Autor i shumë e shumë punimeve shkencore nga fusha e arkeologjisë, albanologjisë, ilirologjisë, bibliografisë dhe historisë së sociologjisë, ndërroi jetë më 30 gusht në orët e pasditës së vonë në moshën 85 vjeçare.
Më datë 30 gusht, në Zagreb, në moshën 85 vjeçare, ndërroi jetë Akademik prof. Dr. Aleksandër Stipçeviqi. Me punën dhe punimet e tija shkencore në fushën e arkeologjisë, albanologjisë, ilirologjisë, bibliografisë, historisë së sociologjisë së librit ka arritur në majet shkencore duke gëzuar një nam të madh prej shkencëtarit.
JETËSHKRIMI
Ka lindur në Arbënesh të Zarës më 10 tetor të vitit 1930. Në Zarë ka kryer shkollimin fillor dhe ate të mesëm për të vazhduar studimet për arkeologji në Fakultetin Filozofik të Universitetit të Zagrebit, ku është diplomuar më vitin 1954.
Një kohë të shkurtër ka punuar në Muzeun arkeologjik në Zarë dhe në Institutin e Shkencave të Historisë në Zarë. Në vitin 1957 kalon në Bibliotekën Kombëtare dhe Universitare në Zagreb, ku emrohet drejtor i degës për librat e botuar. Në vitin 1974 kalon në detyrën e drejtorit të Bibliotekës së Akademisë së Shkencave dhe Arteve të Jugosllavisë (ASHAJ) – tani Akademia e Shkencave dhe Arteve të Kroacisë (ASHAK).
Ka mbrojtur disertacionin e doktoraturës në vitin 1977 në fakultetin Filozofik në Zarë, ku ka mbrojtur disertacionin “Simbolizmi religjioz tek ilirët”, ndërsa në muajin shkurt të vitit 1978 është nderuar me titullin “Këshilltar i bibliotekave dhe bibliotekistëve).
Nga fundi i vitit 1983, është ftuar në Entin Leksikografik “Mirosllav Krlezha” në detyrën e kryeredaktorit të “Leksikonit biografik të Kroacisë”. Katër vjet më vonë, në nëntorin e 1987, pas daljes nga shtypi të librit të dytë të këtij edicioni, kalon në fakultetin Filozofik të Universitetit të Zagrebit (Dega e shkencave informative, Katedra e bibliotekarisë) ku ligjëron lëndët “Historia e librit dhe biblioteka si dhe Bibliografinë dhe Historinë sociale të librit”.
Që në vitet 1970/1973, ka ligjëruar lëndën “Hyrje në arkeologji” si bashkëpunëtor i jashtëm, në cilësinë e ligjëruesit të lartë në Fakultetin Filozofik në Prishtinë, ndërsa nga fundi i vitit 1971, është zgjedhur ligjërues i lëndës “ Hyrje në historinë e librit dhe bibliotekave” për studimet pasuniversitare të bibliotekarisë.
Në vitin 1993 bëhet anëtar i Këshillit për të Drejtat e Njeriut dhe të Drejtat e bashkësive Etnike në parlamentin e Kroacisë.
Biografia e plotw e Akademik prof.Dr. Aleksandar Stipçeviqit
Akademik, prof. Dr. Aleksandër Stipçeviqi, arkeolog, bibliolog, bibliograf, albanolog, ilirolog, balkanolog, bibliotekist dhe eseist arbëresh, ka lindur në Arbëresh (Arbanasi), afër Zarës, më 10. tetortë vitit 1930. Në Zarë ka mbaruar shkollimin fillor dhe gjimnazin, ndërsa studimet i ka vazhduar në Fakultetin filozofik të Universitetit të Zagrebit, ku është diplomuar më 1954, në degën e arkeologjisë.
Pasi përfundoi studimet pasuniversitare në Fakultetin filozofik në Zarë, mbrojti me sukses disertacionin e doktoraturës me temën “Simbolizmi religjioz tek ilirët” Për një kohë të shkurtër punoi në Muzeun arkeologjik në Zarë dhe në Institutin e shkencave të historisë në Zarë, ndërsa në vitin 1957,kaloi në Bibliotekën Kombëtare dhe Universitare në Zagreb, në detyrën e kryeshefit të degës së librit të botuar. Më 1974, mer drejtimin e Bibliotekës së ASHAJ (sot ASHAK), ndërsa kah fund ii 1983, kalon në Entin e athershëm leksikografik “Mirosllav Krlezha”, duke ushtruar detyrën e kryeredaktorit të Leksikonit biografik kroat.
Në dhjetor të vitit 1987, pas daljes nga botimi të librit të dytë, kalon në Fakultetin Filozofik, të Universitetit të Zagrebit-Dega e shkencave informatike: katedra e bibliotekarisë, ku ligjëron këto lëndë: “Historia e librit dhe bibliotekave”, “Bibliografinë” dhe “Sociologjia e librit dhe bibliotekave”. Në muajin shkurt të vitit 1978, merr titullin e këshilltarit të bibliotekarisë dhe po atë vit, ASHAJ e zyrtarizon titullin e këshilltarit shkencor të Akademisë së Shkencave dhe Arteve të Jugosllavisë nga fusha e shkencave të historisë.
Në vitin 1990, është zgjedhur me titullin e këshilltarit shkencor në fushën e shkencave informative. Nga viti 1970-1973, në cilësinë e ligjëruesit të lartë, si bashkëpunëtor i jashtëm, ka ligjëruar “Hyrje në arkeologji” në Fakultetin filozofik në Prishtinë. Kah fund ii vitit 1971 është zgjedhur ligjërues për lëndën “Hyrje në histirinë e librit dhe të bibliotekave” në studimet pasuniversitare (postdiplomike) për bibliotekari, dokumentacion dhe shkencat informative të Universitetit të Zagrebit. Më 1978, është zgjedhur profesor inordinar honorarist në katedrën e sapoformuar për bibliotekari të Fakultetit filozofik të Universitetit të Zagrebit, ndërsa më 1987, është zgjedhur për professor të rregullt po në këtë fakultet. Është oensionuar në vitin 1997.
Nga viti 1987-1996, ka qënë shef i Katedrës së bibliotekarisë, në Degën e shkencave informative, ndërsa nga 1992-1995, kryeshef i Degës së shkencave informative në Fakultetin filozofik në Zagreb. Në organizatat e bibliotekarisë ka ushtruar shumë detyra: nga 1967 deri më 1973, ka qënë kryetar i Shoqatës së bibliotekistëve të Kroacisë, ndërsa nga 1967-1969, kryetar i Shoqatës së bibliotekistëve të Jugosllavisë.
Nga viti 1992-1997, ka ushtruar detyrën e kryetarit të Këshillit për bibliotekat në Republikën e Kroacisë. Në periudhën nga 1993-1996 ka qënë anëtar i Këshillit për të Drejtat e Njeriut dhe të Drejtave të Bashkësive dhe Pakicave Etnike, të Dhomës së deputetëve të Parlamentit të Republikës së Kroacisë.
Nga 1973 deri më 1999, ka qënë anëtar i Këshillit botues të edicionit ”Annual Bibliography of the History of the Printed Books and Libraries”, që botohej në Den Haag. Më 1968. inicon veprimtarinë botuese të Shoqatës së bibliotekistëve të Kroacisë. Ka qënë kryeredaktor të botimeve shoqërore të Shoqatës së bibliotekistëve të Kroacisë deri më 1984. Redaktor professional i botimeve të Entit Leksikografik “Mirosllav Krlezha” (botimi i dytë i Enciklopedisë së Jugosllavisë, Leksikoni biografik kroat, Enciklopedia e Kroacisë).
Nga viti 1983 është anëtar (jashtë përbërjes punuese) të Akademisë së Shkencave dhe arteve të Kosovës, ndërsa nga viti 2001, anëtar nga jashtë shteti i (Socio straniero) Accademia Marchigiana di Scienze, Lettere ed Arti në Ancona të Italisë. Është anëtar i PEN Qendrës së Kroacisë nga viti 1985, si dhe të Shoqatës së Arkeologëve të Kroacisë nga viti 1962.
MIRËNJOHJET:
Për punën e tij është nderuar me shumë çmime mirënjohje e dekorata. Në vitin 1993 është nderuar me çmimin-Mirënjohjen e Kululeviqit, për punën e tij në fushën e bibliotekarisë. tij është nderuar me shumë mirënjohje: më 1983 ka marë çmimin e “Kukuleviqit” . Në vitin 1998, nderohet me çmimin “Rendi i Yllit të Kroacisë me figurën e Marko Maruliqit”, ndërsa më vitin 2004, është nderuar me çimin “Çmimi i Qytetit të Zagrebit” ndërsa po atë vit nderohet edhe me çmimin “Çmimi i Qytetit të Zarës” për vepër jetësore. Në vitin 2001, nga presidenti i Shqipërisë, prof. Dr. Rexhep Mejdani, nderohet me çmimin “ Naim Frashëri i Artë” për kontributin e tij në zbardhjen e historisë së ilirëve.
Më 3 shkurt, të këtij viti (2015), në Zagreb, Akademikut arbënesh nga Zara, prof. Dr. Aleksandër Stipçeviqit, iu dorëzua edhe Dekorata “Gjergj Kastrioti Skënderbeu”, akorduar nga Presidenti i Shqipërisë, z. Bujar Nishani, për meritat e tij shkencore, publicistike dhe kombëtare. Dekorata “Gjergj Kastrioti Skënderbeu” është dekorata e dytë për nga rëndësia e dekoratave që ndanë Presidenti i Shqipërisë, pas Dekoratës “Dekorata e flamurit kombëtar”. Dekorata “Gjergj Kastrioti Skënderbeu” nga Presidenti i Shqipërisë u jepet personaliteteve shqiptare dhe të huaja për ndihmesë të qenësishme ose kontribut madhor në mbrojtjen, forcimin apo përparimin e faktorit shqiptar kudo në botë.
Ka marë pjesë në shumë tubime shkencore në vend dhe nëpër botë. Ka qënë në udhëtime studimore dhe stipendi në Itali, Gjermani, Angli, Korejë, Jordani, Turqi, Danimarkë, Shqipëri dhe në shumë vende tjera.
Wshtw marrw me artin dhe religjionin e ilirëve antik, bibliografi, historinë kombëtare-nacionale dhe ate të përgjithshme të librit si dhe me çështje të censurës dhe në përgjithësi fatin në shoqëri. Ka shkruar sintezën e parë mbi artin e ilirëve dhe sintzën mbi ilirët e cila deri më tani ka përjetuar nëntë botime në katër gjuhë (kroatisht, anglisht, shqip dhe italisht). Ka shkruar shumë libra dhe punime mbi arbëreshët e Zarës. Ka botuar më shumë se 200 punime shkencore dhe profesionale në gjuhët: kroatisht, italisht, shqip, anglisht dhe në frengjisht dhe ate në publikimet nacionale dhe ndërkombëtare. Viteve të fundit më së shumti shkruan për historinë e librit kroat dhe bibliotekat kroate.
Ka botuar këta tituj:Arte degli Illiri, Milano 1963. (botimi anglisht 1963),Dorracak për rregullimin e diskotekave, Zagreb 1964. (në bashkëpunim me Lela Caniq dhe Janko Zhivkoviq), Gli Illiri, Milano 1966. (përkthyer në shqip 1967), Bibliographia Illyrica, Sarajevë 1967. (suplementet janë botuar 1974., 1978. dhe 1984), Iliri – povijest, kultura, život, Zagreb 1974, 1989, 1991. (përkthyer në anglisht 1977. dhe në shqip 1980, 1990. i 2002), Bibliografja e arkeologjisë antike në Jugoslavi 1-2, Sarajevë 1977., Kultni simboli kod Ilira, Sarajevë 1981. (botimi në shqip 1983., 1990. i 2002), Historia e librit, Zagreb 1985. (botimi në shqip 1988. i 2000., në arabisht 1993. dhe në persisht 1994), Cenzura në biblioteka, Zagreb 1992., Mbi censorin e përkryer, Zagreb 1994. (botimi në shqip 2002), Interpretime albanologjike, Shkup 1994., Si ti shmangemi censorit, Zagreb 1997., Tregimi mbi Leksikonin biografik kroat, Zagreb 1997., Fat ii librit (Sudbina knjige), Lokve 2000., Historia sociale e librit tek kroatët (Socijalna povijest knjige u Hrvata), – (tani për tani janë botuar dy prej tri librave të planifikuara), Zagreb 2004. dhe 2006).
Libri i fundit i Aleksandar Stipçeviqit është pikërisht për arbëreshët e Zarës, të cilët më në fund e pritën dhe përjetuan librin gjithëpërfshirës mbi kulturën dhe historinë e tyre afro 300 vjeçare, me titull “Kultura tradicionale e arbëreshëve të Zarës”.
Libri, mjaft voluminoz dhe vërtetë gjithëpërfshirës, në 450 faqe, “Kultura tradicionale e arbëreshëve të Zarës”, që doli ga shtypi më 2011 u promovua më 6 shtator 2011 në vendlindjen e vet, në Arbëresh-Zarë, më konkretisht në ambijentet e Bibliotekës së Qytetit të Zarës.
Akademik Aleksandër Stipçeviq, ka shkruar e botuar numër të madh të artikujve dhe librave, numër që arrinë në mbi 230, në shtypin vendas dhe të huaj revista, dhe përmbledhje të ndryshme dhe shumë e shumë libra.
Libri prej 450 faqe, përmes tre kapitujve të mëdhenj, sjell përshkrim të shterrur deri në fund të jetës dhe traditës së arbëreshëve të Zarës.
Kapitulli i parë flet për jetën dhe traditën e arbëreshëve të Zarës, ku autori, edhe vetë arbëresh në mënyrë të përkryer na flet për jetën dhe traditën familjare të arbëreshëve, për muzikën, valet, sportin, karnevalin si dhe për gjuhën-të folmen e arbëreshëve të Zarës.
Në kapitullin e dytë, bëhet fjalë për besimët popullore, ku flitet për të ndjerët, për varret dhe varrezat, për kafshët e llojllojshme, për botën e amshueshme, (botën dhe jetën pas vdekjes), për ekzorcizmin (përbetueshmërinë), zotimet-përgjërimet, ose edhe për disa simbolizma.
Në kapitullin e tretë, në mënyrë të shkurtër flet për lëtersinë popullore, duke sjellur një pasqyrë të këngëve nga ato fetare, nëpërmjet këngëve të dasmave-krushqive, deri tek ato të luftës. Poashtu, aty janë edhe disa tregime, anegdota dhe tregime për jetën si dhe fjalët e urta që janë përdorur dhe përdoren në komunitetin e arbëreshëve të Zarës.
Në parathënien e këtij libri, recenzentë të cilit janë Akademik prof. Dr.Radosllav Katiçiq dhe prof.Dr. Zef Mirdita, Akademik Katiçiqi thotë:
Lexuesi duhet të jetë i vetëdijshëm se ka në dorë dhe është duke shfletuar një libër të veçantë. Aleksandër Stipçeviqi, dhe libri i tij “Kultura tradicionale e arbëreshëve të Zarës” ( Tradicijska kultura zadarskih Arbanasa), në bibliografinë tonë ka vend të posaçëm.
VEPRAT:
Për veprat e tija nuk është aq lehtë të flitet. Ka njerëz që punojnë vetëm për një jetë njeriu, ndërsa ka të tjerë që janë të rrallë që me punën e tyre të përgjithshme plotësojnë shumë jetë. Duke shikuar opusin krijues të prof. Stipçeviqit, mbetemi vërtetë të shtangur me shumëanshmërinë krijuese të veprimtarisë dhe vemrimit të tij.
Ka shkruar rreth 40 libra dhe rreth 120 punime shkencore dhe profesionale, rreth 80 kontribute më te vogla nëpërmjet zërave enciklopedik, ndërsa për ate dhe në nderimin e tij janë shkruar shumë përmbledhje punimesh.
Puna shkencore e Akademik Aleksandër Stipçeviqit zhvillohet në disa drejtime, ndër të cilët dy janë drejtime kryesore: arkeologjia dhe bibliologjia.
Do të përmendim vetëm disa nga veprat më të njohura të tij si për shembull nga ato dy drejtimet e tija kryesore, duke u marrë me ato, ka bërë një vepër kapitale “ Bibliografia e arkeologjisë antike në Jugosllavi” në dy vëllime, me gjithsejt 1556 faqe, ku ka mbledhur gjithçka që është shkruar dhe grumbulluar për ilirët në të gjitha gjuhët e botës. Kjo vepër është botuar nga Akademia e Shkencave dhe Arteve të Bosnjës e Hercegovinës me vitin 1977.
Jeta ndërmjet librave i ka zgjuar intersimin për fenomenin e librit e veçanërisht për librin dhe vendin e tij në shoqëri gjatë historisë. Kështu ai ka botuar librin “Historia e librit” që ka arritur shumë sukses ne qarqet shkencore dhe që është përkthyer në disa gjuhë.
Vetëm një erudit si Aleksandër Stipçeviqi, që njeh shumë disciplina shkencore ka mundur të shkruaje një libër me cilësi të tillë për historinë e librit.
Pas kësaj, ai është marrë me fatin e librit në Kroaci, duke shkruar librin “Historia sociale e librit tek kroatët” në tre vëllime të mëdha, që është një vepër monumentale dhe monumet i pakrahasueshëm i kulturës kroate.
E gjithë kjo krijimtari dhe veprimtari, Aleksandër Stipçeviqi radhitet ndër ekspertët më eminent jo vetëm në Kroaci, por edhe më gjërë.
Posikur edhe të gjithë atdhedashësit e sinqertë të asaj kohe, edhe ai ka pasë përplasje me politikën që i ka lënë vrragë të pashlyeshme. Si kryeredaktor i “Leksikonit biografik të Kroacisë”, ka qëndruar stoik kur disa institucione të ish regjimit janë shtyrë se cili do të “hedhë gurin më të madh” në kulturën kroate. E kanë sulmuar se kjo vepër është përplot “mantijash” dhe se shumë shprehet ajo nacionalja. Mirëpo, Stipçeviqi nuk ka rreshtur, nuk është ndalur. Kundërshtarëve të tij të ideologjizuar ua ka këthyer në mënyrë të njejtë, duke u thirrë në fushën që mbulon, aty ku ka qënë ‘mbret”-shumë i fortë, duke mposhtur edhe persona nga udhëheqësia e athershme siç kanë qënë p.sh. Stipe Shuvar, Goran babiq ose Ema Derosi Bjelajac. Po të lëshonte pe dhe të pranonte “gabimin”, e ajo do të thoshte dhe do të nënkuptonte përjashtimin-largimin nga kultura e Kroacisë të gjithë klerikëve dhe të gjithë atdhetarëve që për pushtetin dhe regjimin e athershëm ishin të papërshtatshëm. Pas ndryshimeve demokratike, e gjithë kjo histori e shoqëruar me material dëshmie, ka përfunduar e kurorëzuar me kopertina në librin “Historia mbi Liksikonin Biografik të Kroacisë”.
SHANDRI PËR ARBËNESHËT
Për arbëneshët e tij, ai ka qënë gjithmonë “Lala Shandri”, më i mënçuri, më i dituri, më i arsimuari, më i urti, ka qënë krenaria e arbëneshëve.
Lidhja e tij me vendlindjen Arbëneshin është shumë e komplikuar. Ka të ngjarë që rrënjët mund të jenë diku kur tek i riu Aleksandër Stipçeviqi është paraqitur vetëdija mbi dallimin e Arbëneshit dhe arbëneshëve të tij me banorët përrreth, dhe aty lindin një mori pyetjesh: Pse është ashtu, kush janë arbëneshët, çfar paraqet gjuha e tyre etj etj. Shikuar në atë mënyrë, vjen deri tek një nga preokupimet kryesore të këtij shkencëtari të albanologjisë dhe ilirologjisë, si paraardhës të shqiptarëve, respektivisht të arbëneshëve. Nga këto ndjenja të tij, ka dalë në dritë dhe është parhapur bibliografia e tij për ilirët. Por ka edhe një fushë që e lidhë Sipçeviqin me vendlindjen. Kjo është një punë dhe angazhim mbi gjysëm shekullore në të gjitha ngjarjet kulturore që lidhen me arbëneshët. Madje madje kjo pjesa e dytë mund të pohohet se është më e begatë dhe më gjithëpërfshirëse dhe e shumllojshme. Gjithçka që ka ndodhur gjatë gjysëm shekullit të fundit dhe gjithçka që është shkruar për Arbëneshin dhe arbëneshët, ka qënë në një mënyrë ose në një mënyrë tjetër e lidhur me Aleksandër Stipçeviqin, qoftë si iniciator dhe organizator, ose së paku person që ka dhënë vlerësim meritor.
Kështu për shëmbull, gjatë botimit të “Fjalorit të folmes së arbëneshëve të Zarës” të Kruno Krstiqit, më 1987, ai ka ardhur nga Zagrebi, dhe disa ditë me radhë ka kontrolluar dhe mbikëqyrë botimin e këtij fjalori. Pas vdekjes së Kruno Krstiqit, ai ka inicuar botimin e librit të tij “Ardhja e arbëneshëve të Zarës, në formë libri.
Kur është shfaqur idea për themelimin e Shoqatës që do të merret me kulturën e arbëneshëve, Stipçeviqi e ka mbështetur fuqimisht dhe me eksperiencën e tij të madhe ka ndihmuar rreth themelimit. Prandaj, në Tubimin themelues të Shoqatës së Arbëneshëve të Zarës, ai është shpallur “Kryetar nderi”. Nën mbikqyrjen dhe kryeredaktimin e tij janë botuar edhe librat e Sh. Perishiqit “Mbi ekonominë e arbëneshëve në ta kaluarë” dhe libri i M. Dikliqit, “Partia e drejtësisë tek arbëneshët e Zarës”.
Ka qënë promotori kryesor për ndërtimin e Bibliotekës në rbënesh, respektivisht ai e ka formuluar si “Ringjallja e bibliotekës kroate”, që aty ka qënë gjatë shekullit të XIX. Për ta realizuar këtë ide, Stipçeviqi është dashur të troket në shumë dyer, që nga institucionet vendore e deri tek Ministria e kulturës. Në kuadër të kësaj biblioteke, me iniciativën e tij, është edhe “Dhoma përkujtimore e arbëneshëve të Zarës me një përmbledhje etnologjike”. Stipçeviqi nëpërmjet Shoqatës së arbëneshëve të Zarës, më 1997, në ditën e festës së “Zonjës së Loretos” e ka inicuar dhe realizuar një tumbim shkencor kushtuar shokut, mikut e bashkëvendasit të tij, intelektualit të madh Kruno Krstiqit.
Poashtu, me ndihmën e tij është organizuar tubim shkencor për sociologun fra. Bonifacije Peroviq si dhe për përkthimin e librit më të vjetër për arbëneshët, ate të Tulio Erberit nga italishtja në kroatisht.
Si person e njohës i mirë i problematikës së arbëneshëve, Aleksandër Stipçeviqi, në një mënyrë mer rrolin e këshilltarit ose mentorit për të gjithë ata shkencëtar nga Shqipëria, Kosova por edhe Kroacia e vendet tjera, që merren me hulumtimin dhe studimin e arbëneshëve.
Histori e veçantë është ajo që Stipçeviqi tërë jetën ka mbledhë gjithçka që lidhet me arbëneshët dhe Arbëneshin nëpër arkivat e Venedikut, Romës, Zagrebit e Zarës. Mbledhja e materialeve për vendlindjen e tij ka filluar kah vitet e pesëdhjeta të shekullit të XX. Tekstin e parë që e ka shkruar si 22 vjeçar, pikërisht flet për arbëneshët dhe Arbëneshin. Kah vitet e shtatëdhjeta, ai i rrumbullakson punimet me librin e tij të punimeve “Bibliografia e punimeve për arbëneshët e Zarës”.
Stipçeviqi disa herë në vendlindjen e tij në Arbënesh ka dëgjuar, ka inçizuar histori të vjetra, tradita, zakone, tregime të vjetra, legjenda, besimet e hershme dhe të ashtuquajturat bestytni. Gjithçka nga këto i ka mbledhë dhe si njohës më i mirë i kulturës ilire depërton thellë deri nga rrënjët e kësaj bashkësie. Nga e gjithë kjo, ka dalë edhe libri voluminoz, “Kultura tradicionale e arbëneshëve të Zarës” vepër kapitale e kulturës popullore, antropologjisë dhe historisë, qëe nuk e ka asnjë vend jo vetëm në Kroaci por edhe më gjërë. Në më shumë se 400 faqe, gjithë atë material në mënyrë shumë minucioze e ka përpunuar dhe ka zbuluar se arbëneshët kanë shumë gjurmë që janë ruajtur e trashiguar nga gjurmët e simboleve dhe besimeve të ilirëve.
Aleksandër Stipçeviqi pati vërtetë një jetë shumë përmbajtësore dhe kuptimplote.
Ishte yllë dhe i magjepsur për ilirologjinë. Gjysëm shekulli kolos i ilirologjisë. Me vdekjen e tij, familja ka humbur, vëllanë, bashkëshortin, babain, gjyshin, vjehhrin, shokët e kanë humbur shokun, shkenca shkencëtarin, ndërsa ne shqiptarët kemi humbur më shumë se të gjithë ata, sepse pwr njw kohw tw shkurtwr u ndanw nga jeta tre akademik, tre kolos, Akademik Esat Stavileci, Akademik Mark Krasniqi dhe Akademik Aleksandwr Stipçeviqi.
Varrimi i Akademik prof. Dr. Aleksandwr Stipçeviqit do tw bwhet ditwn e mwrkure, datw 2 shtator, nw varrezat “Mirogoj” nw Zagreb.
Prehu i qetë i nderuarai dhe i respektuari miku im Shandri-Akademik prof. Dr. Aleksandër Stipçeviqi.
(Përgaditi:Mehmet Latifi/INA)