Probleme drejtshkrimi e drejtshqiptimi

Fati07

Primus registratum
Re: Probleme drejtshkrimi e drejtshqiptimi

Se pari, miku im, na fyen kur thua "ju te Shqiperise". "Shqiperia londineze" do ta pranonim!

Tani, "do te thoja/thosha" eshte nje folje e menyres kushtore. Ne gramatike duhet perdorur forma "thoja", sepse merret nga koha e pakryer e menyres deftore:

Une thoja(jo "thosha"), Ti thoje, Ai thonte, Ne thonim(jo "thoshim"), Ju thonit, Ata thonin(jo "thoshin"). Kjo eshte letrare! Njesoj, edhe ne menyren kushtore, "do te thoja", nuk mund te perdorim "thosha", sepse nuk e permban letrarja e kohes se pakryer ne menyren deftore.

Themi thosha, jo thoja.

Koha e tashme

Unë them
Ti thua
Ai thotë
Ne themi
Ju thoni
Ata thonë

Koha e pakryer

Unë thosha
Ti thoshe
Ai thoshte
Ne thoshim
Ju thoshit
Ata thoshin

Koha e kryer e thjeshtë

Unë thashë
Ti the
Ai tha
Ne thamë
Ju thatë
Ata thanë

Koha e kryer

Unë kam thënë
Ti ke thënë
Ai ka thënë
Ne kemi thënë
Ju keni thënë
Ata kanë thënë

Etj..


 
Top