Re: Zoti, cka qene, ceshte dhe cdo te behet?
Po marr vetem disa prej fjaleve te tua nga debati yt me oxin.
</font><blockquote><font class="small">Citim:</font><hr />
Per shekuj te tere nje konflikt vdekjeprures ka perplasur burra e gra te mencur e te guximshem nga njera ane dhe nga ana tjeter, masa injorantesh e fetaresh . Kjo djalosh eshte lufta midis shkences dhe fese. Pak njerez i kane bere apel arsyes, nderit, ligjit, lirise, ndergjegjes dhe lumturise ketu ne kete bote. Shume te tjere i kane bere apel paragjykimit, frikes, mrekullive, skllaverise, te panjohures dhe konseguencave te ketyre qe me lart permenda. Pak njerez kane thene "MENDOJ" , shume njerez kane thene "BESOJ"
[/ QUOTE ]
Ekstremizmi yt shfaqet dukshem ne kaq pak fraza. Ti e ndan njerezimin fiktivisht ne dy grupe te medha. Ne ata qe mendojne dhe ata qe nuk mendojne. Dhe ne menyre te mjerueshme, per ty ata qe besojne futen te gjithe tek ata qe mendojne dhe jane shkencore ne idete e tyre, ndersa tek ata qe nuk mendojne ti fut te gjithe ata qe besojne ne Zot dhe qe kane mendijme teresisht jo shkencore qe, sipas teje bazohen mbi perralla.
Mjafton pasqyrimi i ideve te tua per te deshmuar mjerimin e tyre. Nuk ka nevoje per koment. Nuk ka nevoje te numeroj tani nje liste te pafundme shkencetaresh dhe filozofesh qe kane besuar ne Zot dhe qe kane qene themelet e mendimit shkencor.
Ti trillon nje lufte te paqene midis shkences dhe fese. Dhe kjo vjen pasi ti nuk njeh as njeren as tjetren. Ti nuk ia ke haberin mendimit shkencor, se cfare eshte, si ndertohet, cfare metode ka, cfare kufinjsh njeh, cfare realiteti tenton te njohe, dhe ketu keqkuptohesh lidhur me ate qe duhet te jete objekt i mendimit shkencor. Por gjithashtu ti nuk njeh aspak as mendimin fetare, nuk e ke fare haberin se si ndertohet ai, mbi c'baza dhe argumente funksionon, cili eshte objekti i tij dhe cfare alternativash ofron. Pikerisht prandaj e vendos mendimin fetar ne nje raport te gabuar me mendimin shkencor.
Kjo vjen nga qe i perzien gjerat.
Ne realitet objeti i mendimit fetare eshte krejt i ndryshem nga ai i mendimit shkencor. Pikerisht, pasi fushat dhe realitetet per te cilat keta dy mendime interesohen, jane krejtesisht te ndryshme, nuk ka perse te luftojne me njeri-tjetrin.
Ne lufte me njeritjetrin mund te jene vetem dy entitete te cilat veprojne ne te njejtin rrafsh apo ne rrafshe te perafert, dhe jo dy entitete qe s'kane te bejne me njeri-tjetrin, por jane krejt te ndryshem.
Nga ana tjeter kemi mjaft realitete te perbashketa midis shkences dhe fese. Keshtu mendimi shkencor, eshte pjese e rendesishme e kritikes tekstuale te librave te shenjte dhe ne kete drejtim kane dhene kontribut edhe teologet edhe filozofet. Por keto jane gjera qe ti nuk i njeh.
Ky eshte thelbi i vertete i lirise tende. Liria jote ka te gjithe vullnetin qe ka nje qenie e papergjegjshme. Motori levizes i saj eshte INJORANCA. Ti ndjehesh i lire, sepse nuk di. POr ti nuk e di qe edhe une ndjehem po kaq i lire. Por ndryshimi eshte se une ndjehem i lire me arsye, kurse ti me euforine e njeriut qe kujton se di.