Re: Qellimi i jetes !
Kiren, ti nuk ke menduar ndonjehere qe mOsTwAnTeD mund te kete edhe te drejte ne ate çfare shprehu, (lidhur me temen). Per te te ndihmuar, po te pyes une:
- Cdo te thote shprehja popullore "hesapi i shtepise nuk del ne pazar?"
Ndersa per sa thote Kome, po ndalem te dy pyetje te tjera:
- Perderisa ne jemi te lire te zgjedhim, atehere, si shpjegohet qe ai qyqari (me te cilin ilustron mendimet e tua), perfundoi i lidhur pas pemes?
Ti thua se ne ato çaste te veshtira, e shpetoi imagjinata, shetitjet e tij me gruan e dashur neper plazhet kushedi ku, (dhe keto marrezira i quan si shprehje sublime te lirise se mendimit te cilen nuk ta privon njeri. Ty po te keputin koken, ti thua ja, une mendoj te dashuren time dhe s'kini ç'me beni, jam i lire!!! Edhe pse ajo, e dashura apo gruaja, ato çaste, ndersa burri lidhej pas pemes, mund t'i plekste kembet me ndonje pale te tjera) pyetja eshte, lidhur me qellimin:
- Sikur te kishin dashur ta vrisnin ata qe e rrembyen dhe e lidhen pas trungut, a do ta kishte shpetuar imazhi i gruas se dashur nga vdekja?