Thenje filozofike.

Hektor12

Locus omnem
Kush me ndergjegje hidhet ne rrezik per hir te miresise dhe nuk i frikesohet atij,eshte i burreruar dhe pikerisht kjo eshte burrerria .
(Aristoteli)
 

Hektor12

Locus omnem
Kur gjerat thyhen, nuk eshte pikerisht thyerja ajo qe i ndalon te bashkohen perseri. Por ndodh qe nje cope e vogel humbet; copat qe mbeten nuk mund te ngjiten edhe sikur te duan. E gjithe forma ka ndryshuar!

John Green
 

Hektor12

Locus omnem
Kur te ndjeheni te trishtuar, kur do t'ju ofendojne, kur dicka do te shkoje keq , kur stuhia do te shpertheje ne shpirtin tuaj, dilni ne ajer te paster e shoqerohuni vetem me qiellin.
Atehere shpirti juaj do te gjeje paqen!

Pavel Florenskij
 

Hektor12

Locus omnem
Njerëzit më të mirë janë ata që thonë "po iki" , por në të vërtetë qëndrojnë, jo vetëm për një minutë, por për gjithë jetën.
 

Mystique

Larg
Anëtar i Shtabit
Dhembja dhe vuajtja jane gjithmone te pashmangshme tek nje inteligjence e madhe dhe tek nje zemer e madhe. Mendoj, se njerezit vertete te medhenj, duhet te kene trishtimin me te madh ne bote.

| Fyodor Dostoyevsky |
 

Hektor12

Locus omnem
Një ushtarë do të luftojë gjatë dhe vështirë për një cope shirit me ngjyrë. – Napoleon Bonaparte
E tërë lufta është dinakëri. – Sun Tzu
Të gjitha luftërat janë luftëra civile sepse të gjithë burrat janë vëllezër. – Francois Fenelon
 

Hektor12

Locus omnem
Paqja e pa drejtë është më e mire se lufta e drejtë. – Marcus Tullius Cicero
Çdo armë që është prodhuar, çdo anije luftarake e lëshuar në përdorim, çdo raketë e gjuajtur, në kuptimin final nënkupton vjedhje nga ata që kanë uri dhe nuk janë të ushqyer, ata që kanë të ftohtë dhe nuk janë të veshur. – Dwight D. Eisenhower
Asnjëherë nuk kam përkrahur luftën, përveç si mjet për paqe. – Ulysses S. Grant
Akoma nuk kam filluar të luftoj! – John Paul Jones
Unë duhet studiuar politikën dhe luftën që djali im të mund të studiojë matematikën dhe filozofinë. – John Adams
Më janë mbushur veshët duke dëgjuar si të vjetrit ëndërrojnë për luftërat ku djemtë e ri do të vdesin. George McGovern
Nëse është natyrore të vrasësh, si është e mundur që njerëzit duhet përcjellë trajnime për të mësuar për të vrarë? – Joan Baez
 

Hektor12

Locus omnem
Më janë mbushur veshët duke dëgjuar si të vjetrit ëndërrojnë për luftërat ku djemtë e ri do të vdesin. George McGovern
Nëse është natyrore të vrasësh, si është e mundur që njerëzit duhet përcjellë trajnime për të mësuar për të vrarë? – Joan Baez
Nëse ne nuk përfundojmë luftën, lufta do të na përfundoj neve. – H. G. Wells
Në luftën modern… do të vdesësh si qen për asnjë arsye të mire. – Ernest Heminguei
Në paqe djemtë varrosin baballarët. Në luftë baballarët varrosin djemtë. – Herodoti
Shumë shpesh ka qenë shumë lehtë për udhëheqësit dhe qeveritë të shtynë njeriun në luftë. – Lester B. Pearson
Është e ndaluar vrasja; për atë të gjithë vrasësit dënohen përveç nëse ata vrasin në numër të madh dhe pas zërit të trumbetës. – Volter
 

Hektor12

Locus omnem
Është mire që lufta është e tmerrshme. Në duhet rritur për të dashur atë. – Robert E. Lee
Nuk vritet vetëm jeta në luftë. – Isaac Asimoy
Njerëzimi duhet t’i vë fund luftës para se lufta t’i vë fund njerëzimit. – John F. Kennedy
Asnjëherë në fushën e konfliktit njerëzorë nuk kishin aq shumë borxh aq shumë njerëz një pakice kaq të vogël. – Winston Churchill
Asnjëherë mos mendo se lufta, pa marr parasysh sa e nevojshme ose e justifikuar, nuk është krim. – Ernest Hemingway
Asnjë shtet nuk mund të veprojë me mençuri njëkohësisht në çdo pjesë të globit në çdo moment të kohës. – Henry A. Kissinger
 

Hektor12

Locus omnem
Të vjetrit shpallin lute. Por janë të rinjtë të cilët duhet luftuar dhe vdekur. – Herbert Hoover
Njeriu mund të dijë si të fitoj dhe të mos dijë si të shfrytëzojë atë. – Pedro Calderon de la Barca
Vetëm të vdekurit kanë pare fundin e luftës. – George Santayana
Ne dimë më shumë mbi luftërat se sa mbi paqen, ne dimë më shumë mbi të vrarit se sa mbi të jetuarit. – Omar . Bradley
Patriotët gjithmonë flasin mbi vdekjen për shtetin e tyre dhe asnjëherë mbi vrasjen për shtetin e tyre – Bertrand Russell
Do të vijë koha kur do të thirrin në luftë dhe askush nuk do të lajmërohet. – Carl Sandberg
Djersa shpëton gjak. Erwin Rommel
 

Hektor12

Locus omnem
Dhjetë ushtarë të udhëhequr me mençuri do të mundin njëqind pa kokë. – Euripidi
Arma më e mire kundër një armikut është një armik tjetër. Fridrih Niçe
Përdorimi i drejtpërdrejtë i forcës është një zgjedhje shumë e varfër, në përgjithësi praktikohet tek fëmijët e vegjël dhe kombet e mëdha. – David Friedman
E vërteta është viktima e parë që bie kur vije lufta. – Hiram Johnson
Armata nuk fillon luftëra. Politika fillon luftëra. William Westmoreland
Qëllimi i luftës nuk është të vdesësh për shtetin tënd, por të bësh birin tjetër të bushtrës të vdesë për shtetin e tij. – George S. Patton
Fuqia e të pagurit të luftës është fuqia e të paguarit të luftës me sukses. – Charles Evans Hughes
Paraqitja e energjisë atomike nuk ka krijuar problem të ri. Thjeshtë, ka bërë më urgjente patjetërsueshmen për të zgjidhur një problem ekzistues. – Albert Einstein
 

Hektor12

Locus omnem
Mënyra për të fituar një luftë atomike është të siguruarit se nuk do të fillojë asnjëherë. – Omar N. Bradley
Nuk ka ikje nga lufta; ajo mund vetëm të shtyhet në dobi të të tjerëve. – Nikolo Makiaveli
Në ka asgjë që ka arritur lufta e që nuk do të mund të e arrinim pa të. – Havelock Ellis
Asnjëherë nuk ka pasur luftë të mire, ose paqe të keqe. – Benxhamin Frenklin, Poor Richard’s Almanac
Një ditë do të lulëzojë nga truri i shkencës një makinë ose force aq e frikshme në potencialin e vetë, aq absolutisht e tmerrshme, sa që edhe njeriu, luftëtari, i cili i lejon vetes torturimin dhe vdekjen që të mund të iniciojë torture dhe vdekje, do të tmerrohet, dhe kështu do të refuzojë luftën përgjithmonë. – Tomas A. Edison
 

Hektor12

Locus omnem
Lufta nuk përcakton se kush ka të drejtë – vetëm kush ka mbetur. – Bertrand Russell
Lufta rritet nga dëshira e individit për të fituar përparësi në dëm të shokut të tij njeri. – Napoleon Hill
Lufta paraqet seri katastrofash që përfundojnë me fitore. – Albert Pike
Lufta është ferr. – William Tecumseh Sherman
Lufta nuk është aventurë. Është sëmundje. Është tifuz. Antonie de Saint-Exupery
Lufta është vetëm ikje burracake nga problemet e paqes. – Tomas Man, This I Believe
Lufta është shpalosje e llogaritjeve të gabuara. Barbara Tuchman
Lufta i krijon hajnat dhe paqja i var ata. George Herbert
 

Hektor12

Locus omnem
Lufta do të përfundonte nëse të vdekurit do të mund të ktheheshin. – Stanley Baldwin
Lufta asnjëherë nuk ka lënduar ndokënd përveç njerëzit që vdesin. – Salvador Dali
Ne të gjithë jemi turistë në histori, dhe ironia është ajo çfarë fitojmë në luftëra. – Anatole Broyard
Ne do të kemi paqe edhe sikur të duhet të luftojmë për të. Dwight D. Eisenhower
Ne kemi qenë duke udhëtuar nëpër mjegull. Qielli është i errët që kur filloi lufta. – Black Kettle
Kemi luftë kur së paku një nga pjesëtarët në konflikt dëshiron më diç më shumë se sa paqe. – Jeane Kirkpatrick
Kur të pasurit paguajnë luftën, janë të varfrit që vdesin. Zhan-Pol Sartër, The Devil and the Good Lord
Kur lufta e gjigantëve përfundon, lufta e xhuxhëve fillon. – Winston Chrchill
Nuk mund të thoni se civilizimi nuk po përparon… në çdo luftë ata të vrasin në një mënyrë të re. – Will Rogers, New York Times, 23 Dhjetor, 1929
 

Hektor12

Locus omnem
Lufta është tregti mbretërish. – John Dryden, King Arthur
Të gjitha luftërat pasqyrojnë dështim të diplomacisë. – Tony Benn, fjalimi 28 Shkurt, 1991
E urrej luftën aq sa mund të e urrej atë një ushtarë që e ka mbijetuar, vetëm aq sa njëri që ka parë brutalitetin e saj, idiotësinë e saj. – Dwight D. Eisenhower, fjalimi më 10 Janar, 1946
Nëse e sheh njerëzimin si një trup të madh, atëherë lufta është vetëvrasje, ose më së miri, gjymëtim i vetes. – Jerome P. Crabb
I mallkuar qoftë ai i cili i pari e zbuloi luftën. Christopher Marlowe, Tamburlaine the Great
Mendoj se mallkimi duhet të bie mbi mua – sepse e dua këtë luftë. E di se shtrydhë dhe shkatërron jetët e mijërave çdo moment – nuk mund të mos e dua – e shijoj çdo sekondë nga ajo. Winston Churchill, letër një miku, 1916
Lufta në Vietnam ishte lufta e pare e bërë pa asnjë censurim. Pa censurim, punët mund të koklaviten keqë në mendjen e publikut. – William Westmoreland, Time magazine, Apr. 5, 1982
 

Hektor12

Locus omnem
Lufta është sikur dashuria, gjithmonë gjen rrugë. – Bertolt Brecht, Mother Courage and Her Children
Të gjitha shtyrjet janë të rrezikshme në luftë. – John Dryden, Tyrannic Love
Nuk e di me çfarë armë do të zhvillohet Lufta e Tretë Botërore, por Lufta e Katër Botërore do të zhvillohet me shkopinj dhe gurë. – Albert Einstein
Është qesharake se ata të cilët janë për luftë thuajse gjithmonë janë ata të cilët nuk duhet të marrin pjesë në të. Jerome P. Crabb
Pas një lufte të gjatë e të pa shpresë, njerëzit do të pajtohen për paqe, thuajse për çfarëdo çmimi. – Salman Rushdie, hyrja, The Buzëqeshja e Jaguarit
Mendja në paqe nuk sjell luftëra. – Sofokle, Oedipus Rex
Dobësia dhe ambivalenca shpien në luftë. – Xhorxh H.W. Bush, Fjalimi gjatë pranimit në RNC, 18 Gusht, 1988
Është interesante … se si armët reflektojnë shpirtin e përpunuesit të tyre. – Don Delillo, Underworld
Nëse civilizimi ka një të kundërt, është lufta. Nga këto dy gjëra ke njërën ose tjetrën. Jo të dyja. Ursula K. Le Guin, The Left Hand of Darkness
 

Hektor12

Locus omnem
Unë di, por kuptohet, vetëm pakë mbi luftën dhe dua të di edhe më pakë. – James Fenimore Cooper, The Spy
Parandalimi i luftës është më i mire se protestimi kundër luftës. Protestimi I luftës është shumë vonë. – Thich Nhat Hanh, Being Peace
Lufta është ngjitëse. – Frenklin D. Ruzvelt, fjalimi, 5 Tetor, 1937
Lufta kërkon sakrificë nga njerëzit. Jep vetëm vuajtje si kthim. – Frederic Clemson Howe, Why War
Lufta: së pari, shpreson të fitojë; pastaj pret armiku të humbë; pastaj, kënaqet që edhe armiku vuan; në fund, befasohet që të gjithë kanë humbur. – Karl Kraus
Kombi që ka pozicionin më të forte luftarak lehtë mund të gjejë një arsye për të hyrë në luftë. – Lewis F. Korns, Thoughts
Dëshira është edhe fëmija edhe prindi i luftës. Edward Counsel, Maxims
Nikson: I vetmi vend ku nuk pajtohemi ne të dy … është bombardimi. Ti je aq i brengosur rreth civilëve dhe mua s’më intereson. S’më intereson.
Kissinger: Brengosem rreth civilëve sepse nuk dua që bota të mobilizohet kundër teje si kasap. Richard Nikson dhe Henri Kisinxher (sitat në Secrets: A Memoir of Vietnam and the Pentagon Papers)
Historia e botës nuk i bën njerëzit miq. Ti kishe armë më të mira dhe i masakrove. U kry tregimi. – Spike, Buffy the Vampire Slayer, “Pangs” (1999)
 

Hektor12

Locus omnem
Zotërinj, nuk mund të rriheni këtu! Kjo është Dhoma e Luftës! – Presidenti Merkin Muffley, Dr. Strangelove (1964)
Të gjithë e urrejnë luftën, por askush s’ka bërë gjë rreth kësaj. – Kevin Levin, Ben 10: Alien Force, “Simple” (2009)
Gjëja më e mire të bësh kundër luftës është të largohesh nga ajo. – Kapiteni Planet, Captain Planet and the Planeteers, “The Ultimate Pollution” (1991)
Kur burrave ju mbarojnë fjalët, ata i kapin armët. – Oliver Cromwell, Cromwell (1970)
Nuk jam sentimental rreth luftës. Nuk shoh asgjë fisnike në dritare. – Togeri Charles E. Madison, The Americanization of Emily (1964)
Bashkimi fiton luftën. - Gjenerali Shaak Ti, Star Wars: The Clone Wars, “Clone Cadets” (2010)
Njerëzit që kanë parë beteja arë nga ata të cilët e mbajnë jetën nga më të dashurat. – J’onn J’onzz, Justice League: Crisis of Two Earths (2010)
Ëndërroj të lindi fëmijë i cili do të pyes: “Nënë, çfarë ishte lufta?” – Eve Merriam
Lufta e madhe e le shtetin me tri armata – një armatë të gjymtuarish, një armatë vajtuesish dhe një armatë hajdutësh. – Proverb gjermane
 
Top