Re: Tirana-Nje kryeqyteti ri europian ?!!?
Une per vete i kam lexuar postimet ne kete teme me vemendje dhe ne heshtje, dhe sa vjen e me teper me perforcohet bindja e shprehur edhe ne nje postim me lart se: "Lavdi Zotit, qe planrregullimet urbanistike nuk miratohen me referendume popullore."
Kjo pasi “populli” eshte subjektiv ne dhenien e mendimeve per ceshtje teknike, per te cilat “nuk merr ere” fare. Dhe nga vezhgimet personale mund te them, se kur diskutohet mbi dicka, rreth te ciles ose nuk ia ke idene fare ose ke idene e pergjithshme (te njejtat njohuri te mases popullore), pa njohur detajet, atehere tendenca e pergjithshme eshte kritika dhe mosaprovimi. Ndoshta eshte edhe nevoja (ndoshta kjo me e theksuar ne karakterin tone) per kerkimin e debatit. Dihet, qe po ti pergjigjesh pyetjes "A te pelqen?" me "Po", debati vdes, mbaron aty, e kunderta eshte me pergjigjen "Jo", aty fillon debati, te duhet te japesh nje pergjigje, nje argument, mohimin e pohimit, te cilin e ndjek mohimi i mohimit dhe keshtu me rradhe.
Debati eshte i mrekullueshem, ne qofte se ai zhvillohet mbi bazen e objektivitetit. Por ne qofte se ai sundohet prej subjektivitetit, atehere debati shpesh i kalon edhe kufijte e mediokritetit.
Tek ne ne Gjermani, ne fakultet, te gjithe studentet, te cilet duan te studiojne arkitekture dhe urbanistike, studiojne se bashku ne ate, qe quhet Grundstudium, dhe pas semestrit te gjashte, atij te praktikes (qe i korrespondon vitit te trete ne Shqiperi), deget ndahen ne arkitekture dhe urbanistike, ku ne secilen dege merren njohurite specifike. Dhe fakt eshte, qe per ceshtje urbanistike, arkitektet kane njohuri te pergjithshme, por kur vjen puna per te zberthyer proceset urbanistike te rinovimit te nje qyteti, atehere shumica e tyre te thone “pas”.
E thashe kete, per te dhene nje ide, se sa e komplikuar eshte urbanistika, ku per disa ceshtje edhe arkitektet e mirefillte nuk te japin ndonje pergjigje, lere pastaj ai, qe vjen nga rruga.
Por duke u kthyer perseri mbi projektin e “Architecture Studio” mbi Qendren e Tiranes, me e bukura eshte kur dikush, duke shpalosur njohurite e tij mbi urbanistiken, projektin e fundit e hedh poshte, me argumentin se projekti i bere ne ´89-´90 na qenkerka shume me i mire. Nuk e di, se ku e ka marre ky person kete lloj informacioni, pasi edhe ne qofte se na paska patur nje projekt te tille planrregullimi, ky nuk ka qene publik per masat e gjera, aq me teper per ti vene kapak, une per veten time (mund te jem edhe subjektiv) jam shume skeptik ndaj cdo projekti te arkitekteve te realizmit socialist, biles jam edhe skeptik ndaj cdo arkitekti te asaj periudhe mediokre, te cilet i falen Tiranes nje pamje te trishtueshme dhe sot duan te na shesin mediokritetin e tyre si nje sakrifice per te miren e Tiranes. Per fat te keq, keta bicim arkitektesh akoma po e helmojne edhe studentet e rinj te arkitektures edhe publikun me mediokritetin e tyre.
A ka dicka pozitive ne kete planrregullim te qendres te Tiranes?
Patjeter, biles shume me teper se c´mund te kete mangesi.
E para, ky projekt eshte fryti i nje konkursi ku pas pjesemarrjes ne raundin e pare te shume studiove te arkitektures, u perzgjodhen tre studiot, sipas mendimit te jurise, me te mirat. Fakt eshte, qe te tre studiot e perfaqesuara ne raundin perfundimtar jane nga studiot me prestigjioze ne Europe dhe ne bote.
Gjeja me kryesore pozitive eshte fytyra e re dhe karakteri i ri, qe i jepet Tiranes. Kompleksi i tete kullave te larta ne qender me kompozicionin e tyre mund te shikohen me syrin pozitiv si nje karakteristike e re dalluese per Tiranen, kurse po ta shikosh me syrin kritik, mund te thuash, qe keto kulla i heqin vlerat nje tjeter shenje dalluese te Tiranes, sic eshte Kulla e Sahatit dhe Xhamia. Mirepo kjo eshte ceshtje kendveshtrimi, qe kerkon te mesohesh me te.
Gje tjeter kryesore eshte percaktimi perfundimtar i menyres se shtrirjes te Tiranes. Deri me sot te gjithe thonin dhe te gjithe e kemi degjuar, qe shtrirja e Tiranes synohet te behet ne drejtim te Paskuqanit, per te vazhduar ne drejtim te Durresit. Por ne praktike Tirana ka vazhduar te rritet ne menyre te eger, te rremujshme dhe per fat te keq duke i zene frymen Parkut Kombetar tek liqeni artificial.
Disa te thone, qe nuk eshte respektuar historia e Tiranes, duke harruar, qe historia e Tiranes si kryeqytet nuk eshte shume e lavdishme. Nje aksident i rastit beri kryeqytet nje qytet, ne 1920 me sforcim te madh mund ta quaje Tiranen qytet, i cili qofte nga menyra e ndertimit te tij, qofte nga mentaliteti i tij oriental, ishte shume larg te qenurit qytet dhe lere pastaj per kryeqytet, per te mos thene edhe shume larg Europes. Tirana ishte nje qytet nga ana urbanistike i eger, me shtrirje kaotike dhe pa plan. Vetem gjate regjimit te Zogut I u be nje perpjekje, qe ti jepej fytyres orientale te Tiranes nje make-up europian, duke angazhuar arkitekte dhe urbaniste italiane. Planrregullimi italian vazhdoi te zbatohej nga regjimi komunist deri ne njefare kohe duke i bashkangjitur modifikimet socrealiste, per te arritur ne “cmendurine” e parafabrikateve dhe te pallateve me forca vullnetare, per te kaluar pastaj ne katastrofen ndertimore te 13 vjeteve te fundit. Une per vete jam rritur ne lagjen Ali Demi, ne njeren nga ato shtepi karakteristike tiranase dhe pa harruar nostalgjine, kur vjen puna per te diskutuar mbi te shkuaren, te tashmen dhe te ardhmen e Tiranes bej gjithmone pyetjen: Cila histori arkitektonike e “lavdishme” e Tiranes duhet te respektohet dhe te ndiqet?
Projekti ka edhe disa mangesi te vogla, por te cilat jane te kuptueshme dhe te falshme, pasi jane frytet e nxitimit dhe e punes nen stres, per arsye te kohes shume te reduktuar te zhvillimit te ketij konkursi. Ketu nuk dua te harroj te ve ne dukje gomarllekun e njefare Agron Jano, i cili ne nje shkrim se fundi tek gazeta Shekulli mburrej se Kryeministri shqiptar dhe Bashkia e Kryeqytetit kishin organizuar nje konkurs arkitekture ne kohe rekord, gje per te cilen duhet ti kishin zili te gjithe vendet perendimore. O tempora o mores! A thua se konkurset e arkitektures jane konkurse kalamajsh te tipit “Me i shkathti, me i shpejti, me i bukuri”. Te mburresh se organizon nje konkurs shume te rendesishem per te ardhmen e nje kryeqyteti ne dy muaj, kur vete realizimi i tij kerkon te pakten 20 – 30 vjet, kjo gje i kalon te gjitha kufijte e groteskes.
Cfare do te bente vaki, sikur ketyre studiove tu lihej me teper kohe ne perpunimin e projekteve?
Une per veten time jam shume i bindur se projekti do te ishte me i perkryer, sikur arkitektet te kishin patur me teper kohe ne dispozicion.
Mund te shkruash shume gjera ne lidhje me kete teme, po duke e pare se ky postim po behet shume i gjate, po e mbyll njehere per njehere ketu, me shpresen se mund te kem nxitur ndopak arsyen e te gjitheve per diskutime me normale dhe objektive.