Re: TURQIZMAT... Mjaft më! Zëvendëso këtu!
Persa i perket fjales ODE, oda,etj une mendoj se ka shume te drejte Cemi.
Duke i hedhur nje veshtrim çdo faqeje, korrenspodenceje, kam mbetur i habitur jo aq me ekstremizmin e Vis Elbasanit, qe tek e fundit ngre nje problem, pavaresisht se si, ajo qe me ka habitur eshte agresiviteti i mbrojtesve te turqishtes, thuaj se jane turq. Nese ndokush eshte vertet turk le ta pohoje dhe une do t'i jepja te drejte sepse e quaj parimore te mbrosh gjuhen dhe vendin tend, te mbrosh çdo gjuhe te huaj dhe te dish gjuhe te huaja (diku e kam thene se edhe sikur gjuhen e evgjiteve te dija, per mua eshte kulture) perseri eshte nje qendrim i sinqerte, humanist, por te gjitha keto qendrime pranohen vetem atehere kur nuk kalohet ne mohimin e gjuhes tende, mohim qe behet indirekt, ose lihet te nenkuptohet.
Te gjitha gjuhet japin e marrin. Eshte nje nga rruget e pasurimit te gjuhes.
Do te me pelqente qe te shmangeshin konfliktet e nisur mbi bazen se:ç'di ti e ç'di une!
Le te mundohemi ose (perpiqemi)qe te perfitojme nga njeri tjetri, jo t'i shesim po...