Tema e ditës

Diskutime mbi temat më të veçanta të ditës
Pershendetje te gjithe vllezerve dhe motrave shqiptare.Vajza ime 3 vjeç para disa ditesh eshte dignostikuar me leuçemi akute dhe doktoret thone qe nuk ka asnje shprese tjeter perveç operimit por thone qe kushton 130 mije € dhe operimi dhe mjekimi do vazhduar ne itali dhe per mua jane shume po bejme te pamunduren per ti gjetur keto leke sa jemi futur dhe ne borxhe.Babai i vajzes time ka vdekur jam e vetme me te dhe nuk dua ta humbas dhe ate eshte e vetmja gje qe kam.Kerkoj nga ju vetem te me ndihmoni sikur dhe me nje € secili nga ju ,ju lutem dhe ju pergjerohem sikur vetem aq te jepni sepse jam shum e deshperuar po kerkoj ndihme kudo dhe nuk i behet vone njeriu. Kjo eshte llogaria bankare:528007540CLIDCLALL01. Swift kodi:NCBAALTX.
omuniteti për Siguri Kibernetike dhe Privatësi i organizuar si OJQ – Cybersecurity and Privacy (CSP) me misionin për ndërgjegjësimin e organeve publike dhe private, gjer tek shfrytëzuesi fundor ne hapësirën kibernetike dhe privatësisë. CSP ne veçanti gjate vitit 2019 është e fokusuar ne ofrimin e hapësirën kibernetike dhe privatësisë. Dhe ne baza vjetore ofrojmë ndihmë dhe mbështetje ne mbi 400 personave lidhur me shqetësimet/problemet qe janë mjafte serioze ne fushën kibernetike. Ne kuadër te aktivitete te CSP-se, gjate muajit Mars 2019 do organizojmë Workshopin&Trajnimin Black Hat 1.0 Prishtina me moton “ Behu pjesë e zgjidhjes” i cili do te mbahet me datën 28 Mars 2019 (tbc) ne Orion Conferenc Center . Objektivat e këtij eventi janë qe hakeret, ekspertet e sigurisë kibernetike etje, te ndajnë njohurit e tyre. Si dhe te ofrohen dhe orientohen talentet e kësaj fushe qe te kontribuojnë ne sigurinë kibernetike si ethical hakere. Kërkojmë mbështetjen tuaj dhe mirëpresim qe t'ju kemi partner medial ne këtë workshop&trajnim ku do te kemi shume përfaqësues te njohur mbi fushën kibernetike vendor dhe te huaj ku do te trajtohen shume tema nga fusha kibernetike si : - Black Hat techniques ( Icloud hacking, Snap intrusions, SQL injections etc) - Dark Web - Bug Bounty Programs - Pen-testing - Responsible Disclosure - Offensive Cybersecurity - Tips& tricks and much more. Per me shum rreth eventit: https://web.facebook.com/cybersecuri...5730900709833/
Shikoni se si eshte dekoruar kryeqyteti i Kosoves, per ju te cilet jeni me large
Oferta e huasë, Ne ofrojmë kredi me norma interesi të lira deri në 3% dhe brenda një periudhe 1-vjeçare deri në 20 vjet. Ne ofrojmë hua brenda kufijve prej € 2,000.00 dhe € 10,000,000. Kreditë tona janë të siguruara mirë për sigurinë maksimale është prioriteti ynë. Na kontaktoni për më shumë informacion: hassanahusni@gmail.com, Procesi i kredisë është i shpejtë dhe i lehtë, Kredi me normë interesi prej 3% Fleksibil, afatgjatë ose afatshkurtër Kohëzgjatja e kredisë midis 1 dhe 20 Vitet. Ne ofrojmë kredi klientëve vendas dhe ndërkombëtarë SHERBIMET perfshijne sa me poshte: * Financimi i projektit * Konsolidimi i borxhit * kredi biznesi * kredi personale * kredi ndërkombëtare * kredi e makinave, kredi hipotekore Jemi dhënë privilegjin të plotësojmë nevojat tuaja financiare, Ne jemi të autorizuar dhe të rregulluar nga autoriteti i shërbimit financiar për ofrimin e këshillave të huasë dhe rregullimin e sigurimit. Ne jemi të certifikuar, të besueshëm, efikas, të shpejtë dhe dinamik. Kontakti me e-mail: hassanahusni@gmail.com
 
Ministri i Punëve të Jashtme të Austrisë ka konfirmuar mbështetjen për Kosovën, në rrugën e integrimit europian dhe procesin e liberalizimit të vizave, ndërsa ka ftuar opozitën të ndalë dhunën dhe të bashkëpunojë me qeverinë. “E dimë se jeni në një pozitë të vështirë. I kemi parë dritaret e thyera të qeverisë dhe dua t’u bëj apel të gjithëve të heqin dorë nga dhuna dhe të përcaktohen qartë për një dialog demokratik. Dhuna nuk është zgjidhje dhe duhet të dënohet. Opozita duhet të bashkëpunojë në mënyrë demokratike me qeverinë”, tha Sebastian Kurz, ministër i Punëve të Jashtme të Austrisë. Pas takimit me ministrin austriak, kryediplomati kosovar tha se, ky mund të jetë takimi i fundit në cilësinë e ministrit të Jashtëm, pasi pret që së shpejti të votohet për President, por megjithatë nuk tregoi datën e saktë, ndërsa mori mbështetje nga kryediplomati austriak. “Do të isha jashtëzakonisht i kënaqur, do të ishte një moment i veçantë në karrierën time politike, që këtë periudhë diplomatike ta përmbyllja me një takim me mikun tim, por edhe me ministrin e shkëlqyer të Jashtëm të Austrisë, zotin Kurz”, tha Hashim Thaçi, ministër i Punëve të Jashtme. “Me shumë kënaqësi do t’iu takoja edhe kur të bëheni president”, tha Sebastian Kurz, ministër i Punëve të Jashtme të Austrisë. Gjatë qëndrimit në Prishtinë, ministri i Jashtëm austriak ka zhvilluar edhe një takim, pa praninë e medieve, me kryeministrin Isa Mustafa, ndërsa ka vizituar edhe një shkollë të mesme të ndihmuar financiarisht nga shteti austriak.
Në Kosovë janë rreth 60 mijë kontributdhënës, të cilët nuk mund të marrin pensionet e tyre për periudhën e paraluftës, pasi në vitin 1999, gjatë largimit nga Kosova, Serbia mori me vete edhe paratë e Fondit të Pensioneve. “Para luftës kam 24 vite e 8 muaj punë, mirëpo ato kontribute i ka marrë Serbia dhe për to nuk po interesohet as shteti ynë. Kjo është puna kryesore, të cilën shteti ynë është dashur ta padisë, të bënte ankesë. Shteti duhet ta kërkojë këtë gjë, madje ta dërgojë edhe në Kombet e Bashkuara. Njeriu kur punon dhe ka paguar kontribute, ato vite punë i takojnë me të drejta ndërkombëtare çdokujt”, tha Qerkin Makolli, ish-arsimtar i dalë në pension. Në vitin 2012, shteti serb u detyrua me një vendim të Gjykatës së Strasburgut që t’i kthejë Kosovës mbi një miliard euro pensione, gjë që ende nuk ka ndodhur. Për këtë, Avokati i Popullit i është drejtuar Komitetit të Ministrave në Këshillin e Europës. “Kemi bërë një hulumtim dhe vlerësim mbi të gjithë sistemin ligjor të Serbisë për pensionet. Kemi shqyrtuar dështimet dhe shkeljet që ata kanë bërë gjatë procesit, në përpjekje për të shmangur zbatimin e këtij vendimi. Këto rezultate i kemi dërguar në formën e një opinioni. Kemi konfirmim nga Komiteti i Ministrave që është pranuar ky dokument”, tha Hilmi Jashari, Avokat i Popullit. Opinioni i Avokatit të Popullit do të shqyrtohet pas një muaji në takimin e radhës të Komitetit të Ministrave në Këshillin e Europës.
 
Pak muaj pas operacionit antiterror me jehonë ndërkombëtare të Policisë së Kosovës, në bashkëpunim me atë italiane, këtë të martë Gjykata Themelore ka dënuar me 7 muaj burg shtetasin kosovar Samet Imishti. Aktakuza ndaj tij ishte ngritur nga Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës, në bazë të ligjit “Për ndalimin e bashkimit në konflikte të armatosura jashtë territorit të vendit”. Ndaj 44-vjeçarit rëndonin akuza për veprat penale “Bashkimi apo pjesëmarrja në ushtrinë ose policinë e huaj, në formacionet e jashtme paraushtarake ose parapolicore, në organizimet në grup apo individuale jashtë territorit të Republikës së Kosovës” dhe “armëmbajtje pa leje”. Vox: Agim Maliqi, kryetar I Trupit Gjykues Gjatë vendimit është dhënë masa minimale e dënimit që parashikon ligji, për shkak se i akuzuari është konstatuar si person me çrregullim afektiv bipolar nga Instituti i Psikiatrisë Forensike të Kosovës, ndaj trupi gjykues mori edhe vendimin për ndërprerjen e paraburgimit pas 5 muajsh. Sipas aktakuzës, nga viti 2013 dhe përmes rrjeteve sociale, i akuzuari ka përkrahur haptazi luftën e Shtetit Islamik, ka bërë thirrje për t’iu bashkur ISIS-it dhe ka “lartësuar” luftëtarët, duke i ftuar publikisht që “të çlirojnë” edhe Kosovën. Por, meqenëse ligji për pjesëmarrjen në konfliktet e huaja ka hyrë në fuqi vitin e kaluar, Imishti është gjykuar vetëm për veprat penale që ka kryer që nga maji i vitit 2015. Imishti deklaroi se nuk ishte në dijeni, që komenti në Facebook është i sanksionuar me ligj. Ai ishte njëri nga 4 të arrestuarit në dhjetor të 2015-s. Tri shtetasit e tjerë kosovarë të arrestuar në Itali u liruan menjëherë, ndërsa Samet Imishti është mbajtur për më shumë se 5 muaj në burgun e sigurisë së lartë në Dyz.
 
Kryeministri i Kosovës Isa Mustafa ka ftuar qytetarët që në 8 vjetorin e pavarësisë më 17 shkurt të festojnë dhe mos të bëhen pjesë e protestës së opozitës. Ai ka shkruar në profilin e tij në Facebook se askush e as vendimet arbritrare, nuk mund ta zbehë kremten e 17 shkurtit. “Ju ftoj të demonstroni pjekurinë karakteristike kosovare dhe refuzimin estetik që na ka lënë trashëgimi Presidenti Historik, Doktor Ibrahim Rugova, ndaj tendencave eventuale për të përvetësuar Festa e Sheshe, për interesa të ngushta politike”, ka shkruar Mustafa në profilin e tij në Facebook.
Kuvendi i Kosovës është duke përgatitur detajet e fundit për ta ftuar seancën për zgjedhjen e Presidentit, ndërsa koalicioni qeveritar ka nisur të mbledhë 30 nënshkrimet e nevojshme për kandidaturën e liderit të PDK-së, Hashim Thaçi. Top Channel ka mësuar nga burime brenda Kuvendit se nëse të gjitha përgatitjet shkojnë sipas planifikimeve të koalicionit qeveritar, seanca mund të ftohet në fillim të javës së ardhshme, ndërsa kryeparlamentari kosovar tha se janë në përfundim të procesit. “Shumë shpejt do të ndodhë. Por kur po flas shumë shpejt, më 7 mars dihet se është limiti i fundit, do të thotë që brenda muajit shkurt do të ndodhë”, deklaron Kadri Veseli, kryetar i Kuvendit të Kosovës. Për t’u siguruar që seanca e presidentit mos të dështojë edhe në rast të hedhjes së gazit lotsjellës nga opozita në sallën kryesore, Kuvendi ka përgatitur dhe rinovuar edhe sallën alternative. Salla është rinovuar nën masa të larta sigurie, aq sa edhe mediat nuk lejohet ta filmojnë, por Top Channel arriti të sigurojë disa foto, që tregojnë sallën të gatshme për zhvillimin e një seance. “E rëndësishme është që presidenti do të zgjedhet. Kushtetuta i parasheh të gjitha të tjerat, por nuk e parashikon vend zgjedhjen e presidentit se a do të jetë në sallën kryesore apo do të jetë në sallën alternative. Të gjitha këto salla janë në shërbim të deputetëve të Kuvendit të Kosovës”, thotë Adem Grabovci, shef i Grupit Parlamentar, PDK. Aktualisht shumica e deputetëve të koalicionit qeveritar ndodhen në Kosovë dhe atyre u është rekomanduar që mos të planifikojnë udhëtime jashtë vendit gjatë muajit shkurt.
 
Për 17 Shkurtin e këtij viti, që shënon 8-vjetorin e Pavarësisë së Kosovës, do të zhvillohen dy organizime të ndryshme në sheshin “Nënë Tereza”, në Prishtinë. Në njërën anë qeveria, që ka organizuar gjatë paradites shumë aktivitete, të cilat do të kulmojnë me parakalimin e Forcave të Sigurisë së Kosovës, e në anën tjetër opozita, e cila nuk do të jetë pjesë e festës, por do të protestojë duke nisur nga ora 14 në po të njëjtin shesh, kundër qeverisë aktuale. “Aktiviteti kryesor do të jetë parakalimi i Forcave të Sigurisë së Kosovës dhe të njësive elitë të Policisë së Kosovës, në sheshin ‘Nënë Tereza’”, tha Sokol Havolli, këshilltar i kryeministrit Isa Mustafa. Në mënyrë që të shmanget ndonjë incident, qeveria ka vendosur që aktivitetet e saj në sheshin “Nënë Tereza” të përfundojnë në orën 11. Nga ana tjetër, Komuna e Prishtinës ka refuzuar ftesën për të qenë pjesë e organizimeve, që përfshijnë dhe zbukurimin e shesheve me simbolet shtetërore të Kosovës. “Komuna e Prishtinës ka qenë e ftuar si pjesë e këshillit organizativ. Përfaqësuesi i komunës së Prishtinës ka njoftuar se, komuna nuk parasheh ndonjë aktivitet, ashtu sikurse vitin e kaluar fatkeqësisht”, tha më tej Sokol Havolli. “Jo, nuk kemi parashikuar ndonjë aktivitet, ashtu siç thashë për 17 Shkurtin. Të vetmin paralajmërim që kemi marrë është ai për protestën mbarëpopullore, të cilën e ka paralajmëruar ta zhvillojë opozita”, tha Miranda Mullafazliu, zëdhënëse e Komunës së Prishtinës. Ndaj bojkotit të Komunës së Prishtinës ka reaguar edhe shoqëria civile. Organizata “Iniciativa për Progres”, përmes një komunikate për mediat ka ftuar kryetarin e Prishtinës, Shpend Ahmeti, që të ndërmarrë veprimet e nevojshme për t’u ofruar qytetarëve atmosferën festive për nder të 8-vjetorit të Pavarësisë së Kosovës.
 
Policia e Kosovës arrestoi deputetin e lëvizjes Vetëvendosje Albin Kurti dhe 95 të tjerë pak pas përfundimit të protestës së opozitës kundër marrëveshjeve me Serbinë dhe Malin e zi. Policia e Kosovës ndërhyri në selinë e lëvizjes Vetëvendosje në kërkim të deputetit të kësaj lëvizjeje, Albin Kurti, ndaj të cilit ditë më parë është lëshuar një urdhër arresti për shkak të veprimeve gjatë protestave të opozitës në parlamentin e Kosovës, kundër marrëveshjeve me Serbinë. Njësitë e posaçme të policisë arrestuan zotin Kurti dhe 95 pjesëtarë të tjerë të kësaj lëvizjeje. Prokuroria tha se zoti Kurti dyshohet se ka kryer veprat penale: shkaktim i rrezikut të përgjithshëm, përdorimi i armës dhe pengim i personit zyrtar në kryerjen e detyrave zyrtare. Gjykata themelore në Prishtinë i shqiptoi masën e paraburgimit prej 30 ditësh zotit Kurti. Forca të mëdha të policisë rrethuan selinë e kësaj lëvizjeje pak pas përfundimit të protestës së partive opozitare kundër marrëveshjeve të fundit me Serbinë dhe asaj për shënimin e kufirit me Malin e Zi. Udhëheqësit e opozitës, që zgjodhën kremtimet me rastin e 28 nëntorit, ditës së pavarësisë së Shqipërisë, të mbajnë protestë bënë thirrje për anulimin e marrëveshjes për krijimin e asociacionit të komunave me shumicë serbe, që sipas tyre, ndan Kosovën nga brenda si dhe asaj për kufirin me Malin e Zi, që sipas opozitës bën që Kosova të humb rreth 9 mijë hektarë tokë.......
Udhëheqësit e tre subjekteve opozitare në Kosovë janë mbledhur këtë të shtunë në një tubim në Pallatin e Rinisë në Prishtinë, për të mobilizuar strukturat për organizimin e manifestimit që kanë thirrur më 28 nëntor në sheshin “Zahir Pajaziti”. Liderët e Vetëvendosjes, AAK-së dhe NISMA-s u shprehën të vendosur në kundërshtimin e marrëveshjeve me Serbinë dhe Malin e Zi, ndërsa ftuan simpatizantët e tyre të bashkohen në protestë. Visar Ymeri, VV: “Koalicioni Thaçi-Mustafa është krijuar për të vetmen arsye, që të sigurojë realizimin e kësaj kërkese të Serbisë, pra Zajednicën. Kjo është edhe arsyeja pse kjo qeveri nuk guxon të tërhiqet prej Zajednicës, sepse po të mos e bëjë atë nuk e përmbush më detyrën e vetme që i kanë dhënë sponsorizuesit e saj. Megjithatë, ajo mund të vonohet edhe disa ditë, por shpëtim nuk mund të ketë. Nëse nuk tërhiqet prej Zajednicës, ne do ta heqim bashkë me Zajednicën”. Ramush Haradinaj, AAK: “Nuk lejojmë që në Kosovë të ketë dy zotër shtëpie. Sot Kosovës po i ofrohen dy shtete, një marrëveshje dykuptimëshe, që të interpretohet në dy mënyra. Cilat janë këto? Dy Kosova. Një Kosovë e pavarësisë së 17 shkurtit dhe një Kosovë e Zajednicës”. Fatmir Limaj, NISMA: “Më 28 nëntor, në këtë ditë të shenjtë të Skëndërbeut dhe të Ismail Qemalit, të bashkohemi në një manifestim paqësor, qytetar, njerëzor, patriotik, kombëtar, burra e gra, djem e vajza, të gjithë së bashku për të shprehur përmes një solidarizimi, përmes një tubimi paqësor, mospajtimin tonë, kundërshtimin tonë ndaj këtyre dy marrëveshjeve që janë shkatërruese për të ardhmen e vendit tonë”. Në këtë tubim munguan deputetët Albin Kurti, Albulena Haxhiu dhe Faton Topalli, të cilët janë në kërkim nga policia për t’u arrestuar. Dhjetëra policë të njësive speciale edhe gjatë kohës që po mbahej ky manifestim ishin përreth Pallatit të Rinisë duke parë nëse aty po qëndronin deputetët për të cilët ka fletë-arreste. Por edhe pse nuk ishin aty, deputetët në fjalë u përshëndetën nga kolegët e tyre. Strukturat e tre subjekteve opozitare morën porosi nga liderët partiakë që të dalin në terren dhe të mobilizojnë qytetarët për të marrë pjesë në protestën e 28 nëntorit në Prishtinë.
 
Gjatë orëve të mbrëmjes, protestuesit në Prishtinë pasi janë informuar për masën e caktuar nga Gjykata kompetente ndaj deputetes Kadaj-Bujupi, përsëri kanë shfaqur dhunë ndaj policisë dhe objekteve zyrtare. Bëhet e ditur se si pasojë e dhunës 7 policë kanë mbetur të plagosur, ndërsa disa të tjerë kanë marrë lëndime të lehta, por nuk e kanë pasur të nevojshme të marrin ndihmë mjekësore. Gjithashtu bëhet e ditur se të plagosur kanë mbetur edhe dy qytetarë. Policia e Kosovës ka njoftuar se deri në orën 19:30 ka shoqëruar 22 persona, ndërsa ka sekuestruar në vendngjarje edhe një çantë të dyshuar me koktej molotovi. Gjithashtu, në protestat e dhunshme ka pasur edhe një sërë dëmesh materiale, ku mbi 10 automjete kanë pësuar dëmtime, 4 nga të cilat i përkasin policisë. Pas akteve të dhunës të orëve të mbrëmjes, ka reaguar edhe Presidentja e Kosovës Atifetja Jahjaga. “Dhuna kundër policisë dhe vandalizmi i pronës, private e publike, nuk mund të arsyetohet në asnjë rast. Qetësia dhe rendi duhet të rivendosen dhe kryeqytetit duhet t’i rikthehet normaliteti. Qytetarët e Kosovës nuk mund të bëhen peng i një situate jonormale që po mbretëron në vendin tonë”, ka shkruar Jahjaga në llogarinë e saj në ‘Favebook’”. Sipas Jahjagës, dialogu dhe institucionet janë mënyra e vetme për të tejkaluar situatën e krijuar dhe ajo kërkon veprim të përbashkët në parandalim të çfarëdo eskalimi të mëtutjeshëm të gjendjes.
Kryeministri i Kosovës, Isa Mustafa, ka deklaruar në mbledhjen e qeverisë se marrëveshja e Asociacionit të Komunave me shumicë serbe e dërguar nga presidentja në Gjykatën Kushtetuese, nuk nënkupton pezullim të saj. Ai tha se marrëveshja nuk është e pezulluar, por pritet të vërtetohet nga gjykata nëse është në harmoni me Kushtetutën: “Unë nuk e konsideroj se marrëveshja është pezulluar. Unë konsideroj se marrëveshja ka shkuar në Gjykatë Kushtetuese në mënyrë që të vërtetohet se çdo pikë e kësaj marrëveshjeje është në harmoni me Kushtetutën e Kosovës. Kjo është ajo që do të bënim edhe ne si qeveri sepse kemi qenë të detyruar ta bëjmë dhe kjo në asnjë rast nuk vë në pikëpyetje dialogun tonë që duhet ta zhvillojmë për normalizimin e marrëdhënieve me Serbinë”. Kreu i ekzekutivit kosovar ka folur edhe për fushatën e Serbisë kundër anëtarësimit të Kosovës në UNESCO dhe ka thënë se për këtë do të kërkojë sqarime në Bruksel. Pas Mustafës, për UNESCO-n ka folur edhe zëvendëskryeministri Hashim Thaçi, i cili, përveç luftës së egër të Serbisë, ka fajësuar edhe opozitën kosovare për ngjarjet në Kuvend, për të cilat Thaçi tha se duhej të jepte sqarime gjatë lobimit për UNESCO-n. “Pra, gjatë tërë këtij procesi, ne jemi ballafaquar me dy lloj fushatash negative. Njëra nga ana e Serbisë, e cila ishte penguese me pretendime bllokuese, por edhe e ultë dhe fyese ndaj Kosovës dhe vlerave të civilizimit, dhe në anën tjetër, patjetër duhet ta them, u ballafaquam edhe me një reagim gjatë tërë këtij tre mujorëshi të fundit, një reagim të brendshëm bllokues të Kuvendit të Kosovës, me mesazhe dhe pamje negative për Kosovën, të gazit lotsjellës dhe të dhunës opozitare”, u shpreh Thaçi. Në mbledhjen e së enjtes, kabineti qeveritar ka miratuar koncept-dokumentin për kryeqytetin e Kosovës, si hap i parë para miratimit të projektligjit, siç e parashikon Kushtetuta. Kryeministri Isa Mustafa tha se pas këtij hapi duhet të nisë hartimi i projektligjit për Prishtinën, ku sipas tij duhet të përfshihen shumë palë për të nxjerrë një ligj që do të ndihmonte kryeqytetin në adresimin e nevojave që ka. Po ashtu, qeveria ka miratuar edhe një amendament për ndryshimin e Kushtetutës lidhur me forcimin e pavarësisë për Këshillin Gjyqësor, që është edhe njëri nga rekomandimet e raportit të progresit. Qeveria ka miratuar edhe ndarjen e mjeteve financiare për dëmet e shkaktuara në trazirat e marsit të vitit 2004. Pavarësisht kritikave të raportit të progresit për politizim të bordeve në ndërmarrjet publike, qeveria i ka propozuar Kuvendit emërimin e disa anëtarëve të Bordit të Zyrës së Rregullatorit për Energji, nga radhët e dy partive të koalicionit qeveritar.
 
Këtë të mërkurë, në orën 15:30, në varrezat e Prishtinës zhvillohet ceremonia mortore e moderatorit të “Radio Kosovës”, Emin Rexhepi, i cili gjeti vdekjen të martën duke u hedhur nga ndërtesa e radios ku ai punonte. Ai ishte 39 vjeç dhe ka lënë pas gruan dhe dy fëmijë. Përmes një telegrami ngushëllimi, Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës ngushëlloi familjen e të ndjerit Rexhepi dhe komunitetin e gazetarëve për humbjen e kolegut të tyre. Në telegram thuhet se, kjo është një humbje për Gazetarinë dhe se dëgjuesve do t’iu mungojë një zë, i cili i ka shoqëruar në emisione të ndryshme në radio. Stafi menaxherial i RTK-së, nëpërmjet një njoftimi shprehu pikëllimin e thellë për vdekjen e Emin Rexhepit, i cili përshkruhet si një punëtor i zellshëm në RTK. I ndjeri ishte emër i njohur në Prishtinë, jo vetëm për emsionin e tij, por edhe për njohuritë që ka pasur për muzikën dhe artin në përgjithësi. Një mesazh ngushëllimi ka dhënë edhe kryetari i Prishtinës, Shpend Ahmeti, i cili shkruan në Facebook se “është e pamundur për ata që janë rritur në lagjet e Prishtinës, e që e kanë përcjellë rrymën muzikore Rock/Alternativë, e kanë dal nëpër vende të tjera, mos ta takojnë e mos ta njohin Emin Rexhepin. Siç tha një miku im, Emini ishte ‘një nga ikonat e Prishtinës’. Ngushëllime për familjen, miqtë dhe kolegët e Emin Rexhepit”.
Top