Filozofi yt i preferuar

rudi123

Primus registratum
Re: Filozofi yt i preferuar

Do te shtoja ne vazhden e shume filozofeve te medhenj qe jane permenduar mesiper dhe nje qe ndoshta nuk e njihni shume por qe ka thene dicka shume aktuale per popullin tone:

"Demokracia eshte sistemi me perparimtar qe na afron historia njerzore deri me sot,pasi eshte diktatura e shumices dhe respektimi pakices.Por deficiti me i madh i ketij sistemi eshte nese shumica eshte injorante dhe idiote"
Leibowitz
 

blabla

Primus registratum
Re: Filozofi yt i preferuar

"Demokracia eshte sistemi me perparimtar qe na afron historia njerzore deri me sot,pasi eshte diktatura e shumices dhe respektimi pakices.Por deficiti me i madh i ketij sistemi eshte nese shumica eshte injorante dhe idiote"
This is only a slight modification of the ideas presented by Hegel...
 

Kondrapedali

Kondrapedali
Re: Filozofi yt i preferuar

Të gjithë këtu shkruajnë mbi filozofë të cilët i kanë lexuar (disa edhe që i kanë dëgjuar- si emra). Mirëpo asnjëri nuk e ka guximin të bëjë filozofinë e tij në bazë të vëzhgimeve dhe llogjikimeve personale. Për mua kjo është mënyra më e mirë për të evituar gabimet e derisotme! Pasi të arrish të hecësh me këmbët e tua mund edhe të lexosh të tjerët e pse jo edhe t'i kritikosh!
 

S6T6N6

Forumium maestatis
Re: Filozofi yt i preferuar

Artur Shopenhauer, dhe Emanuel Kant jane dy nga lista e te preferuarve te mij...
 

ermir celanji

Primus registratum
Re: Filozofi yt i preferuar

e cme duhen mua prapaskenat e jetes ose me sakte filozofia e njerezve kur jete me shfaqet hapur perball.
 

blabla

Primus registratum
Re: Filozofi yt i preferuar

e cme duhen mua prapaskenat e jetes ose me sakte filozofia e njerezve kur jete me shfaqet hapur perball.
...edhe krijesat 1-qelizore jete bojn, po kjo sdo te thote qe ja dine kuptimin.
 

S6T6N6

Forumium maestatis
Re: Filozofi yt i preferuar

Fillimisht postuar nga Nayeli:
[qb] Mund te te pyes pse te pelqen Kant? [/qb]
Sepse me logjike shume te ftohte rrezon teizmin e rreme.
 

Presidenti

Forumium maestatis
Re: Filozofi yt i preferuar

Fillimisht postuar nga Hmmm:
[qb]
e cme duhen mua prapaskenat e jetes ose me sakte filozofia e njerezve kur jete me shfaqet hapur perball.
...edhe krijesat 1-qelizore jete bojn, po kjo sdo te thote qe ja dine kuptimin. [/qb]
perkundrazi er hum ato ja dine kuptimin shume me shume se ti sepse sipas ndertimit te tyre perdorin ne maksimum pa humbje te boshte ekzistencen e çdo pjeseze qe kan. jane efektive ne te jetuar.


Kurse ti, ke nje tru qe i perdor vetem nje perqindje rudimentale, ke nje aftesi per te gelltitur tere boten e mbytesh ne nje pike uji. ke memorie per te mbartur te shkuaren e aftesi per te perceptuar te ardhem e ngel i burgosur ne momentin, çastin aktual.

ti ke nje perkefsion tendin qe s'e di se per çafre te duhet e ne ekosistem ti dukesh i vetmi gjalles pa funksion!!!


qenjet njezelizore te mesojn me shume po ti pyesesh!
 

blabla

Primus registratum
Re: Filozofi yt i preferuar

perkundrazi er hum ato ja dine kuptimin shume me shume se ti sepse sipas ndertimit te tyre perdorin ne maksimum pa humbje te boshte ekzistencen e çdo pjeseze qe kan. jane efektive ne te jetuar.
Me duket se "perkundrazi" jote duhet te ishte "gjithashtu" se te njejten gjo po thomi, po megjithate...
perkundrazi kjo tema esht nen "philosophy" dhe instincti te mbijetosh, si ne rastin e nje-qelizoreve, nuk mund te shpallet si philosophy. Athere, ai tjetri qe tha qe jete boj cdo dit un...etc, esht mo keq se nje qelizori, kur esht i afte ti rishikoj dhe parashikoj actet e veta, edhe consciously zgjedh not to...
 

lola

Primus registratum
Re: Filozofi yt i preferuar

Kant, per kategoriken imperative dhe gjithcka qe shkruajti ne epistmologji.
 

EB

Primus registratum
Re: Filozofi yt i preferuar

Ralph Waldo Emerson per shkrimet e tij mbi konceptin e "self-reliance". Eshte gjeniale and worth reading.
 

Urim Nerguti

Primus registratum
Re: Filozofi yt i preferuar

Dy filozofë: Martin Heidegger dhe Emmanuel Levinas.
Heidegger - filozofia e tij, nëse mund t'a quajmë kështu (ai nuk pëlqente të thoshte që ishte një filozof, por dikush që mendonte), është tejpërtej e sjellur rreth konceptit të Qenies. Dhe për arsyen e vetme që ky koncept ishte lënë në harresë qysh nga koha e mendimtarëve të parë (Herakliti, Parmenidi), duke i lënë vendin qënies. Heidegger pati meritën e madhe për t'i dhënë qenie karakterin e saj foljor. Deri në atë kohë, ajo që studiohej ishte qënia, ekzistuesja, diçka që është, dhe jo qenia (të qenurit) e saj e cila sipas Heidegger ishte tërhequr në hije. Vepra e tij "Qenie dhe Kohë" (Sein und Zeit, 1927) është vepra më kapitale e shekullit të XX-të, dhe si të thuash "bibla" e çdokujt që mendon të merret me filozofi. Ndarja e tij e koncepteve qënie dhe qenie është themeli i filozofisë së sotme. Për të, çdo qënie (ekzistues) ka një qenie (të qenur) dhe çdo qenie është qenie e një qënie. Pra, çdo të qenur është të qenurit e diçkaje që është dhe çdo gjë që është ka një të qenur. Që të dyja shkojnë por pa u identifikuar kurrë me njëra-tjetrën.
Disa vepra të rëndësishme të tij janë: Qenie dhe Kohë, Ecje drejt fjalës, Udhë që nuk të çojnë askund, Çfarë thirrim të mendosh?, Hyrje në metafizikë, Principi i Arsyes, pa harruar madhoren "Letër mbi humanizmin".
Por vepra e tij filozofike nuk duhet ngatërruar me qëndrimin e tij politik (1933-1945) i cili nuk ka asgjë për t'u lakmuar.

Përsa i përket Levinas, këtë e kam shpjeguar në temën "Etika" në Albforum. Dishepull i Heideggerit të parë (deri 1929), ai ndahet nga ky i fundit për t'iu përkushtuar gjatë gjithë jetës së tij etikës. Për të, metafizika paraprin ontologjinë dhe jo e kundërta siç mendon Heidegger. Dhe metafizika për të është transhendanca e Tjetrit. Për Levinas, qënia (psh, njeriu), është ajo që ka rëndësi dhe jo qenia (psh, të qenurit e njeriut). Levinas thotë: "Të afirmosh prioritetin e qenies (të qenurit) në lidhje me qënien (atë që është), kjo është tashmë të prononcohesh mbi thelbin e filozofisë, të nënshtrosh relacionin me dikë që është një qënie (relacionin etik) ndaj një relacioni me qenien e qënies e cila, pavetore, lejon kapjen, dominimin e qënies (ndaj një relacioni njohjeje), nënshtron drejtësinë ndaj lirisë."
 

Lit

Primus registratum
Re: Filozofi yt i preferuar

Ekzistencializmi i te cmendurve, Nietzsche dhe sidomos Kierkegaard me ka influencuar shume, megjithese Hegel me terheq me shume. Nese do te persihatesh duhet te merresh me idealizem dhe mua me pelqen te bej ashtu, por jo te jetoj ne te tille forme. Dyjezim i skajshem hmmm?
 

labi90

Primus registratum
Re: Filozofi yt i preferuar

Filozofi me i preferuar i imi eshte Artur Shopenhauer dhe I Madhi Xhordano Bruno.

Vepra e ketij te fundit ishte hyjnore sepse kurre nuk iu nenshtrua kishes.

djegia e tij ne furren e druve ishte çnjerzore
 

Al-Punk

Still here
Re: Filozofi yt i preferuar

Shopenhaur, Dostojevski (hehe), Platoni, D'Aquino... Soren Kierkegaard, Jung ne fakt te gjithe nga aq pak sa i kam lexuar
 

GJENERALI

Primus registratum
Re: Filozofi yt i preferuar

Fillimisht postuar nga Lider:
[qb] Edituar: te njejten gje ke vendosur dhe ne faqen e pare [/qb]
ooo tani e pashe Mando /pf/images/graemlins/smile.gif
e kisha harru fare.
me fal /pf/images/graemlins/smile.gif
 

S6T6N6

Forumium maestatis
Re: Filozofi yt i preferuar

Fillimisht postuar nga Mandi:
[qb] Shopenhaur, Dostojevski (hehe), Platoni, D'Aquino... Soren Kierkegaard, Jung ne fakt te gjithe nga aq pak sa i kam lexuar [/qb]
Mando nuk besoj se pergjigjen qe me dhe tek tema e eutanezise e ke nxjerre si konluzion duke lexuar te lartpermendurit /pf/images/graemlins/wink.gif
 
Top