Re: Vendi i fundit ku kam qene: te pritura e te pa
Vendi i fundit ku kam kene ka kene Pisa. T'shtunen isha e ftume per darke tek nje shok i joni. Pas darkes po mendonim ca te banim me pas. Ideja ishte te shkonim ne ndonje vend per te pi ndonje gja, por te mos largoheshim shume nga zona. Nejse, hipem ne makine me idene qe te vendosnim ku te shkonim gjate rruges. Nuk e di pse por shoku yne qe ngiste makinen tha: "Ikim ne Pisa"...(Ah, harrova t'ju them se Pisa asht larg nga ketu ku jam une rreth 280 Km.). Ne e pame nje here dhe pa u menduar as 1 min thame : "Per ne ikim, po s'besoj se ti do na coje ne Pisa. Asht ora 22:30 e darkes". Ai e kishte konsideru kete sfide. "Atehere ikim!" -tha ai. Asnjeni nga ne te tjeret s'e besonim qe ai do ta kishte ba me te vertete. Per te arrite ne Pisa duheshin te pakten 3 ore e gjysem rruge, dhe ora ishte 22:30. Ngaqe une per vete se njof rrugen, vazhdoja te mendoja se ai nuk do ta kishte ba nje gja te tille.Te njejten gja besoj mendonin edhe dy te tjeret. Rruges ai vazhdonte te thoshte: "Une po iki ne Pisa eh!" kurse ne: "Vazhdo vazhdo!", po ne fakt asnjeri s'besonte se ai do na conte me te vertete ne Pisa. Ai priste qe ne ti thoshim "Jo, eshte vone, s'ka kuptim", por ne si te pandergjegjshem qe ishim i thoshnim: "Ok!".
Vetem kur kam pa tabelen qe thoshte Foligno jam bind se ne po shkonim ne Pisa. Per te shku ne Pisa duhet kalu permes Perugias, nga Perugia merr drejtimin per Firenze, dhe ne drejtim te Firenzes merr autostraden. Gjate rruges shpiknim lojra te tipit: "Une mendoj nje qytet, ju beni pyetje , une pergjigjem vetem Po ose Jo, dhe ju duhet te gjeni qytetin qe une kam ndermend"..Eh, si te shtysh nje udhetim 3 ore e gjysem. Kemi arritur ne Pisa ne oren 2:15 te mengjesit. Ia vlente te shihje ate qe konsiderohet nje nga piacat me te bukura jo vetem te Italise por edhe te mbare botes. Kulla e Pises ishte madheshtore. Edhe sheshi rreth e rrotull (Piazza dei Miracoli) po ashtu. Me vinte inat se s'kisha marre aparatin fotografik. Epo ku e dija une se do shkonim ne Pisa ate nate?!. U larguam nga zona e Kulles dhe vendosem te banim nje xhiro. Ishte ora 3 e mengjesit. Nuk kishte kembe njeriu. Here pas here shihej ndonje qe levizte me biciklete. Gjate xhiros qe bame pame zonen e universitetit, te gjitha fakultetet me rradhe, qe nga Fakulteti i Mjeksise dhe Kirurgjise deri tek Arkitektura, ai i Gjuhes etj etj. Ndaluam pak pergjate lumit qe pershkon qytetin (Arno) dhe vendosem te ktheheshim. Mund ti jepnim fund budallikut qe kishim ba. Ishte ora 3:30 e mengjesit kur kemi hipur prape ne makine per tu kthyer ne shpi.
Rruges per kthim e benim me turne: njeri nga ne duhej ti bente shoqeri "shoferit" , te tjeret edhe mund te flinin. Imagjinoni te shkretin djale i cili ka ngare makinen per rreth 7 ore, me nje pushim ne mes vetem 1 ore. Kur kemi mberritur ne shtepi ka qene ora 7:30.
Nje udhetim i paharruar... /pf/images/graemlins/wub.gif