Ekzistenca e PAFUNDESISE!!!!!!!!!!!!!

maxper

Primus registratum
Re: Ekzistenca e PAFUNDESISE!!!!!!!!!!!!!

midis universit dhe budallallekut njerezor, ketij te parit i kane gjetur fundin me duket.
 

Diavolessa

Valoris scriptorum
Re: Ekzistenca e PAFUNDESISE!!!!!!!!!!!!!

Ne matematike cdo gje me te madhe se ne e quajme pafundesi. Ne gjeometri nje segment mund te kete fillim, por nuk ka mbarim. cdo gje qe truri jone nuk arrin dot i japim fjalen pafundesi dhe cdo gje mbaron, por kur hyjme e mendojme thelle lind gjithmone pyetja e pefundesise.
Pafundesia eshte nje numer i madh e truri jone nuk e mbikalon dot. Atehere dikush mund te mendoj qe pafundesia mund te jete "dicka"?....
 

zog

Primus registratum
Re: Ekzistenca e PAFUNDESISE!!!!!!!!!!!!!

pafundesia eshte abstraksion. ne fakt bota eshte e fundme, çdo gje eshte e fundme. edhe NATA, ose vdekja. dhe pas saj ka gjinthnje nje RIfillim.

sidhe (praktikisht) nuk eshte drejteza e pafundme por RRETHI. po te ndjekesh nje rreth nuk e arrin asnjehere fundin. ndersa drejtezat ne natyre nuk ekzistojne ato jane veç abstraksione matematike.
 

99999

Primus registratum
Re: Ekzistenca e PAFUNDESISE!!!!!!!!!!!!!

Njeriu i sotem nuk njef akoma jeten neper eqeane ose ne toke, si mund te mendoje ai te njofe universin?
Njeriu nuk ka si ta njofe universin gjersa ai mendon qe ai eshte qenia me e zgjuar.
 

Le_Routard

Forumium maestatis
Re: Ekzistenca e PAFUNDESISE!!!!!!!!!!!!!

e kush mund ta shpjegoje pafundesine nderkohe qe kerkush nuk mund ta perceptoje ate?

Mendimet e njeriut jane te kufizuara nga fillime-mbarime, shqisat e tij jane te limituara nga siperfaqet, gjykimi i njeanshem, realja ngaterohet me irrealen.

Pafundesia nuk mund te kuptohet, pafundesia mund arrihet kur kuptimi pushon se ekzistuari.
 

zog

Primus registratum
Re: Ekzistenca e PAFUNDESISE!!!!!!!!!!!!!

ju s'doni te kuptoni a si ? /pf/images/graemlins/laugh.gif

nuk ka si te jene mendimet e njeriut te kufizuara, sepse po te ishin atij nuk do ti shkonte mendja te rrokte pafundesine. as te shpikte drejtezat paralele. i kufizuar eshte REALITETI. po te mos qe nuk do te na shqetesonte "nxehja e planetit".
 

^Res-Cogitans^

Primus registratum
Re: Ekzistenca e PAFUNDESISE!!!!!!!!!!!!!

Kur ti flet x "rrethin",
esht mendja jote e pakufizuar qe e ka prodhu apo ajo ç'fare ti ke lexuar tek te tjeret?
Qe te flasim me toksorat ktu /pf/images/graemlins/wink.gif.
 

maxper

Primus registratum
Re: Ekzistenca e PAFUNDESISE!!!!!!!!!!!!!

Nuk ka rendesi nese dicka e ke lexuar apo e ke shpikur, se cdo gje shpiket duke u bazuar ne dicka qe eshte shpikur me pare e keshtu vete kjo pune. Rendesi ka se cfare perpunojme ne mendje.
Une them psh se koha eshte e pafundme. Mendimi nuk njeh kufij, dashuria nuk njeh kufij, guximi gjithashtu, cdo ndjenje nuk njeh kufij, pra cdo gje qe nuk ka limit, eshte e pafundme. Edhe ndjenjat jane pjese e realitetit te perfaqesuara nga potenciale elektrike dhe elemente kimike brenda trurit, pra ndjenjat ekzistojne dhe jane pjese e realitetit. Mendimi ne pergjithesi eshte i pavullnetshem dhe i paparashikueshem (ndonjehere)te njeriu, prandaj paaftesia jone per te kontrolluar ndalimin e te menduarit eshte e pafundme. Fjalet qe ne themi qe ne fakt jane instrumentat shprehese te mendimeve, nuk vijne nga hici, por vijne nga mekanizma te nderlikuar mikroskopike dhe te "mireprogramuar". Edhe fjala ne vetvete ekziston si nje vale zanore, nje goditje, nje ndryshim dendesie ne ajer, nje ngarkese e konvertuar ne sinjale elektrike ne veshet tone. Elektriciteti ne vetvete perfaqesohet nga tensioni dhe rryma, pra diferenca potenciale dhe potenciale elektrike, ngarkesa + dhe -, elektrone qe levizin me nje drejtim te caktuar nga nje pike me potencial negativ me te madh ne nje pike me potencial me te vogel negativ. Ne mikrokozmos, rrjedha e cdo gjeje eshte e percaktuar, dhe EKZISTENTE. Nese pranojme kete gje, atehere pafundesia eshte nje hic.

Une jam materialist (nga ana filozofike) dhe keshtu i shikoj gjerat, ju shikojini si te doni..
 

maty

Primus registratum
Re: Ekzistenca e PAFUNDESISE!!!!!!!!!!!!!

nga shpjegimi qe jep me lart Maxper nuk ka te beje me materializem c'do gje qe ti pershkruan ka te beje me nje mendim qe nuk eshte material...

Ato qe ke shkruar me lart jane shume te bukura dhe nqse ti do te ishe materialist nuk do te ishe ne gjendje te shkruaje:" Fjalet qe ne themi qe ne fakt jane instrumentat shprehese te mendimeve, nuk vijne nga hici, por vijne nga mekanizma te nderlikuar mikroskopike dhe te "mireprogramuar". Edhe fjala ne vetvete ekziston si nje vale zanore, nje goditje, nje ndryshim dendesie ne ajer, nje ngarkese e konvertuar ne sinjale elektrike ne veshet tone. Elektriciteti ne vetvete perfaqesohet nga tensioni dhe rryma, pra diferenca potenciale dhe potenciale elektrike, ngarkesa + dhe -, elektrone qe levizin me nje drejtim te caktuar nga nje pike me potencial negativ me te madh ne nje pike me potencial me te vogel negativ. Ne mikrokozmos, rrjedha e cdo gjeje eshte e percaktuar, dhe EKZISTENTE".

Ky mendim nuk eshte "HIç"!! Se ne kete menyre bie ne kontradite me veteveten.


Ekzistenca e pafundesise eshte : kur na prezantohen perpara disa kujtime qe ne realitet nuk i kemi perjetuar asnjehere po na duken te tilla ....( kujt nga ju nuk i ka ndodhur nje gje e tille?, kur jeni ne nje ambient dhe ndieheni nje parfum qe ju kujton dicka ose dike, ne keto momente prezantohet pafundesia, kupton qe ai moment qe te duket sikur e ke perjetuar, ne te vertete po te prezantohet prap ne te njejtin situacion dhe nuk ka fund.


Ekziston evolucioni i shpirtit qe ka te beje me jeten umane. Eshte nje cikel i vazhdueshem: ne vim ne kete jete per te fuqizuar shpirtin, per te arritur qellimet nuk kemi qene ne gjendje te realizojme ne nje jete te meparshme.
Neqofte se kini vene re jemi te rethuar nga njeres superficiale,nuk na trasmetojne asgje dhe njeres speciale qe na ofrojne shume me nje menyre te pakuptueshme.
Te dyja keto kategori jane ne kontakt me njera tjetren,ndimohen per te aritur realizimin.
 

Le_Routard

Forumium maestatis
Re: Ekzistenca e PAFUNDESISE!!!!!!!!!!!!!

Mendimi nuk njeh kufij, dashuria nuk njeh kufij, guximi gjithashtu, cdo ndjenje nuk njeh kufij, pra cdo gje qe nuk ka limit, eshte e pafundme.

Heuuu, dhe une qe mendoja qe njeriu ishte i afte te konceptonte vetem fillime e mbarime. Mendoja qe njeriu nuk dinte ku e ka limitin, qe nuk e kupton limitin e jo qe nuk e njeh ate.

Sa per kufirin poplli thot "ja vuri kufirin ke thana", pra ne qofte se njeriu nuk njef kufirin ateher njef thanen te pakten.

/pf/images/graemlins/laugh.gif
 

pinkparadise

Forumium maestatis
Re: Ekzistenca e PAFUNDESISE!!!!!!!!!!!!!

</font><blockquote><font class="small">Citim:</font><hr />
Mendimi nuk njeh kufij, dashuria nuk njeh kufij, guximi gjithashtu, cdo ndjenje nuk njeh kufij, pra cdo gje qe nuk ka limit, eshte e pafundme.



[/ QUOTE ]

...Kufiri i mendimit eshte Tabuja...kur fillon tabuja, mendimi ndalohet vetvetiu, ndoshta nga morali ndoshta nga frika...

...Kufiri i dashurise...eshte arsyetimi/mentali...dmth kur hyne arsyetimi ne funksjon, ndjenjat fillojne e behen te arsyshme, dmth te kufizushme...

...Kufiri i guximit...eshte vdekja...gjithkush ka frike nga vdekja, si rrjedhoj...guximi behet i limituar...

Problemi eshte se gjithshka e ka nje limit, duam sduam ne...te ndergjegjshem apo jo, ne mos ne koshenca, na ben te limitushem...si rrjedhoj asgje nuk eshte e pafundeme...

xhaxhi /pf/images/graemlins/laugh.gif ja ke fut kot tani /pf/images/graemlins/laugh.gif ik ik, se sqeke gjo as ti /pf/images/graemlins/laugh.gif /pf/images/graemlins/wave.gif
 

zog

Primus registratum
Re: Ekzistenca e PAFUNDESISE!!!!!!!!!!!!!

mos ngaterro gjerat. tabuja eshte mendimi i mases, ose rezultantja e INTERESAVE te mases. nuk ka lidhje me mendimin e robit. mendimi i tij nuk ka kufij, ose me drejt me thone shkon ne maksimum te qenies se robit. po te jesh rob koti, normal qe mendimi tend nuk e kalon thanen.
po kjo nuk ndodh per ajnshtajn, pikasso ose ate qe perdhunon gocen e vogel.

eshte trupi qenia qe kufizon, frika vjen prej tij sepse trupi dhemb jo mendimi. pra eshte REALITETI, qe eshte i kufizuar. nuk e ka kot kisha qe flet per jeten e siperme. fluturon vallaj robi ne toke i ngel veç trupi.
neper endera eshte trupi qe na zgjon jo mendimi, ku mbetet perjet tek rete po mos kete trup mbrapa.
 

pinkparadise

Forumium maestatis
Re: Ekzistenca e PAFUNDESISE!!!!!!!!!!!!!

E ke gabim edhe ti xhaxhi /pf/images/graemlins/laugh.gif

OK mqse tabuja eshte masa (dmth mendimi i mases), ok edhe po ta marrim si te tille.
Personi ben pjes ke masa...apo jo? Po...
Ne fund te fundit masa nuk futet ne koken e tija...apo jo??? Po...
Njeriu eshte i lire te mendoj cte doje (duke mos e thene apo vepruar---gje qe e ndalon masen te dije)apo jo? Po..

Si rrjedhoj, i bie qe edhe pse eshte ndoshta masa qe i vendos tabute, seicili ka te drejte ti adoptoj ose jo...ti aplikoj ose jo...pergjithesisht, nese i aplikon, eshte sepse i aprovon, dmth qe eshte dakort me ate qe mendon masa.

Nga ana tjeter, behet fjale per GUXIMIN (je te signale /pf/images/graemlins/laugh.gif ) dhe kur behet fjale per guximin, behet fjal per rrezikun, nuk po flasim per realitet ketu, ose per gjera te cilat i dime qe nuk i mbizoterojme dote...qe nuk i ndryshojme dote, kur behet fjal per guximin, dmth qe personi ne fjal rrezikon qellimisht, qe e ka zgjidhjen te mos te rrezikoj, por qe ai deshiron te rrezikoj, e vetmja gje qe mund ta mposhti guximin, eshte vdekja, ne fund te fundit, dhimbja fizike kalohet, sepse sherohet, nderkoh qe vdekja JO dhe ndaj eshte kjo qe tremb trimin.
 

Kondrapedali

Kondrapedali
Re: Ekzistenca e PAFUNDESISE!!!!!!!!!!!!!

Gabim. Njeriu nuk bën pjesë tek masa (fizikisht po) dhe mund të dallohet fare kollaj prej saj.

Mendimi është i pafund ashtu si edhe guximi por kjo, siç e shprehu edhe Zogu, varet nga personaliteti i individit.

S'paske gjum ti goce? /pf/images/graemlins/kiss.gif
 

pinkparadise

Forumium maestatis
Re: Ekzistenca e PAFUNDESISE!!!!!!!!!!!!!

Xhaxhi edhe ti gabim /pf/images/graemlins/laugh.gif (c'est comme ca, je l'ai decidé /pf/images/graemlins/laugh.gif )

Ok, OK, masa eshte grup...sic ka grupe te ndryshme, ka edhe masa te ndryshme, keshtu qe detyrimisht, ne mos njeres grup/mase do i perkasesh nje tjetri/e grup/mase.
Dmth, ndoshta mendimi nuk varet ng X mase, por me siguri do varet nga Y mase tjeter...

Ne vertete jemi Individe, por jemi qenje qe kemi nevoj per qenje te tjera si neve, qe do te thote qe e kemi te nevojshme ti perkasim nje grupi/mase, qe do te thot qe kemi nevoje per mendime/tabu ne te cilat te identifikohemi si individe.

( /pf/images/graemlins/laugh.gif i kam ra kafes me top sot /pf/images/graemlins/kiss.gif )
 

Kondrapedali

Kondrapedali
Re: Ekzistenca e PAFUNDESISE!!!!!!!!!!!!!

Un jom unik e kte s'e hudh dot posht ti sado kafe t'kesh pi /pf/images/graemlins/laugh.gif
 

pinkparadise

Forumium maestatis
Re: Ekzistenca e PAFUNDESISE!!!!!!!!!!!!!

Ti i perket i perket grupit te unites states of kanada dry /pf/images/graemlins/laugh.gif
 

maxper

Primus registratum
Re: Ekzistenca e PAFUNDESISE!!!!!!!!!!!!!

Interesant pinkparadise, por i qendroj mendimit se kembengulja ime per te pranuar pafundesine si te vertete eshte e pafundme, deshira per te mos patur fund eshte e pafundme.
Tani ato FUNDET qe permende pak me siper jane si ky rasti ketu: fundi i numerimit deri ne 1 miliarde eshte kur na vjen gjume. E kuptoni absurdin? Keto limite ndjenjash nuk kane kuptim, se per mua, guximi apo dashuria ne vetvete jane te pafundme.

Pastaj behet dhe nje gabim tjeter, kur thuhet se cdo gje ka fund, apo cdo gje eshte e pafundme. Pergjithesimet jane kot ne kete rast. Ketu po flitet, a EKZISTON apo jo pafundesia. Une them se ka gjera te fundme, por ama edhe te pafundme.
 

pinkparadise

Forumium maestatis
Re: Ekzistenca e PAFUNDESISE!!!!!!!!!!!!!

"Deshira per te mos patur fund eshte e pafundeme"

i sigurt?
ne kete rast nuk je ne gjendje te besh ndryshimin midis reales dhe irreales...sepse deshirat verete mund te realizohen, kur jane te mundeshme, nderkoh qe pjesen me te madhe te kohes, deshira te tilla irreale nuk behen kurre realitet...
qe do te thot se deshira jote ndoshta eshte e pafundeme, por vetem per nje fare momenti, sepse shume shpejt vjen momenti qe deshira frenohet nga realiteti...qe e ben deshiren te fundeme...

si rrejdhoj per mua gjithshka ka nje fund sepse cdo gje ka nje limit (duam apo sduam ne) /pf/images/graemlins/laugh.gif

ps: me jep nje shembull bindes te dickaje te pafundem...pls...

pss: te injorosh vazhdimesin (si ke shembulli qe dhe per numerimin e pas nr 1miliard) do te thote qe nuk ka limite...qe eshte e pafunde...(apo mos ndoshta provon mos njohurin)..???
 

gurax

Pan ignoramus
Re: Ekzistenca e PAFUNDESISE!!!!!!!!!!!!!

Idese se pafundesise mund ti afrohesh thjesht: Mendo shume larg, shume shume larg, dhe ik. Kur te mberrish, mendo prape shume larg, qe kesaj rradhe eshte edhe me larg se sa mendove heren e pare, dhe ik prape deri atje. E bje kete gje disa here. Shume here. Aq here sa dikur do mendosh se ke ikur pafund larg. E jo, pafund largu eshte dhe nje here aq, e kur te arrish edhe deri atje, aplikoje kete "formulen" nga e para. /pf/images/graemlins/laugh.gif
Nese ekziston apo jo, po si ta keni them une. /pf/images/graemlins/laugh.gif Ndjenjat e njeriut jane shume personale dhe po keshtu bindjet, dhe ne nje mase me te paket edhe perceptimet. Perceptimet jane kontakti direkt me boten qe na rrethon, por qe lidhen ngushte me rreagimin e secilit prej nesh ndaj ketij ambienti. Pak a shume pafundesine e perjetojme te tere ne menyre te ngjashme them une, kurse uniciteti i secilit eshte tjeter gje. Mos o Zot te isha une njesoj me shembullorin psh qe eshte revolucionar dhe armik i klases. /pf/images/graemlins/lol.gif
 
Top