka..."oh shoqja ime Hene "i thote ylli i vogel.Sapo degjova disa ankesa nga Njerzit,te cilet thonin qe drita jote eshte aq e paket sa qe njerzit nuk arrijne te shohin asgje...asgje nuk shkelqen...biles sikur ka marr hije te zeze gjithcka atje poshte...
E shkreta Hene,ajo e shkreta po u mundonte me gjith shpirt,por prap nuk mundte te pretendonte se skishte ndodhur asgje...
Keshtu qe i kerkoj ndihme Qiellit,qe te dergonte ne Toke disa Vetetima..keshtu qe te mund te justifikonte veten tek njerzit dhe njerzit te flisnin rreth vetetimave...
 

Cleopatra

Forumium praecox
Re: Kendi i krijimeve te reja

I dashur Mik, Angel, Gjithcka...


Eshte nje nate e qete sonte e yjet shkelqejne e duken sikur mundesh me i prek me dore.Hena ka ndricuar rrugen e me bukurin e saj me mahnit.
Jam vetem ne dhomen time,e duke veshtruar qiellin filloj e mendoj...
Mendimet me cojne kudo,filloj e mendoj se:
Cfare ka ky qiell?Cfare ka kjo toke?
Cfare ka deti brenda,sa bime,e gjallesa ka ne ate det,sa kafshe uji ka,sa peshq sa pasuri qe edhe sot akoma sesht zbuluar as cereku i tij...Pastaj mendoj cfare eshte jasht rruzullit toksor,ajer?boshllek ?A ka specie tjera ne planetet e tjera?A ka jete nen toke?A ka jete ne qiell,A ka jete tjeter...?A ka pas jete tjeter?A kam bere pjese une ne te?A ekziston De Javu?(sepse shum her e ndjejm)...
Pra ca sme shkon ndermend.
Si u formuam? Nga natyra,Zoti apo erdhem nga majmuni...?
Pra ku s'me shkon mendja.Nje dite dikush me beri pyetje a besoj ne Zot?
Pergjigja ime ishte qe po.Besoj ne Zot,Besoj ne Dreq,Ne engjej,Shenjter e Shpirta...pra jam njeri qe besoj me shpirt.
Respektoj cdo fe,rrace,por besoj ne te vetmin Zot.
Tani e di qe te gjith pak a shume na esht futur ne gjak nga familja si feja,edukata,zakone e tradita,gjuha etj etj...por sjam tip qe jam fanatike per asnje fe...as fen time.Jam tip qe besoj ne Zot dhe e di qe eshte nje dhe i njejti per te gjithe.Nuk besoj magji,nuk jam supersticioze,nuk besoj gjera te shkruara apo te thena.Besoj realitet,cfare shikoj cfare degjoj cfare ndjej.Gjendja shpirterore me jep te kuptoj teper.Besoj se te gjithe ndjejme gjerat me shpirt e me intuiten qe kemi.Mendja llogjika ben punen e vet.Besoj mos ti bej kujt keq me dashje,dhe nese vras kend pa dashje besoj dhe e ndjej te kerkoj te falur edhe pse me kushton ajo fjale...
Pra sesht nevoja te pyesim kend qe A KA ZOT?A KA DREQ?
E dime shume mire qe te dy ekzistojne.Ka njerez qe thon po ti nuk i shikon...Nuk i shikoj por shikoj te mirat apo te keqijat qe ndodhin ne kete jete.Pra veprat.Ndjej prezencen e tyre kudo...Ndjej Zotin afer meje kudo e sidomos kur kam nevoje per te...
Shume njerez munden te thone qe hmmm paska pi raki te grades se pare mindhunter girl.Ose po na difton perralla.E di se jemi te rritun e jemi adult,e di se cfare do te thote jeta reale.E di cfare do te thote ti dalesh zot vetes me cdo kusht,ti dalesh per zot familjes,gjakut tend,shoqeris e njerezve qe te rrethojne.E di qe jemi te stresuar e plot prob nga kjo jet qe po vjen e behet per cdo dite e me e rende...me e mbushur me obligime.Por e shikoj qe po iken besimi,po iken fantazia,po iken enderra,po iken dashuria e sinqerte,po iken respekti,po iken cdo gje pozitive...cdo gje shpirterore...Njerzit po behen te padurueshem,shume praktik,pa fe sensualiteti ne shpirt,aspak ndjenja,aspak forc shpirterore,apo thjesht imagjinat,romantizem,pra po vjen FUNDI.
Flitet shume per fundin por se di e sdua ta di si do vije...
Dua te jetoj cdo dit ashtu sic e meritoj,dua te rregulloj gabimet qe mund ti kem ber me aq sa kam mundesi,dua te shijoj cdo gje qe me jepet mundesia,dua te ndjej cdo gje qe ma kerkon shpirti, mendja e syri.Dua te shikoj gjelberimin e majes se malit,dua te shikoj henen duke perenduar mbi det...dua te shikoj syt e tu duke perenduar mbi syt e mi..dua te degjoj muziken e shpirtit tend...dua sa shume gjera duam...Hargjojme kohe me gjera te cilat as qe duhet ti fusim vetes siklet,e harrojme njerzit qe na duan,harrojme veten tone,i futemi punes,lekut,karrieres,harrojme qe do paguanim edhe gjakun ton sikur te ishim nje here ne te njejten tavolin me ato shoket qe kemi pas ne klasen e pare kur ishim 7 vjec.Harrojme se si luanim me shoqerin ne lagje,sesi qeshnim qanim kur u vrisnim,bertisnim e u gezonim per nje gol qe benim me ate topin e vogel gjith gunga(pasi skishte tjewr ne dyqan).Por prap se prap luanim me te dy ore pa u ndal.Skishim lojra qe sot femijet i kan,skishim kompiuter,skishim televizor ama kishim shoqerin e paster,kishim shoqe e shok qe i shihnim si motra vellezer.
E kush nga ne sdo donte te ishte i vogel 7-8 vjec me ate padjallzin qe kemi pasur...me ate dashurin per njeri tjetrin e respektin e prinderve,te afermve pse jo komshive dhe te panjohurve.Pra kujtoj shume kujtime te bukura apo te hidhura por ndjej nje forc te madhe ne shpirtin tim.Ndjej dicka qe don me me plas kraharorin e don me dal jasht me bertit "JAM KETU".
Pra shume gjera qe mundem me shkrujt,shume njerez mund ti bejne komente,si psh:Momente debulese,apo gjera femijerie,apo marrina qe si besojne...por gjithsesi keto jan pjese e jetes time.Gjithkush ka besimin e vet,dhe une respektoj gjithkendin.Aq sa i takon e si i takon.Shpresoj se ke me pas durim dhe humor brenda vetes tende kur ta lexosh kete leter pasi po te shkruaj ty si i shkruhet nje shoku.Nese ke vendos me ken shok i imi ne pranin time,por edhe kur une sjam afer teje...pra me mban ne mendje,une mendoj se duhet me u ba shok dhe me e therrit njeni tjetrin shok.
Mendoj se te gjithe e kemi nje shok te mire per jeten tone,edhe pse afer na duhen te gjithe nje dite.I keqi, i miri,hajduti,vrasesi,avokati,doktori,i urti e me radhe...
Por ngaqe besoj shpirterisht ,shikoj dicka me shume se keto qe shikoj me sy,shikoj edhe cfare ndjej...A ka engjej?A ka shpirta rreth nesh?(te mir apo te keqinj)?
Mendoj se Zoti ka bere nje njeri ne kete bote njesoj si une.Pra besoj se e kemi nje kopie diku neper bote.Sja di moshen,se di ku rrin,por e di qe esht diku...ose esht lart ne qiell e me ruan...A ju ndodh te jeni te shtrire ne krevat e te ndjeni pranine e dikujt afer jush?A mendon ndonjeher se dikush po te shikon ne kete cast?Ose dikush po te mendon ne te njejtin moment...Te gjithe e kemi nje te panjohur qe e mendojme,qe i flasim krejt lirshem,qe e fantazojme si shok,mik,madje edhe me teper...varet se si ndihemi emocionalisht...
Nganjeher mendoj qe do doja per sa te mundja te flisja me ty,do kisha besu akoma me shume ne ty Engjulli im.Sikur te te kisha par syt e tu,prek duart e tua,kisha besu me shume...Sikur te ndjeja ashtu sic te ndjej neper endera perkedheljet e tua...apo te shihja te kaluaren...kur ne te dy kemi qene bashke...
Por mendoj se keshtu qenka shkruar...Zoti na sjell ne toke per nje qellim,e gjithkush ben punen qe i takon.Zoti ve ne prove njeriun e mire,njeriun qe ka shpirt e ndjenja,pasi i miri provohet se i keqi ske se cfare e provon se e tregon veten kudo.
Cdo gje ka nje arsye,pse te rinjt vdesin shpejt,pse i keqi jeton shume...pse uji eshte blu...pse ti me mundon...qenia jote,mendja jote prania jote me cmend,pse te ndjej kaq shume,kur e di se je larg...pra ca don shpirti jot ketu me mu?
Besoj se njeriun e mire e ka cu Zoti me ndihmu te varferin,me ndihmu ato te paaftin,pleqt,femije.Me ba te lumtur njerez,por skuptoj pse edhe pse ke gjithcka si materialisht si shpirterisht pse gjithmon thell ne shpirt na mungon dikush,na mungon ai dikush qe na kupton tamam,ai dikush qe mundena me i hap shpirtin ai dikush qe na mbush pjeset qe na mungojne...Vras mendjen ku do jet gjysma e shpirtit tim...vras mendjen athua e kam gjet?athua e kam taku ndonjehere?athu me eshte dhene mundesia ti flas ndonjehere?ose thjesht athua e kam pas nje kontakt syri me te...apo eshte von e ti sje me ketu...por je diku lart ne qiell e kujdesesh per mu...
Sa pyetje ka njeriu ne mendje,saqe kur fillon me pyet veten fillon e ndihesh akoma me konfuze...per cdogje.
Pse dyshojme?Pse ndjejme?Pse ekziston koincidenca,pse ekziston fjala mik...Pse ekziston TI?hmmm...njerzit munden me than jam e marr kur lexojne keto pyetje...pasi njerzit sot besojne ne genjeshtra me leht se ne gjera te verteta.Ne fund te fundit eshte e drejta e tyre te mendojne ku duan...POR SKA TE DREJTE ASKUSH TE GJYKOJE...edhe pse e bejne.Pse i themi tjerve qe skupton...?Sepse sna kuptojne apo sepse kemi frik se na kuptojne tamam mire sa na kap frika e sduam ti humbasim...ruhemi ne gjerat qe themi si e si mos ta kalojme cakun ne asgje...si e si ta ruajme kete shoqeri deri ne eternity...
Nese ke plan te me shohesh tlutem engjull beje me kujdes,mundoju mos te me trembesh...Sjam ketu te te them se ca te besh apo mos te besh...por tlutem mos me tremb.Jam shume kurioze per ty.Si e ke emrin?Si dukesh?Si reagon?Si ecen?Si qesh?Si flet?Si perkedhel?A je i lejuar te pergjigjesh pyetjeve te mia?Kam shume pyetje per ty,kam shume gjera ne emdnje qe do mund te ti thoja por me duhet kohe...me duhet kohe e siguri qe te mund te shpreh se cfare ndjej per ty e gjithe keto gjera qe ndjej brenda meje.A munden engjejt me shkru me lapes?Kisha dasht me pas letren me shkrimin tend ne duart e mia...
Besoj se engjejt jane per te na ruajt ne.

Nder gjithcka te veshtir qe ti me ke mbrojtur
me kap doren me terhiq e me thuaj cfare te bej
kur rrezikoj te bie ne dashuri me humneren
tlutem me terhiq e me drejto drejt rruges se Zotit
Kur une semurem,dua pranine tende afer meje dite nat nese esht e mundur
duke mbajt doren time,puthur syt e mi e ballin,e perkedhelur flokt e mia
Do doja te te peshperisja sekretet e mia dhe te ndaja enderrat e mia me ty...

Cfare din ti per mua?A je ne dhimbjet e mia e gezimet e mia?
Do doja te te thoja sa te du,ah zot sa gjera do doja te te thoja.Por kjo sesht dashuri per nje puthje,per nje nat sex,per nje krijim familje...etj...
Kjo eshte nje ndjenje qe kalon cdo kufi te dashurise,eshte nje ndjenje qe eshte e bazuar ne respekt per njeri tjetrin,eshte e bazuar ne dashuri me mendjen tende,qenien tende ,me shpirtin tend e timin bashke.Eshte dashuri eterne...e cila edhe kur te vdes do jetoj e mbase nje dite do takohet perseri me ty engjelli im e ndoshta...vetem ndoshta...nje dite do jemi perseri bashke...
 

Ema

Goddes
Re: Kendi i krijimeve te reja

<div class="ubbcode-block"><div class="ubbcode-header">Originally Posted By: McCik</div><div class="ubbcode-body">Ajo ka

shikim magjie,
Sytë prej shkëndie,
dehesh, përhumbesh nëse ia sheh,
se, po të panë,
harron dynianë,
të harron mendja, shkon e të le.

Hunda si busull
e palëkundur
tregon ku presin buzët plot gjak,
ejtur e fryrë.
O, Zot, ç' fytyrë!
Vetëm ta prekja, ta puthja pak!

Balli i lartë,
lëkura - ajkë,
faqet ngjyrë purpur qeshin nën sy.
Flokët lëshuar,
derdhur, trazuar.
Të mund t'i humbja gishtat aty!

Pastaj vjen qafa.
Para dhe prapa
e gjat' e lëmuar si prej mermeri.
Supet me gropë,
gjoksi më poshtë...
(Ah, s'e kam parë dot un' i mjeri!)

Porsi violina
i duket shpina -
sfidë sfilitëse: „Eja në mundsh!“.
Harqe të rrumbullt
vithet e bukur.
Jo, si të sajat, s'i ka askush!

S'do flas për barkun
se ia ha hakun.
S'mund t'i gjej fjalët që t'ia tregoj
lëmimin, formën.
Të mundja dorën
lehtas e ëmbël mbi të ta shkoj!

Lehtas e ëmbël
gjer të vijnë këmbët -
binjake malli, ftesë për tundim.
T'i kem para syve,
të humb mes tyre,
asgjë më shumë s'do shpirti im!

Pak kam harruar,
shumë jam hutuar
dhe pak a shumë po më vjen zor,
se s'duhen fjalë,
por dalngadalë...
...kaq! S'flas për vendin më kryesor!

</div></div>


Me kenaqe /ubb/images/%%GRAEMLIN_URL%%/smile.gif /ubb/images/%%GRAEMLIN_URL%%/smile.gif /ubb/images/%%GRAEMLIN_URL%%/smile.gif
 

shefki

Papirus rex
Re: Kendi i krijimeve te reja

EKLIPS

Ah keto teka hyjnore
qe s'na lane rehat nje dite:
ky diell, ve syze t'erreta
e shet mend si perendite.
 

shefki

Papirus rex
Re: Kendi i krijimeve te reja

MENGJES GUSHTI ANGLEZ

Po mberdhij pakez sot ne mengjes.
Dielli ,ninulla yjesh eshte duke degjuar.
Mbase nena hene po i puth naten e mire.
Mbase rete e bardha jane jorgani i arnuar.

U zgjova se nuk u besoj enderrave.
Mendimet me perzhiten n'filxhanin e kafese.
Te dal njehere ashtu kot nga kopeshti.
Si u gdhine kermillat po zonjusha Vese?!

Kulumbria turfullon nder antena
proteston serish mbi teknologjine.
Une i pergjumur i nxjerr gjuhen,na!
Le ta bekoje me glase njerezine!

Them se ne kete mengjes gushti...
Romeo lengoi:lamtumire buzengjyer!
Njutonit, i ra nje molle ne koke
Mua me lindi kjo profke e shkelqyer!
 

Guest
Re: Kendi i krijimeve te reja

Trokitje vjeshte

Nuk ish rastesi, kjo dite shnderruar ne gri
Nje diell mengjesi, qe su duk aspak
Ne endrren e sotme, su pa femijeri
Por gjethe te rena, qe shtruan ne park.
Nje vjeshte qe erdhi me heret se ti,
Nje det qe pertoi te levize dhe valet,
Vetmuar u ndieva ne veren e ikur,
Ne shiun qe nisi, me humben dhe fjalet.
 

shefki

Papirus rex
Re: Kendi i krijimeve te reja

SA I KEQ!

Ndiehem fyell,behem flute
Djalli me jep frymezim.
Dhi me seder ne plevice
Jam gati per kurorezim
Do te fle dhe me lavira
Cdo rrufjan cdo delenxhi
Dreqi t'i ve gishtin kokes
Paska me keq se ai!
Mes piskamash do te qesh
Qe te vdekurit te ngjall
Te gajasem me skeletet
"kam nje hall...kam nje mall..."
Kam uri, kullufis foshnje
Me drakulen pi une gjak
Menderosem varrit tend
Helmoj dhe babane tim plak.
Zhys dynjane ne gjynahe
Murg-memec fajin ta ngjis
Rend hareshem drejt se Keqes
Tek te mirat shllapuris
U linda engjell do vdes djall
Do t'ia hedh dhe Zotit vete
Me mekate do ta josh
Ne parajse t'hyj pa bilete!
 

shefki

Papirus rex
Re: Kendi i krijimeve te reja

SA I KEQ!

Ndiehem fyell,behem flute
Djalli me jep frymezim.
Dhi me seder ne plevice
Jam gati per kurorezim
Do te fle dhe me lavira
Cdo rrufjan cdo delenxhi
Dreqi t'i ve gishtin kokes
Paska me keq se ai!
Mes piskamash do te qesh
Qe te vdekurit te ngjall
Te gajasem me skeletet
"kam nje hall...kam nje mall..."
Kam uri, kullufis foshnje
Me drakulen pi une gjak
Menderosem varrit tend
Helmoj dhe babane tim plak.
Zhys dynjane ne gjynahe
Murg-memec fajin ta ngjis
Rend hareshem drejt se Keqes
Tek te mirat shllapuris
U linda engjell do vdes djall
Do t'ia hedh dhe Zotit vete
Me mekate do ta josh
Ne parajse t'hyj pa bilete!
 

shefki

Papirus rex
Re: Kendi i krijimeve te reja

SYKALTRA E PAPUTHUR

Vajze! Ne syte e tu shoh trishtim theres,
risi hipodromesh:kuajt shalojne njerez!
asteroide statuja e ca meteore frikacake,
kometa pa bisht fare;njezet yje binjake...
Ulkonja paqesore ne rrepira pyjesh te dendura
Urithe dhe-shkrifes,fushave te mjera pa emra
biba,kerrica mbi mimoza,dallendyshe rebele te ngordhur
plazh-magnet-peshkaqenesh,bredh dege-debore te lodhur
llasticen e ngrysyr qurrashe,lodren e thyer pertoke
ngerdheshjen e camarrokut me tas persheshi mbi koke

shoh barrrikada ndrojtjesh,shoh perflakje kaotike
shoh veten strateg puthjesh :disfate e embel gjenetike !
 

shefki

Papirus rex
Re: Kendi i krijimeve te reja

VJESHTES...

Pemet andej nga parku ,gjethet martire nderojne
E syte e tu, si xhelate inkuizicioni me shpojne
Po s'ka me xixellonja qe ta shoh ate, dashurine
Ndaj te shkon dem, si rrush i kalbur ne kantine

Dikur dielli ngjesh hunden ne te carat e Ozonit
Dhe me endje thith jodin e Adriatikut e Jonit
Teta nata ze e majmet ne parlamentin astronomik
Kurse Veriu e Juga zhdepin sho-shoqin me kamxhik
Pincat e motit merren me perdredhje vetetimash
Lart nesh; spektakle resh e eksod bubullimash
Epo tani qe dallendyshet delegate marrin dhene,
Vecse fekale hyjnore pres nga qielli pa pelene.
 
Top