Mund të jetë e padrejtë, por ndonjëherë ajo çka ndodh brenda pak ditësh, ose edhe në një ditë të vetme, mund të ndryshojë rrjedhën e një jetë të tërë ...
Unë mundohem ti dua të tjerët , por është e vështirë , sepse shumica e njerëzve nuk janë mësuar me të mirën . Kështu që , meqë nuk dinë ta japin , nuk dinë as ta marrin ...
Kur mendimi i fundit i natës përputhet me të parin e mëngjesit e në mes të pasdites marin nga një kafe sëbashku, do kuptosh që dikush zgjon ëndrrat e tua para teje e luan me to gati gjithë ditën ...
Nëse njeriu nuk ndien as kënaqësi as dhimbje,
Nuk ndien as gaz, as hidhërim, as shpresë…
Një gjë po jua them me ndershmëri dhe bindje,
Lëreni të vdesë…
Vetëm unë mund të gjykoj veten. Unë e di të shkuarën time dhe motivet e vendimeve të mia, unë e di se çfarë kam brenda. Unë e di sa kam vuajtur, unë di të jem i fortë dhe i brishtë, unë dhe askush tjetër. Uni im!.
Njerëzit që rrinë në heshtje janë ata që kanë më shumë gjëra për të thënë... Nuk rrinë në heshtje nga frika e fjalës, por flasin vetëm me atë që është i zoti ti kuptojë.
This site uses cookies to help personalise content, tailor your experience and to keep you logged in if you register.
By continuing to use this site, you are consenting to our use of cookies.