Re: Filozofi yt i preferuar
Jo, jo Mandi, nuk keqkuptohem, konfronti i mendimeve na ndihmon te gjitheve, dua te them ata qe jane te interesuar. Por ka disa gjera te cilat duhen marre parasysh.
Filozofia eshte shkence me vete dhe nuk perfshin letersine si te tille.
Cdo veper letrare ka nje permbajtje dhe kjo permbajtje ne vetvete ka edhe filozofi brenda sikurse ka edhe estetike, histori etj, por nuk eshte as filozofi, as estetike, as histori.
Sratr ne studimin e tij voluminoz:"Saint Genet, comedien et martyr" analizon personazhin dhe autorin e librit(eshte i njejte dhe nese ke mundesi ta rekomandoj ta lexosh. Ne shqip nuk besoj te jete perkthyer)JEAN GENET - "Ditari i nje hajduti" Me pak fjale, personazhi eshte sinonim i sekeqes. Hajdut, morracak, lypsar, omoseksual, burgaxhi, spiun, grumbullo gjithe te keqiat e botes dhe vishja nje njeriu. Por...ajo qe pa Sartr si filozof tek ai personazh ishte e keqja dhe roli i saj, ajo qe te keqen e ben sublime. Pra Sartr shkruajti filozofine, sepse filozofi eshte ai dhe jo Hajduti.
(Kam dashur te hap nje teme per diskutim, tek sociologjia: "Ajo qe eshte e mire brenda se keqes").
Duke iu kthyer Dostojevskit, eshte shume e vertete qe leteria e tij eshte e prirjeve psikologjike dhe (ne mos gabohem, e kam sjelle thenien tek nje teme e letersise) eshte quajtur koka e letersise ruse, por nga ana e tij edhe ky eshte ndikuar nga nje shkrimtar tjeter, per te cilin do te shkruaj nje dite, per te sqaruar nje pohim te gabuar qe eshte bere tek tema e femres ne literature, ku une kam hedhur shkrimin tim me titulll: "Idhull dhe zvetenim".