Ekzistenca e PAFUNDESISE!!!!!!!!!!!!!

Kondrapedali

Kondrapedali
Re: Ekzistenca e PAFUNDESISE!!!!!!!!!!!!!

Ndër Udhëtime! Po e filloj me përgjigjet e pyetjeve të tua.

KU SHKUAN GOXILLAT?

Dinosaurët në pjesën më të madhe u zhdukën për çfarëdo lloj arsye ndërsa një pjesë tjetër vazhdon akoma të jetojë sot! Këta janë krokodilët, hardhucat, etj. pra zvarranikët në përgjithësi!

CFARE I ZHDUKU?

Nuk e di pasi nuk kam qenë aty! nuk mund të jap siguri të plaotë mbi diçka që nuuk e kam jetuar vetë. Përgjithësisht pranohet teza e rënies së një meteori si dhe faktorë të tjerë dedri tek djegia e pyjeve nga njeriu!

PSE NUK VJEN ME NE PLANET NJE SPECIE E TILLE?

Çfarë do të bëje ti nëse do të shihje një dinosaur nëpër rrugë? Besoj se i përgjigjet pyetjes tënde!

PSE PO CFAROSEN SHUME SPECIE TE GJALLA CDO DITE?

Njeriu si dhe ndotja që ai i bën mjedisit janë përgjegjës. Ndryshimet klimatike, ngushtimi i hapësirave jetësore si dhe prishja e ekosistemeve janë shkaqet kryesore

A DO TE CFAROSEMI DHE NE ?

Ka shumë mundësi, por kjo mbetet vetëm mundësi dhe jo realitet! Mundet që njerëzimi të vazhdojë të jetojë në një planet tjetër, ku i dihet! Përdedrisa nuk jam Zoti nuk mund të them asgjë të saktë!


HAJDE KONDRAPEDALI VAZHDO DISKUTIMIN!

Përsa i përket kohës përsëri do të kundërshtoj (jo për kokëfortësi).
Ajo për të cilën ti flet është gjithmonë matja e kohës. Dielli lind edhe në Tokë edhe në Mars etj. dhe në të gjithë planetet ku ai lind, perëndimi vjen pas intervalesh të ndryshme kohe dhe kjo matet nga njeriu (intervalet). Por fakti që në saje të rrotullimit të Tokës rreth vetes me një shpejtësi konstante (madhësi tjetër fizike) ne kemi lindje dhe perëndim të Diellit dhe koha që i duhet tokës të bëjë një rrotullim rreth vetes është e matshme (24 orë). Pra koha është e matshme sipas kritereve të krijuara nga njeriu por ajo nuk është e shpikur nga njeriu!
Në të njëjtin kuadër, kur ti hedh një gur me forcë ky i fundit bie në tokë DIKUR. Nga lëshimi i gurit tek rënia e tij në tokë ka kaluar kohë dhe nuk flas për sekonda, minuta apo orë por kohë. Njësitë matëse të kohës janë të shpikura nga njerëzit.
Në diskutimet e tua ti thua që ka një fund duke pranuar që ka një kohë pasi intervali midis fillimit dhe fundit quhet kohë !

Më vjen keq që në shkrimin tënd shikoj acarim. Nuk është qëllimi im të të acaroj dhe nëse kam shkruar diçka që të ka ofenduar të lutem të më falësh!

Gjithë të mirat
 

Samuel

Primus registratum
Re: Ekzistenca e PAFUNDESISE!!!!!!!!!!!!!

Pershendetje "Kondrapedali"

Ke nje nik te bukur me te vertete nje emer qe dikur mua ma ka shpetuar jeten, nje kondrapedal biciklete...
Dikur ne Shqiperi ecnja 20 kilometra me biciklete qe nga ora 5 e mengjezit per te shkuar nga vendbanimi im, ne nje Gjimnaz ne nje qytet per te ndjekur mesimet...dhe ne nje rruge kalldremi fshati rreshqita e u nisa per ne nje humnere...ai kondrapedal biciklete qe e shkela me sa fuqi kisha me mbajti pa e thyer qafen...Pra pa e shpejtuar kohen per ta mbydhur kapitullin e jetes time...

E prap tek koha kemi mbetuar...
Por sonte me ke afruar disi me nje fare bindje per kohen....

Per mua ajo nuk ekziston por ne e kemi si nje vegel pune qe e perdorim sa here na duhet...her e shpejtojme e here e zvogelojme ate...

Nejse se ndoshta eshte dhe ashtu si thoni ju, pasi une nuk jam Studiues i astronomise, hapsires etj...jam nje lexues i te gjitha fushave ne pergjithsi e linja ime eshte dicaka tjeter...qe nuk po ua them ketu se del sikur po mburremi njeri tjetrit...

Ndersa per Dinosauret(Goxillat) ketu nuk ke cme thua, ska krokodila e cme thua ti qe te jene edhe sot si dinosaure...
Ata u zhduken se kishin nje fund pa kthim me ne kete planet!
Ashtu sic jane zhdukur dhe do te zhduken te gjitha speciet e tjera e cdo gjallese deri dhe ne si me te krisurit e planetit...

Pra ska baze asnje kundershtim qe te me thuhet se ekziston pafundesia...

Cdo gje ka fund ashtu sic e paten Dinosauret!

Vec dhashte zoti qe fundi te jete larg...po te pakten sa ti jetojme edhe ne keto dy-treqind vjet!

Jo, nuk e marr per fyerje asnje fjale te mendimeve tuaja...besome une kam shume rrespekt per mendimet e juaja si dhe te disa te tjerve, jeni me te vertet te mire ne bisede...

Kam lexuar diku nje ide te nje antarje qe sikur te takoheshim ndokund ne Tirane apo Prishtine...me ka pelqyer ai mendim shume dhe pse jo...do te njiheshim nga afer me te gjithe dhe do te ishte nje kujtim i bukur...

Se keshtu po mbesim satelitave si Ufo...

Edhe ate "Linosin" ne ate takim ndoshta te ardhem dhe ate do ta rrespektoja edhe pse eshte jo pak grindavec...ne diskutime...por i ka virtualiteti keto...

Ok pra, keshtu me Fundin nuk jam dakort me ty, mos te vije keq, se ekziston fundi i cdo gjeje!

E de, behu i arsyeshem dhe jo koke forte, pranoje se eshte e vertet qe cdo gje ka nje fund!

Hidhu tek tema Fundi i botes...dhe aty flasim prap kur te kesh kohe...

Me rrespekt per mendimin tuaj dhe per fjalen "me fal"! Por nuk kishte perse se nuk i marr gjerat mbrapsht...edhe pse jam kembngules ne mbrojtje te mendimit tim...njerz jemi...Toksor...

Gjithe te mirat
:wave: :thumbsup:
"Nder udhetime"
 

blabla

Primus registratum
Re: Ekzistenca e PAFUNDESISE!!!!!!!!!!!!!

UNE KENDEJ JAM NDER UDHETIME GJITHMONE POR FUNDIN E SHIKOJ NE CDO GJE...
NDAJ ECI DHE VETEM ECI...
Po ti atehere, might as well, ndalo udhetimet. Nqs, ti ke arritur ta shikosh fundin, athere, ti e ke arritur kulmin e diturise tende. Knowledge is not a linear equation!
 

ExPostFacto

Primus registratum
Re: Ekzistenca e PAFUNDESISE!!!!!!!!!!!!!

Kot lodheni se kjo teme, gjithashtu si pafundesia, eshte e pafundshme. Jo vetem qe eshte e kote te flasesh per pafundesine, por eshte e panevojshme. Njeriut si qenie e fundeshme nuk ka mundesi ta kuptoje idene e pafundesise. Kjo teme mund te argumentohet me idealin e persosur te cdo gjeje, fillimisht diskutuar nga Plato dhe me vone Aristoteli. Cdo gje ne gjithesi ka formen ideale dhe formen materiale. Per shembull, nje tavoline e ndertuar nga nje marangoz eshte afersisht e njejte me idealin e tavolines; edhe pse ka qindra mijra tavolina te ndryshme ne bote, me permasa te ndryshme, te gjitha dallohen te jene tavolina. Me te njejtin argument ne mund t'i drejtohemi idealit te Pafundesise: ne kemi nje ide te pafundesise dhe ate e perfaqesojme me gjeresine dhe "pafundesine" e kosmosit ne te cilin universi jone perfshihet.
 

Samuel

Primus registratum
Re: Ekzistenca e PAFUNDESISE!!!!!!!!!!!!!

Mire e ke, vertet eshte lodhje e kote, me mire them qe te mbydhet kjo teme...mjaft u tha sa perseri nuk u gjet fundi...

Si perfundim duke e u larguar nga kjo teme une them se ka patur nje keqkuptim midis palve ku shume kane ngaterruar pafundesine e imagjinates njerzore me ato funde qe ka cdo objekt i madh apo i vogel.

Cdo gjallese e cdo gje tjeter kudo qe ndodhet e ka nje fund edhe pse ne nuk na arrin mosha qe ta shohim apo ta prekinm ate fund...

E imagjinata, fantazia e njeriut eshte e pafund por nuk eshte dicka reale dhe nuk sjedh asgje reale...

gjithsesi ishte knaqesi qe biseduam bashke me ju!

Me kane pelqyer ne pergjithsi te gjithe ne kete teme sidomos Kondrapedali dhe Oroshi...

Gjithe te mirat
"Nder udhetime"
 

Kondrapedali

Kondrapedali
Re: Ekzistenca e PAFUNDESISE!!!!!!!!!!!!!

O Ndër Udhëtime po ku po hikën ore! Unë dua të të mbush mendjen /pf/images/graemlins/laugh.gif se egziston pafundësia si në konceptin fizik ashtu edhe në atë filozofik!

"Kondrapedal" ia kam vënë vetes sepse kam maninë e kundërshtimit dhe të argumentimit edhe pse jam dakort me një çështje /pf/images/graemlins/wink.gif !
 

Samuel

Primus registratum
Re: Ekzistenca e PAFUNDESISE!!!!!!!!!!!!!

Me bere te kthehem...
Tani me trego se per cilen ceshtje ?

aten e mire!
 

Kondrapedali

Kondrapedali
Re: Ekzistenca e PAFUNDESISE!!!!!!!!!!!!!

Ndër Udhëtime, më bëhet qejfi që u ktheve!
Fatkeqësisht për ty përsa i përket çështjes së pafundësisë nuk jam me të vërtetë në një mendje me ty (jo plotësisht) dhe nuk e pranoj mendimin tënd sikur kaq /pf/images/graemlins/laugh.gif ta bësh dhëmbin /pf/images/graemlins/laugh.gif !

Nejse, fillojmë llogjikimin dhe interpretimin e ideve!
Logoja jote është në mos u gabofsha Toka e parë nga Hëna! Mendo sikur të nisesh nga Toka dhe të hecësh në pafundësi...! Nuk mundemi të jetojmë gjatë kështu që nuk arrijmë dot në një fund prandaj dhe themi që nuk ka fund! Këtu besoj se jemi dakort dhe ky është shpjegimi filozofik i çështjes!

Shpjegimi fizik është paksa më i ndërlikuar! Mendo një plakë që tjerr gjithë jetën e vet lesh. Tani mendo një makinë që leshin që plakës iu desh një jetë ta tirrte e tjerr në 2 ditë, tani një makinë që e tjerr në një orë, mjë minutë, etj. duke zvogëluar kohën (nuk e kam me kohën kësaj radhe)! Pra këtu dedl që me shkencën njeriu përparon gjithmonë e më shpejt! Dakort edhe këtu?

Tani të zhvendosemi pak, të kalojmë tek ecja. Më këmbë një njeri hecën shumë më ngadalë se me kalë, biçikletë, makinë, avion, raketë...! Pra gjithmonë e më shpejt nga lashtësia deri më sot! Po nesër? Besoj se ky përparim do të vazhdojë dhe do të mundësojë udhëtimin deri në kufijtë e universit brenda disa vitesh ose pse jo edhe ditësh (pak më ngadalë se imagjinata)! Kur të arrijnë këtë kufi, për ku duhet ta marrin vizën pasi pas një kufiri ka gjithmonë një vazhdimësi. Një kufi apo një fund do të thotë që pas tij fillon diçka tjetër. Në këtë rast, termi hapësirë, tregon gjithshka na rrethon dhe jo përbërjen e saj! Pra nëse pas kufirit të universit tonë ka ujë, qumësht, gura apo lesh kjo pak rëndësi ka ne e quajmë hapësirë (jo boshe)!

Në të njëjtën logjikë e ke menduar që në një elektron, i cili mund të shihet edhe si planet, mund të ketë jetë? Po sikur sistemi ynë diellor të jetë një atom për dikë tjetër? Po sikur ky dikush të jetojë në një elektron/planet të dikujt tjetër?
A mundemi ne të vendosim kufij? Nuk e besoj për vetë vogëlsinë e pafundshme tonën!

Gjithë të mirat dhe mos u bëj "kokëfortë", pranoje tË shkretën që pafundësia egziston! /pf/images/graemlins/laugh.gif :wave:
 

Samuel

Primus registratum
Re: Ekzistenca e PAFUNDESISE!!!!!!!!!!!!!

Pershendetje "Kondrapedali"!

Me vjen mire qe i ke radhitur mire ato saqrime...por ke harruar nje gje te thjeshte qe:

Te gjitha ato perparime ne realizimin e atyre tjerrjeve apo ecjeve qe jane bere me te shpejta sot ne ecurine e tyre te pergjithshme...

Ato kane te bejne me zhvillimin e mendjes se njeriut i cili po shpik gjera te reja!

Tani ti i lidh me pafundesine ato gjera te thjeshta...por:

Mendo se para 500 vjetve njeriu ecte me karroce, sot ec me avjon etj...qe do te thote se njeriu u zhvillua ne tru dhe zhvilluam njeri tjetrin...

Para 500 vjetesh mendohej se planeti Toke eshte nje rrafsh qe ska fund...

Sot dihet qe paska nje fund, nje mase dhe qenka lemsh me uje e Dhe e gure...

Pra ra nje hipoteze per pafundsine e tokes...

Ka ekzistuar nje dhe shume hipoteza per madhesine e diellit, planeteve apo Henes tone ku imagjinata e njeriut i bente te pafundme ne gjatesi apo masa tjere deri sa intelegjenca e njeriut shpiku mjtet dhe arriti te u sidhet rreth e rreth...

Mendohej dikur se ne hapsire eshte vetem galaksia e jone ku eshte dhe planeti yne ... dhe quhej i pafund...por deri me sot jane zbuluar dhe disa te tjera galaksi qe na beri te kuptojme se ne kete Univers qenkemi edhe me te tjere por sa e si e ku, nuk po i dihet...

Pra jane shume gjera qe dikur por edhe sot jane quajtur e po quhen te pafundme...por mendimi njerzor, intelegjenca njerzore po zbulojn gjera dhe mjete te reja ku po ua gjejne fundin shume gjerave...

Nuk dij a ke degjuar gje per "Vrimen e zeze" qe gelltit yjet, i perpin duke i shkatrruar para se ti fuse ne gojen e stermadhe te pa imagjinueshme dot ne permasa...Ajo eshte zbuluar keto kohet e fundit nga Studiuesit e Universit,,,ku kane filmuar edhe nje moment te gelltitjes se yjeve nga ajo Vrime...

Ne fund te fotove ne kete Albforum do te perpiqem te hedh nje foto te atij akti gelltites... ketu por nuk dij ta bej mire hedhjen e fotove pasi nuk kam shume kohe qe jam antar ketu dhe nuk ua kam mesuar funksionimin ketyre pikave akoma...

Pra tani duhet te kuptojme se cdo gje e ka nje fund dhe ai fund ka te beje me moshen dhe me nevojen qe ka ky univers per ta patur ne aktivitet te gjalle si gjallese apo si objekt qe ka nje efekt nje ngarkese nje detyre ne harmonine e gjithesise per te mbajtur ate peshe sado te vogel apo te madhe...

E une nuk kam si e pranoj ate qe me thoni ju, kur kam keto argumenta qe besoj se do ti pranosh si te mirqena...

Cdo gje ne gjithesi e perpin nje varr qe nga njeriu e deri dhe vete planetet...

Hapsira eshte edhe djepi i cdo gjeje por edhe varri i cdo gjeje deri dhe i vetvetes...

Pra para mijra vjetesh ka patur Andertale si eter te njerzve te pare...Ku jane ata pse nuk ekzistojne me si lloj, dhe as njerz sot nuk ka qe te jene te llojit te andertalve...?!

Pra ka patur dikur Dinosaure...sme ke thene asgje se mos i ke pare gjkundi...nga shkuan?!
Jane fshire si specie...

Krokodilet jane rreptile dhe jo kafshe qe ushqehen me bar...keta hane mish...

Keshtu pra beso se cdo gje e ka fundin te sigurte por varet nga ato faktore qe thashe me lart...

Vetem fantazia e njeriut nuk ka kufinje por ajo nuk eshte dicka reale e prekshme dhe as e shikueshme...!

Nuk jam kokforte fare, por nuk shoh asnje argument bindes...

Vete Einstein(Anshtaini) ka thene qe pafundesia nuk ekziston...te pakten ne teorine tre dimensionale qe ai ka zhvilluar dhe mendoje per nje dimension te ri si dimensioni i katert por ai vdiq pa e perfunduar ate teori...

Ne se me sjedh argumenta te rinje une do te jem i bindshem pa tjeter, por deri tani spo shoh gje te re...!

Deri te Henen nuk do jem kendej per tu pergjigjur argumenteve te juaja te reja ne se keni...pasi nje udhetim me merr per ca kohe diku larg...por do te lexoj pergjigjen tuaj kur te kthehem

Me rrespekt per ju!

"Nder udhetime" :wave:
 

Kondrapedali

Kondrapedali
Re: Ekzistenca e PAFUNDESISE!!!!!!!!!!!!!

Ndër Udhëtime, po sikur forumi të mbyllej nesër dhe kjo temë të mbetej pafundësisht pa përgjigje!
Si thua a vlen ky argument? Them që mbetet pa përgjigje sepse ne nuk kemi rënë dakort dhe se nuk kemi mundësi (shanset janë shumë të vogla) të takohemi dhe të arrijmë në një konkluzion!

Kjo besoj se është një pafundësi konkrete /pf/images/graemlins/laugh.gif ! Edhe kur bota të zhduket kjo pyetje do mbetej pa përgjigje, edhe nëse universi do të shkatërrohej pasi nuk do të mund t'i jepte përgjigje asnjëri nga ne!

Me respekt dhe në pritje të përgjigjes, Kondrapedali :wave:
 

Vals

Primus registratum
Re: Ekzistenca e PAFUNDESISE!!!!!!!!!!!!!

A keni degjuar per Super String Theory? Jep ca shpjegime shume interesante rreth kozmosit dhe pafundesise. Vini re: queht teori, nuk eshte provuar ne realitet.
 

Samuel

Primus registratum
Re: Ekzistenca e PAFUNDESISE!!!!!!!!!!!!!

Pershendetje Kondrapedali!

Po pse ta quajme te pa fundme ate qe merr fund nga cfaredo lloj faktori qofte...?

Pra ne se tema jone mbydhet per shkak te mbydhjes se Albforumit atehere do te thote se ishte nje fund i pa pritur!

ashtu si dhe i forumit qe i erdhi fundi nga nje shkak i pa pritur!

Fund do te thote kur dicka qe ishte me pare, nuk ekziston me fare!

Dhe ne se ka nje kujtese mundet te mbese ne kujtese njerzore...por ne se njerzimi zhduket apo e humb kujtesen masivisht edhe ato kujtime kane fund!

Cdo gje ka fund!
Pike dhe ska tjeter, une nuk jam i bindur nga asnje lloj argumenti qe me keni paraqitur deri tani!

Por le te shpresojme se fundi eshte gjithnje perpara ne kohe qe te na jape mundesine te jetojme sa me gjate ne e brezat tone qe do te vijne per te gezuar sipas ndejshmerise tone njerzore!

Bej qejf or vlla atje ku je se kemi dhe ca kohe!

Me thuaj ku je, ne se je diku Europes po pate ndonje feste te bukur me shoqeri na fto te vijme
e te kalojme ndonje ore te mire...se fundi vjen edhe per ne...

Gjithe te mirat!

"Nder udhetuime"
 

Kondrapedali

Kondrapedali
Re: Ekzistenca e PAFUNDESISE!!!!!!!!!!!!!

Ndër Udhëtime, për të ardhur tek unë duhet të udhëtosh shumë sepse unë jam "pafundësisht" larg! Duhet të kalosh nëntë male, nëntë lumenj, nëntë dete dhe më e keqja nëntë orë udhëtim me avjon!
Jam në majë të Kanadasë dhe kam pothuaj 6 vjet që pyes veten se çdua këtu! Më janë dukur këta 6 vjet si një pafundësi.

Por nejse, nëse ty të bie rruga ndonjëherë këtej ma ço një mesazh personal!

----------------------------------------------------------------------------------
«...Fund do te thote kur dicka qe ishte me pare, nuk ekziston me fare!...»
----------------------------------------------------------------------------------

Pyetja mbetet pa përgjigje gjithë jetën e më tej deri në pafund¸esi (përgjigjet janë të shumëllojshme dhe kontradiktore si vetë ky diskutim)!

Tungjatjeta Ndër Udhëtime!
 

Samuel

Primus registratum
Re: Ekzistenca e PAFUNDESISE!!!!!!!!!!!!!

Eh, vertet qenke larg o "Kondrapedali"...
Nje legjende larg qenke!

Por te uroj qe te jesh mire gjithmone dhe te mundesh te perballosh merzine e mallin qe shkakton mergimi...!

Ate mall qe nuk ka fund kurre ne shpirtin tone per aq sa te jemi gjalle ketyre rrugve, ai mall per vendin tone e per njerzit e afrem, per miq e per shoqeri...

Eh tema nuk ka fund...ashtu si dhe shume mendime tonat etj etj...

Une gjendem kendej Europes diku ne vendet e Gjermanve, tash 10 vite...por si ne burg gjigand me duket vetja shpesh kur mendoj qe me mungon buzeqeshja Shqipetare, vajtje e ardhjet tona te bukura etj etj...

Ka qene knaqesi per mua qe te komunikoj me ju ne kete teme interesante por te pa fund ne mendime...

Tungjatet jeta edhe ty me te mira gjithmone!

"Nder udhetime"
 

old_style

Primus registratum
Re: Ekzistenca e PAFUNDESISE!!!!!!!!!!!!!

Dy jane gjerat pafund:budalliqet e njerezve dhe universi,por persa i perket universit kam akoma dyshime.(einstein)
 

arun

Primus registratum
Re: Ekzistenca e PAFUNDESISE!!!!!!!!!!!!!

Të guxosh të mendosh mbi pafundësinë
Grekët e vjetër e vunë re praninë e pafundësisë diku rreth viteve 400 dhe 500 p.e.s. Vetë idea me pafundësinë ishte kaq e pakapshme dhe ngacmuese ndaj përvojës dhe intuitës njerëzore saqë i trulloste matematikanët dhe filozofët e lashtë. Por ky zbulim do të sillte më vonë pasoja në diturinë, matematikën, filozofinë dhe fenë deri në ditët tona.

Çifuti Jackie Jakubowski që është redaktor i revistës "Judisk Krönika" (Kronika çifute) në Suedi dhe që ka botuar disa libra, tregon se si idea mbi pafundësinë doli në shesh përgjatë arsyetimesh matematikore të filozofit grek Zenon nga Elea (485-435 p.e.s.). Për Zenonin koncepti mbi pafundësinë është i tmerrshëm dhe nuk duhej përzierë në arsyetime matematikore pasi bënte lëmsh sistemet e mirëorganizuara që njiheshin në atë kohë si ç´ishte ai i Pythagorës.

Në mesjetë idea mbi pafundësinë do të kthehej përsëri por jo si koncept matematikor por fetar.
Kabalistët çifutë e përshkruan Hyjninë si edhe "Gjithçka" edhe "Asgjë" - me shprehjen çifute ein sof e cila qëndron për pafundësinë. Këta poashtu si edhe sekti i Pythagorës dikur i veshën numrave veti hyjnore.
Pika nga e cila niseshin kabalistët për të shpjeguar krijimin e botës ishte pyetja: "Si mundet bota - me fund, ashtu si e kuptonin ata natyrën e saj - të ekgzistojë kur qenia e pafundtë e Hyjnisë, ein sof-i gjindet kudo ?
Përgjigja që ata i jipnin kësaj pyetje ishte se që gjithçkaja që e përbën botën të mund të materializohej duhej që Krijuesi "të kufizonte vetveten" (tzimtzum), "të jipte hapësirë" diçkaje jashtë sferës hyjnore.

Edhe mendimet e hershme kristiane u ndeshën që herët me pafundësinë.
Prifti Augustinus (354-430) ishte krejt i sigurtë që pafundësia ishte shenja dalluese e Hyjnisë. Ai shkroi: "A nuk do të ishte Hyjnia në gjendje të njohë të gjithë numrat meqë numri i tyre është i pafundtë ? A do të ishte dituria e Zotit e thelluar brenda një numri të veçantë dhe të mbaronte aty ? Askush nuk do të ishte kaq i marrë sa të pranonte këtë gjë".

Bërja të vetëdijshmën mbi qenien e pafundësisë do të shkaktonte dalëngadalë pasoja të zgjeruara për kozmologjinë, kuptimin e krijimit të Gjithësisë dhe krijimit të saj.
I pari që hodhi idenë mbi një Gjithësi të pafundtë ishte teologu gjerman Nicolaus Cusacus (1401-). Ajo ishte e veçantë për kohën e tij në të cilën kuptimi sundues mbi botën ishte ai aristotelo-ptolemik sipas të cilit planeti ynë, i rrethuar nga sfera planetesh dhe yjesh, gjendej në qendër të një Gjithësie me fund.
Pasardhësi i Cusacus ishte italiani Giordano Bruno (1548-1600) i cili u dogj nga ikuizicioni fetar për shkak të ideve të tija mbi pafundësinë, gjithësinë, hapësirën dhe kohën, dhe shpirtin.
Galileo Galilei e nisi aty ku grekërit e vjetër e lanë. Në traktatin e tij "Mbi dy dijetarë të rinj", të shkruar në formën e një dialogu midis të urtit Salviati dhe kokëboshit Simplicius, Galileo trajton anë të ndryshme të pafundësisë. Ai shpjegon sesi ka po aq numra në katrorë sa ka edhe vetë numra. Në të dyja rastet bëhet fjalë mbi një rrjeshtim të pafundtë numrash. Kështu pra një sasi e pafundtë (S) mund të ketë brenda saj një pjesë që është po aq e "madhe" sa edhe vetë S-ja.


Pafundësia e shprehur në formën e figurave të pamundura në litografinë e Mauritz Cornelius Escher me titull "Ngjitje dhe zbritje". Cilët prej burrave janë duke hypur dhe cilët po zbresin shkallët ?



Rrëfimi mbi "Hotelin e pafundtë" i formuluar nga fillimi i viteve 1900 nga matematikani gjerman David Hilbert e tregon më qartë këtë paradoks.
Hoteli ka një numër të pafundtë dhomash, por kur në një mbrëmje vonë vjen një mysafir për të fjetur i thonë se të gjitha dhomat janë të zëna.
Si ka mundësi ? - pyet ai sportelistin dhe pastaj sugjeron një zgjidhje: "Çoje mysafirin e dhomës 1 tek dhoma 2, atë të dhomës 2 tek dhoma 3, atë të dhomës 3 tek dhoma 4, atë të dhomës 4 tek dhoma 5 ... e kështu me rradhë në pafundësi. Unë vetë po marr dhomën e lirë me numrin 1". Në të vërtetë në këtë mënyrë mund të lirohet një numër i pafundtë dhomash në këtë hotel të pafundtë që i kishte krejt dhomat të zëna.

Kuptimi matematikor i konceptit pafundësi bien ndesh me mënyrën tonë të arsyetimit racional.

Njëri prej matematikanëve më të mëdhenj të kohës sonë që gjithashtu trajtoi konceptin e pafundësisë ishte George Cantor. Sipas tij nuk ka vetëm një pafundësi por shumë të tilla. Ai thonte gjithashtu, si edhe arriti ta provojë me anë llogaritjesh të ndërlikuara, se sasitë e pafundshme nuk është e thënë të jenë të barabarta. Atëherë a mund të mbledhim të gjitha sasitë e pafundshme për të përftuar një sasi që do të jetë pafundësia "më e madhe", "absolute", shuma e të gjitha sasive ? Jo, përgjigjet Cantor-i, është e pamundur të tregosh me metoda racionale praninë e ndonjë pafundësie "absolute", sepse një pafundësi e tillë do të ishte e përkufizuar brenda vetvetes dhe duhej të përfshinte edhe vetë veten e saj.
Më larg se kaq nuk mund të shkohet duke arsyetuar racionlisht.
Ndoshta Cantor e kuptoi se ai i ishte afruar gjëagjëzës së pafundësisë. Për të pafundësia ishte fushë e Hyjnisë.

Që njeriu kurrë nuk do të arrijë ta kapë kuptimin e thellë të pafundësisë e kishin kuptuar në mënyrë intuitive Kabalistët e moshuar. Ata kishin kuptuar edhe rreziqet që sillte hyrja thellë në këtë fushë të rrezikshme - personat nën 40 vjeç e kishin të ndaluar të studionin Kabala; pamaturia rrezikonte të çonte kureshtarin drejt luajtjes mendësh.

Georg Cantor gjithashtu shkalloi në vitin 1884 ndërsa po studionte mbi pafundësinë dhe mbeti i shtruar në spitalin psikiatrik deri sa vdiq në janar 1918.

"Pafundësia nuk është ndonjë pjesë e një sistemi të vërtetë numrash por një koncept, një mënyrë të menduari. Është kur gjithçka sillet në qark" thotë matematikani izraelian Eli Maor, "një përfytyrim, një përthithje, një hamendje".
 

arun

Primus registratum
Re: Ekzistenca e PAFUNDESISE!!!!!!!!!!!!!

nje koncept tjeter per pafundesine eshte edhe kjo figure qe po vendos me poshte dhe eshte koncepti i vetem qe une besoj dhe eshte shume i thjeshte per tu kuptuar

pafundesia qe quhet ---> nirguna brahma

universi i dukshem qe quhet ---> saguna brahma

dhe ura tangente qe i lidh keto dy dimensione qe quhet taraka brahma

taraka.gif
 

ironhand

Primus registratum
Re: Ekzistenca e PAFUNDESISE!!!!!!!!!!!!!

Pafundesia perfundon ne nje singularitet. Singularitetet jane "gabime" qe ne si njerez nuk arrijme ti kuptojme, por jane aty dhe kane zgjidhje. Thjesht ligjet e botes sone nuk vlejne mbi to (Zoti eshte shpjegim per singularitetet per mua /pf/images/graemlins/laugh.gif ). Pra pafundesia ka fund. Ose ndryshe, s'ka pafundesi, ne realitetin tone. Ka vetem nje fund. Mbase pyetja do te ishte me e sakte, "Cfare ka pas pafundesise?" /pf/images/graemlins/laugh.gif

Dhe ket pyetje s'besoj ti pergjigjet dot nje i vdekshem. Dhe meqe Zoti nuk ekziston s'ka per t'ju pergjigj kurre njeri. Mbase kur te mund te udhetojme ne dimensione te tjera e me the e te thashe, atehere po, do te arrijme te kuptojme dicka me teper rreth Fundit. Po deri atehere, kam frike se do na ket ardh fundi nje here e mire /pf/images/graemlins/laugh.gif
 

arun

Primus registratum
Re: Ekzistenca e PAFUNDESISE!!!!!!!!!!!!!

Fillimisht postuar nga The Iron Hand:
[qb] Pafundesia perfundon ne nje singularitet. Singularitetet jane "gabime" qe ne si njerez nuk arrijme ti kuptojme, por jane aty dhe kane zgjidhje. Thjesht ligjet e botes sone nuk vlejne mbi to (Zoti eshte shpjegim per singularitetet per mua /pf/images/graemlins/laugh.gif ). Pra pafundesia ka fund. Ose ndryshe, s'ka pafundesi, ne realitetin tone. Ka vetem nje fund. Mbase pyetja do te ishte me e sakte, "Cfare ka pas pafundesise?" /pf/images/graemlins/laugh.gif

Dhe ket pyetje s'besoj ti pergjigjet dot nje i vdekshem. Dhe meqe Zoti nuk ekziston s'ka per t'ju pergjigj kurre njeri. Mbase kur te mund te udhetojme ne dimensione te tjera e me the e te thashe, atehere po, do te arrijme te kuptojme dicka me teper rreth Fundit. Po deri atehere, kam frike se do na ket ardh fundi nje here e mire /pf/images/graemlins/laugh.gif [/qb]
nje shpjegim akoma me i thjeshte

shkoi nje dite kukulla prej kripe(kupto njeriu) qe te maste thellesine e oqeanit(kupto zotin,pafundesine)

a e dini se cfare ndodhi??

humbi u tret dhe nuk u kthye me ne breg
 
Top