Tema e ditës

Diskutime mbi temat më të veçanta të ditës
 
Bashkimi Europian dhe Turqia kanë arritur marrëveshjen për lehtësimin e krizës së emigrantëve në Samitin e Brukselit të mbajtur gjatë së enjtes. Në një konferencë për shtyp në Bruksel, Donald Tusk, Presidenti i Këshillit Europian, tha se ka një “optimizëm të përmbajtur” mbi marrëveshjen e arritur. Në Samit është rënë dakord për shpejtimin e liberalizimit të vizave për Turqinë, si dhe hapjen e kapitujve të rinj në negociatat e anëtarësimit për Turqinë në BE. Turqia kërkoi gjithashtu nga BE 3 miliardë euro ndihmë, ndërsa për këtë kancelarja gjermane Merkel tha se shtetet e BE-së janë duke e shqyrtuar. Jean-Claude Juncker, Presidenti i Komisionit Europian, tha se bisedimet mbi shumën e parave që do t’i jepen Ankarasë do të vazhdojnë edhe gjatë ditëve të ardhshme. Ndërsa gjatë fundjavës do të udhëtojë në Turqi edhe Merkel. “Ka ende shumë detaje për të diskutuar, por nuk mund të themi nuk kemi arritur asgjë”, tha Merkel. Sipas Organizatës Ndërkombëtare për Migrim, gati 600 mijë emigrantë kanë arritur në vendet e Bashkimit Europian vetëm gjatë këtij viti, shumë prej tyre udhëtojnë nga Turqia për në Greqi para se të kërkojnë për t’u strehuar në veri. Ndërkohë, nga raportimet e fundit thuhet se një shtetas afgan është qëlluar për vdekje në tentativë për të kaluar në Bullgari, gjatë orëve të vona të së enjtes. Sipas “AFP” që ka cituar ministrinë e Brendshme Bullgare, ai ishte pjesë e një grupi të madh emigrantësh që përpiqen të hyjnë në Bullgari.
 
Kylie Jenner Ka Thënë Se Habitet Që Njerëzit Mendojnë Se Ajo Ka Bërë Ndonjë Operacion Plastik. Ylli I “Keeping Up With Kardashians” Ka Pranuar Se Ka Pasur Vetëm Një Ndërhyrje Te Buzët, Por E Ema, Kris Jenner, Asnjëherë Nuk Do Ta Lejonte Të Bënte Ndonjë Ndërhyrje Tjetër, Sidomos Në Këtë Moshë. Kur Një Person Në Twitter E Pyeti Se Pse “Trupi I Saj Ishte Më Plastik Se Ai I Një Kukulle Barbie”, Kylie Vendosi Të Rrëfente Se E Ema Nuk Do Ta Lejonte Kurrë Që Të Bënte Një Ndërhyrje, Pasi Mezi Ishte Pajtuar Për Buzët. “E Mirë, Nuk Kam Bërë Asnjë Ndërhyrje Përveç Buzëve, Por Askush Nuk E Beson Këtë, Prandaj Vërtetë S’më Intereson. Unë Sapo Kam Mbushur të 18-at, Prandaj Më Vjen habi kur njerëzit mendojnë Se I Jam Nënshtruar Ndërhyrjeve. Mamaja Vështirë U Pajtua Për Buzët, Prandaj S’ka Shanse Që Ajo Të Më Lejojë Të Bëjë Ndërhyrje Në Gjoks, Të Pasme Apo Diku Tjetër”, Shkroi Ajo.
Nga Fieri, ku inspektoi situatën e krijuar pas reshjeve të ditëve të fundit, zv/Kryeministri Niko Peleshi deklaroi se projektideja e rehabilitimit të lumit të Gjanicës është miratuar në KKT dhe se zbatimi i tij do të jetë sfida e përbashkët. “Në fazën që po flasim sot kemi miratuar projektidenë e rehabilitimit të lumit të Gjanicës në KKT. Kemi hartuar listën e objekteve që do të shpronësohen. Duhet ta plotësojmë me projektin e detajuar. Sfida jonë e përbashkët e institucioneve qendrore dhe vendore është të hartojmë një projekt të plotë inxhinierik dhe detyrë e të gjithë qytetarëve është që absolutisht të mos imagjinojnë më se mund të ndodhin ndërtime si këto që shohim këtu”, deklaroi Peleshi. Zëvendëskryeministri Peleshi informoi se qeveria ka një plan ambicioz për pastrimin e kanaleve kulluese brenda një periudhe 3-vjeçare. Peleshi bëri të ditur gjithashtu se ka përfunduar projekti për kanalin Vjosë-Levan-Fier dhe parashikohet të zbatohet vitin e ardhshëm.
Sipas një studimi, të kryer nga Instituti i Ekonomisë Industriale në Pragë, njerëzit e bukur: Gjykohen më pozitivisht, trajtohen më mirë nga të tjerët, kanë një perceptim më të mirë për veten, shfaqin sjellje dhe tipare më pozitive. Por, a është bukuria një kriter i suksesshëm edhe në politikë? Me rritjen e përfaqësimit të grave në politikën ndërkombëtare, duket se në karriget vendimmarrëse është rritur edhe numri i portreteve të bukura, që i kanë dhënë hijeshi sallave parlamentare apo institucioneve qeveritare. Rasti i Julia Timoshenkos ishte padiskutim ndër më të spikaturit. E para grua në krye të qeverisë ukrainase, ajo ishte pa më të voglin dyshim edhe fytyra e bukur e takimeve diplomatike. Ndërkohë, në kontinentin e largët amerikan, një yll i spektakleve të bukurisë tashmë po i ngjitej politikës. Ishte fjala për Sarah Palin, guvernatorja e Alaskës,që u kandidua në vitin 2008 për zëvendëspresidente të Shteteve të Bashkuara në radhët e republikanëve. Megjithatë, askush nuk e harroi, që ajo ishte ish-kandidate për konkursin e “Miss Alaskës”. Edhe pse ndoshta nuk janë shembujt më të mirë të shkëlqimit, ato janë padyshim shembujt e përfaqësimit të bukurisë në politikë. Çfarë do të thoshim në këtë rast për ish-ministren italiane të Arsimit, Mara Carfagna, e ardhur drejtpërdrejt nga bota e modës, apo për Presidenten kroate, Kolinda Grabar? Në mos një kriter, duket se e bukura është një bonus edhe në politikë.
 
Prokuroria e Kosovës ka bërë të ditur se ndalimi i deputetëtit të Vetëvendosjes Albin Kurti për marrje në pyetje është bërë me urdhër të një prokurori nga Departamenti për Krimet e Rënda në Prokurorinë Themelore të Prishtinës. Përmes një komunikate për shtyp, prokuroria ka njoftuar se ka filluar hetimet kundër deputetëve të Kuvendit të Kosovës, të cilët dyshohet se kanë kryer veprat penale: “shkaktimi i rrezikut të përgjithshëm” dhe “përdorimi të armëve”. “Në kuadër të këtij hetimi ka qenë i planifikuar edhe marrja në pyetje e deputetëve të dyshuar. Për rrjedhojë, pas urdhërit të Prokurorisë Themelore në Prishtinë, mbrëmë është ndaluar deputeti Albin Kurti”, thuhet në komunikatën zyrtare. Sipas prokurorisë, deputeti Albin Kurti është pyetur në ambjentet e stacionit policor në prani të avokatit mbrojtës dhe menjëherë më pas është liruar me procedurë të rregullt. Prokuroria bën të ditur se hetimet për rastin e hedhjes së gazit lotësjellës në sallën e Kuvendit janë duke vazhduar.
Dikur Shqipëria Ka Patur Katër Lloje Shkabash; Shkabën, Shkabën E Zezë, Shkabën Mjekroshe Dhe Kalin E Qyqes. Për Tre Prej Këtyre Llojeve Mund Të Themi Se Janë Zhdukur Thuajse Tërësisht. Ka Mbetur Vetëm Një. Shpesh në Shqipëri shkabat ngatërrohen me shqiponjat, por në fakt këto janë dy lloje të ndryshme shpendësh. Shqiponjat janë grabiqare, ndërsa shkabat ushqehen vetëm me kërma. Vetëm në kushte ekstreme urie ato mund të konsumojnë insekte, hardhuca apo breshka. Sado të duket si diçka e frikshme, ne fakt shkencërisht shkabat konsiderohen si sanitare të mjedisit, pasi e pastrojnë atë nga mbetje të tilla. Është e çuditshme, por shkabat jo vetëm nuk sëmuren, por as nuk përçojnë sëmundje, sado konsumojnë kërma të ndryshme. Ekspertët theksojnë se në vendet ku jetojnë shkabat, cilësia e mjedisit në tërësi është shumë e mirë, ndërsa në ato pjesë ku është zhdukur, do të thotë se cilësia e tij është përkeqësuar. Dikur në qiejt shqiptarë ishte e zakonshme të shikoje shkaba duke qenë se ato ishin të përhapura në të gjithe territorin, ndryshe nga sot kur numri ka rënë ndjeshëm, ose më mirë kur tre specie nga ekspertët konsiderohen të humbura. I fundit i njërit lloj të shkabave është gjetur në Veri të vendit...i ngordhur. Sot nga katër specie ka mbetur vetëm Kali i Qyqes, edhe ai sipas shifrave të monitorimeve më të fundit ka vetëm 6 çifte. Kjo situatë alarmante lidhet pashmangshmërisht edhe me përkeqësimin e situatës mjedisore në këto 25 vite . Pikërisht se është një specie në rrezik, udhëtimin tonë në kërkim të Kalit të Qyqes, shkabës së fundit nuk do ta pasqyrojmë me saktësime gjeografike, si një mënyrë për t‘i ruajtur nga abuzuesit, që edhe në rastin e shpendëve të tillë kanë qenë të shumtë. Me ne do të jetë Mirjani, një ambientalist i ri që prej vitesh merret me studimin e shkabave. "Në disa raste duhet të shpenzojmë orë të tëra që të mund ta shohim, në disa raste, ne të njëjtin territor sapo mbërrijmë në territor, 5 apo 10 minutat e para shfaqet“, thotë Mirjani. Ndalesa e parë është në një zonë të thellë që prihet nga ujrat e një lumi. Shkabat i parapëlqejnë zona të tilla malore. Foletë i ngrenë në zgavra të mbrojtura mirë e në lartësi të konsiderueshme. Na duhet të kontrollojmë kudo, edhe pse gjithçka duket më shume se e vështirë. Pas disa orësh nuk kemi mundur të prekim asgjë konkrete. Jo shumë kohë më parë në këtë vend jetonte, sipas monitorimeve një çift i Kalit të Qyqes, por sot asnjë prej tyre nuk duket. Mos vallë edhe ata janë larguar, apo siç ndodh rëndom në Shqipëri janë vrarë pavarësisht moratoriumit nga gjuetarë abuzive? Deri tani asgjë, përveç disa llojeve të tjera të shpendëve jo aq të rralla sa ai që kërkojmë. "Deri tani kemi parë disa lloje të tjerë shpendësh të cilët janë po ashtu të rrallë ndonëse jo aq të rrallë sa Kali i Qyqes, i cili mbart statusin e llojit të kërcënuar në mënyrë kritike për zhdukje. Deri tani kemi parë Shqiponjën Gjarpërngrënëse, kemi parë Skifterin Kthetraverdhë, kemi parë disa çifte hutash gjithashtu“, thotë Mirjan Topi. Na duhet të lëvizim sërish, kjo për të provuar fatin në një tjetër zonë, sigurisht edhe ajo e thyer. Në këtë tjetër pikë, gjurmët janë të qarta. Tutje, për së largëti është një fole që sigurisht mund të dallohet vetëm nga ata që janë marrë me këtë shpend. Por veç saj, sërish asgjë. Në horizont një grup hutash ikin e vijnë, por Kali i Qyqes s‘është askund. Diçka më sipër një Skifter Kthetrazi ushqehet majë një peme. Në fakt për skifterët kjo është një periudhë shtegtimi, e cila i bën lehtësisht të dallueshëm edhe në zonat urbane. Sërish na duhet të lëvizim. Për të dytën herë s‘kemi mundur të gjejmë shpendin tonë. "Kali i Qyqes është një shpend shumë i zgjuar, në shumicën e rasteve e vëren praninë e njerëzve të huaj që nuk janë të zakonshëm në territor dhe e shmang praninë. Pra Kali i Qyqes mund të na ketë parë dhe mund të jetë larguar“, sqaron Mirjani. Këtë herë na duhet të udhëtojmë në këmbë me shpresën se do të mund, më në fund, të gjejmë atë që kërkojmë. Në zona të tilla të thella banorët e njohin Kalin e Qyqes, ndoshta sepse ai për ta ka një simbol të veçantë. "S’diskutohet, Kalin e Qyqes ta thashe dhe më parë që e kemi patur kështu që kur vjen pranvera , themi që na kapi behari sa vijnë zogjtë e parë“, thotë një banor i zonës. Kërkimet tona përkojnë me javët e fundit të qëndrimit të Kalit të Qyqes në Shqipëri, ai me pas fluturon mijëra kilometra larg, në zona më të ngrohta. "Popullata e Kalit të Qyqes në Ballkan është vërtetuar që dimëron në Çad, Etiopi dhe Xhibuti“, thotë Mirjani. A mundet që të gjitha udhëtimet tona të mos të na ofrojnë asgjë? Rreziku duket shumë i afërt. Megjithatë, siç thotë edhe Mirjani, kemi edhe një mundësi të fundit, në një tjetër zonë. „Sado lart, për shkak të formës së tij të veçantë të krahëve, krahë të gjerë, bishti është i shkurtër dhe në formë pyke, por edhe diferencat me ngjyra mund të dallohen pasi Kali i Qyqes në fluturim duket një shpend bardh e zi. Mund të ngjasojë me lejlekun, lejlekun e bardhë, por lejleku ka tipare të tjera si qafa e gjatë, këmbët e gjata të cilat e bëjnë të dallueshëm nga Kali i Qyqes. Pra, përgjithësisht është i pangatërrueshëm kur shikohet në terren“, shpjegon Mirjani. Kali i Qyqes llogaritet si një ndër shpendet më të mëdhenj në Ballkan me një gjatësi në hapje krahësh që shkon rreth 2 metra. Më në fund pas disa orësh pritje, tutje shumë larg në horizont, dallohet Kali i Qyqes. Për kamerën është shumë e vështirë të tregojë apo të sjellë nga afër shpendin, megjithatë, përmes teleskopit ai është lehtësisht i dallueshëm. E pak më tej edhe foleja. Edhe aty duket një zog. Këtë herë kemi fat, edhe pse largësia bën të sajën. “Ky është një nga ato momentet e lumtura për mua, kur në qiell shoh siluetën e Kalit të Qyqes, pasi sa herë vijmë në terren për të monitoruar territoret , kemi ankthin nëse Kali i Qyqes është kthyer këtë vit apo territori është braktisur”, thotë i emocionuar Mirjani. Për Ata Që Nuk E Kuptojnë Çfarë Do Të Thotë Zhdukja E Shkabave, Mjafton Të Rikujtosh Edhe Njëherë Se Ata Janë Pastruesit Apo Ruajtesit më të mirë të cilësisë së mjedisit. Një mjedis që Shqipëria në këto 25 vite e ka kthyer në një tokë të djegur, duke zhdukur nga territori jo thjesht shpendët që konsumohen restoranteve nëpër menu apo varur mureve, por edhe këto specie të tjera shumë të rëndësishme...fundja në Shqipëri ka funksionuar gjithmonë një teori e çuditshme se gjithçka që fluturon edhe hahet.
Sasia e madhe e reshjeve, të rëna brenda pak orëve në pjesën më të madhe të vendit, la pas dëme të mëdha, përfshi edhe një person që humbi jetën në Vlorë. Një 50-vjeçar, baba i 3 fëmijëve është rrëmbyer nga ujërat. Ndërkohë në Vlorë, përveç përmbytjes shumë të madhe në qytet, rrugëve të bllokuara, banesave dhe dyqaneve nën ujë, por edhe automjeteve që mbetën të bllokuara nën uje, u bllokua edhe rruga nacionale Vlorë-Orikum për shkak të rrëshkitjes së dherave dhe gurëve në rrugë. Menjëherë nisi puna për hapjen e kalimit, ndërsa situata në rrugët e qytetit është e përsëritur dhe kërkon një plan më të zgjeruar për ndërtimin e kanaleve e hidrovoreve për të hequr ujin pas reshjeve. Fieri është zona me dëmet më të mëdha nga reshjet. Janë me qindra shtëpi, që u përmbytën nga lumi Gjanica, i cili këtë herë arriti deri në bulevardin e qytetit. Me shumë se 500 banesa kanë pësuar dëme, për shkak se ky lum, që kalon në mes të qytetit, është bllokuar në të gjithë rrjedhën e tij dhe nuk ka ende një projekt. Edhe deputetët e zonës së Fierit kanë kërkuar ndërhyrje urgjente në këtë lumë. Një ditë pas vërshimit të ujërave janë evidentuar dëme të mëdha edhe në zonat rurale të Fierit. Hedhja e mbeturinave urbane nëpër kanale dhe mospastrimi kanë bërë, që ujërat të përmbytin qindra hektarë tokë në ish-komunën Dërmenas, ku më të dëmtuara janë fshatrat Dërmenas, Hoxharë e Vjetër, Shënpjetër dhe Povelçe. Në Lushnje ka pasur përmbytje të disa banesave në qytet nga përroi i Lushnjes, si dhe shumë toka të përmbytura, por situta është mbajtur nën kontroll, për shkak se ka funksionuar sistemi i hidrovoreve. Ndërkohë, dëmet më të mëdha janë në disa parcela me produkte bujqësore, të cilat nuk kanë ende sistemin e kanalizimeve. Probleme, reshjet shkaktuan edhe në akset nacionale. Në rrugën Tiranë-Elbasan, dje janë aktivizuar shembjet në zonën e Ibës. Dy ndërtesa, që u dëmtuan nga shembja e rrugës disa muaj më parë nisën të shemben sërish, ndërsa një sasi e madhe balte ra mbi rrugë. Me anë të një buldozeri u bë largimi në kohë i inerteve, duke mos lejuar bllokimin e rrugës. Ndërkohë që reshjet janë bërë shkak edhe për aksidente në rrugë. Ujërat kanë vërshuar edhe në dhjetëra banesa, që ndodhen në fushën e Maliqit, ndërsa menjëherë është mbledhur Shtabi i Emergjencës për marrjen e masave. Rruga nacionale në hyrje të qytetit të Ersekës u bllokua nga të paktën 2 metra inertesh, duke e bërë të pamundur kalimin në këtë aks. Qindra krerë bagëtie janë mbytur, ndërsa dëme ka edhe në banesa. Sipas banorëve, dëme të tilla nga përmbytjet kanë ndodhur vetëm 50 vite më parë. Qindra ton inerte u përhapën në rrugët e qytetit të Pogradecit, ndërsa vërshimi i ujërave shkatërroi një banesë në fshatin Vërdovë, në të cilën pak muaj më parë humbi jetën edhe një 38-vjeçare, nënë e 3 fëmijëve, që u përpi nga ujërat. Shirat e rrëmbyeshëm të rënë gjatë 24 orëve të fundit në verilindje të vendit kanë sjellë probleme në Rrugën e Kombit dhe rrugët nacionale e ato rurale. Në disa segmente të rrugës Kalimash-Kukës-Morinë ka pasur rënie gurësh dhe dherash, të cilat janë larguar më pas. Rrëshqitjet e dherave e gurëve kanë qenë të pranishme edhe në rrugët Kukës-Shishtavec e Kukës-Peshkopi. Dëme të mëdha nga përmbytjet janë shkaktuar edhe në Qarkun e Beratit. Në Skrapar janë dëmtuar rrugë dhe shumë banesa janë nën ujë. Ndërsa është dëmtuar rëndë një urë guri, monument kulture në zonë, por që vazhdon e përdoret për kalimin e njerëzve. Në zonën e Lezhës kanë punuar më së miri hidrovoret, duke bërë që përmbytja të prekë sipërfaqe më të vogla toke. Problem ka pasur në rrugët e qytetit, por ujërat janë larguar shpejt, pas pushimit të reshjeve.
 
Ajo që NATO ka paralajmëruar kohët e fundit për rrezikun që u kanoset avionëve rusë që operojnë në afërsi të kufirit mes Turqisë dhe Sirisë, duket se ka ndodhur. Raportime ende të pakonfirmuara thonë se forcat ushtarake turke kanë rrëzuar një avion rus që kishte shkelur me disa kilometra hapësirën ajrore turke. Mediat ndërkombëtare thonë se banorët lokalë kanë dëgjuar një shpërthim të fuqishëm në Huraytan, në veri të Sirisë ku më pas kanë fluturuar tre avionë rusë. Lajmi po përhapet me shpejtësi nëpër rrjetet sociale, megjithëse nuk ka asnjë konfirmim zyrtar, si nga Ankaraja ashtu edhe nga Moska. Avionët rusë kanë shkelur të paktën dy herë hapësirën ajrore turke dhe në të parën, Moska ka argumentuar këtë si një gabim njerëzor në koordinim. Këto raportime mbërrijnë në një moment kur tensionet në marrëdhëniet mes Rusisë dhe Perëndimit kanë pësuar një përshkallëzim të ri pas vendimit të Moskës për t’u përfshirë ushtarakisht në Siri. Rusia thotë se objektivat e ushtrisë së saj në Siri janë të njëjtat me ato amerikane dhe të koalicionit anti-ISIS, por Uashingtonit dhe vendet e Bashkimit Europian akuzojnë Moskën se po bombardon pa dallim, përfshirë këtu edhe opozitën e armatosur nga Perëndimi.
 
Kryeministri i Kosovës, Isa Mustafa ka deklaruar se partitë e opozitës Vetëvendosje, AAK dhe Nisma po tentojnë të marrin pushtetin përmes dhunës, pa respektuar asnjë rregull ligjor e demokratik. Mustafa ka shkruar në profilin e tij në Facebook se nuk do ta tërheqë nënshkrimin nga marrëveshjet për demarkacionin me Malin e Zi dhe as atë për Asociacionin e Komunave Serbe. Ai ka thënë se marrëveshja me Malin e Zi do të korrigjohet nëse dikush e dëshmon se Kosova ka humbur territor. “Për vendin tonë nuk janë problem real as asociacioni dhe as demarkacioni me Malin e Zi. Problem është abstenimi në zbatimin e ligjit dhe rregullave, që stimulon hyxhymin e dhunshëm për të ardhur në pushtet jashtë rregullave demokratike”, ka shkruar Mustafa. Reagimi i tij ka ardhur pas seancës parlamentare të fundit që u karakterizua nga një rrëmujë e deputetëve të lëvizjes Vetëvendosje, të cilët, të mbështetur nga AAK dhe Nisma, hodhën gaz lotësjellës në sallë për të kundërshtuar marrëveshjet.
Në nderim të figurës së aktorit Marko Bitraku i cili u nda nga jeta në moshën 64-vjeçare një ditë më parë, u mbajtën homazhe në Teatrin Kombëtar. Për t'i dhënë lamtumirën e fundit artistit që interpretoi role në teater e kinematografi, morën pjesë familjare, miq e kolegë. “Marko ishte një aktor brilant i karaktereve, një aktor i shkëlqyer, një yll i bukur i kinemasë shqiptare, sepse në çdo film ai krijonte figura të pakrahasueshme me të tjerat”, u shpreh aktorja Zamira Kita. “Ishte një aktor i natyrshëm, ishte një aktor që nuk mund të kalonte asnjë frazë, asnjë fjalë në një thjeshtësim”, kujton Klaudeta Riza, aktore. “Ai ka punuar shumë për ta vënë talentin e vet me pasion dhe dashuri për jetën e qeshur dhe të bukur në dobi të njerëzve”, tha zv.kryeministri Niko Peleshi. I lindur në 15 janar të 1951 në Lavdar të Oparit, të rrethit të Korçës, Marko Bitraku 23 vite më pas filloi punën si aktor profesionist në teatrin “Andon Zako Çajupi” të Korçës, pasi përfundoi studimet në Akademinë e Lartë të Arteve. Në kinematografi interpretoi në filma të njohur, mes të tjerësh “Gjeneral Gramafoni”, “Asgjë nuk harrohet”, apo “Mësonjtorja”, ku interpretoi komandantin e xhandarëve. Në filmat pas viteve '90: “Parrullat”, “I dashur armik”, “Mysafirët” e “Kronike Provinciale”, i cili është edhe filmi i tij i fundit.
 
TIRANE - Një ditë para ndeshjes me Serbinë, arrestohet në Tiranë Ismail Morina, “Ballisti” siç të gjithë e njohim, që ngriti dronin me Shqipërinë e Madhe në Beograd më 14 tetor 2014 gjatë ndeshjes Serbi-Shqipëri. Morina u vu në pranga nga efektivët e komisariatit numër 1 në kryeqytet, pasi u kap me një pistoletë Zastava Mini Blow në brez me 6 fishekë dhe një pistoletë TT me 30 fishekë në pjesët e brendshme të makinës që ai drejtonte. Burime nga policia e Tiranës thanë për Shqiptarja.com se Morina ka qëlluar një herë pas mesnate me pistoletën e tij Zastava Mino Blow model serb, e cila mban në krehër 7 fishekë. Në automjetin e tij Lande Rover u gjet një gëzhojë, ndërsa në pistoletën që Morina mbante në xhep ishin vetëm 6 fishekë, pra një më pak sac edhe eshte qelluar!. Të njëjtat burime thanë se ka qenë denoncimi i qytetarëve për të shtëna me armë që ka vënë në lëvizje policinë. Disa prej tyre kanë evidentuar Ballistin duke ekspozuar armën në zonen e tregut elektrik ndaj kane njoftuar menjehere policine. Kjo armë mund të shkaktojë dëm fizik jo më larg se 5 metra. Gjatë marrjes në pyetje nga efektivët Morina ka thënë se këto armë i mbante për vetëmbrojtje. Në makinë, efektivët blu gjetën edhe 36 bileta me emra te personalizuar për ndeshjen e futbollit Shqipëri-Serbi qe luhet me 8 tetor si dhe një megafon. Djali me origjinë nga Kukësi udhëtonte me automjetin tip Lange Rover me targe AA 874 KY së bashku me tre persona të tjerë pjesë e grupit “Tifozët Kuq e Zi”, të cilët gjithashtu janë arrestuar nën akuzë për “moskallëzim krimi”. Të arrestuarit e tjerë janë: Erjon Bahushi, 22 vjeç, Denis Balla 21 vjeç dhe Marin Rexha 20 vjeç. Arrestimi i Morinës dhe miqve të tij u bë në rrugën “Petro Nini Luarasi”, pranë tregut elektrik gjatë një kontrolli të policisë. “Ballisti” akuzohet për armëmbajtje pa leje. Materialet procedurale të policisë në ngarkim të të arrestuarve do t’i dërgohen Prokurorisë së Tiranës për ndjekjen e hetimeve të mëtejshme.
 
Duke marre shkas qe ketu http://www.bbc.com/news/world-middle-east-34416519 mendova te sjell edhe ne forum nje zone per diskutim lidhur me nderhyrjet e diteve te fundit te Rusise ne ate qe tashme te tere e quajne lufta kunder terrorit te shtetit islamik. Me duket interesant fakti se si shteti islamik mund te luftohet nga te gjithe ne forma nga me te cuditshmet. USA, nga te miret e perendimit e lufton I.S. Dhe ne kete lufte kunder I.S. eshte ne disaprovim te Asad-it. Rusia, nga te ligjte e euro-azise e lufton I.S. Dhe ne kete lufte kunder I.S. eshte ne mbeshtetje te Asad-it. Madje po ndodh nga thirrje te Asad per ndihme drejt Rusise. Franca, nga te miret e perendimit e lufton I.S. Dhe ne kete lufte kunder I.S. eshte pa ndonje element te vecante ideologjik ndonese me gjysem zeri disaprovojne Asad.. por vetem sa per te mos patur pengesa burokratike per te bere cfare kane nder mend te bejne. Alexei Pushkov, the head of the foreign affairs committee in Russia's parliament, added that the US had only "pretended" to bomb IS and promised that Russia's campaign would be much more effective. Isn't there something totally jaw-dropping, gob-smacking, eyebrow-arching, ear twitchingly extraordinary - and not to mention, casual - about the way the Americans learnt about Russian plans? It began with a phone call from a Russian diplomat to his counterpart in Baghdad to say "we've got something interesting to tell you". Then a three-star Russian general leaves the Russian embassy compound and knocks on the door of the American one, and asks to see the US military attache. He tells the American military man that bombing starts in an hour, so you'd better get out of Syrian airspace now and move any assets you have off the ground. And 60 minutes later, the bombing started. http://www.bbc.com/news/world-us-canada-34405983 I need some popcorn.
Opozita kosovare nuk tërhiqet, ndërsa ka bllokuar sërish punimet e seancës plenare. Deputetët e Lëvizja Vetëvendosje, Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës dhe Nisma për Kosovën kanë qëndruar para foltores së Kuvendit. Në emër të opozitës, Glauk Konjufca, nga Lëvizja Vetëvendosje, tha se opozita nuk do të heqë dorë nga bllokimi deri në tërheqjen e nënshkrimit të kryeministrit të Kosovës, Isa Mustafa, nga marrëveshja për themelimin e bashkësisë së komunave të banuara me shumicë serbe. Gjithashtu përveç seancës së sotme edhe ajo që ishte vendosur për të premten është shtyrë. Seanca e fundit në Kuvendin e Kosovës në 22 shtator përfundoi pas një sulmi me vezë në drejtim të kryeministrit Mustafa, në kohën që ai po raportonte për marrëveshjen e arritur. Marrëveshja për këtë bashkësinë e komunave serbe është arritur më 25 gusht ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, me ndërmjetësimin e Bashkimit Evropian. Por opozita e sheh këtë marrëveshje si një hap sjell ndarjen e Kosovës.
 
Për zbardhjen e atentatit të ndodhur mbrëmjen e së enjtes në Tiranë, ku u vranë dy persona dhe mbeti i plagosur një i tretë, po hetohet në të paktën tri pista. Nga hetimet paraprake, të cilat lidhen me të kaluarën e viktimave dhe personit të plagosur, si dhe me provatr që janë gjetur në vendngjarje, policia dyshon se pistat e kjëtij atentati variojnë nga hakmarrje e deri tek pazaret e drogës apo edhe xhelozi. Kështu, e shkuara e personit që mbeti i plagosur në këtë ngjarje, Elvis Gaçaj, e ka detyruar policinë që të përqendrojë një pistë hetimi se objekt i atentatit mund të ketë qenë pikërisht ky person, pasi rezulton i dënuar më parë për vrasje dhe plagosje. Edhe e kaluara e Kevin Rugovës, njëri prej dy personave që kanë mbetur të vdekur dhe konflikti që ka patur disa ditë më parë me një mikun e tij, dyshuar për çështje droge, ka ngritur një tjetër pistë për grupin e hetimit. Pista e tretë ka të bëjë me sendet e gjetura në çantën e 29-vjeçares që gjeti vdekjen nga plumbat , Aurora Oskian. Sipas policisë, vajza kishtë në çantë një faturë që vërtetonte se kishte tërhequr një shumë të konsiderueshme parashë nga një bankë dhe kishte edhe një biletë avioni për në Londër, ku kishte familjarët e vet. Mes pistave të hakmarrjes, prishjes së pazarave në trafikun e drogës dhe pastrimit të parave, hetimi për këtë atentat ende nuk ka marrë një drejtim konkret për zbardhjen e tij. Policia ka ngritur dyshimet e para mbi autorësinë e krimit, ndërkohë që për çdo informacion shtesë ka vendosur një shpërblim prej 10 mijë Eurosh për këdo që di diçka mbi ngjarjen në fjalë, duke garantuar anonimatin e personit. Pjesë e analizës për zbardhjen e ngjarjes është edhe një armë automatike, tip Kallashnikov e gjetur në Lumin e Lanës nga forcat RENEA paraditen e së premtes. Arma u gjet pak metra larg vendit të ngjarjes dhe dyshohet se mund të jetë përdorur në krim. Megjithatë, analizat ballistike do të vërtetojnë nëse bëhet fjalë për armën e vrasjes së dyfishtë dhe plagosjes së një të treti, apo për një armë të hedhur në Lanë prej kohësh.
Dy të vdekur dhe një i plagosur është bilanci i një atentati, ndodhur mbrëmjen e së enjtes pranë Lulishtes “1 Maji” në kryeqytet. Aurora Oskian dhe Kevin Rugova janë emrat e dy viktimave, ndërsa i plagosur ka mbetur dhe Elvis Gaçaj. Burime nga policia bëjnë të ditur se, 3 personat kanë qenë duke udhëtuar me një automjet tip BMW, me targa AA 675 JS, i drejtuar nga 40-vjeçari Gaçaj; në vendin e pasagjerit ishte ulur 30-vjeçarja dhe në sediljen e pasme, 22-vjeçari Rugova, si dhe një tjetër vajzë me inicialet E.Gj., e cila fatmirësisht nuk ka pësuar asnjë lëndim. Në rrethana ende të paqarta, përpara tyre ka dalë një person, i cili - sipas dëshmive,- dyshohet se ka qenë i maskuar dhe ka hapur zjarr me një armë tip kallashnikov në drejtim të mjetit. Dyshohet se, mes autorit dhe personave të ndodhur në makinë ka pasur shkëmbim zjarri, pasi në automjet është gjetur dhe një pistoletë, e cila pritet të dërgohet për ekspertizë. Nga të dhënat paraprake mësohet se, pjesa më e madhe e plumbave kanë prekur 30-vjeçaren Aurora Oskiana dhe Kevin Rugovën, duke i shkaktuar atyre vdekjen e menjëhershme. Ndërsa drejtuesi i mjetit, Elvis Gaçaj ka arritur të shpëtojë dhe të marrë plagë të lehta, duke qenë jashtë rrezikut për jetën në Spitalin e Traumës. Duke përfituar nga errësira dhe rrugicat e shumta, që ndodhen në atë zonë, autori i ngjarjes ka arritur të largohet me shpjetësi, ndërsa policia e mbërritur në vendngjarje vetëm pak minuta më pas nisi menjëherë mbledhjen e dëshmive, por edhe sekuestrimin e kamerave të sigurisë të disa bizneseve, që ndodhen përreth vendit të ngjarjes. Ndërkaq, një nga pistat kryesore ku janë fokusuar hetimet është ajo e prishjes së pazareve të drogës. Gjithashtu po hetohet edhe mbi të shkuarën e Gaçajt, pasi ai nuk është një emër i panjohur për Policinë e Tiranës.
Top