Turqia Rrëzon Avionin Rus?

Agjenti_007

Kujdes.Ceta.Plak.E.Mallakastres
Anëtar i Shtabit
14444944482D460EB900000578-3267595-image-a-99_1444489704111.jpg

Ajo që NATO ka paralajmëruar kohët e fundit për rrezikun që u kanoset avionëve rusë që operojnë në afërsi të kufirit mes Turqisë dhe Sirisë, duket se ka ndodhur.

Raportime ende të pakonfirmuara thonë se forcat ushtarake turke kanë rrëzuar një avion rus që kishte shkelur me disa kilometra hapësirën ajrore turke.

Mediat ndërkombëtare thonë se banorët lokalë kanë dëgjuar një shpërthim të fuqishëm në Huraytan, në veri të Sirisë ku më pas kanë fluturuar tre avionë rusë.

Lajmi po përhapet me shpejtësi nëpër rrjetet sociale, megjithëse nuk ka asnjë konfirmim zyrtar, si nga Ankaraja ashtu edhe nga Moska.

Avionët rusë kanë shkelur të paktën dy herë hapësirën ajrore turke dhe në të parën, Moska ka argumentuar këtë si një gabim njerëzor në koordinim.

Këto raportime mbërrijnë në një moment kur tensionet në marrëdhëniet mes Rusisë dhe Perëndimit kanë pësuar një përshkallëzim të ri pas vendimit të Moskës për t’u përfshirë ushtarakisht në Siri.

Rusia thotë se objektivat e ushtrisë së saj në Siri janë të njëjtat me ato amerikane dhe të koalicionit anti-ISIS, por Uashingtonit dhe vendet e Bashkimit Europian akuzojnë Moskën se po bombardon pa dallim, përfshirë këtu edhe opozitën e armatosur nga Perëndimi.
 

Dreamer

Under the Dome
Me Rusine duhet te kene kujdes.
Turqia ska pse ankohet perderisa futen ne hapsiren ajrore greke perdite me F-16 e tyre e thone gabim njerezor ;)
Ruset sjane greke qe i lene te bejne si garipe :D
Ruset nuk bejne shaka shume :)
 
Top