Re: Probleme drejtshkrimi e drejtshqiptimi
PSE ndajf.
1. Për ç'shkak, për ç`arsye, përse (përdoret
zakonisht në fjali pyetëse, të drejta a të zhdrejta,
kur pyesim për shkakun e diçkaje, për qëllimin e
një veprimi etj.). Pse të mos vijë? Pse e bëre
kështu? Pse ke frikë? Ja pse të pyeta. Nuk e di
pse ngurron.
2. përd. lidh. shih PËRSE 2. S`ke pse të
mërzitesh.
3. përd. pj. Përdoret në fjali pyetëse për të
shprehur qëndrimin e folësit (zakonisht
kundërshtimin, mospëlqimin etj.) kundrejt
veprimeve a fjalëve të dikujt, në fjali pyetëse
retorike ose me ngjyrime habie etj. Pse, të lë ai?!
Pse, ç`të duash ti do të bëjmë?! Pse, rri i qetë
ai?! Pse, i mbushet mendja atij?! Pse, lë dy gurë
bashkë ai?! Pse, vetëm ty do të të dëgjojmë!?
4. si em. ~, ~JA f. sh. ~, ~TË. Shkaku, arsyeja;
përse. Nuk i dihet (nuk iu gjend) pseja. Kërkonte
psenë. Nuk e kuptoi psenë. Ua tha psenë. Psenë
e di vetëm ai.
* edhe pse... lidh. përdoret për të lidhur fjali të
varura lejore (p.sh. edhe pse e dinte, nuk e tregoi).
S'ka pse shih S'ka përse te PËRSE.
---------------------------------------------------------
PËRSE ndajf.
1. Pse, për çfarë shkaku, për ç'arsye. Përse u
vonove? Përse nuk erdhe?
Përse qesh? Përse luftojnë (punojnë)? Përse
është e tronditur?
2. përd. lidh. Përdoret përpara fjalive të varura
kryefjalore ose kundrinore me nuancë shkaku. Nuk
e di përse u gëzua (përse u zemërua). Ata kishin
përse të krenoheshin (të qëndronin ballëlart).
3. si em. ~, ~JA f. sh. ~, ~TË. Shkaku, arsyeja,
pse. Kërkonte (gjeti) përsenë.
Nuk e di përsenë e diçkaje.
* S'ka përse përdoret si përgjigje mirësjelljeje kur
na falënderon dikush.
/pf/images/graemlins/laugh.gif