Tema e ditës

Diskutime mbi temat më të veçanta të ditës
 
Ekonomia greke ka shfaqur befasinë e parë gjatë këtyre kohëve të fundit, duke iu rikthyer rritjes në tremujorin e dytë të këtij viti, pavarësisht problemeve politike dhe kërcënimit për një dalje të mundshme të Greqisë nga Eurozona. Lajmi vjen pas publikimit të të dhënave ekonomike gjatë së enjtes, duke i dhënë kështu një tjetër shtysë pozitive kryeministrit Alexis Tsipras dhe qeverisë së majtë të drejtuar prej tij. Të dhënat e rishikuara treguan gjithashtu se Greqia nuk ka pasur as rritje dhe as rënie të prodhimit kombëtar gjatë tremujorit të parë, ndryshe nga sa ishte raportuar më herët për një tkurrje prej 0,2 për qind. Këto të dhëna tregojnë se vendi nuk ka rënë në recesion në fillim të këtij viti, siç ishte besuar, për shkak të kundërshtimeve të ashpra fillimisht nga qëndrimi i “vijës së ashpër” të Tsiprasit kundër masave shtrënguese të kërkuara nga huadhënësit ndërkombëtarë. Produkti i Brendshëm Bruto (PBB/GDP) është rritur me 0,8 për qind gjatë tremujorit Prill-Gusht, bazuar në vlerësimet e rishikuara sezonalisht nga shërbimi i statistikave ELSTAT. Ende nuk është publikuar asnjë e dhënë se çfarë ka ndikuar në këtë rritje, pasi këto shifra janë paraprake, por, analistët thonë se disa sektorë, siç është turizmi - një shtyllë bazë e ekonomisë greke, - ka shfaqur aftësinë për të përballuar pasigurinë që rrodhi pas muajsh të tërë të ngecjes së bisedimeve me huadhënësit ndërkombëtarë. “Disa tregues të aktivitetit ekonomik gjatë tremujorit të dytë, përfshi konsumin, prodhimin industrial dhe turizmin, kanë treguar elasticitet të veçantë”, thotë ekonomisti Nikos Magginas, i Bankës Kombëtare. “Kjo shpjegon shifrat surprizë të tremujorit të dytë të GDP-së”. Ai shtoi se këto të dhëna ndihmojnë në pasjen e një parashikimi më optimist për vitin në tërësi, duke e bërë “më realiste” perspektivën e një tkurrjeje të përgjithshme prej më pak se 2 për qind për vitin 2015. Sipas skenareve aktuale, mbi të cilat autoritetet greke nënshkruan një marrëveshje me huadhënësit ndërkombëtare për ndihmën e tretë të shpëtimit, ekonomia greke pritet të tkurret me 2,1 deri në 2,3 për qind gjatë këtij viti. Ekonomia greke doli nga recesioni 6-vjeçar në vitin 2014, por rezultoi sërish me negativitet në tremujorin e fundit të vitit të kaluar për shkak të ndryshimit të qeverisë. / Top Channel
 
Azilkërkuesit në Gjermani, Schmidt: Nuk kanë asnjë mundësi, mund të kthehen vizat. Presidenti i Entit Federal për Migrimin dhe Refugjatët në Gjermani, Manfred Schmidt ka bërë një pasqyrë të situatës aktuale të azilkërkuesve në Gjermani, ku vetëm në pak kohë, 30 mijë prej tyre janë nga Shqipëria. E ky numër është shqetësues. “Ne kemi një numër shumë të madh azilkërkuesish këtu në Gjermani. Gjatë këtij viti kemi llogaritur që kanë ardhur 450 mijë të tillë. Kryesisht, vendi nga vijnë më së shumti është Siria, por ajo që ne na shqetëson më tepër aktualisht është se vendi i dytë nga vijnë ata është Shqipëria. Për një kohë të shkurtër na kanë ardhur rreth 30 mijë aplikues. Këta azilkërkues nga Shqipëria kanë mundësi shumë të pakta për të fituar të drejtën e azilit në Gjermani. Arsyet që paraqesin ata për të kërkuar azil janë shumë të dobëta”, tha Manfred Schmidt. Për sa i përket shtetasve shqiptarë që janë aktualisht në Gjermani, Schmidt ka siguruar se ata do të kthehen. “Ne kemi filluar procesin e përshpejtimt të procedurave për kthimin e azilkërkuesve shqiptarë në vendin e tyre. Për një muaj janë marrë rreth 5000 vendime negative dhe azilkëkuesit do të kthehen në Shqipëri. Gjithashtu, ka edhe një marrëveshje mes landeve të Gjermanisë, që aplikuesit për azil do të qëndrojnë në shtëpitë e strehimit ku vendosen fillimisht, e nuk do të shpërndahen nëpër komuna të tjera, pasi për ta do të merret vendim i shpejtë. Jemi duke shqyrtuar çështjet e azilkërkuesve, që vijnë nga Shqipëria dhe kanë arsye shumë të dobëta. Atyre do t’u ndalohet të hyjnë më në Gjermani dhe nuk do t’u mundësohet më leja e qëndrimit”, u shpreh më tej Schmidt. I pyetur lidhur me pagesat, që janë ofruar deri më tani nga lande të ndryshme të Gjermanisë, për kthimin vullnetar të azilkërkuesve, presidenti Schmidt ka saktësuar se kjo gjë ka ndodhur vetëm në një komunë të Gjermanisë. Por, ai shtoi se Enti Federal për Migrimin dhe Refugjatët, për të gjithë ata azilkërkues që kthehen vullnetarisht në Shqipëri, përmes organizatës IOM, merr përsipër shpenzimet e udhëtimit. “Azili iu refuzohet shqiptarëve” Manfred Schmidt: Zgjidhje vetëm nëpërmjet lejeve të punës Duke u ndalur te disa propozime të ardhura nga parti të ndryshme në Gjermani, për dhënien e vizave të punës, Schmidt ka dhënë një sinjal pozitiv në këtë drejtim. “Ekzistojnë mendime dhe debate, që ne si shtet të zgjerojmë rregullat për të dhënë leje qëndrimi. Siç dihet, Gjermania ka sistemin më liberal ndër vendet e Europës Perëndimore, sa i përket lejes së qëndrimit. Gjithashtu, dihet që Gjermania ka një sistem dual sa i përket profesioneve, sistem të cilin shumë shtete të tjera nuk e kanë. Po diskutohet që, kriteret që kemi për të fituar një leje qëndrimi, duam t’i lehtësojmë pak për rastet nga Shqipëria. Në këtë mënyrë, shtetasit shqiptarë do të kenë mundësi për të përfituar më lehtë një leje qëndrimi, nëpërmjet profesionit të tyre në Gjermani. Por kjo masë është edhe për të sinjalizuar se, azili është rruga më e gabuar për shqiptarët për t’u integruar në Gjermani”, deklaroi Schmidt. Manfred Schmidt ka folur dhe për konferencën, që pritet të mbahet në fillim të shtatorit mes krerëve të landeve të Gjermanisë dhe Kancelares Merkel. “Kjo është konferenca e dytë mes Kancelares Merkel dhe drejtuesve të landeve. Konferenca e parë është zhvilluar më 18 qershor dhe aty janë diskutuar çështjet e kërkesave për azil, të cilat u shtuan në mënyrë drastike, në mënyrë që t’i bënim sa më optimale proceset e azilkërkimit dhe për t’i përshpejtuar ato. Janë diskutuar gjithashtu proceset teknike, ndërsa tashmë në konferencën e dytë do të diskutohet nëse qëndrojnë ato dhe çfarë rezultatesh kanë sjellë, si dhe nëse është e nevojshme për të ndërhyrë dhe për të marrë masa të tjera”, tha Schmidt. Nëse situata vijon të jetë e tillë dhe numri i azilkërkuesve të jetë i lartë, zoti Schmid nuk ka përjashtuar as kthimin e regjimit të vizave. “Kjo pyetje është shumë reale dhe e pranishme në Gjermani. Po diskutohet në mënyrë gjithnjë e më të shpeshtë. Vetë fakti, që brenda një kohë shumë të shkurtër kanë ardhur 30 mijë aplikues nga Shqipëria, është shumë shqetësues. Kështu që, nëse numri i azilkërkuesve vazhdon të jetë i lartë, ka mundësi që këto masa ne t’i ndërmarrim për të ndalur ardhjen e azilkërkuesve, të cilët nuk kanë asnjë arsye për ta bërë një gjë të tillë”, paralajmëroi Manfred Schmidt. E në fund, presidenti i Entit Federal për Migrimin dhe Refugjatët në Gjermani, u ka drejtuar një thirrje të gjithë shqiptarëve, që po mendojnë të udhëtojnë për të kërkuar azil drejt Gjermanisë. “Ju lutem mos u besoni thashethemeve të gabuara, që vijnë nga trafikantë të qenieve njerëzore, sipas të cilave Gjermania ofron azil për rrethanat për të cilat mbizotërojnë në Shqipëri. Të informohen mbi mundësitë ligjore që kanë shtetasit shqiptarë për të ardhur në Gjermani. Kërkesa e tyre për azil në Gjermani i çon ata në një fatkeqësi”, përfundoi Schmidt. gazeta-Shqip
 
Humbja e fëmijëve në plazhet e mbushura me pushues është një prej problemeve më shqetësuese të këtij sezoni. Në mungesë të rojeve të plazhit, barra për gjetjen e tyre, përveç familjarëve të alarmuar, bie mbi policinë dhe qytetarët. Çdo ditë raportohen në polici 6-8 raste personash të humbur, kryesisht fëmijë, në plazhet e Durrësit. Prindërit pranojnë se, ata duhet të jenë shumë të kujdesshëm, po kërkojnë dhe praninë e mbështetjen e rojeve të plazhit, që këtë sezon veror mungojnë. Pavarësisht masave të marra për rritjen e sigurisë për pushuesit, Policia e Durrësit apelon për më shumë kujdes nga prindërit. Përveç kujdesit që duhet të tregojnë prindërit apo shoqëruesit e tyre në plazhe, për të mos i humbur ata nga sytë, duhet dhe t’i edukojnë në rast se ndodh shkëputja, që të mos përfshihen nga paniku, por të kërkojnë ndihmë. Madje, t’u mësojnë numrin e tyre të telefonit, ose për fëmijët më të vegjël ky numër t’u shkruhet në veshjet e tyre. Një tjetër këshillë për prindërit është të mos humbasin kohë, nga momenti që konstatojnë humbjen e fëmijës, pasi kjo e bën më të vështirë gjetjen e tyre. Mungesa e rojeve bregdetare këtë vit ka krijuar mjaft probleme. Është bërë thirrje herë pas here për vënien e tyre, por asnjë masë nuk është marrë në këtë drejtim. Kullat e vrojtimit ndërkohë qëndrojnë në plazhe, edhe pse janë të gjitha bosh. Nevoja më e madhe për roje bregdetare është në plazhin e Durrësit, për shkak edhe të fluksit të madh të turistëve që kanë këtu. g.shqip
Rreth 20 persona kanë mbetur të plagosur nga shpërthimi i një bombole gazi 15-litërshe, mbrëmjen e djeshme në kryeqytet. Ngjarja ndodhi në zonën e “Don Boskos”, ku një dyqan ëmbëlsirash dhe akulloresh është shkatërruar plotësisht dhe po kështu ka pësuar dëmtime serioze edhe një biznes tjetër që ka qenë ngjitur më të. Shumica e të plagosurve kanë qenë kalimtarë të rastit, të cilët kanë mbetur të lënduar nga ciflat e xhamit, por edhe nga objektet e tjera që kanë qenë brenda në ëmbëltore. Pronarët e ëmbëltores Abdulla Dervishi dhe Paqësie Dervishi kanë mbetur gjithashtu të lënduar dhe morën mjekim në reaminacionin e Spitalit të Traumës dhe ndodhen jashtë rrezikut për jetën. Dëshmitarët në vendngjarje bëjnë me dije se, zhurma ka qenë shumë e fuqishme, ndërsa më pas kanë shpërthyer edhe flakët e zjarrit, duke krijuar edhe panik në radhët e tyre. Fillimisht, të plagosurit janë transportuar me urgjencë drejt Spitalit të Traumës, sepse edhe vendndodhja e tij është shumë pranë vendit të shpërthimit. Duke parë se gjendja e disa prej të plagosurve ishte shumë serioze, 3 nga të lënduarit janë dërguar për një mjekim më të specializuar në QSUT, pranë repartit të djegieve. Shtetasit iu nënshtruan një ndërhyrje kirurgjikale, pasi ishin shumë rëndë, si pasojë e djegieve që kanë marrë në pjesë të ndryshme të trupit. Sipas mjekëve, u raportua se, njëri prej të plagosurve Kujtim Cani ndodhej deri në mesnatë në gjendje kritike për jetën, pasi ka pësuar djegie në trup dhe është goditur nga një send i fortë në kokë. Ngjarja ka ndodhur rreth orës ora 18:30 në ëmbëltore, “Kamelia”, në një kohë kur kjo zonë popullohet shumë për shkak edhe të lokaleve të shumta që ka. Shpërthimi ka qenë i fuqishëm sa ka shkatërruar gjithçka, duke filluar nga muret, vetratat dhe mobiljet e ëmbëltores. Dy automjete zjarrëfikëse janë dashur për të vënë në kontroll flakët, ndërsa blutë e Tiranës kanë nisur hetimet për zbardhjen e plotë të ngjarjes. Shumë kalimtarë kanë mbetur të plagosur dhe pjesë më madhe e tyre kanë qenë nga ana tjetër e trotuarit, çka tregon se rrezja e shpërthimit ka qenë afërsisht 30 metra. Dëshmitari: Ndihmova 5 vetë, të dy ishin pa ndjenja. “Në momentin që u dëgjua shpërthimi, unë isha duke blerë bukë përballë ëmbëltores”. Kështu shprehet për gazetën “Shekulli”, Elton Koçi. Sapo u ktheva nga plazhi dhe ora shënonte 18:30 dhe po shkoja në shtëpi, ndërsa rreth 7 metra larg nga unë ndodhej edhe mamaja ime. “U tmerrova krejtësisht, shpërthimi ishte shumë i fortë dhe në moment shkova të shikoja nënën time, por kur e pashë që ajo ishte mirë, ndihmova disa persona që ishin të mbuluar në gjak”. Më tej ai shton se, ishin dy vajza të reja, që kërkon ndihmë por ambulanca akoma nuk po vinte. “Në ato momente, dukej sikur kishte rënë një bombë dhe, të gjithë kërkonin ambulancën dhe njërës nga ato dy vajzat i ra të fikët. Fillimisht afrohet një makinë e policisë dhe ato 2 të parat ashtu u dërguan në Spitalin e Traumës. Nga ana tjetër e trotuarit kishte vetëm njerëz të mbuluar me gjak dhe nuk dija kë të ndihmoja më parë. Një grua ishte djegur plotësisht në fytyrë dhe atë e ndihmuan disa persona të tjetër, duke ja fikur zjarrin me bluze. Shumë njerëz u dëmtuan nga xhamat e vetratës, por edhe nga objektet që ndodheshin brenda ëmbëltores. Unë vetë kam dërguar 3 persona të lënduar me ambulance dhe 2 të tjerë me makinë policie. Pastaj u mblodhën shumë njerëz dhe gjendja u bë shumë kautike”, shprehet i riu Koçi. Ministri i Shëndetësisë Ilir Beqja, vizite te Spitali i Traumës Rreth orës 21:00 të mbrëmjes së djeshme,¬ Ministri i Shëndetësisë, Ilir Beqaj, ka vizituar të plagosurit e shpërthimit në “Don Bosko”, teksa pjesa më e madhe e tyre ndodhen në ambientet e ¬spitalit të traumës. Drejt QSUT-¬së, në repartin e Djegies janë transportuar 4 të plagosurit, ku vetëm Kujtim Cani, ndodhet në gjendje të rëndë. Ministri Beqaj nuk ka dhënë deklaratë përpara medieve, por thjesht ka vizituar të plagosurit, duke i kërkuar angazhim maksimal nga bluzat e bardha për të përballuar këtë situata të vështirë. Emrat e Personave të plagosur Emrat e 20 personave të lënduar nga shpërthimi i një bombole gazi në zonën e “Don Boskos”. Të plagosurit kanë pësuar dëmtime në pjesë të ndryshme të trupit, por fatmirësisht ndodhen jashtë rrezikut për jetën. Vetëm shtetasi Kujtim Cani është në gjendje të rëndë shëndetësore dhe sipas mjekëve, ka djegie të shumta në trup dhe është goditur në kokë nga një send i fortë metali. Një pjesë e mirë e të dëmtuarve kanë lënë Spitalin e Traumës mbrëmjen e djeshme pas mjekim të marrë në urgjencë. Të plagosurit u transportuan me urgjencë fillimisht në Spitalin e Traumës, ndërsa në ndihmë të tyre kanë ardhur edhe forcat e policisë. 20 të plagosurit 1-Klaudjo Marashi, 18 vjeç 2 -Enrik Hima, 27 vjeç 3 -Sabri Baruni, 60 vjeç 4 -Dhori Qirjo 5 -Mateo Zoto, 30 vjeç 6 -Xheladbie Kulla, 67 vjeç 7 -Alfred Shani, 67 vjeç 8 -Fadil Tuzi 9 -Edvin Liko, 30 vjeç 10 -Kujtim Cani, 50 vjeç 11 -Xhemile Shani, 60 vjeç 12 -Edlira Shima, 20 vjeç 13 -Evgjeni Bregu, 48 vjeç 14 -Kristi Koreci, 20 vjeç 15 -Krenar Bega, 38 vjeç 16 -Olsi Beqiri, 30 vjeç 17 -Endrit Marku, 27 vjeç 18 -Nebile Muhedini, 67 vjeç 19 -Abdulla Dervishi 20 -Paqësie Dervishi Policia merr në pyetje pronarin e lokalit Nga hetimet paraprake dyshohet se shkak për shpërthimin e fuqishëm ka qenë rrjedhja e gazit në pajisjen e lidhur me bombolën. Gjithashtu policia ka bërë të ditur se ka nisur hetimet për pronarin e dyqanit për shkelje të kushteve teknike. Bombola e shpërthyer fatmirësisht nuk ka shënuar viktima, ndërsa pas shpërthimit të ndodhur në zonën e “Don Boskos”, është marrë në pyetje edhe pronari i ëmbëltore, “Kamelia”, Abdulla Dervishi. Menjëherë policia përjashtoi mundësin që shpërthimi të ishte i qëllimshëm. Në dëshminë e pronarit të ëmbëltores, i cili është në gjendje jo të mirë shëndetësore thuhet se, bombola ka shpërthyer në momentin që ai ka dashur ta hapë me forcë. “Ka qënë gruaja që ka tentuar të hapë bombolën në pjesën e kuzhinës por ishte shumë e fortë”, thekson ai. Më tej Dervishi shton se, gruaja më ka kërkuar ndihmë, pasi nuk po e mbyllte dot rubinetin e gazit. “Mora një çelës për ta mbyllur dhe në ato momente kam ndjerë veten të pafuqishëm për të bërë diçka. Më pas nuk mbaj mend asgjë, vetëm një shpërthim të fortë dhe e gjej vetën të flakur në rrugë disa metra nga dyqani im” mbyll rrëfimin Abdullai. 20 raste në spitalin e Traumës, mjeku: Jashtë rrezikut për jetën Mjeku i shërbimit të Urgjencës në spitalin e Traumës Dritan Çela, theksoi se, janë 20 personat e paraqitur pranë këtij spitali për ndihmë shëndetësore mbrëmjen e djeshme. Sipas mjekut, 6 persona kanë marrë plagë të rënda, ndërsa në gjendje më kritike ndodhet një 45¬vjeçar i identifikuar si Kujtim Cani. “18 raste u paraqitën në Urgjencë me plagë e fraktura, 6 ishin në gjendje më të rëndë, i kemi transferuar në disa reparte. 2 persona ndodhen në repartin e Ortopedisë, 5 persona ndodhen në repartin e Plastikës, 1 person ndodhet në repartin e Kirurgjisë”, tha Dritan Cela. Sipas tij, “një person me mbiemrin Cani është në gjendje më kritike pasi ka dëmtime në kokë dhe në qafë’, shtoi ai. “Evgjeni Bregu është jashtë rrezikut për jetën”,¬ shtoi mjeku. Po sipas tij, asnjë prej personave nuk ka nevojë për një ndihmë më të specializuar jashtë vendit, pasi i gjithë stafi është në gatishmëri. Shekulli
 
Xhelozia i ka kushtuar vendin e punës, të paktën për momentin, asistentes së presidentit amerikan Barack Obama, e cila është pezulluar nga detyra pas arrestimit se kishte kërcënuar me pistoletë të dashurin. Bëhet fjalë për Barvetta Singletary, 37 vjeçe, ndihmëse e posaçme e Obamës, e cila është pezulluar nga detyra dhe i është hequr leja e aksesit në Shtëpinë e Bardhë. Sipas mediave amerikane, gruaja i kishte dërguar një sms partnerit të saj, agjent policie në Uashington, duke e ftuar në shtëpinë e saj për një marrëdhënie seksuale. Më pas, teksa ndodheshin në makinë, gruaja e ka akuzuar atë se kishte marrëdhënie me femra të tjera. Kështu, Singletary i ka marrë pistoletën agjentit dhe më pas celularin, duke i kërkuar fjalëkalimin për të lexuar të gjitha mesazhet në të. “Ma ke mësuar sesi përdoret, mos kujto se nuk të qëlloj”, i ka thënë ajo policit dhe ka qëlluar, për fat të mirë pa e plagosur agjentin. Ky i fundit ka arritur të largohet dhe ka njoftuar kolegët, të cilët kanë arrestuar gruan. Më pas ajo është lënë e lirë nga gjykata pas pagimit të një garancie financiare prej 75 mijë dollarë. E anëtarësuar në stafin e Shtëpisë së Bardhë në vitin 2014, Singletary ka qenë fillimisht zv.shefe e personelit dhe më pas drejtore politike e zyrës së James Clayburn, deputet i Karolinës së Jugut dhe numri tre i demokratëve në Dhomën e Senatit. / Top Channel
Në një qyteze të vogël në dalje të Shën Pjetërburgut, një grup fëmijësh po përgatiten për t’i shërbyer ushtarakisht vendit të tyre, Rusisë. Ata janë të gjithë të moshës 5 deri në 17-vjeç. Mësimi tashmë i kthyer në rutinë nis në orën shtatë të mëngjesit , ku të miturit trajnohen sesi të luftojnë dhe të përdorin armët. Ndërsa disa të tjerë marrin klasa shtesë për të mësuar përdorimin e artilerisë më të rëndë ushtarake. Në mesin e tyre ka edhe vajza. Organizatorët thonë se ata nuk përgatisin thjesht fëmijë për luftë,pasi siç shprehet njëri prej tyre “luftëtar i vërtetë nuk është ai i cili ka një armë në duar dhe di ta përdorë, por luftëtar është ai që sakrifikon vetën për të mbrojtur besimin e tij, të dashurit e tij dhe sigurisht atdheun e tij”. Por, qendra e Shën Pjetërburgut nuk është e vetmja në llojin e saj. Mijëra klube si ajo janë përhapur në të gjithë Rusinë, të cilat së bashku formojnë një pjesë integrale të nismës mbarëkombëtare për "arsimin ushtarako-patriotik të popullsisë". Kjo iniciative e ndërmarrë nga qeveria do të marrë peshë me të madhe në vitet në vijim, pasi mendohet që shërbimi ushtarak të bëhet i detyrueshëm. Projekti ka një kosto të madhe financiare, e po ashtu ka një qellim të qartë. Qeveria po i mbështet shumë kohët e fundit Forcat e Armatosura për shkak të konfliktit në Ukrainën Lindore , dhe ndaj e vlerëson programin e ri të propozuar nga Ministria e Arsimit. Një nga synimet e para afatgjata është që të rritet me 10% numri i fëmijëve si pjesë e Ushtrisë Ruse, e po ashtu të ketë një rritje me 8% të rusëve që ndihen krenar për vendin e tyre. Thuajse një muaj më parë, Presidenti rus Vladimir Putin preu shiritin e një lloj parku të veçantë “Disneyland”-i , i cili ka hapur dyert për vizitorët. Në vend të lojërave nga më të ndryshmet, aty fëmijët mund të prekin nga afër granatat dhe artileri të rëndë. Ky park i mirëpret turistët me thënien: “Mirë se vini në parkun patriotik i cili do të jetë qejf për ju dhe familjen tuaj!”. / Top Channel Linku origjinal: http://www.top-channel.tv/lajme/artikull.php?id=306048#k1
 
Një hebre ultraortodoks plagosi me thikë 4 pjesëmarrës dhe dy agjentë në paradën e përvitshme të homoseksualëve në Jerusalem. Autori i ngjarjes Yishai Shlissel është ndaluar nga policia dhe në vitin 2005 ka bërë një sulm të ngjashëm. Sipas mediave të huaja, dy prej të plagosurve ndodhen në gjendje kritike për jetën. Schlissel ishte liruar përpara tre javësh pas dënimit me 12 vjet burg, tha një zëdhënës i policisë për BBC. Kryeministri izraelit, Benjamin Netanyahu e quajti atë “një krim i neveritshëm urrejtjeje”, ndërsa Presidenti Reuven Rivlin paralajmëroi se intoleranca shoqërore mund të përkthehet në fatkeqësi për Izraelin.
 
Maqedoni, arrestohen të dyshuarit për lidhje me ISIS. Mes tyre imami i Shkupit Policia maqedonase ka ndërmarrë mëngjesin e së enjtes një aksion të gjerë policor në Shkup, Strugë, Kumanovë, Tetovë dhe Gostivar, duke arrestuar persona të shumtë të dyshuar për lidhje me ISIS. “Aksioni masiv policor i MPB-së ka pasur si qëllim arrestimin e personave për të cilët ekzistojnë dyshime se kanë marrë pjesë në formacionet paraushtarake në Siri dhe në vende të tjera ku ka konflikte luftarake, si dhe të personave të cilët kanë rekrutuar shtetas të Maqedonisë për të marrë pjesë në këto luftime", ka konfirmuar për mediat zëdhënësi i MPB-së, Ivo Koteski. Jozyrtarisht mësohet se imami Rexhep Memishi nga Shkupi është figura qendrore në mesin e të arrestuarve gjatë operacionit policor. Memishi është cilësuar edhe më herët si lider i grupit të besimtarëve që nuk pranojnë autoritetin e Bashkësisë Fetare Islame të Maqedonisë. Ai ka shërbyer si imam në xhaminë Tutunsuz në Gazi Babë dhe gjithashtu vlerësohet se ka pasur ndikim të madh tek xhemati në xhaminë Jahja Pasha të Shkupit. Këto dy xhami për një kohë të gjatë janë përfolur se janë jashtë kontrollit të BFI-së. Burime nga ky institucion fetar kanë thënë për mediat se deri tani imami i arrestuar ka gëzuar përkrahjen e ish-funksionarëve të policisë maqedonase, me qëllim që të nxiste përçarje në Bashkësinë Fetare Islame. / Top Channel
 
Duke nisur që në vjeshtën e këtij viti, çdo polic do të jetë i pajisur me një kamera në trup dhe i lidhur “online” me sallën operative, ku do të regjistrohet çdo veprim i tyre në orarin e punës. Gjatë një aktiviteti për Komisariatin Dixhital, ku u paraqitën edhe shifrat e para, kryeministri Rama njoftoi projektin e ri të Ministrisë së Brendshme. Rama ka zbuluar se projekti për monitorimin dhe vëzhgimin e efektivëve të policisë në terren, do të shmangë ankesat e qytetarëve ndaj forcave të policisë. “Monitorimi ndihmon shpërndarjen në terren, për organizimin, e planifikimin e forcave. Në këtë mënyrë marrin fund dhe ankesat e qytetarëve për çdo efektiv policie, pasi monitorimi do të bëjë gjithçka transparente”. Më pas Rama ka deklaruar se Komisariati Dixhital, brenda një kohe të shkurtër nga krijimi i tij, ka sjellë rezultate të mira dhe një vlerë të shtuar për Policinë e Shtetit. Gjatë publikimit të të dhënave të këtij aplikacioni dy muaj e gjysmë nga ngritja e tij, Rama tha se policia ka filluar të marrë frytet e punës. “Një numër i madh qytetarësh kanë bashkëpunuar me policinë, duke sjellë parandalimin e veprave penale apo veprimeve të paligjshme, – tha Rama. – Aplikacioni është një histori suksesi. 14 mijë denoncime në 10 javë janë një shifër fantastike. Komisariati Dixhital është një eveniment dhe jo pjesë e turinës së punës së përditshme. Megjithatë, ka akoma vend për përmirësime sa i takon cilësisë rritjes së shërbimit nga ana e policisë”. Sipas Ramës, “Ne kemi 50% më pak vrasje, krahasuar me një vit më parë. 6 mujori i parë i këtij viti na jep të dhëna inkurajuese. Ne do të vazhdojmë luftën kundër drogës, për të cilën kemi akoma për të bërë. Çdo ditë kemi rezultate të mira”.
Në Tetovë, e mërkura dhe e enjtja janë shpallur ditë zie. Vendimin e mori Këshilli i Komunës së Tetovës pas motit të keq që përfshiu Tetovën gjatë së hënës, për shkak të të cilit humbën jetën 4 persona dhe një vajzë konsiderohet e zhdukur. Shiu i rrëmbyeshëm dhe përmbytjet lanë pas vetes edhe dëme të mëdha materiale, në Tetovë e fshatrat përreth kësaj komune. Sipas të dhënave fillestare, në Tetovë dhe rrethinat e saj janë dëmtuar 200 objekte. Dëmet e shkaktuara do t’i vlerësojë një komision i posaçëm qeveritar. Me vendim të Qeverisë së Maqedonisë, familjeve të dëmtuara nga reshjet dhe përmbytjet do u jepet një ndihmë fillestare prej 30 mijë denarësh, apo rreth 500 dollarë. / Top Channel
 
180 ton ndihma humanitare i janë dërguar Shqipërisë nga qeveria e Mbretërisë së Arabisë Saudite. Avioni i parë mbërriti në orët e para të mëngjesit të sotëm në aeroportin e Rinasit, ndërkohë që në ditët e ardhshme pritet të vijnë edhe tre avionë të tjerë. I pranishëm në pritjen e ndihmave në aeroport ishte ambasadori saudit në Tiranë dhe drejtori i përgjithshëm i Emergjencave Civile, Shemsi Premçi. Ndihmat konsistojnë në çadra strehimi, batanije, dyshekë dhe paketa ushqimore dhe do u shpërndahen familjeve në nevojë, ndërsa pjesa që do të mbesë do të qëndrojë në depozitat e rezervave të shtetit për t’u përdorur në rast të Emergjencave Civile. / Top Channel
 
Gjatë prezantimit të sistemit të monitorimit të pyjeve 24 orë me kamera, Ministri i Punëve të Brendshme Saimit Tahiri ka deklaruar se për shkelësit e ligjit nuk do të ketë më gjoba, por burg. Tahiri tha se do të rishikohet Kodi Penal që të ashpërsohet dënimi ndaj çdo individi që shkatërron pyjet në territorin shqiptar. “Prerja e paligjshme e pyjeve është një krim shumë i rëndë, sepse vret të ardhmen e fëmijëve tanë. Ndalimi i prerjes së pyjeve do të jetë një prioritet absolut i qeverisë dhe mbi të gjitha për të çuar para drejtësisë të gjitha ata, të cilët në historinë e këtyre dekadave, janë mësuar të bëjnë masakër dhe të mos e ndiejnë peshën e përgjegjësisë, – tha Tahiri. – Kemi pasur të bëjmë me lloj lloj kriminelësh, duke shkatërruar pyjet dhe kërcënuar jo pak të ardhmen tonë. Kërkohet më shumë bashkëpunim, siç kërkohet përdorimi i teknologjive të reja dhe ashpërsimin i politikës penale për këta njerëz”. Tahiri theksoi se “në shtator do ndryshohet Kodi Penal dhe do të ashpërsojmë dënimet për ata që presin pyjet. Dhe nuk do të ketë më gjobë për ata që presin pyjet ose i transportojnë ato. Do të ketë vetëm burg, për të cilën autorët duhet të vuajnë dënimin që i jep drejtësia”. g.shqip
Albania - The Land that time forgot. Nuk e di neqoftese ky argument eshte tashme diskutuar sepse data e shkrimit ka reth nje vit qe eshte shkruar. Gjithsesi une tani e rastisa. From The Sunday TimesJuly 23, 2006 The land that time forgot It was a communist state for nearly half a a century. Now it has organised crime and the worst-dressed teenagers in Europe. Will the world ever take Albania seriously? [This article is subject to a legal complaint] Adrian Anthony Gill As you walk across the tarmac, you might notice a couple of planes from Albatros Airways – there is, again, an Albanian inevitability in naming your planes after the only bird that is an international synonym for bad luck, and which doesn’t fly anywhere near the Adriatic anyway. Any sentence with Albania in it is likely to get a laugh. Albania is funny. It’s a punchline, a Gilbert and Sullivan country, a Ruritania of brigands and vendettas and pantomime royalty. It is a tragic place. But just at the point in the story where you should be sobbing, you can barely restrain the sniggers. After all, Albania’s favourite comedian is Norman Wisdom, and that’s the place all over. It’s funny because it’s not funny. The capital, Tirana, is a rare place, blessed with both fascist and communist architecture. The competing totalitarian buildings strut cheek by cheek down the potholed roads, like an authoritarian tango in marble and concrete. The Italians, who had the most sympathetic fascist architecture, built the futuristically classical university art school and government buildings, while the communists made the thudding celebrations of workers’ triumph and the grim warrens of piss-stained grey boxes for housing the triumphant workers in. Parts of Tirana look like small southern Italian industrial towns, tree-dappled, lots of cafes, while other bits look like Gaza, ripped up and smashed stretches of urban exhaustion and collapse. But none of that is what you notice first. The thing that catches your eye and holds it in a sticky grasp, like a child with a humbug, is the colour. The grim apartments and public housing projects have been painted with broad swathes of livid decoration. They look like a giant installation of West Indian scatter cushions. The multicoloured building was the very, very bright idea of Tirana’s mayor. A man who the locals seem to think is suicidal and inspired in equal measure. When Albania’s peculiar version of hermetic communism finally collapsed, in 1992, the new man said that, though there was no money to change anything, seeing as they’d been living in monotone grindstone misery for 50 years, they might brighten the place up with a lick of paint. Apparently, they got a job lot of all the colours Homebase couldn’t sell in Cheshire and sploshed away. The result is both inspired and ridiculous, and very Albanian. Like a clown’s make-up, it draws attention to the crumbling, gritty face underneath. In the span of one long lifetime, Albania has been dealt a full house of political, social and economic experiments. It started the 20th century as a subservient state of the Ottoman empire, then it became a playground for every Balkan and Adriatic neighbour. At one time or another, Albania had seven competing armies trying to grab lumps of it. Briefly it was an imposed German monarchy, then an ineffective Austrian protectorate. In 1913 the Treaty of London drew its borders to suit the conflicting demands of Serbia, Greece, Italy, Austria and Russia, which left over half of all Albanians living outside their own country, principally in Kosovo. At the Treaty of Versailles, the Albanian throne was absurdly offered to C B Fry, an English cricketer who was supposed to be such a paragon of masculinity that he was photographed naked and flexing at Oxford, and ended up running a naval prep school of exemplary cruelty with a dykey, sadistic wife. And then they got King Zog. You really couldn’t make up Albania’s history. Zog was Europe’s last self-made monarch, and a man who made Charlie Chaplin look serious. He favoured light operetta, white hussars’ uniforms and waxed moustaches, and cut a mean tango; he encouraged the Italians to come and build things like roads and cafes. The bad news was, the Italians were Mussolini, so Zog had to make a dash for it and ruled in the Palm Court at the Ritz. Then the Italians lost the war and the partisans took over; which might have been a good thing, except they turned out to be run by Enver Hoxha, the weirdest of all cold-war communist dictators, a man of stern cruelty and fathomless paranoia, who decided that the only two allies he could trust should be at the opposite ends of the world. Albania’s only mates were China and Cuba, and it became proudly the only Maoist state in Europe. Finally, long after everyone else had got a credit card and a mobile phone, Hoxha got cancer and died, and his unique chronic communism died with him. So Albania was welcomed out of the cold into the warm embrace of the free market. That should have been the good news, but of course it wasn’t. There’s a park in the centre of Tirana that was built by the workers for themselves. They dug a great lake, built an amphitheatre, made a little zoo with a mad bear. You get in by walking through a homeless incontinent’s toilet, past the busts of madly furrowed Albanian heroes and the small, neat British war cemetery. In shady meadows, men cut grass for hay and young men sit on tree stumps staring at nothing. Around the lake, men fish without anticipation; behind them, other men squat and watch. Fishermen-stalking is a feature of former communist countries. As a displacement activity, it’s about as complete a waste of a day as you can come up with. Old men sit in the sun and play dominoes. Their peanut-butter-tanned bodies are wrinkled and polished like old brogues. They sit on cardboard boxes in those distressingly skimpy second scrotums that the communist world still clings to as attractive swimwear; they grin through bomb-damaged teeth. These are the flotsam and detritus of the train wreck of a command economy, their jobs and pensions just another cracking Albanian joke. A man who was once a history professor looks out across the water at the speculative illegal palaces being built in the people’s park and tells me how the good news of capitalism came to Albania. “We didn’t know anything about markets or money. Suddenly it was all new, all opportunity, all confusion. And then there comes pyramid scheme. You’ve heard of this ‘pyramid’? We put money in. They give you back many times more. You put that money back and much more comes. It was brilliant, this capitalism. Magic. Everyone did it. Maybe 70-80% of the country. People gave up their work to live on marvellous pyramid money. This was best two years of Albania’s life. Drink and food and laughing; everyone is happy. Everyone has cash and hope.” He stops and looks at the fishermen. “But it’s fraud. Everyone loses everything, not just their savings but their homes and farms, and they borrow and there’s no state to help. We have less than nothing; I lose my savings and my job. I don’t understand. “You laugh. We were fools, yes, but what do we know of capitalism? It was a fairy story. And when it’s gone, people kill themselves, go mad, fight, scream and cry and want revenge. You understand Albanians have very, very… ” (he searches for the words) “… strong emotion.” Albania was a nation of dupes waiting to be taken and they didn’t take it well. Everything you understand or think you know about Albania and Albanians needs to be seen in relation to how they got the way they are. After the pyramid scam, Albania sold the only thing it had left: its people. They handed out passports and waited. There are 4m Albanian citizens in the world – fewer than there are Scots. Three million of them live at home, the fourth quarter work abroad, and what they do is mostly illegal. Albania is the hub of the European sex trade, smuggling and pimping girls from Moldova and the Ukraine into the West. It’s said they also run most of the illegal arms trade, the cheapest Kalashnikovs you can buy. They’re the Asda of mayhem. After years of being bullied, invaded, ripped off and lied to, the Albanians have grown very good at being frightening. They’re not subtle, they don’t deal in proportionate responses, controlled aggression or veiled threats. Albanians, I’m told, have taken over the crime in Milan – exporting organised crime to Italy beats selling fridges to Eskimos or sand to Arabs. In the centre of Tirana there’s an area known as the Block. Under Hoxha this was the closed, salubrious preserve of party members, patrolled by soldiers, forbidden to all ordinary Albanians. Now it’s grown into the all-night trendy reserve of the young: cafes, bars and clubs have sprouted back to back along the crowded streets. In parts it looks like sunny-holiday Europe, but then you turn a corner into grim, hunkered, crumbling commie squalor, with kids kicking balls and toothless ancients sitting like lonely loonies on benches, staring at the angry graffiti. The number and proportion of young people in Tirana is a shock, compared with northern Europe. This is a young person’s country; they have large families here who all continue to live at home, so they need to get out. The cafes on the Block are thick with teenagers, collectively called “students”, though this is a title rather than a vocation – there’s precious little work for them to study for. The streets are a slow crawl of large cars: BMWs, Porsche Cayennes, blacked-out Range Rovers, Humvees and the ubiquitous tribe of Benzes – all stolen, of course, from Germany and Italy. The young lounge and practise their impenetrably tough looks; the boys play-fight. The difference between these kids and their neighbours in Italy and Greece is how they look. With effortless élan, Albanian students are without peer the worst-dressed kids in the western world. They are obsessed with labels and designers, but all they can afford are the chronically laughable rip-offs and fakes in the markets. Shops here are full of absurdly repellent, tatty clobber with oversized logos stencilled on, and the kids wear this stuff with a flashy insouciance, all looking like characters in search of a comic-sketch show. Albanians are naturally quite modest people. You still see old women in peasant headdresses and men wearing traditional white fezzes, but the youth are desperate to be European, and that means sexy. There are girls with bad peroxide jobs, and minute skirts, and tits-out-for-the-boys tops. They play at being gangster bitches, but it all looks much more like a drama-school production of Guys and Dolls. The men have a strange – and, it must be said, deeply unattractive – habit of rolling up their T-shirts so that they look like bikini tops. The Albanians are short and ferret-faced, with the unisex stumpy, slightly bowed legs of shetland ponies. My favourite fashion moment was a middle-aged man with a Village People moustache and a Hobbit’s swagger in a T-shirt that declared in huge letters: Big Balls. Albanian is one of those languages that have no known relative, just an extra half a dozen letters. They say it’s impossible to learn after the age of two. They say it with very thick accents. The fact that nobody else can speak it makes it a ready-made code for criminals, but in a typically unintentional way it’s also pathetically, phonetically funny. The word for “for sale”, for instance, is shitet; carp, the national fish, is krap. I went to a tiny basement bar that specialised in death-metal music. This, finally, is a look that even Albanians can get right. I found a seat next to the drummer’s mother, a beamingly proud peasant woman watching her son epileptically thrash our eardrums with his group Clockwork Psycho Sodomy Gore. Groovy Tirana troops into a nightclub with a self-conscious bravado and sips cocktails politely, while the naffest barman in the free world goes through his Tom Cruise bottle-juggling routine, shaking passé drinks and presenting the bill stuffed into the top of his stonewashed hipsters to groups of giggling top-heavy girls. All this imitation, this desperate wannabe youth culture, is being paid for by cash sent home from abroad. Albania’s economy runs courtesy of Western Union and wads of red-light cash stuffed under the seats of hot-wired Audis. Much of it is criminal, but there is also a lot that is the bitter fruit of lonely, uncertain, menial jobs in rich Europe done by invisibly despised immigrants on the black economy. However it’s gleaned, this is the hardest-earned money in Europe. I was constantly told to be careful of pickpockets and muggers in rough areas. Over the years, I’ve developed a bat-eared coward’s sixth sense for the merest whisper of trouble, but Tirana felt like a very safe place playing tough. There is very little drunkenness on the street, though they drink copiously. The only drugs seem to be a bit of home-grown grass and, given that this is the vice-export capital of the West, there were no lap-dancing clubs or pornography shops. You can’t even find a prostitute on the street in Tirana. It’s like trying to find lobsters in Scotland: they’ve all gone for export. Albania has by far and away the worst traffic record of any western country, and no Albanian would conceivably wear a seatbelt, considering it the first symptom of passive homosexuality. Driving north out of Tirana along the pitted roads, you see an insatiable orgy of construction with barely a nod to need, purpose or planning permission. The outskirts are being covered in country bars and restaurants without customers, and capacious country houses without sewerage, water, electricity or inhabitants. The biggest single industry in Albania is money-laundering, and construction is the easiest and quickest way to turn vice into virtue. There are thousands of buildings without roofs or windows flying an ironic Albanian flag, which, appropriately, is the double-headed eagle looking both ways at once. The mountains are a landscape of terraces and forests sparsely populated by peasants who still cut hay with scythes, where men turn rotated strips with wooden ploughs behind bony mares as their wives sow seeds from baskets, looking like the posters for a Bertolt Brecht revival. Tiny villages lurk in high valleys; extended families live on the first floor of stone-and-mud-plaster houses. On the ground floor live the cattle and plough horses. Vines climb the walls; chickens and infants scratch in the dirt; dogs are chained in wicker kennels; hens nest under the sweet hayricks; women bake bread in wood ovens. We’re given a lunch of grilled lamb, fizzing sheep’s cheese, tomatoes and cherries fresh from the tree. The fields all around are choked with wild flowers; songbirds and turtledoves clamour for attention; tortoises shuffle in the stubble; donkeys moan operatically to each other. It is as close as any of us will get to seeing what life across Europe was like in the 16th century, but living a 16th-century life in the 21st century is not a smart option. Even 16th-century people know that. So the country is emptying, and the peasants trudge to the city to try and lay their hands on a little second-hand vice money. All across Albania there are decrepit concrete bunkers, thick beehive constructions that smell of mould and foxes. They run in little redoubts up hills, along coverts and through gardens. There are millions of them. Hoxha started building bunkers at the end of the war, and they became a lifelong paranoid obsession that cost a hubristic amount of Albania’s wealth. The bunkers follow no coherent battle plan. There would never have been enough soldiers to man them; they are simply the solid pustules of mistrust and fear. Albania has always been surrounded by enemies, but it has also been divided against itself. There is no trust in this landscape: it is the place of vendetta and vengeance. There are still families here where the fearful men never leave their windowless homes, where male babies are born to die. The rules of being “in blood” were laid down in the 15th century in the Canon of Lekë, an ancient murderer’s handbook. That is one of the reasons Albanians are so good at organised crime. The distinctions of religion are nothing compared with the ancient honour of families; everything is secondary to family honour and to making money. Everything is excusable to sustain those. There is also a divide between north and south Albania. The north is called Gheg, the south Tosk. Gheg is tough, uncouth, aggressive; the south, educated, civilised, Italianate. It’s a bit like England. On the Adriatic coast, in Durres, which was once a seaside capital, the beach is a muddy grey, a coarse sand of cigarette ends, bottle tops and those blue plastic bags that are the world’s tumbleweed. The smelly, tideless Adriatic limply washes nameless slurry onto the shore, and children build sand villas while their parents roast. Albanians have surprisingly fair skins and they cook to a lovely livid puce. A man calls me over. He’s angry. “American?” No, English. “Tell them, tell Europe, we don’t have tails. You see, we are not apes. We’re not another species. Durres is going to be the new Croatia.” There’s a thought. “Norman Wisdom – what do you think of him?” I asked. “He’s very ’90s. Now top best comic is definitely Mr Bean.” Sitting in Tirana’s main square, where the moneychangers stand in the shade with their wads, and men sell dodgy mobile phones and repair petrol lighters, I watch the Albanians come and go, and there’s something odd. It takes me an hour to work out what it is – hardly anyone wears a watch. Well, why would they? They haven’t got anywhere to be. <div class="ubbcode-block"><div class="ubbcode-header">Quote:</div><div class="ubbcode-body"> </div></div> - Ky shkrim u shqyrtua nga "UK Press Complaints Commission" ne baze te shume ankesave, per komente ofensive, jo te verteta, shume fyese, raciste dhe kundra-shqiptare. Po per fat te keq, arriti ne nje konkluzion qe autori ka te drejten e shkrimit edhe mund te perdore komenta provokative dhe qe nga shume mund te mos pelqehen. Personalisht, Ky shkrim nuk eshte per gazete tobloid serioze por per ndonje gazete lokale ne ndonje shtet si Greqia ku kritikat dhe ofendimet jane hapur. Ky si shkrim duket i influencuar nga eksperienca personale dhe i eksagjeruar sikur synimi te ishte kritika dhe jo turzmi. Kerkoj ndjese per jo-perkthimin por ne pune!
 
Raportet e shpeshta për korrupsion në pothuajse të gjitha hallkat e jetës në vend, gjendja e rëndë në shëndetësi, në arsim... duket se nuk ka ndikuar fare në humbjen e lumturisë së qytetarëve të Kosovës. Sipas një sondazhi të kryer nga European Social Survey, Kosova është radhitur e pesta në Evropë për nga lumturia. Vendin e parë në këtë sondazh e ka zënë Izraeli, ndonëse sondazhi ka zbuluar se izraelitët ndjehen emocionalisht të izoluar dhe nuk janë aspak solidarë. Është hera e gjashtë që ESS kryen një sondazh të tillë ku janë përfshirë 29 shtete, kryesisht evropiane, megjithëse drejtuesit e tij kanë inkuadruar edhe Izraelin. Të dhënat e përdorura në këtë sondazh datojnë nga viti 2012, ndërsa përfshin statistikat për ndjenjën e mirëqenies, komunitetit dhe përkrahjes emocionale – në shkallën nga 1 në -1. Në kategorinë e parë, izraelitët janë ranguar më së larti në krahasim me shumicën e vendeve evropiane, me rezultat 0.31 — duke u radhitur në vendin e tetë, por duhet pasur parasysh se sondazhi është kryer kur Evropa ishte përfshirë nga kriza ekonomike. Rezultati 0.31 i Izraelit është i barabartë me atë të Gjermanisë ndërsa ka mposhtur dukshëm shtetet e pasura evropiane, si Britaninë, Francën e Italinë. Danimarka u radhit në vendin e parë me 0.68, ndërsa Norvegjia, Zvicra, Islanda, Finlanda, Holanda dhe Suedia mposhtën Izraelin me rezultate që variojnë nga 0.4 në 0.5. Megjithatë, Izraeli pati rezultat të ulët në dy kategoritë tjera. Në kategorinë që mat ndjenjën e njerëzve për të qenë pjesë e një komuniteti, Izraeli pati rezultat prej 0.03 — një prej rezultateve më të ulëta pozitive. Shtatëmbëdhjetë vende regjistruan rezultat negativ, që ishte si reflektim i krizës ekonomike. Franca dhe Italia dolën me rezultatin prej -0.05, ndërsa Polonia dhe Bullgaria me -0.7, raporton Koha.net. Finlanda, e cila u radhit e katërta në listën e përgjithshme të lumturisë, pati rezultat çuditërisht shumë të ulët prej -0.3 në kategorinë e komunitetit, pothuajse të barabartë me Ukrainën. Por, Hungaria dhe Kosova patën rezultate befasisht të mira, duke u radhitur në vendin e katërt, respektivisht të pesë, pas vendeve të pasura skandinave dhe Zvicrës, transmeton Koha.net raportin e “Hareetz”. Rusia pati rezultate negative dëshpëruese në të tri kategoritë, dhe u radhit e fundit për sa i përket komunitetit dhe përkrahjes emocionale. Moti i ftohtë nuk mund të fajësohet duke pasur parasysh se vendet skandinave zunë vendin e parë në të tri kategoritë. Studimi është kryer nga hulumtues të universitetit “City University London” dhe gjashtë institucione tjera akademike nëpër Evropë.
 
Ndonëse Angela Merkel nuk është një individ popullor në Greqi për momentin, ky fakt nuk ka ndikuar aspak te planet e turistëve gjermanë. “Nuk na interesojnë zhvillimet e fundit. Ne do të shkojmë në një fshat të vogël në jug të Kretës, i cili është një vend i bukur”, shprehet një turist gjerman, i cili do të udhëtojë për në Greqi. Sikurse raporton “Euronews”, rreth 200 mijë gjermanë janë për momentin në ishujt grekë, duke kaluar pushimet e tyre. Por të sigurt ndihen pushuesit, të cilët më herët kishin prenotuar paketa nga operatorët turistikë. Ndërsa numri i turistëve që nisen pa këtë garanci është në rënie. “Unë kam kaluar gjysmën e kohës gjatë 6 javëve të fundit duke iu përgjigjur shqetësimeve të turistëve. A ka karburant? A do të ketë para? Si mund të marrim ndihmë nëse diçka ndodh?”, shprehet Thomas Kuner, agjent udhëtimesh, duke ngritur disa nga pyetjet e bëra nga turistët gjatë kësaj vere. Shifrat e fundit tregojnë se numri i gjermanëve që do të kalojnë pushimet këtë verë në Greqi mund të kalojnë edhe rekordin e 2014-ës. / Top Channel
Top