Tirana-Nje kryeqyteti ri europian ?!!?

Blendi

Primus registratum
Re: Tirana-Nje kryeqyteti ri europian ?!

Kujt ia kërkon?!

12 Dhjetor 2006 - Gazeta Shqip

Artan Lame

Gazeta Shqip

12-12-06

E bukur dje, të dëgjoje Kryeministrin të akuzonte s‘di se kë për situatën e rënduar të ndotjes në vend. Se ky njeri, ka aftësinë brilante të të heqë edhe të drejtën e të qenit opozitë! Ngado që ta vërtisësh këtë punë, të vjen në majë të gjuhës një pyetje: Kujt ia kërkon ky njeri këto gjëra? Ministria e Ndërtimit, a është e tij? Po Policia Ndërtimore, a nuk është në dorë të tij? (Për hir të së vërtetës, kjo polici aktualisht nuk luan absolutisht asnjë rol). Po Ministria e Mjedisit, a nuk është e tij? Po Ministria e Shëndetësisë, me gjithë Inspektorat të Shëndetit Publik, a nuk është nën komandën e tij? Po Policia e Rendit, me gjithë kobure e kuç e maç, mos komandohet nga ndokush tjetër veç tij? Po prefektët, që zyrë më zyrë, mund të kontrollojnë ligjshmërinë e çdo vendimmarrjeje në terren, a nuk janë emëruar prej tij? Dhe megjithatë, ai del dhe thotë, me sa i ha zëri, se situata është rënduar!

A ju kujtohet se me sa vrull filloi të bllokonte ndërtime ai vjet në fillim të mandatit, poshtë e përpjetë Tiranës? A ju kujtohet se si mori kot drejtori i vet i Ndërtimores, aq sa deklaroi se “ehuuu, ka plot 12-katësha që do të bllokohen e do “të prishen”?! Kaluan muaj, llafet e drejtorit Morina u harruan, u harrua edhe vetë Morina, po a e patë se si të gjithë ata fatkeqët e bllokuar rifilluan nga puna. Domosdo. U vendosën lidhjet e nevojshme, u gjet “linku” i duhur dhe çdo gjë vazhdoi, sikur Berisha të mos kishte folur kurrë. Nuk e kam me ata të gjorë, që për të mbrojtur investimet e tyre u detyruan të vrasin paratë një më një te “Moni” i radhës, por edhe kaq kujtesë të shkurtër nuk mund t‘i lejojmë vetes. Vërtet mendoni se ia hodhën të tijtë dhe ai, Kryeministri, nuk di gjë? Ai që merret edhe me thashethemet e telefonit, nuk di gjë për pallatet që u bllokuan e u zhbllokuan?! Demek, siç thoshte Pal Vata: “Mos ka bërë gjë Mehmeti, se unë e Enveri nuk dimë gjë”.

Nejse. Të kthehemi te çka nuk komandon Ai. E vetmja gjë që në të pamë duket se komandohet nga bashkitë është KRRT-ja (Këshilli i Rregullimit të Territorit). Dhe duket sikur Kryeministri, me gjithë ushtrinë e institucioneve që zura ngoje sipër, u zbrazet bashkive për situatën e krijuar. Më lini tua shpjegoj këtë punën e KRRT-ve. Sëmundja e KRRT-ve është shumë e vjetër, mund të themi se ka filluar me vetë ekzistencën e tyre që në vitin 1993, madje mund të themi se ato vuajnë nga më tepër se një sëmundje. Kur ato u krijuan, ligjvënësit menduan ta ngrenë këtë organizëm kolegjial me qëllimin e pakësimit të subjektivizmit të personave të caktuar. Por, pikërisht kjo gjë, u kthye në sëmundjen bazë të tyre, pasi duke qenë organizëm kolegjial i përbërë nga 10, apo 15, apo 21 anëtarë (si në rastin e Tiranës), askush nuk mbante përgjegjësi ligjore për vendimet e marra. Megjithatë, në mungesë të një zgjidhjeje më të mirë, KRRT-të vazhduan të funksionojnë.

Në dy-tre vitet e fundit, në kuadër të avancimit të procesit të decentralizimit, të rritjes së nivelit profesional të bashkive dhe ekipeve të tyre, ky organizëm po bëhej gjithnjë e më arkaik dhe po piqej mendimi për shkrirjen e tyre. Kjo do të bënte që çdo bashki të mbante përgjegjësi ligjore për lejet e dhëna dhe askush të mos fshihej pas faktit që kështu vendosi KRRT-ja. Pikërisht në këtë moment, erdhi në pushtet Berisha dhe jo vetëm që kjo strukturë nuk shkoi drejt shuarjes së saj por përkundrazi. Arsyeja është shumë e thjeshtë. Meqenëse pushteti qendror direkt apo nëpërmjet agjencive dhe organeve të veta ka shumicën nëpër KRRT, natyrisht që nuk mund ta linte t‘i dilte kjo gjë dhe ky pushtet nga dora. Por dale një minutë, se kështu pengohet reforma e integrimit dhe komprometohet procesi i decentralizimit. Po pse, vërtet mendoni se Berisha është aty ku është, për të bërë reformat e integrimit dhe e procesin e decentralizimit?

Për të qenë konkretë me një shembull. Në KRRT-në e Bashkisë së Tiranës me 21 anëtarë, vetëm 5 janë të caktuar nga Bashkia, 3 nga Këshilli Bashkiak dhe 13 të tjerët nga qeveria qendrore. Aq është rënduar situata, sa vetë Rama e ka bërë të qartë që nuk e ka më nën kontroll këtë organizëm që prej më tepër se një viti. Nga haberet që më vijnë, veçanërisht muajt e fundit, mbledhjet e KRRT-së po kthehen në pazar i hapur interesash, tymi i të cilave nuk duket sot, por do të shihet kur të ngrihen drejt qiellit kolonat e betonit që miratohen brenda atyre mureve, ku askush nuk e sheh se ç‘bëhet. Të mos i dijë Berisha të trembëdhjetët e vet që ka brenda asaj salle? Thua t‘ia kenë hedhur prapë? Prapë ajo historia e Pal Vatës që ia hidhte Mehmeti?

Ka ardhur koha (madje është vonë) që në mënyrë urgjente duhen shkrirë KRRT-të, këto çerdhe të dallkaukllëkut më të pacipë fitimprurës, si gjenerueset më të mëdha të katastrofës legale urbane, katastrofë së cilës tashmë, të zhytur brenda deri në grykë, nuk ja shohim më as madhësinë as shtrirjen, por po i ndjejmë mbi lëkurën tonë dhe të fëmijëve tanë vetëm pasojat.

Ka kaq muaj që gazetat e televizorët po ngjiren për ndërtimet pa leje që kanë shpërthyer anë e kënd Republikës. Unë vetë kam shkruar me kuje e me vaj, kam bërë kronika e botuar fotografi sa munda. Vërtet nuk i ka parë të gjitha këto Berisha? Vërtet nuk e di ai se ç‘po ndodh? 200 metra nga zyra e tij, në anën tjetër të bulevardit, u ndërtuan këto muaj 3 a 4 kate pa leje të një pallati, për të cilin u fol edhe në media; 100 metra nga shtëpia e tij, po hidhen kate e kate pa leje në pallatin që po ndërtohet prapa Liceut Artistik; vetëm 10 a 20 metra nga shtëpia e tij, po ndërtohen bare e klube (natyrisht pa leje), e po mbulohet me beton (natyrisht pa leje) gjelbërimi i vilave të vendosura nën mbrojtje. Nuk i sheh vallë as këto? Prapë historitë me Pal Vatë do na tregojë?

T‘u them se çdo të ndodhë pas bataresë së djeshme të Kryeministrit? Në rastin më të keq asgjë. Pra, thjesht qe një shashkë e hedhur sa për të mbyllur ditën me një akuzë kundër kujt ju ndodh në rrezen e qitjes së tij. Në rastin më të mirë, gjithë ushtria e madhe e dallkaukëve dhe kopukëve të mykur që ka përreth e që mbushin zyrat e shtetit, do të sulen të bëjnë plane pune e të japin urdhra, do të mbushin relacione e do të dalin nëpër ekrane, duke bërë inspektime, do të bëjnë bllokime e do të vënë gjoba. Pastaj do të heshtin e do të mbajnë frymën, për të kuptuar momentin kur të ketë kaluar furtuna dhe njerëzit të kenë harruar. Në këtë moment gjithçka do të kthehet në çështje pazari e bakshishi për të hequr gjobat e vëna, “linqet” do të gjehen sërish dhe, në fund, Shefi i Madh do të informohet se kush nga të bllokuarit dha çfarë. Ah, do ta hajë edhe ndonjë fakir fukara, që nuk do të jetë në gjendje të gjejë ndonjë mik tropojan dhe kaq. Ministri i Mjedisit do të vazhdojë të rrijë në karrigen e tij dhe të shesë goma të përdorura pa ju dridhur syri; Policia e Ndërtimit do të vazhdojë të lejojë ndërtimet pa leje që të ketë se kujt t‘i mbledhë “gjoba” pastaj; Inspektoratet me radhë do vazhdojnë “të kapin ndo‘i lek” për të dhënë licencat dhe prefektët do vazhdojmë të bëjnë lojën e tyre për të “maru no‘i pun” e “për të bo no‘i ner”.
 

ados

Primus registratum
Re: Tirana-Nje kryeqyteti ri europian ?!

Ku i ke gjet keto fotot o mik i dashur. Ka qene vendi im me i mire kur nuk shkonim ne shkolle dhe ja fusnim nje xhiro andej nga bulevardi..apo cigaret kur pinim...Nejse, duket me mire disi tani. Shpresoj se nuk shkojne me fshataret dhe e qelbin vendin sic benim nje here e nje kohe
 

ados

Primus registratum
Re: Tirana-Nje kryeqyteti ri europian ?!

Ok, dal pak nga tema..por me duket e llogjikshme..Cmund te ndodhe nese zgjedhjet behen por opozita nuk merr pjese. Si rrjedhoj Edi Rama nuk mund te jete me si kryetar,nenkuptohet te gjitha ato punime qe jane hapur rrezikohen te mbeten pergjysem..Nuk e di nuk jam atje..por llogjika thote nese ndodh keshtu e mori lumi ate qytet...!!
 

pippo

Primus registratum
Re: Tirana-Nje kryeqyteti ri europian ?!

e he prit te rriten bredhat qe kan mbjellur keta ne qender....
...shko e bej nje xhiro andej nga periferia e pastaj hajde na trego lulishtet ... Ne Tirane po hidhen me mija metro kub beton e ky na vjen e na tregon lulishtet ......
 
Top