Tirana-Nje kryeqyteti ri europian ?!!?

pippo

Primus registratum
Re: Tirana-Nje kryeqyteti ri europian ?!!?

ketu me poshte ka disa materiale mbi meccano qe jane nje studio tjeter qe kane mare pjese qe per mendimin tim kishin paraqitur nje projekt shume me interesan dhe me te thjeshte ktu me poshte eshte analiza e tyre

Tirana is a Mediterranean city on the same line of latitude as for instance Naples in Italy. The setting of the city is beautiful: surrounded by mountains, close to the sea. The colours of the painted facades on the main streets give the city a happy and optimistic atmosphere. Other special characteristics are the green public spaces, green boulevards, a two kilometre long axis which runs through the city centre and the Lana River. These characteristics are the basis of the master plan of Mecanoo.

Ten years ago Tirana had almost no cars. The explosive growth of car traffic has created huge traffic congestion in the centre of Tirana. A good balance between public transportation, auto-mobility and the possibility to walk and even to bike needs to be found. The proposed networks for car traffic, public transport and pedestrian can only function in a good manner when they are part of one overall mobility network. This network makes it possible to create high-quality, attractive areas in the city centre on network intersections with public transport exchange (bus-metro, tram-metro) and public parking areas. A pedestrian route links these locations with the central square, Rinia Park and the Lana River.

The master plan is based on eight zones along the two kilometres long axis. These zones have their own architectural identity, urban structure and atmosphere. Each zone requires a different design task and development regulations. Along this axis new urban spaces are concentrated: the Scanderberg Square, with social, cultural and political functions; the River Lana Bridge and adjacent Rania Park; the business centre around Tirana Station and the University Campus Square settled against the Park Hills. These new urban spaces give the potential to transform Tirana into a modern European city.
nuk jam shume i forte ne anglisht keshtu qe po pati qef ndonjeri nga ju le ta perktheje
 

Cruel_Intentions

Primus registratum
Re: Tirana-Nje kryeqyteti ri europian ?!!?

Fillimisht postuar nga Odea:
[qb]

place.jpg



[/qb]
Nuk e di por mua me duket sikur nga momenti ne moment dikush do bjere ne shatervan :confused:
 

I love new york

Primus registratum
Re: Tirana-Nje kryeqyteti ri europian ?!!?

ne fakt ke te drejte Cruel, kjo lloj strukture te jep idene e nje pishine qe nga momenti ne moment, nga ndonje camarrok apo nga ndonje agresivo-pasiv dikush mund te pefundoje pa frike ne shatervan ose ne ate masen e madhe te ulit, se as si shatervan nuk me duket ajo mua. edhe sidomos ne shqiperi :tipsy: (po kudo mund te ndodhe)
gjithsesi,gjithe ajo hapsire e madhe mund te shfrytezohet ndryshe, me dicka me moderne e nderlidhur me autoktonen, eshte si shume e thate kshu, pamvaresisht se ka uje, eshte si bosh, pa jete, nuk te therret si nje piazza e madhe por me ngrohtesi shpirti. Nga ato piaza qe ka vend per te gjithe, edhe per ata shpirtrat e perhumbur mes njerezve te panjohur edhe per ata rrebelet me zhurmen dhe defrimin karakteristik.
 

Archi

Forumium praecox
Re: Tirana-Nje kryeqyteti ri europian ?!!?

Odea,
shko perseri tek faqja e tyre dhe
tek mbishkrimet kliko tek "International",
shko me cursor tek fotografite dhe
kliko tek "Masterplan Tirana, Albanie"

Shikim te kendshem! /pf/images/graemlins/smile.gif
 

Goca

Primus registratum
Re: Tirana-Nje kryeqyteti ri europian ?!!?

Fillimisht postuar nga J'adore:
[qb] Nuk e di por mua me duket sikur nga momenti ne moment dikush do bjere ne shatervan :confused: [/qb]
"Siguria" eshte nje koncept shume i larget per neve. /pf/images/graemlins/wink.gif , pastaj s`e kuptoj cfare interpretimi mund ti jepet asaj. :confused: Mua s`me transmeton asgje madje me jep idene e nje gjeje teper te varfer e monotone. S`ka ritem , s`ka jete. e te mendosh qe duan ta bejne para Universitetit. :confused:
 

Odea

Primus registratum
Re: Tirana-Nje kryeqyteti ri europian ?!!?

Fillimisht postuar nga Archi:
[qb] Odea,
shko perseri tek faqja e tyre dhe
tek mbishkrimet kliko tek "International",
shko me cursor tek fotografite dhe
kliko tek "Masterplan Tirana, Albanie"

Shikim te kendshem! /pf/images/graemlins/smile.gif [/qb]
Faleminderit Archi, i gjeta fotot per bukuri /pf/images/graemlins/smile.gif :kiss:

Per sa iu perket ketyre fotove te ashtuquajturit masterplan, mund te them qe niveli i tyre eshte shume me i larte se i atyre qe u zgjodhen ne vend te pare. Keta gjermanet (gjermane jane apo jo?) kane bere me shume perpjekje per te mos lene hapesira boshe dhe jane munduar te vendosin sa me shume gjelberim. Mgjth, prape se prape kam qortime pasi tere ai vend, nuk ka as edhe nje stol ku te ulesh. E di sa pleq e plaka kemi ne qe mezi ecin dy metra, jo me te kalojne tere ate shesh e te mos ulen pak te pushojne apo edhe te shijojne muziken e kendshme te shatervanit apo bukurine qetesuese te natyres me ndertimet perreth. Mendoj qe arkitektet duhet te jene pak me shume praktike dhe jo enderrimtare ne planet e tyre.

Anyway, mendimi im ky...Ju cfare mendoni?

Odea
 

zog

Primus registratum
Re: Tirana-Nje kryeqyteti ri europian ?!!?

nona ime perdorte shpesh thenien "di dhia ç'eshte tagjia". keshtu ne ju, na kernaqet me gjykimet tuja per çdo gje.


o lalër's ( /pf/images/graemlins/laugh.gif ) po te dinin te benin hollandezet me mire e me bukur se francezet, parisi sot do ndodhej ne hollande.
 

Odea

Primus registratum
Re: Tirana-Nje kryeqyteti ri europian ?!!?

Fillimisht postuar nga zog:
[qb] nona ime perdorte shpesh thenien "di dhia ç'eshte tagjia". keshtu ne ju, na kernaqet me gjykimet tuja per çdo gje.


o lalër's ( /pf/images/graemlins/laugh.gif ) po te dinin te benin hollandezet me mire e me bukur se francezet, parisi sot do ndodhej ne hollande. [/qb]
Zogu, nqs ste pelqejne mendimet e te tjereve mos i lexo. Ne te njejten kohe edhe mos i hidh poshte se ajo thenia te perket edhe ty atehere...


Odea
 

zog

Primus registratum
Re: Tirana-Nje kryeqyteti ri europian ?!!?

odea moj qike /pf/images/graemlins/laugh.gif une nuk hodha poshte gje, krejt ndryshe nga ç'keni bere ju. por kur s'di te dallosh gjermanin nga hollandezi (si ç'ben ti) gjeja me e lehte kjo, si mund te dallosh arqitekturen e mire nga ajo e keqja.
 

Odea

Primus registratum
Re: Tirana-Nje kryeqyteti ri europian ?!!?

Fillimisht postuar nga zog:
[qb] odea moj qike /pf/images/graemlins/laugh.gif une nuk hodha poshte gje, krejt ndryshe nga ç'keni bere ju. por kur s'di te dallosh gjermanin nga hollandezi (si ç'ben ti) gjeja me e lehte kjo, si mund te dallosh arqitekturen e mire nga ajo e keqja. [/qb]
Gjeja me e lehte per ty kur di gjermanisht qe une sia kam haberin fare. Plus, as nuk pashe fare se cfare firme ishte. Syte e mi ishin vetem per fotot e Tiranes...Si ere nuk ua hodhe poshte mendimin njerezve? Ajo qe kishe thene ti "na kenaqet edhe ju me keto mendimet tona" do te thote qe per mendimin tend ishin pa vlera. A nuk eshte e ulur poshte kjo?

Nejse, me mire ti leme inatet se do na editojne te dyve pastaj. Ti noi mendim per ato fotot skishe zog? Apo gjithmone mendimet e tua jane vetem per ato cfare kane thene te tjeret? Damn, se qepa gojen prape une...sorry, se bej me, ne dy minutat e ardhshme dmth...

Ok, ok, ika...Zog, mendimin per fotot eh...
I shkreti ti po se dhe... :smash:


Odea :mad:
 

Archi

Forumium praecox
Re: Tirana-Nje kryeqyteti ri europian ?!!?

Dikush me lart u shpreh se po qe se do te ishin hollandezet me te zote se francezet do e kishin bere Parisin ne Hollande.

Keto lloj paragjykimesh vijne ndoshta nga mosnjohja e zhvillimit te arkitektures se ketyre dy vendeve ose thjesht nga fakti qe emri Hollande u duket me i larget e me i panjohur se emri France.
Nejse, shumica e arkitekteve ketu ne Gjermani u qan syri kur bie fjala per lirshmerine e arkitekteve ne Hollande. E kam fjalen per lirshmerine e shprehjes artistike qe kane arkitektet hollandeze. Ne dy aspekte Hollanda eshte pararoje ne Europe persa i perket arkitektures dhe urbanistikes:
1- Shfrytezimi racional i tokes (ndoshta i diktuar prej faktit, qe toka ndertimore eshte e paket), pa e renduar ambientin.
2- Menyra shembullore e te sjellurit te organeve shteterore ndaj arkitektures dhe urbanistikes.

Sot per sot jane shume hollandeze qe po i japin tonin arkitektures bashkekohore, si p.sh arkitekti dhe publicisti Rem Koolhas, i cili eshte njefare Le Corbusier i diteve te sotme, Ben van Berkelen, Mecanoo Architecten, Viny Maas me MVRDV etj.
Persa i perket studios Mecanoo Architecten, kam patur fatin e mire, qe gjate studimeve, te vizitoj Technische Universiteit ne Delft, ku dega e arkitektures eshte me e mira ne Hollande dhe nje me te mirat ne Europe. Ndertesen e Bibliotekes se ketij universiteti e ka projektuar studio Mecanoo Architekten dhe te them te drejten kam mbetur i mahnitur.
Kurse rreth gjykimeve mbi tre projektet finale eshte e veshtire te japesh ndonje mendim pa i pare me me imtesi projektet e paraqitura dhe konceptet qe kane menduar. Mirepo per perzgjedhjen dhe ndarjen e cmimeve ka patur nje juri, dhe deri tani nuk e di te jete ankuar ndonje studio per ndonje parregullsi. Sic e pashe, ne perberje te jurise ishte edhe Dipl.-Ing.Lothar Greulich, nje urbanist shume i zoti (une per vete kam patur fatin e mire te ndjek seminare te mbajtura prej tij) dhe sot kryetar i komisionit te konkurseve te arkitektures ne Dhomen e Arkitekteve te Hessen, dhe jam i bindur, qe me aq sa e njoh ate, patjeter e ka thene nje fjale me vlere.
 

SEAWOLF

Primus registratum
Re: Tirana-Nje kryeqyteti ri europian ?!!?

Tirana lumière
Qendra historike është rikonstruktuar. Ndriçimi i qytetit është alla
parizien. Ka më shumë liri. Por prapa kësaj fasade të re, nxjerrin krye
fajdet politike dhe korrupsioni.
Nga Enrico Arosio


Me një këmishë të bardhë jakëhapur, mjekër triditëshe alla Vieri, unazë të
argjendtë, Edi Rama nuk e harron se ka qenë artist. Kryebashkiaku i Tiranës
është njeriu që i ka kthyer dinjitetin kryeqytetit të Shqipërisë, vendit më
të varfër dhe më të vështirë të Europës. Rrimë ulur në Infinity Bar të
hotelit të ri Sheraton, ku një dhomë kushton sa paga mujore e një nëpunësi.
E kanë ndërtuar kuvajtianët e Kharifa [Al Kharaf - shën.i përkth.] Group,
dhe është një masiv me fasadë të lakuar xhami të errët dhe me një stil që të
kujton atë viktorian të Romës, dominues midis stadiumit të vjetër të
futbollit dhe Universitetit [i cili natën, falë Ramës që ka jetuar në Paris,
vezullon në blu kobalt nga çdo dritare dhe bën një figurë prej petite ville
lumière].
Dy vjet e gjysmë më parë, Rama i gjeti të boshatisura arkat e Bashkisë.
Gjëja më urgjente, thotë, ishte tu jepja një shenjë të dukshme ndryshimi
qytetarëve të Tiranës, të cilët në raport me shtetin dhe pushtetin vendor
vijnë nga një histori i gjatë poshtërimesh. Kështu Rama, i cili nga lider i
opozitës intelektuale ndaj regjimit të Enver Hoxhës më Akademinë e Arteve të
Bukura, në fillim kuturisi në Francë, ndërsa më pas u thirr nga Fatos Nano
[sot përsëri në qeveri], për tu bërë ministër kulture, më 2001 ka nisur
tashmë në rolin e kryebashkiakut, programin e tij për eleminimin e dëmit. Ka
pastruar aksin qendror të Tiranës, sheshin Skënderbeg dhe bulevardin
Dëshmorët e Kombit nga mizëria e kioskave dhe barrakave që kishin lulëzuar
nga kaosi pas vitit 1990. Ka shembur mbi 500 ndërtime abuzive përgjatë
lumthit të Tiranës, në brigjet e të cilit kanë nisur të shfaqen brishtazi ca
lëndina. Ka pikturuar me ngjyra të gjalla, të verdhë kanarinë, bojë tulle,
bojë qielli, ngjyrë bizele, shumë ndërtesa të qendrës, me qëllim për tu
hequr çehren gri staliniste. Të rinjve u pëlqen, pleqve, ca më pak.
Në dy vjet e gjysmë, tregon kryebashkiaku i ruspave dhe penelave, kemi hequr
135 mijë tonelata inertesh nga lumi, dhe kemi shkatërruar gjithësej 1.100
ndërtime abuzive. Mu desh të ringre në këmbë Bashkinë, të ndërtoj sallën e
mbledhjeve të këshillit, e cila nuk ekzistonte [mbledhjet zhvilloheshin në
një restorant], të informatizoj departamentin e taksave lokale sepse më parë
taksambledhësit trokisnin vetë derë më derë tek tregtarët. Kështu, munda të
trefishoj të ardhurat e Bashkisë.
Qendra e Tiranës është sot dinjitoze, më e pastër dhe më e sigurtë. Thonë se
Rama nuk ka bërë asgjë për periferitë, dhe më 12 tetor do të rikandidojë në
zgjedhje kundër një rivali të Partisë Demokratike të ish-kryeministrit
[presidentit - shën.i përkth.]. E di, është e vërtetë. Por nga diku më duhej
megjithatë tia filloja. Zgjodha qendrën për arsye simbolike. Ngjyrat në
qytet ishin një shpullë për një pacient të trashur nga qetësuesit. Na duhet
të ndërtojmë një sistem. Infrastruktura të besueshme. Për të pakësuar
hapësirat boshe ku korrupsioni, problemi ynë kryesor, gjen ushqim. Të mos
harrojmë, shton Rama, që këtu, të gjithë, ish-ushtarakë, ish anëtarë të
shërbimeve sekrete, ish-punonjës kooperativash komuniste, brenda pak muajsh
humbën gjithçka dhe nisën nga zeroja. Eshtë një luftë e përditshme për
mbijetesë.
Shqipëria e Fatos Nanos, pas viteve turbullues të Sali Berishës dhe
riciklimit të tij të aparatçikëve komunistë, pas traumës së 97-ës me
shëmbien e piramidave financiare dhe qindra mijëra familjeve të rrënuara, ka
gjetur një shkallë të pëlqyeshme lirie. Liria e shprehjes, e lëvizjes, e
sipërmarrjes. Por nuk ka akoma as rregulla, as transparencë, as drejtësi.
Një shoqëri cilive alla europiane është ende shumë, shumë larg. Në një vend
ku një mjek spitali fiton 250 euro në muaj, çdo shërbim atij i paguhet nën
dorë [dhe një kuotë nga kjo fluturon drejt drejtorisë së spitalin, ndërsa
një pjesë tjetër drejt ministrisë]. Mjekët jetojnë me rryshfete të marra në
dritën e diellit. Duhet të paguash gjithçka, deri edhe gjakun. Në Shqipëri
nuk ekziston dializa. Një pacient që ka nevojë për të duhet ose të shkojë
jashtë shtetit ose të vdesë. Vetë kryeministri Fatos Nano i cili pak muaj më
parë përuronte me Silvio Berluskonin një urë të re midis Tiranës dhe
Shkodrës, për një ndërhyrje banale në tëmth shkoi të shtrohej në një spital
të Stambollit.
Shqipëria ecën me dy shpejtësi të ndryshme. Shpejtësinë e Edi Ramës dhe
shpejtësinë prej mushke të pjesës tjetër të vendit. Numri i Mercedezave në
qarkullim në rrugët e Tiranës ka arritur në 50% të të gjithë makinave.
Makina të përdorura, të vjetra, të sapoprodhuara, shumë prej tyre të
vjedhura ose të blera nga të huaj, shpesh italianë që mashtrojnë
sikuracionet duke denoncuar vjedhje të rreme. Por megjithatë, kanë nisur të
shfaqen konçensionarët e parë të rregullt: Peugeot, Hyundai, Mitsubishi. Ky
është një vend ku ende më 2003 segmenti i vetëm i autostradës është ai midis
Tiranës e Durrësit, ndërsa në rrugët shtetërore duhet ecur me 60 kilometra
në orë, përndryshe mund të zgërlaqësh ndonjë bari dhënsh. Ku edhe nëpunësit
shtetërorë, e marrin rrogën me zarfa paresh të thata. Ku fare pak pagesa
kryhen nëpërmjet sistemit bankar, të cilit askush nuk i beson dhe i cili
përbëhet gjithë gjithë nga 14 banka. Ku ndërmarrjet e regjistruara në
drejtorinë e përgjithshme të tatimeve mezi arrijnë në 57 mijë në një
popullsi prej 3,6 milionë banorësh. Ku nuk ekziston zyrtarisht një taksë për
papunësinë e cila llogaritet diku midis 18 dhe 30 përqind, dhe ku një e
treta e popullsisë jeton nën pragun e varfërisë. Me një ekonomi informale që
sipas FMN-së zë midis 40 dhe 60% të prodhimit përgjithshëm.
Sipas Ilir Kullës, gazetar dhe këshilltar për çështjet rajonale të
Ministrisë së Jashtme: Ky është një vend që bazohet mbi një kod fisnor dhe
një bashkëjetesë hakmarrjesh.
Çudi shqiptare: Gjithkush këtu, shikon në një veprim një interes të fshehur.
Kundërshtari është gjithmonë hajdut dhe tradhtar, dhe nëse shpëton pa u
etiketuar në një moment, kjo bëhet për ta groposur me ndonjë mallkim një
minutë më vonë. Tirana ka ndryshuar për mirë, kjo është e vërtetë. Mbrëmjeve
nuk është e rrezikshme të shëtisësh. Të rinjtë lënë takime në zonën e
Bllokut, një surrealizëm baresh të hapura midis pallateve të destinuar për
zyra dhe banesa për neopasanikët: Në Manhattan, në New Berlin, në Rozafa
Palace, në Calvin. Hahet darkë këndshëm në restorant Juvenilja, një
kështjellëzë plot nur në zgrip të Parkut Kombëtar. Celularët janë mbi 400
mijë, dhe nuk përbëjnë më një luks skafistësh. Nëpër vitrina po shfaqen
prodhimet e markës. CD-të janë pirate, por sidoqoftë ekzistojnë. Teatri i
Operas i rimëkëmbur nga drejtoresha e re Zana Çela, ka nxjerrë përsëri një
afishe. Në qoshet e rrugëve ka përsëri lypësa të pistë që grumbullojnë
kartona, por nëse kërkoni The Economist, gjendet dhe madje aspak i
zhubrosur. Teodor Misha, bir i një ish-ambasadori në Paris, është pronar i
Adrionit, shpërndarësi i vetëm i shtypit dhe botimeve të huaja në Shqipëri.
Dikur ka patur probleme me policinë sekrete të Hoxhës për shkak të Double
White të Beatles dhe të librave të Sartre-it. Sot ai shet përditë 100 kopjet
e tij të Herald Tribune, 45 të Corriere della Sera, 35 të La Repubblica dhe
çdo javë 150 nga The Economist. Bookstore-i i tij është libraria numër një
në qytet. Librat nga Italia për momentin janë vetëm Mondadori, shfajësohet
ai: është e vështirë për një student të blejë një roman të Calvinos, Ecos
ose Tabucchit. Prej një viti shohim dot më as televizionet italiane. Vendi
ynë është më i mbyllur tani sesa më 1997.
Lufta politike, natyrisht është më e turbullt se kurrë. Në qeveri janë
socialistët e Nanos [liberalë dhe njëkohësisht filo-atlantikë], në opozitë
demokratët e Berishës [statalistë dhe nacionalistë]. Si mund të zbërthehet
kjo rrëmujë? Në brendësi të tyre vetë socialistët janë të ndarë midis
fraksionit të Nanos dhe asaj të Ilir Metës. E po kështu edhe gazetat e TV-të
private. Edhe pse ekziston megjithatë një pluralizëm opinionesh. Të gjithë
grinden për Nënë Terezën [shqiptare dhe jo maqedonase]. Dhe të gjithë
akuzojnë për korrupsion të tjerët.
Kemi bërë hapa prapa qahet pesimisti Visar Zhiti. Eshtë njëri prej poetëve
dhe shkrimtarëve më të njohur shqiptare. Nën Hoxhën bëri tetë vite burg,
pastaj punëtor në Lushnje dhe deri më 1990 i ishte privuar e drejta
elektorale. Pastaj, me qeverinë e Berishës, u bë këshilltar i ambasadës në
Romë. Tani, në kohën e Nanos, mbahet duke punuar si bashkëpunëtor i
Rilindjes Demokratike, një botim pranë Berishës. Por në vend të poezisë,
Zhiti flet për jetën e vështirë të tij dhe të të afërmve të tij. Korrupsioni
është shumë i lartë. Mësuesit, profesorët, ushtarakët, burokratët, i kanë
pagat aq të ulëta saqë janë të detyruar të sajohen vetë. Në universitet ka
studentë që paguajnë për të marrë provimet ndërsa vetë rrinë në Greqi ose në
Itali. Diplomat janë nxjerrë në pazar. Prej dy vjetësh jam thuajse i papunë,
nuk kam makinë, e përdor celularin vetëm për tu përgjigjur dhe e quaj fat që
ime shoqe punon arsimtare. Ai vazhdon duke tundur kokën: Në arsim kemi ecur
prapa. Televizori jep vetëm politikanë dhe kriminelë. Mbledhje dhe vrasje,
ska gjë tjetër.
Por, pyesim një avokate në karrierë [profesioni më i përhapur ndër të
rinjtë], Sonila Ibrahimin, e cila ka mbaruar liceun në Milano tek murgeshat
e Shën Vinçencit dhe është diplomuar për drejtësi tregtare me profesorin
Pierxhusto Jaeger në universitetin shtetëror. Ajo tregon: Nëse një shoqëri
më ofron para për të përshpejtuar procedurat e regjistrimit në regjistrin e
sipërmarrjeve, unë refuzoj. Kush thotë të vërtetën këtu: ai, ajo, të dy
bashkë apo askush?
Në vend janë pakësuar bunkerët famëkëqinj të Hoxhës të cilët shënjonin
peizazhin si tumorë. Në vend të tyre është shtuar publiciteti.: nga të
gjitha anët shikon Vodafone, Western Union, Coca Cola, Marlboro e Karelia
Slims, cigare greke këto. Gjithçka i ngjan një loje: shikon ca limon të
bukur tek frutashitësi dhe zbulon se janë grekë meqë fshatarët kanë djegur
agrumet e tyre në shkëmbim të parave për tu lejuar helenikëve që të hyjnë në
treg. Zarzavatja më e kultivuar është marijuana. Për trafik droge,
kontrabandë cigaresh dhe eksport prostitutash, vendi është gjithnjë në
Champions League. Ata që shfaqen gjithnjë e më pak janë Italia dhe
italianët. në rregull, është gjithnjë shpërndarja e Coca Cola-s dhe Fanta-s.
Ujërat minerale Tepelena të dyshes Ferruzzi- Busi. Edisud-i në shtyp dhe TV.
ENEL-i që jep eksperiencë për KESH-in, homologen shqiptare, por që nuk merr
pjesë në privatizim. Në përgjithësi italianët kanë mbetur jashtë
privatizimeve: sigurimet, linjat ajërore, telefonia. Frigoriferët janë
Samsung. Vera, vaji, biskotat, janë greke. Ja, kemi makaronat Divella, nga
Pulja. Si dhe ca mikrosipërmarrës puljezë pa ndonjë vlerë kushedi.
Ujësjellësi Pulja-Shqipëri ka mbetur një llafazanëri politike. Po FIAT-i?
Nuk e do më askush. Tepër delikate. Për tu mbijetuar rrugëve me gropa, më
mirë diçka made in Germany.

Cituar nga Revista Klan.
 

zog

Primus registratum
Re: Tirana-Nje kryeqyteti ri europian ?!!?

artikull i vjeter lal dhe e ke postu gabim. ketu flitet per ARKITEKTURE (pranej kjo teme o ke arti praaa mo), per korrupsionin shqiptar ka boll vend anej ka politika. he xhan!
 

bebi

Primus registratum
Re: Tirana-Nje kryeqyteti ri europian ?!!?

zog, edhe ti je n'adres t'gabume ktu.
shko te shpija jon, se t'ka dal emni per ushtar /pf/images/graemlins/laugh.gif
 

pippo

Primus registratum
Re: Tirana-Nje kryeqyteti ri europian ?!!?

....???? ^^^ shperthim hormonesh----kesulkuqe
 

Blendi

Primus registratum
Re: Tirana-Nje kryeqyteti ri europian ?!!?

Lexova sot se projekti Francez ishte aprovuar. Tashme mbetet te gjendet parate per te sjelle ne jete maketin.
meqe ra fjala, maketi eshte ne eskpozim tek galeria e artieve, ata ne tirane kane fatin te shkojne ta verejne.

PS> Hajdin Sejdia ishte kthyer ne tirane para ndonje jave, c'dini per gropen e qelbet?
 

Blendi

Primus registratum
Re: Tirana-Nje kryeqyteti ri europian ?!!?

Drini u tregua shume i sjellshem dhe shpenzoi ca kohe me maketin francez ne menyre qe edhe te interesuarit e larget (si une) te mund te shihnim planin. Keto jane fotografite qe shkrepi Drini.

Une do i postoj te gjitha ne menyre qe ju te mund te komentoni mbi detajet qe ju pelqejne apo qe ju duken te gabuara.

Vini re ne kete foto se si sheshi skenderbej do te rrethohet nga tete kulla te larta, Gjithashtu, brenda obortit te pasem te Muzeut Kombetar do te ngrihet nje kulle qe harmonizon me Hotel Tiranen.
foto7.jpg


foto2.jpg


foto4.jpg


foto5.jpg


foto6.jpg


foto3.jpg


foto8.jpg


foto9.jpg
 

eros111

Primus registratum
Re: Tirana-Nje kryeqyteti ri europian ?!!?

ku mblidhen dot fondet per gjithe keto ndertime... :sleep:
 
Top