Re: Tirana-Nje kryeqyteti ri europian ?!!?
Gazeta më e madhe në Shqipëri
Botues Koço Kokëdhima
Ndryshuar: E Dielë, 22 Shkurt 2004 | Viti i VIII Nr. 50 (2138)
Një projekt i fortë në dy gjuhë
Edi Rama
…Pikërisht falë bashkëpunimit e dialogut të parreshtur, ajo çka do të shihni
sot nuk është as një pamje utopike që mund të zgjojë ëndrra të bëra realitet
në Berlin apo Shangai por të parealizueshme në realitetin tonë ku, jo vetëm
mundësitë e kufizuara të tranzicionit tonë problematik, por edhe mësimet e
historisë e, bashkë me to, karakteristikat fizike të Tiranës të mishëruara
në një mozaik stilesh, na diktojnë ecjen e kujdesshme në kërkim të
origjinalitetit. Paraqitja e sotme nuk është pra as një rendje drejt
zgjidhjeve të thjeshtëzuara e të shpejta, të cilat burojnë prej epërsisë së
frikshme që, për njëmijë e një arsye, ka aktualisht e do të ketë edhe për
një kohë jo të shkurtër sektori privat mbi sektorin publik në Shqipëri -
zgjidhje për të cilat brezat e ardhshëm do të na kryqëzonin pa mëshirë të
gjithëve ne këtu me vështrimet e tyre kritike. Ashtu sikundër, pikërisht
falë bashkëpunimit e dialogut të parreshtur, kjo paraqitje nuk është e
shkëputur nga nevoja ulëritëse e kohës shqiptare në përgjithësi, po edhe e
kryeqytetit tonë në veçanti, për një zhvillim ekonomik të qëndrueshëm si
pasojë e trajtimit të interesave private jo si interesa që duhen nëpërkëmbur
apo mbivlerësuar, por si interesa që duhen orientuar e kthyer në burime
zhvillimi të harmonizuara me interesat publikë.
Në këtë kantier është folur qysh prej fillimit në dy gjuhë. Jo në frëngjisht
dhe shqip, po në globalisht dhe në lokalisht nëse mund të shprehem kështu
për të shpjeguar se forca e këtij projekti qëndron tek vizioni sintetik i
një Tirane të re për një shekull të ri, të cilin mjeshtrat francezë po e pla
zmojnë me durim përmes fuzionit të arritjeve e potencialeve të mendimit
urbanist ik bashkëkohor me të dhënat historike, ekonomike, sociale e
kulturore të terrenit tonë.
Ky projekt është i fortë sepse ngrihet mbi themelet e vëna në mesin e
gjysmës së parë të shekullit të shkuar nga Armando Brazini, projektin e të
cilit në fakt e ristarton duke u nisur nga lajtmotivi i Aksit të
Pafundësisë, siç e quajnë historianët e urbanistikës aksin e Bulevardit
“Dëshmorët e Kombit”. Dhe kjo bëhet afërmendsh jo për të mbjellë në Tiranën
e thashethemeve e të ligësisë provinciale rrokaqiej interesash abuzive, po
për t’i dhënë aksit identitar të Tiranës Europiane të Brazinit qoftë një
jehonë bashkëkohësie nëpërmjet rrokaqiejve dhe qoftë një shtysë të re për
nga matanë Stacionit të Trenit, ku në mes të këtyre dy vijave të reja
qiellore do të lindë Parku i Ri Kombëtar. Mespërmes të cilit do vejevijnë
drejt Durrësit e më vonë drejt Europës trenat e shpejtë.
Ky projekt është i fortë sepse, mu si në një sixhade shumëngjyrëshe figurash
të larmishme, në të gërshetohen e mbivendosen historitë, gjurmët, shenjat,
objektet dhe hapësirat e trashëguara sporadikisht përgjatë terrenit që
përfshin kantieri ynë me gjurmë e shenja të shtruara rishtaz nga mjeshtrat
francezë si pjesë e ëndrrës së të nesërmes, me objekte që po lindin prej
dialogut të parreshtur në zbrazëtira të vrazhda urbane si sheshi i sotëm
“Skënderbej” apo me hapësira të gjelbëra që po zbulohen para syve tanë
matanë gardhesh, shkurresh e muresh mu në mes të Tiranës.
…Ajo çka dua të nënvizoj është se dy vijat e rrokaqiejve nuk janë as risija
e vetme dhe as risija më spektakolare e këtij projekti. Bile, për më tepër,
duke dialoguar gjatë përpunimit të këtyre vijave sa tërheqëse aq edhe të
rrezikshme në rast mosharmonizimi me qytetin, ne u bindëm bashkarisht se
jehona e Aksit të Brazinit përmes këtyre dy vijave duhet të fillojë me të
kapërcyer Lanën drejt Stacionit të Trenit e jo më parë. Çka do të thotë se
plot tetë rrokaqiej u hoqën me guxim në proces duke sjellë si rezultat edhe
vendosjen nën një status paprekshmërie të mëtejshme të zonave të ish-Bllokut
e të Radiotelevizionit Shqiptar, ku fillimisht këto ndërtime të larta ishin
parafytyruar si pjesë e planit konceptual.
Besoj se guri më i çmuar i këtij mozaiku kohërash e stilesh që përmban
brenda saj qendra e kryeqytetit tonë do të jetë parku i madh që zbulohet pas
Hotel “Dajtit” dhe që lidh, me një vijimësi të gjelbër e plot surpriza në
nivele, tematika e bimësi, Parkun Rinia me Parkun e Namazgjasë. Këtë
hapësirë krejt të zbrazët e pa cilësi që aktualisht i ngjan një qilimi të
arrnuar dheu e ferrash mbi të cilin ngrihen Katedralja Katolike, ish-Pallati
i Pionierëve, Banka Kombëtare Tregtare, Shtëpia Qendrore e Ushtrisë apo
Kalaja e Tiranës, do ta shohim të na shfaqet si me magji para syve, e veshur
në të gjelbër dhe e gatshme që të mikpresë më të moshuarit e më të rinjtë e
të këtij qyteti. Pra falë këtij plani kryeqyteti do të ketë Parkun e vet
Qendror, të cilin ne dëshirojmë t’ua dorëzojmë qytetarëve brenda këtij
mandati të ri të qeverisjes së Tiranës. Me ndërtimin e këtij Parku Qendror,
Tirana do të fitojë brenda dy vjetësh një hapësirë të gjelbër prej 130,000
m2 mu në zemër të saj dhe më shumë se 1000 pemë të mbjella rishtaz në të.
Ndërsa, e preka edhe më lart, një Park i Ri Kombëtar do të ngrihet matanë
Stacionit të Trenit duke i shtuar Tiranës një mushkëri të dytë e të
shumënevojshme prej afro 235,000 m2. Më lejoni të theksoj se ky park, i cili
bëri për vete Jurinë Ndërkombëtare dhe u dha arkitektëve francezë epërsinë
finale mbi projektin e kolegëve të tyre gjermanë, nuk është aq utopik e i
largët sa na u duk të tërëve në fillim. Shumatorja e metrave katrorë
gjelbërim që do t’i shtohen Tiranës me këtë plan nuk mbaron me mbledhjen
aritmetike të hapësirave të Parkut Qendror me ato të Parkut të Ri Kombëtar,
pasi në tërë zonat e riformuluara të banimit në të dy krahët veriorë të
aksit të Brazinit parashihet krijimi i ishujve të gjelbër për çdo bllok
banimi në afro 9000 m2 gjithsej.
Ndërthurrja e të shkuarës me të ardhmen, që parashihet po ashtu të
realizohet në disa raste të një rëndësie të dorës së parë për suksesin e
planit përmes një bashkëpunimi ligjor e transparent mes sektorit publik e
atij privat, kulmon padyshim me sheshin “Skënderbej”. Rikthimi i tij në
kornizën braziniane pas shqyerjes perverse për shkak të ndërtimit të
platformës së Monumentit tashmë të asgjësuar të Enver Hoxhës dhe rimodelimi
i këtij sheshi duke u nisur, nga njëra anë, prej gjurmës së kafenesë së
famshme “Kursal” e prej diagonales së vështrimit që ballafaqon me Kullën e
Sahatit çdo vizitor që hyn në Tiranë nga Rruga e Durrësit, si edhe, nga ana
tjetër, prej imperativit kategorik të kohës që ky shesh të jetë i qytetarëve
e jo i makinave, na e nxjerr Sheshin Skënderbej në një dritë të re. Nga një
shesh pa qendër e pa fund, ku për vite të tëra vetëm kemi tranzituar me
makinë apo më këmbë mes zbrazëtisë kaotike, diellit çoroditës, erës së
benzinës së keqe e mungesës së një hijeje apo një librarie a kafeneje për të
qenë, do të kemi falë këtij plani një qendër tipike mesdhetare plot njerëz
që shoqërizohen përmes alternativave social-kulturore të ofruara
rretherrotull. Le të shpresojmë që, më në fund, pas vulosjes së këtij
projekti, do të fillojë edhe puna për zhdukjen e Gropës famëkeqe mbrapa
Pallatit të Kulturës, me të cilën është hapur e kësisoj, dhëntë Zoti, edhe
do të mbyllet simbolikisht një epokë e tejzgjatur zhgënjimesh të hidhura në
historinë e këtij qyteti e në jetën e qytetarëve të tij.
Por ajo çka do të ishte e udhës të mos mbetej pa u nënvizuar në këtë
parathënie të paraqitjes së sotme është se ky plan u gjen vend sallës së re
gjysmë rrethore të Kuvendit, Xhamisë së shumëpritur nga Komuniteti Musliman,
Teatrit të ri Kombëtar, Bibliotekës së re Kombëtare, Shtesës së
Universitetit të Tiranës si edhe një sërë institucionesh të tjera publike.
…Po ashtu më duket e udhës të nënvizoj se, më në fund, ky kryeqytet, ndoshta
i vetmi në botë pa një librari për të qenë, do të mund të ketë jo vetëm
librarinë e tij të madhe në qendër të qytetit, po edhe disa ura të librit
mbi Lumin e Lanës, ndër të cilat njëra do të jetë një objekt super high-tech
që del si një degë peme nga Parku Qendror e varet mbi Bulevardin “Zhan d’
Ark”, duke pushuar në anën tjetër të lumit.
Bashkëpunimi me Qendrën e Studimeve Rrugore të Transportit dhe Urbanistikës
pranë Ministrisë franceze të Infrastrukurës si dhe një analizë e imët e të
dhënave në terren, i kanë çuar mjeshtrat francezë në përfundimin se jo vetëm
kjo zonë e Tiranës duhet të privilegjojë këmbësorin mbi makinën, por edhe se
qarkullimi me makinë në të nuk duhet të favorizojë shpejtësinë e lëvizjes.
Një numër i konsiderueshëm parkimesh nëntokësore, afro 6000 vende parkimi
publike dhe 12000 private parashihen si një mundësi e re për të çliruar
rrugët e kësaj zone nga mbingarkesa me makina që vijnë rrotull për një vend
parkimi e për t’i dhënë mundësi zhvillimit të gjelbërimit në hapësirat mes
blloqeve të banimit.
Kur krahasova më lart këtë plan me një sixhade të thurrur plot fantazi e
ngjyra nuk u nisa nga nevoja për të pasuruar fjalën time me një efekt më
shumë. Sepse ky plan inteligjent nuk është thjesht një panoramë e bukur
dixhitale, por një instrument i çmuar në duart tona për ta thurrur
shkallë-shkallë edhe në realitet, mu si një sixhade, këtë ëndërr europiane.
Duke filluar nga puna menjëherë pas aprovimit të maketit.
Pra vërtet ky është një plan që parashihet të jetësohet në përreth 30 vjet,
por ky nuk është si ato plane që presin një të ardhme abstrakte për t’u bërë
realitet. Një të ardhme që zakonisht nuk vjen kurrë.
.…Ky plan është sfida jonë e pë rbashkët për të lënë pas një vepër madhore që
do të bëjë padyshim historinë e këtij shekulli në qytetin tonë.
Ju ftoj të gjithëve të kontribuojmë në shkrimin e kësaj historie që fati e
desh të kalojë nga ne.
Në varësi të mënyrës sesi do ta trajtojmë këtë fat, ne do të mbahemi mend si
ata që e jetësuan apo si ata që e dështuan Tiranën e ëndërrt që pas pak
çastesh do të filloni ta shikoni në ekranin e një parafytyrimi sa kurajoz aq
edhe realist. Punë të mbarë.
22/02/2004
KATEGORIA: Analiza