Tirana-Nje kryeqyteti ri europian ?!!?

Archi

Forumium praecox
Re: Tirana-Nje kryeqyteti ri europian ?!!?

zog, ne rrethana te tjera, ashtu sic kam bere ne shume raste, nuk do te isha pergjigjur budallalleqeve, qe shkruan, por kete rradhe nuk rri dot pa t´u pergjigjur, pasi per mua nuk ka gje me te neveritshme, kur shoh nje cope injoranti, i cili per tu dukur ne nje nivel me te tjeret, ne vend qe te ngreje vetveten me ane te diturise, perpiqet, qe te ule te tjeret ne nivelin e tij te vulgaritetit.
Nderkohe i kerkoj falje te tjereve ne qofte se dal pak nga tema.

lali, e para ket fjale nuk e kemi gjet ne, por gjuha greke nga e ka huazuar gjithe bota.
se pari, nga gjuha greke nuk ka rrjedhur fjala arkitektural ose arkitekturor, por nga fjala greke arkhi´tektonikos ka zbritur prej latinishtes architectonicus ne shqip fjala arkitektonike.

tashti nje sqarim gjuhesor;

ARCHITECTURAL/E/AUX adj. relatif à l'architecture, à un effet d'architecture.

ARCHITECTONIQUE n.f Ensemble des règles de l'architecture. adj. qui à rapport avec les regles techniques de l'architecture.

pra ARKITEKTUROR - mbiemer qe lidhet me arkitekturen ose nje efekt arqitekturor.

ARQITEKTONIK - emer gjinia femerore; Bashkesia e rregullave te arkitektures. mbiemer; qe ka lidhje me rregullat teknike te arkitektures.
ky eshte sqarim yt gjuhesor? Nje perkthim prej frengjishtes, qe per mua eshte fare irrelevant. Sipas kesaj llogjike a mos valle duhet te te ballafaqoja une ty me perkthime prej italishtes ose gjermanishtes. Po te kerkosh do te gjesh qe fjala frengjishte ARCHITECTURAL ne italisht dhe gjermanisht nuk do te thote gje tjeter, vecse ARKITEKTONIKE

nji pra daje ky o shpjegimi ne fjalorin francez, tani te ngelet ty te besh percaktimin e qarte se çfare deshe te thuash kur e perdore fjalen ARKITEKTONIK, ose me sakt the:

Tirana nga ana ARKITEKTONIKE nuk ka te beje fare me europen.
mendoj se po te jetonin ne tirane neper kasolle kashte, ose shtepi bore si ne Groenland, atehere do te kishte kuptim fjala (mbiemer) ARKITEKTONIK, qe perdore ti dhe qe lidhet me rregullat e pergjithshme teknike te konstruktimit te shtepive.
A e di zotrote se ne c´rrethana dhe ne c´menyre eshte ndertuar Tirana?
Une me vetedije e thashe, qe Tirana nga ana arkitektonike (duhej te shtoja edhe nga pikepamja urbanistike) nuk ka lidhje fare me Europen. Per ta kuptuar me sakte kete qe them bej nje xhiro nga "Ali Demi" (e kam fjalen per banesat tiranase), shiko pastaj "pallatet" parafabrikate dhe hidhi nje sy te ashtuquajturve Pazari i shumices, Pazari i cameve ose tek fusha e uzines "Dinamo".

meqenese ti me sa kuptoj une e kishe llafin per çeshtje ngjyrash, stili, shije ndertimi, atehere duhet te perdorje fjalen shqipe (tashme) ARKITEKTUROR.pra duhet te thoje: ANA ARKITEKTURORE e Tiranes nuk ka fare lidhje me europen.
mesoje me se fundi qe i thone stil arkitektonik dhe jo ARKITEKTUROR.
Po te lexosh edhe nje here postimet e mia ndoshta e kupton ku e kam fjalen.
Une fjalen nuk e kisha per ceshtje ngjyrash dhe "shije ndertimi" (cdo te thote kjo!?), pasi nga pervoja e dime se nese sot ngjyrat jane te ndezura, neser do te zbehen prape.

vazhdo xhaxh, si anetar i dhomes (arkitektonike apo arkitekturore :eek: ) te hesenit fjalen e ke ti. ne po te presim me veshet ngref.
Kjo sarkazma jote e pavend dhe e neveritshme tregon me teper nivelin tend vulgar.
Ne nje nga perlat e letersise gjermane dhe asaj boterore dhe pikerisht tek Simplicius Simplicissimus , H.J.Ch. von Grimmelshausen shkruan dicka, qe te pershtatet ty:
Ja ich war so perfekt und vollkommen in der Unwissenheit, daß mir unmöglich war zu wissen, daß ich so gar nichts wußte.
qe do te thote:
Po, une isha aq perfekt dhe i perkryer ne Paditurí, saqe per mua ishte e pamundur te dija, qe keshtu asgje nuk dija.
 

zog

Primus registratum
Re: Tirana-Nje kryeqyteti ri europian ?!!?

cool lali, cool! ndoshta dhe ti nje dit do SHOHESH. :cool:
 

Archi

Forumium praecox
Re: Tirana-Nje kryeqyteti ri europian ?!!?

Gjate komenteve mbi projektet e paraqitur prej studiove te arkitektures, fituese ne konkursin mbi qendren e Tiranes, lexova tek shqiperia.com edhe kete koment:
Arkitekti Maks Velo: Urojmë të mos ndodhë si me Shkupin
Por c´ndodhi me Shkupin dhe c´lidhje ka kjo me Tiranen?
Para 40 vjetesh, ne vitin 1963, qyteti i Shkupit u godit nga nje termet i forte, i cili rrenoi nje pjese te mire te qytetit. Per rindertimin e qytetit u organizua nje konkurs internacional arkitekture me ftesa, ku te ftuar ishin keta arkitekte dhe urbaniste:
Kenzo Tange (Japoni), von der Broek dhe Backema (Holland), L. Piccinato (Itali), M. Rotival (USA), A. Djordjevic (Jugosllavi), E. Ravnikar (Jugosllavi), R. Mishevic (Jugosllavi) dhe S. Berezoski (Jugosllavi).
Si cmim i pare u vleresua projekti i Kenzo Tange ne bashkepunim me Arata Isozaki dhe Kisho Kurokawa. Projekti i plote i Tange nuk eshte zbatuar edhe sot e kesaj dite.
Me cmim te dyte u vleresua projekti i Mishevic. Ne argumentimin e vleresimit te Jurise per projektin e Mishevic shkruhej: “Pak propozues, por, duke qene se realizimi i projektit eshte i mundshem ne etapa te ndryshme, eshte i denje per nje cmim te dyte”.
Pas disa vezhgimeve, plasi nje diskutim ne nje nivel internacional, rreth menyres se organizimit dhe shperndarjes se cmimeve ne kete konkurs dhe sot e kesaj dite ky konkurs sillet si nje precedent, kur perpiqet te shpjegohet sensi dhe qellimi i nje konkursi arkitekture.
Se pari, pas vezhgimeve te hollesishme qe iu bene projekteve pas konkursit u vu re se disa projekte te tjera, si p.sh ai i Djordjevic ose ai i Piccinatos, ishin me te pasura ne ide dhe mund te realizoheshin pa veshtiresi.
Se dyti, u pa haptas, qe ishte gabim, qe Tange u vleresua me cmim te pare.
Projekti i Tange nga ana urbanistike dhe arkitektonike ishte i persosur dhe ketu nuk vihet ne dyshim projekti i tij apo aftesite e tij, por arritja e qellimit te zhvillimit te atij konkursi.
Kenzo Tange (projektues i rindertimit te Hiroshimes, nje nga projektuesit e Tokios, arkitekt i stadiumit te lojrave olimpike dimerore ne Osaka, etj.) eshte nje nga arkitektet dhe urbanistet me te famshem ne bote dhe qe per shume dekada i ka dhene tonin arkitektures japoneze dhe asaj boterore. Mirepo projekti i Kenzo Tange nuk qendronte ne asnje lloj relacioni karshi mundesive ekonomike te kufizuara jugosllave. Si rrjedhoje, juria i dorezoi cmimin e pare nje projekti, i cili me gjithe deshiren e mire, ne kushtet jugosllave nuk mund te realizohej dot.
Vendimi i jurise u vu ne pikepyetje, po ashtu edhe prej fakti, qe nje personalitet i shquar ne arkitekture dhe urbanistike, si Tange, ftohet per te zgjidhur nje problem te caktuar, prezanton nje punim, i cili ne vetvete eshte nje perle per urbanistiken ballkanase dhe europiane, por nen aspektin ekonomik aspak i realizueshem, i dorezohet cmimi i pare ne konkurs dhe se fundi projekti nuk e sheh me driten e diellit.
Rindertimi i Shkupit vijon me angazhimin e shume arkitekteve te tjere, kryesisht vendas, projektet e te cileve, per fat te mire te Shkupit, ndoqen linjat e hedhura me pare nga Tange.

Tani i takon kohes te gjykoje dhe te vertetoje, nqs nje gje e tille ndodh edhe me Tiranen dhe konkursin e fundit te organizuar per qendren e re te Tiranes.
Shpresojme qe te mos ngjase si me Shkupin.
 

blendiys

Primus registratum
Re: Tirana-Nje kryeqyteti ri europian ?!!?

Me falni por,ku qendron lidhja midis artit dhe ndertimit te Tiranes?
Kujt i duket art,ndertimi i disa pallateve ose qendrave kulturore?.. Sado artistike te jene keto ne pamje!
 

pippo

Primus registratum
Re: Tirana-Nje kryeqyteti ri europian ?!!?

Fillimisht postuar nga Blendi@:<br />[qb] Me falni por,ku qendron lidhja midis artit dhe ndertimit te Tiranes?
Kujt i duket art,ndertimi i disa pallateve ose qendrave kulturore?.. Sado artistike te jene keto ne pamje! [/qb]
????????!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!! /pf/images/graemlins/frown.gif /pf/images/graemlins/frown.gif /pf/images/graemlins/frown.gif /pf/images/graemlins/frown.gif /pf/images/graemlins/frown.gif /pf/images/graemlins/frown.gif
 

Goca

Primus registratum
Re: Tirana-Nje kryeqyteti ri europian ?!!?

Fillimisht postuar nga Blendi@:<br />[qb] Me falni por,ku qendron lidhja midis artit dhe ndertimit te Tiranes?
Kujt i duket art,ndertimi i disa pallateve ose qendrave kulturore?.. Sado artistike te jene keto ne pamje! [/qb]
Po tani , art ne krahasim me ate qe eshte ...
P.sh pastrimi i rrugeve nga plehrat( po flas per gjithe Shqiperine ) tek ne do filloje te quhet " Mbrojtje e ambjentit natyror".
Furnizimi me energji elektrike= " Mrekulli bashkekohore", venja e sinjaleve rrugore= " Projekt evropian i urbanistikes" .. etj etj...
Keshtu edhe kur suvatohet naj faqe pallati, " pune artistike " ka per tu qujte.... /pf/images/graemlins/laugh.gif
 

Garo

Primus registratum
Re: Tirana-Nje kryeqyteti ri europian ?!!?

Fillimisht postuar nga faithless:
[qb]
Fillimisht postuar nga Blendi@:<br />[qb] Me falni por,ku qendron lidhja midis artit dhe ndertimit te Tiranes?
Kujt i duket art,ndertimi i disa pallateve ose qendrave kulturore?.. Sado artistike te jene keto ne pamje! [/qb]
????????!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!! /pf/images/graemlins/frown.gif /pf/images/graemlins/frown.gif /pf/images/graemlins/frown.gif /pf/images/graemlins/frown.gif /pf/images/graemlins/frown.gif /pf/images/graemlins/frown.gif [/qb]
Une mbeshtetem me mendimin e faithless , te pikturosh disa pallate, ose te ndertosh disa kopje te strukturave perndimore nuk do te thote aritje artistike .
Arti ka me shume komplikime se sa pastrimi i pleherave ne kryeqytet!!
 

blendiys

Primus registratum
Re: Tirana-Nje kryeqyteti ri europian ?!!?

Do hyme edhe ne Europe ( :sleep: )
Kur ta marrin vesh ata qe ne artin e perfaqesojme me konstrukte pallatesh pa leje,nene nene na e hoqen vizen.
P.S,vizen mbase na e kane hequr,por do vene edhe piken me duket.
 

eros111

Primus registratum
Re: Tirana-Nje kryeqyteti ri europian ?!!?

Fillimisht postuar nga Blendi@:<br />[qb]
P.S,vizen mbase na e kane hequr,por do vene edhe piken me duket. [/qb]
pse duhet dhe pîke mbas vizes? :rolleyes: /pf/images/graemlins/tongue.gif /pf/images/graemlins/tongue.gif /pf/images/graemlins/laugh.gif
 

Odea

Primus registratum
Re: Tirana-Nje kryeqyteti ri europian ?!!?

Nje kryeqytet i ri europian? Kryeqytet po, po ca kryeqyteti thuj ti? Qesharak? Pa pike karakteri? Kopjues apo shembellim i nje kllouni?
Kur lexova letren e atij arkitektit dhe pashe ngjyrat qe kishin zgjedhur per pallatet, jo vetem u habita por u trondita nga fakti qe Tirana po shnderrohet ne nje cirk. Une jam plotesisht dakord me arkitektin, nuk mund te fillosh e te ngjyrosesh nje qytet te tere sa per tu dukur sikur po ben nje zhvillim apo dicka pozitive per qytetin. Jo cdo levizje eshte pozitive, disa nganjehere kane thjesht aparencen.

Nuk ka mundesi qe nje kryetar bashkie te pushtohet menjehere nga ndjenja e modernizmit e ta mbushi mendjen e tij me vizione abstrakte qe bazohen thjesht ne deshira jo vetem egoiste, por edhe te castit. Si ka mundesi qe ky kryetar bashkie, i cili eshte vendosur ne ate pozite pikerisht per faktin qe poseson nje karakter te denje per ate karrige, vendos te pikturoje nje qytet te tere me ngjyra te ndezura te cilat jo vetem qe nuk shkojne me njera-tjetren por te japin ndjenjen qe po futesh brenda nje pikture abstrakte me ngjyra te pakoordinuara mire.
Si ka mundesi qe ky kryetar ose "udhezues" i qytetit te mos mendoje mire per pasojat qe mund te beje ky akt qe per mendimin tim me shume eshte bere per ti dhene namin e mire te sapofolurit ose shpresat e kota qytetareve te Tiranes qe gjoja dicka po behet. E pergezoj Ramen per arritjen ne pastrimin e rrugeve, rindertimin e lulishteve si dhe te ashtuquajturat suvatime, por per kete perngjyrjen e pallateve pa respektuar vleren historike te tyre si dhe menyren e arkitektures me duket shenje e nje njeriu qe nuk perveteson dijen e duhur te jete ne krye te nje kryeqyteti.
"Kthim ne identitet"? Cfare eshte kjo? Tirana ska qene ndonjehere cirk dhe kurre me veti moderne te atij lloji qe po aplikohen sot. Eshte per tu habitur neglizhenca e ketij personi ndaj teorive artektonike te qytetit te tiranes. Duke ditur qe ai vete eshte lindur e rritur ne Tirane, habitem qe mund te beje te tilla gjera. Ndoshta ka shpirtin e nje njeriu modern por modernizmi ka vend dhe kohe.

Plus, i keni pare ato fotot e tjera te modelit qe do jete Tirana? Mua nuk me duken fare me nivel.
Jo vetem qe francezet nuk i kane bere mire, por skane marre as mundimin te respektojne disa nga vendet qe kane pasur shume kuptim ne kryeqytetin tone. Nuk mendoj qe ata qe duhet te jene duke bere modelin e struktures se re te Tiranes duhet te jene te huaj pasi ata nuk i dine vlerat e ketij qyteti, historine e tij si dhe deshirat e vete qytetareve. Ka menduar ndonjehere Edi Rama ti pyeste ata njerezit qe jetojne neper pallate nqs do iu pelqente po te ua lyente vendin ku kane jetuar per kaq shume vjet (per disa dekada) ne keto ngjyra qe per mendimin tim te vrasin syrin dhe nuk te ftojne fare ne ate ndritshmerine e tyre? Nuk i mendon Rama keto gjera? Apo mendimi i qytetareve eshte fare i pavlefshem?

Per mendimin tim nuk eshte dhe perkundrazi duhet te jete ai me i vleresuari. Keshtu qe, nqs dikush vazhdon e me thote qe Tirana eshte drejt modernizmit dhe zhvillimit do jem e detyruar ti shoh me nje shprehje habije dhe shqetesimi.


Odea
 

Odea

Primus registratum
Re: Tirana-Nje kryeqyteti ri europian ?!!?

Ja disa foto te tjera te projektit te ri te Tiranes qe te mos thoni qe nuk e di se per cfare po flas kur them qe jane ne nivel te ulet.

riviere.jpg

Nuk e di nqs e vereni edhe ju por une nuk shoh as edhe nje stol gjekundi. Gjelberimi eshte i nivelit te duhur dhe duket shume bukur por fatkeqesisht nuk ka as edhe nje stol per tu ulur qe te shijojme pamjen ose diten e bukur me diell apo per te clodhur kembet e lodhur duke ecur neper qytet. Plus, ato urat e vogla te rrethuara me tel, iu duken te pershtatshme per nje kryeqytet si Tirana me nje histori te vjeter si ajo? Ottawa, kryeqytet i Kanadase, shtet i cili eshte vetem 147 vjet i vjeter, ka nje strukture qe duket me e vjeter se ajo e Tiranes.
Ndoshta vete Ottawa si qytet eshte me i vjeter se Tirana, por une sbesoj se kjo eshte e vertete.
Mendoj qe per nje histori te vjeter si e jona, ura te vogla qe simbolizojne klasicizem do ishin me te pershtatshme se sa modernizem i tepruar qe nuk te le as te shijosh vendin. Po sikur te dua te iu hedh icik buke patave une nga ura, si do ta bej? Te fus gishtat midis hapesirave te rrjetes?
E papranueshme!

place.jpg

Shihni kete te dyten. Tere kjo hapesire e pa perdorur fare. Kane hequr shatervanin tone qe per mendimin tim eshte shume me i bukur se sa kjo pishina e "thate" e ketyre. I gjithe vendi nuk te terheq aspak, biles te tmerron me ate dukjen e tij si shkretetire me nje pellg ne mes...(pemet nuk bejne pershtypje fare)
Shume keq...

nuit.jpg

Po kjo cfare eshte? Shkaterrim i gjese me te bukur dhe me te vecante qe Tirana ka? Sheshi Skenderbeu nuk eshte me shesh? Ku do behen mitingjet, ku do ia presin njera-tjetres rrugen makinat? Ku do zhyten kembet neper uje gjate dimrit? Do kemi thjesht disa ndertesa prej qelqi qe nuk e di se per cfare do perdoren.

Ndoshta jam gabim ne interpretimin tim te fotove te mesiperme, por une kete mendim kam dhe nqs nuk eshte i njejti me tuajin, ju lutem respektojeni pasi eshte e drejta ime si qenie njerezore te shpreh dicka pa mu vene mbiemra ose nofka te panevojshme.


Mbetshi mire,

Odea
 

zog

Primus registratum
Re: Tirana-Nje kryeqyteti ri europian ?!!?

Fillimisht postuar nga Odea:
[qb]

Ndoshta jam gabim ne interpretimin tim te fotove te mesiperme, por une kete mendim kam dhe nqs nuk eshte i njejti me tuajin, ju lutem respektojeni pasi eshte e drejta ime si qenie njerezore te shpreh dicka pa mu vene mbiemra ose nofka te panevojshme.


Odea [/qb]
odea ti je shume gabim me duket mua, sepse neqoftese ti do te kishe te drejten e shprehjes se mendimit mbi punen e te tjereve dhe te tjeret duhet te kene te njejten te drejte karshi mendimit tend (te vetmes pune tendes per momentin, hehe). apo jo!

çdo te thote kjo, qe per ato sa the dhe une kam te drejte te te cilesoj, bile me plot gojen; TARALLAKE!

besoj se ti s'te pelqen mendimi im per ty, apo jo! atehere duhet te REZERVOSH edhe tendin ne lidhje me te tjeret.

edukata e mire na meson se nuk duhet kurre te flasim ne ere, sidomos te kritikojme me shprehje te tipit; "mua s'me pelqen fare kjo e ajo" (po na plasi neve se ty s'te pelqen), pa pas dituri per ate qe themi, pa qene kurkush, e pa na pyt kush. MENDIMIN TEND ruaje per PUNEN TENDE. kjo eshte shume me e fisme dhe e ndershme.

si dhe shoh qe disa me lart nuk kuptojne çdomethone Art. sipas grekeve ky quhej TEKNE nga vjen fjala Teknollogji.
pra çdo gje qe njeriu krijon si; roba e sandalle, mobilje e pajisje, pallate e rruge, tabllo e buste, hyjne ne ket domene.

sipas meje; Art quhet çdo gje qe ka lidhje, te drejte ose terthorazi, me ESTETIKEN ose ZBUKURIMIN e jetes perditshme tones, por mund te jete dhe me abstrakt nga kjo, psh zbukurimit thjesht te nje kujtimi ose besimi a ideje.
 

blendiys

Primus registratum
Re: Tirana-Nje kryeqyteti ri europian ?!!?

Mbase ke te drejte Zog,mbase edhe per ty fjala ART perkufizohet vetem me nje shabllon ose moket ne arkitekture!
Dhe ke te drejte,ky eshte arti vizual!
Kam parasysh edhe qenien me injorante duke qendruar perpara shatervanit te bukur dhe duke menduar:
"ky eshte ART"!!
 

Boby

Primus registratum
Re: Tirana-Nje kryeqyteti ri europian ?!!?

Kte fototgrafin e sheshit Skenderbe spo e mar vesh fare.Me duket si qytet jashttokesoresh.Spo mar vesh ku ecet,ku ngjitesh,ku zbret,ku eshte rruga e tretuari.Ate me ura se mora vesh fare se ne cfare cepi te tiranes eshte.Me duket se do vije nje kohe e sdo dime ku kemi shpine tone.Megjithese duke e ditur qe shumica e ketyre gjerave as ka per tu bere fare,shpresoj te kete nje rregullim te vogel urbanistik.
 

Odea

Primus registratum
Re: Tirana-Nje kryeqyteti ri europian ?!!?

Fillimisht postuar nga zog:
[qb]
Fillimisht postuar nga Odea:
[qb]

Ndoshta jam gabim ne interpretimin tim te fotove te mesiperme, por une kete mendim kam dhe nqs nuk eshte i njejti me tuajin, ju lutem respektojeni pasi eshte e drejta ime si qenie njerezore te shpreh dicka pa mu vene mbiemra ose nofka te panevojshme.


Odea [/qb]
odea ti je shume gabim me duket mua, sepse neqoftese ti do te kishe te drejten e shprehjes se mendimit mbi punen e te tjereve dhe te tjeret duhet te kene te njejten te drejte karshi mendimit tend (te vetmes pune tendes per momentin, hehe). apo jo!

çdo te thote kjo, qe per ato sa the dhe une kam te drejte te te cilesoj, bile me plot gojen; TARALLAKE!

besoj se ti s'te pelqen mendimi im per ty, apo jo! atehere duhet te REZERVOSH edhe tendin ne lidhje me te tjeret.

edukata e mire na meson se nuk duhet kurre te flasim ne ere, sidomos te kritikojme me shprehje te tipit; "mua s'me pelqen fare kjo e ajo" (po na plasi neve se ty s'te pelqen), pa pas dituri per ate qe themi, pa qene kurkush, e pa na pyt kush. MENDIMIN TEND ruaje per PUNEN TENDE. kjo eshte shume me e fisme dhe e ndershme.

si dhe shoh qe disa me lart nuk kuptojne çdomethone Art. sipas grekeve ky quhej TEKNE nga vjen fjala Teknollogji.
pra çdo gje qe njeriu krijon si; roba e sandalle, mobilje e pajisje, pallate e rruge, tabllo e buste, hyjne ne ket domene.

sipas meje; Art quhet çdo gje qe ka lidhje, te drejte ose terthorazi, me ESTETIKEN ose ZBUKURIMIN e jetes perditshme tones, por mund te jete dhe me abstrakt nga kjo, psh zbukurimit thjesht te nje kujtimi ose besimi a ideje. [/qb]
Ah, more zogu, solle ne jete pikerisht ate qe ke cituar, me vendose nje nofke vetem se ty nuk te pelqeu ideja ime. Pse une nuk e bera kete gje me te tjeret edhe pse nuk me pelqenin gjerat qe kishin thene? Tarallake ndoshta mund te jem dhe shume gjera te tjera qe mendja jote mund ti kete menduar dhe ty te lejohet ti mendosh keto por jo te mi thuash mua ne lidhje me nje postim qe kishte te bente thjesht me mendimet e mia rreth temes. Dikush hapi temen duke shtruar subjektin e modelit se Tiranes se re dhe jam e sigurte qe ai person nuk e ka hapur temen vetem per ata qe do e miratonin admirimin e tij per ate projekt por edhe per ata qe kishin mendime te ndryshme me hapesin e temes. Me duket se ky eshte forum ku lejohet qe gjithsecili te thote pjesen e mendimit te tij, atehere pse une duhet te analizohem si tarallake vetem pse mendimi im nuk perputhet aspak me tendin?
Plus, une nuk diskutova fare a eshte art apo jo. Thjesht thashe qe modeli eshte i nje niveli te ulet (nuk kam bere shkolle per arkitekture por kam marre nje klase ku te kem njohuri te thjeshte mbi subjektin) dhe dhashe arsyen pse nuk me pelqente. Si dhe dhashe edhe mendimin tim si gjithe te tjeret mbi "zbukurimet" e Edi Rames mbi Tiranen.

Me vjen keq zog qe flet ne kete menyre pasi me verte mendoja qe je njeri intelektual por me duket qe paske vetem genin e kuriozitetit per te mesuar gjera dhe aspak ate te edukates apo vlera te tjera qe zakonisht i perkasin nje njeriu me nivel.
Gjithsesi, te kerkoj falje nqs edhe une po te ofendoj ne ndonje menyre me ato qe thashe pak me siper por "duhet" ta shpreh ate qe ndjej pasi do me dukej e padrejte qe te frenohesha ne menyre qe ti jepja kenaqesi egos tende.


Odea
 

Albanian_Hottie

Primus registratum
Re: Tirana-Nje kryeqyteti ri europian ?!!?

Pashe disa foto me lart qe me te vertete me shastisen. Me duhet te bashkohem me mendimin e Odeas dhe disa te tjerve qe kishin shkruar me lart duke thene se duken si "jashttokesore". Arkitekte e mirnjohur nuk jam si ato firmat qe ishin permendur me lart por jam studente e arkitektures dhe nga ckam mesuar deri tani (jam ne vit te trete per arkitekture) mund te jap nja dy mendime. Besoj se dhe ju ma lejoni nje gje te tille.
Ndoshta ne stil ata kane synuar te bejne dicka te re qofte abstrakte, artistike apo cfaredolloj ta quani ju por kjo nuk ka qene e menduar mire. Me te verte qe nuk eshte bere research nga keta persona per kushtet e jeteses, historine apo probleme jetesore te perdishme te shqipetarve duke filluar nga uji apo dritat. Mire ka thene dikush me lart pse mos te behej tenderi me arkitekte shqiptare? Te mos cuditeni ka dhe shume te afte biles.
E kane menduar ndonje here keta te huajt se per shume kohe Tirana ka qene ne erresire per me shume se disa ore. Si do mbahet mbushur me uj ajo pishine atje kur nuk ka uj? Po ato kanalizime apo tubacjone do rregullohen? Qe kur te bie shi sikur ka rene shpesh ne dimer te mos te veshesh cizmet per te kaluar rrugen. Keto me siper jane per te ardhur keq po kjo ka qene nje nga arsyet qe shume nga ne kane emigruar.
Detyra e arkitekteve eshte te vlersojne buxhetin, te arrihet te shfrytezohet sa me mire hapesira e tokes/banesave nga popullata, te gjehen se kush jane nevojat e verteta te pronarit (ne kete rast bashkise, sepse mendimi dhe sugjerimet e tyre jane marre meqe kane qen te huaj arkitektet)meqe deshirat mund te jene te shumta dhe jo te gjitha te realizushme per buxhetin, shkurt, te zgjidhin probleme.
Nga keto asnje nuk me duket te jete marr parasysh. Thjesht idera pa baze.
Kur te kene zgjidhur keto probleme me siper, kur ato ushqimet te mos shiten me ne toke ku balta te neverit e nuk ka ndonje institucjon qe te kontrrolloj per semundjet qe mund te vijn nga kjo lloj shitjeje, kur te merret parasysh qe popullsia e Tiranes eshte rritur 4 here se me perpara nga zhvendosja e njerezve nga rrethet dhe duhen zgjeruar rruget e duhen me shume banesa..do flasim per artistiken dhe te bukuren per te cilat nuk kam ndonje kundershtim pervec se duhen zgjidhur keta te me sipermet me perpara qe jane me domosdoshme ne menyre qe njerzit te mos ndjehen keq apo te lajn kembet tek shatervani per pasoje te mungeses se kushteve elementare te jeteses.
 

bona

Primus registratum
Re: Tirana-Nje kryeqyteti ri europian ?!!?

per mua Tirana do hyje ne evrope kur te shof kazana qe njerzit hedhin plehrat dhe ato pastrohen rregullisht ne cdo skaj te saj, kur te jene rruget me viza te bardha dhe me drita qarkullimi (red/green lights), kur te kete meter neper rruge kur parkohen makinat, e plot gjera te tjera te vockla si keto...
 

sita

Primus registratum
Re: Tirana-Nje kryeqyteti ri europian ?!!?

Problemet e Tiranes, nga ana urbanistike, vijne kryesisht nga dyndja e menjehershme e popullsise dhe nga mangesite e theksuara te infrastruktures per ta perballuar kete dyndje. Jo vetem qe rrjeti elektrik, telefonik, I ujit te pijshem nuk jane ne gjendje te duhur por gjithashtu dhe sistemi rrugor si dhe nje legjislature e stabilizuar per rregullimin e trojeve te ndertimit, menyrave e rregullave te ndertimit, etj etj. Eshte kjo mungese legjislature, ose moszbatim I saj ?) qe krijon kaosin e papermbajtshem ne Tirane pasi cdo ndertim duhet te inkuadrohet brenda infrastruktures ne menyre qe infrastruktura te funksionoje normalisht. Siguisht shumica e ndertimeve nuk inkuadrohen aspak. Shtimi I popullsise, ne shumicen e rasteve I paregjistruar, sjell efektet e tij, jo vetem ne fushen e nevojave te banimit por edhe ne ate te trafikut si dhe ne vjeljen e taksave qe me pas u akordohen nevojave urbanistike. Trafiku ne tirane eshte ne gjendje jashtezakonisht te keqe. Ne nje qytet aq te vogel sa Tirana ka te pakten kater shtresa te ndryshme qarkullimi: qarkullimi publik I automjeteve (furgonat) etj, privat I automjeteve, privat I mjeteve te lehta (bicikleta e motocikleta) si dhe kembesore, per te mos permendur karrocat me kuaj dhe gomeret.
Tirana nuk I ka te diferencuara shtresat e qarkullimit per keto lloje trafiku dhe si rrjedhim shkaktohet nje kaos urbanistik, jo thjesht ne levizjen neper tirane por edhe ne aksesibilitetin e destinacioneve perkatese. Gjendja e parkimit ne Tirane eshte e tmerrshme kur mendon per numrin e makinave. Si rrjedhim trotuaret e hapesirat e tjera te qytetit qe u perkasin kembesoreve jane te shkaterruara e te paperdorshme.
Cilesia e ambjenteve te Tiranes sigurisht qe influencohet shume nga trafiku.

Meqe e fillova me nje liste te cunguar per problematiken e Tiranes desha te ftoja te gjithe te interesuarit qe te leme menjane njehere per njehere bojatisjen e Tiranes dhe vlerat e kesaj bojatisjeje, e te kontribuojme ne identifikimin me te qarte te problemeve dhe sugjerimet e mundshme per zgjidhjen e ketyre problemeve.

Une jam nga Tirana dhe kam dashuri per kete qytet pasi kam kaluar shume vite fantastike ne ambjentet e saj. Si rrjedhim e marr diskutimin mbi Tiranen shume seriozisht dhe jam sinqerisht I interesuar per opinionet e te interesuarve ne te ardhmen e Tiranes.

Desha gjithashtu te shtoj se Tirana ka nje perzierje interesante te lagjeve te vjetra e atyre moderne, si dhe qe vlerat historike te Tiranes po shkaterohen ne mos ne menyre direkte, ne menyre indirekte nga indiferentizmi dhe mungesa e fondeve per mirembajtje. Arkitektura e banesave tradicionale te Tiranes eshte me shume interes historik per arkitekturen shqiptare si dhe per kulturen pasi reflekton organizime specifike te shoqerise qe egzistojne edhe sot neper keto lagje.

Per te perfunduar, eshte shume me vlere qe firma arkitekture me fame nderkombetare kontribuan mendimet e idete e tyre ne lidhje me permiresimin e Tiranes, megjithate mendoj se jemi ne Shqiptaret (dhe Tiransit) qe e duam, e vleresojme dhe duam ta shohim Tiranen te lulezoje nga ana urbanistike dhe mendimet tona jane po aq me vlere ne mos me teper per sa I perket Tiranes. Une kujtoj rrugicat e pallatet e fushat ku luanim futboll, kujtoj xhiron etj, eksperienca qe te huajt si kane e as do t’I kene kurre. Mbase ne do te kemi mundesi t’I ruajme ne nje fare menyre keto hapesira qe jane bere pjese e kujtimeve tona, e t’I permiresojme aty ku duhet pa helmuar karakteristikat e tyre te vecanta qe I bejne te dashura per ne.

Shnet
 

shine*

Primus registratum
Re: Tirana-Nje kryeqyteti ri europian ?!!?

Sa per kuptimin e fjales art, une jam gjithnje me fjalet e Pikasos : "Arti pastron nga shpirti pluhurin e jetes se perditeshme." Si i tille mund te jet çdo gje! /pf/images/graemlins/smile.gif
 
Top