Qellimi i jetes !

notorious

Primus registratum
Re: Qellimi i jetes !

e habit'shme esht n'fakt... po ta vrasesh menien holl-holl si pjell femra

lus zotin per shum gjojna... pse jo dhe qe jam Mashkull
 

Zemrushi

Primus registratum
Re: Qellimi i jetes !

rrojm per tu gjykuar nje dite /ubb/images/%%GRAEMLIN_URL%%/smile.gif

Peace, noto lol sa shume pjellin kto mer aman :p si me qen mace
 

KoDoShi

Primus registratum
Re: Qellimi i jetes !

Jeta esht nji vrapim me pengesa, fillon nga materniteti duke perfundu n'vorreza. /ubb/images/%%GRAEMLIN_URL%%/pippiripi.gif
 

Eriselda

Primus registratum
Re: Qellimi i jetes !

Une e humb ndonjehere kete pjese. E kam fjalen, per qellimet e vogla. Sepse shpesh e kam me te veshtire te gjej motive brenda nje dite, apo nje jave, se sa brenda disa vjeteve. Ndonjehere, qellimi i jetes eshte dikush por ndonjehere mund te jete edhe mungesa e tij. Qellimet jane antinome te njeri tjetrit. PSH: Sot, ti je nje femer, je e re, e lire, dhe deshira me e madhe e jetes eshte te kesh nje femije.
Pas 2 vjetesh, ti je femer je e re, dhe deshira me e madhe eshte te mos kesh nje femije, sepse perndryshe nuk je me aq e lire.

Une sot kam nje qellim, te mendoj sa me pak per dje. Neser do t'ju them nje tjeter. /ubb/images/%%GRAEMLIN_URL%%/laugh.gif

bye
Eriselda
 

dropofowine

Primus registratum
Re: Qellimi i jetes !

per mua ne princip duhen dalluar synimi i jetes a priori dhe ne nje etape te dyte ajo qe synojme a posteriori, e thene ndryshe do ishte interesante jo vetem qe tema te analizohej ne kendveshtrimin e vektoreve qe na drejtojne gjate jetes ndersa ekzistojme, por dhe perpara se te vijme... pse vijne njerezit ne jete?pse duhet qe te ekzistonin qeniet njerezore? kjo eshte ta cosh sh larg kufirin e diskutimit po ne fund te fundit pse jo? dhe nese komplikohet sh, le ta thjeshtojme duke e shtruar problemin, une pse erdha ne jete?per te bere te lumtur ato qe me rrethojne? per te dhene dhe marre dashuri?per ti sjelle dicka te re njerezimit? (you might say that im a dreamer, but im not the only one :p)per disa per te permbushur nje mision te paracaktuar qe eshte vetem i imi ne shoqerine njerezore...ndoshta..dhe tani pasi te kapercejme fazen ku nuk jemi ne qe e zgjedhim faktin qe vijme ne jete (nga ku lindi pyetja famekeqe 'pse'..tmerr!) kalojme te nje situate me konkrete, once we're here.. dmth kur na imposohet nje statu quo (ekzistenca, jeta qe po ben ne kete sekond) dhe kjo eshte ceshtje personale, cfare guiding lights i cakton vetes dhe per te arritur cfare? ketu serisht do ishte momenti per nje ndarje: njeriu i fillimit cfare prioritetesh kishte dhe objektivat e sotme (nese pretendohet se jane te ndryshme!!!)ne fund te nje diskutimi ekstremisht pasionant me nje mendje te ngjashme timen, konkluduam qe flitej thjeshte per nje menyre te makijuar (here dhe jo) DOMINIMI..dhe nen nje optike te tille, a nuk mund te perkthehet cdo veprim i vetem, strategji afatgjate ose je ne keto terma? konkluzioni maestro? kam provim ne te drejte kushtetuese neser dhe jam akoma duke u endur neper pse-te pse-te pse-te.. dhe sidomos ne kete pike:sadomazokizem i theksuar!!!!
 

Shahisti

Primus registratum
Re: Qellimi i jetes !

Qellimi i jetes, pra.... jetes sime, eshte ky!
Te gjindem ne udhekryqet e jetes..secila rruge eshte sfiduese/betej per mua!!
 

gurax

Pan ignoramus
Re: Qellimi i jetes !

Cili eshte qellimi i fluturimit te zogjve?
Cili eshte qellimi i bukurise se agimit ne bregdet?
Cili eshte qellimi i nje buzeqeshjeje te sinqerte?
Cili eshte qellimi i jetes?

Cili eshte qellimi i gjetjes se qellimit te jetes nese gjate rruges harrojme ta jetojme ate?
 

antip

Primus registratum
Re: Qellimi i jetes !

The purpose of all life is to end ... - Agjenti Smith "Matrix revolutions"
 

gurax

Pan ignoramus
Re: Qellimi i jetes !

"It only ends the way a machine sees it as such. You f*ing machine." Do e shajshim ne Smithin.
 

jimmy84

Primus registratum
Re: Qellimi i jetes !

Une kam pak a shume kete mendimin e Guraxit.
Sic thoshte nje filozof kinez (i kohes se Konfucit) "Mencuria me e madhe duket idiote, dhe zgjuarsia me e madhe duket feminore". Edhe kjo pyetja duket si "pyetja e jetes" se cdo njeriu por po ta shohesh nga nje kendveshterim tjeter te duket teper...pakuptim.
 

ezhderha

Primus registratum
Re: Qellimi i jetes !

Mund te thosha se qellimi i jetes eshte te gjesh vetveten...everything is within you
 

99999

Primus registratum
Re: Qellimi i jetes !

Qellimi i jetes eshte te mos pajtohesh me gjendjen ne te cilen ndodhesh, te shofesh perpara.
 

antip

Primus registratum
Re: Qellimi i jetes !

Meqe e paskeni seriozisht po i listojme

Qellimi biologjik - Riprodhimi seksual /ubb/images/%%GRAEMLIN_URL%%/laugh.gif
Qellimi social - Ngjitja hierarkike
Qellimi ekonomik - Fitimi financiar

Pastaj llafe ka plot...
 

Al-Punk

Still here
Re: Qellimi i jetes !

ne menyre reflektive eshte vazhdimesia
ne menyre fetare eshte perkushtimi
 
Top