Ekzistenca e PAFUNDESISE!!!!!!!!!!!!!

gurax

Pan ignoramus
Re: Ekzistenca e PAFUNDESISE!!!!!!!!!!!!!

Une jam i nje mendje me LR per topin e Mato Grudes. Pafundesia ekziston dhe eshte shume larg dhe e erret. Egziston erresira? Si erresira eshte dhe pafundesia mendoj une.

Se di sa eshte numri jimm. Kam pare qe merren me ca llogaritje te cmendura fare per matje sa lart poshte, kur i kam pare kam thene me vete "loder pikat ne oqean".

jimmy84

Primus registratum
Re: Ekzistenca e PAFUNDESISE!!!!!!!!!!!!!

Gurax, meqe je pak a shume i ketij sektori, cilat jane provat e pafundesise?
Dmth, edhe une jam me ate pjese qe mendojne se pafundesia ekziston (megjithese kuptohet qe eshte pak si "abstrakte"), por cilat jane provat shkencore dmth?
Ne kete "sektor" une jam akoma tek pyetja "Cfare ka pas fundit te gjithesise?",por kjo ne thelb eshte pyetje sofiste. Fakti qe ne s`e dime cfare ka pas "fundit" nuk dmth qe ky nuk ekziston.

hasikujtiplasi

Primus registratum
Re: Ekzistenca e PAFUNDESISE!!!!!!!!!!!!!

Hey Jimmy84 ,askush s'mund te provoje eksiztencen e pafundesise sepse intelekti yne eshte i kufizuar.Ndoshta ideja e Pafundesise eshte teper e lodhshme per trurin e njeriut,prandaj sistemi mbrojtes i trurit ka sajuar dhe fjalen FUND!

Kondrapedali

Kondrapedali
Re: Ekzistenca e PAFUNDESISE!!!!!!!!!!!!!

Originally Posted By: jimmy84

Gurax, meqe je pak a shume i ketij sektori, cilat jane provat e pafundesise?
Dmth, edhe une jam me ate pjese qe mendojne se pafundesia ekziston (megjithese kuptohet qe eshte pak si "abstrakte"), por cilat jane provat shkencore dmth?
Ne kete "sektor" une jam akoma tek pyetja "Cfare ka pas fundit te gjithesise?",por kjo ne thelb eshte pyetje sofiste. Fakti qe ne s`e dime cfare ka pas "fundit" nuk dmth qe ky nuk ekziston.

O Jimo, po pati fund do t'thot që mas funit ka i fillim (sepse pa një kufiri ka diçka tjetër). Un shpresoj se mas funit të gjithsis ka birr /ubb/images/%%GRAEMLIN_URL%%/grin.gif /ubb/images/%%GRAEMLIN_URL%%/bier.gif

gurax

Pan ignoramus
Re: Ekzistenca e PAFUNDESISE!!!!!!!!!!!!!

Jimmy, prova shkencore per ekzistencen e pafundesise thua ti. S'ja kam shume idene se si lidhet shkencerisht pafundesia me filozofine. Pafundesia eshte thjesht pa fund. Ne jemi mesuar qe fundin e konsiderojme nje objekt apo moment, nje vend te caktuar apo nje cast te caktuar ne kohe. Pa fund do te thote qe duhet te shtyesh edhe me, te shkosh edhe me tutje, te vonohesh akoma, per ta gjetur kete fund. Ne vetvete eshte kontradiktore shprehja "E gjeta pafundesine" sepse nuk mund te gjesh dicka qe po vete ne qe ne fillim e kemi percaktuar te jete "mungesa" e nje fundi. Do gjejme ate qe dhe vete emrin ja kemi vene "nuk ka". Ka shume shprehje te tjera qe nga ana sintaksore jane shume ne rregull, por qe kur mendojme per pergjigje me kuptim, kuptim s'ka. Psh pyetja: "A te ka zene gjumi?" apo "A do te jete 'jo' pergjigja e kesaj pyetje?" (Kete e ka Skerdi si firme. /ubb/images/%%GRAEMLIN_URL%%/wave.gif ) Ne te njejten linje, "Ku eshte fundi i pa-fundesise dhe cfare ka me tej?"

Por une jam i nje mendje me Kondrapedalin qe pavaresisht te tjerave, ne pafundesi ka birra pafund. /ubb/images/%%GRAEMLIN_URL%%/laugh.gif

jimmy84

Primus registratum
Re: Ekzistenca e PAFUNDESISE!!!!!!!!!!!!!

Po ti e di qe une s`rri dot pa dale nga tema.
Pyetja ime nuk shtrohej ne planin filozofik. Sepse ne ate pike jemi dakort te tre. Vetem se une dua edhe nje cep me raki.(s`je kondra ti Kontre apo jo?)
E kisha fjalen dmth per pafundesine nga ana fizike, nqs kishte ndonje prove indirekte, psh nepermjet drites se galaktikave ose ndonje teorie tjeter te re dmth.
Po me sa duket qenkemi ne ate pike ku e kam lene une diten e fundit qe kam bere fizike. /ubb/images/%%GRAEMLIN_URL%%/laugh.gif

shefki

Papirus rex
Re: Ekzistenca e PAFUNDESISE!!!!!!!!!!!!!

Me fal qe po vij ne gostine tuaj me pije joshese jimmy84,por desha te shtoj se ka teori pro dhe kundra Pafundesise .Fizikisht eshte e pamundur per qeniet njerezore te vertetojne dicka te tille(megjithese spekulimet na pelqejne) ,por personalisht besoj se energjia sinjalizon Pafundesi.Nese do sqarime te hollesishme pi dhe nje gote tjeter perpara se te debatojme.

jimmy84

Primus registratum
Re: Ekzistenca e PAFUNDESISE!!!!!!!!!!!!!

E di qe po e ndjeja mungesen e prasit.
Tani jam me i qete, pas shpjegimit dmth.

Admir

Forumium maestatis
Re: Ekzistenca e PAFUNDESISE!!!!!!!!!!!!!

Llogjikisht eshte e gabuar te thuhet qe pafundesia ekziston. Pafundesia eshte nga vete fjala pa fund, pa kufi, pa cak. Dmth qe dicka te ekzistoje duhet te vertetohet qe ekziston me ane te vezhgimeve, matjeve, dhe llogaritjeve nepermjet formulimeve laboratorike. Pafundesia eshte e pakapshme nga cdo njesi vezhguese.

Ceshtja a pafundesise se botes eshte vetem nje hamendesi qe shkencerisht eshte e pamundur te vertetohet me teknologjine e deritanishme. Gjithsesi, duhet lexuar me teper rreth kesaj ne menyre qe te ofrojme nje debat me terheqes pasi kemi ngelur vend-numero.

gurax

Pan ignoramus
Re: Ekzistenca e PAFUNDESISE!!!!!!!!!!!!!

Jimmy pafundesia nga ana fizike per t'u vertetuar, pergjigja e kesaj eshte shume e thate dhe e shkurter, e formes: Eksperimentalisht mund ta quash edhe te vertetuar sepse ne te tera eksperimentet dhe tentativat per te arritur pafundesine jane konsistente me definicionin sepse vete emrin e kemi vene per te treguar pikerisht dicka pa fund, qe eshte perhere e me larg ose qe sa me shume i afrohesh aq me teper largohet. Analogji mund te merret horizonti. Mendo horizontin ne oqean, nje vije, nje zone e caktuar diku larg mbi toke ku duket sikur toka bashkohet me qiellin. Vertet mund t'i afrohemi kesaj zone toke, por edhe kur mberrijme atje, horizonti nuk eshte me atje por eshte shtyre tjeterkund me tutje. Po keshtu edhe me pafunudesine. Jane pare galaktika jashtezakonisht larg dhe ne menyre konsistente qe te gjithe mund t'i marrim pafundesisht larg (qindra mijera milion miliard vjet-drite larg) por prape ngelet qe jane thjesht shume larg. Fakti qe eshte percaktuar vendodhja me nje shifer referimi, qindra mijera milion miliard vite drite larg, tregon qe jane shume shume shume larg, por jo pafundesisht. Ne thjesht ende nuk shohim dot me larg se aq.
A ekziston pafundesia? Une them qe po. Ka karakteristika dalluese, ka vecori te vetat, ka parametra te cilet ne i perdorim ne llogaritje dhe nxjerrim perfundime ('infiniti' dhe 'zeroja' dy prej tyre psh) te tera keto te vertetuara indirekt me arritjet e deritanishme dhe te aplikuara ne teknologjine e perditshme.

Admir

Forumium maestatis
Re: Ekzistenca e PAFUNDESISE!!!!!!!!!!!!!

Originally Posted By: Gurax

A ekziston pafundesia? Une them qe po. Ka karakteristika dalluese, ka vecori te vetat, ka parametra te cilet ne i perdorim ne llogaritje dhe nxjerrim perfundime ('infiniti' dhe 'zeroja' dy prej tyre psh) te tera keto te vertetuara indirekt me arritjet e deritanishme dhe te aplikuara ne teknologjine e perditshme.

Gurax. A ekziston a jo pafundesia eshte ceshtje teorish apo me sakte ceshtje opinionesh, te frymezuara ne baze te perkatesive fetare ose te njohurive astronomike. Une, sikur ti, jam te ai grupi i pare. As vete s'e di pse. Permende aty lart vecorite dalluese te pafundesise. Parametrat qe ti permend nuk mund ti perputhen nje hapesire qe deri tani mendohet te jete pafundme. Kjo per nga fjala pafundesi, nenkupton pamundesi per ta studiuar si njesi me vete. Ndaj edhe vecorite per te cilen e ke fjalen ti duhet te jene te plota, te vezhguara, te vertetuara ne baze te te dhenave faktuale per te formuluar nje fakt, gje qe per "pafundesine" nuk do te ishte e mundur kurre.

gurax

Pan ignoramus
Re: Ekzistenca e PAFUNDESISE!!!!!!!!!!!!!

Ne fakt duhet te diferencojme midis pafundesise dhe vecorive dalluese te saj apo parametrave te saj.

Pervec vete kuptimit te saj dhe sigurise qe asnjehere nuk do ja gjejme fundin, kemi dhe psh sigurine se asnjehere nuk ngelemi ngushte per vend ne nje hapesire te pafundme, apo ngushte per kohe ne nje kohe te pafundme, apo ngushte per energji ne nje burim te pafundem energjie. Ne kete rast, keto apo kjo karakteristike eshte ne te tera drejtimet e vezhguar dhe e vertetuar. Koncepti i pafundesise perdoret gjeresisht ne matematike ne formen e infinitit ∞ dhe infiniti dihet qe ka karakteristika ne matematike, ne analize, ne teorine e bashkesive, etj. Une mendoj se karakteri "pa fund" i pafundesise nuk e pengon ate te kete karakteristika te tjera te cilat ne fund te fundit jane pjese e vete pafundesise (shembull nga fizika psh, nje linje telefonike pafundesisht e gjate ka nje rezistence valore shume te percaktuar, nje parameter shume i rendesishem ne elektroniken e telekomunikacioneve. Eshte ajo qe disave mund t'i kujtohet ne formen e perzgjedhjes qe i beheshin dikur kabllove koaksiale per antenat, 52 Om apo 75 Om).

E kisha pare diku me perpara dhe e gjeta perseri kete citat.

"But on the other hand to suppose that the infinite does not exist in any way leads obviously to many impossible consequences: there will be a beginning and end of time, a magnitude will not be divisible into magnitudes, number will not be infinite. If, then, in view of the above considerations, neither alternative seems possible, an arbiter must be called in;" - Aristotle, Metaphysics, Book 3, Chapter 6.

"Por nga ana tjeter, kur supozojme se e pafundmja nuk ekziston ne asnje lloj menyre do te mberrijme sigurisht ne shume rezultate te pamundura: do te kete nje fillim dhe mbarim te kohes, nje magnitude nuk do jete e ndashme ne magnituda te tjera, numrat nuk do jene te pafundem. Nese do te ishte keshtu dhe kur marrim parasysh keto qe u permenden, asnje alternative nuk duket e mundshme, do duhet te merret nje arbiter." - Aristoteli, Metafizika, Libri 3, Kapitulli 6

prodigious

Primus registratum
Re: Ekzistenca e PAFUNDESISE!!!!!!!!!!!!!

A ekziston pafundesia? Ose a ekziston inekzistenca ose asgjeja? Pasi qe te marre pergjigje pyetja e pare duhet te vertetohet qe inekzistenca nuk ekziston. Me fjale te tjera asgje nuk humbet, mbaron, apo shuhet por vetem shnderrohet. Por nese asgje nuk pushon se ekzistuari atehere ajo as nuk eshte krijuar kurre sepse po te ishte krijuar i bie qe perpara krijimit te ekzistonte inekzistenca e saj. Dmth asgje as nuk eshte krijuar ndonjehere e as nuk do pushoje se ekzistuari ndonjehere, por thjeshte do shnderrohet e transformohet. Ose po ta kapim me nje shembull te thjeshte. Kapim nje rruge me fillim A dhe mbarim B. A eshte e bashkuar me B dhe ne kete menyre realizohet pafundesia. Pra sipas mendimit tim pafundesia ekziston si pasoje e moszhdukjes. Dmth gjithcka ka ekzistuar ekziston dhe do ekzistoje, gjithcka nuk do pushoje se ekzistuari por vetem do shnderrohet apo transformohet.

gear

Primus registratum
Re: Ekzistenca e PAFUNDESISE!!!!!!!!!!!!!

Po lexoja me shume interes kete argoment , te shprehur dhe shpjeguar ne forma te ndryshme nga anetaret e ketij forumi...shume interesante, shpesh edhe ne gjuhe te huaja , edhe se ne kohet e fundit abuzimi o perdhunimi i fjalorit tone me flale te huaja duket me se normale...por nuk dua te dal nga tema
Pafundesia!!!! mund ti jipen me mijera shpjegime ...por njera me qendron fikse ne zemer ..ne keto dite kane filluar olimpiadat ne Kine, por njekohesisht ka filluar nje lufte e re Rusia e Xhiorxha...Njerizimi ka lindur midis lufterash , ka jetuar midis tyre ..por kur, kur do te PERFUNDOJNE....ja pyetja ime
PAPERFUNDIMI I LUFTERAVE......

gear

Primus registratum
Re: Ekzistenca e PAFUNDESISE!!!!!!!!!!!!!

Originally Posted By: gear

Po lexoja me shume interes kete argoment , te shprehur dhe shpjeguar ne forma te ndryshme nga anetaret e ketij forumi...shume interesante, shpesh edhe ne gjuhe te huaja , edhe se ne kohet e fundit abuzimi o perdhunimi i fjalorit tone me flale te huaja duket me se normale...por nuk dua te dal nga tema
Pafundesia!!!! mund ti jipen me mijera shpjegime ...por njera me qendron fikse ne zemer ..ne keto dite kane filluar olimpiadat ne Kine, por njekohesisht ka filluar nje lufte e re Rusia e Xhiorxha...Njerizimi ka lindur midis lufterash , ka jetuar midis tyre ..por kur, kur do te PERFUNDOJNE....ja pyetja ime PAPERFUNDIMI I LUFTERAVE??????
...... Do te kene ndonjehere fund, njerezimi do te arrij te jetoje ne paqe???? enigme..

dreamer-e

Primus registratum
Re: Ekzistenca e PAFUNDESISE!!!!!!!!!!!!!

pafundsia mund ti bashkangjitet vetem konceptit te zotit ,te tjerat kan gjithmon nje fillim e mbarim,eshte i vetmi shpjegim.

Has

Primus registratum
Re: Ekzistenca e PAFUNDESISE!!!!!!!!!!!!!

Originally Posted By: rimi

pafundsia mund ti bashkangjitet vetem konceptit te zotit ,te tjerat kan gjithmon nje fillim e mbarim,eshte i vetmi shpjegim.

sistemi numerik sa per te hellur posht iden tende, kan fillim por jo fund.
Njeriu eshte koncept pafundesie, perderisa trashegon nepermjet ADN-se nga prindi tek femija e me rrall.

pafundesija nuk eshte iluzion eshte realitet

Gegë

Primus registratum
Re: Ekzistenca e PAFUNDESISE!!!!!!!!!!!!!

Biles as fillim nuk ka te sistemi numerik qe kur u krijuan numrat negativ. T'pakten ne gjuhen matematikore. Sa per temen une e shtroj k'shtu çeshtjen: Qe te kuptoje njeriu misterin e pafundsise se kozmosit duhet qe te mos jete me njeri, duhet te dale jashte sistemit universal, te ngrihet mbi te, mbi natyren, te behet nje qenie pertej materies. Por kjo absolutisht eshte pamundur. Njeriu duhet ti nenshtrohet kesaj padije dhe gjithashtu duhet ti gezohet asaj cope 'segmenti' (jete) qe eshte pjese e kesaj pafundesie. Ne smund ti gjejme kufinjt perderisa perdorim termin pafundsi, por mund te gjykojme mbi vlerat e asaj pjese pafundesie ku bejme pjese ne. Sepse ne jemi vete pjese e pafundsise. Por seç mu kujtua nje analogji e nuk e di se kujt qe thote; nje njohes i mire vererash nuk ka nevoje te pije gjithe veren qe ndodhet ne hambar per te njohur shijen e saj, mjafton nje gote.

E kuptoj kurioziten e madh, dhe ngazellimin qe te jep ideja e pafundesise por njeriu eshte gjithmone i humbur ne kete pike. Perveç atyre qe krenaria iu punon ndonje rreng dhe iu jep pergjigje te gjitha pytjeve qe jane e nuk jane(Zoti).

Kondrapedali

Kondrapedali
Re: Ekzistenca e PAFUNDESISE!!!!!!!!!!!!!

Pafundësia fillon aty ku ndalet imagjinata. Pra, pafundësia egziston përderisa imagjinata ka një fund. Nëse imagjinata nuk ka fund, well ...
shrug.gif

Top