Thenje filozofike.

Hektor12

Locus omnem
Të gjithë janë pacifist mes luftërash. Është sikur të jesh vegjetarian mes mishrave. – Colman McCarthy
Bashkëngjitu armatës, shih botën, tako njerëz interesant – dhe vriti ata. – Pacifist Badge, 1978
Në luftë nuk ka ushtarë të pa lënduar. – José Narosky
Tragjedia e luftës është se shfrytëzon më të mirën e njeriut për të bërë më të keqën – Henry Fosdick
Njerëzit janë në luftë me njëri tjetrin sepse secili njeri është në luftë me veten e tij. – Francis Meehan
Nuk mund të parandalosh dhe të përgatitesh për luftë në të njëjtën kohë. – Albert Einstein
Ne vrasim sepse frikohemi nga hija jonë, frikohemi se nëse shfrytëzojmë pakë mendjen do të duhej të pranonim se principet tona të famshme janë gabim. – Henry Miller, The Wisdom of the Heart, 1941
Të vrasësh njeri nuk do të thotë të mbrosh një doktrinë, por të vrasësh njeri. – Michael Servetus
Luftërat zakonisht kanë efektin e përshpejtimit të historisë. – Pieter Geyl,Debates With Historians
Përse vrasim njerëzit që vrasin njerëzit për të treguar se vrasja e njerëzve është gabim? – Holly Near
Pionierët e botës pa luftë janë të rinjtë të cilët refuzojnë shërbimet ushtarake. – Albert Einstein
 

Hektor12

Locus omnem
Nuk e di nëse lufta është tëhuajsim gjatë paqes, ose paqja tëhuajsim gjatë luftës. – Georges Clemenceau
Lufta është shumë serioze t’ia besosh ushtrisë. – Georges Clemenceau
Politika është luftë pa gjakderdhje përderisa lufta është politikë me gjakderdhje. – Mao Ce Tung ( 1893 – 1976)
I vetmi fitues i luftës së vitit 1812 ishte Çajkovski. – Solomon Short
Largoje diplomacinë nga lufta dhe çështja do të mbarojë brenda jave. Will Rogers (1879 – 1935)
Mbase, asnjë komb nuk është aq i pasur të investojë edhe në luftë edhe në civilizim. Ne duhet të bëjmë zgjedhjen tone; ne nuk mund t’i kemi dyja. – Abraham Flexner, diplomat izraelit (1915-2002)
I shkatërroj armiqtë kur i bëj miq. – Abraham Lincoln
Bëje gënjeshtrën të madhe, bëje të thjeshtë, vazhdo të e thuash atë dhe eventualisht do ta besojnë ata. – Adolph Hitler
Pavarësisht çfarë arsye politike i jepet luftës, arsyeja në prapavijë gjithmonë është ekonomike. – A. J. P. Taylor
Forca tërheq gjithmonë njerëzit me moral të ulët. – Albert Einstein
Oh paqe! Sa luftëra u paguan në emër tënd. – Alexander Pope
I bëj luftërat të pa profite dhe i bën ato të pa mundshme. – A. Philip Randolph
Luftërat nuk paguhen gjatë kohës së luftës, fletëpagesa vije më pas. – Benjamin Franklin
Ne amerikanët nuk kemi autorizim nga Zoti për të ruajtur botën. – Benjamin Harrison
 

Hektor12

Locus omnem
Terrorist është ai me bombë më të vogël. – Brendan Behan
Armata e arsyeshme do të ikte. – Charles de Secondat, baron de Montesquieu nga “The Spirit of Laws” (1748)
Më emëro një perandor I cili është goditur ndonjëherë nga një gjyle topi. – Çarlsi i V I Francës
Pas fitores ke më shumë armiq. – Ciceroni
Asgjë nuk është politikisht e drejtë që është moralisht e pa drejtë. – Daniel O’Connell
Nuk mund të fitosh luftën ndaj terrorizmit. Është sikur t’i bësh luftë xhelozisë. – David Cross
Lufta krijon paqe sikur urrejtja që krijon dashuri. – David L. Wilson
Tiranët rrallë kërkojnë pretekst. – Edmund Burke
Patrioti duhet gjithmonë të jetë gati për të mbrojtur vendin e tij nga qeveria. – Edward Abbey
Teoria ime është, njerëzit e forte nuk kanë nevojë për udhëheqës të forte. – Ella Baker
Përsëritja nuk e kthen gënjeshtrën në të vërtetë. – Franklin D. Roosevelt
Është siguria ajo që dëshiron? Nuk ka siguri në majë të botës. – Garet Garrett
Vetëm fituesit vendosin cilat ishin krimet e luftës. – Gary Wills
Dua të e trishtoj pjesën tjetër të botës. – Gjenerali Colin Powell
 

Hektor12

Locus omnem
Vrasja e një njeriu për të mbrojtur një ide nuk është mbrojtje e idesë; është vrasje e një njeriu. – Jean -Luc Godard
Ne nuk do të mësojmë të jetojmë së bashku në paqe duke ia vrarë fëmijët njëri tjetrit. – Jimmy Carter
Ata të cilët shtypin lirinë gjithmonë bëjnë ashtu në emër të ligjit dhe rendit. – John V. Lindsay
E kundërta e luftës nuk është paqja, është krijimi. – Jonathan Larson
Unë nuk jam kundër të gjitha luftërave – vetëm kundër cilësdo që zhvillohet tani. – Ken Gillespie
Lufta nuk I bën djemtë burra, i bën burrat të vdekur. – Ken Gillespie
Luftërat shpesh ndodhin dhjetë vite para shkrepjes së plumbit të parë. – K. K. V. Casey
Mos më fol rreth mizorisë; të gjitha luftërat janë mizori. – Lord Kitchener (Horatio Herbert)
Filozofia e proteksionizmit është filozofi e luftës. – Ludwig von Mises
Një sy për një sy na bën të gjithë të verbër. – Mahatma Gandhi
Nuk ka rrugë drejt paqes. Paqja është rruga. – Mahatma Gandhi
Ne kemi udhëzuar raketat dhe kemi ç’udhëzuar njerëzit. – Martin Luther King, Jr.
Politika dhe krimi janë e njëjta gjë. – Michael Corleone (from “The Godfather: Part III”)
Lufta është biznesi i barbarëve. – Napoleon Bonaparte
 

Hektor12

Locus omnem
Në sytë e ndërtuesve të perandorive njerëzit nuk janë njerëz, por instrumente. – Napoleon Bonaparte
Ekzistojnë vetëm dy fuqi në botë: shpata dhe mendja. Në afat të gjatë, shpata gjithmonë është e mposhtur nga mendja. – Napoleon Bonaparte
Nëse dëshiron paqe me armikun, duhet të punosh me armikun. Pastaj ai bëhet partneri yt. – Nelson Mandela
Gjëja nuk është patjetër e vërtetë sepse njeriu vdes për të. – Oscar Wilde
Lufta parandaluese është sikur të bësh vetëvrasje nga frika nga vdekja. – Otto von Bismarck
Dhuna nuk është fuqi, por mungesë e fuqisë. – Ralph Waldo Emerson
Lufta mund të jetë e përkohshme, por tingëllima e saj mbetet përgjithmonë. – Ramman Kenoun
Lufta është bërë sport spektatorësh për amerikanët. – Admirali Gene R. LaRocque
Kur presidentët amerikan përgatiten për luftëra të jashtme, ata gënjejnë. – Robert Higgs
Ata që nuk lëvizin nuk i ndjejnë zinxhirët e tyre. – Rosa Luxemburg
Lufta jo që është formë legale e vrasjes, por është vrasje masive serike. – Sarah Bellum
Ne themi se ne brengosemi rreth luftës, por në të vërtetë ne nuk dimë për çfar luftojmë. – Scott Ritter
Iraku ishte luftë e përzgjedhur, nuk ishte e patjetërsueshme. – senatori Barbara Boxer
Mësimi më i madh që kam mësuar nga Vietnami është të mos u besoj deklaratave qeveritare. – senatori James W. Fulbright
 

Hektor12

Locus omnem
Çmimi i perandorisë është shpirti i Amerikës, ky është çmim shumë i lartë. – senatori J. William Fulbright
Lufta nuk është e patjetërsueshme. Ne me të vërtetë po ecim përgjumur nëpër histori. Senatori Robert Byrd
Nëse jeton mjaft gjatë do të shohësh se secila fitore kthehet në humbje. – Simone de Beauvoir
U kyça në armatë duke besuar se nëse dëshiron paqe duhesh patjetër përgatitur për luftë. Tani besoj se nëse përgatitesh tërësisht për luftë do ta gjesh atë. – Sir John Frederick Maurice
Terrorizmi është lufta e të varfërve dhe lufta është terrorizëm i të pasurve. – Sir Peter Ustinov
Lufta është dallavere. – Smedley Butler
Të gjitha luftërat janë zhvilluar për para. – Socrates
Njerëzimi meriton sakrificë – por jo nga njerëzimi. – Stanislaw Jerzy Lec
Sa më i korruptuar shteti, aq më shumë ligje. – Takitus
Kërcënimi më i madh për lirinë është populli i plogët. – Supreme Court Justice Louis D. Brandeis
Krimet më të rënda u kryen nga disa, u pëlqyen nga më shumë dhe u toleruan nga të gjithë. – Takitus
Është jo patriotike të mos e thuash të vërtetën, qoftë mbi presidentin ose mbi cilindo tjetër. – Theodore Roosevelt
Për t’i mbledhur njerëzit, qeverisë i nevojiten armiq. Ata duan që ne të frikohemi, të urrejmë, kështu ne do të mblidhemi pas tyre. – Thich Nhat Hanh
 

Mystique

Larg
Anëtar i Shtabit
Mund të dimë vetëm që nuk dimë asgjë.
Dhe kjo është shkalla më e lartë e mençurisë njerëzore!

L. Tolstoj
 

Hektor12

Locus omnem
Ishin ca thenie per luften sepse mu kujtua nje thenie e Ciceros "nese don paqe duhet te pregatitesh per lufte"
 

Hektor12

Locus omnem
Njeriu mund të i ndërtojë vetes një front bajonetash, por nuk mund të ulet mbi të. – William Ralph Inge
 

Hektor12

Locus omnem
Nëse [Amerika] bëhet militante, do të jetë sepse populli i vetë ka zgjedhur të bëhet ashtu; do të jetë sepse ata mendojnë se lufta dhe dashuria ndaj luftës janë të dëshirueshme. – William Graham Sumner, nga libri “As I Lay Dying”
 

Hektor12

Locus omnem
Nëse vret një njeri, je vrasës. Nëse vret dhjetë njerëz, je përbindësh. Nëse vret dhjetë mijë, je hero kombëtarë. – Vassilis Epaminondou
 

Hektor12

Locus omnem
Lufta është një grindje mes dy hajdutësh shumë frikacak për të zhvilluar betejën e tyre. – Thomas Carlyle
 

Hektor12

Locus omnem
Për t’i mbledhur njerëzit, qeverisë i nevojiten armiq. Ata duan që ne të frikohemi, të urrejmë, kështu ne do të mblidhemi pas tyre. – Thich Nhat Hanh
 

Hektor12

Locus omnem
U kyça në armatë duke besuar se nëse dëshiron paqe duhesh patjetër përgatitur për luftë. Tani besoj se nëse përgatitesh tërësisht për luftë do ta gjesh atë. – Sir John Frederick Maurice
 

Hektor12

Locus omnem
Nëse mund të fshikullosh çdo njeri në botë, asnjëherë nuk do ta njohësh paqen. – Muhammad Ali
“Nëse më do ashtu si thua,” pëshpëriti, “bëje që të jem në paqe”. – Leo Tolstoy
Dhimbja do të lëshojë, kur ti pajtohesh – Jeremy Aldana
Nuk mjafton të fitohet lufta; është më me rëndësi të organizohet paqja. – Aristoteli
Askush s’mund të të sjellë paqe veç ti vetes. – Ralph Waldo Emerson
Nëse dëshiron të bësh paqe, ti nuk flet me miqtë, ti flet me armiqtë. – Desmond Tutu
Ku injoranca është zotëruesi ynë, atje nuk ka mundë si për paqe të vërtetë. – Dalai Lama XIV
Njerëzit e lirë për të zgjedhur gjithmonë do të zgjedhin paqen. – Ronald Reagan
Pusho dhe bëhu falënderues. – William Wordsworth
Paqe, dashuri, ndjeshmëri. – Kurt Cobain
Lufta është vetëm ikje qyqare nga problemet e paqes. – Thomas Mann
Besoj në Islam. Besoj në Allah dhe paqe. – Muhamed Ali
Madje edhe paqja mund të blihet me çmim shumë të lartë. -Benjamin Franklin
Ëndërroj një Afrikë që është në paqe me veten. – Nelson Mandela
Nuk mund të gjesh paqe duke shmangur jetën. – Virginia Woolf
Luftojmë që të mund të jetojmë në paqe. – Aristoteli
E vetmja gjë që kam për të thënë është se babai im asnjëherë nuk luftoi kundër vendit të tij. – Zinedine Zidane
Nuk duhet të kesh luftuar në fustë që të duash paqen. -Geraldine Ferraro
Islami mëson tolerance, jo urrejtje; vëllazërim universal, jo armiqësi; paqe dhe jo dhunë. -Pervez Musharraf
Paqja prodhohet nga lufta. – Pierre Corneille
 

Hektor12

Locus omnem
Nuk mund të e ndash paqen nga liria sepse askush nuk mund të jetë në paqe përderisa nuk ka liri. – Malcolm X
Ndërgjegjja e qetë e bën njeriu të fortë. – Anne Frank
Praktika e faljes është kontributi ynë më i rëndësishëm për shërimin e botës. – Marianne Williamson
Fjalët ‘Të Dua’, dhe ringjallë miliona, në më pak se një sekondë. – Aberjhani
Është e pa mundur të ngritët lumturia e njërit mbi dëshpërimin e tjetrit. – Daisaku Ikeda
Nëse nuk gjen paqe brenda vetes, nuk do ta gjesh askund. – Marvin Gaye
Le të mos kënaqim etjen tonë për liri duke pirë nga kupa e hidhërimit dhe urrejtjes. – Martin Luther King Jr.
Momenti i tanishëm është i mbushur me gaz dhe lumturi. Nëse je i vendosëm, do ta shohësh atë. – Thich Nhat Hanh
Paqe dhe dashuri, paqe dhe dashuri! ― Ringo Starr
Paqja vije nga brendësia. Mos e kërko jashtë. – Buda
Paqja fillon me buzëqeshje. – Nënë Tereza
Në të gjitha majat qëndron paqja. – Johann Wolfgang von Goethe
Ne do të kemi paqe madje edhe nëse duhet të luftojmë për të. – Dwight D. Eisenhower
Kur bën paqen me autoritetet, bëhesh autoritet. – Jim Morrison
Ne nuk do të mësojmë se si të jetojmë së bashku në paqe duke vrarë fëmijët e njëri tjetrit. – Jimmy Carter
E vetmja arsye e luftës është se ne mund të jetojmë në paqe të pa prekur. – Marcus Tullius Cicero
Luftërat janë, sigurisht, për tu mënjanuar; por ato janë shumë më të mira se disa lloje të paqes. – Theodore Roosevelt
Asnjëherë nuk kam përkrahur luftërat përveç si mjete të paqes. – Ulysses S. Grant
Paqja është virtyt i civilizimit. Lufta është krimi i saj. – Victor Hugo
Unë vërtetë jam grua në paqe. – Laura Schlessinger
Të bërit paqen, që kam gjetur, është më mire se të bërit luftë. – Gerry Adams
Paqja është dhurata jonë për njëri tjetrin. – Elie Wiesel
Jam çifut që mbështetë paqen. – Alan Dershowitz
E vlerësoj paqen kur nuk është blerë me çmimin e mirësjelljes themelore. – Elia Kazan
Realizimi i paqes është më i rëndë se realizimi i luftës. – Adlai E. Stevenson
Paqja dhe drejtësia janë dy anët e së njëjtës monedhë. – Dwight D. Eisenhower
Paqja është liria në qetësi. – Marcus Tullius Cicero
Lufta asnjëherë nuk do të ndalojë përderisa në botë nuk fillojnë të lindin foshnje me tru më të madh dhe gjëndra më të vogla mbi-veshkore. – H. L. Mencken
Ata nuk do të lë në të kesh paqe, ata nuk duan të kesh diç që ata nuk kanë . – Margaret Atwood
Në shtëpi fillon përçarja e paqes së botës. – Nënë Tereza
 

Hektor12

Locus omnem
Ajo i ngulte sytë, si t’ia kërkonte qëndrën e vështrimit . Pastaj i tha: ke frikë prej meje?
Kurrë, tha ai. Kam veç një frikë, mos të të humb!.

Ismail Kadare
 

Hektor12

Locus omnem
Mund të jetë e padrejtë, por ndonjëherë ajo çka ndodh brenda pak ditësh, ose edhe në një ditë të vetme, mund të ndryshojë rrjedhën e një jetë të tërë.

Khaled Hosein
 

Hektor12

Locus omnem
Vështirësitë e jetës disa i lodhin,të tjerë i forcojnë.Nuk ka asgjë në botë që të vrasë shpirtin e atij që ëndërron të arrijë diçka në jetë.

Nelson Mandela
 
Top