Tirana-Nje kryeqyteti ri europian ?!!?

Diavolessa

Valoris scriptorum
Re: Tirana-Nje kryeqyteti ri europian ?!!?

Zog na i prishe ndjenjat! :rolleyes:

Mos ba gabim me i dal perpara " Absit" se asht terrorriste e nje te tille m'duket se e meriton!

pS: Se menoj naten e pramshme..tuj ledhatu puplat e etij me hypin kacabujt!

pSs: :mad: Se l'amour toujour!..ma se ne andata a farsi frigere :mad:
 

zog

Primus registratum
Re: Tirana-Nje kryeqyteti ri europian ?!!?

ho mre katnara si s'u ngopet tu sha tironen, hajt inoti juj i qoft per hajer ishalla. ja shtoft driten e pasurite.

bile une e shoh ket pozitive, nje qytet qe e kane inat, tregon se po perparon. ec aty!
 

bona

Primus registratum
Re: Tirana-Nje kryeqyteti ri europian ?!!?

o blendushi

edhe i here per bo llak llaka llak e di qe te gjithe jemi te zote
po pyetjes time :

1-- kush do ti heqi plenat e sotme
2-- kush do i ushqeje robte nga kuksi deri ne gjirokaster o zemer nuk me the.

apo

me ato pompa qe kishe postu.

nqs jeton ne tirane dil i cike pak ma tuje se qendra e merri i here ere plenave per mu . pastaj merr prape pompen dhe nderto ato pallatet se se besoj kuuuuuuuuuuuuuuuuuuuuuuuurre qe do vij naj nji tua ndertoj juve atje. ku e ke pa ti kete muhabet: shqiptaret ne kafe e te hujt tu na ndertu.

bona
 

Blendi

Primus registratum
Re: Tirana-Nje kryeqyteti ri europian ?!!?

O bona ti s'hake pyk fare. Tjeter gje jane plenat e tjeter gje eshte projekti per te ardhmen. Nuk tha Blendi qe te ecim mbi plena, po nese do flasim, le t'i marrim gjerat me rradhe.

Ca dmth ky plan per tiranen? Ky plan jep nje drejtim te ndertimeve, dmth tash e tutje shpresojm qe mos te ndertohen pallate ngjit e ngjit. Se deri me sot e bote tjetri pallatin siper cerdhes dhe ia hudhte kalamojve tullat n'kok.

Edhe plenat duhen me u heq. Po kur lind bebja (projekti) i thuhet "me jete te gjate", ti i thu " e ke nonen lavire". S'ka lezet me i llaf.
 

Blendi

Primus registratum
Re: Tirana-Nje kryeqyteti ri europian ?!!?

Fillimisht postuar nga Poseidon:
[qb]
Duket qe merr vesh nga planet dhe studimet deri sa ke arritur ne perfundimin se ky plan eshte pozitiv.
Ku e sheh pozitiven dhe superioritetin ne krahasim me planin ekzistues te Tiranes '89-'90... [/qb]
Po jo mor Posejdon, nuk marr vesh shume nga planet, s'jam urbanist une. Me sa kam lexuar ne jurine qe perzgjodhi projektin kishte edhe nje apo dy nga arkitetktet urbane me te nderuar ne europe. Une per vete jam dakort tu besoj mendimit te tyre. Architecture Studio qe e beri projektin ngjan si alamet firme.

Une them, me mire me plan se pa plan. Te pakten keshtu eshte publike, maketin e pane te gjithe, po te ndertoje dikush kunder planit, publiku ka te drejten t'i thote ndal, se e tregon maketi.
 

DFV

Primus registratum
Re: Tirana-Nje kryeqyteti ri europian ?!!?

Blendi duke te falenderuar ty dhe Drinin per fotografit e bukura te maketit te Tiranes tone
te dashur,le te shpresojme qe keto ndertime te realizohen sa me pare.
Per vehte mua me pelqeu shume ky maket dhe nuk behem merak se cfare thote bona me ate dolorezin, Shqiperia keshtu shkalle -shkalle do te behet me e bukur kjo dhe per faktin se jemi nje popull i zgjuar dhe puntore dhe kjo duket edhe ne ndertimet
shume te bukura qe jane bere keto 4-5 vjetet e fundit ne Tirane.
 

Poseidon

Primus registratum
Re: Tirana-Nje kryeqyteti ri europian ?!!?

Fillimisht postuar nga Blendi:
[qb] Po jo mor Posejdon, nuk marr vesh shume nga planet, s'jam urbanist une. [/qb]
Atehere nuk e di nga e nxirrni si perfundim se eshte plan i mire "nese nuk merr vesh shume".

postuar nga Blendi:
[qb]
Me sa kam lexuar ne jurine qe perzgjodhi projektin kishte edhe nje apo dy nga arkitetktet urbane me te nderuar ne europe. Une per vete jam dakort tu besoj mendimit te tyre. Architecture Studio qe e beri projektin ngjan si alamet firme.[/qb]
Se jane firme e mire s'do te thote se servirin produkt te mire te mbyllen syte /pf/images/graemlins/wink.gif Kjo eshte argumenti qe sevir meqe qeka juri me arkitekte te "njohur" dhe firma "te njohura" rrini rehat se ne rregull jane te gjitha mendojne ata per NE se dine shume, sidomos nga problemet e tiranes shqiperise dhe karakteristikave te shqiptareve!!!!

postuar nga Blendi:
[qb]
Une them, me mire me plan se pa plan.[/qb]
Kush tha se s'ka plan rregullues tirana ku e ke degjuar?????????
Po te lexoni ne kete teme se paku do vinit re disa here esthe permendur qe tirana ka nje plan te '90. (plani nuk eshte i zhvleresuar akoma mesa di une)
Kush siguron se dhe ky "plan i ri i mrekullueshem"(qe nuk eshte plan rregullues ngado ta marresh) s'do kete te njejtin trajtim si ai i '90 dmth do mbese ne leter, te jete sa per show e asgje me teper. Edpo dije se do jete per miratime sheshesh ndertimi me parimin e studimeve te pjesshme urbanistikes ku jane bere specialista ne bashki /pf/images/graemlins/wink.gif

postuar nga Blendi:
[qb]Te pakten keshtu eshte publike, maketin e pane te gjithe, po te ndertoje dikush kunder planit, publiku ka te drejten t'i thote ndal, se e tregon maketi. [/qb]
Po po kesaj i thone te enderrosh ne diell /pf/images/graemlins/tongue.gif
Ka dhe Tirana plan rregullues dhe nuk i ka ndaluar njerezit te bejn sipas qejfit /pf/images/graemlins/wink.gif Pse nje cope maketi qeka me e fuqishme se nje cope letre, ku eshte projektuar plani i '90es!!!!!

Sa per ate qe eshte "e hapur per publikun" :tipsy: cfare behet pastaj sikur edhe te gjithe arkitektet dhe urbanistet te ishin kunder... nje vrime ne uje se projektin e ka miratuar arkitekt Rama dhe urbanist Nano, le te jape mendime populli se "do merren parasysh". Aman mos na hapni barkun.
 

abs

nuk e di...
Re: Tirana-Nje kryeqyteti ri europian ?!!?

Fillimisht postuar nga Poseidon:

Atehere nuk e di nga e nxirrni si perfundim se eshte plan i mire "nese nuk merr vesh shume"
nga kendveshtrimi im ndoshta po te ndihmoj qe ta marrish vesht...

sepse nje kategori njerezish:
- mendojne pozitiv,
- perkrahin te rene,
- i gezohen ndryshimit qofte ky edhe i vogel,
- mbeshtesin specialistat,
- ju besojne intuites se tyre...

nese mendim do jepnin vetem specialistet, nuk do hidhej projekti ne publik...publiku jep vec mendimin e tij, per te vendos vendosin specialistet und...apo s eshte kshtu?

---------------------
 

simply_me

Primus registratum
Re: Tirana-Nje kryeqyteti ri europian ?!!?

skanda...c'èshte ky pla...gjithe shqiperia syte ke tirona ...tirona hic.... /pf/images/graemlins/frown.gif (( he se n 2010 i fut i plan tjeter tirona e regullon,puntore ka plot..halli i qyteteve te tjera kur i bjen radha...po tirona...
 

plakudhedeti

Primus registratum
Re: Tirana-Nje kryeqyteti ri europian ?!!?

o zot mbase nuk behet si projekt ! kjo qender eshte kopje konforme e bibliotekes "francois mitterand" ne paris qe ka qene aq shume e share nga gjithe kritika ne paris (por tani qe u be nuk do ta prishin).
1 - numri i vetvrasjeve e punonjesve te atyshem (ne 4 kullat) eshte shume here me i larte se mesatarja e popullates ;
2 - ndertesat dhe aspekti i pergjithshem eshte i nje gustoje nuk ka me e keqe ;

zot mos e damkos tiranen me kete projekt amatoresh dhe idiotesh, qe projektin me te shemtuar te parisit duan ta eksportojne ne shqiperi.

pse tirana duhet te jete vend eksperimentesh te shemtuara !!!

(tani me hipen ti fus nje grusht surratit te harabelit qe ka ardhur dhe prezantuar kete projekt per qendren e tiranes)
 

bona

Primus registratum
Re: Tirana-Nje kryeqyteti ri europian ?!!?

O Blendo

pse o shpirt s'ha pyka une.
tirana, tirana, tirana. jo o zemer duhet me thene shqiperia, shqiperia, shqiperia. lexo i cik se ca bohet ne shqiperi. te thashe i here.
njerzit, njerzit, njerzit, jo pallatet, pemet, e budalliqe te tjera. pallatet i ndertojme vete ne, ene pemet dime me i mjelle po si tia bejme ketyne halleve qe te shkruj une me poshte.

Mungojnë ilaçet në spital, pacientët i blejnë vetë


Kujtim Boriçi

ELBASAN- Ilaçet mungojnë në spitalin e Elbasanit, kështu që dhjetëra pacientëve u duhet që t’i sigurojnë vetë ato. Së paku prej tre muajsh, për shkak të mosfurnizimit nga qendra, thonë mjekë të këtij spitali, në kirurgji mungojnë deri dhe medikamentet më elementare, ndërsa ne vihemi në pozitë të vështirë kur plotësojmë recetat dhe ua japim ato të afërmëve që t'i blejnë nëpër farmaci. Mjekë që nuk duan të identifikohen shtojnë se në spitalin kirurgjik mungojnë ilaçe të domosdoshme si serumet, flagyl, adrenalinë, analginë valium, papaverinë, voltaren, të cilat përdoren tek 90% e të shtruarve në këtë qëndër shëndetësore. “Kam shtruar këtu xhaxhanë, por ilaçet që i duhen nuk i gjejmë në spital. Jam i detyruar që t’i blej në farmaci”, thotë K.Metani, i afërm i një pacienti në kirurgjinë e Elbasanit. Pacientë dhe të afërm të tyre që i takuam dje në mjediset e spitalit, shtojnë se ilaçet që nuk i gjen në pavionet e këtij spitali, mund t'i gjesh privatisht dhe në kioskat rreth këtij institucioni, apo tek ambulantë që shpesh shëtisin në korridore. Vështirësi paraqesin rastet e aksidenteve të rënda automobilistike, djegie apo aksidente në punë, të cilat i gjejnë pacientët dhe të afërmit e tyre të papërgatitur. Sipas konfirmimeve për gazetën, situatë e njëjtë është dhe në urgjencën e spitalit kirurgjik. Mungesa e ilaçeve, sipas drejtuesve të shëndetit në Elbasan, lidhet me vonesat e sjelljes në kohë të medikamenteve nga firmat furnizuese kontratuese. Por anomalitë në këtë drejtim kanë krijuar një nga situatat më të rënda në këtë qendër shëndetësore, gjatë 10-vjeçarit të fundit.


27/04/2004
KATEGORIA: Kronikë nga rrethet
 

Guest
Re: Tirana-Nje kryeqyteti ri europian ?!!?

Sa popull injorant qe jemi mor aman...

Pse se kuptoni qe plehrat e tiranes jane ato ndertimet pa leje, eshte mos dija, eshte tangerlliku qe shprehim per cdo ide.

ore para se te ulerisni keshtu...e dini cdo te thote plan rregullimi????? urbanistike e nje qyteti???
ore i dini si jane ndertuar qytetet ku ju jetoni????apo shikoni ate cike qejfi qe boni duke u ndejt neper diskoteka pfffffffff


E kuptoni qe te kete nje plan do te thote vende pune per te ushqyer ate tropojanet dhe gjirokastritet... do te thote me shume lek ne qarkullim.....
 

Guest
Re: Tirana-Nje kryeqyteti ri europian ?!!?

ahhh mi bona...cti besh "varferise" qe ka pushtuar mendjen e popullit tone. po edhe ne si cdo amerike e botes po i ngjisim shkallet nje e nga nje si cdo shtet tjeter. Po ndertojme nje shtet.dhe per te blere ato ilacet duhen lek edhe per shtetin....se lende e pare, fuqi puntore...dhe shteti duhet ti bleje ato ilacet. sherbimi shendetesor eshte falas ne shqiperi dhe jo i paguar nga siguracionet si ne amerike....Po ti e e ke pyetur veten pse amerika ka ndertuar nje sistem sanitar te tille???? ask i here pastaj hajde dhe cito gazeta! Duhen te qarkulloj lek...te hapen fronte pune...
qe te jene ilacet dhe spitalet tona moderne!
 

Danae

Primus registratum
Re: Tirana-Nje kryeqyteti ri europian ?!!?

te mos kish dale ne faqen keryesore as nuk do e kisha vene re fatkeqesisht,por tek shoh fotot me ka kape nje te ftohte e po mendoj nga do hyje dielli e nga do veje;nje qytet shume i ftohte shume i ri,pa pike historie m'duket keshtu ne pamje te pare.sa i ngjaka monterreyt :cry: .
 

Archi

Forumium praecox
Re: Tirana-Nje kryeqyteti ri europian ?!!?

Sa mire qe planet urbanistike nuk miratohen me referendum!
 

plakudhedeti

Primus registratum
Re: Tirana-Nje kryeqyteti ri europian ?!!?

o zot mbase nuk behet si projekt ! kjo qender eshte kopje konforme e bibliotekes "francois mitterand" ne paris qe ka qene aq shume e share nga gjithe kritika ne paris (por tani qe u be nuk do ta prishin).
1 - numri i vetvrasjeve e punonjesve te atyshem (ne 4 kullat) eshte shume here me i larte se mesatarja e popullates ;
2 - ndertesat dhe aspekti i pergjithshem eshte i nje gustoje nuk ka me e keqe ;

zot mos e damkos tiranen me kete projekt amatoresh dhe idiotesh, qe projektin me te shemtuar te parisit duan ta eksportojne ne shqiperi.

pse tirana duhet te jete vend eksperimentesh te shemtuara !!!

(tani me hipen ti fus nje grusht surratit te harabelit qe ka ardhur dhe prezantuar kete projekt per qendren e tiranes) [/qb][/QUOTE]shkruajme apo jo ne forume, nuk ka rendesi, megjithate, dhimbja eshte kaq e madhe te shohesh vendin ku ke lindur qe trajtohet si nje plehre nga njerez medioker te vendit tone te adoptimit, saqe cdo gje eshte e mire per te ulerire ! dua qe tani te ma hapin zemren qe te duket dhimbja, dhe te pakten ndonjeri te thote "MJAFT !".
PSE TIRANA DUHET TE PERDORET SI VEND EKSPERIMENTIMI PER PROJEKTE MEDIOKER ? IDIOTER JENI JU ? PSE NUK I THONI NJEHERE E MIRE "JO !" KAFSHEVE QE VIJNE DHE TALLEN ME JU ?
sot ma prishet diten me kete projekt te tiranes ne faqen e pare !
lus zotin qe kopja e bibiliotekes "francois mitterrand" ne paris (gjeja me e shemtuar qe ekziston ne qytetin me te bukur te botes! - qe ata debila qe kane prezantuar kete projekt ne tirane mund te ishin inspiruar ne cdo cep rruge ne paris, vecse jo nga ai qelbesirellek kompleks i asaj biblioteke!) te mos applikohet ne tirane !

p.s. me dhemb zemra nga inati
 

Danae

Primus registratum
Re: Tirana-Nje kryeqyteti ri europian ?!!?

edhe ti nje s,apo nje pjesez mohore nuk qe i ke lene mangut firmes,tutto cio che non mi uccide mi fortifica /pf/images/graemlins/smile.gif monterrey po me behet makth ngado qe sillem e shoh,madje edhe te vizatuar ne murin e dhomes sime
 

Guest
Re: Tirana-Nje kryeqyteti ri europian ?!!?

o plakudhedeti... e kuptoj shume mire Z.Rama per zgjedhjen e nje firme te hauj per zgjedhjen e planit te bashkise.
Ne nje takime te rastesishem ne ambjentet e bashkise se tiranes. Po me shpjegonin disa zgjedhje te perdorimit te disa materialeve dhe arritem ne zyren e urbanistikes. Ishte nje salle e madhe me nje dritare te madhe qe shikonte nga kullat 9-kateshe. Dhe nderkohe z.Rama filloj ti tregoje tim eti per fatin e planit te rikonstruksionit te bashkise se tiranes. dhe profesoreve te nderuar te fakultetit te arkitektures u kerkua te benin nje konkurs per te organizuar kete rikonstruksion....shuma e kerkuar ishte marramendese...dhe ai ishte larguar nga salla dhe e realizoj kete rikonstruksion vete. Dhe te shikosh bashkine e tr eshte nje nga me te mirat ne ballkan.

Shqiptaret jane njerez mendjemedhenje dhe e duan historine pa pune! /pf/images/graemlins/frown.gif


ps. shume e hidheruar gjithashtu per fatin dhe gjendjen e popullit tim qe me aq krenari e mbroj dhe prezantohem neper bote!
 
Top