A ka martesa katolik/musliman ne Kosove??

OROSHI

Primus registratum
Re: A ka martesa katolik/musliman ne Kosove??

Beti,nga bisedat me disa te Gjakoves me thoshin se;kur muslimanet shifnin derrat tek kojshija e tyre,ata peshtynin dhe kthenin koken me neveri,a qendron akoma ky fenomen apo i perket kohes se Jugosllavise!! /pf/images/graemlins/laugh.gif :tipsy:
 

OROSHI

Primus registratum
Re: A ka martesa katolik/musliman ne Kosove??

Beti,edhe dicka tjeter,e kuptoj qellimin dhe deshiren tande te mire por kam frike se je ne "minorence",dhe si prishtinalije qe je ,je ma tolerante dhe me horizont ma te gjane,por Kosoven nuk e ban vec Prishtina /pf/images/graemlins/laugh.gif /pf/images/graemlins/laugh.gif :wink:
 

vlera

Primus registratum
Re: A ka martesa katolik/musliman ne Kosove??

Nje gje dua ta them, se ti ke formuluar bindje duke u bazuar ne nje grupe njerezish qe jetojne ne nje vend me ty, qe jetoje jashe Kosove dhe natyrisht kur njeriu jeton jashte vendit te tij behet me i mbyllur me i frikesuar se do humbi identitetin etj etj, ne nje fare menyre behet me fanatike, dhe tjetra Kosova , Shqiperia ndryshojne cdo dite kurse ne qe kemi fatin e jemi jashte vendit mbesim te njejtet, pra e ndjejme dhe e mendojme vendin tone ashtu sikur e kemi lane, pa e menduar se atje gjerat ndryshojne, dhe tashe te te beje nje pyetje:

Si e mendon tani ti Shkodren apo Shqiperine

e mendon ate ashtu sic e ke pa heren e fundit, apo ashtu sic ajo eshte sot tani per tani ne kete moment.

Prandaj mos merre perfundime duke u bazuar ne nje grup njerezish apo te ndonje reviste javore sic eshte kosovarja
 

tananamera

Primus registratum
Re: A ka martesa katolik/musliman ne Kosove??

Zotri Oro... Une me te vertet nuk po mud te kuptoj
nje gje nga ju. Ne fillim ju ket tem e dramatizuat aqe shum,ndersa tash thoni se ky ishte vetem nje artikull.Pastaj vazhduat te i njollosni besimtaret islam pa kurrfar arsye,vetem e vetem pse nuk i perkisni ketij besimi me medime qe ti thot vetem koka jote,duke mos pranuar mendimin e askujte tjeter.Une ta thashe edhe me heret se ky problem tani per tani nuk na shqeteson neve ketu ne Kosove,ju prap insistuat me te vjeteren.Pastaj vazhdove me fyerje etj etj.Tash na dole si nje "patriot" qe lufton per bashkimin e trojeve Shqipetare dhe qe shqetesohet se kjo nuk do te ndodhe sepse dikush qenka me "i prapabetur" se ju.Hajde e merr vesh tash se qfar mendime bluan ajo mendje e juaja.
Sido qe te jet,une po kopjoj pak nga ju.Shpresoj se edhe ne Shqiperi ka nje numer minor te shqipetareve qe mendojn si ju.
Sa per perfundimin e temes,une mendoj se kjo teme nuke eshte dashur qe te lejohet nga fillimi,sepse eshte tem qe qe per periudhen qe ne jemi duke e kaluar,nuk ka asnje vler.
Peshendetje /pf/images/graemlins/wink.gif
 

OROSHI

Primus registratum
Re: A ka martesa katolik/musliman ne Kosove??

Tana...,si gjithmone shprehesh per mbylljen e temave,komunist i pandrecshem /pf/images/graemlins/laugh.gif /pf/images/graemlins/laugh.gif /pf/images/graemlins/laugh.gif :cry: :cry:
 

tananamera

Primus registratum
Re: A ka martesa katolik/musliman ne Kosove??

Oro...! natyrishte se jam per mbylljen e temave qe ne vete permbajne vetem urrejteje,neneqmime dhe "modernizem"te njeanshem.Po nuk ta ze per te madhe Oro...,se edhe ju jeni pionier "moderuar" i Xhaxhit qe vetem qimen e ke ndryshuar me apo pa deshiren tende.
The te them te drejten nuk kam pritur te shkruash diqka me te menqur,sepse jeni nje miop qe mund te i dallosh gjerat vetem afer teje.
Pershendetje :lol: :lol: :lol:
 

fjorent

Primus registratum
Re: A ka martesa katolik/musliman ne Kosove??

Ooooooo,"intelektuali i moderuar" ,"perparimtari" ,"pacifisti" ,"njeriu i modernizuar" i "gjithediteshmi" Fijore na u paraqit sikur kepurdha pas shiut per te na dhen mendimet e veta te "perparuara".Zotri ju nuk jeni asgje me teper se nje injorant dhe nje urryes i islamit dhe mendimet e juaja nuk ja vlen te komentohen , se paku jo ne ket teme.
Nuk jam pacifist dhe as i "gjitheditshem" sipas versionit tend te shqipes. Perpiqem te shikoj edhe jashte oborrit tim per te pare edhe idete e te tjereve sepse vetem duke u ballafaquar e diskutuar mendoj se zhvillohet nje shoqeri.
Ty mbase zoteri te vjen keq sepse je pjese e avazit te vjeter: "kush nuk mendon si une eshte sllavo-grek". Ti nuk ke argumente, ti ofendon.
Une nuk urrej islamin, une jam laik dhe si i tille e konsideroj shtetin te pavarur nga kisha apo xhamija. Sa per injorant tani qe ma the ti ndihem me i lehtesuar sepse padyshim duhet te jete e kunderta.
Sa per personazhin tjeter te konservave te qenve, per momentin po perpiqem me ndihmen e 100 perkthyesve te deshifroj mesazhin. Kur t'ja kem dale mbase do te mund te pergjigjem.
Megjithate ngelet pa pergjigje pyetja e pare:
A eshte e vertete:
Nje mashkull katolik nuk mund te marre per grua nje femer myslimane sipas Sheriatit. Ndersa nje femra e Krishtere mund te behet nusja e nje myslimani, teorikisht gjithmone. Barazi e gjalle!!!
dhe nese po a zbatohet kjo ne Kosove?
 

OROSHI

Primus registratum
Re: A ka martesa katolik/musliman ne Kosove??

Tana,na thuaj naj mendim "te mençem"se keshtu dukesh i ri,nuk e paske jetu kohen e Titos /pf/images/graemlins/laugh.gif :tipsy:
 

*Plisi*

Primus registratum
Re: A ka martesa katolik/musliman ne Kosove??

Me krejt i kan perzije shqiptaret martesat veq me motren tane shkin jo.
 

alma lamcja

Primus registratum
Re: A ka martesa katolik/musliman ne Kosove??

Nuk do të ndikohem nga mendimet e tjera por po jap një informacion real nga ajo çfarë unë di, shoh dhe dëgjoj për këtë temë. Në Kosovë në proporcion me njëra - tjetrën besimi mysliman është në numër shumë më të madh se ai katolik, ortodoksë nuk ka fare (Shqiptarë) dhe duke qënë se regjimi i mëparshëm nuk ka ushtruar ndikim të madh në të, secili njeri që i përkiste njërit nga këto dy besime iu është përmbajtur rregullave strikte të besimit. E njëra prej tyre është edhe martesa me besimin tjetër, kjo do të thotë se: Më parë kanë marrë një boshnjake myslimane (shum kohë më parë) sesa një shqiptare katolike, por edhe katoliket nuk janë përzier shumë me besimin tjetër, ndoshta pse janë ndjerë minor në besim, nuk e di?! Një e vertetë e madhe është se hoxhallarët e asaj kohe janë paguar nga regjimi serbo-sllav për të mos përhapur dijen nder shqiptarët, dhe sot kë shumë femra të moshës 30-35-40-50 etj.. vjeçare që nuk kanë shkuar në shkollë vetëm nga ideja që është përhapur nga ata. Ndërsa sot, një lidhje midis një besimtari mysliman dhe një katolikeje nuk është kurëzuar akoma (unë jam në dijeni, kanë mbi 8 vjet që janë bashkë) vetëm për shkakun se as familja e djalit dhe as e vajzës nuk është pajtuar ende me lidhjen tyrte. Ata akoma takohen e vazhdojnë lidhjen por nuk po mund të martohen pa marrë bekimin e tyre, a do ta marrin nuk e di ata po presin, unë po pres(kuptohet për të ditur si do të përfundojnë). Ky është realiteti në Kosovë, shumë të rinj ngurojnë të lidhen më nj-tj, e përndryshe shumë vajza po martohen me të huaj(kuptohet që kjo është ajo shtresa e civilizuar, që po të dashurohej edhe me një katolik shqiptar do të martohej, "mendoj" ). Tung
 

OROSHI

Primus registratum
Re: A ka martesa katolik/musliman ne Kosove??

Skampa,ti po hedh poshte "disa " fakte qe na solli Beti???? :wave:
 

alma lamcja

Primus registratum
Re: A ka martesa katolik/musliman ne Kosove??

Absolutisht, unë nuk po hedh poshtë mendimin e Betit, ajo ka thënë një të vërtetë por edhe unë po them një të vërtetë. Në Kosovë kemi një zhvillim strikt të mendimeve dhe të realitetit. Të shohësh Prishtinën dhe të jetosh në të është sikur të jetosh në një metropol, por të shkosh në periferi të saj(të mos përmendim zonat malore) është një realitet krejt tjetër nga ai që e has në Prishtinë. Aty duket sikur koha është ndalur, dhe mendimet e gjykimet duken sikur janë mbetur pas. T'i përjetosh në të njëjtën kohë të dyja këto ndryshime është çudi e madhe. Sepse është për tu gëzuar (edhe për tu çuditur) se si e konceptojnë dhe si e jetojnë jetën të rinjtë prishtinas, me një liri të "tepruar" dhe si e jetojnë ata që sjanë në pr. (zakonisht në zonat rurale). Ky është një realitet që thellë thellë askush nuk e mohon!!! Megjithëse është e vështire njëkohësisht edhe ta pranosh këtë realitet, por çtë bësh i tillë është: Siç i pranojmë njerëzit ashtu si janë duhet të pranojmë dhe realitetin. Tung :rolleyes:
 

OROSHI

Primus registratum
Re: A ka martesa katolik/musliman ne Kosove??

Oke :thumbsup: ,ne fakt tema ime ishte ma shume sociale sesa fetare-politike,pra postimi yt ishte tamam per temen,kam edhe une shoke nga Prishtina dhe e di mentalitetin e tyne modern te te menduarit! :wave:
 

altinzaka

Primus registratum
Re: A ka martesa katolik/musliman ne Kosove??

kame nje jave qe jame kthyer nga shqiperia dhe cfare mund te ju tregoje,vendet arabe investojne ne shqiperi vetem ne xhamija,eshte mbushur plote jane bere si kepurdhat,shqiperia eshte bere si nje toke arabe,,gjithashtu dhe greket prishin kishat e vjetra shqiptare dhe i rindertojne ne stilin e tyre qe ajo pak kulture shqiptare te mos ekzistoje me.. :wave:
 

OROSHI

Primus registratum
Re: A ka martesa katolik/musliman ne Kosove??

Kjo ndodh,kur njerezit vene fene para kombit,stuhi me te forta na presin,me vjen shume keq per popullin tone te shumevuajtur,edhe kjo na mungonte,haram kush asht shqiptar e ban punen e te huajit!! :smash: :smash: :smash:
 

alma lamcja

Primus registratum
Re: A ka martesa katolik/musliman ne Kosove??

Është shum i vërtetë problemi që ngrini ju "U2", megjithëse nuk i përmbahet temës por ia vlen të ngrihet për bashkbisedim. Në Elbasan, pas 90-ve u ngritën shumë xhami nga shoqata arabe që sot shumica prej tyre nuk janë funksionale. POr çudia më e madhe ndodhi pas 97-ës. Në kalanë e Elbasanit ndodhet një kishe katolike shumë-shumë vjeçare disa grek erdhën me qëllim që t'a blenin truallin në Kala dhe t'ia ndërronin hyrjen kishes ta bënin atë ortodokse. Pas shumë debateve publike (në tv. lokale) nuk u realizua qëllimi i tyre, por jo nga pushteti lokal por nga intel. të qytetit, që e penguan një gjë të tillë. Gjë që është për tu përgëzuar.
 

OROSHI

Primus registratum
Re: A ka martesa katolik/musliman ne Kosove??

He pra Skampa,sikur te njejten gje te benin edhe intelektualet muslimane shqiptare me fenomenet e koheve te fundit qe ndodhin neper fshatra ,si thua ti??
 

alma lamcja

Primus registratum
Re: A ka martesa katolik/musliman ne Kosove??

Për cilat fenomene Orosh bëhet fjalë se më duket nuk qenkam në ngjarje???
 

OROSHI

Primus registratum
Re: A ka martesa katolik/musliman ne Kosove??

Rasti i atij fshatit ne Librazhd,ku fshati eshte ndare ne dy krahe,si pasoje e ndertimit te dy xhamive,njera e vjetra dhe tjetra e reja e ndertuar nga Sauditet.Nuk i lexon temat e tjera ti Skampa???
 

alma lamcja

Primus registratum
Re: A ka martesa katolik/musliman ne Kosove??

Aiii Orosh po ti ke shkruajtur "fshatrat" e unë mendova çfarë po ndodh në fshatrat e Shqipërisë??. Thashë qënka bere nami e unë s'qenkam në ngjarje se një fshat nuk mund të përfaqësojë të gjithë fsht. e Shqipërisë!! E për këtë kam lexuar nga "Shekulli" më herët, nuk pajtohem sigurisht me një gjë të tillë, por kjo s'do të thotë që ka ndodhur aty dhe do të ndodhë edhe diku tjetër??!!
 
Top