A ka martesa katolik/musliman ne Kosove??

Nadia81

Primus registratum
Re: A ka martesa katolik/musliman ne Kosove??

kush tha qe ne shqiperi nuk e kane problem ndarjen fetare Orosh se une ne Shqiperi kam jetuar. Ne Shqiperi ka nje problem akoma me te madh, ndarja krahinore, veriu-jugu, fshati-qyteti, dhe pastaj do te thosha vjen feja.
Kam degjuar shume shqiptare qe jetojne jashte Shqiperise (Kosovare, Dibrane, Ulqinake) qe nje nga "kerkesat" per bashkeshortin/en e ardhshme te jete feja e njejte (ne 99 % te rasteve ajo myslimane) dhe kjo sepse ashtu jane rritur. Fene e tyre e respektojne dhe nuk duan te martohen me njerez jashte fese se tyre. Mund t'i quani te paemancipuar, mua me pelqen t'i quaj tradicionale.
Sepse ne shqiptaret nuk e kemi pasur fene pjese te jetes sone kur u rritem dhe kjo per shkak te politikes Enveriane kjo nuk do te thote qe ne jemi me te emancipuar, por thjesht sepse ne ate fryme u rritem.
Te ishim aq te emancipuar nuk do kishim problem as ngjyren e lekures por ja qe racizmi eshte nje tipar qe na shoqeron.
 

MLK

Primus registratum
Re: A ka martesa katolik/musliman ne Kosove??

Shqiptaret e shqiperise qe bejne pjese ne grupmoshat 15 deri 45 vjeç jane te pa fe (dhe nese thone kam kete fe apo ate fe nga prinderit..) e rrjedhimisht pa kulture fetare, nuk jane praktikant dhe pse nje pjese besojne pa ditur se çfare besojne, nuk kane lexuar as bibel e kuran, e rrjedhimisht nuk para vene re per martesat se çfare feje eshte shoku apo shoqja e krahut. Ka sigurisht dhe nga ata qe vijne nga familje ku feja ka qene teper prezente dhe ka luajtur nje rrol te rrendesishem ne jeten e tyre qe shikojne fene dhe kjo gje kondicionon martesat ne keto familje.
 

OROSHI

Primus registratum
Re: A ka martesa katolik/musliman ne Kosove??

Nadia,tradicionalisht ne jemi martuar pa shikuar shume fene /pf/images/graemlins/wink.gif ,
 

StepbyAlbania

Primus registratum
Re: A ka martesa katolik/musliman ne Kosove??

Fillimisht postuar nga Nadia81:
[qb] Kam degjuar shume shqiptare qe jetojne jashte Shqiperise (Kosovare, Dibrane, Ulqinake) [/qb]
Kosova, Dibra e Ulqini, cfar vende qenkan?

T'isha une bossi i forumit, do beja nje rregullore te vecant per rregjistrim; si kryesore do ishte; mosha dhe nje test ne historin shqiptare


PS: OROSH, o yll i forumit; aman m'thuaj se c'vend ke fut hundet e qe sja ke fut kot? /pf/images/graemlins/laugh.gif
 

OROSHI

Primus registratum
Re: A ka martesa katolik/musliman ne Kosove??

Ti po ma kalon mu mer Step.Po i fut hunet edhe atje ku sbje dielli kurre /pf/images/graemlins/laugh.gif :lol: :lol: :lol: :tipsy:
 

Nadia81

Primus registratum
Re: A ka martesa katolik/musliman ne Kosove??

Fillimisht postuar nga Step by Albania:
[qb]
Fillimisht postuar nga Nadia81:
[qb] Kam degjuar shume shqiptare qe jetojne jashte Shqiperise (Kosovare, Dibrane, Ulqinake) [/qb]
Kosova, Dibra e Ulqini, cfar vende qenkan?

T'isha une bossi i forumit, do beja nje rregullore te vecant per rregjistrim; si kryesore do ishte; mosha dhe nje test ne historin shqiptare

Jane territore jashte Shqiperise!!!! Nqs jane futur brenda ne Shqiperi keto ditet e fundit me thuaj po s'ma ha mendja!
 

Nadia81

Primus registratum
Re: A ka martesa katolik/musliman ne Kosove??

Fillimisht postuar nga Nadia81:
[qb]
Fillimisht postuar nga Step by Albania:
[qb]
Fillimisht postuar nga Nadia81:
[qb] Kam degjuar shume shqiptare qe jetojne jashte Shqiperise (Kosovare, Dibrane, Ulqinake) [/qb]
Kosova, Dibra e Ulqini, cfar vende qenkan?

Jane territore jashte Shqiperise!!!! Nqs jane futur brenda ne Shqiperi keto ditet e fundit me thuaj po s'ma ha mendja! [/qb]
 

OROSHI

Primus registratum
Re: A ka martesa katolik/musliman ne Kosove??

Nadia,po mire,ty te duket normale qe dashuria te ndahet nga perkatesia fetare??
Jemi vellezer,apo jo??
 

vlera

Primus registratum
Re: A ka martesa katolik/musliman ne Kosove??

Sa here qe lexoj komentet e kesaj teme mundohem te kuptoj ku ishte qellimi i kesaj teme, dhe cfare trajton kjo teme: mos valle kjo teme ka per qellim te paraqes shqiptaret-kosovar-musliman si shume fundamental, njerez qe jane shume te prapambetur ne nje ane e ne anen tjeter ti lartesoj shqiptaret-kosovar te besimeve tjera fetare :confused:

Nadia81 mendon se nje kosovar/e preferon apo 99% te tyre preferojn te martohen musliman/e, e pranoj kete disi me rezerva sepse nuk pajtohem plotesisht me ty.
Pse valle?
Sepse ne Kosove shumica e banoreve te saj shqiptar kane besim musliman dhe normal qe e preferojne te ken nje bashkeshort/e te anes se tyre si cdo kush qe preferon dhe kuptohet shumica ne rrethin e tyre ku ata jetojne kane besim te njejte, apo njihen me njerez te besimit te njejte, por matesat musliman - katolik ne Kosove kane ndodhe dhe ndodhin akoma dhe kjo varet nga personat dhe nga dashuria qe lind ne mes dy te njerezve e cila nuk njef fe, komb e as rac.

Nje gje tjeter qe me mundon ne kete teme eshte: pse shume nga shkruesit ne kete teme fajtor kryesor i paraqesin ata qe kane besim musliman duke harruar se problemet e tilla qendrojne nga te dy palet.

Vitin qe shkoj ndoshta dikush nga ju degjoi se diku ne qytetin Bazel te Zvicrres ndodhi nje gjakmarrje nje vllavrasje kur nje shqiptar-kosovar i besimit musliman vrau nje shiqiptar-ksovar me besim katolik i cili nga nistoret quhej M.GJ. e tmerrshme apo jo /pf/images/graemlins/frown.gif

Pse erdhi deri ketu:
Ne familjen e vrasesit ndodhi nje grabitje, nipi i tij grabiti nje vajze katolike familja e se ciles nuk pajtohej me zgjedhjen e saj sepse djali ishte musliman, dhe i vrari M.Gj. vajzen e kishte kusherire. Kjo gje e pengoi shume ate dhe vendosi te hakmerrej, keshtu qe u njoftua me dy vajzat e vrasesit njera 15 vjece tjera 17 te dyja minore, derisa vete ishte djale 40 vjec grabiti nje vajze 15 vjec per vete dhe tjetra moter u martua me te vellain e asaj qe iku per muslimanin. Babi (vrasesi) u zemerua por nuk reagoi derisa M.GJ. filloi te rrahte gjoks dhe thoshte nje u pagua me dy(minore). Atehere babi u hakmorr vrau M.GJ por te te njejten kohe viktim u bene edhe tri vajzat nje e cila u martua me deshire te saj, nga dashurija qe ishte e dyanshme dhe dy minoret te cilat u dashuruan ne dy djemet e besimit katolike por qe ishte dashuri e njeanshme apo hakmarrje!!!

Mendoj se kjo histori rrenqethese e ka vendin tek kjo teme, me vjen keq qe e tregova apo e perfola kete rast sepse dikush ka dhimbje nga kjo por e tregova vetem e vetem qe me ane te saj te tregoj se fundamentalist nuk jane vetem ata qe kane besim musliman sic paraqiten ne te shumten e rasteve ketu, por problemi eshte i dyanshem

Per fund dua te shtoj edhe ca fjale: Sot nje te riu shqiptar qe jeton ne Kosove nuk i bene pershtypje shume feja, ai dashurohet dhe vendos vet per fatin e tij, jane te pakta sot martesat me shkuesi.


Me respekt:
Betina
 

StepbyAlbania

Primus registratum
Re: A ka martesa katolik/musliman ne Kosove??

Fillimisht postuar nga Nadia81:
[qb]
Fillimisht postuar nga Step by Albania:
[qb]
Fillimisht postuar nga Nadia81:
[qb] Kam degjuar shume shqiptare qe jetojne jashte Shqiperise (Kosovare, Dibrane, Ulqinake) [/qb]
Kosova, Dibra e Ulqini, cfar vende qenkan?

T'isha une bossi i forumit, do beja nje rregullore te vecant per rregjistrim; si kryesore do ishte; mosha dhe nje test ne historin shqiptare

Jane territore jashte Shqiperise!!!! Nqs jane futur brenda ne Shqiperi keto ditet e fundit me thuaj po s'ma ha mendja! [/qb]
Ka dy gjona te ti, o s'kupton shqip mire ose je budallaqe.
Fjala "jasht shqiperise" do thote; nuk eshte vend shqiptar.


Betina,
Kam shum miq kosovar, ata nuk mendojne sic mendon ti. Ata nuk e imagjinojn dot t'martohen me kosovare katolike.
Nje pyetja kisha per ty; Sipas mendimit tat pse kosovaret katolike me shum preferojn tmartohen me musliman kosovar se sa me shqiptar (nga shqipria) katolik?

Kete gje e kam me t'degjume dhe t'pame
 

OROSHI

Primus registratum
Re: A ka martesa katolik/musliman ne Kosove??

Nejse,deshira ime asht qe te mos ndodhin te tilla ndarje fetare,une do martohesha me nje muslimane pa pas asnji kompleksitet!!
te gjith e dime qe ma perpara (para 20-30 vitesh) ka pas ma shume tolerance,tani sikur po duam te bahemi ma fetare se papa apo ma profet se Muhameti!
 

vlera

Primus registratum
Re: A ka martesa katolik/musliman ne Kosove??

Fillimisht postuar nga Step by Albania:
Betina,
Kam shum miq kosovar, ata nuk mendojne sic mendon ti. Ata nuk e imagjinojn dot t'martohen me kosovare katolike.
Nje pyetja kisha per ty; Sipas mendimit tat pse kosovaret katolike me shum preferojn tmartohen me musliman kosovar se sa me shqiptar (nga shqipria) katolik?

Kete gje e kam me t'degjume dhe t'pame [/QB]
Pershendetje Step by Albania!

Mendoj pra eshte vetem nje mendim, shkaku qendron se edhe pse nje komb ishim te ndar dhe te izoluar per shume kohe, kjo na bene qe sot te kemi frike nga njeri tjetri apo te kemi pershtypje jo te mira per njeri tjetrin.
Mendoj se shkaku kryesor pse vajzat katolike kosovare preferojn me pare nje musliman kosovar sesa nje katolik nga shqiperia eshte vetem e vetem se ajo me shume njef kulturen traditat e nje kosovari se sa nje te riu nga Shqiperia. Nisem nga vetja, une do preferoja nje kosovar ( mundesisht prishtinas :goofy: ) sepse duke njoft mentalitetin tim e kam me te lehte te perballem ne te ardhmen me jeten dhe problemet qe sjell ajo. Kjo me duket shume normale secili preferon me pare nje gje te cilen e njef me mire.
Por friken apo shkaqet e panevojshme i shuan dashuria e cila mund te lind ne mes dy njerzve dhe nuk pyet fe e besim.

Gjithe te mirat!
 

StepbyAlbania

Primus registratum
Re: A ka martesa katolik/musliman ne Kosove??

Mire atehere une si shqiptar tirone, apo si do te quhesha andej kosove, s'paskam shance t'kem dashnore kosovare? Se kshtu te gjitha gocat (qikat /pf/images/graemlins/laugh.gif ) kosovare dokan vetem kosovar!?! /pf/images/graemlins/frown.gif

Sado qe te thuash "mendimi im", besoj se pjesa derrmuese e trunit kosovar mendon ashtu tipik sikur ti ... e them kete nga provoja.
 

vlera

Primus registratum
Re: A ka martesa katolik/musliman ne Kosove??

Por pse athua, behu i arsyeshem dhe mendo gjeji nje pergjigjje pse-s? Cfare i shtyen te rinjet kosovar te mendojn njejte sikurse une? dhe athua valle nuk do te ndryshoj truri kosovar ne te ardhmen?
une jam shume optimiste se kjo do te ndodhe dhe gjerat do duken me normale fal asaj qe sot kemi mundesi te shihemi komulikojm te bashkponojm lirshem e pse je edhe mos te lidhemi ne te ardhmen edhe me shume.

P.S Shqiperia per mua eshte vend i shejte e dua e adhuroj por akoma eshte vend te cilin nuk e ka shkel kemba ime dhe nuk i njof njerezit mentalitetin, kulturen traditat. Pra per mua edhe pse edhe vend i dashur eshte po aq eshe nje X. Dhe kush e di ndoshta pas njofjes me shume me Shqiperine nderkohe ndryshoj edhe mendimin /pf/images/graemlins/smile.gif
 

ilirjan

Primus registratum
Re: A ka martesa katolik/musliman ne Kosove??

Te gjithe EMIGRANTET POLITIK te viteve 45 qe u larguan nga Shqipnia komuniste dhe emigrun ne USA,Belgjike,France, etj. jane martuar me vajza shqiptare nga Dibra, Ulqini,Kosova (pra ne ate kohe ska pas probleme si sot)


Po ta vejm re vajzat Kosovare permendin shpesh fjalen FRIKE,( frike me u martu me nje shqiptar Shqipnie) por kjo FRIKE nuk eshte vetem per KOSOVARET por edhe per shqiptaret nga Shqipnia qe jane rritur ne perendim,(te cilet preferojne te martojne femijet e tyre me KOSOVAR sesa shqiptar nga Shqipnia).

Kjo tregon se ne si popull gjate periudhes komuniste jemi TJETERSU,jemi larguar nga TRADITA,kemi pesu DEGRADIM (dicka qe ne nuk mund ta kuptojme) Ne na duket vetja me te AVANCUM,me te zgjut, me te mire.
 

vlera

Primus registratum
Re: A ka martesa katolik/musliman ne Kosove??

Pak a shume pajtohem me keto qe thoni ju LIR111 se edhe mua me duket qe te rinjet nga Shqiperia (me gjithe respektin qe kam per ta) tregohen apo u duket vetja me te avansuar, me te mencur dhe jane me komunikativ, me te sigurte te shprehin deshirat e tyre apo ate qe synojne etj etj, e keto gjera shume te rinjeve nga Kosova u mungojn, prandaj edhe lind nje frike apo mos besim.
 

StepbyAlbania

Primus registratum
Re: A ka martesa katolik/musliman ne Kosove??

Fillimisht postuar nga LIR111:
[qb] Te gjithe EMIGRANTET POLITIK te viteve 45 qe u larguan nga Shqipnia komuniste dhe emigrun ne USA,Belgjike,France, etj. jane martuar me vajza shqiptare nga Dibra, Ulqini,Kosova (pra ne ate kohe ska pas probleme si sot)


Po ta vejm re vajzat Kosovare permendin shpesh fjalen FRIKE,( frike me u martu me nje shqiptar Shqipnie) por kjo FRIKE nuk eshte vetem per KOSOVARET por edhe per shqiptaret nga Shqipnia qe jane rritur ne perendim,(te cilet preferojne te martojne femijet e tyre me KOSOVAR sesa shqiptar nga Shqipnia).

Kjo tregon se ne si popull gjate periudhes komuniste jemi TJETERSU,jemi larguar nga TRADITA,kemi pesu DEGRADIM (dicka qe ne nuk mund ta kuptojme) Ne na duket vetja me te AVANCUM,me te zgjut, me te mire. [/qb]
LIR111, pjeserisht e vertete, VETEMSE na ule keq fare!! /pf/images/graemlins/frown.gif

Betina, e ke kuptu gabimisht, Ai po lavderon kosovart, e po na qortone neve (nga shqiperia)
 

OROSHI

Primus registratum
Re: A ka martesa katolik/musliman ne Kosove??

Betina,frika qe ai tjetri asht ma i avancuar ka te baje me mungesen e kultures!!
Ti do shkosh dhe do ta shohesh Shqiperine,por ti nuk do martohesh me Shqiperine!
 

Shqiptarja

Primus registratum
Re: A ka martesa katolik/musliman ne Kosove??

Per mendimin tim, ne identitetin e nje njeriu ben pjese edhe perkatesia fetare.

Eshte shume me mire qe secili te martohej me njeriun, i/e cila i perket te njejtes fe, sepse ne kete menyre evitohen grindjet,keqkuptimet, dis-harmonia familjare.

Une per vehte personalisht do e kisha me te lehte, me mire qe te martohesha me nje person qe i perket te njejtes fe, sepse do kisha jetuar nje jete te qete (sa i perket aspektit social) dhe ne kete menyre nuk do kisha hasur ne ndonje mosmarreveshje kur te vinte koha e festave fetare; paramendoni, ne nje martese te perzier per nga aspekti fetar e detyrojme tjetrin te festoje ate feste pa zemer, disi me detyrim, vetem per shkak se eshte bashkeshorti/ja jone!

Eshte shume me lehte te kalohet jeta me nje njeri qe eshte identik si nga aspekti kombetar, ashtu edhe nga ai fetar. Po t'i hidhni nje sy edhe nje aspekti tjeter social e kulturor do te verreni se, duke evituar martesat me nje njeri te perkatesise tjeter fetare (flas per nje vajze muslimane) ne kete menyre eshte evituar edhe martesa me nje njeri te nje kombesie te huaj, sepse eshte menduar se, sikur te martoheshim me nje shqiptar katolik, atehere nuk prish fare pune te martohesh edhe me nje Italian, Amerikan, indian etj.
Andaj eshte shume me mire, me e rehatshme te kalohet jeta me njeriun qe i perket te njejtes kombesi, te njejtes fe. Bashkimin tone le ta leme per raste te tjera jo per martesa.

Pa shihni, neve vetem neper tema grindemi, e ku mbeti po te ishim martuar me njerez te feve te tjera!

(Eshte mendim i im personal ky).

Qetesia dhe harominia familjare eshte shume me rendesi ne jete! Kjo arrihet vetem nese dy persona jane te njejte si nga aspekti kombetar ashtu edhe ai fetar.

P.S. mendimi im eshte i imi, secili ka mendimin e vet, andaj edhe mos ndjeheni ngusht, apo keq me mendimin tim!

Shqiptarja
 

Florus

Forumium maestatis
Re: A ka martesa katolik/musliman ne Kosove??

Shqiptare /pf/images/graemlins/frown.gif
jane me te vertete mendimet tuaja kto apo i thua sa per debat?! ne sa raste ke qene deshmitare kur nje cift shqiptar eshte ndare per pune feje?? vetem se njeri nga partneret nuk e ha hashuren dhe tjetri derrin do te thote se punet nuk shkojne mes tyre?? pastaj, akoma kaq rrenje te forte paska feja tek ne shqiptaret sa te na pengoje per ideale kaq te medhaja?!
kur pysin kokat e medhaja ne itali (vendi papes) qe nese do kishte problem sikur vajza e tyre te martonte nje mysliman, i pergjigjen thjesht me nje "s'ka asnje problem" /pf/images/graemlins/smile.gif
 
Top