Re: Filozofi yt i preferuar
Fillimisht postuar nga Hmmm:
[qb] Doja te dija se cili filozof ju ka influencuar mo shum ne studimet tuaja dhe briefly pse?
p.s. nje mjafton. nuk duam lista. [/qb]
" Emmanuel Kanti
--------------------------------------------------------------------------------
Atje ku nuk mund as të argumentosh dhe as ta hedhësh poshtë ëstë e lejuar të besohet.
Emmanuel Kanti
Bibliografia
Emanuel Kanti lindi në vitin 1724 në qytetin e vogël provincial Konigsberg të Prusisë lindore. Arsimimi i tij filloi ne kolegjin frederikan , drejtori i të cilit ishte një pietist (pietist-sekt fetar të cilit i taknin edhe prindërit e Kantit) dhe në vitin 1740 Kanti hyri në Universitetin e Konigsbergut. Këtu ai studjoi klasikët, fizikën dhe filozofinë. Gjashtë vite më pas i përfundon studimet me përgatitjen “Mendime mbi vlerësimin e vërtetë të forcave të gjalla” ku merr pozicion në diskutimin e kartezianëve e lajbnicianëve mbi çështjen në fjalë. Nisi veprimtarinë si mësues privat në një familje fisnike të Prusisë lindore. Si le mësimin privat fillon karierën universitare duke marrë doktoratën me disertacion “De igne” dhe “Venia Legendi” me “Principiarum primarum cognitionis metaphysicae nova dilucidatio”.
Jep mësim në: matematikë, logjikë, fizikë, gjeografi; ndërsa më vonë edhe në filozofi, pedagogji, antropologji, psikologji. Dalja e veprës “Historia universale e natyrës dhe teoria e qiellit” ka treguar interesin e spikatur të Kantit për gjeografinë vepër kjo e cila paraprin teorinë Laplaces mbi sistemin e formimit diellorë , që më vonë u quajt edhe si teoria e Kant-Laplasit. Tërmeti i Lisbonës i jep mundësinë e tri shkrimeve mbi argumentin të cilave u shtohet edhe “Monadologjia fizike”. Pastaj boton veprën “Teori e re e lëvizjes dhe qetësisë” ; del një ese e cila titullohet “Mbi mprehtësinë e rreme të katër figurave silogjistike”; dalin dy prej tri shkrimeve më të rëndësishme parakritike “I vetmi argument i mundshëm për të vërtetuar egzistencën e Zotit” dhe “Kërkim për të futur konceptin e madhësive negative në filozofi”. Në shkrimin “Kërkim mbi evidencën e parimeve të teologjisë natyrore e të moralit” vë në dukje ndryshimin e metodës mes matematikës e filozofisë; “Vëzhgime mbi ndjenjën e së bukurës dhe sublimes” është botimi ku në themel të moralit është vendosur ndjenja e bukurisë dhe e dinjitetit të natyrës njerzore.
Kështu edhe e gjithë jeta e tij është një vazhdimësi e veprave të tjera dhe shkrimeve të tjera të tij që ai i botoi dhe i shkroi që edhe e mahniti botën , mirëpo veprat më kryesore të tij janë: “Kritika e arsyes së kulluar”, “Kritika e arsyes praktike”, “Kritika e fuqisë së të gjykuarit” , “Prolegomena pë të gjithë metafizikat e së ardhmes”, “Parime të etikës metafizike”, “Parimet e para metafizike të shkencës”, “Besimi brënda kufijve të arsyes së thjeshtë”, “Paqa e përhershme”, “Themelimi i zakoneve shoqërore”, “Forma dhe parime”, etj.
Shëndeti i Kantit përkeqësohet me shpejtësi, ai vuan nga një formë e “coma vigil” ose një pagjumësi e vazhduar dhe aftësitë e tij të koordinimit zvogëlohen. Ndërprët praktikisht përpilimin e një vepre (të nisur në vitin 1796) “Mbi kalimin nga parimet metafizike të shkencës së natyrës te fizika” , vepër kjo e cila duhej të paraqiste një rishikim dhe kulmin e mbarë filozofisë së tij trascedentale. Atëherë largohet edhe nga senati akademik. Vdes më 12.shkurt.1804 duke mërmëritur “ES iST GUT” (“kjo është e mira”). Mbi varrin etij do të shkruhen fjalët e “Kritikës së arsyes praktike” :”Qielli me yje mbi mua, ligji moral në mua”.
Kriticizmi i Kantit
Si themelues i filozofisë klasike gjermane zhvillimi mendor i tij kalon nëpër dy faza: në atë parakritike dhe në atë kritike. Kanti është një filozof jo origjinal në periudhën parakritike sepse në një farë mënyre ishte ithtar i filozofisë së Kristina Volfit dhe gjithashtu edhe të filozofisë së Lajbnicit. Për këtë shkak edhe unë nuk do të ndalem në analizat e tij të peridhës parakritike.
Në periudhën kritike Kanti heq rreptësisht dorë nga racionalizmi dhe nga empirizmi dhe u përcaktua për një rrugë të tretë që ai e quajti kriticizëm.Ai që në fillim të kriticizmit parashtroi tri pyetje:
1. Çfarë mund të dijmë ?
2. Çfarë mund të bëjmë ?
3. Në çfarë mund të shpresojmë ?
Sipas Kantit në pyetjen e parë përgjigjet metafizika të cilës Kanti ja kushtoi edhe veprën e parë dhe më të rëndësishme të kësaj natyre që e titulloi “Kritika e Arsyes së Kulluar” ; në pyetjen e dytë përgjigjët etika që Kanti shkroi veprën e dytë me titull “Kritika e Arsyes Praktike” ; ndërsa për pyetjen e tretë Kanti thotë se përgjigjet religjioni ku edhe shkroi veprën e tretë që e titulloi “Kritika e Fuqisë së Gjykimit”.
Në “Kritikën e arsyes së kulluar” Kanti merret me mundësitë dhe kufijtë e njohjes. Sipas tij njohja përbëhet nga gjykimet , mirëpo Kanti bën një ndarje kategorikisht të kundërt edhe në mes të gjykimeve sepse ai thotë se ka gjykime a priori të cilat janë të domosdoshme, universale, se në tërësi ato janë të njejtë me gjykimet matematike dhe se janë kushte të çdo mendimi, pra detyrimisht janë a priori ; dhe gjykimet aposteriori të cilave u paraprinë përvoja , pra arrihen gjatë jetës. Edhe gjykimet apriori edhe ato a posteriori mund të jenë gjykime analitike dhe sintetike.
Deri para Kantit mendimi se ne mundemi ti njohim sendet vetëm atëherë kur subjekti drejtohet dhe kthehet kah objekti ishte një mendim që kishte një force të të kuptuarit , megjithatë këtu Kanti ndërhyri dhe në një mënyre elokuente e elaboroi këtë çështjë duke argumentuar se objekti duhet të kthehet kah subjekti, sepse tek subjektet ai kërkon format apriori që fillojnë ta ndërtojnë objektin si të tillë dhe që bëjnë të mundura gjykimet sintetike apriori prej të cilave është e përbërë shkenca. Me gjykimet sintetike apriori ne kuptojmë gjykimet e përbëra edhe nga apriori edhe nga aposteriori, me këtë edhe Kanti deklaron se e gjithë njohja mund të fillojë nga përvoja megjithatë e gjithë njohja nuk mund të arrihet nga përvoja.Kanti thotë se mendja e kulluar i jep nga vetvetja e tij atë që njohja nuk mund ta gjejë ë përvojën.
Ideja e Kantit për sintetizimin e ariorit dhe aposteriorit e detyroi atë në hulumtimin të tri aftësive apo fuqive të formave apriori të njohjes:
1. Fuqinë e të vërejturit (ndijorë)
2. Fuqinë e aryes
3. Fuqinë e mendjes
Fuqinë e të vërejturit Kanti e quajti si estetikë transcedentale ku si faktorë rregullativ të mendjes empirike sipas tij janë hapsira dhe koha. Ai thotë se hapsira dhe koha nuk vijnë nga përvoja, megjithatë janë faktorë apo kushte apriori të çdo përvoje të mundshme.
Pjesën e dytë apo fuqinë e arsyes Kanti e titulloi logjika transcedentale dhe këtu ai thotë se derisa fuqia e të vërejturit është pasive fuqia e arsyes është aktive sepse kjo në fakt i mendon objektet. Si formë apriori të arsyes janë kategoritë të cilat ai i ndau në katër grupe:
1.Gjykimet sipas Kuantitetit ( Sasisë)
a)gjykimet universale
b)gjykimet partikulare
c) gjykimet singulare
2.Gjykimet sipas Kualitetit ( Cilësisë)
a)gjykimet afirmative
b)gjykimet negative
c) gjykimet limitative
3.Gjykimet sipas Relacionit (lidhjes)
a)gjykim kategorik
b)gjykim hipotetik
c)gjykim disjunktiv
4.Gjykimet sipas Modalitetit (mundësisë)
a)gjykimet problematik
b)gjykimet asertorik
c)gjykimet apodiktik
Pjeasën e tretë të “Kritikës së Arsyes së Kulluar”, Kanti e titulloi dialektika transcedentale që e identifiko fuqinë e mendjes. Këtu mendja tenton të tejkalojë kufijtë e botës së fenomeneve, ajo fillon duke krojuar iluzione dhe arrine të formojë ide. Kanti zbulon tri ide kryesore: idenë e Shpirtit, idenë e Botës dhe idenë e Zotit.
Për idenë e shpirtit Kanti konkludon se ai nuk mundet të njihet në botën e fenomeneve por vetëm në botën e noumeneve sepse në botën e noumeneve nuk ka kohë dhë se atje eshtë gjithçka e mundur, prandaj edhe pavdekshmëria e shpirtit është e mundur.
Për idenë e Botës Kanti paraqet disa antinomy nëpërmes të të cilave nuk mund të njihet asgjë në saktësi si psh kjo botë a është e lirë apoi gjithçka në të është e determinuar dhe me disa shembuj të tjerë të ngjajshëm ku thotë se ne për këtë gjë nuk mund të dijmë asgjë të sigurtë.
Dhe në fund për idenë e Zotit Kanti kishte një pikpamje të qartë sepse ai thoshte se atje ku nuk mund as të argumentosh dhe as ta hedhësh poshtë ëstë e lejuar të besohet pra sipas kësaj Kanti e pranon idenë e Zotit.
Kritika e Arsyes Praktike
Kritika e Arsyes Praktike është vepra e dytë dhe pothuajse më me rëndësi në filozofinë e Kantit në periudhën kritike të tij dhe në gjith filozofinë e tij. Kritika e Arsyes Praktike është një vepër etike rrespektivisht vepër e cila nuk i deikohet ose nuk bën fjalë për rregullate veprimit moral, por për të kuptuar se në çfarë kushtesh një marrje vendimi me natyrë morale është e mundur.
Kjo vepër siç e përmendëm edhe më lartë është vepër etike e cila i përgjigjet pyetjes së dytë që Kanti e parashtroi si pyetja më problematike dhe më me dyshueshmëri veprimi. Ai e shtjelloi mirë përgjigjen e pyetjes “Çfarë mund të bëjmë ?” , që dmth se në një farë mënyre edhe veprimi moral njerëzor varet nga disa kushte që nuk i përkasin vetvetës mirëpo përkundër mundësisë së veprimit moral, Kanti këtu e shtroi mirë edhe çështjen e vlerës morale e cila thotë se kjo është ajo që nuk i përket asnjë faktori të jashtëm por vetëm vetes.
Arsyeja teorike udhëheq bindjen kurse arsyeja praktike udhëheq veprimin, e para synon të vërtetën ndërsa e dyta të drejtën, thotë Kanti. Një veprim është i moralshëm atëher kur ai vjen nga një vendim për tju bindur ligjit moral si të tillë dhe aspak në bazë të vlerësimi të qëllimeve dhe të pasojave të jashtme.
“Unë duhet ta bëj”, ky është i vetmi motovim moral apo është një kërkesë e qartë që edhe sakt edhe mirë mund të shihen pasojat positive të atij veprimi moral. Pas kësaj Kanti mirë analizon dhe thotë se për të vepruar moralshëm duhet që patjetër të ndodhet i pranishëm te personi edhe vullneti i mirë.
Vullneti i mirë, thotë Kanti, është ai që brënda nesh na bën të dëshirojmë të jemi në pajtim me vlerat morale. Dhe kur vullneti i mirë i jep vetes ligjin e tij atëherë formohet ajo që Kanti e quan autonomia e vullnetit. Duhet kuptuar se kjo autonomi nuk është sinonim i arbitrares (nëse ndalemi në kontekstin e filozofisë politike me këtë autonomi nuk duhet kuptuar atë që Platoni e quajti plutokraci, pra ku fuqia qëndron në duart e njerëzve qëllimi kryesoirë i të cilëve është pasuria apo dëshira e tyre për veprime që ndoshta vetëm atyre ju duket e mirë), duke na lejuar të bëjmë atë që na shkon për shtati.
Në fjalën autonomi gjendet fjala auto që shënon vetveten dhe fjala nomos-ligjin. Autonomia është statusi i vullnetit që i jep vetes së vet ligjin etij dhe ky ligj është bindja ndaj detyrës “unë duhet ta bëj”.
Aspekti i dytë kryesorë i cili e bën të mundshëm që një veprim të jetë në përputhje me normat morale është Liria. Liria është kjo aftësi për autonomi që ne zotërojmë dhe që nuk lejon të jemi lodra në duart e ndjenjave dhe parapëlqimeve tona. Kanti mendonte se asnjë ligj moral madje asnjë arsyetim praktik nuk është i sakt pa nënkuptuar lirinë, ai gjithashtu mendonte se vetëm qenjet racionale mund të jenë të lira në atë kuptim që kërkojnë morali dhe moralshmëria.
Sapo fillojmë analizën e këtij problemi shohim se vepruesi i lirë dallohet jo nga mungesa e detyrimit por nga natyra e veçantë e detyrimit prej të cilit udhëhiqet. Liria i nënshtrohet ligjit moral dhe shprehjen e saj e gjejmë në pranimin e domosdoshmërisë së këtij ligji e të pushtetit të tij të plotë të vepruesit moral. Këtu duhet bërë dallim midis veprimit në pajtim me ligjin dhe veprimit nga ligji. Veprimi nga ligji do të ishte një autonomi, ndërsa veprimi në pajtim me ligjin do të mund të përcaktohet si një heteronomi.
Po them heteronomi sepse veprimi i vepruesit moral nuk bëhet nga ajo që më lart e konstatuam si një vullnet i mirë, por nga ajo që ai është i kushtëzuar ta bëj për ashkak të rrethanave shoqërore (shtetërore, politike, etj.) , apo nga ndonjë dobi e tija personale. Edhe pse veprimi është i moralshmë në plotkuptimin e fjalës,prapseprapë nuk mund të jetë edhe i barabartë me veprimin autonom sepse në këtë sundon arsyeja dhe vullneti i mirë për veprim të moralshëm, ndërsa në veprim heteronom sundon detyrimi (ose qëllimi personal) ndaj vepruesit të veprimit moral.
Pra ta konkretizonjmë edhe këtë dallim: Veprimi nga ligji është veprim autonom , i cili bëhet veprim i moralshëm edhe pse ligji moral nuk është nxitës për të , kurse aksioma nga e cila udhëhiqet në veprime edhe pse duket kategorike në të vërtetë është praktike.
Të veposh nga ligji don të thotë të veprosh nga pranimi i vet imperativit kategorik dhe të nxitesh nga ai pranim. Mirëpo këtu shtrohet një pyetje shumë e rëndësishme e cila interesohet për këtë të sapo përmendurin imperativ ose imperativin kategorik.
Duke folur në këtë mënyrë Kanti më vetëm gjendet në botën noumenale dhe tërësisht i pavarur nga të dhënat empirike. Në këtë kuptim autonomia është absolute dhe e pashkatërrueshme. Si noumen ajo është e pakushtëzueshme. Këtu arrihet edhe deri aty ku Kanti dallon dy detyrime (imperativë) të arsyes praktike : Imperativin kategorik dhe Imperativin hipotetik. Këto të llojit të dytë ose imperativët hipotetik dallohen nga prania e kushtëzimeve të cilave iu vehen për veprim. Me një fjalëzës ose me një “nëse…” që bën fjalë për ndonjë kusht , nevojë apo dëshirë e kuptojmë imperativin hipotetik. Pesha e tyre ose forca shtytëse varet nga dëshirat aktuale të subjektit të cilit i drejtohen dhe rrjedh thjesht nga forma shtytëse e atyre dëshirave. Sipas D.Hume_it nuk ka tjetër përdorim të arsyes përveçse në krijimin e imperativëve të këtij lloji , pra në një zbatim të veçantë e të kufizuar të arsyes teorike për të përllogaritur mjetet me të cilat duam të arrijmë qëllimet tona.
Ta lëmë tash imperativin hipotetik dhe të kalojmë në atë që Kanti e quajti veprim nga vullneti i mirë, veprim nga ligji apo imperativi Kategorik. Ky lloj detyrimi rrespektivisht imperativi nuk ka lidhje as me dëshira as me nevoja të veçanta, prandaj dhe vlefshmëria e tij nuk varet nga kurrfar kushtesh empirike. Këta imperativë nuk përmbajnë “nëse” dhe nuk u jepen interesave paramendëse të subjektit. Ata marrin formën “Bëj këtë” gjegjsisht “Duhet të bësh këtë”. Këtu kërkesa është për objektivitet të vërtetë më çka objektin dhe subjektivitetin “detyron” të afirmojë si diktat të arsyes në vendin që duhet zbatuar imperativi kategorik, është pra shtrëngesa e kulluar e detyrës. Dhe i kulluar këtu ka kuptimin se bëhet fjalë për shtrëngesën e pakushtëzuar apriori të ligjit moral.
Imperativët kategorikë përpiqen duke sjellë ndihmë disa parime të arsyes praktike të cilët të gjithë duket se kanë rrjedhë nga një parim kryesorë i vetëm ose janë baraz me të. imperativin kategorik Kanti e formuloi në disa mënyra a para e të cilave është kjo: “Vepra vetëm sipas asaj aksiome të cilën njëkohësisht mund ta duash si ligj universal”. Kjo u paraqit si çështje me vlefshmëri apriori dhe kishte të njejtin status në arsyen praktike me atë që ai jepte parimeve të arsyetimit të kulluar.
Imparativi kategorik u riformua në mënyra të ndryshme megjithse Kanti thoshte se ishin të gjitha format të barazvlefshme. Dy të tjerat me rëndësi të veçant janë këto: “Vepra ashtu sikundër do të veprojë po të dojë që aksioma e vepriimit tënd të jetë ligj universal në mbretërin e qëllimeve” dhe e dyta është “Vepro në atë mënyrë që çdo qenje racionale qoftë tek vetja qoftë tek një tjetër, kurrë të mos e trajtosh vetëm si mjet por edhe si qëllim.
Me atë fjalën “Mbretëri e Qëllimeve” nënkuptohet ideali për veprim moral që në mënyrë të ndryshme mund të thuhet se në mbretërin e qëllimeve ajo çka është duhet të jetë dhe ajo që duhet të jetë është.
Parimi i dytë nënkupton që qenja racionale është e shrënguar nga arsyeja të bindë të tjerët për qëllime të veta, jo për ti skllavëruar apo shfrytëzuar, por gjithmonë për të pranuar se çka mbajmë në vetveten përligjjen e ekzistencës vetjake të tyre dhe të drejtën për pavarësi. Kjo është edhe parimi kryesorë ku në themel përmban idenë Kantiane se ligji moral në fakt pë qëllim e ka “rrespektin për personin” dhe zakonisht ai duhet apo edhe shpreh atë.
Karakteri objektiv i imperativit kategorik qëndron në tri veti të veçanta:
1. Ai nuk bënë fjal për dëshira apo nevoja individuale madje për asgjë tjetër përveç konceptit të racionales, nuk bën dallim midis faktorëve racional, por zbatohet në mënyrë universale tek të gjithë ata që e kuptojnë arsyen për veprim.
2. Faktor i racional është i shtrënguar nga arsyeja ta pranojë imperativin kategorik ku ky imperativ është po aq ligj themelorë i arsyes praktike se edhe ligj i jokontraditës pra është ligj i mendimit.
3. Të pranosh këtë parim d.t.th të fitosh një motiv shtytës për të vepruar ose më mirë thënë të jesh i gatshëm për bindje.
Meqë imperativi nuk e ka fjalën për ndonjë dëshirë por vetëm për aftësuinë e arsyetimit si të tillë del se nëse të tre ato mendime mund të afirmohen arsyeja praktike jep motiv shtytës për veprim pa ndihmën e të tjerëve. Ligji moral bëhet jo vetëm ligj universal por i domosdoshëm. imperativi kategorik ka “domosdoshmëri objective” dhe këtë e arrin duke e abstraktuar nga të gjitha nevojat dhe dëshirat ose nga të gjitha vendimet racionale. Ai e paraqet vepruasin të varur vetëm nga natyra e tij racionale.
Konkluzion-Thelbin e imperativit kategorit Kanti e përshkruajtisi vijon: “Vepra në atë mënyrë që maksimumi i vullnetit tënd të mund të shërbejë në të gjitha kohët si parim i një legjistlacioni universal”
Me këtë formulë Kanti synon ta shpjegojë faktin se eksiston një srukturë e pandryshueshme (e përhershme) e njeriut e cila si e tillë vlenë për të gjith njerëzit, për të gjitha kohët dhe për të gjiitha vendet, dhe se kjo strukturë e përhershme është vullneti i mirë dhe ajo do të ishte bazë për një etikë univerzale.
Para se të vazhdoj për postulatet e etikës Kantiane, do të shqyrtoja dhe detyrimin rrespektivisht në fjalën “detyrë” në veprimin moral. Veprimin moral pa detyrim nga vetvetja oseme detyrim nga faktorët e jashtëm është një veprim moral heteronoman, ku nuk mund të arrihet liria e plotë personale. Detyra që vetja i jep vetës gjendet tek një subject i lirë meqë ai te vetja edhe atë në thelb e gjen kuptimin e detyrës.
Këtu edhe vjen në shprehje postulati i parë i etikës së Kantit pra postulati i lirisë. Kanti mendonte se asnjë ligj moral dhe asnjë arsyetim praktik nuk është i saktë pa nënkuptuar lirinë. Falë formulës “ti mundesh sepse ti duhet të bësh” ne ndeshemi me lirinë. Arsyeja praktike ku shtron përpara njeriut detyrën nuk ka asnjë kuptim pa mos a pranuar lirinë. Ky zatën është edhe postulati kryesorë i arsyes praktike. Ne tashme e dimë se liria nuk është një fenomen por ne e dimë se ajo duhet të ekzistojë meqë ajo përbën një premisë për detyrën. Kanti thotë se liria nuk mundë të ndeshet siç ndeshen fenomenet, por atë e ndeshim vetëm në raste të veprimit moral.
Kështu pra, “Kritika e Arsyes Praktike” na lejon ta pranojmë pa rënë në kontradiktë me arsyetimin tonë, konceptin e lirisë. Megjithatë kjo vepër nuk na ofron asnjë provë për ekzistencën e lirisë, këtë se bën as “Kritika e Arsyes së Kulluar” por, ajo vetëm na dëshmon se liria është kushti pa të cilin moraliteti i cili vepron në mënyrë efektive te qenja njerëzore, do të ishte pa asnjë kuptim. Ajo është pra një kusht për të pasur kuptim një postulat i pavërtetuar që nuk hidhet poshtë por i domosdoshëm në proçesin moral. Nëq postulatin e dytë shohim se sipas Kantit për njeriun ka një ndarje mes detyrës dhe lumturisë ku në të shumtën e rasteve detyra kërkon që lumturia të sakrifikohet, megjithatë, në vetëdijën tonë morale ka diçka që kërkon pajtimin e detyrës dhe lumturisë. E pasi kjo nuk është e mundur në botën e fenomeneve atëherë kërkojmë këtë pajtim ta gjejmë në botën e noumeneve.
Në botën e noumeneve nuk ka kohë prandaj aty edhe “shpirti është i pavdekshëm” (postulati i dytë) thotë Kanti. Duhet të kuptuar se postulati i dytë pra postulati për pavdekshmerinë e shpirtit në arsyen praktike nuk ka se si të dëshmohet ndryshë përvçse nëse pavdekësia e shpirtit duhet kuptuar si diçka që gjen kuptimin e saj, jo në ndonjë vazhdimësi të përkohshme, por vetëm në natyrën noumenale të shpirtit.
Prej këtej vimë edhe te postulati i tretë dhe i fundit, pra postulati i Zotit ku Kanti thotë se “Kritika e Arsyes Praktike” vepron në mënyrë analoge, ajo shtron kërkesën për një bashkim vlerash, për një bashkim të përtejm të të gjithë elementeve përbërëse të jetës morale dhe se ky bashkim i përtejm është Zoti. Këtu, sikurse në “Kritikën e Arsyes së Kulluar”, Kanti thotë se ne nuk mund ta provojmë ekzistencën e Zotit, megjithatë ne as nuk mundemi ta hedhim poshtë ekzistencën e tij, por ne vetëm mund të konstatojme se ekzistenca e tij është një kusht që e gjithë tërësia e moralit praktik të ketë një kuptim. Ajo pra është e nënkuptuar në çdo vënie në jetë të moralitetitdhe lirisë. Këtu shihet se Kanti e pranon ekzistencë e Zotit, por edhe më qartë shihet në fjalët e tij;“Në diçka që nuk mund të vërtetohet e as të hidhet poshtë është e lejuar të besohet”.
Fatmir ZIMBERI Prill , 2005