Re: Probleme drejtshkrimi e drejtshqiptimi
</font><blockquote><font class="small">Citim:</font><hr />
Jeni i sigurt? apo
Jeni i sigurtë?
[/ QUOTE ]
Duhet “i sigurt". Edhe unë e kam ditur (dhe përdorur) "i sigurtë” deri kur ma nxori gabim programi korrigjues (nëse ju duhet, mund ta shkarkoni nga
www.alba-soft.info). Që atëherë nuk kam lënë libër pa kontrolluar për t'i mbushur mendjen vetes se duhet të ketë edhe një version me "ë” po kam dalë huq.
Për sa u përket gabimeve drejtshkrimore që po hasen dendur: /pf/images/graemlins/smash.gif
- “radhë/radhis” dhe jo “rradhë/rradhis”
- “t’ju” dhe “t’u” shpesh përdoren gabimisht në vend të njëra-tjetrës. “T’ju” i referohet vetës së dytë shumës - "t'ju themi juve”, ndërsa "t'u" vetës së tretë shumës - "t'u themi atyre". Gjithashtu, nuk bën "t’jau", por "t'jua". Këto kategori gabimesh ndikohen nga dialektet më në jug të Shqipërisë (mos u indinjo, jugu, jam labe vetë ). Dhe në përgjithësi jugu ka ca pasaktësi me foljet kalimtare. Them se nga kjo vjen dhe ajo pyetja diku më lart: pse jo "duhen dalë". Përgjigjja shkurt është se jokalimtarja "dal" duhet zëvendësuar me kalimtaren "nxjerr", pra "duhen nxjerrë". Kur korrigjoj përkthimet e një përkthyeseje nga jugu, shpesh duhet të kthej foljet, psh. nga “mendoi” në “u mendua”, apo “gëlltiti” në “u gëlltit” e kështu me radhë.
Dhe për sa i përket keqpërdorimit të “ti” në vend të “t’i”, lexova një libër ku të gjitha ato që duheshin me apostrof ishin pa të, por skandali më i madh /pf/images/graemlins/cry.gif qe se edhe të gjitha “ti”-të, dmth. përemrat vetorë ishin shkruar me apostrof! Ishte për të qarë. Ma do mendja që korrigjuesja letrare i kishte hyrë punës me shumë zell dhe s’kishte lënë fjalë në këmbë.
Suksese të gjithë atyre që interesohen dhe e përdorin gjuhën sic ka hije /pf/images/graemlins/thumbsup.gif.