Re: TURQIZMAT... Mjaft më! Zëvendëso këtu!
Nuk jane te gjithe te ditur, por mua nuk me duket se Visi ka mgritur nje problem antikombetar, anti historik, perkundrazi, si problem eshte shume i vlefshem dhe une personalisht jam dakort me mendimin se: duhen evituar fjalet e huaja ose barbarizmat kur dhe sa here te kemi mundesi. Ketu nuk kuptoj vetem fjalet e gjuhes turke, por te gjitha edhe ato qe jane me origjine, engleze franceze, latine etj.
Ne rast se ne mund ta shqiperojme nje fjale, kjo eshte gje shume e bukur sepse rrit pasurine dhe ruan pastertine e gjuhes tone. Ka ndonje te keqe ketu? Me duket se jo.
E keqja fillon atehere kur diskutimet dhe mendimet marrin drejtim te shtrember qe lidhet me simpati dhe antipati te tipit personal.
Qe nga kjo baze ne nuk mund te shtrojme, diskutojme e mbi te gjitha ndihmojme njeri tjetrin. Ndryshe; ne vend qe te veme vetullat, nxjerrim edhe syte, siç thote populli.
Une nuk e ve veten ne rolin e ndonje profesori ketu ne forum dhe shpesh here me ka rastisur te lexoj naivitete, apo mendime jashte çdo logjike, thenie krejt te pabazuara nga ana shkencore dhe nganjehere e pse jo edhe antikombetare. Ne keto raste jam munduar te ndreq diçka, me aq sa di une. Ndoshta shume nuk di, por nje biblioteke personale me rreth kater mije libra, universiteti dhe eksperienca diçka me kane ndihmuar. E pikerisht kete gje mundohem te reflektoj.
Edhe njehere po i rikthehem argumentit: Jam kunder perdorimit te fjaleve te huaja dhe nuk kuptoj vetem turqizmat. Por duhet te jemi objektive edhe per faktin tjeter se gjuha si pjese e superstruktures eshte kurdohere perballe presioneve te çdo tipi e lloji dhe kjo ka si pasoje edhe depertimin e tyre. Ka fjale qe gjuha i asimilon dhe i trupezon, pas kesaj bejne pjese ne fjalorin e saj. Une mund te rendisja shume e shume fjale qe gjuha latine i ka marre nga gjuha tone. Eshte fenomen historik.