Ekzistenca e PAFUNDESISE!!!!!!!!!!!!!

inanissa

Primus registratum
Re: Ekzistenca e PAFUNDESISE!!!!!!!!!!!!!

Pafundesia eshte si nje sfere qendren e te ciles mund ta gjesh gjithkund,ndersa siperfaqen...askund...!
 

kurkushi

Primus registratum
Re: Ekzistenca e PAFUNDESISE!!!!!!!!!!!!!

Ne njerëzit e dijmë kufirin tonë dhe nuk kemi pse të lodhemi për pafundësinë e universit.Universi nuk ka as fillim as fund,ose çdo fillim i saj mund të quhet edhe mes edhe fund,varet se nga kush matet apo komentohet.Cdo gjë sillet,qarkullon dhe nuk shkon askund por vetëm në udhën e saj qarkore,ciklimi dhe reciklimi.gjithçka njeriu apo kafsha arrinë të mësojë në jetën e sajë,vdes me te sëbashku gjë që edhe dituria që arrijmë ne është e kufizuar,kur secili duhet t`ia fillojë nga e para.Jemi të kufizuar në pakufijshmëri!
 

Mono

Forumium praecox
Re: Ekzistenca e PAFUNDESISE!!!!!!!!!!!!!

Kamy shpjegon me Mitin e tij te Sizifit se sa here ne njerezit hasim absurdin krijojme nocionin e Zotit.

Nocioni eshte i thjeshte, nese dicka na kufizon ne, nuk eshte e thene qe ajo gje nuk kufizohet nga dicka tjeter.
A mund te jete i pakufi nje zinxhir i tille?

Padyshim qe jo! Gjithcka perfundon ne nje pike tregon eksperienca (Ashtu si ne perfundojme ne nje atom / quark apo tjeter forme).

E megjithate, nocioni pafundesi, perjetesi e ca te tjera lidhen ngushte me nocionin e Zotit. (Grupimi Absurd i Kamy).

Qe te shpjegohet secili prej tyre duhet te shpjegohet Pika ku keto nocione kufizohen. Zoti!

Nocioni Zot sjell dhe konceptin e tejkufirit njerezor. Ne jemi te kufizuar nga Koha dhe Hapesira. Fakti qe ne jemi te kufizuar nga Koha dhe Hapesira a e ben dhe Zotin te jete i kufizuar nga keto koncepte?

Nese supozojme qe e ben atehere koha dhe hapesira derivojne diku. Ky dervim sipas Kamy quhet prap Zot!

Nese Zoti nuk eshte i kufizuar nga Koha dhe Hapesira atehere ai eshte kufizuesi i tyre. Rrjedhimisht ato jane te fundme ne konceptin Zot. Po tejmadhesisht te medha (i afrohen pafundesise) ne nocionin njeri.

Faktikisht dhe ne matematike dhe deget e saj, nocioni i pafundshmerise nuk eshte nje nocion i trashe pafundshmerie. Kur thuhet qe nje limit shkon ne infinit, do te thote qe shkon ne nje madhesi shume te madhe vazhdimisht ne rritje.
Edhe filozofet, duke nisur qe nga Zenoni, kete kane kufizuar. Nje pafundesi eshte nje zgjerim shume i madh, fundin e te cilit NE nuk mund ta arrijme.

Nocioni i pafundesise i shpjeguar ne konceptin ateist te botes dhe universit eshte nje mbyllje dhe keq perceptim i masave. Pafundesia eshte nje pamundesi njerezore, po jo nje objekt i mirefillte!

Nocioni Zot i permendur me siper nuk lidhet me perceptimin fetar, thjesht me perceptimin Kamy
 

^Res-Cogitans^

Primus registratum
Re: Ekzistenca e pafundsis ...

Duke filluar nga vetja,
si perberje trupi - perbehemi nen nje pafundsi organesh/mikro , disa shihen , disa jo ;
ne form mendimi - kaos i tmerrshem,filtrohet nga rregulli i gjuhes tek zeri : thuhet gjithçka me ze? Zeri s'ka gjith kte fuqi...
[...]

Esht shum me interesante perberja e njeriut /pf/images/graemlins/rolleyes.gif ,
pafundsia e vetvetes, e tjetrit - sesa nje univers i larget,pa kuptim .
 

kurkushi

Primus registratum
Re: Ekzistenca e PAFUNDESISE!!!!!!!!!!!!!

Cdo gje ekziston dhe s`ekziston.Cdo gje eshte pafundesi dhe fundesi...Cdo gje eshte Zot dhe Zot i Zotit...gjer ne pafundesi.Secili del prej dikujt dhe askush s`eshte i perhershem...perhershmeria e secilit send eshte e pa perseritshme...
ZOTI yne,jeta jone,krijimi dhe dekrijimi eshte EGZISTUESHMERIA e perhershme ,e pafuntme dhe e kufizuar per çdo gje individualisht qe ecen me pakufijshmerine dhe kufijshmerine e pakufizuar!
 
M

Mortal

Guest
Re: Ekzistenca e PAFUNDESISE!!!!!!!!!!!!!

"Mbrekullite nuk ndodhin ne kundershtim me natyren, por ne kundershtim me ate qe ne dime per natyren"

Edhe ceshtja e pafundesise bie pre e kesaj shprehje. Mendoj se njeriu kerkon prehje ne mendijen e tija per te justifikuar ate qe nuk arrin dot. Pa dashur, duke vepruar keshtu, ai bie viktime e vehtes, e mendimeve per jeten, vdekjen, Zotin, universin-pse jo dhe pafundesise.
Edhe vete tema eshte justifikim. Dyshimet per materien apo abstrakten e kane detyruar shkruesin te mendoje. Dhe jo, nuk ka asnje gje te keqe ne kete mes, por kjo ceshtje nxjerr ne pah dy karaktere kontradiktore tek njeriu:

a- Ai eshte i dobet

Gjendet i pafuqishem kundrejt universit, dhe mjaftohet me fjalet lajkatare. Ai kerkon te gjeje pergjigje te pyetjeve te tija tek te tjeret dhe jo tek vetja. Ndersa ne qe shkruajme, kerkojme te imponojme mendimin tone tek lexuesi, mendim i cili do te beje foleze pikerisht tek ai njeri qe nuk eshte i sigurt. "Ty ty ty"- absolutisht ironike. Bucet njeriu per barazi por kurre s'i shpeton dot hierarkise.

b- Ai eshte i guximshem

Sulmon dijen per te patur me shume. Te pohosh qe nuk di eshte gjysma e rruges per te dija. Pastaj, cfare eshte dija, pervecese nje arme qe te siguron nje fronke ne sy te shoqerise. A eshte njeriu kaq "sucker" per pushtet? - Me mire mos u pergjigjni, sigurisht qe eshte. Ne fund te te fundit ai eshte thjesht qe nje kafshe qe qendron me dy kembe, dhe jo kater. Pra, se ndodhi nje anashkalim ne tema dhe u humba tek "delikatesa" e njeriu, ne lidhje me guximin- njeriu ben pyetje duke marre parasysh qe pergjigjet mund te mos jene ato cfare ai pelqen, preferon.

Eshte thjesht ceshtje besimi. Une e shikoj jeten te pafund derisa te vdes dhe e shikoj vdekjen si nje porte per diku tjeter. E thene bukur- nuk kam frike nga pafundesia, perkundrazi, dua te perpi perjetesine. Me teper kam neveri per kufizimet qesharake dhe pathetic qe njeriu detyron te nenshtroje vehten vetem sepse "nuk di".

Kamy-ja ka thene qe njeriu lihet vete ne kete per tu pergjigjur pyetjeve te pafund dhe si i tille eshte i lire te jape cdo interpretim te tijen per pafundesine.
 

matriksi

Primus registratum
Re: Ekzistenca e PAFUNDESISE!!!!!!!!!!!!!

Puna eshte se ne po flasim per dicka absolute ketu dhe nuk mund te shpjegohet me fjale (sepse fjalet jane marreveshje,pra relative).Pafundesia eshte nje koncept qe ka nje kontext te caktuar ne mendjen tone.Fjala fund ne linguistike do te thote 1.Ekstremi i dickaje -kur ajo dicka eshte nje gje qe perceptohet nga shqisat tona dhe te gjitha shqisat perfundojne ne mendje.Mendja ben hartat e realitetit dhe i kufizon nocionet sipas menyres se eksperiences se secilit e cila sipas mendimit tone e ka nje fund.Pra fundin e vendosim ne dhe i bejme pyetje vetes a ekziston apo jo pafundesia.Nuk ka sesi te ekzistoje fundesia,sepse materia koha dhe hapesira eshte vetem nje iluzion dhe koncept ne mendjet tona.Pershembull njeriu eshte pjese e materies
njeriu perbehet nga molekula ,molekulat perbehen nga atome ,atomet perbehen nga grimca te tjera forma te energjise.Por baza e materies qe eshte atomi perbehet nga shume hapesire dhe fare pak hapesire zene electronet dhe protonet...Pra 0.009999% e hapesires se atomit eshte asgje si rrjedhim atomi formon molekulat dhe molekulat njeriun.Pra njeriu ka 0.00009999% materie dhe pjesa tjeter eshte ajo qe ne quajme asgje.Kur shikojme nje njeri me shume shume ne shikojme asgje nje iluzion.Sic eshte dhe vete materia.:D:D:D:D:D:D
Sipas mendimit tim duhet te behet pyetja :Ekziston fundesia?!: /pf/images/graemlins/ooo.gif /pf/images/graemlins/ooo.gif /pf/images/graemlins/smash.gif /pf/images/graemlins/smash.gif /pf/images/graemlins/smash.gif
 

maxper

Primus registratum
Re: Ekzistenca e PAFUNDESISE!!!!!!!!!!!!!

Kendveshtrim interesant ky i matriksit dhe jam dakort me pyejtjen Ekziston Fundesia, por mendoj te shtoj dhe une ca gjera. Jam dakort qe mendja ben hartat e realitetit dhe e kufizon ate sipas koncepteve te formuara nga eksperienca. Por mos harro se eksperienca nuk eshte gjithshka. Nje sqarim per atomin: atomi ka berthamen ne qender dhe (relativisht) shume larg saj gjendet reja elektronike qe formojne elektronet rreth tij, pra praktikisht, mendohet se distanca midis berthames dhe elektroneve eshte bosh. Por sa per eksperiencen, ajo eshte nje koncept i vaket per te kufizuar realitetin, nuk e ben dot per mendimin tim. Po te marrim relativitetin e Einstein, ai parashikon se nese nje sistem inercial referimi (ne te cilin vlejne te gjithe ligjet e fizikes njelloj) udheton me shpejtesi te krahasueshme me ate te drites, (0.2c, 0.5c etj...) ai peson deformime ne permasa, mase dhe kohe. Nga eksperienca, Einstein nuk do e kuptonte kurre kete gje, po te mos i hynte studimeve te thella. Pra mendja njerezore thyen barriera qe instiktivisht mund te duken te pathyeshme. Per mendimin tim te mos besosh ne pafundesi tregon injorance, sepse hedh poshte shkencen e te gjitha koherave. Pa konceptin e infinitit, nuk ecet perpara ne matematike, qe eshte nena e shkencave, numrat jane te pafundem, si mund ta mohosh kete gje??
 

atman

Forumium maestatis
Re: Ekzistenca e PAFUNDESISE!!!!!!!!!!!!!

Është e vërtë që hapësira brenda atomit, midis bërthamës dhe resë së elektroneve është bosh, por kjo kuptohet si boshllëk material, sepse realisht është hapësirë e ngarkuar me energji. Nuk ekziston një boshllëk absolut. Sikur te qe i tillë, atëhere; a nuk do të ishte rasti që elektronet të braktisnin bërthamën? Kjo energji i mban elektronet që të mos bien, ose të mos tërhiqen nga qendra, nëse do ta krahasoja do të gjeja shembullin në makrokozmos, tërheqja që ushtrojnë planetët ndaj njëri tjetrit, dielli ndaj tyre, sistemi ynë diellor ndaj një tjetri e kështu me rradhe edhe pse distancat midis tyre janë të pamata. Vetë bërthama e atomit do të shpërbëhej meqë protonet kanë ngarkesë elektrike të njëjtë.

Me dy fjale, ne shkrimin ku ngrihet pyetja a ekziston fundesia, ka mjaft interpretime te gabuara, duke filluar edhe qe tek vleresimi i realitetit si nje iluzion. Mundohu qe kur te vije koha e darkes te marresh nje luge ne dore dhe te mos e mbushesh me gje, perveç me mendimin, tani do te ha nje iluzion te quajtur supe, pilaf, apo kos...Me duket se edhe vete filozofet idealiste nuk kane mbrritur deri ne kete pike,as edhe Platoni. Sa per pyetjen e quaj te kote sepse mjafton te besh dy hapa ne dhomen tende per te kuptuar qe fundi ekziston si i tille dhe fundesia si e tille, dmth si shume e çdo fundi ne veçanti. Perderisa nuk perplasesh me murin, por shkon tek dera kur duhet te dalesh, do te thote se orientohesh dhe kjo nenkupton permasa te percaktuara qarte. Nejse, u zgjata me shume se ç'kisha qellim.
 

mitka

Primus registratum
Re: Ekzistenca e PAFUNDESISE!!!!!!!!!!!!!

neqofte se do te kerkonim fundin e cdo gjeje... perfundimi do te ishte ne nedo1 cmendine...
 

Mono

Forumium praecox
Re: Ekzistenca e PAFUNDESISE!!!!!!!!!!!!!

Atman,
nese ne rastin e nje dhome kufizimi qe na behet per te percaktuar dicka te fundme eshte Hapesira (muri qe permende),
nese do te ishe ne hapesire ne nje udhetim drejt zbulimit te pafundesise... dhe koha do te kufizonte... a verteton kjo qe asgje nuk eshte e pafund?
Ne fund te fundit koha dhe hapesira kufizojne njesoj jeten tone!
 

antip

Primus registratum
Re: Ekzistenca e PAFUNDESISE!!!!!!!!!!!!!

Sa shume qenkeni lodh mer cuna ne goca! /pf/images/graemlins/laugh.gif

A keni degjuar per Densitetin Kritik te Universit ?
Ky densitet nxirret duke zevendesuar ligjin e Hubble'it te barazimi i Energjise se plote e Universit. Tani per te mos ju trashur me formula ( /pf/images/graemlins/laugh.gif ) po ju them se ky densitet eshte i barabarte me 10 ne fuqi te (-26) kg/m3

Do thoni ju pse na duhet ky densitet kritik?

Po na duhet, sepse nisur nga vlera e densitetit kritik te universit ne krahasojme densitetin aktual te universit. Nqs densiteti aktual del me i madh se ai kritik, universi e ka nje fund dhe nese densiteti aktual del me i vogel se densiteti kritik universi eshte i pafund .

Po halli eshte se ne ende nuk kemi gjetur vleren e densitetit aktual... /pf/images/graemlins/laugh.gif

Hajde filozofoni tani... /pf/images/graemlins/laugh.gif
 

matriksi

Primus registratum
Re: Ekzistenca e PAFUNDESISE!!!!!!!!!!!!!

ATMAN
Puna eshte se as ti as une asnjeri se percakton dot kete.
Sepse Truri eshte si puna e google,ate qe ti ben search ate gje te jep.Kur ti ben search a ekziston pafundesia tek google del
Your search - blablabla - did not match any documents. /pf/images/graemlins/ooo.gif
 

cufi_bardhit

Primus registratum
Re: Ekzistenca e PAFUNDESISE!!!!!!!!!!!!!

Mendoj se ne trurin tone nuk eshte i instaluar programi qe lexon pafundesine.
 

baroni

Primus registratum
Re: Ekzistenca e PAFUNDESISE!!!!!!!!!!!!!

per mua eshte e thjeshte fare, boll te marresh trenin Vlore-Tirane ta kuptosh se c'eshte /pf/images/graemlins/laugh.gif
 

gurax

Pan ignoramus
Re: Ekzistenca e PAFUNDESISE!!!!!!!!!!!!!

Pafundesia ne fund te fundit eshte nje aksiome. /pf/images/graemlins/laugh.gif
 

SkErDi

Primus registratum
Re: Ekzistenca e PAFUNDESISE!!!!!!!!!!!!!

I agree Gurax ... Si aksiome duhet te merret sepse nuk vertetohet. Une mendoj se Ai/Ajo force/ngjarje/dukuri etj etj qe ka krijuar humanet, e ka projektuar e arkitektuar humanin qe te mendoje e perfytyroje deri ne nje limit. Aktualisht pafundesine e hapesires dhe kohes njeriu e di vetem si fjale dhe mjafothet me thenien "hapesira dhe koha jane te pafundme" por nuk e koncepton dot kurre pafundesine as te kohes as te hapesires. Mund ti kthehemi pastaj temes : kush e krijoi njeriun ... sepse do gjejme , do e njohim e do e pyesim per shume gjera : pse e krijoi keshtu- pse nuk e krijoi ... ashtu, si i lindi ideja, cfare po bente ne ate moment , si u ndje kur e pa cfare beri etj etj /pf/images/graemlins/smile.gif
Por nuk ja vlen them une sepse do jete teme me pafundesi postimesh /pf/images/graemlins/smile.gif
 

MLK

Primus registratum
Re: Ekzistenca e PAFUNDESISE!!!!!!!!!!!!!

Pafundesi postimesh!! e ke gabim, pyt moderatorin qe i ve drynin kur te doje ne ke me e pa qe postimet morin fund me 1 click:D
 

SkErDi

Primus registratum
Re: Ekzistenca e PAFUNDESISE!!!!!!!!!!!!!

/pf/images/graemlins/lol.gif teorikisht e kisha fjalen ... praktikisht e di
 
Top